PDU-ja kontrakton firmën ligjore britanike për çamët !
PDU-ja kontrakton firmën ligjore britanike për çamët!
Çështja çame do të shkojë në gjykatat ndërkombëtare
Partia Drejtësi dhe Unitet njoftoi se dje, me ftesë të saj, kanë mbërritur në Tiranë përfaqësues të një prej firmave më prestigjioze ligjore britanike, me qëllim njohjen e çështjes çame dhe krijimin e dosjes së domosdoshme për ndjekje ligjore të kësaj çështjeje në gjykatat ndërkombëtare. Në mëngjesin e djeshëm, përfaqësuesit e kësaj firme u takuan me historianët Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Ahmet Mehmeti etj., për të njohur aspektin historik të gjenocidit mbi popullsinë çame gjatë luftës së dytë botërore dhe sfondin e ngjarjeve pararendëse. Pasdite ata do të takohen me juristë që janë marrë me çështjen çame, si Mentor Nazarko, etj., për të njohur kuadrin ligjor grek dhe ndërkombëtar dhe për të arritur në përpunimin e një pakete zgjidhjesh juridike. Sot, përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze ligjore, do të jenë në qytetin e Vlorës ku do të dëgjojnë dëshmitarë okularë të gjenocidit mbi popullsinë çame. Në fund të këtyre takimeve, ditën e diel, kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet do të mbajë një konferencë për shtyp, për të shprehur arritjet e këtyre takimeve dhe për të paralajmëruar nisjen e ndjekjes ligjore të zgjidhjes së çështjes çame”, thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar nga PDU-ja. Firma britanike është një ndër më të njohurat në arenën e të drejtës ndërkombëtare për çështje të gjenocidit, spastrimit etnik dhe pronësisë. Ajo është marrë me zgjidhje ligjore të këtyre problemeve në raste si Kosova, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina si edhe Kamboxhia me Kmerët e Kuq.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lajme per Camerine
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Lajme per Camerine
Last edited by Arta on Sat Dec 12, 2009 11:07 pm, edited 1 time in total.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Ljame per Camerine
Anglia ka per borxhe te shlyej mashtrimin e saj nga provokimi greke ne incidentin e Korfuzit.Dipllomacia edhe drejtesia shqiptare duhet....................me falni se me duket se ngaterrova andres..
Partia Came duhet tju kujtoj Anglezve se greket ishin ata qe hodhen ne ere anijen angleze ne menyre qe te fitonin pas ketij incidenti,heshtjen e Anglis per gjenoncidin Came..Ne se ata ja arrijne nje gje te tille,ateher kjo ka per te bere buje ne historin politike te Anglis,edhe ceshtja Came do marrin popullaritet ne te gjithe boten

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme per Camerine
Sa është numri i Çamëve që janë të shpërngulur nga Çamëria pamar parasysh vitin ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme per Camerine
Televizioni shtetëror Serb ''PTC'' sot ne lajmet kryesore tregon brengosjen e ''Grekërve'' për aktivitetin e paramilitarëve Shqiptare brenda në Qamëri që kohën e fundit janë të shpeshta këto lëvizje atje , si dhe kërcnimet përmes internetit të njëpasnjishme ndaj shteit ''Grek'' .
Shtypi ''Grek'' kërkon ndihmë nga qeveria , thuhet ne lajmet e Serbëve .
Shtypi ''Grek'' kërkon ndihmë nga qeveria , thuhet ne lajmet e Serbëve .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme per Camerine
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme per Camerine
“Më urdhëruan të zhduk dosjet e çamëve” – Kryeprokurori i Janinës
Zbulohet dokumenti tronditës në Arkivën sekrete të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në Greqi, në vitin 1976, u urdhërua shfarosja e të gjitha dosjeve për popullatën çame. Ish-kreu i akuzës së Janinës, Vasilios Xhavellas, e ka konfirmuar këtë fakt Habjon Hasani
Të gjitha dosjet gjyqësore të popullsisë së dëbuar çame nga Greqia duhej të asgjësoheshin, – këtë fakt e ka konfirmuar Vasilios Xhavellas, ish-kryeprokurori i Janinës, gjatë një letërkëmbimi që ka patur në vitin 1976 me Ministrinë e Brendshme të Greqisë. Njëra prej letrave ka rënë në duart e shtetit shqiptar dhe i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të asaj kohe. Sot “Albania” boton të plotë kopjen e përkthyer të siguruar në Arkivën e Ministrisë së Jashtme ( e klasifikuar me vulë si dokument koefidencial), ndërsa është e qartë se në duart e shtetit shqiptar mund të ekzistojë edhe ndonjë kopje e dokumentit origjinal të shkruar në gjuhën helene. I pari që e ka trajtuar një skandal të tillë ka qenë publicisti Mentor Nazarko, i cili, në librin “Lufta e fundit”, e ka bërë të qartë se shteti grek ka urdhëruar shkatërrimin e dosjeve të popullsisë çame. “Albania” boton sot dokumentin e siguruar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë në radhët e të cilit fshihen ngjarje dhe zhvillime krejt të panjohura më pare, të cilat duken se mbartin një informacion të dorës së parë dhe shumë domethënës në rrafshin kombëtar. Dokumenti Më 29 shtator të vitit 1976, kryeprokurori i Janinës, Vasilios Xhavellas, në emër të Gjykatës së Diktimit në Janinë, me anë të shkresës me Nr. Prot. 1837, në kuadër të një korrespondence zyrtare intensive të atyre kohëve, i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Rendit Publik të Greqisë. Kjo përgjigje vinte pas shkresës zyrtare që Drejtoria e Shërbimeve Kriminale e Ministrisë së Rendit në Greqi i dërgoi ish-kryeprokurorit Xhavellas duke i kërkuar këtij të fundit që t’i vinte në dispozicion të gjitha dosjet me çështjet penale që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame. Pasi është njohur me këtë kërkesë, nga ana e tij Xhavellas ka dërguar shkresën që botohet sot në “Albania” duke pranuar se me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë këto dosje ishin zhdukur! Ish-kryeprokurori i Janinës ka specifikuar në këtë letër se ka qenë urdhri Nr.17835/1976 i Ministrisë së Drejtësisë që e ka detyruar atë të shkatërrojë dhe të zhdukë përgjithmonë atë dokumentacion. Ish-kryeprokurori Xhavellas arsyetonte se në bazë të urdhrit që kishte marrë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kishte për detyrë të “avullonte” të gjitha dosjet e proceseve gjyqësore penale :1) të atij të diktimit 5 dhe 3-anëtarësh të Janinës deri në vitin 1970, 2) të Gjykatës Penale të Kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950, 3) si edhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët. Nga ç’mund të kuptohet nga krahasimi i urdhrave del se kërkesa për të zotëruar dokumentacionin nga ana e Ministrisë së Brendshme vinte fill pas urdhrit që Ministria e Drejtësisë helene kishte dhënë për asgjësimin e këtyre dosjeve…. Arsyet e zhdukjes Kryeprokurori i Janinës, në përgjigjen që i ktheu kërkesës së Ministrisë së Rendit, e sqaronte se këto dosje ishin asgjësuar për shkak se Ministria e Drejtësisë mendonte se ato nuk kishin më vlerë dhe se të gjithë të akuzuarit (çamët që ndodheshin në Shqipëri) nuk rezultonin fajtorë tashmë që kishin kaluar shtatë vjet nga marrja e këtyre vendimeve, pasi gjatë kësaj periudhe këta të akuzuar nuk ishin njoftuar për prezencën në gjyq apo nuk ishin vënë në dijeni për vendimin e marrë nga gjykata ndaj tyre. “Duke i konsideruar këto vendime si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla ( të zbatuara), pra si jopërfundimtare”, – shkruhet në përgjigjen që ish-kryeprokurori i kthen Ministrisë së Rendit të Greqisë. Më tej, në përgjigjen e tij, ai e mbështet këtë arsyetim (për të zhdukur dosjet) në Nenin 549 të së Drejtës së Vjetër Penale. Ky pohim i ish-kryeprokurorit të Greqisë duket se “hedh në erë” një pretendim shumëvjeçar të Athinës Zyrtare, e cila e ka konsideruar popullatën e përndjekur dhe të dëbuar të Çamërisë si kolaboracioniste të fashizmit. Sakaq, diferenca mes pretendimit që shpreh Ministria e Drejtësisë Greke dhe Diplomacia e këtij vendi është absolutisht kontradiktore, pasi të paktën vetëm nga ky dokument, ish-kryeprokurori i Janinës artikulon qartazi se vendimet e marra nga gjykatat greke ndaj popullsisë çame nuk mund të konsiderohen si përfundimtare për shkak të moszbatimit të disa parimeve themelore gjatë gjykimit të çështjes. Asgjësimi Përtej përplasjes serioze që konstatohet mes institucioneve të drejtësisë greke dhe diplomacisë së saj, duket se vendimi për të asgjësuar këto dosje ngre pikëpyetje të tjera. Kjo pasi të gjitha dosjet e gjykimit të popullsisë çame në mungesë maksimalisht do të përbënin një argument të fortë juridik në të ardhmen ose minimalisht do të manifestonin një material të denjë për arkivat e historisë e më gjerë. Kësisoj, minimalisht Ministria e Drejtësisë Greke në vitin 1976 ka eliminuar mundësinë e një transparence në lidhje me gjykimet që i janë bërë popullsisë came, e cila u prezumua si bashkëpunëtore me nazizmin. Edhe kësaj here duket se qeveria greke ka treguar kujdesin e duhur ndaj “pastërtisë” së arkivave të saj. Gjithnjë shteti grek është treguar shumë i rreptë në kontrollin që i bënte arkivave në lidhje me çështjen e përndjekjes dhe dëbimit të popullsisë çame. Një shembull i qartë që e vërteton këtë gjendet në librin “Lufta e fundit”, në të cilin del qartë se nga referimet që autori Nazarko i ka bërë një studiuesi grek të çështjes, ky i fundit pohon se “është tmerrsisht e vështirë dhe thuajse e pamundur” që të sigurohen dokumente në arkivat shtetërore greke.
http://www.cameriaime.com/?p=1014

Çamët paralajmërojnë PD-në: Zbatoni marrëveshjen para 10 gushtit ose votat tona do të jenë për PS-në Vazhdon të jetë e tensionuar situata mes PD së Durrësit dhe PDIU-së në këtë qytet. Ndërsa pritej një zhvillim pozitiv gjatë këtij muaji që përkonte edhe me zgjedhjen e drejtuesit të këshillit bashkiak Durrës dhe kreut të qarkut, ajo që mund të thuhet me plot gojën tashmë ka të bëjë me marr%dhënie mjaft të acaruara. Edhe pse nuk mohohet fakti që po punohet intensivisht për të sheshuar mosmarrëveshjet, duket se vetë PD ka humbur tashmë besimin dhe po shikon mundësinë e blerjes së votës për këshillin bashkiak. Por iniciativa e re e PD-së për të emëruar drejtora njerëz që nuk janë në koalicionin e saj, por që kanë lidhje me të majtën si koalicion, ka bërë që çamët me të drejtë të jenë më agresivë dhe ta shikojnë heshtjen e PD-së për të zbatuar marrëveshjen si një lloj provokimi dhe natyrisht edhe si një lloj testimi për atë që mund të ndodhë në këshillin bashkiak. Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se ende nuk është arritur në një marrëveshje për drejtoritë që do të marrin çamët, ndërsa këto të fundit akuzojnë se marrëveshja është arritur, por ajo po mbahet si mjet presioni për të parë se çfarë do të ndodhë në këshillin bashkiak. E gjithë kjo ka rritur temperaturën në dy kampet që për hir së vërtetës duhet pranuar se njerëzit që po bëjnë kompromisin ose janë militantë të PD-së dhe tashmë aderojnë te çamët, ose janë të njerëz që kërkojnë të përfitojnë nga partia e Idrizit, pasi vetë PD-ja i la pa poste për një kohë të gjatë. Ndërkohë që situata është bërë mjaft kritike dhe aktualisht PDIU-ja në Durrës nuk komandon asnjë këshilltar, nuk kanë munguar paralajmërimet për të dalë nga koalicioni, pasi sipas çamëve misioni i kësaj partie nuk është për të punësuar apo për të mbajtur në pushtet komunistat, qofshin këto edhe në radhët e PD-së. Ndërkohë që burime zyrtare nga PD-ja kanë bërë të ditur se tashmë në këtë seli ka mbërritur edhe ultimatumi çam, i cili kërkon që të arrihet sa më shpejtë marrëveshja, madje para datës 10 gusht, ku pritet të konstituohet këshilli bashkiak i Durrësit. Por nga PD-ja nuk ka asnjë reagim edhe për faktin se asnjë nga emrat e këshilltarëve të PDIU-së në Durrës nuk komandohet më nga interesat e lidershipit të tyre. Por me gjithë ultimatumin, burime nga PD-ja shprehen se kjo e fundit nuk do të tërhiqet për të bërë emërime para konstituimit të këshillit bashkiak. Për drejtuesit e PD-së në Durrës kjo shihet si një lloj mundësie për të mbajtur dhe kontrolluar votat e PDIU në këshillin bashkiak, por që në fakt nuk mund të ndodhë kështu pasi interesat e këshilltarëve të partisë çame nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat e atyre që po kërkojnë të bëjnë marrëveshje për të emëruar apo zgjedhur drejtora. ![]() |
Mua personalisht kjo marreveshje me duket matrapazllik, qeshtja Came nuk duhet te zgjidhet pse ka votuar PD, apo nese PD nuk vepron do votojne PS. Qeshtja Came duhet zgjidhur sepse Cameria eshte Shqiperi dhe jo une tregeti!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!