"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

Flisni për futbollin shqiptar, talentet, ndani me bashkëatdhetarët gëzimin e fitores së skuadrave tona të zemrës.
Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

#1

Post by Arbëri »

Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF


Image


TIRANE-Federata qipriote e futbollit do të reagojë, për atë që e cilëson “provokim” të tifozëve shqiptarë në ndeshjen Skëndërbeu-Apoel zhvilluar para disa ditësh në Korcë. Kështu shkruajnë sot gazetat greke.
“Me flamuj turq dhe një parullë të madhe ku shkruhej "Qiproja është turke", e kanë përshëndetur ekipin qipriot, tifozët e ekipit të Skënderbeut, në ndeshjen që ky i fundit luajti me APOEL-in e Qipros për kualifikueset e Ligës së Kampioneve” – këtë përshkrim i bën gazeta “Proto Thema”, atmosferës së ndeshjes, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për APOEL-in e Qipros.

Sipas gazetës Proto Thema, “futbollistët qipriotë, të cilët zbritën në fushë me shirit të zi në krah, në shenjë zie për tragjedinë e bazës detare të Qipros "Evangelos Florakis", nuk iu besuan syve kur panë një parrullë të tillë dhe flamuj turq që tundeshin në shkallët e stadiumit të shqiptar”.

Gazeta shkruan: “Ndërsa lojtarët e Nikosias fituan lehtësisht me kampionët shqiptarë, Federata Qipros pritet të reagojë fort për qëndrimin provokativ të tifozëve dhe Federatës shqiptare të Futbollit, që në një veprimtari sportive i lejoi ata të ngrejnë parrulla me përmbajtje politike. Kjo sipas gazetës është fyerje e dyfishtë për miqtë qipriotë, të cilët ishin në zi për tragjedinë e tyre kombëtare që goditi ishullin.
http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php? ... goria=2687
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

#2

Post by Bashkimi »

Pankarta politike, betejë nacionalistësh në Korçë
Image
KORCE-Sfida mes Skënderbeut dhe Apoelit të Nikozias ka qenë një rast i mirë edhe për të shprehur nacionalizmin e tifozerive. Një ditë më pas, ajo çfarë ndodhi në stadiumin e Korçës mund të quhet një betejë turko-greke apo edhe shqiptaro-greke, ndonëse në fushë ishte thjesht një ndeshje futbolli dhe përballeshin një skuadër shqiptare e një qipriote. Tifozët korçar, duke ditur lidhjet e qipriotëve me Greqinë, kanë shpalosur një pankartë gjigande ku shkruhej "Cypro is Turkey" ("Qipro është Turqi"), ç'ka nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët e Apoelit në fushë dhe nga mediat në vendin ishullor. Ndërkohë edhe tifozët qipriotë e kanë kthyer shumë shpejt reston, duke shpalosur në stadium dy flamuj të Vorio-Epirit, një provokim i hapur edhe ky. Shkurt, një ndeshje futbolli ka shërbyer edhe për një betejë nacionalizmi, që është i dënuar nga rregullat e UEFA-s. "Kjo nuk harrohet, tani duhet të kuptojmë sesi do ta shohë Europa këtë partner", shkruan në uebsajtin on-line të Qipros, "Kerkida.net". Në fotot e publikuara në mediat qipriote ditën e djeshme, pankarta "Qipro është Turqi" ka zënë një vend qendror, bashkë me komentet e shumta për të. "Kjo vajzë e bukur duket se nuk është shumë dakord me patriotët e saj se Qipro është Turqi", shkruhet në një koment të një fotoje publikuar në "Kerkida.net".
FLAMURI I VORIO-EPIRIT
E ndërkohë, nuk kanë mbetur mbrapa as qipriotët. Dy flamuj të Vorio-Epirit, të shpalosur në pjesën e stadiumit që ishte rezervuar për ta, tregon se edhe ata kishin mbërritur në Shqipëri me qëllime të tjera, përveç futbollit. Prania e këtyre flamujve është përmendur vetëm përciptazi në mediat qipriote, që mesa duket e kanë parë atë si një fenomen normal. Gjithsesi, në sytë e një pjese të mirë të tifozerisë shqiptare, ajo ka qenë një provokim i hapur. Ngritja e flamurit të Epirit të Veriut në stadiumin e qytetit, ku ky term u bë një skandal i vërtetë pak muaj më parë, pas deklarimeve të ish-konsullit grek.Çudia ndërkohë ka qenë me policinë, e cila nuk ka ndërhyrë në të dy rastet, ndërkohë që duhet ta bënte një gjë të tillë.
SANKSIONET
Shfaqja e parrullave nacionaliste është një nga gjërat më të dënueshme nga rregullorja e UEFA-s, por në fakt është një mister nëse do të ketë sanksione për klubin e Skënderbeut apo jo. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, gjithçka varet nga delegati, pra nëse ai i ka mbajtur shënim apo jo pankartat. "Kuptohet që për gjëra të tilla ka gjoba të rënda, por shpesh ndodh që delegatët nuk i kuptojnë shumë mirë këto ndasitë e Ballkanit, - tha për Gazetën Shqiptare sekretari i përgjithshëm i Federatës Eduard Prodani. - Shpalosja e pankartave nacionaliste është një gjë e ndaluar nga rregullorja dhe për këtë nuk kanë munguar ndonjëherë gjobat, kështu që them se edhe këtë herë klubi Skënderbeu mund ta pësojë", shtoi ai.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

#3

Post by CERMENIKASI »

Përshtypjet e mija për ketë ngjarje:

1)Ndërsa Grekët kanë veprue në favor të vetvetes,Shqiptarët kanë veprue në favor të nji shteti të huej!!!!!!
2)Meqenëse Grekët nuk e kanë dit se çfar do bajnë Shqiptarët, atëhere del qartazi në shesh se ata e kanë pas
parashikue me kohë që të bajnë atë që banë,pra nuk asht kundërveprim por diçka e parapërgatitun kështuqë nëse
do të denohet pala shqiptare doemos duhet dënue edhe pala qipriote-greke.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

#4

Post by Bashkimi »

Pershtypjet e mija jane te luajne futboll dhe te fitojne , se lam nam gjithandej humbem , pastaj kjo mu ne Korce qe ndodhi
dhe qe Konzuli Grek deri para ca ditesh thoshte ketu eshte "Vorio Epiri" , kjo me duket nje pergjigje e mire e Korcareve dhe ky
flamur me ate qe shifet ne stadium te simpatiezuesit e tyre , tregon qarte qe kane provokuar me ate flamur artificial , e nuk di si i kan shpetuar edhe dajakut .
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

#5

Post by CERMENIKASI »

Pajtohem që aty të luheshte futboll dhe mundësisht të fitojshin tonët dhe asgja tjetër por mëqë u ba ashtu ,pse nuk shpallosën ndo nji parull në favor të CAMERISE?
Sidoqoftë,unë jam për mendimin e lirë dhe asht krejtësisht e drejta e jote me mendue që ishte një përgjigje e mir për kundër asaj që ka thonë konsuli grek.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

#6

Post by erix77 »

pse nuk shpallosën ndo nji parull në favor të CAMERISE?
Nuk ishte mungese patriotizmi apo indiference per Camerine por ata ishin qipriote dhe Qipro eshte Turqi ju dhembte me shume.Nqs do te ishin greke prej Greqie atehere po do te kishte dhe parulla per Camerine.Qysh para ndeshjes flitej se qipriotet do te provokonin me flamuj fantazmash dhe Korcaret ne kohe i moren masat tu jepnin pergjigjen me te merituar.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

#7

Post by Arbëri »

Se kane ardhur te organizuar per te provokuar aty s'behet fjale fare , tregojne tre flamujt e jevgjive dhe pse kane shkruar shqiptaret "Qipro eshte Turqi " eshte shkruar ne stadium , qe eshte per tu pare ne foto .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Futbolli shqiptar”