"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lajme nga Shqiperia
Moderator: Mallakastrioti
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Video shokuese, momenti i vrasjes së njërit prej protestuesve
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Vdes i katërti i demonstratës së opozitës
Transmetuar me 21 Janar, 2011 Ora 22:45
Situatë kaotike te Kryeministria, nje nga te vdekurit NOA/LSA
Tiranë, 21 Janar 2011 NOA – Ka vdekur dhe një person në Spitalin Ushatark duke e çuar në katër, numrin e të vdekurve të demonstratës së sotme në kryeqytet që precipitoi në dhunë tragjike e cila solli edhe plagosjen e rreth 100 personave të tjerë, shumica civilë.
Burime zyrtare nga Spitali Ushtarak i thanë agjencisë NOA se ka humbur jetën para pak çastesh edhe Aleksandër Nikolla rreth 25 vjeçar, lindur e banues në Lezhë.
Vdekja e Nikollës vjen pasi u konfirmua më herët vdekja e Ziver Veizit nga Gjirokastra, Hekuran Dedës nga Dibra dhe një person tjetër i cili u dërgua në morg por nuk kishte mjet identifikimi,
e.r/NOA

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Shqiperia
Kërkohet qetësi dhe maturi - Reagime ndërkombëtare pas ngjarjeve në Tiranë
Ngjarjet e djeshme në Tiranë me pasojë humbjen e jetëve të tre personave dhe dhjetëra të plagosurve kanë shkaktuar reagimin e ndërkombëtarëve. Edhe Berlini zyrtar ka reaguar.
Opinioni ndërkombëtar shprehet i shokuar për ngjarjet e djeshme në Tiranë dhe bën thirrje për qetësi e maturi. Në një deklaratë për Deutsche Wellen zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, tha se ne shprehim keqardhje për viktimat e djeshme në Shqipëri. Ne ju bëjmë thirrje të gjitha palëve politike që të evitojnë eskalimin e mëtejshëm të situatës, paralajmëron Berlini.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan dhunën në kryeqytetin shqiptar. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Crowley tha para mediave se "shprehim keqardhjen që demonstrata në Tiranë nuk ishte paqësore dhe se thirrjet e mëparshme për përmbajtje nuk u dëgjuan. Shprehim gjithashtu keqardhje për jetët e humbura dhe dhjetëra të plagosur", ka thënë zëdhënësi amerikan. Përdorimi i retorikës provokuese dhe çdo lloj forme dhune nuk është në të mirën e popullit shqiptar. Ata meritojnë diçka më të mirë, është shprehur Crowley
Ngjarjet në Tiranë kanë shokuar edhe Brukselin. Më një deklaratë të BE-së shprehet keqardhja për jetët e humbura dhe bëhet thirrje për maturi dhe qetësi. Shqipëria është një vend demokratik dhe aspirante për në Bashkimin Evropian. Prandaj riforcojmë thirrjen tonë për një dialog konstruktiv dhe kompromis për të gjetur zgjidhje për problemet politike, apelon BE.
Përmes një komunikate për shtyp edhe eurodeputetja Tanja Fajon bën thirrje për ndaljen e lëndimit të njerëzve të pafajshëm dhe kërkon që politikanët e përgjegjshëm të fillojnë të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre. Fajon shprehet në deklaratën e saj se qytetarët shqiptarë kanë vuajtur mjaft në këto vite, prandaj ata meritojnë meritojnë një vend që funksionon në mënyrë të drejtë e me ndershmëri, në paqe e stabilitet.
Ndërkohë Amnesty International i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë rastet e vdekjes së tre personave gjatë protestave antiqeveritare në Tiranë. Andrea Huber, zëvendësdrejtore e Amnesty International për Evropën dhe Azinë, është shprehur se "policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe mbrojë publikun, por nuk duhet të përdorë forcë ekscesive kundër atyre që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar."
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Lajme nga Shqiperia
Gjendje e nderë. Per me keq nuk shoh ndonje rrugedalje te shpejte nga kjo gjendje, se si Sala, si Rama te dy per pushtet e per parà luftojne.

Ishte tragjike nderhyrja me zjarr ndaj demonstruesve, ashtu sic ishte ogurzezi largimi i opozites nga demonstrata.
Me drejte nga te gjithe e pershkruan gjendjen Vetevendosja: "Në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse sot e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Kjo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës.
Shqiptarët e pakënaqur, kudo që janë, duhet të organizohen për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me gjuhën e vullnetit dhe interesit të tyre. Përndryshe, pa organizim politik ka veçse përfitime partiake e humbje kombëtare."

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
“The Economist”: Ditë të vështira për shqiptarët
Kanë qenë ditë të mjerueshme për shqiptarët këto të fundit. Në Kosovë liderët e saj akuzohen për krim të organizuar e në Shqipëri shpërthyen trazira në të cilat u vranë së paku 3 veta, siç duket nga forcat e sigurisë, shkruan sot prestigjiozja britanike “The Economist”. Aty thuhet se ngjarjet e fundit në të dyja shtetet janë më të rëndat që prej aplikimit të Shqipërisë për anëtare të BE-së dhe investimit të BE-së në misionin e vet ligjor në Kosovë.
“Progresi i Kosovës është non-ekzistent. Problemet e fundit vijnë nga raporti i Dick Martyt, një prokuror dhe politikan zviceran. I shkruar për Këshillin e Evropës, raporti thotë se kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka udhëhequr një rrjet mafioz që kontrollon tregun e heroinës dhe është i lidhur me kidnapimin e serbëve dhe të tjerëve në Kosovë, disa prej të cilave u vranë në Shqipëri, dhe ju morën organet në vitin 1999. Thaçi ka thënë se raporti është i mbushur me gënjeshtra dhe propagandë serbe”, shkruan “Economist”.
Aty përmendet edhe shkrimi i “Guardian” që ndërlidh me aktivitete kriminale Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. “Economist” vlerëson se raporti i Martyt mund të mos prodhojë efekte, por si Kosova ashtu edhe Shqipëria tashmë janë dëmtuar shumë.
http://www.albeu.com/shqiperi/%E2%80%9C ... ret/28985/
Kanë qenë ditë të mjerueshme për shqiptarët këto të fundit. Në Kosovë liderët e saj akuzohen për krim të organizuar e në Shqipëri shpërthyen trazira në të cilat u vranë së paku 3 veta, siç duket nga forcat e sigurisë, shkruan sot prestigjiozja britanike “The Economist”. Aty thuhet se ngjarjet e fundit në të dyja shtetet janë më të rëndat që prej aplikimit të Shqipërisë për anëtare të BE-së dhe investimit të BE-së në misionin e vet ligjor në Kosovë.
“Progresi i Kosovës është non-ekzistent. Problemet e fundit vijnë nga raporti i Dick Martyt, një prokuror dhe politikan zviceran. I shkruar për Këshillin e Evropës, raporti thotë se kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka udhëhequr një rrjet mafioz që kontrollon tregun e heroinës dhe është i lidhur me kidnapimin e serbëve dhe të tjerëve në Kosovë, disa prej të cilave u vranë në Shqipëri, dhe ju morën organet në vitin 1999. Thaçi ka thënë se raporti është i mbushur me gënjeshtra dhe propagandë serbe”, shkruan “Economist”.
Aty përmendet edhe shkrimi i “Guardian” që ndërlidh me aktivitete kriminale Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. “Economist” vlerëson se raporti i Martyt mund të mos prodhojë efekte, por si Kosova ashtu edhe Shqipëria tashmë janë dëmtuar shumë.
http://www.albeu.com/shqiperi/%E2%80%9C ... ret/28985/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Zëri i Amerikës
Zavendes ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Tom Kantrimen
" Unë kam respekt të plotë për zotin Rama, por duhet të them se sinqerisht, ky është një gabim."
Zëri i Amerikës: Zoti Kantrimen, që nga intervista e fundit që kemi zhvilluar para dy javësh, situata në Shqipëri është përkeqësuar. Cili është mendimi i qeverisë amerikane për situatën e tanishme. Sa shqetësuese është ajo?
Thomas Countryman: E premtja, 21 janari, ishte një ditë e trishtueshme për gjithë shqiptarët, veçanërisht për shkak të humbjes së jetës së tre personave gjatë dhunës politike. Në një situatë të tillë nuk ka fitues. Ka vetëm humbës mes udhëheqësve politikë, humbet populli dhe imazhi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, aty ku ajo synon të anëtarësohet. Vazhdimi i përpjekjeve për të kthyer këtë gjendje humbjeje në një gjendje fitoreje, rrezikon të sjellë dhunë të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara, si një mik i mirë i Shqipërisë, ndajnë thellësisht shqetësimet që ekzistojnë sot për dhunë dhe për përsëritjen e dhunës. Prandaj ambasadori Arvizu me mbështetjen e fortë të Departamentit të Shtetit, po punon intensivisht me Bashkimin Evropian, me OSBE-në, t’u japë palëve një mundësi të ndalen për një moment, të marrin frymë thellë, të rivlerësojnë dhe qetësojnë situatën. Lidhur me gjendjen e sotme, dua të ritheksoj atë që tha ambasadori Arvizu, se pas kërkesës së Prokurores së Përgjithshme, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë teknike. Hetimet do të drejtohen nga pala shqiptare, me ndihmën teknike nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë, në mënyrë që përgjegjësia për dhunën, për vrasjet e së premtes, të përcaktohet në mënyrë ligjore, në një formë që përmbush standartet evropiane. Kjo do t’u jepte të dy palëve mundësinë të thonin se shqetësimet e tyre për dhunën po zgjidhen në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për situatën e sotme politike, por edhe për zhvillimin e institucioneve të Shqipërisë. Është jetike që një institucion i pavarur si Prokuroria të jetë në gjendje të bëjë punën, të jetë në gjendje të bëjë një hetim të besueshëm të asaj të ndodhi të premten. Së dyti, dua të them se ne mirëpritëm vendimin e Kryeministrit për të anuluar manifestimin që partia Demokratike kishte planifikuar për të shtunën. Pas bisedave që pati me ambasadorin Arvizu dhe ndihmës sekretarin e shtetit Phil Gordon, ai arriti një vendim, që unë besoj është në përputhje ne nevojën e sotme për të qetësuar situatën dhe shmangur një rritje të temperaturave. Ne e mirëpresim këtë vendim. Kryetari i Partisë Socialiste, ka bërë të ditur se ai synon të zhvillojë një demostratë paqësore të premten. Unë kam respekt të plotë për zotin Rama, por duhet të them se sinqerisht, ky është një gabim. Gjendja sot në Shqipëri është tejet e mbingarkuar. Edhe me synimet më të mira, edhe me synimin e mirë javën e kaluar për të zhvilluar një protestë paqësore, pati dhunë. Është e vështirë për çdo politikan të premtojë se do të ketë protestë paqësore, kur ajo planifikohet në një atmosferë kaq të nxehtë. E di se demonstrata bëhet në kujtim të tre viktimave, por unë jam i shqetësuar, se në se demostrata zhvillohet, në se kalohet në dhunë, në vend që të nderoheshin viktimat, do të krijohej efekti i kundërt.
Zëri i Amerikës: Le të ndalemi për një moment tek hetimi i ngjarjeve. Ka shumë teori se si arriti Shqipëria deri këtu, por sot është arritur në këtë pikë, dhe hetimet janë ndër më të rëndësishmet. Të dyja palët i referohen institucionit të prokurorisë. Por a mendoni se ekzistojnë kushtet për hetime të paanshme.
Thomas Countryman: Ne jemi të kënaqur që Prokurorja e Përgjithshme na kërkoi ndihmë dhe ne jemi në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës, megjithëse besoj më kuptoni, se hollësitë nga ndihma konkrete që mund të japim, ende nuk janë finalizuar. Kryeministri e mirëpriti përgjigjen tonë pozitive, po ashtu edhe udhëheqësi i opozitës e mirëpriti përgjigjen tonë. Besoj se të gjitha partitë, gjithë lojtarët e rëndësishëm në Shqipëri e kuptojnë se një hetim i paanshëm, me ndihmë teknike nga jashtë është një prej elementëve kyçë për të zgjidhur dilemën e tanishme politike. Dhe përsa kohë palët i përmbahen këtij qëndrimi dhe e lejojnë prokurorinë të bëjë punën, besoj se kjo do të ndihmojë në qetësimin e gjendjes dhe do të sjellë dialogun dhe kompromisin e duhur.
Zëri i Amerikës: A mendoni se në këtë situatë të mbingarkuar, pas sulmeve të ndërsjella midis Ramës dhe Berishës që janë bërë personale, këta dy udhëheqës mund të ulen dhe të negociojnë me njeri tjetrin? A është e mundur kjo?
Tom Kantrimen: Do të thoja që në politikë gjithshka është e mundur. Besoj se ndaj me shumicën e shqiptarëve zhgënjimin që politika është personalizuar dhe është bërë e pamoralshme. Ajo nuk është më rreth ideve, rreth konkurencës midis dy forcave, që e thonë qartë se çfarë qëndrimesh mbrojnë, por që sulmojnë e kundërsulmojnë, gjë që nuk pasqyron atë shtet evropian siç dëshiron të jetë Shqipëria. Nga ana tjetër, kam parë armiq me një të kaluar më të tmerrshme se sa këto dy parti, që janë ulur në tryezë dhe kanë arritur kompromis për të mirën e popullit të tyre. Kjo është ajo që duam të shikojmë në Shqipëri tani. Por më e rëndësishme se ç’duam ne amerikanët, ose evropianët për Shqipërinë, më e rëndësishme është ajo që do populli shqiptar. Dhe unë jam i bindur se populli nuk dëshiron më dhunë, nuk do të shikojë më fyerje, ai do të shohë udhëheqës që kanë forcën e duhur për të biseduar e arritur kompromise.
Zëri i Amerikës: Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. A mendoi se ato janë një alternativë për zgjidhjen e problemeve?
Tom Kantrimen: Jo.
Zëri i Amerikës: Si mendoni se ndikon tek imazhi i Shqipërisë fakti që një vend i NATO-s, një vend që aspiron të hyjë në BE, nuk është në gjendje të kryejë hetime të tilla të thjeshta, si një videokasetë korrupsioni, apo një protestë?
Tom Kantrimen: Dy çështje këtu. Së pari nuk është mirë për imazhin e Shqipërisë. Prandaj e thashë në fillim se ka vetëm të humbur, nuk ka fitues dhe se synimi nga njëra palë ose tjetra, për të gjetur fitore në një humbje të përgjithshme, të tërheq edhe më poshtë. Përsa i përket aftësisë së institucioneve, unë besoj se institucionet e pavarura në Shqipëri janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por ajo që duhet është që udhëheqësit politikë të heqin dorë dhe të mos i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. Kjo është një çështje ligjore, kjo ka të bëjë me atë se çfarë shteti dëshiron të jetë Shqipëria. Ky nuk është një mjet që një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, duhet të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të lejojnë hetimet të vazhdojnë.
Zëri i Amerikës: Cilin shikoni si hapin tjetër që do të hidhet në Shqipëri tani?
Tom Kantrimen: Ajo që është e nevojshme tani është qetësimi i atmosferës. Nuk duhet të ketë më demonstrata, duhet të ketë më pak retorikë. Në të njejtën kohë, një hap tjetër i rëndësishëm është që të lejohet prokuroria të bëjë punën për të gjetur faktet. Përtej kësaj, ekziston nevoja që të dy palët të tregojnë angazhim për një fushatë të pastër, të ndershme e transparente për zgjedhjet lokale të majit. Dhe kjo nuk varet vetëm nga të dyja partitë. Varet edhe nga partitë e tjera politike si dhe nga qytetarët në Shqipëri. Në se njerëzit kërkojnë që zgjedhjet t’u përkasin atyre dhe jo dy partive, dhe në se ata i vëzhgojnë zgjedhjet, që ato të jenë të lira e të drejta, ky do të ishte një hap i madh drejt zgjidhjes së krizës politike dhe do të tregonte atë që unë e besoj, se Shqipëria është plotësisht e aftë të jetë një vend modern, anëtar i Bashkimit Evropian.
Zëri i Amerikës: Njerëzit në Shqipëri e hedhin vështrimin nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për zgjidhjen e problemeve të tyre. Çfarë mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara në këtë situatë?
Tom Kantrimen: Në një vështrim afatgjatë, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara, është të bindin shqiptarët, që të mos shikojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja për zgjidhjen e problemeve të tyre. Këto janë çështje që një shtet evropian, demokratik, një anëtar i NATO-s, duhet të jetë në gjendje t’i zgjidhë përmes sistemit të vet politik. Është po ashtu jetike, që populli i Shqipërisë t’i kërkojë udhëheqjes së vendit zgjidhje paqësore, kompromisi. Këtu nuk arrihet menjëherë. Është për të ardhur keq, por është e vërtetë, që në stadin e tanishëm të zhvillimit të saj politik, Shqipëria mbështetet shumë tek Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur probleme, që vendi duhet të gjejë rrugën t’i zgjidhë vetë. Në të ardhmen e afërt, ne do të ndihmojmë me hetimet, do të vazhdojmë të flasim me të dy partitë, për të ulur temperaturat, dhe ne do të punojmë me gjithë partitë, me gjithë shoqërinë civile dhe organizatat jo-qeveritare dhe me OSBE-në, për të ndihmuar që zgjedhjet e majit për pushtetin vendor të jenë të pastra, transparente dhe që ato t’u përkasin qytetarëve të Shqipërisë.
Zeri i Amerikes
http://www.voanews.com/albanian/news/Ka ... 11484.html

- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Lajme nga Shqiperia
E the mor mik e the po kujt ja the se,a degjojne muret!Prandaj e thashë në fillim se ka vetëm të humbur, nuk ka fitues dhe se synimi nga njëra palë ose tjetra, për të gjetur fitore në një humbje të përgjithshme, të tërheq edhe më poshtë.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Lajme nga Shqiperia
Arbëri wrote:“The Economist”: Ditë të vështira për shqiptarët
Kanë qenë ditë të mjerueshme për shqiptarët këto të fundit. Në Kosovë liderët e saj akuzohen për krim të organizuar e në Shqipëri shpërthyen trazira në të cilat u vranë së paku 3 veta, siç duket nga forcat e sigurisë, shkruan sot prestigjiozja britanike “The Economist”. Aty thuhet se ngjarjet e fundit në të dyja shtetet janë më të rëndat që prej aplikimit të Shqipërisë për anëtare të BE-së dhe investimit të BE-së në misionin e vet ligjor në Kosovë.
“Progresi i Kosovës është non-ekzistent. Problemet e fundit vijnë nga raporti i Dick Martyt, një prokuror dhe politikan zviceran. I shkruar për Këshillin e Evropës, raporti thotë se kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka udhëhequr një rrjet mafioz që kontrollon tregun e heroinës dhe është i lidhur me kidnapimin e serbëve dhe të tjerëve në Kosovë, disa prej të cilave u vranë në Shqipëri, dhe ju morën organet në vitin 1999. Thaçi ka thënë se raporti është i mbushur me gënjeshtra dhe propagandë serbe”, shkruan “Economist”.
Aty përmendet edhe shkrimi i “Guardian” që ndërlidh me aktivitete kriminale Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. “Economist” vlerëson se raporti i Martyt mund të mos prodhojë efekte, por si Kosova ashtu edhe Shqipëria tashmë janë dëmtuar shumë.
http://www.albeu.com/shqiperi/%E2%80%9C ... ret/28985/
Pikerisht ky eshte qellimi i shokut Rama me qerret nga pas, se Shqiperia edhe pse u aprovua ne levizjen pa viza ne EU, nuk eshte e thene qe me keto trazira ata nuk mund te ndyshojne kete aprovim.
Po shokut Rama dhe qerres nga pas, kjo gje nuk u intereson aspak, se ata jo vetem per raste festash mund te dalin nga Shqiperia po dhe per nje fund jave per qef! Ndersa shtepia jone mbas 20vjetesh per here te pare u vizitua nga familjaret tane, kishim 20 vjet qe ne tavolin shtronim 4-pjata,4-luge, kishim 20 vjet qe prisnim te na trokiste dikush ne dere nga familjaret tane!
kundervenje?! Ju qe kerkoni te me kunderveheni nga verbimi partiak (ps), mos u lodhni kote, Ne vend qe te kunderviheni te verbuar, do ishte mire te korrigjonit te dyja palet e qeverisjejs aty ku shikoni dhe mendoni qe nuk jane per te miren e Shqiperis, dhe jo te beheni vegla e tyre.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Nikolas Gejxh në Shqipëri: Të forcohet Vorio Epiri
TIRANË- Partia më e re e minoritetit grek Mega, ka pritur sot në zyrat qendrore një nga emrat e njohur të përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikols Gejxh. I rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh risolli mbështetjen e tij për Vorio Epirin. “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”,- tha lobisti i njohur i Greqisë në SHBA.
Pas kësaj thirrje të bërë për krerët e Megas, Gejxh ka prekur më tej edhe temën e regjistrimit të popullsisë. “Cdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu sic ndjehet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe se regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekërve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, sic është evidentuar më parë”,- tha Gejxh.
I pyetur rreth ekzistencës së një cështje came në rajon dhe pronave të camëve në shtetin grek, Gejxh tha se kjo cështje nuk mund të zgjidhet prej të dy vendeve, pasi ajo është një cështje europiane. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milionë europianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe camët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”,- theksoi Gejxh.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e Megas, Gejxh ka folur edhe për krizën shqiptare, duke e konsideruar atë si shqetësuese dhe jo në harmoni me hapat e hudher deri më tani nga Shqipëria.
Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lotuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.
(m.a/News24/BalkanWeb)
video : http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... video=8901
TIRANË- Partia më e re e minoritetit grek Mega, ka pritur sot në zyrat qendrore një nga emrat e njohur të përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikols Gejxh. I rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh risolli mbështetjen e tij për Vorio Epirin. “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”,- tha lobisti i njohur i Greqisë në SHBA.
Pas kësaj thirrje të bërë për krerët e Megas, Gejxh ka prekur më tej edhe temën e regjistrimit të popullsisë. “Cdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu sic ndjehet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe se regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekërve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, sic është evidentuar më parë”,- tha Gejxh.
I pyetur rreth ekzistencës së një cështje came në rajon dhe pronave të camëve në shtetin grek, Gejxh tha se kjo cështje nuk mund të zgjidhet prej të dy vendeve, pasi ajo është një cështje europiane. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milionë europianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe camët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”,- theksoi Gejxh.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e Megas, Gejxh ka folur edhe për krizën shqiptare, duke e konsideruar atë si shqetësuese dhe jo në harmoni me hapat e hudher deri më tani nga Shqipëria.
Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lotuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.
(m.a/News24/BalkanWeb)
video : http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... video=8901
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Lajme nga Shqiperia
Sa mire e zbatojn ligjin keta kur vjen puna per veten e tyre, duke na treguar ''nenin'', ndersa per popullin bejn nje sy-qorr, dhe nje vesh-shurdh!
Presidenti Topi konfirmon zyrtarisht se nuk do të paraqitet sot (03-02-2011) në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për veprimtarinë e institucioneve të tyre para, gjatë dhe pas trazirave të 21 janarit. Këshilltari juridik i presidentit deklaroi në një prononcim për median para pak minutash se komisioni hetimor është antikushtetues, dhe se duke thirrur presidentin për të dëshmuar komisioni po shkel ligjet.
Presidenti Topi konfirmon zyrtarisht se nuk do të paraqitet sot (03-02-2011) në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për veprimtarinë e institucioneve të tyre para, gjatë dhe pas trazirave të 21 janarit. Këshilltari juridik i presidentit deklaroi në një prononcim për median para pak minutash se komisioni hetimor është antikushtetues, dhe se duke thirrur presidentin për të dëshmuar komisioni po shkel ligjet.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Shqiperia
KLD, Spahiu: Shqiptarët po konvertohen në grekë në jug të vendit! .
Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka pohuar se ka një fluks të lartë të kërkesave të qytetareve për ndryshimin e kombësisë, kryesisht në zonat jugore të vendit.
Në një deklaratë per mediat, Spahiu tha se "jemi në një situatë të rrezikshme, kur ka një fluks dhe tendencë të qytetarëve për të ndryshuar kombësinë nga shqiptare në greke, nga shqiptare në kombësi të tjera".
Ai iu beri apel strukturave shtetërore ta trajtojnë me shumë vemendje. KLD ka kërkuar një raport nga kryetarët e gjykatave për detajet, praktikat dhe statistikat e kërkesave për ndryshim kombësie.
Ky veprim është marrë nga KLD, pasi, sikurse tha Spahiu, "shpesh Gjykatat e Apelit Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë mbajnë qëndrime të ndryshme për praktika te njëjta, pasi shpesh herë i shfuqizojnë e shpesh herë i lenë në fuqi ato".
Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka pohuar se ka një fluks të lartë të kërkesave të qytetareve për ndryshimin e kombësisë, kryesisht në zonat jugore të vendit.
Në një deklaratë per mediat, Spahiu tha se "jemi në një situatë të rrezikshme, kur ka një fluks dhe tendencë të qytetarëve për të ndryshuar kombësinë nga shqiptare në greke, nga shqiptare në kombësi të tjera".
Ai iu beri apel strukturave shtetërore ta trajtojnë me shumë vemendje. KLD ka kërkuar një raport nga kryetarët e gjykatave për detajet, praktikat dhe statistikat e kërkesave për ndryshim kombësie.
Ky veprim është marrë nga KLD, pasi, sikurse tha Spahiu, "shpesh Gjykatat e Apelit Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë mbajnë qëndrime të ndryshme për praktika te njëjta, pasi shpesh herë i shfuqizojnë e shpesh herë i lenë në fuqi ato".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Qytetarët injorojnë thirrjet e Edi Ramës, dështon skenari i protestave në 4 qytete
Duket qartazi se qytetarët shqiptarë, vecanërisht socialistët e thjeshtë kanë ndëshkuar Edi Ramën dhe aksionet e tij për protesta masive, pas shembullit të keq të dhunës së 21 janarit. Sot u bojkotua demonstrata me skenarin e ri, atë të protestave në 4 qytete njëherazi. Sikur të ishte e planifikuar, qytetarët e Vlorës, Korcës, Lezhës dhe Tiranës i dhanë një grusht të fortë prirjeve të Edi Ramës për përshkallëzimin e protestave në rang kombëtar. Një pjesëmarrje e ulët dhe pa mbështetës të mirëfilltë shoqëruan demonstratën e sotme të Partisë Socialiste, bashkë me skenarin e ri, atë të protestave të njëkohshme në 4 qytete. Kësisoj, në qytetin e Tiranës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Durrësit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, në drejtim të Sheshit tek “Muzeu Kombëtar” dhe më pas drejt rrugës së Durrësit nga ora 14:15 deri ne orën 15:20.
Në qytetin e Vlorës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3500 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet Fier, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë aksit Skelë-Sheshi i Flamurit-Rruga e Re nga ora 14:00 deri ne orën 15:15. Në qytetin e Lezhës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 600 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet e Prefekturës Shkodër. Në qytetin e Korçës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e vetëm 2000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Elbasanit, duke lëvizur nga vend grumbullimet përgjatë Bulevardit Republika në drejtim të Sheshit “Ushtari i Panjohur” dhe “Teatrit të qytetit”.
Pra, fare lehtë protesta e sotme të opozitës mund të konsiderohet si një dështim i mirëfilltë. Dështim, për ato thirrje abroguese të lidershipit të selisë rozë, i cili për 5 ditë me radhë tha se e premtja do jetë një demonstratë e madhe në 4 qytete të Shqipërisë. Por, ajo që pamë sot, është thjesht emancipimi dhe integriteti i lartë kulturë formues i qytetarëve shqiptarë, të cilët duke dëgjuar komunitetin ndërkombëtar bojkotuan protestën e radhës të të papunit Edi Rama.
http://www.albaniasite.net/lajme-flash/ ... ytete.html
video: http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... video=8922

Korçë, konsulli grek: Këtu është Vorio Epir!

Konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhënë mesazhe antishqiptare sot në mënyrë të hapur në qytetin e Korçës, në një takim mbi 20-vjetorin e organizatës "Omonia".
"Korça ka grekë që nuk duhet ti tremben regjistrimit të popullsisë, gjyshërit tuaj janë grekë, beteja jonë nis me regjistrimin e popullit grek që është prezent këtu", ka thënë konsulli grek.
"Ky quhet Vorio Epir, në Korçë ekzistojnë dhe kanë ekzistuar grekët", është shprehur Theodhoros Ikonomu.
Pak ditë më parë pas fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Omonias, kandidati kryesor Naim Disho, i cili më pas u zgjodh në drejtimin e kësaj organizate deklaroi se qëllimi i tij ishte “helenizimi i Korçës”.
http://www.albeu.com/shqiperi/korce,-ko ... r!-/29509/

Korcë, lëvizja “Mjaft”: Ne nuk jemi grekë!

"Korça nuk ka grekë", "Konsulli grek Ikonomus nuk është diplomat", ishin disa nga slloganet me të cilat lëvizja "Mjaft" protestoi ditën e sotme para konsullatës greke në Korçë. Proteste ishte reagim ndaj deklaratave të konsullit grek, Theodhoros Ikonomus, të bëra me rasin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës OMONIA të Korçës, ku mes të tjerash, tha se "grekët e Korçës të mos kenë frikë të regjistrohen si grekë" dhe se në Shqipëri eshte "Vorioepir dhe është me grekë".
Drejtuesi i lëvizjes "Mjaft", Janaq Kaça, në fjalën e tij dënoi deklaratat e konsullit grek Ikonomus, duke i quajtur ato të pavërteta dhe nënvizoi se në Korçë nuk ka grekë, por shqiptarë.
Veprimtarët e lëvizjes "Mjaft" ngjitën hartën e Shqipërisë në muret e konsullatës greke të Korçës dhe u shpërndanë të qetë.
http://www.albeu.com/shqiperi/korce,-le ... ke!/29631/