Sa herë që flitet për Moza ikun e Tiranës, cilësohet se ai ndodhet në tre mje dise të një bazilike, më
parë vilë romake fshatare, rustica, zbuluar rastësisht në vitin 1972, gjatë punimeve për ndërtimin e banesave në lagjen “Partizani”, vend i cili njihet edhe me emrin e tij të parë “Krojet e Shëngjinit”.
Bazilikë, pra vendqëndrimi i një bazileu, i një hierarku kishtar, apo thjeshtë kishë, kjo është një çështje që vjen pas përdorimit të asaj ngrehine për qëllimin e parë për të cilën ajo strukturë ishte ndërtuar, pra si vilë.
Të gjithë studjuesit e sotëm janë në një mendje kur thonë, se kemi të bëjmë me një vilë romake të fillimit të periudhës imperiale, pra të kohës midis shekullit të parë dhe shekullit të dytë të erës së re. Në kohën kur u ndërtua vila, shkrimtari romak Plin Plaku shpjegon se fjala vilë kishte kuptimin e një ferme të shtresave të larta shoqërore, e cila ishte dy llojesh : vilë fshatare dhe vilë qytetare, rustika dhe urbane. Vilat urbane ndërtoheshin një ose dy ditë rrugë larg Romës, apo qyteteve të tjerë të mëdhej të perandorisë. Ato ishin të rrethuara me kopshtie, ullishta dhe vreshta. Në fermat qytetare, pronarët shkonin për klimë, a për të shijuar verën dhe vajin e ullirit që prodhohej aty prej skllevërve të tyre. Përgjithësisht skllevërit jetonin në vilë, kurse pronarët venin e vinin nga qyteti.
Me kalimin e shekujve, fjala vilë mori disa kuptime, si fshat, fshat i fortifikuar e deri në kuptim që ka sot.
Të kthehemi te vila e Mozaikut të Tiranës.
Kur konsultohesh me informacionin e dhënë rreth saj, gjen se që nga zbulimi i Mozaikut të Tiranës e deri më sot, thuhet se vila romake në fjalë është një vilë rustika, pra vilë fshatare.
Po a është fshatare, rusika,vila e Mozaikut të Tiranës ?
Do të mundohemi t’i përgjigjemi kësaj pyetje, pa shkuar më tej për të kërkuar përgjigje per pyetjen në se Vila në Fushë të Tiranës është e vetme, apo pranë saj ka edhe të tjera. Po ashtu, pa shpjeguar edhe për ndërtimin e saj, shpjegime të cilat lexuesi mund t’i gjejë në internet, mjafton të kërkojë zërin villa romana.
Në bazë të përkufizimit që jep Plin Plaku, vila e zbuluar në Krojet e Shëngjinit në Tiranë, të paktën për nga largësia prej një qyteti të madh si ishte Durrësi në atë kohë, del se është vilë urbane. Nga Durrësi e deri te vila janë më pak se një a dy ditë rrugë. Janë jo më shumë se 8-10 orë rrugë, sipas lëvizjes së kohës, me kalë a qerre.
Ka edhe një gjë tjetër në favor të quajtjes së vilës urbane dhe jo rustika. Kjo gjë ka të bëj më mozaikun, i cili është ndërtuar me elementë të njëllojtë me mozaikun e zbuluar në vitin 2007 në qëndër të Romës, në themelet e Palazzo Valentini, pranë Piazza di Spagnia, gjatë punimeve që bëheshin në atë pallat, i cili sot është ndërtesa administrative e Rajonit të Romës.
Te të dy mozaikët, përveç gërshetave, figurave gjeoometrike dhe kornizave që hasen edhe në mozaikë të tjerë të kohës, kemi figurën e flugerit dhe figurën e enës me dy anëse.
E pakta që mund të themi nga krahasimi i dy mozaikëve, është se pronari i Vilës në Fushën e Tiranës, ndiqte modën, mënyrën e zbukurimit të vilës së vet, me zbukurimin që klasat e larta sociale zbukuronin vilat në Romë, në kryeqendrën e Perandorisë Romake.
Faktit të ngjashmërisë së Mozaikut të Vilës së Romës me Mozaikun e Vilës së Tiranës, i shtohen edhe gjëra të tjera, si dy vaskat me shkallë, të cilat më tepër se vaska për fermentimin e rrushit që konsiderohen deri më tani, mund të jenë vaska për banjë apo për tu freskuar në ditët e nxehta të verës. Po ashtu përputhet me vilat urbane edhe gjetja pranë të dy vilave e gurëve të varreve, gjë e cila bëhej në kohën kur romakët i varrosnin njerzit pranë shtëpisë në qytet.
Ajo që na befason në këtë histori, është vetë fjala vilë, të cilën ne e kemi në shqip të lidhur me foljen vjel. Pra, për një fermë, vilë me pemë frutore, ne themi se aty vjelim frutat. Për grurin ne nuk themi vjelim grurin, por korrim grurin. Edhe për barin, nuk themi vjelim barin, por mbledhim barin.
Befasia tjetër na vjen kur mendojmë se konsiderata e Vilës në Fushën e Tiranës si vilë urbane, na bën të kërkojmë edhe të anasjelltën e arsyetimit të mësipërm duke bërë pyetjen: Në se vila e Mozaikut të Tiranës, për shkak të ngjashmërisë të mozaikut me me Mozaikun e Vilës në qendër të Romës, rezulton vilë urbane, qytetare, pranë kujt qyteti është ajo vilë?
Qytret më të madh se Durrësi nuk kemi pranë vilës. Nuk kemi qytet tjetër si Durrësi, me një amfiteatër me rreth 20 000 spektatorë, aq sa gjysma e kapacitetit të Koloseut të ndërtuar afërsisht në po atë kohë në Romë.
Faktet na bëjnë të mendojmë se Vila Qytetare në Fushën e Tiranës, është vilë qytetare e Durrësit, i cili në atë kohë, që prej shekullit të tretë para Krishtit, kishte ndërruar emrin nga EPIDAM në DYRAH.
Këtu vjen befasia më e madhe, ajo e një provokimi për etimologjinë e emrit TIRAN, i cili që në shekullin e katërt para Krishtit dëshmohet i shkruar TYRAN, TURAN, emri i perëndeshës së dashurisë, Afërditës së grekëve dhe Venusit të romakëve.
Mos vallë Fusha e Tiranës është Fusha e qytetit TYRAN, DYRAN, DYRAH, fusha e atij qyteti i cili ndërroj emrin nga EPIDAM në DYRAH nga një popull albanësh, i cili në shekullin III para Krishtit, pas një lufte njëqindvjeçare me Rromën, u mund prej saj dhe u përzu nga gadishulli Italik dhe erdhi e u ngul në Epidam, aty nga ku ndoshta dikur me emrin etërit Albanë ishte nisur me trojanët sipas Virgjilit? Albanët e kishin kultin e perëndeshës së dashurisë TYRAN , DYRAN, DYRAH, e cila për ta ishte edhe mbrojtësja e lundërtarëve.
Sigurish që ky është provokim i një gazetari që udhëton në natyrën dhe kulturën shqiptare dhe e di se emri i Dyrahut është shjeguar deri më sot nga studiuesit me ndihmë të mitologjisë, si emri i djalit të një hyu. Por, i lutem lexuesit të kërkoj e të gjej në internet se Turan, Tyran ishte perendesha e dashurisë edhe e Albanëve, e atij populli që rronte në mal, në jug lindje të Romës, Curiaz (Guras), ashtu si edhe e atij populli që rronte në fushë Oraz (Aras) rreth Romës, të cilin edhe sot romanët në dialektin e tyre e quajnë arban.
Athere rreth Romës kishte shumë popuj albens, albanes, arbanes. Thonë se ishin nja tridhjetë popuj të tillë.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=91870