"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#91

Post by Arbëri »

Përleshje mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Kala të Shkupit






http://alsat-m.tv/lajme/vendi/50019.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#92

Post by Arbëri »

Arbëri wrote:Situatë e tensionuar dhe incidente në Kalanë e Shkupit

Image
Disa persona janë lënduar mes të cilëve një rënd në protestën e sotme të shqiptarëve dhe maqedonaseve pro dhe kundër ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit.

Sipas informatave nga terreni, rreth 200 protestues maqedonas nga orët e para të

Si pasoje e përleshjeve, një protestues maqedonas i thirrur me thikë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përleshja mes protestueseve ka ardhur pas provokimeve të protestueseve maqedonas, të cilët kanë filluar të gjuanin me gurë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë maqedonase, situata është qetësuar.
http://vecer.com.mk/wbstorage/articles/ ... 1850DD.jpg
http://www.vecer.com.mk/?ItemID=E4C206C ... 7DE67E4001

---------------------------------------------------------------------------------

Historianët: Skenare për shlyerjen e elementeve iliro-dardane 15/02/2011 13:56:38


Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni ka shprehur shqetësimet lidhur me ngjarjet e fundit dhe incidentet në Kalanë e Shkupit dhe tentimet për zhbërjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Shoqata jonë ruan kontinuitetin e reagimeve të veta rreth kësaj çështjeje që nga viti 2007 kur deklaruam se gërmimet në Kalanë e Shkupit kanë prapavijë politike dhe kryesynimi i këtyre gërmimeve është fshirja e elementeve iliro-dardane nga historia shumëshekullore e Kalasë. Ndërtimi tinëzar i kishës, natën dhe në dimër duke sjellë punëtorë ndërtimor nga Manastiri, edhe përskaj premtimeve se ndalohen punët rreth ndërtimit, tregon se ky projekt është prodhim i njerëzve me agjendë të rrezikshme për ardhmërinë e vendit dhe duan përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, thekson SHHSHM.

Shoqata e historianëve, bashkë me shoqatat tjera joqeveritare shqiptare në vend, do të vazhdojë qëndrimin e vet parimor në zbardhjen e të vërtetave historike pa kurrfarë kompromisi.

“ Do të vazhdojmë të mbështesim nismat e secilit që kanë për qëllim mbrojtjen e dinjitetit të historisë sonë të lavdishme shumëshekullore, Kalasë, Shkupit dhe kulturës iliro-shqiptare. I porosisim ata të cilët tentojnë të vjedhin historinë tonë siç ishte rasti me Skënderbeun, Nënën Terezë, enciklopedinë, Kalanë, etj., se nuk do të ju lejojmë hapësirë për ti realizuar projektet dhe planet e tyre djallëzore”, thuhet në fund të reagimit të SHHSHM-së. (INA)


“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#93

Post by Arbëri »

Huliganët maqedonas: Do t'i masakrojmë shqiptarët

Disa huligane maqedonas nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, kanë paralajmëruar për një protestë të re ditën e sotme në Kala, si hakmarrje për incidentit e javës së kaluar. Të mbledhur nën frymën e urrejtjes ata kanë paralajmëruar se të shtunën do t`i masakrojnë shqiptarë :mrgreen:




Ju pritem , ju nuk erdhet :mrgreen:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#94

Post by Arbëri »

Gazeta ruse "PRAVDA"


“Pravda”: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosoves


28-02-2011 19:55 CET

Image

Gazeta ruse “Pravda”, në një koment të saj të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar”, shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.

“Pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse “Pravda”, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz.

“Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet. Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luaj Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi, nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin.

Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërsa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.

Gazeta ruse “Pravda” shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas.

“Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase. Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe ku shqiptarët janë mbi 20 për qind të jetë zyrtare”, shkruan “Pravda”.

Më tej në artikull theksohet fakti që politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Sipas gazetës në fjalë, kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë.

“Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare. Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, shkruan në fund gazeta ruse “Pravda”.

http://www.zeri.info/artikulli/1/4/2001 ... e-kosoves/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Maqedonia

#95

Post by erix77 »

Kjo eshte ne vazhden e politikave antishqiptare dhe anti pavaresise se kosoves nga Rusia.
Me shkrime si ky me siper ata duan tu tregojne njerezve se pavaresia e kosoves ishte nje gabim dhe se serbia eshte faktor stabiliteti ne ballkan kurse shqiptaret e kane mendjen vec per lufte.

Ky shkrim nuk eshte nje parashikim i te ardhmes politike ne ballkan por eshte nje tentative per denigrimin e shqiptareve ne kosove dhe maqedoni.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#96

Post by Adriana »

-waiting-


[quoteemHapet Qendra Memoriale e Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë]Në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup do të prehen eshtrat e 7200 hebrenjve nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi. Qendra është e katërta e këtij lloji në botë pas atyre në Jerusalem, Uashington dhe Berlin.
Me këndime fetare Kadish dhe El Rahamim te kënduar nga rabinët dhe me nderime të larta ushtarake, në lagjen e vjetër të hebrenjve në Shkup u hap Qendra Memoriale e Holokaustit ndaj Hebrenjve nga Maqedonia. Në mars të vitit 1943, 7200 hebrenj nga Maqedonia u deportuan në kampin e përqëndrimit Treblinka prej nga ku nuk u kthyen më. Hiri i tyre nga e enjtja (10.03) do të qëndrojë në qendrën memoriale në Shkup.

Hebrenjtë nga Maqedonia nuk ishin ardhacakë

Mësimet që nxorrëm nga Holokausti janë të rëndësishme edhe ne ditët e sotme. Ideologjia fanatike nuk mund të luftohet me indiferencë, perëndimi duhet të mësojë nga e kaluara dhe duhet te tregojë vendosmëri për kërcënimet bashkëkohore ka theksuar zëvëndëskryeministri i Israelit, Moshe Jallon. “Hebrenjtë nga Maqedonia nuk ishin ardhacakë në këtë vend, ata jetonin në shtëpitë ku lindën, por me dhunë u deportuan në kampet naziste për të mos u kthyer të gjallë në vendlindjen e tyre. Por, ja që historia ndryshon, trupi i tyre tani do të prehet në vendlindjen e tyre “, ka thënë Moshe Jallon


Gruevski: Qendra kthim i borxhit moral

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka theksuar se hapja e Qendrës Memoriale të Holokaustit ndaj hebrenjve të Maqedonisë është kthim i një borxhi moral për shokët, fqinjët dhe bashkëqytetarët që me dhunë u deportuan nga Maqedonia. “Kjo qendër memoriale është shprehje e besimit të thellë se me punë dhe vepra mund të kontribuosh për një satisfaksion moral për fitoren e së mirës ndaj të së keqes”, është shprehur Nikolla Gruevski.

Rabini Endrju Bejker ka folur për rëndësinë e hapjes së qendrës jo vetëm për hebrenjtë nga Ballkani por edhe më gjërë në rajon. “Në këtë qendër do t'i shohim fytyrat, do t'i përkujtojmë emrat , do të njihemi me tregimet e tyre, të hebrenjve të deportuar, jeta e të cilëve ndryshoi kahun e historisë”.



Në ceremoninë e hapjes së Qendrqs Memoriale të Holokaustit në Maqedoni ishin të pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe deputetë nga Kneseti Izraelit. Qendra Memoriale e Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia është e katërta e këtij lloji krahas atyre në Jerusalem, Uashington dhe Berlin.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,14 ... lb-609-xml[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#97

Post by Adriana »

-waiting-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#98

Post by Arbëri »

Maqedoni, do të formohet Lëvizja “VETËVENDOSJE!”



Lëvizja e pagëzuar “VETËVENDOSJE!” sikur e Albin Kurtit së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe në Maqedoni, një iniciativë që vjen nga Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH). Përfaqësues të KOSH thanë se së shpejti themelohet lëvizja, por nuk jepen detaje se a do të jetë ajo degë e lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti, apo ndonjë organizëm i veçantë në Maqedoni.

“Degradimi i faktorit politik shqiptar deri në nihilizëm, po i detyron forcat e shëndosha shqiptare të organizohen dhe të veprojnë në mënyrë jashtë institucionale, në një lëvizje, që do të quhet Lëvizja ‘VETËVENDOSJE!’, e përbërë nga rreth 40 organizata joqeveritare dhe qytetare shqiptare në Maqedoni.

Këto organizata përjashtojnë bashkëveprimin apo të jenë pjesë e ndonjë skenari të lidhur me partitë aktuale politike. Sipas tyre, në asnjë rast iniciativa nuk ka prapavijë të caktuar politike të ndërlidhur me ndonjë subjekt politik, por modeli i funksionimit do të jetë një lëvizje simotër, por deri tani të pakonfirmuar si pjesë e bërthamës së Lëvizjes “VETËVENDOSJE!” në Kosovë. /ina/albeu/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#99

Post by Arbëri »

“Pranvera e Dinjitetit” me 14 mars në Kalanë e Lirisë në Sellcë të Tetovës

Me rastin e 10-Vjetorit të UÇK-së - Brigada 112 "Mujdin Aliu", do të mbahet Manifestimi Jubilar (tradicional) "Pranvera e dinjitetit" në të cilin do të flitet për vendosmërinë e paepur, ngadhnjimin e bijve dhe bijave të popullit tonë liridashës, nën Emblemën e UÇ Kombëtare.
Zmadho fotografinë
Me rastin e 10-Vjetorit të UÇK-së - Brigada 112 "Mujdin Aliu", do të mbahet Manifestimi Jubilar (tradicional) "Pranvera e dinjitetit" në të cilin do të flitet për vendosmërinë e paepur, ngadhnjimin e bijve dhe bijave të popullit tonë liridashës, nën Emblemën e UÇ Kombëtare.

Më 14 mars para dite (nga ora 10.00) do të bëhen homazhe te varrezat e Dëshmorëve:

a) Nga Rakoveci - Reçica e M. - Tetova (Kompleksi memorial
pranë Teqes) - Përroi
b) Nga Jazhinca - Sllatina - Nëpërshteni - Xhepçishti – Përroi

Manifestimi do të mbahet më 14 mars 2011 në Kalanë e Lirisë në fshatin Sellcë, me fillim në ora 13.00. Aty do të nderohen Dëshmorët që prehen brenda Kështjellës.

Do të mbahet një takim i përzemërt me anëtarët e Familjeve të Sakrificës të vitit 2001.

Në këtë Manifestim do të marrin pjesë Familjet e Dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, ish udhëheqësit e SH.P. të UÇK-së, të Brigadës 112 "Mujdin Aliu" dhe Brigadave të tjera nën Emblemën e UÇ Kombëtare si dhe kontribues të Çështjes Shqiptare.

Manifestimi organizohet nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe këshilli vendor.



Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#100

Post by Arbëri »

Sondazhi, shqiptarët në Maqedoni të diskriminuar


SHKUP- Mungesa e saktësimit të ligjeve të posaçme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, po mban në qendër të vëmendjes fobinë e diskriminim të shqiptarëve të Maqedonisë, e cila aplikohet në çdo sferë shoqërore dhe institucionale, por edhe në jetën private.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajme Ina. Sic raporton kjo agjenci, shumica e institucioneve të Maqedonisë nuk e praktikojnë gjuhën shqipe, por edhe refuzojnë aplikimin e saj.

Praktikimi i gjuhes shqipe nuk ndodh as në tabelat treguese, faqe interneti, pankarta dhe materiale të ndryshme propagandistike e deri te treguesit e rrugëve, ku në një fshat maqedonas në perëndim të Maqedonisë, mbishkrimi në shqip është shkarravitur, raporton agjencia e lajmeve INA.

Duke i’u referuar sondazhit të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, shumica e qytetarëve rreth 53 për qind, vlerësojnë se në Maqedoni ekziston fenomeni i diskriminimit dhe se ai shfaqet më së shpeshti në bazë të përkatësisë etnike dhe politike.

Sipas këtij vrojtimi shumica e shqiptarëve vlerësojnë se janë të diskriminuar në të gjitha sferat e jetës. Anketa është realizuar gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar me 1.074 të anketuar.

(e.m/ina/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#101

Post by Arbëri »

Kosovë-Maqedoni tashmë vetëm me letërnjoftime

Ministri i Brendshëm i Kosovës paralajmëroi sot në Shkup se së shpejti do të aplikohet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës, Gordana Jankullovska dhe Bajram Rexhepi sot në Shkup nënshkruajtën marrëveshjen dypalëshe për aplikimin e patrullave të përziera për sigurimin e kufirit shtetëror midis dy vendeve.

Ministrat Jankullovska dhe Rexhepi kanë vlerësuar si tejet të mira marrëdhëniet midis dy vendeve në nivel të MPB-ve, duke marrë parasysh edhe takimet e shpeshtuara dypalëshe në nivele të larta, por edhe rregullimin e marrëdhënieve në planin e firmosjes së marrëveshjeve.

Ministrja Jankullovska deklaroi se kjo marrëveshje dypalëshe është bazë plotësuese për menaxhim të përbashkët të kufirit dhe sigurimin e tij dhe se në këtë drejtim është shprehur gatishmëri dhe qëllime të përbashkëta për parandalimin e kontrabandës dhe veprimeve të tjera të paligjshme.

Ata shprehën gatishmëri për hapjen e kufijve për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave, për interes të të dyja vendeve.

MPB e Maqedonisë ofroi projektin për formimin e Qendrës së përbashkët të komunikimit midis dy dikastereve, një model që funksionon me MPB-në e Bullgarisë, funksioni i së cilës do të jetë kalimi më i shpejt i kufirit nga ana e udhëtarëve dhe mallrave.

Ministri Rexhepi theksoi se kjo nismë do të shqyrtohet shumë shpejt dhe do të ketë përgjigje nga ana e tyre. Ministri kosovar shtroi çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime, mirëpo pas aplikimit të dokumenteve biometrike.

Dy ministrat gjithashtu shqyrtuan mundësinë e hapjes së kalimeve të tjera kufitare midis dy vendeve. Në kuadër të delegacionit kosovar kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të policisë kosovare.

http://www.albeu.com/kosove/kosove-maqe ... ime/33348/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#102

Post by Arbëri »

Ndërkombëtarët pro koalicionit gjithëshqiptarë

Abasadorët e vendeve të huaja në Maqedoni , kanë dhënë pëlqimin e tyre në lidhje me idenë e hedhur nga kreu i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Rufi Osmani për koalicion gjithëshqiptar pas-zgjedhor.

Lideri i RDK-së, ka theksuar se, ky moment do të mundësonte që pas dy dekadave pluralizëm, faktori shqiptar të mund të kushtëzojë formimin e Qeverisë me kërkesat shqiptare që ende vazhdojnë të jenë të hapura, njoftoi portali Koha.
Diplomatë perëndimor në Maqedoni e shohin si alternativë të fuqishme daljen e Rufi Osmanit në skenën politike shqiptare në Maqedoni.

Rufi Osmani, kryetari aktual i komunës së Gostivarit, dhe përkrahës të tij po zhvillojnë takime dhe konsulta në terren lidhur me formimin e subjektit të ri politik shqiptar. /albeu.com/


http://www.albeu.com/maqedoni/nderkombe ... are/33543/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Maqedonia

#103

Post by erix77 »

po pse duke u krijuar parti te reja do te bashkohet faktori shqiptar ne Maqedoni?
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#104

Post by Arbëri »

erix77 wrote:po pse duke u krijuar parti te reja do te bashkohet faktori shqiptar ne Maqedoni?
Une nuk e besoj ,por me vie cudi se si nderkombetaret tentojne te na bashkojne e ne ndahemi .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#105

Post by Arbëri »

Projekti sheshi 'Skënderbeu-Shkup

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Lajme”