"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Nikolas Gejxh në Shqipëri: Të forcohet Vorio Epiri
TIRANË- Partia më e re e minoritetit grek Mega, ka pritur sot në zyrat qendrore një nga emrat e njohur të përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikols Gejxh. I rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh risolli mbështetjen e tij për Vorio Epirin. “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”,- tha lobisti i njohur i Greqisë në SHBA.
Pas kësaj thirrje të bërë për krerët e Megas, Gejxh ka prekur më tej edhe temën e regjistrimit të popullsisë. “Cdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu sic ndjehet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe se regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekërve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, sic është evidentuar më parë”,- tha Gejxh.
I pyetur rreth ekzistencës së një cështje came në rajon dhe pronave të camëve në shtetin grek, Gejxh tha se kjo cështje nuk mund të zgjidhet prej të dy vendeve, pasi ajo është një cështje europiane. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milionë europianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe camët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”,- theksoi Gejxh.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e Megas, Gejxh ka folur edhe për krizën shqiptare, duke e konsideruar atë si shqetësuese dhe jo në harmoni me hapat e hudher deri më tani nga Shqipëria.
Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lotuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.
(m.a/News24/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php? ... goria=2685
E bekofte Zoti kete njeri qe sa here ka trazira ne Shqiperi na kujton me vizitat e tije dhe thirrje anti-Shqiptare.
Ndersa disa te lajthitur do te thone se trazira dhe destabilizime te tilla ne Shqiperi financohen pikerishte nga njerez te tille dhe shoqerite e tyre.

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Tomorr
- Senior Member
- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Njeriu qe i perdori shqiptaret per mish per top goditet me shami nga familjaret e Aleksit per hipokrizine e tij.

-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:

Arrestohet i dyshuari per vrasjen e tij, jo vrasesi. Ka nje ndryshim te madh moral, juridik dhe profesional midis ketij lajmi:
dhe asaj si duhet te ishte. Por kjo media ne misionin e saj politik, nuk pyet, qe publikimi i nje lajmi te tille, ka nje problem te madh moral, pervecse e shfaq kete media teresisht joprofesionale.
Por sigurisht ky lajm, transmetohet i tille per konsum publik, qe te beje efekt psikologjik mbi te dhe e gjitha kjo, sepse kjo media, punon per interesat politike te dikujt.
21 Janari, arrest gardistit, vrau demonstruesin Veizi

dhe asaj si duhet te ishte. Por kjo media ne misionin e saj politik, nuk pyet, qe publikimi i nje lajmi te tille, ka nje problem te madh moral, pervecse e shfaq kete media teresisht joprofesionale.
Por sigurisht ky lajm, transmetohet i tille per konsum publik, qe te beje efekt psikologjik mbi te dhe e gjitha kjo, sepse kjo media, punon per interesat politike te dikujt.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Si perkthehet e njeta fjali, e komisionerit Fyle, ne dy media te rreshtuara ne dy llogore te ndryshme politike:
TVKLAN
TVKLAN
TOP-CHANNEL.TVMë lejoni gjithashtu, t’i bëj thirrje liderit të Partisë Socialiste, zotit Rama që të garantojë se partia e tij do të jetë një opozitë e vërtetë konstruktive, që gëzon përfitimet dhe përgjegjësitë e këtij mjedisi gjithëpërfshirës politik që ne duam të shohim në Shqipëri"
Më lejoni gjithashtu t'i bëj thirrje kreut të Partisë Socialiste, zotit Rama, për të siguruar se partia e tij është një opozitë vërtet konstruktive. Një e tillë që gëzon të mirat, por edhe përgjegjësitë e këtij mjedisi gjithëpërfshirës politik që ne dëshirojmë të shohim në Shqipëri”.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Tomorr
- Senior Member
- Posts: 150
- Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
- Gender: Male
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
PS vazhdon e flet ne emer te popullit njlloj si PPSH ne ate kohe.
Socialistët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Berisha si një kërkesë që, sipas tyre, vjen nga populli dhe jo thjesht nga opozita.
“Sali Berisha bën mirë ta dëgjojë një herë të vetme në karrierën e tij zërin e popullit e të kuptojë se pushteti nuk mbahet as duke vjedhur vota e pasuri e as duke vrarë popullin që ngre zërin e proteston kundër korrupsionit, varfërisë, papunësisë e pamundësisë. Nëse ka sy për të parë e veshë për të dëgjuar, Saliu duhet ta kuptojë se demonstrata e djeshme dhe të gjitha demonstratat që do të pasojnë përditë e përjavë, nuk janë protesta të Partisë Socialiste, por shprehja e indinjatës se një populli të ardhmen e të cilit e ka marrë peng regjimi i kusarisë e matrapazllëkut”, tha deputetja Shegushe Ligori.

- Supreme Member
- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
[quoteem28 shtator 1992]Seanca e heqjes së imunitetit Azem Hajdarit. Deputeti i PD: Njeriu që di duhet të zhduket
Këto janë diskutimet në seancën kur do diskutohej heqja e imunitetit për deputetin demokrat, Azem Hajdari. Bëhet fjalë për seancën e shtatorit të vitit 1992. Hajdari akuzohet se ka goditur përgjegjësin e administratës së Partisë Demokratike, zotin Sotir Qirjaqi. Azemi mban një fjalim të zjarrtë dhe e quan gjithçka një sajesë politike. “Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë di, dhe njeriu që di duhet të zhduket,” thotë ai.
“Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature,” vijon më tej Hajdari.
Deputetët demokratë shprehen kundër njeriut që dha kontribut për ardhjen e demokracisë, kurse të tjerët, përfshi socialistët, e mbrojnë. Spikasin fjalimet e Gramoz Pashkos, Arben Imamit e Teodor Kekos. Lexoni më poshtë diskutimet e kësaj seance.
SEANCË PLENARE
E hënë, 28 shtator 1992, ora 18:00, seanca e parë. (Drejton seancën Kryetari, Pjetër Arbnori)
Sadedin Balla – Raport i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit.
Komisioni i Mandateve më ngarkoi mua të raportoj para Kuvendit Popullor për sa më poshtë:
Më 15.09.1992 Kryesisë së Kuvendit Popullor, me shkresën nr. 754 i ka ardhur kërkesa e prokurorisë së Tiranës, nëpërmjet së cilës kërkohet pëlqimi për ndjekje penale të deputetit Azem Hajdari me këtë përmbajtje:
Lënda: (Nr. i protokollit 754) Kërkohet pëlqimi për ndjekje penale për deputetin Azem Hajdari.
Kryesisë së Kuvendit Popullor
Tiranë
Më datë 15.09.1992 në prokurorinë e Tiranës ka ardhur materiali kallëzues në ngarkim të deputetit Azem Hajdari, nga ana e të cilit shtetasi Sotir Qirjaqi ankohet se më datën 11.09.1992 në zyrat e selisë së PD-së është fyer dhe goditur për shkak të detyrës nga zoti Azem Hajdari, si rezultat i së cilës i janë shkaktuar dëmtime që futen në kategorinë e rrahjeve. Në bazë të kërkesave procedurale, detyrë e prokurorisë është të fillojë ndjekjen penale, të marrë të pandehur zotin Azem Hajdari e pasi të zgjidhë masën e sigurimit, materialet t’ia kalojë për gjykim gjykatës së rrethit. Këto veprime nga ana jonë nuk mund të bëhen, pasi në bazë të nenit 22 të ligjit nr. 7491, dt. 29.04.1991 “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese”, ndaj deputetit nuk mund të bëhen ndjekje penale pa u marrë pëlqimi i Kuvendit Popullor. Në këto rrethana, kërkojmë që problemi të shqyrtohet nga ana juaj për të na dhënë mundësi të ndjekim çështjen.
Prokurori i rrethit
Kadri Sela
Kryesia e Kuvendit Popullor, nëpërmjet shkresës nr. 1133/1, dt. 17.09.1992 ka kërkuar që kjo kërkesë të paraqitet nga Prokuroria e Përgjithshme, si organ i centralizuar.
Prokuroria e Përgjithshme me shkresën nr. 978/1 më datën 17.09.1992 i kërkon Kryesisë së Kuvendit Popullor sa më poshtë:
Kërkohet pëlqimi për ndjekje penale për deputetin Azem Hajdari Kryesisë së Kuvendit Popullor, Tiranë. Më 15.09.1992 në prokurorinë e rrethit Tiranë është bërë denoncimi ndaj deputetit Azem Hajdari për veprat penale të fyerjes dhe të goditjes për shkak të detyrës në dëm të përgjegjësit të administratës së Partisë Demokratike, zotit Sotir Qirjaqi.
Prokuroria e rrethit më datën 15.09.1992 i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit Popullor dhënien e pëlqimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Azem Hajdari. Më datën 17.09.1992 Kryesia e Kuvendit Popullor ka kërkuar që shkresa duhet të vijë nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi kemi të bëjmë me organ të centralizuar.
Njëkohësisht është kërkuar që të njoftohet menjëherë Kryesia e Kuvendit Popullor lidhur me këtë problem.
Mbi këtë bazë prokuroria e rrethit Tiranë më dt. 17.09.1992 ka sjellë në Prokurorinë e Përgjithshme të gjithë praktikën në ngarkim të zotit Azem Hajdari, nga ku rezulton se ka bazë të mjaftueshme për fillimin e ndjekjes penale për veprat penale të fyerjes dhe të goditjes për shkak të detyrës, të parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal.
Meqenëse në bazë të nenit 22 të ligjit nr. 7491, dt. 29.04.1991, “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese” ndaj deputetit nuk mund të bëhet ndjekje penale pa marrë më parë pëlqimin e Kuvendit Popullor, kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit Popullor që, pasi të shqyrtohet kjo çështje, të na japë përgjigje nëse do të na lejohet që deputeti Azem Hajdari të ndiqet penalisht sipas denoncimit të bërë.
Zëvendës prokuror i përgjithshëm
Alush Dragoshi
Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit shqyrtoi dokumentet që iu vunë në dispozicion nga Kryesia e Kuvendit Popullor në prani të të gjithë anëtarëve të tij dhe tre juristëve të Kuvendit Popullor, të thirrur nga ky komision si specialistë. Tre anëtarë të komisionit, përfaqësues të PD-së, pas sqarimeve që u bënë dhe nga specialistët, pranuan kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga ana e tyre përfaqësuesit e PS-së paraqiten rezerva, duke kërkuar:
1. Përveç materialeve në dispozicion dhe specialistëve të Kuvendit të vinte për sqarim në komision përfaqësuesi i prokurorisë së rrethit Tiranë.
2. Të konsultoheshin me grupin parlamentar ose të thërrisnin në komision kryetarët e grupeve parlamentare.
3. Të thirrej për sqarime në komision deputeti Azem Hajdari.
Pas diskutimeve u kalua në votim, rezultati i të cilit është si më poshtë:
Deputetët Sadedin Balla, Lindita Prifti, Afërdita Zëri u shprehën pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme; deputeti Xhevat Lloshi votoi kundër, ndërsa deputeti Ndre Legisi nuk mori pjesë në votim…….
Seancë pyetjesh dhe diskutimesh
Namik Dokle – Nuk e kam për diskutim, zoti Kryetar, e kam lidhur me pyetjen që bëra unë dhe mjaft deputetë të tjerë, që i drejtoheshin prokurorisë, sepse këtu kemi të bëjmë me një akt jo të zakonshëm në Parlament. Është një akt që parlamenteve nuk u ndodh çdo ditë, as çdo vit. Ka parlamente që s’u ndodh as për pesëvjeçarë të tërë me radhë. Dhe megjithëse ndodh një akt i tillë, unë nuk e kuptoj se si këtu nuk vjen asnjë përfaqësues i prokurorisë, jo për të na bërë neve hetime, po heqja e imunitetit ka të bëjë me votim. Çdo deputet, para se të ngrejë kartonin, jeshilin, të kuqin apo të bardhin, duhet të bindet për atë çfarë ngre, sepse me kartonin e tij ngre ose ul dinjitetin e Parlamentit. Prandaj i duhet kjo bindje. Dhe për të pasur këtë bindje, duhet domosdo që të sqarohet për rrethanat dhe anët ligjore të problemit që diskutojmë. Unë drejtova një pyetje për një përfaqësues të prokurorisë, i bindur se këtu me siguri do të ketë përfaqësues të prokurorisë. Por ata përfaqësues e vunë në pozita tepër të vështira zotin Balla, i cili pyetjeve që kishin të bënin me detyrën e tij si kryetar i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit iu përgjigj me korrektësi, ndërsa shumë nga pyetjet që s’kishin të bënin me detyrën e tij, mbetën në ajër. Dhe unë nuk e kuptoj se si shkresat e prokurorisë këtu mund të çmohen si magjike, kur është fjala për të kequr imunitetin e një deputeti, aq më tepër që prokuroria në këtë rast, qoftë ajo e Tiranës, qoftë ajo e Përgjithshmja, sillet si një pronare apo eprore ndaj Parlamentit, madje na trajton si fshesarë të qosheve të saj të errëta. Unë këtë nuk e kuptoj dot.
Pjetër Arbnori – Zotërinj, puna e parë nuk duhet ta politizojmë problemin.
Puna e dytë, që t’i heqësh imunitetin një deputeti, nuk do të thotë ta cilësosh atë “fajtor”. Ai mund të dalë i pafajshëm dhe unë uroj që të dalë i pafajshëm dhe ata që mund të bëjnë akuza të padrejta ose të shtrembëta, të marrin atë që meritojnë.
Këtu Komisioni i Mandateve paraqiti një raport në bazë të kërkesës së prokurorisë, në bazë të denoncimeve të dëshmitarëve dhe raportit mjekësor. Për këtë do të gjykojmë. Dhe unë uroj që problemi të mos politizohet.
Skënder Gjinushi – Për procedurën, sepse ne për çështje të tjera, që janë më pak delikate sesa kjo. Procedura ka qenë që ai që bën kërkesën, paraqet projektligjin, projektdekretin dhe çdo gjë tjetër. Është prezent, pra nuk e merr përsipër komisioni ynë të mbulojë defektet ose të argumentojë se çfarë qëllimi ka pasur pala kërkuese. Pra, në rastin konkret Prokuroria nuk është prezent dhe rrjedhimisht nuk u jepen përgjigje disa pyetjeve esenciale ligjore. Zëvendësprokurorit nuk i njihet me ligj të ushtrojë kompetencat e prokurorit, është ndihmës dhe Prokuroria është organ i centralizuar. Komisioni i Mandateve ka shkelur procedurën, sepse s’ka dëgjuar deputetin. Dhe mua më duket kjo është shkelje e rëndë. Asnjeri nuk gjykohet në mungesë. Ju kujtoj se këtu në Parlament të paktën, është hequr imuniteti dhe vjet dhe ndonëse bëhej fjalë për dy deputetë që akuzoheshin për konfrontime të rënda, megjithatë me kërkesën e tyre u kërkua të rishikohet në Komisionin e Mandateve, t’i dëgjonte Komisioni dhe iu plotësua kjo kërkesë. Nuk e kuptoj pse Azem Hajdarit nuk i plotësohet kjo kërkesë. Pra, për këto shkelje unë mendoj që ne sot s’mund të gjykojmë pa u plotësuar dhe defektet e mësipërme.
Sadedin Balla – Zotërinjve që u është hequr imuniteti vjet, e ka vendosur kjo sallë. Pasi është dhënë raporti i Komisionit të Mandateve, është vendosur këtu nëse do të pranohet që ata të bëjnë sqarime në komision. Është rimbledhur komisioni, kanë sqaruar problemin, bile kanë kërkuar nëpërmjet një debati shumë të madh këtu në Parlament. Pra, nuk është detyrë e Komisionit të Mandateve të thërresë. Ne gjykojmë vetëm mbi materialet që na paraqiten.
Arben Imami – Unë mendoj se është normale vërejtja e zotit Gjinushi lidhur me paraqitjen e prokurorit të rrethit të Tiranës edhe në komision, të paktën, po kështu edhe paraqitjen e deputetit për të cilin bëhet fjalë, zoti Hajdari në atë komision, në mënyrë që kur komisioni të japë një mendim apo një vendim, të ketë një vizion më të qartë dhe më të plotë të situatës. Po kështu shumë nga pyetjet që u zhvilluan këtu, do të kishin nevojë për një përgjigje profesionale, gjë që askush nga ne këtu nuk do të mund ta jepte, prandaj unë mendoj që ardhja e prokurorit të rrethit të Tiranës për ta sqaruar më qartë situatën, në mënyrë që vendimi që do të marrim ne të jetë një vendim i bazuar dhe një vendim për të cilin duhet të jemi koshientë, të mund të realizohet.
Pra, unë do të propozoja që Komisioni i Mandateve të mblidhet dhe ta rishqyrtojë edhe një herë problemin, të ftojë prokurorin e rrethit, sikurse dhe zotin Hajdari. Dhe po kështu seanca që do të bëhet, të bëhet me praninë e prokurorit, të cilin ta pyesim rreth këtij problemi. Nga ana tjetër, unë do të thosha që ne jemi dakord të punojmë dhe nuk është problem koke, ka pasur raste që kemi ndenjur deri dhe mëngjesin në Parlament, dhe është normale, por unë nuk mendoj se ka një urgjencë ky problem, meqenëse provat, në qoftë se ka ndodhur kjo gjë, ekzistojnë si sot, si nesër. Nxitimi i ndonjë parafolësi nuk do të më pëlqente. Dhe për të vendosur o sot o kurrë, është pak më tepër se ç’duhet.
Gramoz Pashko – Faleminderit zoti Kryetar!
Vërtet ma dhatë fjalën, por ma dhatë mjaft me vonesë, kështu që shumë nga gjërat që kisha ndër mend të thosha, i thanë të tjerë. Unë desha ta vë theksin në dy gjëra:
Së pari, nga argumentet që dëgjuam këtu nga Komisioni i Mandateve, rezulton se ky komision ka bërë një punë relativisht të dobët, sepse argumentet ishin shumë pak bindëse. Fjala e Azemit ishte shumë më tepër bindëse, domethënë lë të nënkuptohet se çështja nuk është kaq e thjeshtë.
Së dyti, këtu u përmend zelli për ta paraqitur këtë çështje sa më shpejt. Unë desha t’i shtoj këtij zelli për ta paraqitur çështjen sa më shpejt dhe për të marrë masa sa më shpejt për Azem Hajdarin disa lapsuse, që çuditërisht unë i konstatova dhe për fat të mirë nuk i përmendën parafolësit. Zoti Balla dy herë gaboi: një herë atje në tribunë dhe një herë këtu në vend, duke mos thënë “t’i heqim imunitetin”, por “t’i heqim mandatin”. Gjithashtu më bëri përshtypje fakti se në këtë komision mandatesh tre deputetë kanë votuar pro heqjes së imunitetit. Domethënë zelli i tyre tregon se diçka ishte paramenduar. Unë nuk dua që salla e Parlamentit të bëhet sallë gjyqi, nuk dua të bëhet sallë ku të sillen prova, argumente. Boll kemi bërë gjyqe, këta dy muajt e fundit akoma më tepër, po t’i ngremë në fuqi eksponenciale, se hallet që ka vendi, me të drejtë e tha zoti Milo, presin nga ne ç’bukë do t’i japim popullit, si do ta ndihmojmë këtë popull dhe jo të fillojmë të bëjmë gjueti shtrigash ndaj personave si Azem Hajdari. Mua më bindi fjala e Azem Hajdarit sot këtu në Parlament dhe ftoj deputetët e tjerë, të të gjithë krahëve, të reflektojnë në votën që do të japin dhe njëkohësisht propozoj që votimi të jetë nominal, sepse secili do të mbajë përgjegjësi nesër për atë votë që ka dhënë sot. (Reagime).
Në qoftë se zotërinjtë bezdisen nga fjalët e mia, le të më durojnë, kemi duruar këtu dhe sharje, dhe fyerje etj. Unë nuk atakova askënd personalisht. Problemi është ky: Azem Hajdarin unë e kam njohur që në natën e parë. Më ka thirrur në mes të natës, jemi takuar në godinën e studentëve, sipër, dhe Azem Hajdari është ai të cilit i dedikohemi shumë. Unë nuk di se ç’ka ndodhur këto kohë në Partinë Demokratike, sepse nuk bëj pjesë në të që kur më përjashtuan, por më duket i çuditshëm fakti se si Azem Hajdari, kryetar i një komisioni të partisë, siç thuhet këtu, rreh një nga nëpunësit e vet, ndërkohë që ky vartës ndodhej në krye të detyrës. Azem Hajdari, ish-nënkryetar i partisë, Azem Hajdari, kryetar i Komisionit Politik, dalka këtu se paska kryer një gjest rrahje në detyrë të një nëpunësi të vet. Pra, të gjitha këto argumente, para se të nënshkruheshin aktet, që të kërkohej nga ne heqje imuniteti dhe futjen e tërë këtij procesi, që për mendimin tim do të krijojë nesër një skandal të vërtetë në popull, mua më duket se komisioni duhej të ishte menduar mirë, nuk duhej të kishte reaguar me kaq urgjencë. Dhe me të drejtë shumëkush e ngriti këtë gjë.
Si përfundim, unë mund të kem divergjenca me zotin Hajdari, mund të kem mendime të ndryshme nga ai, por më duket se këtë radhë çështja nuk është se zoti Hajdari po atakohet për mendimet e tij, çështja po shtrohet jo se Hajdari po atakohet sepse ka një ideologji të caktuar. Mua më duket se çështja e fyen atë dhe na fyen të gjithëve ne, ai po atakohet si person. Me të drejtë u tha që Azem Hajdari po atakohet për një çështje krejtësisht ordinere. Dhe nuk do të jetë në nderin tonë që të dënojmë një nga nismëtarët e demokracisë shqiptare për një çështje krejtësisht ordinere.
Imagjinoni disa vjet më pas, kur të shkruhen këto gjëra në shtyp.
Kjo do të jetë një përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë ne që jemi këtu në këtë sallë. Unë shpreh edhe një herë votën time kundër heqjes së imunitetit. Do të isha dakord që çështja të ishte shumë më transparente dhe atëherë, në qoftë se do të bindesha, edhe unë mund të thosha se s’ka asgjë të keqe, le të vazhdojë procesi në mënyrë të natyrshme. Me kaq argumente sa u sollën këtu, çështja nuk na bind. Ftoj dhe deputetët e tjerë që të votojnë kundër heqjes se imunitetit të zotit Hajdari.
Azem Hajdari – Të nderuar deputetë,
Nuk jam aspak i shqetësuar që edhe në këtë kokë të vonë ndodhem përpara jush për të dhënë shpjegime për akuzën që më bëhet. Do të ishte shumë më mirë që në bazë të një deklarate që kam bërë këtu përpara një muaji, të ngrihej një grup parlamentar dhe të merrte në analizë gjithë jetën dhe veprimtarinë e Azem Hajdarit, ku jeton Azem Hajdari, cili është, ç’defekte, të mira e të këqija ka, a i duhet një e mirë e tij Shqipërisë dhe sa dëm i bëjnë dy të këqija të tij. Dhe jo të binim viktimë e skenarëve politikë që ndërtuan njerëz diletantë dhe që duan të fillojnë sot maratonën e diktaturës. Mua nuk më shqetëson aspak ky skenar nga mënyra si është ndërtuar. Më shqetëson vetëm një fakt: shumë, shumë pak profesionalizëm në këtë drejtim.
Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë, të mbrohet, sepse diktatura fillon kur cenohet individi i thjeshtë dhe nuk ka të drejtën as deputeti, as kushdo të dënojë kënd. Por nuk jam aspak dakord që një deputeti t’i mbyllen dyert e ankimit kur akuza ndaj tij është e pabazuar, e paargumentuar në bazë të legjislacionit që ka sot në dispozicion Republika e Shqipërisë.
Unë mbrojtjen time do ta bëj në gjyq dhe nuk ia kam frikën aspak gjyqit. Por grupi parlamentar i PD-së, ashtu siç mori nismën Anton Çeta për pajtim kombëtar, në rast se dhe unë do ta kisha bërë këtë gabim, do të merrte nismë për pajtimin e vet, duhej ta thërriste të dëmtuarin dhe të bisedonte me të. Duhej të më thërriste edhe mua. Kryesia e PD-së, ku jam anëtar i saj, dhe sot kryetar i komisionit politik të PD-së, duhej të bënte një mbledhje kryesie, të diskutonte. Grupi parlamentar më me dashamirësi duhej të dëgjonte fjalën time që unë dhashë. Megjithëse shkresa e komentuar nga ATSH-ja u komentua në të gjitha agjencitë e botës. Sapo u ktheva, unë kërkova urgjent që të merrej në analizë heqja e imunitetit tim. Ne rast se grupi parlamentar i PD-së do ma kërkonte heqjen e imunitetit, jo veçse grupi parlamentar, por edhe një deputet i thjeshtë, unë do t’i jepja edhe imunitetin, edhe mandatin. Por këtu ka një problem tjetër. Në rast se unë i hyra kësaj rruge për të dhënë jetën time e të familjes sime, nuk lejoj kënd që të më marrë nderin nëpër këmbë.
Problemi është politik dhe thjesht politik. U ktheva nga Shtetet e Bashkuar për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin tim mes shokëve që më ka bashkuar gjithçka me ta dhe më kanë ndarë vetëm gjëra të vogla, që nëpërmjet një dialogu do të ishin gjëra të riparueshme.
Unë sapo zbrita nga avioni kisha përpara dy alternativa: atë që të shkoja të ndihmoja diktaturën dhe atë që të isha me shokët e mi të mirë dhe të ndihmoja demokracinë. Unë nuk shkova me ata që më prisnin, që donin të më shfrytëzonin dhe nëpërmjet meje të realizonin qëllimet e tyre ogurzeza, por shkova me miqtë e mi, me Arbenin e me të tjerë, ashtu siç shkova në Shijak, dhe kjo është rruga ime. Kësaj rruge as nuk i jam trembur dhe as kam për t’iu trembur. E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë di, dhe njeriu që di duhet të zhduket.
Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç’situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë. Jo heqjen e imunitetit të deputetit Azem Hajdari, po heqjen e imunitetit të çdo deputeti tjetër të Parlamentit tonë me këtë motivacion unë do ta kundërshtoja ashpër dhe me forcë. Për ç’arsye do ta mbaja këtë qëndrim?
E para, sepse bota e qytetëruar do të na tallte ne. Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t’i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën.
E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë.
Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. Ju sot kërkoni autorët e gjyqeve politike të kokës së Enver Hoxhës dhe jo të sajoni gjyqe politike në kokën e demokracisë. Harxhoni kohën tuaj të çmuar me çështje boshe, siç është çështja “Hajdari”, sepse kështu ju thotë regjisori. Për ta pasur ndërgjegjen të pastër, unë do t’ju thosha juve se imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot.
Duke u justifikuar, ne i hoqëm dje imunitetin Azemit, jo të mos ia heqim këtij apo atij. Prandaj, pa lypur mbrojtjen tuaj, ju këshilloj të merrni që sot masa për të mbrojtur veten.
E treta, Shqipëria është vend i varfër ekonomikisht, por e pasur mendërisht. Në Shqipëri Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”. Në Shqipëri nesër do të thonë: “Domethënë, vështirë se e kapërcejmë këtë dimër, prandaj mos u merrni sot me një kundërvajtje ligjore, po merruni me ata profanë ekonomikë, që janë projektues të katastrofës.” Është turp të marrësh një njeri nga shtëpia dhe t’i thuash: “Është faji yt që ecën keq ekonomia”. Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë.
E katërta, procesi im i sotëm është një proces luksi në një vend lypsarësh. Le të zhvillohej procesi im, por pasi të ishte zhvilluar procesi i deklaratave skandaloze në Maqedoni, deklaratave të tjera që u komentuan nga shtypi brenda vendit, në Lezhë; pasi të ishte zhvilluar këtu procesi i imagjinuar i mikrofonave i Serreqit, pasi të ishte zhvilluar procesi i qeveritarëve antikapitalistë (kam parasysh fjalën e Presidentit Berisha mbajtur me kapitalistët e vegjël shqiptare); pasi të rizhvillohej çështja “Gazidede” në Parlament, ku për turpin tonë brenda javës e bardha u bë e zezë dhe bloza u bë qumësht. Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” ju ka ikur nga shtrati.
Përpara se të diskutoni dhe të ngrini kartonët tuaj, desha t’ju kujtoj një thënie të një shkrimtari të madh dhe një këngë të Veriut. Shkrimtari i shquar thotë: “Burrat gjykojnë me argumente, kurse gratë gjykojnë ne dashuri”. Ndërsa kënga e Veriut thotë:
Paska ra nji pushk’ e shkretë,
vra i paska dymbëdhetë vetë,
njëmbëdhetë gjallë e nji ka vdekë…
Unë nuk po qaj atë që ka vdekë, por po qaj ata që kanë mbetë. Sot nuk sulmohem unë, sot sulmoheni ju, të dashur deputetë. Pra, demokracia shqiptare. Sot goditem unë, po kambanat bien për ju.
Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju. Ta doni partinë ju zotërinj. Ta doni edhe më shumë sesa e kam dashur unë, dhe e dua edhe sot, por gjykoni me argumente. Nuk dua ta shqetësoj Parlamentin. Në çdo rast deputeti ka të drejtë ta çojë kartonin dhe të vendosë për çdo lloj çështjeje. Por gjyqtarëve të goditur kaq rëndë këto ditë do t’u thosha: “Konsultohuni me Kushtetutën. Deputeti hiqet për krime të rënda dhe të dukshme. Konsultohuni me provat dhe pyetni ku ka qenë deputeti atë ditë.”
Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Sot nëpërmjet një informacioni më thanë: “Azem, çfarë do të thuash në Parlament”. Kisha në plan të mos flisja dhe u nxitova kur shkrova dhe këto fjalë. Por çuditërisht, mbledhja kësaj radhe për Azem Hajdarin nuk u zhvillua në sallën e vogël të Kuvendit Popullor, as në selinë e vogël të PD-së, por në malin e Dajtit, në vilën e Enverit, ku pesë makina radhazi në orën një e tridhjetë shkuan njëra pas tjetrës atje. Ishte e turpshme kur unë pashë vartësit e mi që nga maja e piramidës – se dikur i kam pasur vartës – duke shkuar dhe duke bërë këtë inskenim. Është e pandërgjegjshme për ta dhe nuk është krimi i Azem Hajdarit aq sa lapsi i tyre jo i hollë në ekonominë shqiptare. Nuk është krimi i Azem Hajdarit aq sa dreka që ata bënë. Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Asnjëherë s’kam për të hequr dorë nga rruga ime për demokraci: jam i ri. Dikush mund të thotë: “E paska ba Azemi me fjalë, se Azemi do me ra në burg, siç ka ra Pjetri, dhe pas 20 vjetësh me u ba kryetar Kuvendi.” Jo, nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që te jepja jetën, fëmijë, familjen dhe me traditat e pasura që ka, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim. Mbase nuk ma bëni këtë çnderim siç ia bëtë vogëlushes Pashko, po do ta bëni në një mënyrë tjetër. Mos ju qofsha falë as sot, as kurrë! Kur kam shkuar në Shijak, vetëm një gjë i kam thënë Shijakut: “Trimi në Shijak nuk bie në sy, kurse në Parlament hipokriti, antikombëtari dhe nacionalisti bie në sy.” Në këto pozita nuk do të më shihni asnjëherë. Dikush sot mund të ketë menduar përplasjen time me dikë tjetër, që deri nesër të ketë mundësi që një dru të kalbur … ose një mik 45-vjeçar e 50-vjeçar djalin 29-vjeçar ta zbojë. Jo, unë jam i ri, do t’i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im. Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën. Populli kësaj radhe le të gjykojë. Në rast se është e mira në favor të drejtësisë, unë për veten time që sot jam gati t’i nënshtrohem kujtdo.
Bardhyl Londo – Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë. Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje.
Teodor Keko – Zoti Kryetar, unë kam qenë i parapërgatitur që ky Parlament do të merrte një vendim për zotin Azem Hajdari. Mirëpo mendoja se vendimi ynë i parë në lidhje me zotin Azem do të ishte shpallja e tij Hero Kombëtar i Shqipërisë dhe jo heqja e imunitetit të tij. Kjo lidhej me faktin se deputeti Azem Hajdari, duam apo nuk duam ne, ka hyrë në historinë e re të Shqipërisë. Po ne, të dominuar ende nga pasionet, duket se nuk i shohim dot të vërtetat me kurajë dhe gjakftohtësi.
Heqja e imunitetit të zotit Azem Hajdari nuk vjen rastësisht në këtë tempull të shenjtë, zoti Kryetar. Ajo është pasojë e një klime të ashpër politike që ekziston mes nesh dhe në Shqipëri, ku shqiptarët, për fat të keq, po flakin emëruesin e tyre të përbashkët: të qenit shqiptar, dhe po e zëvendësojnë këtë thelb të shenjtë me ngjyrat politike, ndërkohë që Azem Hajdari është pozicionuar qartë si shqiptar, duke krijuar përshtypjen se e ka vënë Shqipërinë përpara partive politike. Dikujt ky pozicion duket se nuk i pëlqen. Pak ditë më parë në një kryeartikull pa autor “RD”-ja godet rëndë demokracinë shqiptare në thënie të tilla prej njeriu të papërgjegjshëm e antikombëtar, si: “Demokracia e brishtë njeh tolerancën demokratike, por jo deri në vetësakrifikim të pakujdesshëm” ose: “Me këta elementë ose forca të errësirës ka efekt vetëm një gjuhë: ajo e diktaturës së ligjit demokratik”. Ç’do të thotë ky vringëllim armësh? Ç’kupton autori me togfjalëshin skizofrenik “diktaturë e ligjit demokratik”? Druhem, zoti Kryetar, se këta tipa, që përdorin togfjalëshat e preferuar të Enver Hoxhës, nuk kanë luftuar që të jetojnë në demokraci, por janë përleshur me ish-administratorët e burgut shqiptar për t’u zënë vendet. Duke lexuar fjali të tilla, merret vesh qartë mesazhi: “T’i futim brenda këta vagabondë që na dalin kundër!”. Një sinjal i qartë është edhe diskutimi i sotëm i imunitetit të zotit Azem Hajdari. Në qoftë se ne i heqim sot imunitetin deputetit kaq lehtësisht, kjo do të thotë se nesër mund të sajohen aq historira të tilla, sa të hiqen qafe të gjithë ata deputetë që quhen kundërshtarë politikë. Atëherë, unë shtroj pyetjen: me këtë demokraci do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa? Më vjen keq, por ky është realitet. Sulme politike nga më të fëlliqurat kanë filluar. Në numrin e fundit të “RD”-së, në dy raste shkruhet në një mënyrë të tillë që të lë të kuptosh se dosjet kanë filluar të hapen pa urdhër të Parlamentit. Akuzohen deputetë për agjentë të ish-Sigurimit. Kulmi arrin kur organi i PD-së akuzon për spiun ish-nënkryetarët e partisë së saj, çka veç të tjerave dëshmon edhe mungesë të theksuar karakteri dhe afirmon devizën: “Sa je me mua të mbroj, më dole kundër të shkatërroj”. Pse manipulohet opinioni publik në mënyrë kaq të ulët? Zoti Kryetar, po luhet në mënyrë të turpshme me fatet e shqiptarit. Ju lutem, ndalojeni këtë kasaphanë, ndryshe turpi do të bjerë mbi ju dhe turpi është më i rëndë se burgu që keni vuajtur. Për këtë mund të jeni i sigurt. Unë nuk jam prekur nga këto sulme, prandaj besojuni shqetësimeve të mia, zoti Kryetar.
Zoti Kryetar,
Si shqiptar, ndihem i detyruar t’ju përsëris se keni hyrë në një rrugë pa krye. Imuniteti i zotit Azem Hajdari sot merr një kuptim simbolik në këtë sallë. Kam frikë se reforma administrative po fillon të zbatohet edhe në mes deputetëve të këtij parlamenti. Ju lutem, parandalojeni këtë të keqe kombëtare që ka hyrë mes nesh. Luani rol që në këtë sallë të mbretërojë shqiptarizmi dhe që argumenti të jetë arma jonë e vetme, sepse argumenti do të ngjitë në skenën politike shqiptarë të mençurit dhe do të mënjanojë nga kjo skenë mediokrit, ata që bëjnë be për kokë të ligjit të agjitacion-propagandës dhe urrejnë çdo individ me mendime të pavarura.
Ndihem i detyruar t’ju paralajmëroj se po bëjmë më shumë gabime nga ç’na lejohet. Ndihem gjithashtu i detyruar t’ju vë në dijeni se jo të gjithë deputetët shqiptarë janë të bindur se malli i babait është tjetër gjë dhe Shqipëria është gjë tjetër fare. Uroj të mirëkuptohemi dhe të mos keqkuptohen e të keqinterpretohen fjalët e mia.
Gaqo Apostoli – Zoti Kryetar, sot po jetojmë një moment historik parlamentar, sepse po i heqim imunitetin një deputeti që një pjesë e madhe e popullit, vetë Partia Demokratike “Rilindja demokratike”, ish-kryetari i PD-së, sot President i Shqipërisë, zoti Sali Berisha, deri para pak koke e kanë quajtur “hero i demokracisë”.
Unë e quaj moment historik, sepse në histori hyjnë si gjërat e bukura, ashtu dhe gjërat e shëmtuara. Pra, hyn si demokracia, ashtu dhe diktatura. Megjithatë, e quaj të natyrshme që dhe një hero, një deputet mund të bëjë gabime, faje apo dhe krime dhe për të duhet të fillojë ndjekja penale dhe të dënohet. Por duke i gjykuar në kompleks ngjarjet politike, jo vetëm ato që kanë ndodhur në PD, sepse e gjykoj që është puna e kësaj partie t’i prishë apo t’i ndreqë punët e saj, por duke gjykuar në kompleks, sidomos punët e këtij parlamenti, i cili në mjaft raste nuk e ka për gjë të shkelë Rregulloren, ligjshmërinë, bile edhe Kushtetutën. Pra, mbi këtë bazë komplekse si dhe mbi pamjaftueshmërinë e provave që ka sjellë prokuroria dhe kryetari i Komisionit të Mandateve, unë krijoj bindjen sikur po montohet një proces gjyqësor ordiner për interesa të caktuar partiakë në dëm të Parlamentit dhe ndoshta po të zhvillohen më tej, do të cenojnë interesat kombëtarë. Duke qenë se heqja në këtë formë e imunitetit një deputeti përbën një kërcënim serioz për demokracinë, unë deklaroj votën kundër heqjes së imunitetit të deputetit Hajdari dhe i them këtij parlamenti: si shumë shpejt po i vrasim heronjtë e demokracisë![/quoteem]
http://www.gazetatema.net/web/?p=10153

[quoteemRoberto Saviano flet për mafian shqiptare në emisionin “Shqip” (E PLOTE)]Lista e pёrkufizimeve mё tё zakonshme pёr Roberto Savianon, prezantuar nga Fabio Fazio, është: “Njё autor i suksesshёm, njё hero’, njё i çmendur, njё mashtrues, njё frikacak, njё derr, njё profesionist i antimafies, njё dinak, njё i poshtёr, njё fashist, njё komunist, njё simbol, njё seks simbol, njё mbrojtёs i hebrenjve, njё mesi’, njё shkrimtar i madh, njё mburravec i njohur dhe i pastrehё, njё qelbёsirё, njё shpresё pёr tё gjithё, një Papa i huaj, njё intelektual, njё… sa mirë qё ekziston”!
Për Roberto Savianon, Roberto Benigni këndon në skenen e shfaqjes milionashikuese: “Eja me mua”. Dhe falenderon fatin që është bashkëkohës i këtij djali me fuqi epike….
“Ky djalë ёshtё si njё poezi! Eshtё njё pasuri e kombit! Kur shkruhet mbi tё keqen, dhe i shkohet deri nё fund, ёshtё si prej fёmijёsh, pёrrallat, janё gjёja mё e rёndёsishme e jetёs sonё. Edhe kur rritemi, shkruajmё pёrralla. Asgjё nuk ёshtё mё shkencore sesa fantazia. Nёse mbyllim dyert e ёndrrave, kemi vdekur ndёrkaq! Nuk ёshtё se pёrrallat u thonё fёmijёve qё ekzistojnё dragonjtё! Jo, fёmijёt e dinё vetё qё ekzistojnё dragonjtё! Pёrrallat u thonё fёmijёve se dragonjtё mund tё mposhten. Ajo ёshtё gjёja e mrekullueshme! Kjo është ajo çfarë bën Saviano. Ne e dimё qё ekziston Kamorra, qё ekziston e keqja, por kёto libra na tregojne sesi Kamorra mposhtet. Kjo ёshtё diçka e jashtёzakonshme.”
Saviano është sot personazhi me popullor ne Itali, është Tjetri përballë Berluskonit. Është krijuar nga nevoja e italianeve për të besuar.
E gjitha nisi 4 vjet më parë me librin Gomorra.
Miliona kopje të shitura, përkthyer në dhjetëra gjuhë. Një fenomen ndërkombëtar.
Në Shqipëri libri erdhi në 2008. Sot, Saviano pyetjes së botueses Arlinda Dudaj për bashkëpunimin e ardhshëm në shqip, i pergjigjet: “Jam duke punuar për një libër të dytë, i cili do të ketë shumë Shqipëri brenda, pasi gjate kësaj kohe jam përpjekur të merrem me mafian shqiptare, të mbledh dokumente për të. Mes shumë vështirësish, pasi në Shqipëri është e rrezikshme të flasesh për mafian shqiptare, është e veshtirë dhe të shkakton dhimbje, pasi ndihesh keq të flasësh vetëm për të këqijat e një vendi kaq te bukur. Por unë besoj se të tregosh të vërtetat e një toke, do të thotë ta duash atë tokë. Pra, të flasesh për mafian shqiptare do të thotë ta duash Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiperia është një nga ato vende ku libri “Gomorra” ështe shitur shume. Jam i bindur qe pasioni i lexuesit shqiptar për shkrimet e mia vjen pikërisht nga kjo, nga fakti që nuk e ndjejnë historinë e librit si histori të largët nga realiteti i tyre, por si një rrefim për ta, si një rrëfim që e ndihmon qytetarin shqiptar për të kuptuar më mirë kohën, vendin dhe të tashmen e vet”.
“E drejta pёr tё ёndёrruar njё shtet tё pastёr”
Nga Roberto Saviano
… Ne jemi një shtet lagjesh. Duket sikur jemi tё dёnuar tё ndahemi nё çdo gjё. Mund tё mos i pёlqejmё njёri-tjetrit, por nё kёtё çast nuk ka vend pёr tё nёnvizuar ndryshimet, pёr tё matur se kush ёshtё mё kritik dhe kush ёshtё mё i pastër, kush ka kurorёn e antagonistit mё tё mirё apo tё Italisё mё tё mirё. Ky ёshtё çasti, nuk them i bashkimit, por tё paktёn i të përbashkëtave. Pastёrtia nuk hyn mё nё punё. Mё kujtohet ajo çfarë thoshte Don Milani: “Pёr çfarё mund tё kenë vlejtur duart e pastra, nёse i kemi mbajtur nё xhep?”. Tё ndotёsh duart nuk ka kurrfarё kuptimi korrupsioni nё fjalёt e famullitarit tё shkollёs sё Barbianёs. Do tё thotё nevojё pёr tё vepruar, qoftë edhe duke gabuar, pёr tё realizuar gjёra qё mund tё jenё tё vёshtira, por tё dobishme. Tё bashkohesh nё ndryshime ёshtё diçka e ndёrlikuar, por tashmё urgjente. Tё sigurtё se nga ky bashkim do tё vijnё tё mira pёr tё gjithё.
Albert Camy thoshte se vuajtja, ashtu si vdekja, nuk mund tё mposhtet: porse detyra jonё ёshtё ta ndreqim qysh te krijimi, gjithçka qё mund tё ndreqet. Unё besoj nё kёtё: nё mundёsinё e zvogёlimit aritmetik tё dhimbjes. Ndoshta nuk ekziston njё botё mё e mirё, por besoj nё mundёsinё e pёrmirёsimit tё botёs. Prandaj ndiej se ka ardhur koha tё ёndёrrojmё pёrsёri.
Le tё mos ngjajë e stёrditur dhe stërthënë, por edhe nёse do tё ishte e tillё, mirё se tё vijё! Tё ёndёrrosh njё vend tё ndryshёm është karburanti i makinës që shkund e ndryshon gjërat. Pёr tё kёrkuar njё lumturi tё mundshme. Njё lumturi tё thjeshtё, qё pёrbёhet nga njё punё plot dinjitet, nga mundёsia e individit pёr tё provuar sa vlen. Pёr tё marrё sa meriton. Nuk ёshtё ёndrra pёr njё parajsё qё nuk ekziston, por pёr njё vend pak më tё ndryshёm, ku padrejtёsia, nderet, rekomandimi i tё fuqishmit tё radhёs, pёr tё siguruar njё vend pune, njё vend nё kёshillin krahinor a parlament, tё mos ekzistojnё mё. Vlerat qё nё kёtё çast na bёjnё tё qёndrojmё bashkё, varrosen nga nguti i identifikimit tё asaj qё nuk jemi dhe asaj qё nuk duam. Tani ka ardhur koha tё themi edhe se çfarё jemi edhe se çfarё duam.
Intervista
Rudina Xhunga: Ritakohemi dy vjet, pas intervistës së parë. Çfare reagime keni pasur nga shqiptarët?
Roberto Saviano: Shumё tё zemёruar, kurse ndonjёri solidar. Shumё shqiptarё tё diasporёs, shqiptarёt qё jetojnё nё Shtetet e Bashkuara, nё Kanada, nё Gjermani, nё Itali, më kane shkruar: -Mё nё fund dikush qё tregon fytyrёn e errёt tё dinamikave shqiptare. Kurse ata tё zemёruarit mendonin se e kisha tepruar nё tonet, nё analizat, kisha dhёnё njё imazh tё keq tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Ndёrsa unё kam pёrshtypjen se jam treguar i përmbajtur nё krahasim mё ato qё lexoj nё dokumentet e policive tё ndryshme ndёrkombёtare.
R. XH: Keni një tjetër lidhje me shqiptarët tani…
Po, po, njё lidhje shumё të ngushtё. Madje me pëlqen tё shoh qe shqiptarёt, duke parё televizionin italian komentojne sa herё qё pёrmend Shqipёrinё, nё njё revistё televizive apo nё njё emision. Eshtё interesante, sepse unё jam i bindur se tё kuptosh mafien italiane do tё thotё tё kuptosh mafien shqiptare. Dhe ky kontinuitet kulturor midis Italisё dhe Shqipёrisё mund tё krijojё njё rezistencё kulturore. Ashtu siç ekziston njё kulturё antimafie italiane ekziston edhe njё kulturё antimafie shqiptare.
R. XH: Sipas jush, problemi ynë është me imazhin, apo me besimin se nuk kemi mafie?
Unё mendoj se ёshtё sidomos njё element qё lidhet me imazhin. Edhe ky ёshtё njё problem italian. I ngjajmё njёri-tjetrit edhe nё kёtё. Dua tё them se tё rrёfesh mbi mafien do tё thotё tё mos i nёnshtrohesh mafies. T’i bёsh ballё mafies do tё thotё tё tregosh se je njё vend i shёndetshёm. Ndёrsa kur, pёrkundrazi, ndodh tё jesh mosbesues kundrejt argumentit tё mafies, ke frikё se kjo mund tё të ndotё imazhin, kjo është si të heshtesh para njё krimi dhe nuk është aspak rezistencё ndaj mafies. Mё duhet tё them se qeveria italiane, vetё Berluskoni, e pёrkufizoi “Gomorran”, librin tim, njё vepёr qё e mbёshtet mafien, sepse sipas tij, nё çastin kur flet pёr tё, je duke e mbёshtetur. Ja, kjo logjikё ёshtё e rrezikshme, do tё thosha, madje qё pёrputhet me logjikёn mafioze, (omerta) ёshtё hapi i parё pёr tё mos vepruar kundёr organizatave kriminale. Te flasёsh pёr mafien nuk do tё thotё aspak tё pёrbaltёsh. Pёrkundrazi, do tё thotё të kёrkosh të ndryshosh tokën tёnde.
R. Xh: Nderkaq ju gjej në një luftë të re, me Berluskonin…
Mё shumё se te luftoj Berluskonin, jam pёrpjekur tё mbroj gjykatёsit e Milanos qё po hetojnё mbi njё ngjarje qё ka tё bёjё me Berluskonin, domethёnё shpёrdorim detyre dhe shtytje pёr prostitucion tё tё miturve. Jam pёrpjekur t’i mbroj nё rrafshin simbolik kёta tre gjykatёs, sepse nё Itali ka pasur njё sulm frontal ndaj drejtësisë. Qeveria apo njerёzit afёr qeverisё, perpiqen t’i paraqesin gjykatёsit, si gjykatёs politikё. Hetimin si njё vendim politik, ideologjik, jo si njё hetim gjyqёsor qё lidhet me njё krim tё mundshёm. Kjo ёshtё shumё e rrezikshme, sepse, nёse gjykata ёshtё me tё vёrtetё politike, Berluskoni duhet tё marrё qёndrim, them nё kuptim ushtarak, do tё thotё se ka njё grusht shteti. Nёse, nё tё kundёrt, Berluskoni po e minon demokracinё, sepse deligjitimon gjykatёn, nuk mund tё jetё mё kryetari i qeverisё. Kёshtu qё, le tё jetё e qartё, nuk mund tё ekzistojё ky pozicion i turbullt, ku njё pushtet, domethёnё ai gjyqёsor, akuzohet nga pushteti politik se ёshtё njё pushtet i korruptuar apo se kёrkon tё merret me politikё. Pas ngjarjes sё Berluskonit ёshtё njё histori qё nuk ka tё bёjё me punёt private tё Berluskonit. Sipas meje, kjo duhet thёnё qartё. Askush nuk e vё nё dyshim qё nё njё demokraci secili ka shijet qё dёshiron, dёfren ashtu si dёshiron, bёn dashuri sa tё dojё, me kё tё dojё. Por historia e Berluskonit ka te beje me historinë e pёrzgjedhjes sё klasёs udhёheqёse. Kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, bёhet deputet, ministёr, pra ka njё rol. Nё tё njёjtёn mёnyrё, kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, ka njё rol nё botёn artistike, televizive, dhe e gjithё kjo ushqen shantazhe qё e kushtёzojnё politikёn italiane, sepse Berluskoni ёshtё nёn shantazh nёse shohim kёto hetime. Eshtë dhe diçka tjetёr. Kёto femra janё tё paguara. Kёshtu qё, nё njё farё mёnyre pёrjetojnё edhe njё farё nxjerrjeje tё njё deponimi me dhunё, qё nuk ka tё bёjё mё me kёnaqёsinё e tё dёfryerit apo tё tё ndenjurit bashkё, siç kёrkon tё na e hedhё Berluskoni. Sot Italia ndodhet nё njё kaos tё stёrmadh pёr shkak tё kёsaj ngjarjeje, sepse Berluskoni kёrkon tё na bёjё tё mendojmё se kushdo qё vendos tё bёjё dashuri, tё ketё njё te dashur, njё tё fejuar apo çfarёdo, mund tё hetohet. S’ka tё bёjё asfare me gjithё kёtё. Eshtё njё sistem pёrzgjedhjeje dhe shantazhi, qё del nga ai hetim dhe nuk ёshtё njё rastёsi qё me kёtё hetim nuk po merren gjykatёs tё zakonshёm, por gjykatёs tё antimafies. Ilda Boçassini, shefja e antimafies nё Milano, nё veri tё Italisё, po heton mbi njё krim nё sistem, jo mbi krim seksual apo, si tё thuash, qё s’ka lidhje me njё sistem pushteti.
R. XH: Diplomën tuaj Honoris Causa ia keni kushtuar Ilda Boçassini-t.
Po, ia kam kushtuar diplomёn time tё tretё nё drejtёsi Ilda Boçassini-t dhe dy gjykatёsve tё tjerё tё grupit tё Milanos pёr tё treguar se nuk mund tё mendohet nё njё demokraci qe kryeministri tё flasё pёr ndёshkim tё gjykatёsve. Kjo ёshtё njё gjuhё prej totalitarizmi, prej totalitarizmi tё kuq, ndёr tё tjera, nёse mё duhet tё gjej vёrtet njё kontinuitet, mё shumё sesa totalitarizёm fashist apo nazist. Kёshtu qё e bёra kёtё kushtim pёr tё lёshuar njё mesazh: Kujdes! Kur flitet pёr tё drejtёn, nuk mund tё mendohet qё nё njё vend demokratik njё kryeministёr tё thotё se gjykatёsit duhen ndёshkuar. Eshtё njё fjalё e rrezikshme.
Si shkoi takimi juaj me televizionin? 10 milionë spektatorë çdo shfaqje…
Qe njё mrekulli pёr mua, nё kuptimin se tё dhёnat e audiences ishin tёrёsisht tё papёrfytyrueshme. Sa pёr tё dhёnё njё ide, emisioni ia kaloi ne audience, gjysmёfinales se Kupёs sё Kampionёve Barcelona – Inter.
Eshtё e pamundur tё mposhtёsh futbollin nё Itali. Nuk e bёn dot asgje, as tragjedia mё e madhe. Nё kёtё rast futbolli kaloi nё planin e dytё. Sipas meje, kjo ndodhi sepse ka dёshirё pёr rrëfim. Nuk ka dёshirё pёr talk-shovv, pёr njerёz qё grinden, por ka dёshirё pёr te treguar. Histori pёr tё cilat njerёzit qё mё kanё dёgjuar mbase nuk ndanin tё njёjtin kёndvёshtrim me mua, por sidoqoftё ishin tё interesuar ta ndiqnin atё histori, ato fakte. Unё jam pёrpjekur tё kem gjithnjё njё ton sa mё objektiv, natyrisht nga kёndvёshtrimi im, por kur bёn njё rrёfim tё ndershёm, spektatori mund tё vendosё edhe tё mos e ndajё kёtё kёndvёshtrim, megjithate e pёlqen rrёfimin, faktet qё ti sjell. Besoj se televizioni mundet vёrtet t’i ndryshojё gjёrat. Pёr shembull, ne rrёfimin e mafies kalabreze nё veriun e Italisё, Ndrangheta, qё ka njё veprimtari shumё tё fortё edhe nё Shqipёri, unё pёrdora njё shprehje; thashe se Ngrangheta hyn nё bisedime me Legёn e Veriut, qё ёshtё njёra nga partitё e qeverisё, dhe ministri brendshem, kёrkoi tё paraqitej nё emision, kёrkoi tё thotё se nuk ёshtё e vёrtetё, kёrkoi tё thotё se unё e kam trepruar… Vetёm pёr njё fjalё, “hyn nё bisedime”. Ose tё flasёsh pёr mundёsinё qё tё vendosёsh pёr trupin tёnd. Edhe kjo shkaktoi zhurmё. Madje edhe Papa, duke mos na pёrmendur, por duke bёrё njё referim tё qartё, na dergoi një kritike. Domethёnё, ёshtё e pabesueshme. E gjithё kjo qe e mundur pёr shkak tё dёgjueshmёrisё sё lartё. Nёse tё njёjtat gjёra do t’ia kisha thёnё njё publiku prej tre milionё vetёsh, qё ёshtё shumё ndёrkaq, nuk do ta kishte shkaktuar kёtё reagim. Sa mё shumё zvogёlohet liria nё kёtё vend, aq mё shumё ka dёshirё pёr tё kuptuar se si shkojnё punёt.
Atëherë me televizionin, apo me drejtësinë do e mposhtni Berluskonin?
Berluskoni ёshtё njё histori shumё komplekse, qё nuk di as ta sintetizoj. Eshtё e natyrshme qё duhet tё jetё vota popullore ajo qё duhet tё vendosё, por liria nё Itali ёshtё komprometuar seriozisht. Le tё jetё e qartё, nuk ka tё bёjё fare gjendja e lirisё nё Itali me atё qё mund tё ishte nё Kilin e Pinoçetit, nё Italinё fashiste apo nё regjimet komuniste ballkanike. Nuk ёshtё kёshtu. Unё mund tё flas dhe nuk mё arreston njeri.
Madje ndodhemi tek zyrat e Mondadori-t.
Ndodhemi edhe te Mondadori, pikёrisht. Kjo ёshtё e mundur. Por çfarё e komprometon lirinё tёnde? Delegjitimimi. Sepse Italia ёshtё njё sistem tipik thuajse-demokratik, ёshtё njё thuajse -demokraci. Kur Niki Vendola flet, kritikon, botohet fotografia e tij lakuriq nё gazetё. Boffo-ja, drejtor i gazetёs katolike, mendon se sistemi berluskonian ka tё çara, e akuzojnё se ka pёrdorur dokumente tё rreme. Pastaj e akuzojnё se ёshtё homoseksual. Mendoni! E akuzojnё se ёshtё homoseksual! A thua se tё jesh homoseksual ёshtё krim qё duhet akuzuar. Xhankarlo Fini dhe historia e tij se ka njё shtёpi nё Montekarlo. Çfarёdolloj gjёje. Kur ti je nё Itali dhe sulmon qeverinё, e di se do tё ketё baltё kundёr teje. Eshtё njё sistem, ёshtё tipik i regjimeve totalitare. Ata nuk arrijnё te arrestimi, sepse e dinё qё media mund tё tё komprometojё mё shumё. Pikёrisht kjo po ndodh nё Itali. Unё e di, sa herё qё hap gojёn, se gazetat filoqeveritare, gazetarёt rufjanё qё punojnё pёr qeverinё, do tё ndёrtojnё njё delegjitimim qё, tё kini kujdes, nuk ёshtё tё zbulosh njё krim, natyrisht ai do tё ishte njё hetim, por bёhet fjalё pёr pёrpjekje pёr tё na treguar tё gjithёve njёsoj, domethёnё: “Ah, shikoni se edhe ky paska dashnore! Ah, shikoni se edhe ky paska njё shtёpi tё bukur!”, gjёra qё nuk duan tё thonё asgjё, nuk janё krime, por shёrbejnё tё thonё nё njё vend ku tё gjithё jemi tё pisёt, askush nuk ёshtё i pafajshёm. Dhe nёse askush nuk ёshtё i pafajshёm, jemi tё gjithё tё pafajshёm. Mekanizmi pervers i makinёs sё baltёs shёrben pёr tё deligjitimuar. Eshtё pikёrisht ajo qё ndodh nё Itali. Eshtё ajo qё sot nё Itali tё bёn tё punosh me frikё. Sepse thashethemi ёshtё instrumenti i nxjerrjes sё njё deponimi me dhunё, me i forti ne kete vend, bashkё me bandat e organizuara tё mafieve.
Disa prej gazetave më të rëndësishme në Shqipëri kanë pyetje për ju. “Gazeta Shqiptare” pyet për blerjen e votave, duke ju referuar një shkrimi tuaj, botuar në këtë gazetë, për Kamorran dhe votat.
E qartё. Madje, le tё themi se Italia, Shqipёria, Maqedonia, Greqia, Algjeria dhe Egjipti janё vende qё kanё njё sistem klientelist tё kontrollit tё votёs tё ngjashёm. Nё Shqipёri blihen vota. Nё Greqi blihen vota. Nё Egjypt, nё Turqi blihen vota. Nuk shkёmbehen vota. Duket njё dallim i padёmshёm, e pёrkundrazi ёshtё i thellё. Tё shkёmbesh vota do tё thotё unё tё jap njё punё dhe ti nё kёmbim mё voto. Edhe ky ёshtё njё mekanizёm qё e komprometon demokracinё, sepse puna do tё duhej tё ishte e garantuar pavarёsisht nga rreshtimi yt politik, por e shtyn dhe e shtrёngon organizatёn politike tё gjejё mёnyrёn pёr t’i futur njerёzit nё punё. Ndersa tё blesh votёn do tё thotё se ti pёr pesёdhjetё euro, apo shume me pak, jep njё votё. Pёr njё pazar tё paguar, ushqimet psh, ose faturat e energjisё elektrike, ujit, telefonit, tё paguara. Kёshtu qё, edhe partia, kryebashkiaku, deputeti as nuk duhet tё punojё pёr tё ndёrtuar mundёsinё e punёs. I mjafton tё ketё pak kapital. Nё Itali ekzistojnё vendet nё parlament me pagesё. Domethёnё, me 60 mijё euro blen njё vend nё parlament nё njё fshat tё vogёl. Sipas meje, nё Shqipёri ёshtё punuar pak nё kёtё drejtim. Domethёnё, shteti nuk ka punuar pothuajse fare, pak mё shumё gazetarёt. Njёsoj edhe nё Egjypt, Libi, Turqi. Nё kёto vende punohet shumё pak mbi votat e shkёmbimit. Janё demokraci me kapital mafioz, nё masёn qё kur mafiet japin para’ nё dorё mund tё blejnё feta tё stёrmёdha vote. Dhe mund tё blejnё edhe njerёz qё nuk kanё aspak tё njёjtin mendim me politikanin qё po votojnё. Shpesh ndodh qё liderё politikё tё shkojnё nё kёto territore, mendoj nё hinterlandin e Shqipёrisё pёr shembull, dhe gjejnё miratim tё gjerё, por pastaj fiton gjithnjё qeveria. Sepse tё njёjtёt njerёz qё mbase duartrokasin njё lider, nuk mund ta votojnё, ngaqë ai lider nuk u ka dhёnё aq para’ sa duheshin. Ndersa lideri fitues i ofron njё punё pёr njё tё afёrm, ose i jep njё liçencё pёr tё hapur njё dyqan. Sado qё ne mund ta bindim dikё tё votojё, nёse pastaj vjen dikush qё e blen atё votё, ç’demokraci ёshtё?!
Nje pyetje tjeter vjen nga gazeta Tirana Observer qe ka te beje me mafian dhe investimet e huaja ne Shqiperi.
Sigurisht, po. Atёherё, e kuptoj qё ёshtё komplekse. Tё dhёnat janё tё vёrtetueshme nё tё gjitha hetimet, tё cilat gazetarёt shqiptarё mund t’ia kёrkojnё drejtorisё kombёtare antimafie qё ka tё bёjё me Shqipёrinё nga vitet ‘90 deri sot. Nёse ti dёshiron tё hapёsh njё fabrikё nё Shqipёri dhe je italian, francёz apo serb duhet t’i drejtohesh dikujt. Nё pёrgjithёsi ky dikush ёshtё njё ndёrmjetёs mafioz qё ndёrmjetёson midis politikёs lokale dhe politikёs qendrore. Domethёnё, unё dua nё bregdetin shqiptar tё hap diçka. Duhet tё paguaj njё ndёrmjetёs qё tё mё sigurojё autorizimin politik, pra burokratik, dhe autorizimin mafioz. Nёse e bёn pa kёtё ndёrmjetёs kohёt janё tё pafundme, telashet janё tё pafundme, burokracia ndalet, dhe mafiet vijnё e trokasin. Por mё çudit qё rezulton e re pёr ju shqiptarёt, sepse kjo ndodh ngahera…
Ku ndodh, si, me ke?
Eshtё çmenduri! Do te tё mjaftonte tё pyesje çfarёdolloj sipёrmarrёsi qё nuk ka frikё tё flasё. Çfarёdolloj sipёrmarrёsi! Me njё fjalё, nёse unё nesёr shtirem si sipёrmarrёs dhe dua tё hap njё veprimtari nё Shqipёri, ёshtё e natyrshme qё do tё vijnё tё m’i kёrkojnё paratё. Vijnё tё mё kёrkojnё paratё familjet e Tiranёs qё vendosin per çdo kokrrizё qё lёviz nga vendi nё Shqipёri. Vijnё tё m’i kёrkojnё familjet e Prishtinёs, nёse shkoj nё Kosovё. Vijnё tё m’i kёrkojnё nё Nju Jork, nёse jam shqiptar dhe shkoj tё investoj nё Nju Jork, sepse natyrisht edhe atje janё familjet.…
Cilat janë familjet?
Eshtё e çuditshme, sepse kujtoja se ishte e vёrtetuar tashmё nё kulturёn shqiptare qё familjet mafioze shqiptare kanё pёr fat tё keq njё rol shtypёs tё popullit shqiptar. Eshte njё hetim qё u krye nё 2009-ёn, qё ka tё bёjё me Ndranghetёn e Kozencёs, njё hetim qё flet pёr njё aleancё midis Ndrangetёs dhe mafies shqiptare dhe qё e kanё administruar prokuroritё kalabreze. Ky hetim tregon se si shqiptarёt dhe kalabrezёt kanё formuar njё strukturё tё vetme kriminale. Shqiptarёt japin dhjetё kilogramё heroinё nё kёmbim tё pesё kilogramёve kokainё dhe investojnё nё çdo sektor: kamiona, ndёrmarrje ndёrtimi, veshjet e rrugёve, riciklimin e mbeturinave, hotele… Prandaj habitem se si ёshtё e mundur qё shqiptarёt nuk i dinё tё gjitha kёto?! Eshtё e vёrtetё qё pjesa mё e madhe e hetimeve janё italiane, dhe janё italiane sepse tashmё shqiptarёt para sё gjithash flasin italisht, pёrdorin kodin mafioz italian, pёrzihen me familjet italiane dhe sot maqedonasi konsiderohet i huaj, marokeni konsiderohet i huaj, shqiptari konsiderohet italian. Pёr herё tё parё Kamorra, pёr shembull, ka anёtarё shqiptarё, tё cilёt nuk i konsideron tё huaj. Shqiptari di tё bёjё mafie. Italiani mafioz ka besim te shqiptari mafioz, sepse ёshtё i lidhur me gjakun, te afermin, sepse ka njё marrёdhёnie me femrёn identike me atё qё ka njё italian. Pёr shembull, nuk kanё besim te mafiozёt rusё. Nuk kanё besim te serbёt; bёhen tapё, janё shumё tё lidhur me njё kodin e tyre tё pakuptueshem pёr njё mafioz italian. Hetimi qё pёrmenda ka nisur nё ’91-shin. Ishte ndёrkaq njё hetim tjetёr nё ’91-shin. Mjafton tё hysh nё google dhe tё shkruash Ndrangheta Albania, Camorra Albania, Sacra Corona Albani, dalin tё gjitha hetimet qё kanё bёrё prokuroritё italiane. Tani pyes veten se si mund tё mendohet qё mafia shqiptare ёshtё e fuqishme nё Itali dhe jo nё Shqipёri?! Dhe duke mos folur pёr kёtё nё kёto vite, ka krijuar njё heshtje qё atyre u leverdis. Nёse shkon te F. B. I. –ja nё Nju Jork, ka policё me origjinё shqiptare qё punojnё vetёm mbi mafien shqiptare aty. Prandaj çuditem sa herё qё mё mbёrrijnё e-mail-e tё djemve apo vajzave shqiptare qё mё shkruajnё nё Facebook dhe mё thonё; si ёshtё e mundur qё kёto histori nuk i dёgjoj ose i dёgjoj pak kёtu? Edhe unё e pyes veten, nuk e di se si ёshtё e mundur.
Nje pyetje tjeter vjen nga Gazeta “Shqip” ne lidhje me biznesin e cimentos…
Pёr kёtё, pёr shembull, unё nuk kam tё dhёna tё reja nё kuptimin se nuk mё duket se prokuroritё shqiptare kanё bёrё hetime tё mёdha mbi ciklin e çimentos tani pёr tani. Ndoshta po hetojnё. Eshtё e natyrshme, mafia shqiptare investon gjithçka nё çimento. Duhet betonizuar gjithё hinterlandi shqiptar, gjithё jugu, ёshtё e afert ardhja e emigrantёve nё Shqipёri. Cikli i çimentos ёshtё nё dorёn e tyre. Pёr shumё arsye. Para sё gjithash, ёshtё njё biznes shumё i madh, kёshtu qё mund tё fitosh shumё. Eshtё njё biznes i thjeshtё, i kontrollueshёm nё kuptimin qё betonierёn e njё konkurrentit tёnd e ndalon, siç bёhet edhe nё Itali. Vjen betonierja e dikujt qё ka fituar njё sipёrmarrje, e ndalon, e urdhёron ta fikё çimenton, çimentoja thahet. Kёshtu humbasin kamionin, betonierёn dhe punёn. Nё atё pikё thonё, mirё, sipёrmarrjen e ke fituar ti. Kёshtu qё ёshtё edhe diçka e kontrollueshme pёr organizatёn nё krahasim me veprimtari tё tjera jomateriale. Dhe pastaj, gjёja tjetёr jo e dorёs sё dytё, kёrkon shumё forcё pune, qё do tё thotё kontroll politik, kontroll territorial, miratim nё territor, riciklim (domethёnё ato apartamente i blen ti, pastaj i riciklon, pastaj i shet pёrsёri). Eshtё e natyrshme qё sot qendra e biznesit nё Shqipёri ёshtё çimentoja.
Kush eshte pas biznesit te cimentos, sipas jush?
Unё kam ndjesinё, flas thjesht nga ndjesia qё kam sepse nuk kam tё dhёna, se me çimenton kanё tё bёjnё mafiozёt shqiptarё, jo italianёt. Sepse nёse do tё duhej tё kishin tё bёnin mafiozёt italianё, ose mё mirё, mbase italianёt kanё dhёnё shtytjen fillestare, do tё thotё se italianёt po komandojnё tashmё nё territorin shqiptar, dhe kete nuk e besoj. Nё Malin e Zi dhe nё Shqipёri, italianёt kanё qenё gjithnjё mysafirё. Investitorё shumё tё mёdhenj, por mafiet e kёtyre vendeve nuk e lejojnё kontrollin territorial, siç ndodh pёr shembull nё Gjermani. Italianёt kontrollojnё territorin gjerman, por nuk e kontrollojnё territorin shqiptar. Investojnё, jetojnё atje, por nuk e kontrollojnё.
Atehere, kush e kontrollon terrotorin shqiptar?
Mafiet shqiptare! Mafiet shqiptare kontrollojnё Shqipёrinё, Kosovёn dhe Veriun e Maqedonisё, atje ku ka shqiptarё kёrkojnё tё futen, ndёr tё tjera duke e shtypur popullsinё shqiptare. Njё gjё shumё e bukur qё mё kane thёnё nё Gjermani ishte se pёr shembull kur mafia kosovare u orvat nё Gjermani tё merrte pushtetin nёpёrmjet riciklimit tё lavanderive, tё kontrollonte krahun e punёs, tё kontrollonte udhёtimet, domethёnё ushqimet, paratё, veshjet qё kosovarёt dёrgojnё nё Kosovё, kur u rrek mafia kosovare, pjesa e ndershme e komunitetiti kosovar iu kundёrvu dhe kjo merret gjithnjё si shembull pёr tё thёnё se kur pjesa e shёndetshme bashkohet, nuk ka shpresё pёr kriminalitetin. Sipas meje sot tё reagosh keq, kur dikush tregon pёr mafien shqiptare, do tё thotё t’i japёsh njё dore, mafies shqiptare, nё vend qё tё bashkosh pjesёn mё tё madhe tё vendit qё natyrisht ёshtё e shёndetshme, kundёr mafias.
Gazeta “Shekulli” pyet per plehrat, dhe ligjin qe ka lehtesuar taksat doganore, per to ne Shqiperi, miratuar disa jave me pare.
Po, jam nё dijeni tё kёsaj uljeje tё taksave doganore dhe ёshtё njё problem. Nuk e di sesa ndikim ka nё kёtё kriminaliteti i organizuar dhe se sa dinakёria politike. Atje ku ka shumё hapёsirё, ka shumё biznes pёr mbeturinat. Dhe kёshtu qё kёshilla qё do t’I jepja publikut shqiptar, ёshtё: Kujdes! Çdo minierё do t’ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, çdo fabrikё e braktisur do t’ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash. Italia po sheh, (dhe jo vetёm Italia mafioze), po sheh nё hapёsirёn shqiptare njё biznes pёr mbeturinat. Sa mё shumё dёshirё ka pёr tё bёrё biznes nga ana e shqiptarёve, aq mё eksponencial ёshtё rreziku gjeografik, biologjik, natyror pёr Shqipёrinё. Kёshtu qё ky operacion, nёse nuk kontrollohet, pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bёni shumё kujdes! Cikli i mbeturinave, nёse ёshtё i qartё, i kontrolluar nё çdo kalim tё tijin, mund tё shndёrrohet nё njё biznes pёr kombin shqiptar. Por nёse nuk ёshtё i kontrolluar, rrezikon tё bёhet njё gropё qё duhet mbushur me mbeturina legale. Kёshtu qё bёni kujdes me kёtё qё po ndodh!
Te bejme kujdes nga Italia?
Po sigurisht! Çёshtja e mbeturina nё Itali ёshtё natyrisht para syve tё tё gjithёve pёr shkak tё skandalit napoletan, qё tregon paaftёsinё e njё vendi pёr tё arritur tё organizojё njё cikёl tё mbeturinave, sepse ai kaos sjell tonelata parash. Skandali i mbeturinave nё Napoli ka prodhuar aq para’ pёr Kampanian sa janё tё barabarta me dy buxhete vjetore tё shtetit, domethёnё paratё qё njё shtet vendos pёr tё qeverisur njё vit atё vend, u shpenzuan vetёm pёr Napolin. Kёshtu qё kjo donte tё thoshte se sa mё shumё nuk e zgjidh, aq mё mirё ёshtё, per mafien, e aq me keq per qytetaret. Prandaj them, kujdes! Ky ёshtё hapi i parё pёr tё bёrё qё tё ndodhё nё Shqipёri, jo thjesht ajo qё po ndodh nё Napoli, por pёr ta mbushur pjesёn qё nuk shihet, fshatrat, guroret, minierat e braktisura, pёr t’i mbushur tё gjitha kёto me plehra dhe pёr t’i sjellё fitime atij qё ndёrmjetёson nё kёto transporte.
Nje pyetje tjeter vjen nga Kosova, per faktin se koka transgjenike nuk ka te beje fare me Kosoven.
Ai referim i imi, ne intervisten tone, para dy vjeteve, pёr kokainёn transgjenike, tё jetё e qartё, ishte njё referim ndaj njё mundёsie. Kosova ёshtё njё shtet qё ka njё rrezik mafioz tё brendshёm tё stёrmadh. Ai qё e mohon kёtё, gёnjen. Gёnjen! Mafia kosovare ёshtё e fortё. UÇK-ja, qё kosovarёt e kanё pёr zemёr, ёshtё financuar, (ka hetime ne SHBA, per kete), ёshtё financuar nga kapitale mafioze. UÇK-ja kёrkon para’ mbi ardhjen e kamionёve, administron heroinёn…
Po tani UCK nuk ekziston me.
Sigurisht, sepse janё shndёrruar nё mafiozё. Ata janё bёrё mafiozё. Le tё themi ata qё kishin njё administrim ushtarak mё tё fortё, jot e gjithe. Nuk janё kurrё tё gjithё. Por, ai referim ndaj kokainёs transgjenike ishte njё hipotezё, qё ishte bёrё gjatё diskutimeve midis ekspertёve tё narkotrafikёve dhe thuhej: kur çmimi i kokainёs transgjenike do tё jetё i arsyeshёm, Kosovёn do tё shndёrrojnё nё njё Kolumbi tё vogёl. Ishte njё referim ndaj faktit se Kosova kontrollohet nga mafiet. Dhe mendoj se mund tё them edhe diçka tjetёr. Ky mund tё duket njё provokim, dhe nё fakt ёshtё pjesёrisht i tillё, por Kosova e ndarё dёshirohet mё shumё nga familjet mafioze sesa nga popullsitё. Populli ne Kosove e do Tiranёn, dёshiron tё bashkohet me Shqipёrinё. Qeveritё, jo. Mafiet, jo. Mafia kosovare nuk preferohet nga mafia shqiptare. Tirana dhe Prishtina janё dy kartele tё ndryshme. Atje, ashtu si edhe jashtё. Shqiptarёt dhe kosovarёt mafiozё nё Gjermani merren me biznese tё ndryshme. Njёsoj edhe nё Amerikё. Njerёzit, popullsia, shqiptarёt e Kosovёs ndihen vёllezёr tё shqiptarёve tё Tiranёs. Mafiozёt kosovarё nuk ndihen vёllezёr tё mafiozёve shqiptarё tё Tiranёs. Tani e gjithё kjo sindikatё mё duket omertoze. Dhe per ta mbyllur çёshtjen e kokainёs transgjenike, ёshtё e natyrshme qё ёshtё njё hipotezё. Nёse do tё kishte pasur, do tё kisha folur me nё ndonjё hetim. Ishte mё tepёr njё mёnyrё pёr tё thёnё se ai territor rrezikon tё bёhet njё plagё, nёse nuk ёshtё ndёrkaq.
Po vazhdoni te hetoni per mafien shqiptare?
Po, pёr mua nuk ёshtё mё njё mafie e huaj. Unё kur merrem me mafien shqiptare, merrem me mafien e tokёs sime, ashtu siç merrem me mafien nigeriane. Kastel Volturno, qё ёshtё njё territor afёr shtёpisё sime, ёshtё nё dorё tё mafies nigeriane. Kёshtu qё unё merrem me mafien nigeriane ashtu siç merrem me mafien e vendit tim, tё kulturёs sime, madje tё mungesёs sime tё qytetёrimit, tё mungesёs sё qytetёrimit qё sundon tokёn time, lёndon tokёn time. Mafia shqiptare nuk ka mё asgjё tё largёt. Mafia shqiptare flet italisht, ndjek logjikat italiane, ёshtё tёrёsisht e brendshme nё organizatёn italiane. Jam i bindur se, ose i jepet fund me kёtё heshtje para krimeve, qё e ka pak kultura shqiptare, intelektuale, domethёnё tё ndjerit i lёnduar, i fyer kur tё flasin pёr kёto gjёra. Pёr tё marrё njё shembull praktik: gazetat shqiptare, revistat televizive shqiptare duhet t’i hapin tё pёrditshmet e tyre me lajmin e hetimeve qё ndodhin nё Itali, kur aty ka shqiptare te perfshire, sepse tё lejon tё kuptosh me shume. Kur Prokuroria e Kozencёs tregon se Ndrangheta dhe mafia shqiptare janё strukturuar tashmё nё njё organizatё tё vetme, ky lajm qe duhet tё hapё revistat televizive, s’ekziston. Vetem shkruhet sikur lajmi ka tё bёjё me pesё gangstere tё izoluar. Jo, jo, jo, nuk mund tё mendohet keshtu. Edhe pёr shembull qё femrat shqiptare nё krahasim me dhjetё-pesёmbёdhjetё vjet mё parё, janё mё pak tё pranishme nё tregun e prostitucionit, kjo ndodh ngaqё kanё ardhur rumunet dhe organizatat shqiptare janё bёrё mё tё pasura. Kёshtu qё organizatat shqiptare, nёse munden, e shmangin tё qёndrojnё nё kuadrin e prostitucionit dhe qёndrojnё nё kuadrin e narkotrafikёve. Shqiptarёt, pёr shembull, sot e administrojnё prostitucionin, mё shumё sesa nxjerrin ne rruge,shqiptaret, siç ndodhte deri dje. Dhe meqё pёr fat tё keq ka ende prostituta shqiptare, janё sidoqoftё tё organizatave mё tё brishta, sipas kёndvёshtrimit tim. Sot ёshtё nё dorё tё rumunёve. Shpesh rumunёt komandohen nga shqiptarёt. Tani, po e pёrsёris, tё gjitha kёto unё i quaj tё ditura, sepse ёshtё pёrditshmёria e punёs sime. Kёshtu qё kur mё mbёrrijnё e-mail-e tё tipit: “Po si ёshtё e mundur?! Pёr cilin vend e ke fjalёn?! Ky nuk ёshtё vendi qё njoh unё! Unё jetoj kёtu!”, – unё çuditem.
I pergjigjeni emaileve?
Nganjёherё po, nganjёherё jo. Perpiqem ti pёrgjigjem nёpermjet hetimeve dhe burimeve te mia.
Mafia dhe politika shqiptare ….
Ja, nё kёtё pёr shembull, ёshtё e natyrshme qё ka shumё pak hetime. Nuk ёshtё se italianёt mund tё flasin apo tё bёjnё hetime mbi qeverinё shqiptare. Por kontaktet janё jashtёzakonisht tё shumta. Mё kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte njё drejtues i kartelit tё Sekondiljanos, nё Napoli. Dy herё ka qenё i pёrzier me shqiptarёt. Ai konsiderohet njё perandor i vogёl, nё Spanjё dhe nё Shqipёri. Sot ёshtё nё burg nё Itali. Ai u pёrzie dy herё me shqiptarёt. Herёn e parё trafikonte hashash madje me djalin e njё ambasadori, unё e pёrmend te “Gomorra”, me djalin e njё ambasadori shqiptar nё Itali. Ky djalё e ndihmonte tё trafikonte, po flasim pёr fundin e viteve ‘90, tё trafikonte hashash midis Italisё dhe Shqipёrisё. Herёn e dytё, madje u hap njё hetim, qё bashkonte kartelet shqiptare, kartelet puljeze dhe kartelet napoletane. Dhe ai nё Shqipёri shkonte vazhdimisht, duke blerё toka, duke blerё magazine, duke administruar kamionё. Ja, prandaj them qё me siguri politika shqiptare ka kontakte… nuk mund tё mos flasё me mafien. Nuk mund tё mendohet! Nuk mund tё mendohet! Kodet e Kanunit, qё tё kuptohemi, janё shumё magjepsёs pёr intelektualin Italian qё studion kёto gjёra, por ne fakt per mafien eshte dicka tjeter.
Kanunin e shoh shumё tё pranishёm nё qёndrimin e mafiozit shqiptar. Sid he te nje mafiozi italian. Kur arrestuan njё bos tё Ndranghetёs, Rabiton, ishte vonё, ishte natёn vonё, dhe i dhanё njё panine. Njё bos nuk mund tё hajё ushqim tё ofruar nga njё polic, nga njё gjykatёs, sepse pёr jugorin nё pёrgjithёsi, tё hash do tё thotё tё ndash. Nё fakt, kur unё duhet tё mbaj distancё kundrejt teje, them: “Po se mos kemi ngrёnё nё tё njёjtёn pjatё! Po pse?! Mos kam ngrёnё ndonjёherё bukё me ty?!”, njёsoj sikur tё hash bukё tё jetё njё mёnyrё intimiteti. Por ky plak filloi tё kishte uri, kishte frikё nga ndonjё rёnie tensioni, kёshtu qё duhej tё hante. E merr kёtё panine, çohet nё kёmbё, po flasim pёr njё burrё 80 vjeçar, kthehet me fytyrё nga muri dhe ha. Nё mёnyrё qё askush prej tё pranishmёve tё mos mund tё thoshte: “Hёngri bashkё me ne”. Tani nuk donte tё thoshte asgjё, apo jo? Ai ishte njё bos qё u arrestua, burgim tё pёrjetshёm, nuk do tё pendohej, ç’kuptim kishte tё hante ashtu nё tryezё. Kёto simbole janё themelore, sepse krijojnё disiplinё. Tё respektosh, kur ёshtё e rёndёsishme, disa çaste, domethёnё disa rituale, disa rrugё, eshte e rendesishme ne kodin e mafias. Kjo i krijon siguri italianit qё trafikon me njё mafioz shqiptar.
Edhe nё çёshtjen politike, nё muajt e ardhshёm, nёse qeveria shqiptare do ta lejojё dhe nuk do ta persekutojё Prokurorinё, jam i bindur qё do tё dalin shumё gjёra. Do tё dalin shumё gjёra, sepse pushteti shqiptar, tё cilin unё e studioj qё kёtej, pushteti i mafieve shqiptare ёshtё eksponencial. Nuk ёshtё se nga intervista e fundit, kam parё ndonjё ndryshim. Pёrkundrazi, kam parё prokurorё guximtarё tё izoluar, gazetarё tё guximshёm tё izoluar, policё guximtarё qё shmangen, por nje det me korrupsion…
Ju po e ndiqni ate qe po ndodh ne Shqiperi, kriza, protestat, te vraret?
Po. Po, pashё shumё dhe mё bёri shumё pёrshtypje. Mendoj se ёshtё njё moment i vёshtirё qё do tё çojё nё njё ripёrtёritje. Dhe jam i bindur demokracia shqiptare nuk do tё mundё dot kurrё tё mbёrrijё nё pjekuri, pa u çliruar me ne fund nga spektri i mallkuar i komunistёve, nuk do tё mundё dot kurrё tё mbёrrijё nё pjekuri nёse nuk pёrballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E njёjta gjё ndodh nё Malin e Zi, qё tё kuptohemi. Eshtё njё situatё shumё e ndryshme, por totalitarizmi komunist ka njё vazhdimёsi te mafiet: monopoli, frika nga kontrolli, nga dhuna dhe nga balta. Kёshtu qё po i referohesha dokumenteve tё shёrbimeve tё fshehta shqiptare qё nuk janё mё tё sekretuara. Nuk e di, me siguri duhet tё ketё ndonjё kёrkues qё po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vёzhguesit shqiptarё t’i studiojnё ato dokumente, sepse vёrtetojnё zyrtarisht marrёdhёniet midis Kamorrёs dhe shtetit shqiptar, para rёnies sё regjimit komunist. Pёrkon, tё paktёn nga kёto dokumente, me fundin e marrёdhёnieve midis Kinёs dhe Shqipёrisё. Shqipёria pёrjetoi njё krizё shumё tё ndёrlikuar dhe udhёheqёs tё shtetit shqiptar tё regjimit komunist takoan drejtues tё Kamorrёs napoletane, nё veçanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, tё cilёt e pranuan kёrkesёn e Shqipёrisё pёr tё shitur armё, arme qё Kamorra ua shet palestinezёve, irlandezёve, tё gjitha karteleve kriminale qё duan. Armё shqiptare tё shitura nga Kamorra. Nё kёmbim Shqipёria i ofron mbёshtetje nё rrugёt ujore pёr kontrabandёn e cigareve, mikpritje tё tё fshehurve, pra anёtarёve tё Kamorrёs, dhe meqё po flasim pёr regjimin komunist nuk mund t’u ofronte tregun e lirё, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndёrkaq tё gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralё, ata ambasadorё, ata funksionarё komunistё pastaj u bёnё demokratё, dhe nё atё pikё u dhanё lejet pёr tё hapur fabrikat, mundёsinё pёr tё investuar nё banka. Kamorra asokohe u jepte shqiptarёve edhe shkopinj gome pёr policinё, bombat gazlotsjellёse, gjithё kёto gjёra. Eshtё e shkruajtur nё ato dokumente. Sepse Shqipёria ne kohen e regjimi komunist, instrumentet e shtypjes sovjetikёve nuk ua kёrkonin dhe kinezёt nuk ua jepnin. Dhe ua jepte Kamorra. Kjo ёshtё e rёndёsishme tё kujtohet: sepse shqiptarёt qё kanё vuajtur nё ato vite shtypjen e regjimit komunist, kjo shtypje ushtrohej me prangat dhe armet qё Kamorra i jepte regjimit, gjithnjё nёse kёto dokumente janё tё vёrteta. Dhe sidomos, edhe njё element tjetёr ёshtё se borgjezia shqiptare qё po kuptonte qё regjimi po binte filloi tё strukturohet falё marrёdhёnieve me kriminalitetin e organizuar, qё i jepte valutё tё huaj. Kёshtu qё nё kёtё rast, sinjalizohet nё dokumentet e shёrbimeve tё fshehta, se valuta qё Kamorra u jepte shqiptarёve ishte valutё spanjolle. Meqё Kamorra napoletane ishte e fortё nё Spanjё, nuk jepnin lireta, por jepnin para’ spanjolle. Para’ spanjolle qё kёta i vinin mёnjanё qё tё mund t’u qaseshin tregjeve qё kishin rёndёsi pёr tё blerё nga makinat te rrobat, nga informacionet te kokaina, sepse monedha shqiptare natyrisht qё nuk vlente fare nё rrafshin ndёrkombёtar. Tani fakti qё e gjithё kjo nuk ёshtё njё debat i vazhdueshёm nё Shqipёri, tregon se ka njё dobёsi, dhe kjo dobёsi ёshtё e rrezikshme. Nuk jam unё ai qё po ju tregoj njё vend qё nuk ekziston. Unё kam frikё se ka shumё shqiptarё qё e shikojnё vendin e tyre nё mёnyrё dritshkurtёr. Vendi qё ata kujtojnё se ekziston, nuk ekziston.
Ne Tirane po flitet per demokracine, ne nje kohe, kur diplomate te huaj, madje edhe italiane, flasin per stabilitet.
Sigurisht, kjo ёshtё njё shenjё pozitive. Edhe revoltat ishin njё shenjё pozitive. Njerёzit kuptojnё se demokraci do tё thotё lumturi, pёrmirёsim i mirёqenies fizike, intelektuale. Kёshtu qё nuk ёshtё diçka abstrakte tё cilёn mund ta shkёmbesh shumё mirё me pak siguri. Diplomatet natyrisht flasin per stabilitet, sepse kane nevojё pёr njё aleancё me qeverinё shqiptare. Tё tregosh lidhjet qё qeveria shqiptare ka me organizatat kriminale ёshtё edhe njё mёnyrё pёr t’i mёsuar qeverive te huaja, ç’marrёdhёnie tё mbajnё, me kё tё mbajne marrёdhёnie. Psh, politika e jashtme italiane e viteve tё fundit ёshtё katastrofike: marrёdhёnie me Libinё, marrёdhёnie me Bjellorusinё, marrёdhёnie me Putinin, domethёnё gjithçka qё ёshtё larg demokracive, i pёlqen Berluskonit. Mund tё duket si njё batutё, por atij i leverdis, sepse ёshtё unaza e dobёt e Europёs. Gjermania vёshtirё se do ta priste Gedafin me nderimet me tё cilat pritet nё Itali. Berluskoni e di kёtё, dhe kёshtu qё i shfrytёzon marrёdhёniet e kёqija tё kёtyre shteteve me shtetet e tjera europiane pёr tё pasur marrёdhёnie tё privilegjuara ai vetё. Shqipёria bёn pjesё nё kёtё dinamikё. Por mendoj se i kanё orёt tё numёruara, qё tё dyja qeveritё.
Sepse popullsia, kam ndjesinё ose ёshtё thjesht njё shpresё, njerёzit nuk pranojnё mё, nuk e ndjekin mё linjёn qeveritare, po e kuptojnё gjithnjё mё shumё se çfarё ёshtё bёrё. Qeverive ju mbeten besnikёt. Besnikёt janё tё pamposhtur. Çfarёdolloj gjёje tё bёjё shefi, ata do ta ndjekin pas deri nё fund. Por ata nuk ngrenё peshё, ose mё mirё mund tё kenё rёndёsi nё kёtё fazё, por nё Shqipёri ka njё ajёr tё ri.
Me pelqen slogani juaj: “Nese jo tani, kur?”
Po, ёshtё parrullё e bukur, e marrё ndёr tё tjera nga lufta antinaziste. Po, jam i bindur se pёrsёri fati i italianёve dhe fati i shqiptarёve janё afёr, siç kanё qenё gjatё fashizmit, siç kanё qenё nё antifashizёm, tani do tё jenё afёr nё orvatjen pёr tё ndёrtuar njё demokraci mё tё plotё. Demokracia shqiptare ёshtё njё demokraci e vogёl, ende adoleshente, por po vjen pjekuria.
Njerezit ne Shqiperi shpesh besojne se gjithe politika eshte pis, te gjithe jane njesoj.
E kuptoj. Eshtё e natyrshme ta mendosh kёtё. E kam menduar edhe unё nё shumё faza tё jetёs sime. Por te mendosh keshtu , ёshtё njё mёnyrё pёr t’i dhёnё hapёsirё, politikёs mё tё keqe. Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik. Nuk ёshtё e vёrtetё, demokracia ёshtё ndryshim. Mbase ka shume politikanё tё paaftё, por jo te gjithe jane hajdutё. Dhe ky ёshtё njё ndryshim ndёrkaq. Tё arrish tё thuash se gjithçka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj.
Duke parё revoltёn nё shesh, nё kёto ditё nё Shqipёri, m’u duk se ndieva njё zemёr tё gjallё, tё ngjashme me atё qё ndodhi kur ra regjimi komunist. Domethёnё, njё atmosferё tё ngjashme. Me duket se tani duhet kaluar, duhet arkivuar ajo qё ishte periudha e tranzicionit nga komunizmi nё demokraci, dhe duhet mbёrritur mё nё fund nё demokraci. MJAFT me tranzicionin!
Me pelqeu letra qe i keni derguar te rinjve te levizjes. Do doja ne fund te biedes, t’i drejtoheni te rinjve shqiptare.
Unё pёrpiqesha t’u thosha studentёve italianё se tё djegёsh kamionçinat e karabinierёve, ato ditё protestash, ishte njё gjest i dobёt, qё nuk duhej bёrё, sepse kjo rrezikonte tё delegjitimonte protesten. Qeveria nuk iu pёrgjigj kёrkesave tё tyre, u tha vetёm “Digjni kamionçina! Sulmojini policёt! Kjo ёshtё revolta juaj!”. Kёshtu qё unё thosha “Le tё mos e bёjmё kёtё! Le tё shkojmё masivisht ne protesta, por me instrumente tё tjera!”. Do tё mё pёlqente qё tё rinjtё shqiptarё aq tё fuqishёm, aq tё shёndetshёm ta kuptojne kete. Demokracia e re ёshtё njё privilegj sepse mund ta ridizenjosh njё vend dhe te rinjte shqiptare e kane kete fat. Unё jam i sigurt qё ata janё tё vetёdijshёm tashmё, se duhet tё vazhdojnё nё rrugёn qё tё mund t’i bёjnё tё flasin pёr Shqipёrinё, mediat ndёrkombёtare. Eshtё e vetmja shpresё qё kemi, ne italianёt, ju shqiptarёt. Me qёllim qё mediat ndёrkombёtare tё merren me revoltat, jo pse pati tё vrarё , siç ndodhi, sepse ajo gjё kalon pёr njё sekondё, mbёrrin lajmi dhe kalon si diçka qё duhet zgjidhur nё kuadrin e rendit publik, por lajmi per ju tё mund tё mbёrrijё pёr temat, pёr hetimet, denoncimet. Eshtё mё e lodhshme, por mund tё bёhet. Nёse lind njё ёndёrr e madhe per rilindjen nё Shqipёri, bota nuk mund ta shpёrfillё dot.[/quoteem]

Ky Saviano qe denoncon mafian eshte i njejti Saviano qe mbron krimet e izraelit ndaj civileve palestineze.Shume prej gjerave qe thote jane te verteta por kurre nuk mund te merren si te verteta absolute sepse edhe Saviano ka mekatet e veta dhe mbrojtja qe ai i ben "mafies" shteterore izraelite e ben ate nje njeri jo te besueshem.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Ky eshte nje lajm qe duhet marre shume seriozisht, nga ata qe e perdorin vdekjen, per perfitime politike.Gazeta Shqiptare
E merkure - 02 Mars 2011 | Nr 4534 Viti XV
Ekspertiza në gjyq: Faik Myrtaj s‘u vra nga Garda »
Dërguar më: 02/03/2011 - 12:51
Faik Myrtaj, nga fshati Cakran i Fierit, i cili humbi jetën në demonstratën e dhunshme të 21 janarit, nuk është qëlluar nga efektivët e Gardës së Republikës. Një fakt i tillë vërtetohet shkencërisht nga akti i ekspertimit balistik të armëve të sekuestruara në Gardën e Republikës, çka duket se ka vënë në vështirësi organin e akuzës për të drejtuar “sytë” nga ndonjë strukturë tjetër. Akti i ekspertimit i është vënë në dispozicion gjykatës së Tiranës, e cila caktoi dhe masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë, për tre gardistët, Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj dhe Sadik Çela. “Predha e gjendur në trupin e viktimës Faik Myrtaj nuk rezulton të jetë qitur nga armët e përdorura nga efektivi i Gardës”, - thuhet në vendimin e gjykatës për personin nën hetim, gardistin Sadik Çela. Në të njëjtin vendim thuhet gjithashtu se efektivi i Gardës ka qëlluar në drejtim të demonstruesve, madje me intensitet të lartë. Sot tre gardistët, Nikolli, Ahmetaj dhe Çela, do mbërrijnë në gjykatën e Apelit për të mësuar për fatin e tyre.
Gjithashtu kjo verteton ate, qe ne vrasje, kane marre pjese dhe forca te tjera, per qellime te erreta.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Vrasjet e 21 janarit, jo nga armët e Gardës
17 PRI 2011
Marrë nga Gazeta Shqip
Kur duhen edhe katër ditë nga tremujori i vrasjeve më 21 janar, policia shkencore nxjerr rezultatet paraprake të ekspertimeve të armëve të Gardës, për të cilat kishte dyshime se kanë qëlluar për vdekje katër demonstrues. Rezultatet kanë qenë befasuese, pasi asnjë prej pistoletave që janë dorëzuar në Prokurori dhe që janë dërguar për ekspertim nuk ka qitur gjatë ngjarjeve para Kryeministrisë. Hetimet 86-ditore nuk kanë zbardhur vrasjet e Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, ndërsa e vetmja ngjarje e zbardhur është vrasja e Ziver Veizit. Vetëm një armë ‘MP-5’ ka rezultuar “vrastare”, ndërsa armët e tjera po ‘MP-5’, kallashnikovët dhe së fundmi pistoletat kanë dalë të pafajshme, duke ngjallur dyshime se Garda e Republikës ka “fshehur” armët që kanë qëlluar ndaj demonstruesve më 21 janar. “Kanë përfunduar ekspertimet e armatimeve që janë dorëzuar nga Garda në Prokurori dhe më pas janë dërguar për ekspertim. Përveç armës së gardistit Agim Llupo, armët e tjera nuk kanë rezultuar se kanë qitur më 21 janar. I kemi kërkuar disa herë Gardës që të na servirte armët, por ato janë dorëzuar të ndara, me arsyetimin se ky institucion ‘çarmatoset’ dhe ka për detyrë që të mbrojë institucionet kushtetuese”, - thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, e cila lë të kuptohet se bashkëpunimi me këtë institucion, i vënë nën akuzë pas 21 janarit, ka qenë tepër i dobët dhe me një frymë aspak zyrtare. I njëjti bashkëpunim ka qenë edhe me policinë shkencore, e cila varet nga Ministria e Brendshme, duke mos realizuar në mënyrë të shpejtë ekspertimet.
Disa ditë më parë përfunduan ekspertizat për 32 pistoleta të sekuestruara nga Prokuroria pranë Gardës së Republikës. Laboratori Qendror Kriminalistik ka dorëzuar në Prokurori konkluzionet përkatëse të ekspertimit të 32 pistoletave të sekuestruara në magazinën e Gardës së Republikës. Sipas përgjigjes së mbërritur në Prokurori nga Laboratori Kriminalistik Shkencor, ka rezultuar se 32 pistoletat nuk janë armë me të cilat është shkaktuar vrasja apo plagosja e personave në demonstratën e 21 janarit. Armët janë krahasuar me predhën e gjetur në trupin e shtetasit Faik Myrtaj. Pistoletat janë krahasuar edhe me një numër të madh gëzhojash të gjetura në vendin e ngjarjes. Sipas ekzaminimeve shkencore, predha që vrau Faik Myrtajn nuk ka dalë nga asnjëra prej pistoletave. Ndërkohë, nga kjo predhë janë përjashtuar edhe 72 automatikë të shkurtër, model turk “MP5” që ishin marrë më parë në Gardën e Republikës për ekspertim. Armët në fjalë nuk janë krahasuar me predhën e gjetur në trupin e Ziver Veizit, pasi plumbi që i mori jetën këtij qytetari është përputhur me automatikun 9-milimetërsh që mbante në shërbim gardisti Agim Llupo më 21 janar, efektiv tashmë i arrestuar me akuzën e vrasjes. Ndërkohë, predha e viktimës tjetër, Aleks Nika, është mbajtur në një spital në Turqi, ku ai u kurua për më se një javë në gjendje kome, para se të gjente vdekjen. Nuk ka ende konfirmime për mbërritjen e kësaj predhe nga Turqia, ndonëse Prokuroria e ka kërkuar atë për ekspertim. Për viktimën e katërt, shtetasin Hekuran Deda, nuk është realizuar asnjë ekspertizë apo krahasim me armët e Gardës, pasi predha që i mori jetën atij nuk është gjetur.

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman