"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#136

Post by faon perrovarri »

Zoterinj!
S,Z,M.... beni sikur s'kuptoni cfare them,dhe mua personalisht nuk me intereson arsyeja per te cilen shtireni.
Une nuk thashe ,dhe kurr nuk do tju kerkoja te mos flisni ,apo te mos jepni mendimin tuaj per ndodhite ne shqiperi.Ajo qe theksova dhe dy dite me pare eshte qe te mos luajme rolin e eksperteve te kriminalistikes ,por te debatojme ne menyre konstruktive per ngjarjet nga e cila dolem te humbur vetem ne shqiptaret.
Per mua niveli i kritereve te demokracise te nje emigranti shqiptare jane shume me te larta nga ajo e politikaneve qe kane zene karriket e selise e parlamentit shqiptar.Duke patur parasysh kete ne postimin e pare kerkova ne kete momente te diskutojme per kriteret e politikes dhe te politikanve shqiptare ,te mbeshtetur tek fakti qe ngjarjet jane nje paralajmerim i rjedhave nen rogoze per shqiptaret.
NE nje postim te cilin nuk njoh arsyen per te cilen nuk gjetii kend per tu publikuar ketu ,pikerisht iu referohesha disa segmenteve qe po na cojne drejt 97-tes..
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#137

Post by faon perrovarri »

Konstatoj me ''keqaardhje'' te madhe qe dikush me ka zbritur ne shkallen e reputacionit.Atij 'dikushi' dua ti them se sa e c mushme eshte per mua liria e mendimit ,shume me e cmushme se nje jet e kerrusur .Pikerishte kjo eshte arsyeja e pjesmarjes dhe e kemnguljes time ne kete forum ,dua qe kete liri ta ndaj me vllezrit ,bashkqytetaret dhe vecanerirsht ata qe ndihen me te vertet shqiptare PATRIOTE,dua ti them STOP-INJORANCES.Shume shqiptare dashamires iu bashkuan ketij forumi ,dhe pas nje dy,tre,kater rasteve qe u perpoqen te kontribojne me mendimin,dijen ,njohurite ''dikushi'' u preu udhen duke u zgerdhire dhembet me shpate ne dore . Ku jeni ZOJSH,ALFEKO,DIELL,BILDENBERG,LARTHALE,HYMNIARBER ,mendoj se keni per tidhene ketij forumi shume,shume me teper nga sa i japin gjithe aktivistet e kafeneve.
Po u tregoj une nje sistem point ku gjithe secili munde te shikoje surratin e vete.Vendosni ne fund te cdo postimi mundesine e vleresimit nga cdo njohes i forumit.Kjo do tu zgjidhe dhe problemin preferencave dhe sigurishte te demokracise qe aq shume enderronit pas komunizmit enverian.
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#138

Post by Mallakastrioti »

faon perrovarri wrote:Konstatoj me ''keqaardhje'' te madhe qe dikush me ka zbritur ne shkallen e reputacionit.Atij 'dikushi' dua ti them se sa e c mushme eshte per mua liria e mendimit ,shume me e cmushme se nje jet e kerrusur .Pikerishte kjo eshte arsyeja e pjesmarjes dhe e kemnguljes time ne kete forum ,dua qe kete liri ta ndaj me vllezrit ,bashkqytetaret dhe vecanerirsht ata qe ndihen me te vertet shqiptare PATRIOTE,dua ti them STOP-INJORANCES.Shume shqiptare dashamires iu bashkuan ketij forumi ,dhe pas nje dy,tre,kater rasteve qe u perpoqen te kontribojne me mendimin,dijen ,njohurite ''dikushi'' u preu udhen duke u zgerdhire dhembet me shpate ne dore . Ku jeni ZOJSH,ALFEKO,DIELL,BILDENBERG,LARTHALE,HYMNIARBER ,mendoj se keni per tidhene ketij forumi shume,shume me teper nga sa i japin gjithe aktivistet e kafeneve.
Po u tregoj une nje sistem point ku gjithe secili munde te shikoje surratin e vete.Vendosni ne fund te cdo postimi mundesine e vleresimit nga cdo njohes i forumit.Kjo do tu zgjidhe dhe problemin preferencave dhe sigurishte te demokracise qe aq shume enderronit pas komunizmit enverian.
Siç te paralajmerova i nderuar, "fleterrufeja" erdhi prej meje, pasi gabimet trashanike si ato komentet me siper nuk tolerohen, sikurse nuk tolerohen disa komente te tjera te tua kohe me pare. Ky eshte nje Forum i hapur per dashamiresit shqiptar, por aspak per ata qe kerkojne te sjellin perçarjen me komentet e tyre, partiake,ideologjike,krahinore, fetare apo te tjera.
Si nje pjesmarres aktiv ne rrezimin e atij sistemi mizor-enverist, edhe une te them se demokracia sigurisht eshte liri, por keto liri shkojne ne hap te njejte me rregullat gjithashtu. Dhe rregullat duhet te respektohen sikurse liria!
Image
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#139

Post by Adriana »

faon perrovarri wrote:Konstatoj me ''keqaardhje'' te madhe qe dikush me ka zbritur ne shkallen e reputacionit.Atij 'dikushi' dua ti them se sa e c mushme eshte per mua 1) liria e mendimit ,shume me e cmushme se nje jet e kerrusur .Pikerishte kjo eshte arsyeja e pjesmarjes dhe e kemnguljes time ne kete forum ,dua qe kete liri ta ndaj me vllezrit ,bashkqytetaret dhe vecanerirsht ata qe ndihen me te vertet shqiptare PATRIOTE,dua ti them STOP-INJORANCES.Shume shqiptare dashamires iu bashkuan ketij forumi ,dhe pas nje dy,tre,kater rasteve qe u perpoqen te kontribojne me mendimin,dijen ,njohurite ''dikushi'' u preu udhen duke u zgerdhire dhembet me shpate ne dore . Ku jeni ZOJSH,ALFEKO,DIELL,BILDENBERG,LARTHALE,HYMNIARBER ,mendoj se keni per tidhene ketij forumi shume,shume me teper nga sa i japin gjithe aktivistet e kafeneve.
2) Po u tregoj une nje sistem point ku gjithe secili munde te shikoje surratin e vete.Vendosni ne fund te cdo postimi mundesine e vleresimit nga cdo njohes i forumit.Kjo do tu zgjidhe dhe problemin preferencave dhe sigurishte te demokracise qe aq shume enderronit pas komunizmit enverian.

1) Sipas demokracis Tende, ne duhet te pranojme vetem reputacionet pozitive?! Kete do te thuash me ''lirin e mendimit'', nga fakti qe Ty dikush te vleresoj nje point negativ, do te thote qe ketu nuk ka ''liri mendimi''?! (mendoj qe kjo qe thua ti eshte nje mos liri mendimi, nese do te kishin dhene nje point pozitiv nuk do kishe marr mundimin te shkruanje,)

2) Nuk eshte e nevojshme te na e tregosh sistemin, ( dikush ka menduar per te), nese nuk mund te perdoresh butonat eshte gje tjeter. Ne kete raste mund te kerkosh ndihme, per te pare ''surratin'' ( qysh e ke theksuar ti), mund ta besh vetem me nje klik, duke klikuar mbi User Control Panel, aty do kesh emrin e anetarit te cdo reputacioni +/- gjithashtu te shoqeruar me mesazhin e pershtatur. Nuk mendon qe e kemi zgjidhur problemin e preferencave dhe sigurisht te demokracis?!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#140

Post by Adriana »

faon perrovarri wrote:Konstatoj me ''keqaardhje'' te madhe qe dikush me ka zbritur ne shkallen e reputacionit.Atij 'dikushi' dua ti them se sa e c mushme eshte per mua liria e mendimit ,shume me e cmushme se nje jet e kerrusur .Pikerishte kjo eshte arsyeja e pjesmarjes dhe e kemnguljes time ne kete forum ,dua qe kete liri ta ndaj me vllezrit ,bashkqytetaret dhe vecanerirsht ata qe ndihen me te vertet shqiptare PATRIOTE,dua ti them STOP-INJORANCES.Shume shqiptare dashamires iu bashkuan ketij forumi ,dhe pas nje dy,tre,kater rasteve qe u perpoqen te kontribojne me mendimin,dijen ,njohurite ''dikushi'' u preu udhen duke u zgerdhire dhembet me shpate ne dore . Ku jeni ZOJSH,ALFEKO,DIELL,BILDENBERG,LARTHALE,HYMNIARBER ,mendoj se keni per tidhene ketij forumi shume,shume me teper nga sa i japin gjithe aktivistet e kafeneve.
Po u tregoj une nje sistem point ku gjithe secili munde te shikoje surratin e vete.Vendosni ne fund te cdo postimi mundesine e vleresimit nga cdo njohes i forumit.Kjo do tu zgjidhe dhe problemin preferencave dhe sigurishte te demokracise qe aq shume enderronit pas komunizmit enverian.
faon perrovarri Ky debat nuk i perket kesaj teme, mundohu ti pershtatesh temave, per kete debat mund te gjesh forumin e pershtatur! Cdo postim qe nuk i pershtatet temes se duhur do moderohet!
Me respket:
Adriana
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#141

Post by Sally »

Iken nga PS te LSI. Maliqi: Rama e ka bere PS vater krimi



Tirane 29 janar 2011- Nje tjeter largim ka ndodhur diten e sotme ne radhet e eksponenteve socialiste.

Ka qene Kryetarja e Forumit te Gruas ne Shkoder Dorela Maliqi e cila diten e sotme zyrtarizoi kalimin drejt Levizjes Socialiste per Integrim.

Gjate fjales se saj per mediat ajo deklaroi se Denojme me force politiken e Edi Rames. Dhuna aktuale kriminale nuk jane filozofia e PS-se. Rama ka braktisur socialistet e vertete.

Sipas saj lideri aktual e ka kthyer Partine Socialiste ne nje vater kriminale dhe sipas saj nuk degjohet fjala e socialisteve te vertete atyre qe themeluan realisht kete parti.

http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... ater-krimi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#142

Post by Sally »

PDU: Kriza aktuale jo e denjë për kombin



“Situata e fundit në vendin tonë është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe të gjithë ne pavarësisht bindjeve politike e ndjejmë nevojën për stabilitet, paqe dhe bashkëveprim në të mirë të atdheut. Sot, më shumë se kurrë, nevojitet unitet kombëtar”, thekson kjo parti.

PDU-ja bën thirrje që të lihet pas gjuha e urrejtjes dhe parullat që ndajnë shqiptarët për t’u bashkuar rreth flamurit kombëtar, pavarësisht bindjeve.

“Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj do të shpërndajnë sot në pesë qytete të ndryshme të vendit për të gjithë qytetarët mijra flamuj kombëtar dhe u bëjmë thirrje që të gjithë të vendosim në ballkon një flamur. Shqipëria është e shqiptarëve dhe shqiptarët duan një Shqipëri më të mirë, pavarësisht ngjyrave politike. Uniteti kombëtar është ajo çka na duhet sot dhe jo përçarja! Ky flamur është ai që na garanton të qenit një!”, thuhet më tej


http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... per-kombin
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#143

Post by land »

O sally, duhet te kuptosh nje gje, varri i shqiperise jane politikanet e sotem, te gjithe paperjashtim, jane monstra qe nuk fryhen me para dhe korrupsion, popullin dele-votues (50% qe votojne) e perdorin vetem si mashe per te nxjerre geshtenjat nga zjarri, nje 50% tjeter populli ka kuptuar qarte cfar monstrash te majte dhe te djathte ka ne politike.

kam nje pyetje per tu...kjo PDU tende, ka qellim te marre copa pushteti ne te ardhmen per te plotesuar urine per para te nje grupi njerezish apo !!!!!!!
mah, une jam pesimist, te gjithe derrat nje turi kane.


per temen, ca lemshi do zgjidhni ne politiken shqiptare aman, nuk e shihni qe eshte nje gjiriz gjigand qe bie ere te felliqur.
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#144

Post by faon perrovarri »

Lanete...e bone lomsh,cka ke nij ti,qe une kam nevoj te me perplacesh duarte,sepse s'mujte me lehe me tutje.
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#145

Post by erix77 »

per temen, ca lemshi do zgjidhni ne politiken shqiptare aman, nuk e shihni qe eshte nje gjiriz gjigand qe bie ere te felliqur.
Per disa njerez vetem gjysma bie ere te felliqur dhe nuk duan te shohin se edhe gjysma tjeter ajo qe perkrahin eshte njelloj e qelbur.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#146

Post by land »

Pikerisht, keta kerma, keta monstra te paskrupullt bejne pakt dhe me djallin nga babezia e tyre per pushtet dhe para...mbaje mend kete qe po te them tani. keta armiq te perbetuar ne dukje, rama dhe berisha, ngjela etc pas disa vjetesh do behen aleate kur tiu perputhen interesat(jo miq se miq nuk behen kurre keta kerma me njeri tjetrin)...te kujtohet disa vjet me pare si villnin vrerr kunder njeri tjetrit fatos nano sali berisha dhe ilir meta(tani jane aleate)...ketyre plehrave nuk ju plas per popullin shqiptar, ketyre ju plas vetem per bythen e tyre dhe zagareve qe ju vijne pas.

ai 50% i mjere shqiptaresh qe voton kta qelbesira, nuk kane nga tia mbajne, ose jane ne pune shteti, bashkie etc( si dhe familjaret e tyre jane te detyruar te votojne)...ketyre ju duhet te mbijetojne ne ate xhungel hajdutesh.

mjere shqiperia.

ata qe mendojne me te vertete per shqiperi kane celsat e kashtes.
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#147

Post by Sally »

land wrote:O sally, duhet te kuptosh nje gje, varri i shqiperise jane politikanet e sotem, te gjithe paperjashtim, jane monstra qe nuk fryhen me para dhe korrupsion, popullin dele-votues (50% qe votojne) e perdorin vetem si mashe per te nxjerre geshtenjat nga zjarri, nje 50% tjeter populli ka kuptuar qarte cfar monstrash te majte dhe te djathte ka ne politike.

kam nje pyetje per tu...kjo PDU tende, ka qellim te marre copa pushteti ne te ardhmen per te plotesuar urine per para te nje grupi njerezish apo !!!!!!!
mah, une jam pesimist, te gjithe derrat nje turi kane.


per temen, ca lemshi do zgjidhni ne politiken shqiptare aman, nuk e shihni qe eshte nje gjiriz gjigand qe bie ere te felliqur.


-waiting- PDU ime?! -hahaha- -hahaha-
Ja qe po gabohesh Land, nuk kam as PDU, as PD, as PS, une. Thjesht eshte nje artikull qe i perket debatit ketu. Zeri me ralle postimet e mija dhe do shikosh vet qe une jap mendimin tim pa bere dallime PS,PD,PDU etj, etj.
Nuk me duket vetja Shqiptare ta quaj te zezen te bardhe vetem per nje verbim politik! Kam nje dashuri shume te vecant per Shqiperine qe nuk me lejon asnje verbim politik ta harroj ate!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#148

Post by Sally »

“21 janari”, lista e 30 zyrtarëve e politikanëve që u hetohen telefonatat



TIRANE – Lajmifundit – Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për demonstatën e 21 janarit në Tiranë, deklaroi sot se do të kërkojë të njihet me tablatet (listën) e telefonatave të disa zyrtarëve të lartë të shtetit ditën e ngjarjes.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, anëtar i Komisionit Hetimor, tha se do të kërkohen tablatet telefonike të 30 zyrtarëve, drejtuesve të institucioneve dhe deputetëve.
“Kjo kërkesë është e bazuar në nenin 4 dhe 15 të ligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore dhe e bazuar në nenin 101 të ligjit për komunikimet elektronike”, tha Alibeaj.

Ai më pas sqaroi se Komisioni, do të kërkojë tabulatet e zyrtarëve e deputetëve:

1. Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë
2. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit
3. Bamir Topi, president i Republikës
4. Lulëzim Basha, ministër i Brendshëm
5. Ina Rama, prokurore e përgjithshme
6. Bahri Shaqiri, drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror
7. Ylli Alushi, zëvendësdrejtor i SHISH
8. Ndrea Prendi, komandant i Gardës së Republikës
9. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste
10. Fidel Ylli, deputet
11. Bashkim Fino, deputet
12. Paulin Stërkaj, deputet
13. Tom Doshi, deputet
14. Gramoz Ruçi, deputet
15. Namik Dokle, deputet
16. Fatmir Xhafa, deputet
17. Sajmir Tahiri, deputet
18. Taulant Balla, deputet
19. Ilir Gjoni, deputet
20. Erion Braçe, deputet
21. Besnik Bare, deputet
22. Ilir Beqja, deputet
23. Dashamir Peza, deputet
24. Arben Çuko, deputet
25. Asllan Dogjani, deputet
26. Ndue Kola, deputet
27. Armando Prenga, deputet
28. Gjok Jaku, deputet
29. Spartak Ngjela kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi
30. Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#149

Post by erix77 »

Te pergjohet presidenti me duket skandaloze,per te tjeret do benin shume mire ti publikonin te gjitha telefonatat pa dallim me perjashtim te atyre personale.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare

#150

Post by qiellikaltër »

Ky kendveshtrim per ngjarjen e 21 janarit si dhe per disa ngjarje te tjera ne politiken shqiptare m'u duk nje diskutim i plote i asaj qe po ndodh rreth nesh:
Rivalitet i egër serbo-grek

Tashmë ngjarjet e 21 janarit dihen nga të gjithë. Me qindra politikanë, analistë, gazetarë kanë folur këto dhjetë ditë. Një pjesë pro qeverisë, një pjesë pro opozitës. Janë hedhur në tregun e opinionit publik të gjitha, puç i opozitës, puç i qeverisë, faji i njërës apo i tjetrës. Situatë e tensionuar pa ndonjë dritë për qetësimin e saj. Por, cila është e vërteta e asaj që kulmoi në 21 janar në Tiranë? A është e lidhur kjo e vërtetë vetëm me Tiranën, apo ka të bëjë në tërësi me kombin shqiptar? A kishte dukuri që e paralajmëruan këtë të vërtetë në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, në Maqedoni apo në Kosovë? Kemi të bëjmë thjesht me një luftë të egër për pushtet, apo për një skenar të hartuar gjetkë dhe të realizuar në Prishtine, Tetovë dhe në Tiranë? Nuk mund ta japim dot këtë të vërtetë, pa bërë një analizë të ftohtë, të paanshme.

Lufta e dosjeve
ndërshqiptare në Maqedoni
21 Janari 2011 fillon në Tetovë. Një ditë të bukur, një ish-punonjës i shërbimit sekret jugosllav UDB dorëzon në Komisionin e Lustrimit disa dosje sekrete që akuzonin për lidhje me shërbimin sekret jugosllav, disa politikanë shqiptare që janë aktualisht në pushtet. Më vonë, një tjetër rastësisht gjen në oborr dosje të tjera dhe i bën publike. Ngjarja ndodh në territorin shqiptar. Nuk gjendet asnjë dosje në territorin maqedonas. Acarohet situatë ndërmjet shqiptarëve. Synohet vëllavrasja midis tyre. Por politikanët shqiptarë rezistojnë dhe nuk lejojnë militantet e tyre të kapërcejnë pragun e luftës politike. Situata qëndron vetëm në deklarata politike. Populli nuk ftohet të protestojë në mbrojtje të politikanëve të tij as kundër tyre. Lufta e dosjeve në territoret shqiptare në Maqedoni duket se po shkon drejt shuarjes. Por një gjë mbeti, për të mos harruar. Burimi i dosjeve të gjetura rastësisht në oborre shtëpish! Ishte Beogradi, ishte ish-UDB-ja.

Lufta e zgjedhjeve në Kosovë
Zhvillohen zgjedhjet në Kosovë në 12 dhjetor. Për herë të parë marrin pjesë forca politike që kanë në program bashkimin me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për bashkim. Një ditë para zgjedhjeve , gazeta prestigjioze ‘Financial Times’, shprehet se vetëvendosja do fitoje 22 për qind. Rezultatet e para i japin vetëm 13 për qind. Natën e numërimit të votave, Prishtina ndodhet në prag të përplasjes midis shqiptarëve. Falë ndërhyrjes së policisë shmanget përplasja midis militantëve të PDK-së dhe LDK-së përballë hotel ‘Grandit‘ në orën 24.00. Përplasja nuk ndodh, por fillon kontestimi i zgjedhjeve. Në kontestim prin ‘Vetëvendosja’. Një ditë me pas, përsëri një gazetë prestigjioze, ‘The Economist’ shkruan se në Kosovë mbretëron një qetësi para stuhisë. Megjithatë, stuhia nuk ndodh, partitë politike fillojnë kontestimet të cilat pranohen në shumicën e tyre. Pakënaqësia kanalizohet në rrugë institucionale. Bashkësia ndërkombëtare ndryshon qëndrim dhe mbështet kontestimet. Në daten 15 dhjetor shqiptaret e Shqipërisë fillojnë të lëvizin pa viza. Ndërsa ne datën 16 dhjetor nxirret nga sirtari dhe mbush faqet e shtypit dhe ekraneve të televizorëve, një raport i quajtur tashmë raporti i Dik Martit. Shatanizohen shqiptarët, bashkohet UÇK-ja me akuzat e drejtuesve të saj. Hutohet Tirana, Prishtina dhe Tetova, reagimi në fazën e parë është emocional, nuk depërtohet në thelbin e ngjarjes. Në Kosovë fillon nga disa segmente politike akuza e ndërsjellë. Një organizate me emrin Veteranet e UÇK-së akuzon Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti se janë prosllavë. (Prosllavë se kërkojnë bashkim me Shqipërinë!!). Më vonë, shfaqet Tadiç që lan duart si Ponc Pilati, duke deklaruar se jam i gatshëm te takohem me Thaçin, pavarësisht akuzave. Por Kosova ne thelb është protektorat amerikan dhe nuk lejohet që situata te acarohet me tej, prandaj bëhen zgjedhje nga Drenica në Mitrovice. Megjithatë, diçka u arrit, u zbeh jehona e futjes se ‘Vetëvendosjes’ në Parlament që ne fakt ishte kryengjarja në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, pasi për herë të parë në një parlament shqiptar hyn si forcë e trete politike një lëvizje që kërkon hapur bashkimin e trojeve shqiptare.

21 Janari në Tiranë
Është një ngjarje që ngjan me librin e Markezit, Kronike e një vrasjeje te paralajmëruar. Kur filloi? Filloi me nje video te shfaqur në një TV kombëtar. Dy ish miq te ngushte qe nga viti 2000, përgjohen, zëvendësi përgjon kryetarin. Afera: Korrupsion. Nëntoka politike tregon të kundërtën, ajo bëhet e qartë disa ditë më vonë.

Parantezë
Ish-zëvendësi i LSI, Prifti, kishte bërë një kurs 9 mujor me bursën e fondacionit grek Kokalis. Në konventën e krijimit të LSI, ai nuk u zgjodh ne drejtim, por më vonë ju imponua Ilir Metës dhe mori postin e nënkryetarit. Nga ana tjetër pas vitit 2002, fillon joshja e Beogradit ndaj Metës. Ai e pranon këtë joshje, duke bërë disa vizita, te cilat i thelloi pas vitit 2009. Pritet në Beograd me nderime të mëdha pavarësisht postit, duke përfshirë kryeministrin Cvetkoviq dhe presidentin Tadiq. Bën dy deklarata, njëra e tronditi opinionin shqiptar kur pranoi kërkesën e palës serbe mbi minoritetin serb në Shqipëri. E dyta ishte kur deklaroi ndihmën që do t’i jepte Shqipëria Serbisë për t’i siguruar daljen ne Adriatik. Për ata që e njohin Konferencën e Londrës së vitit 1913 e dinë se dalja në Adriatik ka qenë një ndër kërkesat kryesore të qeverisë serbe të asaj kohe. Pol Kambon, ish-ambasador i Francës në Konferencën e Londrës 1913 shprehet për këtë çështje se: Për portin dhe hekurudhën serbe, ne do te propozonim një port neutral ne territorin shqiptar me një hekurudhë nën kontrollin shqiptar…(Pol Kambon, Korrespodenca, vëllimi i tretë, botimi Graset 1946, faqe 32). Me gjithë copëtimin e trojeve shqiptare, ky propozim u hodh poshtë. Pas vitit 1945, Tito krijoi me ndihmën e territoreve shqiptare, edhe Republikën socialiste jugosllave te Maqedonisë me synim te siguronte edhe një dalje tjetër në det, nëpërmjet Selanikut. Por dështoi, pasi Greqia në Konferencën e Jaltes mbeti nën influencën anglo amerikane 90 për qind dhe vetëm 10 për qind nën influencën ruse. Pas prishjes edhe me Shqipërinë në vitin 1948, mbeti edhe pa dalje nëpërmjet Adriatikut. Pas rifitimit te pavarësisë nga Mal I Zi, është tërësisht e izoluar nga daljet ne det. Për këtë deklaratë të Metës, heshti edhe qeveria, heshti edhe opozita. Ndërkaq disa ditë më pas shfaqet Videoja, e cila ishte regjistruar gati një vit më parë nga zëvendësi i tij. Siç duket nuk kishte heshtur Athina.

Opozita kalon në
kundërsulm
Por kundërsulmi është I një lloji tjetër. Nuk pati reagim se si mundet një ministër i qeverisë shqiptare t’i premtoje daljen në Adriatik Serbisë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe me shumë me çështjen kombëtare. Ajo e përdori videon si një mjet në luftën për pushtet. Një gjeneral pa ushtri, pjesëtar i opozitës së bashkuar, kërkon aplikimin e skenarit tunizian për Shqipërinë. Askush nuk flet, askush nuk i kundërvihet. Hesht edhe shërbimi sekret. Disa dite me pas, dy gjeneralë të tjerë pa ushtri, por prestare te opozitës se bashkuar, Milo dhe Dule, njëri pas tjetrit shfaqen në ekrane dhe i bëjnë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij. Po cilit popull? Kryetari i PBDNJ ditën e demonstratës nuk solli asnjë autobus për të bërë demonstratë në Tiranë me përfaqësues të partisë së tij, pra nuk solli popull minoritar!! Pse? Këtë duhet ta sqaroje Dule. Fatkeqësisht, lideri i opozitës dhe kryetar i partisë socialiste Rama, ndryshe nga 20 prilli 2010, këtë herë ju mban ison.

Retrospektivë
Në 20 prill 2010, kur opozita beri protestën më të madhe, të dy këta gjeneralë pa ushtri, kur folën i bënë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij duke e ndërsyer kundër policisë. Menjëherë pas tyre, flet Edi Rama dhe ndalon protestuesit të sulmojnë policinë duke ju thënë: Ej ju, nuk keni punë me policinë. Rama aso kohe përkrahet nga Spartak Ngjela, i cili bëri të njëjtën thirrje.

Kthim në realitet
Fillon demonstratë, që në fillim duket se është pa komandant. Populli është pa parti. Udhëheqja e partisë është diku tek Ura e Lanës apo tek dy kullat. Por populli pa parti quhet turme, quhet Zhakeri. Fillo përleshja me policinë. Ndërhyn policia me ujë dhe gaz lotsjellës. Shumica tërhiqet, ikën në shtëpi, mbeten vetëm një grup njerëzish që vazhdojnë përleshjen me policinë. Vriten tre veta. Ndërkaq Rama i bën thirrje atyre që kishin mbetur të tërhiqen, të mos përleshen. Përafërsisht në të njëjtën orë, Sali Berishës i thonë të përdorë ushtrinë. Pohimin e beri vetë Berisha gjatë takimit me forcat e gardës. Kush ja tha? Këtë duhet ta thotë Berisha, ose mund ta thotë edhe ministri i Mbrojtjes. Por një gjë dihet, Berisha refuzoi kategorikisht të përdorë ushtrinë. Megjithatë, një gjë kërkon të dihet, ai që ja sugjeroi përdorimin e ushtrisë e kishte nga vetja, apo ja kishin sugjeruar nga Athina. Le te presim hetimin. A do te merret ai me ketë çështje? E ndërkaq, ne darken e 21 janarit, shfaqen shume ashpër dy pjesëtare te qeverise, Meta dhe Imami, por nuk shfaqet I tille Olldashi dhe me vone Bode. Ndërsa tre gjeneralët pa ushtri te opozitës, Milo, Gjinushi dhe Dule nuk flasin fare, zhduken nga ekranet, për gati një javë.

Le të vijmë tani tek e vërteta
Shumëkush edhe këto ditë te nxehta politike, 14 shtatorin 1998 e ka konsideruar grusht shteti. Por shumëkush nuk pranon te analizoje çfarë quhet grushtshteti. Aso kohe, nuk u prek, Ministri e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ATSH, Ministria e jashtme etj. Aso kohe, ishte vrarë një udhëheqës popullor i opozitës se atëhershme. Aso kohe u synua të vritej edhe Fatos Nano. (Jo rastësisht një tavolinën e tij u gjet një plumb). Aso kohe kishte marre hov lufta e UÇK-së në Kosovë. Aso kohe, shërbimi sekret serb synoi ta spostonte vëmendjen në Shqipëri. Por SHBA-ja ndërhyri menjëherë. Dhe skenari dështoi. Edhe tani ne forme me te zbutur flitet për grusht shteti apo puç nga te dyja palët. A është kjo e vërteta? Duket se jo.
Kemi te bëjmë përsëri me një skenar, por ketë herë rivalitet serbo-grek. Le ta përmbledhim te vërtetën tone. Aktualisht kombi shqiptar është ne rilindje tërësore. Aktualisht ai ka dy shtete e gjysmë shqiptare. Aktualisht ka një frymë mbarëkombëtare për bashkim kombëtar. Aktualisht forca e tretë politike në Kosovë me prirje të dalë forcë e parë apo e dytë kërkon bashkim me Shqipërinë. Aktualisht forcat pro bashkimit po gjallërohen në gjirin e partive politike shqiptare në Maqedoni, aktualisht ne Shqipëri po merr hov domosdoshmëria e bashkimit. Sondazhi i fundit i ‘Gallupit’ tregoi se kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, në masën 69 për qind ishte pro bashkimit me Kosovën. Por fqinjët nuk janë dakord. Zëvendëskryeministri serb dhe ministër i Policisë e deklaroi këtë hapur në muajin shtator 2010 kur u shpreh se nuk mund të lejojmë krijimin e tre shteteve shqiptare ne rajon. Sentencën: Bashkimi bën fuqinë, ata e njohin më mirë nga politikanet shqiptare. Ata nuk e kanë harruar, fjalimin e ish presidentit amerikan Xhorxh W. Bush në tiranë kur kërkoi që Tirana të marrë përgjegjësitë e saj para kombit shqiptar, kur kërkoi që në vend të boshtit Beograd-Athinë, të krijohet trekëndëshi Tiranë-Beograd-Athinë si parakusht I stabilizimit të rajonit. Por strategët e Athinës dhe Beogradit e kanë të qartë se këtë nuk mund ta ndalojnë dot. Brenda 3 muajve janë mbi 600 analiza, komente, deklarata te publikuara në Beograd dhe Athinë që kanë për temë bashkimin kombëtar të shqiptareve. (Shërbimi sekret shqiptar ka një qendër analitike. Nuk jam në gjendje të them se sa janë bërë objekt analize dhe nxjerrje konkluzionesh ky mal me mbi 2 mije faqe).
Prandaj strategët serbo-grekë ju kane sugjeruar qendrave te tyre politike nevojën e rritjes së ndikimit në Tirane, Prishtinë, Tetovë nëpërmjet mbështetjes se politikaneve shqiptare që ndjehen më shumë serbe apo greke, pavarësisht se nënshtetësinë do ta kenë shqiptare. Në pamundësi të ndalojnë krijimin e trekëndëshit, Tiranë-Beograd-Athinë, ata rivalizojnë të kenë ndikim mbi një nga brinjët kryesore te këtij trekëndëshi. Prandaj në harkun e 6 muajve përpunuan ne fillim Luftën e Dosjeve ne Tetove, shatanizhimin e Kosovës dhe se fundi 21 janarin në Tiranë.

Në vend të përfundimit
Çelësat e shtëpisë sonë të përbashkët që quhet Shqipëri Natyrale, nuk mund të lihen në duart e fqinjëve kur e di se sa makutër janë ata. As në dorë të politikaneve qe kane te drejte te ndjehen serbe, greke, italiane etj. Por që nuk kanë të drejtë të kenë çelësa në dorë. Demokracia nuk e zhduk makutërinë, thjesht e sofistikën atë.

(Autori është drejtues i Listës për Shqipëri Natyrale)
Koço Danaj
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”