[quoteemMarcus Tanner]Shqiptarët mund të ndjehen sikur janë pas fqinjëve të tyre sot, por hendeku ka qenë shumë më i madh një shekull më parë kur një eksploratore angleze bëri krahasime të tmerrshme mes Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë
Përplasjet civile po e mbajnë Shqipërinë të ndarë. Liderët e Kosovës po përballen me akuzat për trafik organesh. Një sfond me papunësi të lartë e me nivel të ulët investimesh të huaja bëri që “The Economist” me qendër në Londër të fliste për një “ditë të keqe për shqiptarët”.
Vërtet një ditë e keqe për shqiptarët, por a është një kohë e keqe për ta? Duke hedhur një vështrim më të thellë, mund të thuhet se kurrë më parë nuk ka qenë kohë më e mirë për të qenë shqiptar, e sigurisht jo në shekullin e fundit.
Duke kthyer vështrimin para njëqind vitesh, shumë vende evropiane mendojnë se gjërat janë rrokullisur drejt greminës që nga ajo kohë. Franca ishte atëherë në mes të “belle epoque”, një term që shumë pak francezë do e përdornin për Francën e sotme.
Anglia po shijonte fundin e asaj që në kujtesën popullore njihej si “vera e gjatë Eduardiane”. Po Shqipëria? Gërmoni pas në një shekull dhe nuk do gjeni asnjë epokë të bukur, vetëm mjerim e konfuzion dhe krahasimi me problemet e sotme do ishte shumë i zbehtë.
Nga qeverisja tek edukimi, kujdesi shëndetësor, komunikimi, papunësia dhe liritë civile, panorama sot është me vite drite larg asaj që ishte në atë kohë, nëse do të mund të bazoheshim për gjykim tek udhëtarët e huaj.
Rreth një shekull më parë, eksploratorja angleze, Edit Durham bëri disa udhëtime intensive në tokën shqiptarë dhe portretizimi i saj për këtë vend është shokues, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vëzhguese miqësore dhe që kishte simpati për këtë vend. Durham nuk e arriti këtë përfundim duke e krahasuar Shqipërinë me Britaninë, por me Serbinë, të cilën e eksploroi në vitin 1902 dhe Maqedoninë, ku ajo drejtoi Misionin Britanik të Ndihmës për viktimat e trazirave të Ilindenit në vitin 1903 në Ohër.
Serbia kishte qenë një befasi. Nisur nga fakti se në Britani ajo shihej si orientale dhe e prapambetur, Durham zbuloi se nuk qëndronte asnjë nga këto gjëra, se Serbia ishte një shtet modern- deri diku një shtet shtypës policor- por një vend me hekurudha, drita elektrike, burokraci, kazerma ushtarake e shkolla.
Durham ishte mërzitur nga prania e policisë në çdo vend dhe fiksimi i saj me spiunët bullgarë. “Në këtë vend nuk mund të shesësh një lopë pa marrë vesh policia gjithçka për këtë,” ankohej ajo. Por modernizimi i shpejtë i Serbisë dhe kulti i edukimit e kishin impresionuar shumë. Pamjet e fëmijëve me uniforma që dilnin nga godinat e reja të shkollave në fshat i kishin mbetur në kujtesë. “Është një vend i mrekullueshëm,” shkruante ajo.
Maqedonia e drejtuar nga turqit ishte e mahnitshme, por për arsye krejt të ndryshme. Ishte sikur ktheheshe disa shekuj pas. Këtu, gratë dukej sikur kishin të ngjitura me kostume që dilnin direkt nga ndonjë muze etnografie. Durham e pa Maqedoninë në ditët më të këqija të saj.
Trupat osmane kishin djegur qindra fshatra në vilajetin ose në provincën e Manastirit (tani Bitola) si hakmarrje ndaj kryengritjes së vitit 1903 dhe vendi ishte i mbushur me të pastrehë e njerëz që vdisnin rrugëve për bukë.
Por asgjë nga ato që pa në Maqedoni Durham nuk e përgatiti atë për prapambetjen që do shihte në Shqipëri. Duke u larguar nga Ohri për në brigjet shqiptare në pranverë të vitit 1904, Durhamit iu deshën shumë ditë që të “zvarritej” për të kaluar ato 100 e ca kilometra nga perëndimi i Ohrit drejt detit.
Komunikimi rrugor në Shqipëri, përveç një rruge bregdetare veri- jug nga Shkodra, e përdorur nga ushtria otomane, ishte krejt i shkatërruar.
Rruga lindje- perëndim ishte aq e keqe sa edhe mushkat, me të cilat udhëtonte shpesh ajo dhe guida e saj, zhyteshin deri në gju në baltë.
Durham ishte e ngazëlluar për të parë Tepelenën, të cilën poeti- luftëtar britanik, Bajroni, e kishte bërë të famshme në vitet 1800 kur kishte shkruar për vizitën e tij në vitin 1810 tek prijësi i famshëm, Ali Pasha.
Bajroni e kishte përshkruar Tepelenën si qendrën e një oborri rrezatues, të mbushur me shqiptarë të veshur me guna të gjata e të bardha, me turq me çallma e skllevër të zinj.
Por ajo që gjeti Durham disa dekada më pas ishte një rrënojë. Nuk kishte asnjë gjurmë të pallatit të Ali Pashës. Ura ishte shembur në lumë dhe shtëpitë e vjetra të tregtarëve ishin pa çati e plot me jevgj.
Sot vazhdon akoma miti se për shkak se shumica e shqiptarëve ishin myslimanë, osmanët i kanë favorizuar. Por sipas Durham, turqit ishin të dëshpëruar për të mbajtur shqiptarët besnikë ndaj Sulltanit, ndaj zgjodhën metodën për t’i mbajtur ata të varfër, të përçarë e injorantë sa më shumë të jetë e mundur.
Pasi pa kolona të tëra me fëmijë shkolle që marshonin në Serbi, ajo u trondit kur gjeti vetëm një shkollë në të gjithë Shqipërinë që jepte mësim në shqip, në Korçë.
Osmanët, shkruante ajo, kishin frikë se shqiptarët nuk do ishin më besnikë nëse do bëheshin të shkolluar e do kishin ndërgjegje kombëtare, kështu që vendosën çdo pengesë në rrugën e tyre të edukimit.
Drejtuesi i vilajetit të Janinës, një diplomat i mirinformuar, i tha asaj se “kundërshtonte të gjitha shkollat dhe se njerëzit janë më mirë nëse nuk janë në gjendje që të lexojnë dhe të shkruajnë”. Të vetmet shkolla që lejoheshin në Vilajet ishin në greqisht, turqisht ose arabisht- gjuhë të padobishme për popullatën.
Populli ishte aq i dëshpëruar në nevojën për të mësuar diçka në gjuhën e tyre, shkruante ajo, sa edhe myslimanët blinin me padurim kopje të biblës, të shkruar në shqip e të prodhuara nga Shoqëria Britanike e Biblës.
Po kaq e dëshpëruar ishte situata edhe në fshatra, ku të gjithë burrat ishin arratisur për shkak se ishin në listën e “të kërkuarve” të policisë otomane. Durham vizitoi një fshat të tillë pranë Elbasanit, ku thuajse e gjithë popullata mashkullore ishte zhdukur.
Vetëm një patriark i vjetër kishte mbetur, gardian i vetmuar i një ushtrie të vogël grash e fëmijësh. Në mënyrë tipike, asnjë nuk ia kishte idenë se sa vjeç ishte. “Ne jemi njerëz të egër e injorantë, që nuk dimë të shkruajmë,” ankohej i moshuari.
Ndjenja e dëshpërimit e Durham ndaj këtyre thënieve sikur u lehtësua pak kur i moshuari i tha se aty pranë ishte hapur një shkollë. Por shpirti i saj u mbyt sërish kur shkoi atje e gjeti vetëm tre fëmijë që mbanin sytë nga tavani kurse mësuesi llomotiste në greqisht, një gjuhë që ata nuk e kuptonin.
Kur Durham mbërriti në Durrës, ajo mundi që të marrë letrat që ia kishin dërguar nga Anglia. Ajo u tërbua kur mori vesh nga nëna e saj që Partia Liberale kishte organizuar një demonstratë të madhe në Londër për Maqedoninë.
Durham i dinte vuajtjet që kalonin në atë vend. Por nëse liberalët anglezë do ia kishin idenë se çfarë ndodh në Shqipëri, nuk do të kërkonin para për Maqedoninë, shkruante e nervozuar ajo.
Nëse kushtet në Shqipëri ishin të tmerrshme sa i përket ekonomisë, shkollave, rrugëve- thuajse jashtë asaj që mund të mendohet- gjendja e Kosovës ishte po kaq e keqe, në mos më shumë.
Të paktën ajo u ndje e sigurt fizikisht në Shqipëri. Ajo nuk mund të thoshte shumë për Kosovën, ku shumica e ligjeve e rregullave themelore dukej se ishin thyer.
Kosova ishte në gjendje rebelimi pothuajse gjatë gjithë dekadës së parë të shekullit 20, dhe përveç trupave osmane që lëviznin nga njëri garnizon tek tjetri, të huajt rrallë dilnin në këtë zonë.
Kur Durham tha se kishte për qëllim të vizitonte vendet e shenjta serbe ne Deçan e Pejë, ky vendim i saj u prit me mosbesim në Cetinje, ku ajo po qëndronte në atë kohë.
Diplomatët europianë dhe ata malazezë në oborrin e Princ Nikollës e siguruan atë se asnjë i huaj nuk kishte shkuar atje prej vitesh.
Nuk është për tu çuditur që klerikët ortodoksë serbë në Patriarkanën e Pejës u befasuan kur ajo në fakt shkoi atje. Durham u habit me faktin se murgjit u gëzuan aq shumë sa nuk e linin atë të shkonte të flinte.
Në fakt, ata e detyruan të rrinte ulur për orë të tëra në një karrige jashtë manastirit në dritën e hënës, duke iu përgjigjur pyetjeve të pafundme, përpara se t’i jepnin asaj disa qofte e një gotë raki. Në Deçan, murgjit i thanë se ishte e para e huaj që kishin parë në 15 vite.
Për më tepër, akoma më befasues ishin malazezët kur ajo u kthye atje. Rikthimi i Durham në Cetinje u përjetua si një “progres triumfal” në qytet e fshatra ku ajo nisi të quhej si heroinë pasi kishte shkuar në Kosovë.
“Kjo kishte pasojat e saj,” do i shkruante ajo mamasë së saj me shumë humor, “për shkak se të gjithë heronjtë e tjerë, që janë shumë, insistonin që t’i ofronin pije asaj.”
Me pak fjalë, shumë njerëz mund të shohin pas në shekullin e shkuar me ndjenja të përziera si një kohë humbjesh e fitoresh. Por jo shqiptarët. Nga pikëpamja e tyre mund të nxirret vetëm një përfundim: jeta, me gjithë të metat e saj, është në tërësi shumë më mirë tani se atëherë.[/quoteem]
http://www.gazetatema.net/web/?p=10165
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar!!!
-
- Supreme Member
- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar!!!
Nuk ka asnje dyshim se sot gjendja e shqiptareve eshte ku e ku me mire se para 100 vjetesh,por problemi eshte se duhej te ishte shume me mire nga c'eshte sot.
Fatkeqesiht ne nuk bejme vetem hapa para por shume shpesh bejme dhe hapa mbrapa.
Fatkeqesiht ne nuk bejme vetem hapa para por shume shpesh bejme dhe hapa mbrapa.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar!!!
80 Vjecari: Dua te jetoj dhe te vdes ne Shqiperi...... me ndihmoni!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar!!!
Në videon e sipërme ka dhe pjesë ku bajnë shaka dhe tallen me atë Cam 80 vjeçar që kërkon të marrin nënshtetësinë shqiptare.Mu më duket që nuk asht mir me qesh me vuejtjet e këtij njeriu të moshuem!!!!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar!!!
CERMENIKASI wrote:Në videon e sipërme ka dhe pjesë ku bajnë shaka dhe tallen me atë Cam 80 vjeçar që kërkon të marrin nënshtetësinë shqiptare.Mu më duket që nuk asht mir me qesh me vuejtjet e këtij njeriu të moshuem!!!!!
Ke shume te drejte, po ata me kete gje ushqehen, humor me 'me hallet e popullit', se qellimet i kane partiake dhe ata.
Po ka raste qe ngrejne disa tema qe ja vlen ti shikojme(edhe pse duhet te durojme ironin e tyre).
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar!!!
Ballsh, nderpritet ndeshja Bylis-Teuta, thirrjet patriotike perplasin FSHF me tifozet ballshoite dhe durrsake
TIRANE – Në ndeshjen e sotme te kategorise superiore mes dy skuadrave Bylis – Teuta, organizata rinore “Zgjohu Shqiptar” ka protestuar ne bashkpunim me Ultrasit e Bylisit gjate gjithe ndeshjes dhe kane kenduar kenge patriotike duke ju bere thirrje shqiptareve ne Maqedoni e kudo te bejne durim, shum shpejt trojet do ti bashkojme, citohet ne nje deklarate publike te kesaj organizate te shperndare sot pasdite ne rrjetet sociale dhe ne faqen e saj zyrtare ne internet.
Sipas saj, “përpara fillimit te pjeses se dyte të ndeshjes, në shkallët e stadiumit të Ballshit,fale bashkpunimit me Ultrasit e Bylisit,u shpalosën disa banderola ku shkruhej: “Mallakastra per bashkim Komebtar”, “Shqiperi Etnike” dhe “Vdekje nacionalistave SllavoMaqe”.Kurse ne krahun e tifozerise durrsake shpalosej nje flamur kombetar me emrat e trojeve te copetuar ne 1913.Pas shpalosjes se ketyre banderolave te deleguarit e federates shqiptare dhane urdher qe ndeshja te nderpritej derisa te hiqeshin keto thirrje patriotike. Mohimi ka qene teper i madh ne stadium nga te gjithe shikuesit te cilet kane brohoritur nje zeri “Shqiperi etnike”si dhe kane ofenduar federaten shqiptare per kete akt antishqiptarizmi.” Me pas, pasi ishin hequr te gjitha banderolat,tifozet durrsak nuk pranuan qe te hiqej harta e shqiperise etnike ne krahun e tyre, derisa nje nga te deleguarit e federates ka shkuar e ka grisur dhe e ka hequr me dhune para gjithe publikut flamurin kombetar.Situata u be e papermbjatshme dhe acaruese ne shkallet e stadiumit.Nje nga risite ishte sepse me kete gjest qe beri federata shqiptare te grisjes se flamurit , Ultrasit e Bylisit iu bashkuan tifozerise durrsake duke u shnderruar ne nje te vetme e duke kenduar kenge patriotike. Nderkohe presidentit te Bylisit nderprerja e ndeshjes nga ky gjest patriotike e ka irrituar aq shume saqe ka zbritur ne radhet e tifozerise e ka ushtruar dhune, sipas deklarates, tek njeri prej anetareve, F.S, per arsyen se ishte shkaktari i nderprejes se ndeshjes dhe per mos heqjen e banderolave. Nderkohe anetari F.S eshte derguar menjehere ne gjendje te rende ne spitalin e Ballshit e me pas eshte derguar ne qytetin e Fierit per ekzaminim te specializuar.
Ne fund te deklarates sqarohet se “Organizata “Zgjohu Shqiptar” me anë të kësaj iniciative kërkon të nxisë gjithë opinionin shqiptar të reagojë lidhur më dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni. “Zgjohu Shqiptar” me këtë lëvizje të sotme kërkon gjithshtu të zgjojë nga gjumi edhe shtetin shqiptar si dhe faktorët politik të cilët po heshtin përballë incidenteve të dhunshme që po përjetojnë shqiptarët në Maqedoni. Klasa shqiptare politike në Maqedoni të heqë dorë nga përçarja dhe të bashkohet sa më parë. Kurse klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë të mos bëjë sehir, por të jetë parimore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen.I bejme thirrje shtetit Maqedonas i cili duhet të kalojë nga deklarat e thjeshta mediatike në veprime konkrete për të dënuar autorët e ngjarjeve të dhunshme, me synim mospërsëritjen e tyre. Nuk mund të ndodhin rastësisht cdo ditë incidente, janë cështje të organizuara. Duke filluar nga cështja e Enciklopedisë dhe mosndëshkimi i fajtorëve të incidenteve, të bën me dije se dikush qëndron pas kësaj”.
Organizata “Zgjohu Shqiptar” paralajmeron se ne ditet ne vijim do ti pershkallezoja akoma dhe me shume protestat per te respektuar te drejtat e shqiptareve ne te gjitha trojet tona te copetuar./INFO PLUS/Gazeta Ditore/
http://gazetaditore.com/2012/03/18/ball ... -durrsake/
...
Shtese:" I deleguari i FSHF-së, Prek Pjetrushi, në këto dy raste është bërë protagonist i takimit, duke kërkuar që të hiqen banderolat “Mallakastra për bashkim kombëtar”, dhe më pas duke hequr dhe flamurin kuqezi, i cili kishte të shkruar emrat e qyteteve që ndodhen jashtë kufijve tanë si: Prizreni, Tivari, Struga, Tetova etj. Në minutën e 48-të të takimit ndeshja është ndërprerë për të hequr banderolën e parë të vendosur në pushim të ndeshjes, dhe më pas, rreth 5 minuta më vonë, delegati është ndeshur me fjalë banale me tifozët durrsakë. Si fillim ka shkuar dhe u ka kërkuar heqjen e flamurit tonë kombëtar dhe më pas i irrituar në kulm pas ofendimeve që po i bënin tifozët jo vetëm u ka kthyer reston, por edhe ka grisur vetë flamurin kuqezi.".

Video e incidentit te sotem ne Ballsh ku griset dhe hidhet pertoke flamuri shqiptar prej nje....shqiptari

-
- Honored Member
- Posts: 369
- Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
- Gender: Female
Re: Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar!!!
Mentaliteti internacionalist apo kozmopolit eshte duke e ndrydhur dhe diskriminuar shume te drejten per te shprehur dashurine ndaj kombit dhe etnise, ne fund te fundit ndaj vetes. Le qe ky personi qenka kozmopolit ekstrem dhe i shfrenuar por edhe vagabond i paedukate.Mallakastrioti wrote:Video e incidentit te sotem ne Ballsh ku griset dhe hidhet pertoke flamuri shqiptar prej nje....shqiptari
E ky po qe po e meritojka nje plumb ne lule te ballit.