"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.
Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#136

Post by Mallakastrioti »

Satelitët zbulojnë 17 piramida në Egjipt
Transmetuar me: e Mërkurë, 25 Maj 2011 23:02


Egjipt, 25 maj 2011, NOA – Shtatëmbëdhjetë piramida “të humbura” janë gjetur në Egjipt. Piramidat janë zbuluar nga një satelit i NASA-s, i cili me anë të rrezeve infra ka arritur të identifikojë objektet e fshehura prej mijëra vitesh në rërë.

Zbulimi ka impresionuar edhe arkeologët më të famshëm në botë. Bëhet fjalë për një pasuri arkeologjike që pritet të hedh dritë mbi mijëvjeçarët e antikitetit.

Bashkë me 17 piramidat janë gjetur rreth 1000 varre dhe 3000 vendbanime të lashta.

Sarah Parcak dhe skuadra e saj e NASA-s, që bënë kërkimet me rreze infra të kuqe, thotë se puna për këtë zbulim ka vijuar prej një viti.

Pas sinjalizimit nga qendra e kontrollit të satelitit në SHBA janë bërë dhe kërkimet në terren dhe gjetjet e satelitit janë konfirmuar me zbulimin e objekteve të para.

Parcak tha se ky është vetëm fillimi i zbulimeve në tokë me anë të mjeteve nga hapësira. “Përgjatë lumit Nil, – shtoi ajo – gjenden shumë vendbanime të harruara dhe piramida që janë mbuluar nga balta”.

Rrjeti BBC ka bërë një dokumentar mbi punën e ekipit të NASA-s, që nga Alabama ka arritur të zbulojë thesaret e historisë egjiptiane. Dokumentari do të prezantohet në datën 30 maj.

e.t/NOA
http://www.noa.al/2011/05/satelitet-zbu ... ipt-fotot/
Image
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#137

Post by Adriana »

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#138

Post by Adriana »

Vidhet Muzeu Etnografik


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#139

Post by Adriana »

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#140

Post by Adriana »

:cry: .Te gjithe jemi ne pritje nga nje lajme arkeologjik me vlere, por na ndodh vetem e kunderta dita dites kemi vetem lajme qe ne vet po po e demtojme HISTORINE TONE.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#141

Post by Adriana »

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#142

Post by Adriana »

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#143

Post by Adriana »

Zbulohet akti juridik që shënon rënien e Mbretërisë Ilire

Gërmimet arkeologjike në Kalanë e Rozafës në Shkodër nga ekspedita shqiptaro-polake kanë nxjerrë në dritë një mbishkrim që mendohet se i përket shek. I para Krishtit
Gërmimet arkeologjike, të ekspeditës shqiptaro-polake në qytetin e Shkodrës, kanë nxjerrë në pah vlerat historikë të qytetit, i themeluar rreth shekujve V-IV para erës sonë. Ekspedita arkeologjike në Kalanë Rozafa të Shkodrës që në gërmimet e para ka hasur në zbulime vërtet interesante. Në oborrin e dytë të Kalasë, në një nga ujëmbledhësit e saj është gjetur një mbishkrim i cili sipas vëzhgimeve të para të specialistëve mendohet se i përket shekullit I para Krishtit. Ky mbishkrim mund të jetë i pari dokument i asaj periudhe, pikërisht kur Shkodra u pushtua nga romakët që shënon dhe shpërbërjen e Mbretërisë Ilire. Shenjat e para të këtij zbulimi rreth kalasë së Shkodrës, sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik, Nikolin Shati, janë ndeshur që para se arkeologët të nisnin gërmimet, pikërisht kur administruesit e kalasë po kryenin punimet rutinë për pastrimin e një prej ujëmbledhësve të saj. Shkrimi edhe për ata që nuk ishin aspak specialistë dukej interesant, duke e lënë ashtu siç e kishin gjetur, pa e prekur. Me ardhjen e ekspeditës arkeologjike polako-shqiptare 10 ditë më parë, u bë i mundur shterimi i ujit dhe krijimi i një pamjeje sa më të qartë të këtij mbishkrimi. Gjatë pastrimit të territorit, kur pamja e tij u bë më e qartë edhe për vetë specialistët u vu re se ky shkrim ishte shumë i veçantë dhe që nga vëzhgimet e para mendohet se i përket shekullit të parë para Krishtit. “Është një akt juridik që përshkruan kolonizimin romak dhe rënien e perandorisë ilire, i periudhës së Augustit. Ky shkrim dhe katër të tjerë të gjetur aty janë dërguar për një ekspertizë më të specializuar në një institut arkeologjie në Francë” – u shpreh drejtori i Parkut Arkeologjik të Shkodrës, Nikolin Shati. Për arkeologët ky zbulim konsiderohet shumë i rëndësishëm, pasi periudha e shekullit të parë p.e.s. dhe shekullit parë të erës sonë nuk ka patur dokumente të shkruara. Ky zbulim është një nxitje për ekspeditën arkeologjike, që prej tri ditësh ka nisur gërmimet në kërkim të rrënjëve të qytetit antik. Aktualisht po bëhen testet e para në tri pika: në pjesën juglindore të kalasë; pranë xhamisë së Plumbit dhe në jug të saj. Që në gërmimet e para që janë sipërfaqësore arkeologët kanë parë shenja të rrënojave të qytetit antik. “Kjo jep shpresë që gjetjet arkeologjike kanë për të qenë të shumta dhe me vlerë në drejtim të plotësimit të historisë së jetës në këtë territor”, shtoi Shati.
Zona ku është bërë zbulimi
Zona për rreth Kalasë Rozafa ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronzi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V – IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Dhe pikërisht ky dokument, i cili, sipas specialistëve të Parkut Arkeologjik dhe Arkeologëve, është një Akt Ligjor i asaj periudhe, por fjalën e fundit do e thotë ekspertiza e institutit të arkeologjisë në Francë.
Rikthehen gërmimet pas 30 vjetësh
Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r., ndërsa kalaja në hyrje të qytetit është e vendosur mbi një kodër në një lartësi 130 m. Për herë të fundit kjo zonë e rëndësishme arkeologjike u vu në shënjestër të ekspeditave 30 vjet më parë. Që nga ajo kohë në Shkodër nuk u kryen më gërmime arkeologjike. Por një vit më parë një profesor arkeologjie nga Polonia, Piotr Dyzcek, shprehu interes për të ngritur një grup për të nisur gërmimet në këtë qytet. Sipas tij, disa zbulime që ekspedita e tij kishte bërë në Maqedoni dhe Mal të Zi e kishin drejtuar në qytetin e Shkodrës. Mbi bazën e një projekti, profesor Dyzcek gjeti mbështetjen nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Ambasadën Polake për të nisur gërmimet në Shkodër për një periudhë 5-vjeçare. Profesori polak i arkeologjisë e prezantoi projektin e tij të gërmimeve një vit më parë. “Një nga dëshirat e mia ka qenë gjithmonë që të bëj gërmime në qytetin e Shkodrës, pasi është kryeqyteti i Teutës. Shkodra është një nga qendrat më të rëndësishme të ilirëve. Dhe pavarësisht kësaj të dhëne, në Shkodër nuk janë bërë gërmime për periudhën ilire. Nëse atje janë bërë gërmime sporadike, ato i kanë përkitur periudhës romake të vonë. Ne shpresojmë që në këtë zonë të zbulojmë qytete ilire dhe diçka më shumë për mbretëreshën Teutë. Janë vetëm pak vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj. Për kohën që udhëhoqi, ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Nga gërmimet tona kemi bindjen se ilirët kanë jetuar shumë mirë dhe nuk ka diferencë me Romën për nga niveli i jetesës. Deri para pak kohësh ka mbizotëruar mendimi se ilirët kanë qenë primitivë dhe kanë qenë grekët ata që u kanë imponuar kulturën e tyre, por unë mund të them se ilirët kanë qenë po aq të zhvilluar.”- pat deklaruar në një intervistë të tij për MAPO-n profesori polak, duke parashtruar projektin e tij dhe të Universitetit të Varshavës për gërmimet në qytetin e Shkodrës. E sigurisht teza e profesorit, i cili mendon se gjurmët e “humbura” të ilirëve mund të gjehen në rrethinat e Shkodrës, është bazuar në vite të tëra studimesh dhe hulumtimesh të tij jo vetëm në biblioteka të ndryshme por dhe gjatë gërmimeve në terren. Bashkë me specialistët polakë grupit i janë bashkuar edhe arkeologë shqiptarë, që po bashkëpunojnë në gërmimet. Ky projekt është miratuar dhe nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, dhe është një iniciativë e Qendrës së Studimeve Antike për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, përfaqësuar nga vetë profesor Dyzcek. Marrëveshja e nënshkruar ka një afat 5-vjeçar dhe pasi është bërë survejimi në zonën e rrastë të qytetit antik, nga ura e re e Bunës, ura e Bahçallekut deri te Xhamia e Plumbit, ka nisur dhe faza e dytë e projektit, që janë gërmimet në këto zona. Që në sipërfaqe arkeologët kanë bërë zbulime të rëndësishme, siç është mbishkrimi i gjetur dje, por që mendohet se vlerat arkeologjike janë shtresëzuar, ndaj duhet të bëhen gërmime të thella nga 7-10 metra.

http://www.shqipmedia.com/portal/2011/1 ... ise-ilire/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#144

Post by Adriana »

Zbulime arkeologjike në Dimal të Apolonisë


Instituti i Arkeologjisë së Qendrës së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë së Universitetit të Këlnit dhe Institutin e Arkitekturës dhe Konservimit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara (Këln) kanë përfunduar me rezultate tw suksesshme gërmimet arkeologjike të projektit të përbashkët shqiptaro-gjerman në qytetin ilir të Dimalit (Kalaja e Krotinës, Berat).

Dimali, ky emër tashmë është bërë i njohur për të gjithë qytetarët në Shqipëri. Bëhet fjalë për hulumtimet dyvjeçare arkeologjike në këtë qendër të rëndësishme të prapatokës së Apolonisë, e cila përmendet që në shek. e 19-të, por gërmimet e mirëfillta arkeologjike bënë të mundur identifikimin e sitit me qytetin antik të Dimalit. Hulumtimet në këtë fushë janë bërë në sajë të një projekti shqiptaro - gjerman.

Ky bashkëpunim nuk është i pari në këtë fushë. Këtë e pohon dhe arkeologja Belisa Muka nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë. “Pas një eksperiencë shumë pozitive në Lezhë dhe në Apoloni u pa e udhës që ky bashkëpunim të aplikohej edhe në Dimal.”

Por sa interesant dhe i rëndësishmë është ky zbulim për arkeologjinë shqiptare? Sipas arkeologes shqiptare: “Ky zbulim është i rëndësishëm sepse kemi të bëjmë me një qendër ilire të njohur nga burimet e shkruara antike, një qendër që ka qenë eksploruar në kuadër të projekteve të institutit të arkeologjisë në fund të viteve 60'-70'., por që me ndryshimet që ndodhën në vitet 90' u ndërprenë eksplorimet e kësaj qëndre.

Tani, shpresohet që me rifillimin e gërmimeve të arrihet objektivi për të parë shtrirjen e qytetit, dhe brënda mundësive, për të parë intensitetin e monumenteve, intensitetin e jetës. Ne kemi rënë në gjurmët e një teatri që është shumë e rëndësishme për një qytet që mendohet të ketë qenw i vogël dhe të ketw pasur një jetëgjatësi të shkurtër.”

Sipas Profesorit nga Univesiteti i Kölni, drejtues i projektit, Michael Heinzelmann, "zhvillimi dhe begatia e qytetit shënohen gjatë shek. III-II p.K., periudhë gjatë së cilës fortifikimi i parë i akropolit braktiset dhe në vend të tij qyteti fortifikohet me një mur të ri, i cili përfshin tashmë gjithë kodrën e Dimalit. Gjatë kësaj periudhe, në qytet pati dhe një sërë zhvillimesh përfshirë këtu ndërtimin e një tempulli dhe një teatri. Gjithë këto ndërtime dëshmojnë për një gjurmë të konsiderueshme që kultura helene ka lënë tek banorët vendas ilirë”.

Por Belisa Muka veçon edhe faktin se: ”Kemi të bëjmë edhe me atë që qyteti është ilir në tërësinë e tij. Kështu që kemi të bëjmë me një influencë të fortë të një qyteti mjaft të zhvilluar që lind dhe rritet siç është rasti kolonisë së Apolonisë por që ndikon edhe në lindjen dhe zhvillimin e qyteteve që janë qendra ilire”.

Gërmimet e këtij viti 2011 u përqendruan në disa zona të ndryshme të qytetit. Një nga objektivat kryesorë qe gjurmimi i akropolit dhe në kufirin perëndimor të akropolit, gërmimet e këtij viti nxorrën në dritë themelet e një tempulli – deri më tani i panjohur .

Gërmimi i përqendruar në qendër të teatrit nxorri në dritë nivelin e orkestres (pista) dhe rradhën e parë të ndenjëseve, të ruajtura në gjendje shumë të mirë: Kjo për arkeologjinë shqiptare është shuëme rëndësishme. Zbulimi i teatrit në Dimal përbën teatrin e shtatë antik, të njohur në territorin e Shqipërisë dhe është një tjetër e dhënë që dëshmon për ndikimin e madh që ushtronin kolonitë greke të bregdetit të Adriatikut, si Apolonia, mbi popollsinë e Dimalit.

Për profesorin Heinzelmann, përveç gjetjeve me interes të veçantë në zonat e banuara dhe industriale në qendër të qytetit antik, një zbulim shumë i rëndësishëm i këtij viti është edhe një nga portat hyrëse në pjesën më perëndimore të vendbanimit. Ajo është pjesë e sistemit fortifikues, që duhet të ketë qenë ndërtuar gjatë shekujve III-II p.K. dhe që përfshinte brenda vetes gjithë kodrën e Dimalit, me një sipërfaqe prej rreth 25 ha. Zhvillimi dhe begatia e qytetit shënohen gjatë shek. III-II p.K., periudhë gjatë së cilës fotifikimi i parë i akropolit braktiset dhe në vend të tij qyteti fortifikohet me një mur të ri, i cili përfshin tashmë gjithë kodrën e Dimalit.”

Sipas studjuesvë dihet tashmë që qyteti ka një shtrirje të madhe. ”Ajo që kemi tani si objektiv dhe që nëntoka premton shumë është urbanistika në përgjithësi e qytetit dhe koncepti i një jete përtej vdekjes me vijimin e gërmimeve në metropolet përkatse”, thotë dr. Belisa Muka.


http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15 ... lb-609-xml
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#145

Post by erix77 »

Zbulimi i teatrit në Dimal përbën teatrin e shtatë antik, të njohur në territorin e Shqipërisë dhe është një tjetër e dhënë që dëshmon për ndikimin e madh që ushtronin kolonitë greke të bregdetit të Adriatikut, si Apolonia, mbi popollsinë e Dimalit.
Keta arkeologet tane ta heqin petllen fare,asnje nuk guxon te dale jashte kornizave standarte te helenizmit antik.Ne te vertete eshte shume e thjeshte te thuash qe ndikimi grek keshtu apo ashtu por te kerkosh te zbulosh dicka autentike Ilire nuk i intereson askujt.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#146

Post by Mallakastrioti »

Ne Epidamn (Durres ) kolonet korinthiot nuk kalonin numrin dyqind vete (sipas historigrafise zyrtare). Nuk eshte aspak profesionale qe te thuash se dyqind vete te kene influencuar gati gjithe Ilirine e Jugut dhe Epirin.
Image
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#147

Post by Socio »

erix77 wrote:
Zbulimi i teatrit në Dimal përbën teatrin e shtatë antik, të njohur në territorin e Shqipërisë dhe është një tjetër e dhënë që dëshmon për ndikimin e madh që ushtronin kolonitë greke të bregdetit të Adriatikut, si Apolonia, mbi popollsinë e Dimalit.
Keta arkeologet tane ta heqin petllen fare,asnje nuk guxon te dale jashte kornizave standarte te helenizmit antik.Ne te vertete eshte shume e thjeshte te thuash qe ndikimi grek keshtu apo ashtu por te kerkosh te zbulosh dicka autentike Ilire nuk i intereson askujt.
Erix, arkeologet shqiptare dhe gjermane ate qellim kane, te zbulojne te verteten historike permes provave materiale. Nuk eshte se nuk u intereson te zbulojne 'dicka autentike Ilire'. Pikerisht eshte kunderta, une mendoj ata mezi presin te gjejne dicka Ilire.






Erix, kur do ta kuptojme qe Helenet ishin shoqeria dominante ne viset tona qe influencoi jetesen e vendasve per kohe te gjate, ashtu sic bene shoqerite tjera dominante Latinet, Bullgaret, dhe Serbet ?



Prova me e sigurte qe sot ne Shqiptaret jemi pasardhesit e drejteperdrejte te Ilireve eshte lethargjia jone.

Per fat te keq.
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#148

Post by Zeus10 »

erix77 wrote:
Zbulimi i teatrit në Dimal përbën teatrin e shtatë antik, të njohur në territorin e Shqipërisë dhe është një tjetër e dhënë që dëshmon për ndikimin e madh që ushtronin kolonitë greke të bregdetit të Adriatikut, si Apolonia, mbi popollsinë e Dimalit.
Keta arkeologet tane ta heqin petllen fare,asnje nuk guxon te dale jashte kornizave standarte te helenizmit antik.Ne te vertete eshte shume e thjeshte te thuash qe ndikimi grek keshtu apo ashtu por te kerkosh te zbulosh dicka autentike Ilire nuk i intereson askujt.

Jo vetem kaq Erix, por askush nuk ben perpjekje, per te na thene, cfare ishin vete helenet valle. E verteta eshte, qe te gjitha rrenojat dhe artifaktet, qe cilesohen greke ose romake, jane MESJETARE dhe JO ANTIKE. Ato ne rastin me te mire i perkasin shekullit te 10 PAS Krishtit.
Gjuha "greke" dhe ajo "latine", NUK jane jane gjuhet e kombeve ""te lashte"" greke apo latine. Ato jane e njejta gjuhe, e krijuar nga KISHA, per qellime liturgjie ne krye te heres. KISHA u be epiqendra e kultures dhe njerezimi i mbledhur rreth saj e perftoi gjuhen prej KISHES dhe jo anasjelltas. Ajo si gjuhe e kutures dhe skolastikes, u perhap nepermjet 1. shkolles( i mban mend "universitetet e hershme" qe mburen europianet?) 2. administrates dhe natyrisht 3. vete Kishes. Persa ju perket ""kolonive helene"", ato jane vetem alibia per te na zhveshur ne nga cdo forme kulture dhe per ta na shpallur te eger. Ne fund te fundit, per ""kolonite greke"", kane shkruar vetem murgjit e krishtere, VETEM PAS SHEK. TE 10, ne GJUHEN E KISHES. Nuk ka asnje prove bindese, qe te kete egzistuar ndonje komb me cilesi ETNIKE, i quajtur helen apo qofte dhe latin. Gjithe "historia" e tyre, eshte vecse nje histori Mesjetare, e shtyre prapa ne kohe.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#149

Post by Adriana »



Në Shqipëri gërmimet arkeologjike kryhen kryesisht në bashkëpunim me misione studimore dhe shkencore të huaja. Por në qytetin antik të Antigonesë në Gjirokastër këtë vit është kryer një mision arkeologjik nga studiuesit shqiptarë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#150

Post by Adriana »

Zbulim historik ne Butrint nga shkencetare te Universitetit te Shtetit Micigan


Dy ekipe studiuesish te Universitetit te Shtetit Micigan MSU - nje ne terren ne Butrint dhe grupi tjeter ne laboratorin e ADN-se ne East-Lansing tregojne se si shkenca moderne mund te zbardhe disa te panjohura te Mesjetes - cfare hanin si jetonin cfare shendeti gezonin ne pergjithesi njerezit e asaj kohe ne Shqiperi. Gjate analizimit te dy skeleteve te zbuluara ne Butrint shkencetaret amerikane jane te paret qe konfirmojne ekzistencen qe ne mesjeten e hereshme te nje semundje infektive - bruceloza - e pranishme edhe sot ne disa vende te Mesdheut. Kolegu Astrit Lulushi ishte keto dite ne Universitetin e Shtetit te Miciganit ku bisedoi me autoret e zbulimit gjenetistin David Foran antropologun Todd Ferent dhe studiuesen Amanda Buszek.

Zbulimi filloi ne Butrint prej dekadash nje nga zonat me te njohura arkeologjike ne rajon thote profesor i antropologjise Todd Fenton i cili kryesoi ekipin amerikan ne kete projekt.

Shume prej eshtrave u zbuluan gjate germimeve ne rrenoja thote Dr. Fenton i cili ka rreth 10 vjet qe kryeson ekipe kerkimesh ne zonat arkeologjike ne Shqiperi. Gjate ketij zbulimi ne Butrint Dr. Fenton bashkerendoi punen e tij me ekipe arkeologesh nga Britania Shqiperia dhe nga laboratori i ADN-se ne Universitetin e Shtetit te Miciganit - MSU. Ekipi amerikan analizoi skeletet per jave te tera per te percaktuar gjinine moshen dhe shkakun e vdekjes. Gjate vrojtimit me imtesi ata gjeten grryerje te pashpjegueshme ne rruazat e shtylles kurrizore.

Keshtu eshtrat u derguan per ne laboratorin e ADN-se ne Univesitetin e Shtetit Michigan ku punen e morri persiper Dr. David Foran gjenetist drejtori i programit te shkencave te Mjekesise Ligjore prane ketij universiteti.

Ne fillim menduam se kockat ishin prekur nga tuberkulozi por analize pas analize konstatuam se shkaktari ishte bruceloza bakter qe ashtu si tuberkulozi prek kockat thote Amanda Buszek pjesmarrese ne studim nen drejtimin e Dr. Foran. Ekipi fillimisht analizoi kockat per tuberkuloz per shkak te demtimeve ne eshtra por rezultatet dolen negative. Kur sekuenca e ADN-se kaloi neper kete aparat cdo gje u be e qarte shkencetaret kuptuan se kishin bere nje zbulim.

Bruceloza eshte nje semundje infektive qe prek bagetite kryesisht dhite. Bakteri mund te transmetohet tek njerezit kur qumshti nga nje dhi e infektuar pihet ose perdoret per bulmet por ndodh edhe kur qumshti nuk pasterizohet. Sot kjo semundje eshte me pak e zakonshme per shkak te kontrolleve dhe rregullave te rrepta te higjenes.

Edhe kur shfaqet semundja mund te sherohen me antibiotike. Efekti i brucelozes ne kocka eshte i ngadalshem dhe i dhimbshem thote Dr. Fenton. Eshtrat e zbuluara ne Butrint mendohet si i perkasin dy te rinjeve 13 vjecare qe mund te kene jetuar ne shekullin e X - XIII. Si rrjedhim autoret e studimit sugjerojne se shkalla e vdekshmerise foshnjore ose ne moshe te re ne mesjeten e hereshme ne Butrint ka qene shume e larte. Keto te dhena perkojne edhe me popullsine e ralle te rajonit te Butrintit ne ate kohe.

Ky zbulim i brucelozes ne Butrint ka rendesi historike edhe sepse eshte i pari qe krijon nje lloj imazhi se jeta baritore nuk ishte aspak piktoreske por ishte vertete e rende e veshtire e shkurter. Bashke-autori i studimit antropologu Todd Fenton i Universitetit te Shtetit Micigan MSU thote se puna kerkimore ne Butrint eshte deshira e cdo shkencetari - arkeolog antropolog gjenetist historian - sepse ne cdo gur ne cdo shtrese qe germohet pritet te zbulohet dicka e re.

Per rreth nje dekade shkoj atje cdo vit dhe punen e marr shume seriozisht. Projekti i tanishem ka perfunduar. Por nese do te me jepej mundesia do te shkoja me kenaqesi ne Butrint a tjeter qender arkeologjike shqiptare me shume se ne cdo vend tjeter thote Dr. Fenton i Universitetit te Shtetit Micigan.


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”