Perse proteston PS?
- Mendi
- Regular Member

- Posts: 68
- Joined: Tue Nov 24, 2009 1:03 am
- Gender: Male
Perse proteston PS?
- Tomorr
- Senior Member

- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Perse proteston PS?
Kryeministri Sali Berisha, gjatë dëshmisë së tij në komisionin parlamentar të 21 janarit, ka përsëritur akuzat ndaj lidershipit të opozitës për atë që ai e quan grusht shteti.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se Partia Socialiste është përpjekur të kthejë Shqipërinë në kohërat e errëta ku ligji bëhej me forcën e armëve.
“21 janari ka qenë akti më i shëmtuar në Shqipëri që nga viti 1924 e deri më sot. Një puc i organizuar nga trojkra Rama, Ruci dhe Gjinushi, për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, për t’i kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve kohërat e republikave të bananeve, kohërat më të vështira e më të pasigurta”, ka deklaruar Berisha.
Sipas tij, protesta e 21 janarit ishte një grusht shteti i paralajmëruar nga vetë lidershipi i opozitës, që sipas tij është përfshirë nga një frymë fondamentaliste.
“Puci i 21 janarit ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjitha rregullat e një akti të tillë të turpshëm. Ishte një grusht shteti që u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij, Rama-Ruci-Gjinushi. Ishte një grusht shteti që u përgatit me frymën e një fondamentalizmi ekstrem, duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë e më negative të PS”, ka pohuar Berisha.
Ai ka theksuar se përdorimi i dhunës nuk është një risi për PS, pasi në vitin 1997 ajo ngriti armët për të përmbysur pushtetin e atëhershëm.
“E vërteta është se kurrë kjo parti nuk ka ardhur në pushtet përmes votës. PS është trashëgimtarja e Partisë së Punës, në vitin 97 ajo përdori dhunën me armë dhe të gjitha mjetet për të ardhur në pushtet”, ka nënvizuar Berisha.
Ndërsa në grushtin e 21 janarit, sipas tij, në bulevard zbritën rreth 300 persona, kryesisht kriminelë, trafikantë dhe mercenarë.
“Në këtë grusht morën pjesë banditë, trafikantë, mercenarë, të cilët të armatosur, rrethuan për 5 orë këshillin e ministrave dhe kryeministrin, me vendosmërinë totale për ta pushtuar ndërtesën, për të larë hesapet me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e lira. Urdhëra banditëve u jepte kryetari i pucit, ish-kryetari i sigurimit të shtetit Gramoz Ruci dhe ministri i qeverisë së Enverit, Skënder Gjinushi”, ka shtuar Berisha.
Ai ka shtuar më tej se mercenarët janë paguar deri në 300 dollarë për dhunën nga bosët e krimit të organizuar në krye të PS, që sipas tij janë Fidel Ylli, Sadri Abazi, Tomë Doshi, etj.
Më pas kryeministri ka treguar disa porosi që sipas tij kryetari i PS u urdhëronte mercenarëve nga kullat binjake. “Sulmoni tek porta e kryeministrisë. Mos kini frikë, janë fishekë manovre, u thoshte ai atyre”, ka shtuar Berisha, i cili u ka dalë në mbrojtje oficerëve të gardës dhe policisë që më 21 janar mbrojtën selinë e kryeministrisë.
“Po aq domethënëse është qëndresa e oficerëve të policisë dhe gardës, të cilët u treguan protestuesve se institucionet e shtetit nuk mund t’i pushtojnë kurrë”, ka deklaruar Berisha.
Gjatë dëshmisë së tij të gjatë, kreu i qeverisë ka denoncuar praninë e personave me armë të sofistikuara në protestën e 21 janarit, si dhe paralajmërimet që sipas tij kryetari i PS Edi Rama bëri për grushtin e shtetit.
“Një pjesë e protestuesve kanë ardhur me armë të vecanta, pistoleta, cadra-pistoletë, stilolapsa-pistoletë, etj. Duhej që nëse kryeministri nuk dorëzohej, të kalonte mbi kufomat që kishte paraqitur kryepucisti Edi Rama. Për këtë ngjarje ne disponojmë të dhëna të shumta, por pjesa më e rëndësishme e kësaj ngjarjeje ishte në bunkerin e Fidelit, ku ndodhej Rama me Rucin dhe Gjinushin, si dhe me eksponentët e tjerë të mafias dhe të ashtuquajturët gazetarë, që do publikonin lajmet se, Berisha u arratis dhe se kërkoi strehim në ambasadën serbe. Të gjithë ishin nën komandë. Por të gjitha janë dokumentuara”, ka thënë Berisha.
Lideri i mazhorancës ka prekur edhe cështjen e tabulatëve telefonikë, të cilat sipas tij faktojnë organizimin e pucit nga krerët e opozitës, përmes lidhjeve të tyre me krimin.
“Tek tabulatët qëndrojnë lidhjet e tyre me krimin, lidhjet e tyre me pucin. Ka edhe dokumenta të tjera, që kryeministri do t’ia dorëzojë këtij komisioni dhe komisioneve përkatëse”, ka deklaruar Berisha, i cili edhe këtë herë nuk i ka kursyer akuzat ndaj institucioneve.
Madje, ai ka shkuar më tej kur ka thënë se plani parashikonte deri edhe vrasjen e tij dhe se për këtë plan kishin bashkëpunuar edhe presidenti i Republikës dhe prokurorja e përgjithshme.
“SHISH nuk ka sjellë as informacionin më të vogël. I ka pasur sytë e lidhur dhe veshët të shurdhër. Ndërkohë, në kuadër të këtij puci, prokurorja e përgjithshme urdhëroi arrestimin e zinxhirit të gardës, në mënyrë që të nesërmen pucistët të sulmonin institucionet e pambrojtura. Ndërsa presidenti, në reagimin e tij të parë, nuk citonte një herë të vetme fjalën “dhunë”. Presidenti i Republikës u kërkonte të gjithë faktorëve që të negocionin, ndërkohë që zëdhënësit e tij të pashpallur në Top Channel shpreheshin se Berisha duhet të negociojë me banditët. Unë kam dijeni edhe për lidhjet mes zonjës Rama dhe zotit Rama, por kjo është në tagrin tuaj”, u është drejtuar Berisha anëtarëve të komisionit.
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Perse proteston PS?
Nese ata nuk kane asgje per te fshehur, pse "hidhen" perpjete dhe mundohen te fshihen pas fijes se perit, duke na vene perballe ""intergritetin" e tyre, qe po shfaqet i manget. Ku eshte kercenimi ketu?
- Tomorr
- Senior Member

- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Perse proteston PS?

-
qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Perse proteston PS?
dje dhe sot, sot e neser."
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Perse proteston PS?
Mendoj, se keto lajme jane shume te dyshimta. Zakonisht ato qe publikojne lajme, i marrin informacionet nga dy burime te ndryshme te pavarura. Per rastin konkret ne kemi vetem nje gazetar, te nje media pozicionuar dukshem ne njerin krah, qe pretendon qe i jane derguar dy fisheke ne adrese te tij, por pa na shpjeguar se pse dhe kush i ka derguar dhe nese do te ishte dikush nga qeveria sic insinuon ai, ku qendron interesi te kercenosh nje gazetar, per nje video, qe ai tashme e kishte bere publike dhe nuk perben ndonje interes te madh, sepse video te tjera dhe me te qarta u publikuan. Une mendoj se keto jane shashka, per tu pozuar si viktima, nga disa pjesetare te medias qe ka humbur intergritetin dhe besueshmerine e saj.qiellikaltër wrote:Persa i perket shqetesimit qe ngriti Zeus dhe per ta plotesuar ate e jo per ta sfiduar ate, po permend shantazhin qe iu be para pak diteve gazetarit te emisionit "Xhungel" (http://www.balkanweb.com/notizia.php?ID ... goria=2685), por edhe mungesen e pasqyrimit ne mediat "te pavarura" te djathta (klan, abc news,koha jone) te lajmit te plagosjes se nje prej gazetareve te Klanit dhe denoncimin qe beri ne prokurori ky gazetar. Problemi duhet pare ne teresi ne do te formosh nje mendim te drejte.
-
qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Perse proteston PS?
Sa per ta pasuruar diskutimin me shume, shkeputa nje pjese nga nje analize e Shirli Dioguardit, por mendoj se ia vlen te lexohet i gjithe artikulli:
http://www.kosova-sot.info/opinione/shq ... rrezikshemNjëzet vjet kanë kaluar qysh prej rënies së komunizmit dhe Shqipëria ende udhëhiqet nga ish-zyrtarë komunistë. Hyrja e figurave të reja në politikë vështirësohet tej mase nga fakti se sektori i medieve dhe ai i biznesit sponsorohen dhe kontrollohen nga po këta ish-zyrtarë komunistë. Edhe përkundër faktit se më tepër se 30 000 të rinj shqiptarë kanë mbaruar studimet në universitetet perëndimore, shumica prej tyre hezitojnë të kthehen në Shqipëri, e pjesa tjetër zhgënjehen kur e bëjnë një gjë të tillë. Ata të cilët janë përpjekur të bëhen pjesë e elitës politike, të shtyrë nga paraja, shpesh shndërrohen në kopje identike të liderëve të vjetër, qoftë nga Partia Demokratike apo ajo Socialiste. Tragjikisht, ata vazhdojnë të kultivojnë modelin e politikës konfliktuale, të zhveshur prej parimeve dhe vlerave, politikë kjo qe ka penguar unitetin kombëtar dhe progresin e vendit qysh prej rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991.
dje dhe sot, sot e neser."
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Perse proteston PS?
Ky pozicioni yt qiellikalter, eshte teresisht jobjektiv. Balkanweb dhe mediat satelite ashtu dhe top-channel jane qartaz te pozicionuar nga ana e opozites. Balkanweb ka dhe specifiken tjeter, qe eshte nje media qe shpeshhere mban nje pozicion teresisht te dyshimte, kur vjen fjala per te pasqyruar raportet e Shqiperise me vendet tradicionalisht antishqiptare.qiellikaltër wrote:Per mendimin tim News24 me grupin e vet mediatik (Balkanweb e Gazeta Shqiptare) nuk me duken aq te anshem dhe kane nje substrat te qendrueshem pro-kombetar, prandaj nuk ndaj te njejtin mendim per kete.
Sa per ta pasuruar diskutimin me shume, shkeputa nje pjese nga nje analize e Shirli Dioguardit, por mendoj se ia vlen te lexohet i gjithe artikulli:
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Perse proteston PS?
(Avni Rustemi)
- arianmarku
- Regular Member

- Posts: 67
- Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
- Gender: Male
- Location: Finland
Re: Perse proteston PS?
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Perse proteston PS?
http://www.shekulli.com.al/2011/02/09/p ... adhes.htmlPartia Socialiste njoftoi sot protestën e rradhës ndërsa ka ftuar qytetarët e Tiranës të jenë më 18 shkurt në bulevard në emër të 1 milionë të papunëve. Deputeti i PS Taulant Balla tha se arrestimi i gardistëve tregon qartë atë që të gjithë Shqipëria e di, vrasjet u bënë nga qeveria, dhe një qeveri e tillë sipas tij është një rrezik i hapur për shoqërinë.
"Kjo qeveri duhet të largohet dhe jo të lejohet që të vazhdojë të vrasë, grabisë, gënjejë pa u ndalur, siç vazhdoi të gënjejë sot paturpësisht Saliu, duke u folur shqiptarëve për mrekullira ekonomike ndërkohë që ky vend ka sot 1 milionë të papunë"- tha Balla
Balla bëri thirrje për pjesmarrje në demonstratën e 18 shkurtit në emër të çdo shqiptari që nuk përballon dot varfërinë dhe çmimet që rriten ditës ditës, në emër të çdo shqiptari që nuk e pranon korrupsionin në pushtet dhe pushtetin e korrupsionit.
"Shqipëria nuk mund ta mbajë dot më në kurriz këtë regjim kusarie vrastare. Demonstrata e 18 shkurtit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të dëshmojë se shqiptarët nuk e pranojnë as nënshtrimin ndaj këtij regjimi, as bashkëjetesën indiferente me këtë regjim dhe as vazhdimin e rrugës së vendit nën diktatin e një regjimi të tillë, që arrin të vrasë njerëz për të mos hequr dorë nga pasurimi i paligjshëm"- përfundoi Balla
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Perse proteston PS?
Kush jane qellimet qe cdo muaj ngren nje protest te re me nje teme te re?!
Mos valle bere derman ti per protestat e VOTAVE?!
Mos valle bere derman ti per protestat e VIDEOS?!
Mos valle bere derman ti per protestat e VRASJEVE?!
Mos vall do u besh ti derman ketyre 1 milione te PAPUNE?!....Dhe nese ''po'', mund te na tregosh programin e PS, si do te punesoni keto 1 milione te papapune?!
(Avni Rustemi)
- CERMENIKASI
- Star Member

- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Perse proteston PS?
Besniket dhe/ose pasardhesit e tyne te regjimit ma te poshter sllavokomunist enverian qe gjinden me shumice ne PS pa as nji pik turpi bajne thirrje per te hjek nji qeveri e cila si mbas tyne ka sjell varfuni dhe e cili asht vrastare!Sally wrote:PS: Më 18 shkurt, protesta e rradhës
http://www.shekulli.com.al/2011/02/09/p ... adhes.htmlPartia Socialiste njoftoi sot protestën e rradhës ndërsa ka ftuar qytetarët e Tiranës të jenë më 18 shkurt në bulevard në emër të 1 milionë të papunëve. Deputeti i PS Taulant Balla tha se arrestimi i gardistëve tregon qartë atë që të gjithë Shqipëria e di, vrasjet u bënë nga qeveria, dhe një qeveri e tillë sipas tij është një rrezik i hapur për shoqërinë.
"Kjo qeveri duhet të largohet dhe jo të lejohet që të vazhdojë të vrasë, grabisë, gënjejë pa u ndalur, siç vazhdoi të gënjejë sot paturpësisht Saliu, duke u folur shqiptarëve për mrekullira ekonomike ndërkohë që ky vend ka sot 1 milionë të papunë"- tha Balla
Balla bëri thirrje për pjesmarrje në demonstratën e 18 shkurtit në emër të çdo shqiptari që nuk përballon dot varfërinë dhe çmimet që rriten ditës ditës, në emër të çdo shqiptari që nuk e pranon korrupsionin në pushtet dhe pushtetin e korrupsionit.
"Shqipëria nuk mund ta mbajë dot më në kurriz këtë regjim kusarie vrastare. Demonstrata e 18 shkurtit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të dëshmojë se shqiptarët nuk e pranojnë as nënshtrimin ndaj këtij regjimi, as bashkëjetesën indiferente me këtë regjim dhe as vazhdimin e rrugës së vendit nën diktatin e një regjimi të tillë, që arrin të vrasë njerëz për të mos hequr dorë nga pasurimi i paligjshëm"- përfundoi Balla
Vrastar ishte regjimi sllavokomunist enverian.
Varfuni solli regjimi sllavokomunist enverian.
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Perse proteston PS?
Viktor Boshtinaru:
Kllouni rumun Viktor Boshtinaru, perfaqsues i se majtes rumune, megjithese "beson" mire qe e njeh situaten ne Shqiperi dhe pasi ka bere perpjekjet maksimale, qe Shqiperia te mos progresonte ne liberalizimin e vizave(ne nje veprim mbeshtetes per Partine Socialiste, si simoter "europiane"), eshte i vetmi "europian", qe se paska marre vesh, qe Shqiperia nderkohe ka fituar rregjimin e lire te tyre. Keta jane mbeshtetesit e huaj, te kauzes se opozites shqiptare, qe eshte gati te shkaterroje cdo gje te mire, vetem e vetem qe te marre pushtetin.Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë dy grupet politike europiane do ta firmosin atë me dy liderët, kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama. Por nëse këta dy liderë do të hedhin poshtë propozimin e Parlamentit Europian, nëse unë jam informuar mirë dhe besoj që e di mirë këtë situatë, të dy grupet politike europiane vendosin të ngrijnë të gjitha çështjet me Shqipërinë, përfshi dhe atë për regjimin e lirë të vizave.
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Perse proteston PS?
JO MOJ SHOQE JO, prane atyre familjeve qe JU i cuat ne katastrofe e keni vendin JU, se JU kerkuat gjakun e tyre per karrigen TUAJ.
JU dhe VETEM JU me mesazhe jo te drejt per drejta ( Shqiperia nuk eshte Libia, po kryeministri duht hequr),po kerkoni perseri gjakderdhje.
JU dhe vetem JU brenda ketyre dy viteve nuk keni parashtruar nje progam per permisimin ne Shqiperi, po per kundrazi cdo gje qe po ndertohet ....me sakrific jeni JU ata qe po mundoheni ta shnderroni ne katastrof.
Ju dhe vetem JU po kerkoni nje qeverisje te dhunshme, pa marr parasysh demin qe po i beni ketij populli.
Kerkoni qeveri?!
(Avni Rustemi)