"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Horror në Kavajë

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Horror në Kavajë

#1

Post by Adriana »





Bashkëshortja shtatëzënë e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Griselda Roshi është rrëmbyer dje pasdite, rreth orës 19.15, në zonen e Komunës së Parisit në Tiranë. (UPDATE)

Sipas burimeve familjare, ajo pasi ka pirë një kafe me një mikeshë të sajë në një lokal, i është drejtuar një taksie për të lëvizur drejt shtëpisë së prindërve të saj.

Griselda kishte ardhur në Tiranë pasi ditën e premte priste të lindte. Sipas familjarëve, teksa ajo ishte duke ecur drejt taksisë, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë.

Aty ata e kanë rrahur, kërcënuar dhe e kanë cuar në një tjetër vend, të parapërgatitur, ku vec tre burrave kanë qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra.

Sipas burimeve familjare, në ato momente Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, ajo mban mend t'i jetë injektuar një serum dhe disa momente më pas ka lindur.

Për shkak të hemoragjisë shumë të madhe, Griseldës i kanë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 3.45 të mëngjesit e kanë marrë sërish me fuoristradë duke e hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë.

E gjakosur dhe e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambjentin ku Griselda është mbajtur peng dhe dhunuar për më shumë se 6 orë.

Ajo është tashmë në gjendje të rëndë psikologjike dhe nuk di të thotë se kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës.

"Unë nuk di c'të them, këtë nuk ka kriminel që ta bëjë. Ajo është e sfilitur. Nuk kemi fjalë ta shprehim", tregon një komshi i familjes. "Nuk duhet ta bënin, ata janë njerëz të mirë dhe këtë nuk e meritonin", shprehet një tjetër.

Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e ciftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është detyruar të kthehet nga Italia pasi ka marrë vesh lajmin tragjik.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posacëm për hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe përbëhet nga agjentë të policisë kriminale.

Para shtëpisë së familjes Roshi ndodhen shumë të afërm dhe shumë banorë të Kavajës, të tronditur jashtëzakonisht nga ngjarja e rëndë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Horror në Kavajë

#2

Post by Arbëri »

Te shpresojme se kjo ngajrje e rende nuk ka te bej me politiken , dhe te kryej punen e vet policia sa me shpejte qe ti kape keta flliqesira .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Horror në Kavajë

#3

Post by Arbëri »

TIRANE- Hetimi
Në orët e vona të mbrëmjes së sotme Prokuroria e Tiranës ka mundur të zbardhë disa detaje nga rrëmbimi i Griselda Rroshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, e cila u rrëmbye dje rreth orës 20:00 në Tiranë, u keqtrajtua dhe iu nënshtrua lindjes së detyruar të fëmijës së saj, i seksit mashkull, sic bëjnë me dije burime jo zyrtare të hetimit. Pasi i kanë marrë fëmijën, autorët e ngjarjes e kanë lënë 28-vjecaren në afërsi të banesës së saj në Kavajë, rreth orës 03:35 të ditës së sotme, në gjëndje të rëndë psikologjike.

Prokuroria e Tiranës ka shoqëruar aktualisht 25 persona, mes të cilëve mjekë, dëshmitarë e të afërm dhe ka mundur të zbulojë se ndëryrja për lindjen e detyruar është kryer në një klinikë në Tiranë, në afërssi të maternitetit të ri, tek zona e Brrylit.
Po ashtu është zbuluar edhe taksisti i cili ka transportuar 28-vjecaren dhe tabulatet telefonike të saj, të cilat pritet të ndihmojnë policinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kav ... 63189.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#4

Post by Adriana »

Nuk mendoj qe ka lidhje me politiken aspak, por mendoj dhe jam shume e sigurt qe kete raste do ta shfrytezojne si shkendije per ineteresat e tyre ''disa politikane''.

Shqreh keqardhjen time per viktimen, si femer,si shoqe,si moter,si nene. Le te shpresojme qe per nje here te vetme te pakten ne shtetin tone te merren masat e duhura.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Horror në Kavajë

#5

Post by Arbëri »

Historia shokuese, Policia: Griselda jo shtatzënë, mashtroi

KAVAJE- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi është shoqëruar në polici për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes që shokoi mbarë opinionin shqiptar.Gruaja 28 vjecare shtatzënë në muajin e 9-të denoncoi dje në polici se ishte rrëmbyer, keqtrajtuar dhe i ishte nënshtruar lindjes së detyruar. Por sot paradite rrjedha e ngjarjes mori drejtim tjetër. Dyshohet se Griselda mund të ketë inskenuar vetë ngjarjen. Prokuroria e Krimeve të Rënda hodhi poshtë pistën e rrëmbimit. Reagon dhe Policia: Mashtroi, e verifikuan dhe mjeket gjinekolog te maternitetit. Griselda i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

NEWS24: POLICIA: GRISELDA NUK ISHTE SHTATZENE
Tv NEWS24 informon duke iu referuar policisë se 28 vjecarja ka mashtruar familjarët dhe se nuk ka qenë shtatzënë. Një konferencë për shtyp e policisë është lajmëruar të zhvillohet në orën 13. 30. E reja para se ti nënshtrohej ekzaminimit mjekoligjor, 28 vjecarja i është nënshtruar një ekzanimimi nga mjekët gjinekologë të maternitetit në Tiranë dhe këta kanë konstatuar se ajo nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë.

FAMILJARET TE HABITUR ME PROKURONINE; GRISELDA NE POLICI
Ora 11:40 Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi është shoqëruar në polici për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes që shokoi mbarë opinionin shqiptar. Pas Institutit te Mjekësisë Ligjore, gruaja 28 vjecare ndodhet në ambientet e policisë për të sqaruar në detaje gjithë këtë histori.
Nëse është e vërtetë ajo që thotë prokuroria se nuk kemi të bëjmë me rrëmbim, mund të flitet për një inskemin të gjithë historisë nga vetë gruaja e cila për pak ditë do të lindte fëmijën e saj. Atëherë Griselda Roshi do të akuzohet për padi të rreme. Ndërkohë që mister vazhdon të mbetet fëmija. Nuk dihet ende nëse saktësisht gruaja ka bërë një abort, duke i shkaktuar vdekjen fëmijës së saj, apo ka bërë një lindje të detyruar. Nëse është kjo pista e dytë, dhe fëmija është gjallë atëherë grupi hetimor do të punojë për të gjetur se ku ndodhet foshnja dhe personat që kanë bashkëpunuar më të renë.

Familjarët shprehen të habitur nga deklarata e Prokurorisë se nuk ka elemente të rrëmbimit. Ata i kanë thënë gazetarit të NEWS24 se qëndrimi i prokurorisë mund të jetë për fshehur ngjarjen e vërtetë.

PROKURORIA: RREZON PISTEN E PENGMARRJES SE GRISELDES
Ora 10. 30 Prokuroria e Krimeve të Rënda hedh poshtë pistën e rrëmbimit të Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës. Gruaja 28 vjecare shtatzënë në muajin e 9-të denoncoi dje në polici se ishte rrëmbyer, keqtrajtuar dhe i ishte nënshtruar lindjes së detyruar.
“Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pas regjistrimit të denoncimit më datën 01.06.2011 për rrëmbinin e shtetases Griselda Roshi, realizuan një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e rrethanave të ngjarjes duke vlerësuar dhe vetë sensibilitetin që paraqet ky rast.”- saktëson prokuroria e Krimeve të Rënda nëpërmjet një njoftimi për shtyp të dërguar në redaksitë e mediave rreth orës 10:30.
“Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur.”- vazhdon deklarata e prokurorisë. Ndërkohë, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet për të sqaruar më tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.

NIS EKSPERTIZA, FLET SHOQJA E SAJ: GRISELDA MEZI E PRISTE FEMIJEN
Ora 09: 40 E shoqëruar nga forca të shumta të policisë e gruaja e kryebashkiakut të Kavajës ka hyrë në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth orës 09: 30 minuta. Ajo do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë që Ilda një shoqe e Griseldës në një prononcim për NEWS24 deklaroi se 28 vjecarja ishte një vajzë shumë e mirë dhe mezi priste të lindte fëmijën e saj. “Dje ishim në Kavajë ti qëndronim pranë Griseldës. Ajo ishte e shokuar dhe nuk fliste asgjë për ngjarjen. Griselda është një vajzë shumë e mirë dhe mezi priste të lindte fëmijën e saj ”

HETIMET
Ngjarja shokuese ka tronditur mbarë vendin. Dy grupe prokurorësh të Krimeve të Rënda, krerë të Policisë së Shtetit dhe një sërë ekspertësh të fushave të tjera të hetimit, po punojnë për të hedhur dritë mbi atë cka ndodhi gjatë orëve të rrëmbimit të Grisela Roshit, bashkëshortes së Elvis Roshit.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia ka mundur zbulojë atë që pretendohet si qendra në të cilën mund të ketë ndodhur edhe lindja e detyruar, ndërsa në dyert e policisë kanë përfunduar 25 persona ndër ta edhe mjekë të klinikës që sipas të dhënave të hetimit është “Edri” diku në afërsi të “Bërrylit”.

Mes personave që janë marrë në pyetje janë dhe kushëriri i kryebashkiakut, në lokalin e të cilit Griselda mësohet të ketë pirë kafen me një shoqe të saj para se ti ndodhte ngjarja, taksisti që ka shoqëruar vajzën 28 vjecare për pak rrugë, kryebashkiaku Roshi si dhe familjarë të tjerë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tabulatet telefonike të gruas dhe të afërmve të saj, gjithashtu dhe të disa personave të dyshuar, me qellim që të zbardhë të gjitha bisedat e kryera prej tyre përgjatë ditëve të fundit.
HISTORIA
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Tiranës, kur gruaja e kryebashkiakut të ri të Kavajës Elvis Rroshi, është rrëmbyer nga persona të panjohur, sipas denoncimit ne polici.
Sipas saj gruaja 28-vjecare Griselda Rroshi, shtatzënë në muajin e 9-të është liruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në gjendjë tepër të rënduar psikologjike dhe është përmendur dhe hedhur përtokë disa metra larg shtëpisë së saj. Mbetet mister fati i fëmijës.

RAMA NE KAVAJE
Për të mbështetur familjen Roshi, në Kavajë mbërriti pasditen e djeshme kryesocialisti Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.
(s.gera/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#6

Post by Adriana »




Ne Shqiperi, Prokuroria dhe policia hodhen poshte sot variantin e rrembimit te bashkeshortes se kryetarit te sapozgjedhur te Bashkise se Kavajes, Elvis Roshi. Autoritetet deklaruan se nuk ka ndodhur asnje rrembim, per me teper as edhe i foshnjes, sic pati rrefyer 28 vjecarja Griselda Roshi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#7

Post by Adriana »

Gruaja e kreut të bashkisë nuk u rrëmbye dhe nuk ishte shtatzënë


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#8

Post by Adriana »

E ndërsa arsyet që kanë shtyrë në rrembimin fiktiv, Griselda Roshin, deklaruar e rrëmbyer, keqtrajtuar dhe e nënshtruar ndaj një lindje të detyruar, Bashkiaku i ri i Kavajes, ka kërkuar ndjesë publike për shqetësimin e krijuar.

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Kavajë u denoncua e rrëmbyer vetëm një ditë më parë.

Denoncimi per rrembimin e Griselda Rroshit.

Sipas, Sajmir Roshi, 36 vjec, i vëllai i kryebashkiakut të Kavajës, Griselda ishte shtatezane ne muajin e 9-nte.

Griselda Rroshi i nënshtrohet nje ekspertize mjeko ligjore ne maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", verifikohet se ajo nuk paraqiste kushtet e nje gruaje shtatezane dhe as te nje lehone.

Nderkohe qe Drejtoria e Policise Tirane, konfirmon ne baze te kesaj ekspertize, nepermjet zëdhënëses Alma Katragjini se Griselda nuk ka qenë shtatzënë.

Pas nje seance pyetjesh ne Prokurori, mesohet qe Griselda te kete rrefyer per sajesen e saj, por nuk behen te ditura shkaqet qe e kane shtyre 28 vjecaren ne ndermarrjen e nje sajese te tille.
.....................................................................................................................................................................................
Letra e Kreut te Bashkise Kavaje, Elvis Rroshi.
Kreu i Bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi, nepermjet nje letre shpreh "Në emër të familjes time dhe të afërmve, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë, dhe nje ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time. Falenderoj edhe median për vëmendjen e vecantë."

Rroshi tha se, “E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë është angazhimi im maksimal për t’u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh”. - shpreh ai nder te tjera ne letren e tij.
.....................................................................................................................................................................................

Cfare eshte Shtatzënia False
Shtatzënisë False tek njerëzit është më pak e zakonshme, dhe ndonjëherë mund të jetë thjesht psikologjike. Është vlerësuar përgjithësisht që shtatzënia e rreme të shkaktohet për shkak të ndryshimeve në sistemin endokrin të trupit, duke çuar në tajitje të hormoneve që përkthehet në ndryshimet fizike të ngjashme me ato gjatë shtatzënisë. Shkaku themelor është shpesh mendor.

Simptomet e Shtatzënisë False janë të ngjashme me simptomat e shtatzënisë së vërtete dhe janë shpesh të vështira për të dalluar nga ai. Shenja të tilla natyrore si amenorrhoea, shendet i dobët dhe te vjerra ne mëngjes, dhe shtim në peshë jane disa nga simptomat. Shenjë dalluese e "Shtatzënisë False" është e përbashkëta për të gjitha rastet e nje pacientieje te prekur qe është i bindur se ajo është shtatzënë. Barku zgjerohet në të njëjtën mënyrë si ajo e grave gjatë shtatzënisë, në mënyrë që gruaja e prekur duket tamam shtatzënë.

Shenja të tjera të përbashkëta dhe simptomat përfshijnë simptoma gastrointestinale, ndryshimet e gjirit ose sekrecioneve, dhimbjet e lindjes, zgjerimin e mitrës, dhe zbutjen e mitrës. Një për qind e femrave në fund, arrijne qe te kene përvojen e nje lindje të rreme.

Kur një grua me qëllim dhe me vetëdije shtiret si shtatzënisë, ajo është quajtur një shtatzëni e stimuluar.
.....................................................................................................................................................................................

Shkaqet e Shtatzënisë False
Ka shpjegime të ndryshme, por asnjëra prej të cilave nuk është e pranuar universalisht për shkak të përfshirjes komplekse e faktorëve cortical, hypothalamic, endokrine, dhe psikogjenike. Tteoritë psikodinamike qe i atribuohen shtatzënisë së rreme janë ato te konfliktin emocional.

Ajo është e mendimit se një dëshirë intensive për qenë me barrë, ose një frikë e shpeshte per të mbetur shtatzënë, mund të krijojnë konflikte te brendshme dhe ndryshime në sistemin endokrin, të cilat mund të shpjegojnë disa nga simptomat e Shtatzënisë False ose 'pseudocyesis'.

Një tjetër teori eshte shqetësimi per tu ndjere nje femer e realizuar. Ajo thotë se nëse një grua dëshiron shtatzëninë shume keq ajo mund te interpretojë ndryshime të vogla në trupin e saj si shenja të shtatzënisë. Mekanizmat e propozuara biologjike përfshijnë efektin e stresit në boshtin hypothalamo-hipofizës-veshkave, kapsllëk, shtim në peshë, dhe lëvizja e gazrave ne zorrë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#9

Post by Adriana »

-haha- -haha- Mua do falni, po pikellimi i djeshem sot me kthehet ne ironi ( duke qeshur), mbase eshte dhe nga inati qe kam brenda ne vetvete, po pse gjithe keto psikopata duhet te drejtojne SHQIPERINE, kaq te pa fat jemi?!


(pse aji psikopat?!.....po deri sa meret vesh me nje psikopate dhe aji psikopat duhet te jet)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#10

Post by Adriana »

Policia: Griselda Zaimi sajoi të gjithë historinë


Përmes një deklarate zyrtare, policia e kryeqytetit ka pohuar se e gjithë historia e rrëmbimit është sajuar nga Griselda Zaimi. "Është bërë ekzaminimi mjeko ligjor ne Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ekzaminim Gjinekologjik në Maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", nga ku rezulton se shtetasja Griselda Zaimi nuk ka qenë asnjëherë
shtatzënë.


Në sajë të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, bien poshtë pretendimet e shtetases Griselda Zaimi mbi rrëmbimin e saj dhe lindjen e detyrueshme e më pas marrjes peng të fëmijës së sapolindur. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po punohet më tej, për të sqaruar motivet dhe arsyen e krijimit të kësaj situate dhe alibie",- tha zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini. Sipas saj, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale të gjitha pamjet filmike të regjistruara tek qendra Kristal si dhe në çdo ambient tjetër biznesi i pajisur me kamera përgjatë rrugës "Komuna e Parisit".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#11

Post by Adriana »

Klinika: Griseldës i dhamë një serum për helmim


TIRANE- Griselda Zaimi, bashkëjetuesja e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është paraqitur në klinikën "Ikeda", në kryeqytet mbrëmjen e të martës. Burimet e Policisë thanë se aty 27 vjeçarja ka mbërritur me një taksi dhe është drejtuar menjëherë tek sporteli duke kërkuar ndihmë për t'u mjekuar. Ajo pretendonte se ishte helmuar nga një sanduiç që kishte ngrënë pak më parë. Menjëherë punonjësit e sportelit e kanë përcjellë vajzën në një sallë të posaçme observacioni për të marrë një mjekim.


Fillimisht vajzave që ndodhen në katin e parë të recepsionit të klinikës mjekësore, Griselda Zaimi iu është prezantuar me emrin Eriselda Mulaj. "Jam nga Kavaja dhe kam ardhur në Tiranë, për një trajnim. Kam ngrënë një sanduiç dhe më duket se jam helmuar pasi kam pasur të vjella". Ky ka qenë komunikimi i shkurtër i saj në recepsionin e klinikës. Në regjistrin e klinikës ishte shënuar se pacientja Eriselda Mulaj (Griselda Zaimi), me banim në Kavajë ka marrë një serum për helmim dhe më pas.


Burime të "Shekullit", thanë dje për gazetën se gruaja, nuk ka pohuar mjekëve nëse ka qenë shtatzënë apo jo, por vetëm se iu ka kërkuar ndihmë pasi, sipas tyre, ajo ka pretenduar se ka qenë e helmuar nga ushqimi. Menjëherë pas këtij deklarimi punonjësit e recepsionit kanë njoftuar një mjek roje të klinikës, i cili ishte aty. Ai menjëherë bashkë me një infermiere, i kanë vënë një serum për t'i pastruar gjakun pacientes, e cila mund të ishte helmuar nga ushqimi.


Pasi ka marrë serumin, për një kohë prej afërsisht një orë, vajza 27 vjeçare ka marrë sërish një taksi dhe është larguar nga klinika. E vetmja gjë që mbahet mend nga këta të fundit është fakti se gruaja është larguar me një taksi që aty, ndërsa për hetuesit është dhënë një përshkrim se gruaja ishte e veshur me rroba të gjera shtatzënie. Hetuesit e policisë kanë verifikuar të gjitha regjistrat e klinikës, por në asnjë rast nuk figuronte emri i Griselda Zaimit. Aty ndodhej vetëm emri i Eriselda Mulajt. Në këto kushte, policia dhe prokuroria kanë kërkuar që të bëhet këqyrja e kamerave të vëzhgimit të klinikës. Aty është zbuluar se personi që ka mbërritur gjatë natës ishte realisht Griselda Zaimi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#12

Post by Adriana »

Katër vjet, Griselda nuk mbeste dot shtatzënë


Burime të "Shekullit", thanë se Griselda Zaimi, ka kryer edhe herë të tjera vizita në këtë klinikë, për probleme të fertilitetit (pamundësisë për të mbetur shtatzënë). Sipas burimeve të policisë, gruaja ka kryer vizita të herë pas hershme dhe madje edhe analiza gjatë viteve 2007, 2008 2009. Madje dy vizita ajo i ka kryer gjatë vitit 2010, përkatësisht në muajt shkurt dhe qershor të vitit të kaluar. Në këto vizita, Zaimi, ka kryer edhe disa analiza gjinekologjike dhe vizita të ndryshme tek një mjek gjinekolog, për problemin e shtatzënisë së saj. Në të gjitha rastet, analizat e kryera nga mjekët në laboratorët e kësaj klinike kanë zbuluar se gruaja nuk kishte mundësinë biologjike për të mbetur shtatzënë pasi analizat kanë rezultuar negative.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#13

Post by Adriana »

7 dëshmi
Çfarë ndodhi ditën e mërkurë


Ditën e mërkurë, rreth orës 10.00'në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është vëllai i kryetarit të sapozgjedhur të bashkisë së Kavajës, Saimir Azem Rroshi, 36 vjeç. Ai ka treguar historinë se kunata e tij (nusja e vëllait Elvis Rroshi), Griselda Zaimi, është rrëmbyer nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën "Komuna e Parisit" në Tiranë.


Dëshmia e Saimir Rroshit


Saimir Rroshi ka thënë: "Griseldën e kanë marrë forcërisht dhe e kanë detyruar të lindë jashtë dëshirës së saj dhe më pas i kanë rrëmbyer foshnjën e sapolindur. Rreth orës 04.00', të datës 01 Qershor 2011, kjo shtetase është lënë e lirë nga personat që e kishin rrëmbyer, pranë shtëpisë së saj, në qytetin e Kavajës". Pas marrjes së këtij denoncimi policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur dy grupe hetimore dhe kanë marrë në pyetje të gjithë personat që kanë takuar ose kanë pasur lidhje me Griselda (Zaimi) Rroshin.


Dëshmia e shoqes


Ditën kur pretendohet rrëmbimi, më 1 qershor, Griselda ka pirë kafe me shoqen e saj me iniciale J.T. Gjatë marrjes në pyetje në polici ajo ka thënë: "Kam pirë kafe me Griseldën tek ambientet e lokalit të Qendrës Kristal (në pronësi të bashkëjetuesit të saj).
Kemi qëndruar deri rreth orës 19.00'. Më pas këto shtetase kanë dalë nga kjo qendër dhe përpara saj, Griselda ka hipur në një taksi duke i thënë shoqes që do të shkonte në shtëpi. Shtetasja J.T deklaron: Griselda dukej shtatzënë, pranë muajit të lindjes.


Dëshmia e taksistit


Është identifikuar dhe marrë në pyetje shoferi i taksisë me iniciale A.C, nga ku ka rezultuar se, ka marrë shtetasen Griselda Zajmi, që në dukje ishte shtatzënë, pranë Qendrës Kristal dhe nga aty ka ndaluar tek një farmaci në rrugën "Gjik Kuqali", ku Griselda ka blerë diçka. Më pas, sipas kërkesës së Griseldës, taksisti e ka dërguar këtë të fundit, tek Hotel Broadway, që ndodhet pranë stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë. Griselda ka bërë pagesën e taksisë dhe më pas shoferi është larguar.


Dëshmitë e punonjësve të hotelit


Janë identifikuar dhe marrë në pyetje punonjësit e Hotelit Broadëay, të cilët kanë kontaktuar me shtetasen Griselda Zajmi. Recepsionistja me inicialet G.H ka thënë përpara hetuesve: "Griselda është paraqitur në hotel e vetme, rreth orës 19.30'. Ajo ka prenotuar një dhome duke bërë pagesën dhe më pas ka hyrë në dhomë". Kjo shtetase deklaron se shtetasja Griselda Zajmi në dukje ishte shtatzënë. Punonjësi i hotelit me inicialet A.M: "Griselda ka qëndruar e vetme në dhomë, gjatë kësaj periudhe nuk ka hyrë asnjë person në hotel apo dhomën e saj". Në orën 01.50' shtetasja Griselda Zajmi, ka dalë nga dhoma dhe i ka kërkuar këtij punonjësi të marrë një taksi, pasi nuk ndihej mirë fizikisht. Në dëshminë e tij punonjësi me inicialet A.M ka thënë: Kjo shtetase nuk dukej shtatzënë.


Taksisti i dytë


Hetuesit kanë identifikuar dhe pyetur shtetasi me iniciale B.K, shofer taksi që ka
marrë Griseldën në hotel. Ai e ka dërguar atë tek klinika mjekësore "Ikeida" dhe pasi e ka
lënë aty, shoferi është larguar.


Dëshmia e mjekut


Hetuesit kanë marrë në pyetje mjekun dhe punonjësi i klinikës "Ikeda". Mjeku me inicialet
L.G ka thënë: "Griselda është paraqitur në këtë klinikë rreth orës 02.10' dhe ankohej për
të vjella dhe diarre. Është bërë menjëherë terapia e kësaj shtetase nga ana e stafit mjekësor duke e trajtuar me serum". Në dëshminë e tij doktori deklaron se kjo shtetase në dukje nuk ishte shtatzënë dhe nuk pasur ankesa në lidhje me shtatzëninë. Kjo shtetase, ka qëndruar në këtë klinikë deri rreth orës 03.20 dhe më pas është larguar me taksi.


HETUESIT: NA NDIHMUAN TAKSISTËT


Për zbardhjen e të vërtetës, sipas Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Policisë së Shtetit kanë ndihmuar edhe taksistët që e kanë shoqëruar vajzën 27 vjeçare nga Komuna e Parisit në Hotel, më pas nga Hoteli në klinikën private dhe nga këtu në shtëpinë e saj në Kavajë, ku edhe ka pretenduar se ishte rrëmbyer dhe marr peng foshnja e sapolindur.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horror në Kavajë

#14

Post by Adriana »

-Nuk jetonin bashkë

-Mbushte barkon me jastëkë

-Konsumonte produkte për tu shëndoshur që të tregonte shtatëzënë

-Mashtroi familjn e kryebashkiakut të Kavajës

-Deklaron se e bëri që të mos e humbiste

-Kryebashkiaku i kërkoi ndjesë popullit shqiptar për shqetësimin

-Griselda nuk lindëte fëmijë për arsye shëndetësore




Rrëmbimi falso,abortimi i njëfëmije dhe dhuna fizike që tronditi vendin tonë dy ditë më parë,u faktua se ishte thjesht një skenar i një vajze 28-vjeçare,e cila deklaron se ebëri këtë që mos humbiste të dashurin e saj Elvis,për shkka se kjo nuk bënte fëmijë për arsye shëndetësore.

Mesa duket,Griselda nuk kishte menduar fare drejtësinë shqiptare që do të bënte ç'ishte e mundur për të zbardhur një rrëmbim të tillë ,të ndodhur në mes të Tiranës.
Prokuroria për Krime të Rënda në kryeqytet, me ndihmën e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore dhe mjekëve specialist të Maternitetit "Mbretëresha Geraldin" kanë konfirmuar dje sajesën e 27 vjeçares Griselda Zaimi. Përveç ndihmës së specialistëve të fushës së gjinekologjisë, institucioni i akuzës ka arritur të siguroi disa prova materiale, që provojnë se pretendimet e vajzës në denoncimin e saj nuk qëndrojnë.

E ndodhur në këto kushte të rënda psikologjike dhe të tronditjes së thellë, vetë 28 vjeçarja Zaimi ka pranuar të rrëfej të vërtetën, pas 24 orëve tension dhe ankth mbarëkombëtar. Sipas saj, gjithçka kishte bërë për të forcuar lidhjen me Elvisin (zyrtarisht nuk egzistojnë të martuar, megjithëse kishin kohë që bashkëjetonin).

Me frikën e ndarjes, pasi kishte konstatuar me ndihmën e disa analizave mjekësore se nuk mund të lind fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore, vajza 27 vjeçare, duke shfrytëzuar edhe prezencën e pakët në shtëpi të Rroshit muajt e fundit, kishte vendosur të shtiret sikur ishte shtatzënë.

Madje për ta bërë historinë më të besueshme, Griselda vendoste mbushje poshtë rrobave (jastëk) dhe kishte nisur një dietë intensive që të shëndoshej në të gjithë
trupin. Dhe në këtë mënyrë historia e saj ishte besuar nga të gjithë. Pak ditë më parë, kreu i sapo zgjedhur i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi kishte udhëtuar për në Itali ku do merrte pjesë në një gëzim familjar (dasmë).

Gjatë kësaj kohe, vajza kishte shkuar tek prindërit e saj në Tiranë, konkretisht në banesën që ndodhej në rrugën "Qemal Stafa". Sipas deklarimeve të vetë 27 vjeçares, ditën e premte ishte koha e lindjes së fëmijës. Por, meqenëse fëmija nuk ekzistonte dhe dita e premte po afronte, e reja ka pësuar një tronditje psikike në pamundësi për të gjetur zgjidhje.

Tre ditë më parë, konkretisht të martën e kaluar, aty rreth orës 19:15 minuta pasi ishte ndarë nga kunati dhe mikesha e tij në afërsi të qendrës tregtare "Kristal" kishte blerë një thikë dhe më pas i kishte kërkuar një taksisti që ta shpinte në një nga hotelet që ndodhet pranë stadiumit "Selman Stermasi", në Tiranë.

Prokuroria konfirmoi se pasi kishte zënë një dhomë, vajza ka tentuar të kryejë vetëvrasje, me prerje të venave të dorës apo edhe me tentim varje. Por, mungesa e guximit ka bërë që në kushtet e rënda psikike, të sajoj historinë e mashtrimit. Aty rreth orës 02:00 pas mesnatës, ka zbritur në hollin e hotelit duke i kërkuar recepsionistes gjetjen e një taksie pasi nuk ndihej mirë.

Nga hoteli me ndihmën e taksisë ka zbritur para klinikës private që ndodhet në rrugën "Kongresi i Manastirit", ku ka marr një serum dhe më pas po me ndihmën e një taksisti ka marrë rrugën drejt Kavajës. Në ora 3:45 minuta ka mbërritur në banesën e Roshit, ku në mëngjes ka lajmëruar kunatin e saj shtetasin Sajmir Roshi, duke i rrëfyer "mashtrimin" e rrëmbimit. Në këto kushte Sajmir Roshi ka denoncuar në polici, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Dëshmia në prani të nuses së xhaxhait


Për rreth dy orë, mesditën e djeshme prokurori i çështjes Henrik Ligori dhe hetuesja Eriona Daupaj, në prezencë të nuses së xhaxhait të 27 vjeçares Griselda Zaimi kanë marrë rrëfimin e të vërtetës për historinë e saj, të sajuar për të forcuar lidhjen mes saj dhe bashkëjetuesit Elvis Roshi me të cilin kishin katër vite njohje.

Sipas dëshmisë së saj, gjithçka ka nisur nga fakti se 27 vjeçarja ndihej e vetmuar kohën e fundit ndërsa bashkëjetuesi i saj kthehej në banesë në orët e vona të natës. E ndodhur në këto kushte, vajza dyshonte se lidhja mes tyre ishte ftohur dhe në këtë moment ka sajuar historinë e shtatzënisë për të forcuar lidhjen mes tyre.


Griselda largohet nga familja Rroshi


Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, hetuesit e çështjes kanë zbarkuar në Kavajë për të marr vajzën 27 vjeçare dhe ta sjell në Tiranë për ekzaminimet mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në Maternitetin "Mbretëresha Geraldin". Por kur kanë mbërritur
në Kavajë nuk e kanë gjetur Griselda Zaimin në banesën e familjes Roshi.

Pas mesnatës të së mërkurës, i ati, Muhamet Zaimi kishte marrë Griseldën dhe e kishte shpënë në shtëpinë e tij në kryeqytet. Në ora 9:00, efektivët e policisë dhe hetues të çështjes, kanë shkuar në banesën e familjes Zaimi ku kanë marr vajzën dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Ekspertët e këtij institucioni nuk kanë konstatuar ndonjë shenjë dhune të ushtruar ndaj vajzës duke mos konstatuar edhe dëmtime në pjesën e fund barkut të 27 vjeçares. Pas këtij ekspertimi, hetuesin e kanë dërguar vajzën në Maternitetin "Mbretëresha
Geraldinë" për ekzaminime profesionale.

Aty mjekët e këtij spitali kanë konstatuar se vajza kishte probleme shëndetësore dhe nuk mund të lindte dot fëmijë. Të ndodhur në këto kushte, vajza është shoqëruar për në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda ku është marr në pyetje për dy orë.
Më pas, është dërguar drejt banesës së familjes Zaimi, ku edhe është marr nën kujdesin e familjarëve të saj dhe një psikologe, pasi gjendja psikologjike ishte tepër e rënduar.


Në shtëpinë e Elvisit, aty ku 'fëmijës imagjinar' i kishin vënë emrin Griel


"Atë që të bën gruaja s'ta bën as hasmi".. E pasi thotë këto fjalë ashtu çalë çalë ngrihet e lë pas krahëve burrat e tjerë të tavolinës që ethshëm bisedonin për atë çka ngjau në qytetitn e tyre. Burri rreth të 70-tave, krejt i thinjur, përtej lokalit thotë se ajo ishte fjala e tij e fundin e nuk merrej më me këtë muhabet. Ndërsa shokët e tij ende vijonin debatin duke përmendur shpesh që gruaja "fut shejtanin në shishe" etj. Për ngjarjen e Griseldës, fliste dje i madh e i vogël në Kavajë, ndërkohë që gazetat në pikat e shitjeve kishin mbaruar që në orët e para të mëngjesit.


Tek familja e Rroshit


Në rrugën kryesore të qytetit, aty ku banon familja e Elvis Rroshit, nuk ka me njerëz që presin me ankth. As djemtë trupmëdhenj që dy ditë më parë nuk lejonin askënd të kapërcente trotuarin nuk janë më aty. Një heshtje ka rrethuar gjithçka jashtë dhe brenda shtëpisë. Një vajzë që të del në derë, më thotë se duhet të pyeste burrat e shtëpisë, nëse një gazetare mund të hyjë brenda. Hyjmë dhe takojmë gratë. Situata është e pazakontë. Dy ditë më parë vajtonin, sot fjalët janë të ëvshtira të gjenden.

"E kemi pritur si nuse shtëpie, nuk u besojmë dot veshëve çfarë po thuhet. Nuk dimë ç'të themi.. Prisnim lindjen e djalit e më këtë ndjesi kemi jetuar gjithë këto muaj. Atë që bëri ajo nuk mund ta bëjë një njeri normal. Nuk dimë se si na gjet ky hall"- të thotë nusja e xhaxhait të Elvisit. I kishin vënë dhe emrin djalit që prisnin të vinte në jetë. Do quhej Griel, një bashkim mes emrave të Griseldës dhe Elvisit. Por Grieli nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një krijesë në mendjen e 27-vjeçares...


Marrëdhënia


Kishte kohë që marrëdhënia e Griseldës dhe Elvisit nuk ishte si më parë. Njerëz që i njohin çiftin thonë se përgjatë pesë vjetëve ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë me njëri tjetrin. Fëmija i ngjizur në mendjen e Griseldës, duket se ka qënë një shtysë e fortë që Elvisi të shpallë tre muaj më parë fejesën. Sipas zakonit janë ndarë llokumet. Miqtë dhe fqinjët kanë bërë qokën duke i uruar çifti jetë të lumtur e të gjatë.

Barku i fryrë i Griseldës ka lënë të kuptohet për çdo kënd që ka shkuar në shtëpinë e Elvisit arsyen e fejesës së djaloshit që së fundmi ishte përfshirë ethshëm në poltikën shqiptare. Por përveç atyre ditëve të gëzimit shumë pak njerëz e kanë parë Griseldën me sy. Shtatzania e "paparashikuar" duket se i kishte shtyrë planet për martesë zyrtare për më vonë. Prej disa muajsh, gjithkush në këtë shtëpi ka jetuar me gëzimin e ardhjes në jetë të Grielit..
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”