"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#16

Post by land »

nje lajm shume i trishtuar, shqiperia eshte duke humbur trenin e fundit per ne europe. "dhurate" nga politikanet(keta pjella te felliqura te ramiz alise dhe partise se punes) tane per popullin shqiptar.

BARROSO ANULLON VIZITEN NE TIRANE
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#17

Post by erix77 »

eshte e tmerrshme ne cfare lloj shteti jetojme ne 2011 ne mes te Evropes,njeri i bie gozhdes tjetri patkoit dhe te dy ja fusin popullit te shkrete qe ju shkon nga pas symbyllazi.Hapni syte o njerez dhe mos ju besoni jeten ketyre felliqesirave qe po mbajne peng Shqiperine prej 20 vjetesh.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#18

Post by land »

Trouble in Tirana
Albania on the brink


The Economist, May 19th 2011, 15:43 by Tim Judah

*

THE great hope was that Albania's local elections on May 8th would deliver a clear result, in one single bound freeing the country from what Albert Rakipi, head of the Albanian Institute for International Studies, described as the “tyranny of the status quo”. It has turned out to be a forlorn hope. Edi Rama (pictured), head of the opposition Socialist Party, has called for a general revolt against the government of Sali Berisha. Today Albania stands on the brink.

The next few days will tell whether cool heads prevail or if the country slips into serious unrest and, potentially, violence. This morning opposition supporters blocked the main Tirana to Durres highway, while protests broke out in Tirana and several other towns.

Much of the background to the election is in a piece I wrote on the day of the poll. I quoted Mr Rakipi comparing the race to run Tirana to the battle of Stalingrad. This quote is now looking rather prescient.

The immediate problem is that there was no clear victor on May 8th. The Socialists took most of Albania's major towns, but Tirana is in question. Such is the level of distrust in the system that the election count was televised. In Tirana 249,184 people voted; Mr Rama, who is running for a fourth term as mayor, won by just ten votes.

Yesterday the central election commission said there would be a recount. This has increased the chances of Lulzim Basha, the candidate of Mr Berisha’s ruling party, taking Tirana. The Socialists claim this is a ruse designed to deny them victory.

The confusion arose because in Tirana there were four ballot boxes, covering the mayoral vote as well as municipal councillors. Some ballot papers inevitably found their way into the wrong boxes. The question of whether they should be considered valid is ambiguous; there are strong arguments on both sides. "Nobody has the right to deny the will of the citizens that exercised their right to vote," says Mr Basha. It seems a reasonable point. On the other hand the electoral code and precedent seem clear: the votes should not be counted.

Albania has been paralysed since a general election in 2009 that the Socialists say was stolen by Mr Berisha. Unsurprisingly the latest development has triggered fury among their ranks. Mr Rama said: “We should do everything with body and soul to stop the government, and the revolt brewing inside every Albanian should spill into the streets.” Gramoz Ruci, a senior party official, said that the Socialists would lead a “popular revolt”.

I asked Erion Veliaj, Mr Rama’s right-hand man, whether a call for an uprising might not be a big risk. A Socialist-led demonstration in February went seriously wrong when four people were killed by Republican Guards shooting from inside the government building. Mr Veliaj replied: "[After] forging the paperwork live on television [Mr Berisha] is about to now strip our title and declare his guy the winner in an attempt to throw Edi on the street. You tell me what we are supposed to do".

Huge pressure is being applied to both sides from abroad. Catherine Ashton, the EU’s foreign-policy chief, appealed yesterday for "all political leaders…not to put lives of citizens at risk.” José Manuel Barroso, the president of the European Commission, has cancelled a planned visit to Tirana on Saturday. He presumably intended to congratulate Albanians on their election and to announce that the country’s stalled EU integration process was now back on track. So much for that. As one European diplomat sighed, “20 years after communism, they seem unable to hold elections which meet basic European criteria.”

This morning Mr Veliaj says that a legal appeal against the planned recount in Tirana will be mounted, but with protests and roadblocks under way, things already look dicey. If Mr Basha is declared the winner he will be hard to dislodge, regardless of any appeal—and the same goes for Mr Rama.

As one source from Tirana wrote to me overnight: “It seems we are entering into a new cycle of political conflict.” What a tragedy for Albanians.
http://www.economist.com/blogs/easterna ... ble_tirana
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#19

Post by Arbëri »

Presidenti Topi, më 8 Maj votoi për Edi Ramën

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ditën e 8 Majit, e ka hedhur votën e tij pro kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.

Ky përfundim ka dalë pas zbulimit të fletës së votimit të kreut të shtetit, e hedhur në kutinë nr.1968.

Në fakt, vota e tij është hedhur aksidentalisht në kuti tjetër dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron konkretisht të gjitha ato fletë të rregullta votimi, të kontestuara për shkak të gjetjes së tyre jo në kutinë e caktuar.

Pamjet e gabimit të kreut të shtetit gjatë procesit të votimit më 8 Maj, nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Servet Maçi” në njësinë bashkiake nr. 9. të Tiranës, u transmetuan edhe nga televizioni KLAN.
:mrgreen:
Klan TV
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#20

Post by CERMENIKASI »

Cfar nuk shef syni e çfar nuk ndëgjon veshi!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
land
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 257
Joined: Wed Sep 30, 2009 4:30 pm
Gender: Male

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#21

Post by land »

Arbëri wrote:Presidenti Topi, më 8 Maj votoi për Edi Ramën

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ditën e 8 Majit, e ka hedhur votën e tij pro kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.

Ky përfundim ka dalë pas zbulimit të fletës së votimit të kreut të shtetit, e hedhur në kutinë nr.1968.

Në fakt, vota e tij është hedhur aksidentalisht në kuti tjetër dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron konkretisht të gjitha ato fletë të rregullta votimi, të kontestuara për shkak të gjetjes së tyre jo në kutinë e caktuar.

Pamjet e gabimit të kreut të shtetit gjatë procesit të votimit më 8 Maj, nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Servet Maçi” në njësinë bashkiake nr. 9. të Tiranës, u transmetuan edhe nga televizioni KLAN.
:mrgreen:
Klan TV
Kujdes !!!
Ne nje vend demokratik vota eshte e lire dhe e fshehte, dheeeeeee e shenjte.

Ne nje vend ku as presidenti i republikes nuk eshte i afte te garantoje fshehtesine e votes se vet, ate vend e ka marre lumi, do te thote qe vendi ka reshkitur ne diktature.
Cdo te thote kjo?! Shqiperia ka nje sistem skandaloz zgjedhjesh, dhe nje kod zgjedhor akoma me skandaloz, qe fut uje nga te gjitha anet, kjo eshte e pafalshme, kane kaluar 20 vjet nga "shembja e komunizmit" dhe ky vend lengon akoma, por a eshte shembur kumunizmi? Jo dhe pike, gjithe klasa politike eshte pjelle komuniste.

Te gjitheve duhet te na tmerroje jo se per ke votoi Bamir Topi, por pse u zbulua per ke votoi Bamir Topi.

Personalisht ka 20 vjet qe nuk votoj, me vjen keq qe voten ateher ja dhashe nje partie qe drejton anadollaku berisha( aq i ngjashem me diktatoret e egjiptit, libise, tunizise), dhe do refuzoj te votoj ne kete vend qe drejtohet nga plehra te tilla.
"They are Nietzsche's over-men, these primitive Albanians — something between kings and tigers."
- Henry Noel Brailsford
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#22

Post by Arbëri »

Ministria e Jashtme në Itali: Mos shkoni në Shqipëri!
Ministria e Jashtme italiane e cilëson Shqipërinë si vend më probleme dhe këshillon italianët të shmangin Shqipërinë për pushime. Shkak për ketë është situata pas zgjedhore e krijuar në Shqipëri dhe tensionet politike të ditëve të fundit.

Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, njësia që kujdeset për qytetarët italianë në udhëtim apo që po bëhen gati të udhëtojnë, iu bën thirrje që të shmangin vendet ku ka grumbullime në Shqipëri.

"Për shkak të tensioneve politike që është e karakterizojnë situatën pas zgjedhore në Shqipëri, ftohen qytetarët italianët që ndodhen atje ose që do të shkojnë së shpejti, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime. Njoftimet e përditshme për gjendjen e kohëve të fundit në Shqipëri, ku përmenden bllokimet e akseve rrugore dhe protestat, shoqërohen nga ato të rreth 20 vendeve te tjera ku po kalohen gjendje krize si Libia, Tunizia apo Sierra Leone". /albeu.com/
http://www.albeu.com/shqiperi/ministria ... i!-/37341/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#23

Post by Arbëri »

Tirana, KQZ, shpalli sot online pas 10 ditesh rezultatin paraprak
Protesta e PS rifillon pasdite





TIRANE-Rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund procesit të numërimit të votave të kontestuara për Bashkinë e kryeqytetit. Nga numërimi i 125 kutive në total, rezultuan 171 vota për kandidatin demokrat, Lulzim Basha dhe 83 për rivalin e tij socialist, Edi Rama. Në një intervistë të dhënë për televizionin NEWS 24, kreu i KQZ-së, Arben Ristani konfirmoi se tashmë këtij institucioni nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpallë rezultatin përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. Por, pavaresisht kesaj, "lufta" per rezultatin nuk ndalet ketu. Vendimarrja e shumicës në KQZ për numërin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara do ta marrë vlefshmërinë apo jo vlefshmërinë ligjore në Kolegjin Zgjedhor.

KOSOVRASTI: AKTIN E DI GJITHË SHQIPËRIA, JU BËNI SIKUR NUK DINI GJË
Ora 14:10-Anëtari i djathtë në KQZ Njazi Kosovrasti theksoi se akti normative është bërë I ditur dhe më parë dhe kërkon jo më shumë se 2 orë kohë për të shqyrtuar materialet. Sipas Kosovrastit, akti ka në brendësi vendime që janë marrë këto ditë nga KQZ.
“Janë vendime që janë marrë këto ditë dhe janë parë nga gjithë Shqipëria. Tani nuk kuptoj pse kërkoni kohë, kur kjo gjë mund të kërkojë më shumë se 1 ose 2 orë kohë për të akorduar me shifrat. Të mbarojmë këtë dhe kalojmë tek tabelat përmbledhëse se po zgjatimi kot”.

KQZ NIS MBLEDHJA, DEBATE PER AKTIN NORMATIV. RISTANI: MIRATOJENI! GJONCAJ DUAM KOHE TA SHQYRTOJME
Ora 13:40-Nis mbledhja e KQZ. KQZ propozon miratimin e një akti normative me vendime të KQZ për procesin e zgjedhjeve, por anëtarët socialistë në KQZ e kundërshtojnë.
Ristani theksoi se “akti ka një pjesë arsyetuese, dhe ka një pjesë vendimarrëse mme anekse për vendime që i kemi marrë ditë pas dite e orë pas ore që është miratuar nga orë të tëra për ju”.
Por përfaqësuesi juridik i PS, Genci Gjoncaj kërkoi të dijë se kush është axhenda për sot. Ai theksoi se nuk ka dijeni për aktin normative dhe kërkoi kohë 24 orë për të shqyrtuar këtë Akt normativ.

KQZ SHPALLI SOT ONLINE REZULTATIN PARAPRAK PËR TIRANËN, RAMA 10 VOTA PARA
Ora 12:50-Për herë të parë që pas numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës, KQZ shpalli sot në eubsajtin online rezultatet paraprake për kryeqytetin.
Pas vlerësohet se ka perfunduar numërimi e 485 kutive gjtihsej, KQZ në rezultatet e prezantuara sot online, rendit paraprakisht kandidatin Edi Rama i Aleanca për të Ardhmen me 12 4623 vota ne krye te listës. I dyti poshte Ramës renditet Lulzim Basha me Aleanca për Qytetarin 124613 vota.
I treti ashtu Hysni Milloshi me 1391 vota.

ANËTARI I KQZ, LAZAJ: SITUATA KËTU KAOTIKE
Ora 12:40-Anëtari i KQZ, Artan Lazaj e komentoi per TVNews24 si kaotike situatën e sotme në KQZ. “Jemi në një situatë esktraligjore. Është miratuar një akt në parim, ne nuk kemi asnjë akt në letra, pra me pak fjalë një situatë kaotike që nuk dimë si do vijojë.

SHTYHET PA AFAT MBLEDHJA E KQZ
Ora 12:30-Mbledhja e sotme e KQZ eshte shtyre per te treten here. KQZ nuk ka caktuar ende nje afat se kur do te nise mbledhja ne te cilen pritet te shpallet nga ana e KQZ dhe rezultati perfundimtar per Bashkine e Tiranes. Shtyrja erdhi menjehere pas takimit qe kreu i misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR kreu ne KQZ me drejtues te ketij Komisioni.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN
Ora 12:20. Mbledhja e KQZ e parashikuar per ne oren 12:00 caktohet per ne oren 12:30.

STONESTREET NË KQZ: DISKUTOVA PËR RAPORTIN E ODIHR. KUTITË? PALËT TË ZBATOJNË LIGJIN
Ora 12:00- Kreu misionit të vëzhguesve të ODIHR Jonathan Stonestreet është gjendur sot paradite rreth ores 11100 në ambientet e brendshme të KQZ. Kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR-it Jonathan Stonestreet është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristanin dhe nënkryetaren e këtij Komisioni, Dëshira Subashi.
Pas takimit, Stonestreet ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat ku ka shpjeguar se me Ristanin dhe Subashin ka biseduar rreth raportit të ODIHR për zgjedhjet. Ai u shpreh se ka marrë nga KQZ informacione të nevojshme për ti shtuar në raportin përfundimtar që do të nxjerrë pas dy muajsh OSBE-ODIHR.

I pyetur për fletët e kontestuara dhe zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, Stonestreet u shpreh se ai nuk e ka prekur aspak këtë cështje në bisedën e sotme dhe se nuk mund të bëjë interpretime të ligjit përsa u takon këtyre kutive. Në deklaratën për mediat, Stonestreet theksoi se në silindo rast, palët duhet të zbatojnë ligjin dhe rregullat e lojës.
Takimi i Stonestreet me Ristanin e Subashin zhvillohet pikerisht disa ore para shpalljes se rezultatit zyrtar per zgjedhjet vendore te 8 majit.

PS PROTESTON QETËSISHT. MEKSI: VJEDHJA E VOTËS NDALI PROGRESIN
Ora 11:00-Deputetë dhe mbështetës të shumtë të PS janë mbledhur në sheshin para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kane kërkuar që ky institucion të shpallë drejt rezultatin për zgjedhjet vendore. Ermelinda Meksi theksoi se misioni I opozitës është shumë më i madh nga sa duket. Misioni për votën e lrië tha ajo është progress për vendin, por vjedhja e votës së lirë, deklaroi deputetja në fjalën e saj, ka ndalur progresin në vend.
Te tjere deputetë të PS-së, duke marrë fjalën në protestën e radhës, denoncuan, sipas tyre, "shkeljen flagrante të ligjit dhe përpjekjen për të ndryshuar në tavolinë rezultatin për kryeqytetin", i cili, sipas socialistëve, ka nxjerrë fitues kandidatin e PS-së, Edi Rama.

PROTESTA E PS, NMBUSHET SHESHI PARA KQZ
Ora 10:20-Ka nisur grumbullimi i njerezve jashte godines se KQZ per protesten e radhes se opozites. Ashtu sic ishte njoftuar nje dite me pare, rreth ores 10:00 nisen te mberrinin protestuesit e pare, kurse rreth ores 10:30 minuta protestuesit kane mbushur terriotirn para KQZ, ndersa ne numer te madh jane rreshtuar dhe efektive policie. Turma deri tani duket e qete, ndersa policet kane forcuar me kordona hyrjen para KQZ.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN PER NE OREN 12:00
Ora 10:00-KQZ shtyn mbledhjen qe kishte parashikuar rreth ores 10:00 te paradites se sotme. Burime nga KQZ bene te ditur per TVNEWS24 se mbledhja do te realizohet ne oren 12:00. Pritet qe ky institucion te shpalle sot rezultatin e zgjedhjeve vendore per Tiranen. Mbledhja do te nise me hartimin e tabeles permbledhese te rezultateve per kutite me vota te kontestuara te njesise bashkiake nr 5 te KZAZ nr 49 ne Tirane, te cilat u numeruar keto ditet e fundit. Pasdite, KQZ do beje tabelen me rezultatet permbledhese per Tiranen.

RISTANI: SOT REZULTATI
Ora 07:00-Rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund procesit të numërimit të votave të kontestuara për Bashkinë e kryeqytetit.
Nga numërimi i 125 kutive në total, rezultuan 171 vota për kandidatin demokrat, Lulzim Basha dhe 83 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.

Në një intervistë të dhënë për televizionin NEWS 24, kreu i KQZ-së, Arben Ristani konfirmoi se tashmë këtij institucioni nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpallë rezultatin përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. "Nesër (sot) do të miratojmë në tërësi vendimin pasi ishte miratuar vetëm nen për nen. Më pas do të kalojmë në miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në nr.49, që i përket njësisë bashkiake nr.5 dhe veprimi i tretë që do të ndërmarrë KQZ-ja do të jetë miratimi i rezultatit përfundimtar, pra miratimin e tabelave për 11 KZAZ-të e Tiranës. Këto nuk janë akte normative por vendime të KQZ. Janë vendime që sipas ligjit kërkojnë shumicën e thjeshtë që është 7 ose 4", - u shpreh ai. Sa i përket mos aprovimit nga opozita Ristani sqaroi se ajo është e lirë që të ankimojë vendimin e KQZ në institucionet përkatëse. "Nuk është e mundur bllokimi i procesit, pasi ligji i ka miratuar valvulat e sigurisë. I vetmi vendim që do kërkon vendim të caktuar do jetë për rezultatin në gjithë Shqipërinë. Sigurisht që procesi ankimor fillon menjëherë pasi marrim vendimmarrjen tonë, miratimi i tabelës përkatëse kalon në Komision Qendror më pas në Kolegjin Zgjedhor", - tha kreu i KQZ-së.
"Tashmë nuk bëhet fjalë për rezultate paraprake dhe për ne është përfundimtar duke marrë parasysh faktin e procesi të ankimimit, por vendimin përfundimtar mendojmë se do ta marrim deri nesër në mbrëmje vonë, - theksoi Ristani.

(d.b/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mendi
Regular Member
Regular Member
Posts: 68
Joined: Tue Nov 24, 2009 1:03 am
Gender: Male

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#24

Post by Mendi »

land wrote:
Arbëri wrote:Presidenti Topi, më 8 Maj votoi për Edi Ramën

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ditën e 8 Majit, e ka hedhur votën e tij pro kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.

Ky përfundim ka dalë pas zbulimit të fletës së votimit të kreut të shtetit, e hedhur në kutinë nr.1968.

Në fakt, vota e tij është hedhur aksidentalisht në kuti tjetër dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron konkretisht të gjitha ato fletë të rregullta votimi, të kontestuara për shkak të gjetjes së tyre jo në kutinë e caktuar.

Pamjet e gabimit të kreut të shtetit gjatë procesit të votimit më 8 Maj, nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Servet Maçi” në njësinë bashkiake nr. 9. të Tiranës, u transmetuan edhe nga televizioni KLAN.
:mrgreen:
Klan TV
Kujdes !!!
Ne nje vend demokratik vota eshte e lire dhe e fshehte, dheeeeeee e shenjte.

Ne nje vend ku as presidenti i republikes nuk eshte i afte te garantoje fshehtesine e votes se vet, ate vend e ka marre lumi, do te thote qe vendi ka reshkitur ne diktature.
Cdo te thote kjo?! Shqiperia ka nje sistem skandaloz zgjedhjesh, dhe nje kod zgjedhor akoma me skandaloz, qe fut uje nga te gjitha anet, kjo eshte e pafalshme, kane kaluar 20 vjet nga "shembja e komunizmit" dhe ky vend lengon akoma, por a eshte shembur kumunizmi? Jo dhe pike, gjithe klasa politike eshte pjelle komuniste.

Te gjitheve duhet te na tmerroje jo se per ke votoi Bamir Topi, por pse u zbulua per ke votoi Bamir Topi.

Personalisht ka 20 vjet qe nuk votoj, me vjen keq qe voten ateher ja dhashe nje partie qe drejton anadollaku berisha( aq i ngjashem me diktatoret e egjiptit, libise, tunizise), dhe do refuzoj te votoj ne kete vend qe drejtohet nga plehra te tilla.
O Land nuk eshte Saliu e keqja e atij vendi jo. Ish komunistet ja dolen te korruptojne deri ne rrenje gjithe shoqerine dhe eshte varferia dhe korrupsioni qe ata mbollen qe po ja hane shpirtin vendit. kurse ps mbetet simboli io te keqes.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#25

Post by Arbëri »

Rezultati final i KQZ; Basha 124786, Rama 124705 vota

Image

Tiranë, 23 Maj 2011 NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur tabelën përfundimtare për procesin zgjedhor të zhvilluar më 8 maj 2011 në Tiranë duke nxjerrë fitues me 81 vota më shumë, kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.
KQZ konkludoi se ishin gjithsej 250885 vota të vlefshme në zgjedhjet e 8 majit për qytetin e Tiranës.
Nga këto, Lulzim Basha ka marrë 124786 vota, Edi Rama 124705 vota dhe Hysni Milloshi 1394 vota.
e.t/NOA
http://www.noa.al/2011/05/rezultati-fin ... 4705-vota/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#26

Post by Arbëri »

Schmidt-Necke: Duhet rezultat i pakontestueshëm, edhe nëse duhen përsëritur zgjedhjet


E mërkurë, 25 maj 2011, NOA- Eksperti gjerman për Shqipërinë, Michael Schmidt-Necke mbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, votat e hedhura gabim, dhe rrugët për daljen nga kriza e re politike.

Në Shqipëri është ashpërsuar situata politike. Numërimi i votave në kutitë e gabuara për postin e kryetarit të bashkisë nxori fitues kandidatin demokrat, Lulzim Basha, me 81 vota përparësi. Kjo shkaktoi reagimin e fortë të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës dhe kryetar opozite, Edi Rama. Ai kishte në numërimin e kutisë së fundit për kryetar bashkie një javë më parë, 10 vota më shumë. Secila palë pretendon se e ka të drejtën me vete. Besimi në institucionet ligjore mungon. Çfarë mund të ndihmojë në këtë rast?
Nuk do të ishte serioze të vendosje se cila palë në këtë konflikt ka të drejtë. Nga ana tjetër është shumë problematike, kur pas një rezultati zgjedhjesh, kur u bë e njohur fitorja e ngushtë e Ramës, papritur një sasi letrash që janë ndodhur në kutitë e gabuara të përmbysin rezultatin. Ka mundësi të ketë ndodhur kështu, por prapë ka vend për dyshime. Pra është e qartë që klima e mosbesimit mes qeverisë dhe opozitës rritet. Këtë vit kemi parë përshkallëzim masiv të situatës politike. Që në këtë moment ishte e qartë se zgjedhjet lokale do të ishin më problematike se të shkuarat.

Situata ligjore për votat në kutitë e gabuara në Shqipëri nuk është e qartë. Ligji shqiptar shprehet qartë se kush mund të quhet votë e pavlefshme, por nuk saktëson se çfarë duhet bërë me votat që ndodhen në kutitë e gabuara. Opozita akuzon për këtë arsye qeverinë e Berishës “për kanibalizëm zgjedhor”, pasi për të KQZ, është zëdhënëse e Berishës. Sa e kompromenton ky numërim votash qeverinë Berisha?
Kjo i kompromenton institucionet në tërësi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet në shënjestër të kritikave nga të gjitha anët, por kjo ka ndodhur edhe më parë. Tani e gjitha kjo bie mbi qeverinë, sepse pala tjetër mendon – pra nëse ka pasur manipulime – se këtu ka pasur dorë qeveria. Nuk dua të pretendoj se ka pasur manipulime, por edhe nuk mund ta vë dorën në zjarr se nuk pasur ndonjë manipulim. Për fat të keq Berisha ka një të shkuar jo edhe aq të qartë, sa i përket ndikimit në zgjedhje, po të kujtojmë zgjedhjet e vitit 1996. Por në këtë moment duket se topi ka kaluar në anën e ndërkombëtarëve apo tek ODIHR-i, që deri më tani ka thënë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë transparente, por klima zgjedhore u përcaktua nga mosbesimi mes partive. Por mbi numërimin e votave në kutitë e gabuara nuk është shprehur.

Çfarë bëhet në Gjermani me votat që janë hedhur në kutitë e gabuara në zgjedhje, nëse kemi dy apo më shumë kuti votimi?
Në Gjermani rezultatin e zgjedhjeve do ta kishim brenda mbrëmjes së të njëjtës ditë dhe madje preçiz. Sigurisht është e mundur edhe tek ne që rezultati të jetë kaq i ngushtë, saqë duhet riparë dhe kjo do të thotë rinumërim në ato minibashki ku rezultati nuk është i qartë- dhe po qe se ka pasur vota të hedhura gabim atëherë nuk shoh rrugë tjetër vetëm që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë ndikimin e saj që në ato zona që janë të diskutueshme të rivotohet.

Lidhur me gabimet, kjo është e vështirë, sepse tek ne në Gjermani normalisht votohet në një kuti, dhe votimi rajonal është çështje landesh. Fleta e votimit është e shenjuar shumë qartë tek ne, dhe komisionet e votimit janë të vëmendshëm që votat të hidhen në vendin e duhur. Nuk di saktë se ç’parashohin ligjet zgjedhore në veçanti,

Në Shqipëri nuk ka qenë ndonjëherë e vetëkuptueshme që humbësi i zgjedhjeve të pranojë humbjen. Si e kuptoni ju këtë si njohës i Shqipërisë, me çfarë lidhet kjo?
Kjo të bëjë sigurisht me atë që Shqipëria ka një traditë shumë të dobët demokracie, si demokraci parlamentare. Që nga krijimi si shtet gati ka njohur vetëm sisteme ose autoritare ose diktatoriale, gjë që sjell që një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare ka një qëndrim refuzues ndaj shtetit, sepse shteti është perceptuar si një instrument represioni dhe jo si formë e organizimit të të gjithë shoqërisë. Për fat të keq kjo nuk ka ndryshuar shumë pas vitit 1990. Shoqëria shqiptare është shumë e polarizuar në kampet e majta dhe të djathta, ku nuk ka dallim mes programeve politike.
Me zgjedhjet lidhet edhe një qëndrim pritës i anëtarëve e përkrahësve të një partie. Pra po qe se fiton partia ime, edhe unë fitoj diçka, një post në administratë, një administratë lokale që drejtohet nga partia ime do të më favorizojë kur të shpërndahen tenderat. Pra me fitoren lidhet shumë më tepër se një interes demokratik, pra çështja se kush do të drejtojë administratën në një qytet të madh si Tirana, për shumë njerëz është një komponente e qartë materiale.

Shenjat në Tiranë janë për një kurs konfrontimi, që nuk dihet se ç’udhë do të marrë, së paku opozita paralajmëron revolta. Si mund të gjendet zgjidhja në këto kushte, me qëllim që të mos rrezikohet procesi i integrimit evropian të vendit?
Nuk shoh për momentin një zgjidhje afatshkurtër. Për mua zgjidhja qëndron tek ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve, që në ato minibashki ku ka pasur probleme të përsëriten zgjedhjet, nën një vëzhgim më të fortë ndërkombëtar, që rezultati për humbësin, kushdo qoftë ky, të mos jetë i kontestueshëm. Po qe se nuk bëhet rivotim atëherë mendoj se Shqipëria shkon drejt një konfrontimi më të ashpër, dhe se si mund të zgjidhej ky pastaj, për këtë për fat të keq më mungon tani fantazia.
DW/NOA
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#27

Post by Arbëri »

Kolegji rrëzon kërkesën e PS, Basha kryebashkiak i Tiranës



TIRANE- Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, për të shpallur të pavlefshëm vendimin e datës13 maj dhe 23 Maj të KQZ-së ku u vlerësuan votat e kontestuara dhe u shpall kryebashkiak i Tiranës kandidati i mazhorancës Lulzim Basha, me 81 vota më shumë se rivali i tij Rama. Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesve ligjorë socialistë, dhe pasi shqyrtoi provat e padisë së PS, së bashku tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ, të dorëzuara këto nga KQZ-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e PS, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së.

KOLEGJI RRËZON KËRKESËN E PS, LË NË FUQI VENDIMIN E KQZ-së
Seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste nisi sot rreth orës 17:00, ndërsa vendosi që ta rrëzojë këtë kërkesë rreth orës 20:50, pas shqyrtimit të provave të paraqitura si nga PS ashtu edhe nga KQZ-ja.
Kështu, Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara, për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha.

Ka qenë relatori i cështjes Tomë Ndreca që ka rrëzuar aktkërkesën. Pasi ka shqyrtuar të gjitha provat e PS ku përfshihet edhe shqyrtimi i tabelave përmbledhëse.
“Pasi dëgjoi palët në proces, administroi provat e paraqitura prej tyre, në zbatim të nenit 158 pika 2 dhe 3 e Kodot Zgjedhor, vendosi: Rrëzimin e kërkesëpadisë së palës paditëse Partia Socialiste e Shqipërisë përsa i përket kërkesës për konstatimin si absolutisht si të pavlefshëm të vendimit 709 të datës 23.05.20011 të palës së paditur KQZ Tiranë, pushimin e gjykimit të cështjes lidhur me kërkimin për anulimin e vendimeve të ndërmjetme të nxjerrë nga pala e paditur KQZ. Ky vendim është i formës së prerë. U shpall në Tiranë sot më 03.06.2011”, bëri me dije vendimin relatori Ndreca.
Gazetarja e NEWS24 Aurora Sulce deklaron se gjatë kësaj seance “Nuk kanë dhënë shpjegime se me sa vota është rrëzuar kërkesa e PS.

KOLEGJI TËRHIQET PËR TË MARRË VENDIM
Kolegji Zgjedhor menjëherë pas nisjes së seancës të parashikuar në orën 17:00 është tërhequr për të marrë vendim. Kolegji do të administrojë provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj, ku ka rezultuar fitues kandidati i PD Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.
KQZ i dorëzoi tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ. Përfaqësuesit i PD Ivi Kaso është shprehur se nuk është i nevojshëm administrimi i provave nga kolegji, pasi KQZ ka marë thjesht rolin e KZAZ për Tiranën.
Drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko deklaroi se vendimi është marrë në përpuhje të plotë dhe ka kërkuar rrëzimin e padisë së PS.
Nga ana e tij deputeti socialist Damian Gjiknuri i cili mbështet kërkesën e PS e cila kërkon si provë vendimin 167 të KQZ që sipas tyre nuk ka vepruar si KZAZ, ka theksuar faktin se Kolegji Zgjedhor i ka të gjitha provat për të marrë një vendim.

KOLEGJI I KERKON KQZ TABELAT PERMBYLLESE
Kolegji Zgjedhor i kërkoi KQZ tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës. Gjyqtarët do të verifikojnë nëse tabelat janë përmbyllur para 18 majit, ditës kur KQZ miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. PD nuk pranoi që të merreshin si provë materiale tabelat e KZAZ, pasi u tërhoq Kolegji Zgjedhor udhëroi KQZ që të sillte tabelat dhe i dha kohë deri në orën 17:00 kur do jetë seanca e ardhshme.

PS: KQZ NUK DUHEJ TE NDRYSHONTE REZULTATIN E KZAZ
Seanca nisi me fjalën e përfaqësuesit ligjor i PS-së Arjan Salati i kërkoi trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor pavlefshmërinë e vendimit të KQZ nr. 711 si dhe anulim të veprimeve administrative të KQZ. Sipas Salatit “KQZ mori kompetencë për fletët në kutitë gabim, si dhe ndryshoi tabelat nga KZAZ-të e Tiranës. Sipas socialistëve KQZ duhej të bënte veprimet matematikore por jo të ndryshonte rezultatin.
Vendimi nr. 711 i KQZ-së i miratuar me votat e shumicës më 23 maj shpalli fitues për kryetar të bashkisë Tiranë, kandidatin e koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha, i cili kryesonte me 81 vota kundrejt kandidatit të koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama.
Sipas Salatit Kolegji Zgjedhor ka kompentecat për gjykimin e kësaj cështjeje. “Vendimi i KQZ është abstarkt. Tabelat e rezultatit të përfunduara nga 10 KZAZ, KQZ i ndryshoi duke numëruar fletët gabim“- deklaroi Salati.
Ai nënvizoi se akti i KQZ i datës 23 maj është i pavlefshme pasi si akt normativ është miratuar pa pasur kuorumin, pa pasur 5 vota. Ndërkohë që akti normativ është miratuar me 4 vota pro ( votat e maxhorancës)
Ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri gjatë seancës tha se vendimi i KQZ për 11 minibashki është një akt normativ dhe për këtë arsye sipas tij kjo përbën thelbin e paligjshmërisë nga ana e KQZ. “Vendimi i KQZ për 11 minibashki është akt normative. Kemi të bëjmë me rregulla të reja dhe ky është thelbi i paligjshmërisë”,- theksoi Gjiknuri.
Sipas Gjiknurit KZAZ-të e kanë bërë detyrën e saj e cila kishte si kopetencë të nxirrte tabelën e minibashkive.

KQZ NE KOLEGJ: VENDIMI I 23 MAJIT LIGJOR
Pas 15 minutave pushim seanca në Kolegjin Zgjedhor nisi me dëgjimin e pretendimeve të palës së paditur, përfaqësuesit ligjor të KQZ. Zonja Dëshira Pasko përfaqësuese juridike e Komisionit Qendror Zgjedhor deklaroi se pretendimi I PS-së është I pabazuar në ligj.
“Vendimi i 23 majit është bazuar në ligj. Votimi i aktit u bë pa kundërshtim nga partitë. “- deklaroi Pasko duke shtuar se “Akti normativ trajtoi kërkesat e 9 KZAZ për numërimin e votave. “

PD NE KOLEGJ: NUK MUND TË NDËSHKOHET VULLNETI I ZGJEDHËSVE
Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso argumentoi se nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjdhësve vetëm sepse mund të kenë hedhur fletën e tij të votimit në kutinë e gabuar. Ndërkohë që ka theksuar faktin se vendimmarja e KQZ është e bazuar në Kod.
“Nuk dëgjuam të flitej për të drejtën e votes. Fletë të vlefshme janë hedhur në kutinë e gabuar ndaj nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjedhësve”,- tha Kaso.
Sipas përfaqësuesit të PD se akti i paraqitur është akt i ndërmjetëm dhe jo normativ. “Forma e këtij akti është jo e njëjtë me përmbajtjen, ai është akt individual”,- tha përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.
Nga ana tjetër drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko solli në vemendje të socialistëve se ky institucion i është referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR e cila ka theksuar faktin se duhet të rritet autoriteti i KQZ.
Ndëkohë Partia Socialiste ka replikuar duke thënë se KQZ i ka hequr një paragraf të rekomandimeve të rekomandimeve të OSBE.
Nga ky proces pritet të përcaktohet në se vendimi i KQZ-së ka qenë i drejtë ose jo. Relator i kësaj çështjeje është përcaktuar gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca.
(s.g/e.m/m.a/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#28

Post by Adriana »






Kolegji Zgjedhor publikon vendimin e 3 qershorit mbi kërkesën e Partisë Socialiste

Kolegji zgjedhor publikoi sot vendimin e tij të 3 qershorit me anë të të cilit rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për të konsideruar të paligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i hapi rrugë rinumërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Sipas vendimit, pretendimet e socialistëve janë të pabazuara, si ai që lidhet e faktin se sipas tyre akti i KQZ-së ka qenë normativ e si i tillë duhej të miratohej me të paktën 5 vota, ashtu edhe pretendimi tjetër se KQZ-ja ka ka ndryshuar rregullat në fund të procesit.

Sipas Partisë Socialiste vendimi i marrë nga KQZ-ja ka qenë një akt normativ pasi “është miratuar sipas mënyrës së miratimit të akteve normative dhe gëzon të gjitha cilësitë e një akti të tillë sepse përcakton rregullime me fuqi juridike të përgjithshme, parashikon hipoteza abtsrakte të cilat nuk dihet nëse do të zbatohen në të ardhmen si dhe nuk përfundon me një akt të vetëm zbatimi”.

Por në arsyetimin juridik të Kolegjit Zgjedhor “Akti i KQZ-së është një akt individual dhe nuk gëzon cilësitë e një akti normativ. Nëpërmjet këtij vendimi është rregulluar një marrëdhënie juridike specifike e cila ka lindur pas kërkesës së disa KZAZ-eve të njësisë zgjedhore Bashkia Tiranë lidhur me fatin e një kategorie votash të hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar brenda së njejtës qendre votimi. Statusi juridik i saj nuk shtrihet në të gjitha KZAZ e Tiranës dhe aq më pak në të gjithë territorin e Shqipërisë, pasi akti i KQZ-së rezulton vetëm për 9 zona zgjedhore”, shpjegon Kolegji sipas të cilit KQZ-ja është vënë në lëvizje nga një fakt konkret e jo abstrakt “Për pasojë edhe votimi më katër vota Pro është i vlefshëm”, shprehen gjyqtarët e Kolegjit.

Sipas vendimit “KQZ kishte detyrim ligjor që të shprehej për situatën e krijuar pas kërkesave të paraqitura nga KZAZ dhe Partia Demokratike dhe ka vepruar sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikqyrjen si dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar.Ky organ legjitimohet të shqyrtojë çdo ankesë apo problem juridik që lidhet me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si para dhe pas zgjedhjeve”, shprehet Kolegji.

Lidhur me veprimtarinë e KQZ në rolin e një Komisioni zonal qëndror për Tiranën, i cili sipas socialistëve duhej vetëm të bënte mbledhjen matematikore të rezultateve të të gjitha komisioneve zonale të kryeqytetit, Kolegji shprehet se “KQZ është organi epror i admnistratës zgjedhore dhe si i tillë ushtron edhe kompetencat e organeve të varësisë në rastet kur ato nuk mund të ushtrojnë detyrat e tyre. Procedura e ndjekur ka qenë në përputhje me rregullat e shqyrtimit administrativ të akteve nga organet kolegjiale”, thuhet më tej në vendim.

“Akti i KQZ është në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor – vazhdon më tej Kolegji - nuk parashikon në asnjë rast moslejimin apo ndalimin e vlerësimit dhe numërimit të një sasie të caktuar votash, qofshin këto të hedhura në kutinë e gabuar, vota që shprehin qartë vullnetin e zgjedhësve që kanë votuar dhe po kështu nuk ndalon të drejtën e cdo zgjedhësi që vota e tij të shyrtohet dhe vlerësohet nëse është e vlefshme. Eshtë detyrimi kushtetues për vlerësimin e votës që detyron KQZ jo vetëm të numëroje por edhe të vlerësojë votat e zgjedhësve në arritjen e qëllimit final, sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor”, shpjegohet në motivacionin juridik të Kolegjit.

Lidhur me pretendimin e socialistëve se “vendimi i KQZ është i palgjishëm sepse ka përcaktuar rregulla të reja në një fazë të procesit që konsiderohet e kapërcyer”, Kolegji u shpreh se “KQZ nuk ka normuar rregulla të reja, por ka zgjidhur një situatë të re të patrajtuar më parë, situatë e krijuar në një moment të caktuar zgjedhor”
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Kush do të fitojë garën për Bashkinë e Tiranës?

#29

Post by Adriana »

Përse janë të gjithe te lodhur me Shqiperine?


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”