"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Harta Etnike

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Harta Etnike

#1

Post by Adriana »

'Harta Etnike', Osmani: 'Jo standarte të dyfishta'



Pas deklaratave të ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që vizatojnë grafite në mur me harta të shteteve të mëdha e që cenojnë tërësinë territoriale të vendit dhe jo edhe ndaj atyre që vizatojnë hartën e Maqedonisë së Madhe, sot ka reaguar eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu. Ai thotë se përcaktimi i Jankullovskës që të dalë në mbrojtje vetëm të rasteve me hartat e Maqedonisë së Madhe është i gabuar dhe jo-kushtetues pasi edhe pretendimet e Maqedonisë ndaj territoreve tjera siç ishte rasti me hartën e Maqedonisë së Madhe gjatë fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski me rastin e shënimit të 20 vjetorit të pavarësisë duhet të gjykohet pasi shkel kushtetutën e vendit në pjesën ku thuhet se nuk lejohen pretendime ndaj shteteve fqinje. “Kushtetuta e Maqedonisë është e qartë pasi pas miratimit të saj në vitin 1991, në vitin 1992 u bënë ndryshimet e para të kushtetutës me propozim të presidentit të atëhershëm me të cilën me dispozita të veçanta theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje. Në këto dy akte në këto dy veprime, nuk ka fare dallime, edhe nuk mundet assesi për njërën palë të trajtohet si vepër e rëndë penale dhe të iniciohet procedurë penale me ato aktakuza të cilat fare nuk mund të qëndrojnë dhe nuk i kanë në brendi ato kushte objektive dhe subjektive për të ekzistuar vepra penale, nxitje e urrejtjes dhe ajo vlen edhe për ata përpiluesit e hartës por edhe për këta që shpalosin në një mënyrë tjetër d.m.th atë aktivitet dhe atë politikë”, tha Osman Kadriu – ekspert juridik. Ndërkohë, rikujtojmë se dje Ministrja e Brendshme Jankullovska arsyetoi shpalosjen e hartës së Maqedonisë së Madhe në shesh pasi ajo nuk përbën ndonjë rrezik për Maqedoninë, duke mos llogaritur se shkel kushtetutën e vendit.”

Ministrja - Me çka Maqedonia cenon integritetin e saj, me hartë që nuk është dhe nuk pretendon territorin tonë ?

Gazetari – Jo, jo, fjalën e kam tek standardet e dyfishta d.m.th njëra hartë është gjykuar...

Ministrja - Ajo ka pretendime territoriale ndaj vendit tonë dhe normalisht që do gjykohet.

Gazetari – Atëherë në hartën tjetër, ne kemi pretendime ndaj shteteve tjera?

Ministrja - Atëherë le të paraqesin shtetet tjera dhe me siguri nëse maqedonasit në Prespë të Vogël shpalosin një hartë të atillë, policia shqiptare do të ngrejë padi dhe unë tani gjykojë sipas ndonjë logjike, ose në Greqi, nëse shpaloset një hartë e atillë, grekët të paktën janë shumë rigoroz pasi deri më tani kemi pasur shumë shembuj të ngjashëm nga ata....

Debatet rreth standardeve të dyfishta u përhapën pas ngritjes së 4 padive penale kundër aktivistëve të ‘Ilirycum Libertas’, të cilët kishin vizatuar hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës në ditën e shënimit të pavarësisë së Shqipërisë.


shikoni videon: http://alsat-m.tv/lajme/vendi/102643.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Harta Etnike

#2

Post by erix77 »

Po mire e ka jankullovska se kur shtetet e tjera (Shqiperia) flejne gjume minjte hedhin valle.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Harta Etnike

#3

Post by Socio »

Ja, kjo eshte harta e tyre.

Image

I mer Shqiperise te dy liqenet me rrethine !

Sa mire bete qe ua njohet identitetin ''Maqedonas'' ketyre shovinsteve sllave, duke na mohuar dhe sakrifikuar afro 1 milion shqiptare ne Maqedoni !

Por edhe me keq; e njohet pakicen bullgare ne Shqiperi, si 'Maqedonase' !!!


Vetevrasje !



Tani ata luajne lojen ... -itsok-
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Harta Etnike

#4

Post by Sally »

Mese fundi dikush foli :o :o

Rama i quan maqedonasit barabarë primitivë

Image

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i ka quajtur barbarë primitivë maqedonasit për shkak të arrestimit të katër shqiptarëve që vizatuan hartën e Shqipërisë Entike në Tetovë. Këto komente Rama I bëri gjatë promovimit të librit të tij në Shkup. “Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartrën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Cfarë janë këta barabarë primitiv, kjo është e patolerushme” tha Rama.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/11828.html
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Harta Etnike

#5

Post by Adriana »

Me kete video PERSHENDES: Gordana Jankullovska se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që vizatojnë grafite në mur me harta të shteteve të mëdha e që cenojnë tërësinë territoriale të vendit.

NE NUK TERHIQEMI, as nuk jua kemi friken, me kete ratse le te presim nese do me ndeshkoj dhe mua me videon qe permban HARTEN ETNIKE:





Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Harta Etnike

#6

Post by Arbëri »

Sally wrote:Mese fundi dikush foli :o :o

Rama i quan maqedonasit barabarë primitivë

Image

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i ka quajtur barbarë primitivë maqedonasit për shkak të arrestimit të katër shqiptarëve që vizatuan hartën e Shqipërisë Entike në Tetovë. Këto komente Rama I bëri gjatë promovimit të librit të tij në Shkup. “Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartrën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Cfarë janë këta barabarë primitiv, kjo është e patolerushme” tha Rama.


Rama ne Shkup , Video :
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”