Fragment nga letra qe mehmet shehu i dergoje enver hoxhes para se te vdiste:
"Une po le jeten per partine pa hezitim dhe gjakftohtesi, se s'me late rruge tjeter per te mbrojtur partine. Nga kush? Nga Jagua-gjarper (kadri hazbiu) dhe hrushovi (ramiz alia) qe arriten per fat te keq te partise, te te rrethonin, te manovronin per te te shkeputur pergjithmone nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilet jane keta (jagua dhe hrushovi) te takon ty ti gjesh, ata dihen, njihen...Une nuk po vras veten, por me vrau jagua intrigant, kelysh i koci xoxes e nxenes i tij, qe me intrigat e tij te peshtira, duke hyre ne aleance tradhtie me hrushovin qe ju e konsideroni te sinqerte, te dy se bashku dhe me fijet e tyre, do ti bejne varrin shqiperise socialiste; ate qe s'beri dot tradhtari beqir balluku e banda e tij, do ta beje neser hrushovi yne, i cili, siç e kam degjuar me veshet e mi, po qe kurre nuk kam mundur te ta them se, ndersa per gjithçka me kishe krijuar kushtet per te biseduar, per keta te dy jo, pra siç e kam degjuar me vesh tha, kur u prishem me mosken: pse vetem ne qenkemi te vetmit marksiste-leniniste? domethen s'ishte dakord qe u ndam me revizionistet hrushoviane. Ju mos besoni kete qe po ju them, po te doni, kjo eshte puna juaj, por une, duke mos pasur mundesi tjeter per te zbuluar kete komplot jago-hrushov, po veproj, siç veprova. Keta sot hiqen si komuniste te kulluar, por neser kur nuk do te jeni ju, hrushovi do te kthehet nga moska hrushoviane. E rastit qe ajo qe ai propozoi ne vitin 1977 ne byrone politike per te revizionuar sistemin arsimor tonin e per ta kthyer shkollen e mesme ne shkolle 10-vjeçare, njesoj si shkolla sovjetike? Pse s'u be çeshtje ai propozim? Po foto çami qe ne vitin 1975 nen drejtimin e ramizit shkroi per rrezikun e konservatorizmit..."
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
KUSH E VRAU MEHMET SHEHUN???
- Stilian
- Honored Member
- Posts: 323
- Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
- Gender: Male
KUSH E VRAU MEHMET SHEHUN???
"IN GOLD WE TRUST"
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: KUSH E VRAU MEHMET SHEHUN???
Me fal, nga buron kjo leter, likun, fotografi, liber/faqe, (dokumnet tjeter) ka mbi kete teme?!
Jo per mua, por per qartesine e anetarve, mos ti detyrojme te lexojne perralla.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Stilian
- Honored Member
- Posts: 323
- Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
- Gender: Male
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: KUSH E VRAU MEHMET SHEHUN???
Ore burrë të duket ky libër nji burim i sigurt?????
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
- Stilian
- Honored Member
- Posts: 323
- Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
- Gender: Male
Re: KUSH E VRAU MEHMET SHEHUN???
Ne kete leter ai paraqitet si nje i poshter, tradhetare, pse do e publikonte po te mos ishte e vertet? letra flet keq per te, nuk eshte se i ben komlimente!!!CERMENIKASI wrote:Ore burrë të duket ky libër nji burim i sigurt?????
Per jagon(kadri hazbiun) shiko publikimin tim ku tregohet se ishte spiun!
"IN GOLD WE TRUST"
- Stilian
- Honored Member
- Posts: 323
- Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
- Gender: Male
- Stilian
- Honored Member
- Posts: 323
- Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
- Gender: Male
Re: KUSH E VRAU MEHMET SHEHUN???
AUTOKRITIKA NE MBLEDHJEN E BYROSE POLITIKE
I dashur shoku Enver. Të dashur shokë të Byrosë Politike,
Si anëtar partie dhe si anëtar i Byrosë Politike, e ndjej për detyrë që, megjithëse shumë nga ju, tashmë, jeni në dijeni, për një gabim të rëndë që unë e kam bërë këto muajt e fundit, të them diçka qysh në fillim, rreth thelbit të tij e mbi rrethanat se si rashë unë në atë gabim, dhe pastaj të analizoj shkaqet e të bëj autokritikë para jush për gabimin që bëra.
Gjatë gjithë jetës sime si komunist, unë jam përpjekur që ta zbatoj drejt vijën e Partisë, në të gjitha fushat e saj, që ta zhvilloj luftën e klasave sipas mësimeve të Partisë sonë, të marksizëm-leninizmit, dhe jam munduar për të qenë kurdoherë konsekuent në zhvillimin drejt të luftës së klasave kundër të gjithë armiqve, të brendshëm e të jashtëm. Por, këto kohët e fundit unë bëra një gabim të rëndë pikërisht në kuadrin e luftës së klasave. Është fjala për dhënien e aprovimit nga unë, djalit tim të mesëm, Skënderit, për fejesë me vajzën e profesor Qazim Turdiut, i cili ka një rreth familjar të gjerë me përbërje politiko-shoqërore armiqësore, krejtësisht të papërshtatshme për t’u bërë fejesa e djalit tim me vajzën e tij.
Dhe tashti, kur e shoh çështjen thellë, më bëhet e qartë se, pavarësisht nga ato informata që mora për familjen e Qazim Turdiut (për vetë Qazimin, të shoqen, djalin dhe vajzën) dhe pavarësisht nga ajo që m’u tha se familja e ngushtë e Qazim Turdiut nuk mban lidhje me fisin e arratisur e me qëndrim armiqësor - pavarësisht nga të gjitha këto, edhe me aq sa u informova në fillim nga vetë djali (Skënderi), ato të dhëna ishin të mjaftueshme për t’u refuzuar fejesa nga ana ime menjëherë dhe në mënyrë kategorike. Dhe e them me ndërgjegje të pastër dhe me sinqeritetin komunist se patjetër do ta kisha refuzuar një fejesë të tillë, me një vajzë nga një familje me një rreth familjar të tillë, po të qe se do të më kërkonte ndokush tjetër mendim për lidhjen e një fejese me atë vajzë, nga ai rreth familjar.
Kështu do të kisha vepruar, sikur propozimi të më qe bërë qoftë nga njëri nga dy djemtë e tjerë (po të ishin të pamartuar), qoftë nga vëllezërit për djemtë e tyre ose dhe nga kushdo tjetër qoftë. Por në rastin e djalit tim të dytë, Skënderit, e dhashë pëlqimin tim për fejesë, duke u nisur nga mendime e konsideracione të gabuara; siç do të mundohem ta shpjegoj më poshtë, kur të flas për arsyet dhe shkaqet, që më çuan në atë gabim të rëndë, duke e parë tash çështjen në dritën e kritikës së drejtë dhe të ndihmës shoqërore, që më ka dhënë disa herë me radhë, në këtë rast, shoku Enver.
Përse e bëra unë këtë gabim, ç’më bëri mua të jepja fjalën për fejesë të djalit tim me një vajzë nga një rreth i atillë, të bija në një gabim të tillë, që është në kundërshtim me parimet e luftës së klasave të Partisë dhe në kundërshtim edhe me vetë traditat revolucionare të familjes sime?
Mendoj se shkaqet që më çuan në atë gabim të rëndë përbëhen nga disa faktorë të ndryshëm, që lidhen edhe me disa elemente negative të vetë karakterit tim, që, në raste të veçanta, shfaqen edhe gjatë punës dhe jetës sime. Këto elemente negative në karakterin tim, të marra në përgjithësi, nuk kanë lindur sot, nuk janë shfaqur në vitet dhe kohët e fundit; ato, si të thuash, kanë qenë prezent vazhdimisht, gjatë gjithë jetës sime, si njeri dhe si komunist, gjatë së cilës unë edhe i kam luftuar ato (elementet negative), por, siç duket, kjo luftë nuk ka qenë aq intensive dhe aq efektive e në shkallën e duhur saqë t’i shkulë dhe t’i shuante ato krejtësisht. Si rezultat i luftës që kam bërë, natyrisht, përmirësime kam pasur në këto drejtime, por jo gjer në shkallën saqë elemente negative të karakterit tim të jenë zhdukur plotësisht.
(....)
Do të desha të theksoj se unë nuk duhet ta kisha bërë këtë gabim, qoftë edhe sikur të bëhej realitet ai dyshim dhe ajo frikë, që unë kisha për jetën e djalit e që më çuan në gabimin e rëndë që bëra. Por, unë e realizova që, në këtë rast, kisha bërë një gabim të rëndë vetëm atëherë kur më kapi përdore shoku Enver dhe më tha: “Ç’po bën kështu, Mehmet!”. Atëherë, po, e mblodha menjëherë dhe i thashë shokut Enver se gabimi do të ndreqej me çdo kusht. Dhe me këto fjalë “me çdo kusht” kisha parasysh edhe mundësinë që djali të më thoshte: “Unë ta parashtrova çështjen dhe aprovimin vetë ma dhe. Unë të thashë që, po të mos aprovohej propozimi im, mund edhe të mos i futesha kësaj pune, se akoma s’kisha marrë kontakt për bisedime për fejesë me vajzën, dhe, fundi i fundit, “martesa për mua mund edhe të mos bëhet fare problem” e, pastaj, djali të kalonte në gabimin akoma më të rëndë, gjer në dëshpërim ekstrem, ndoshta, gjer në vetëvrasje, siç dhe ka ndodhur në ndonjë rast të tillë. Kështu mendoja unë, gjithmonë i nisur nga ato konsideracione që thashë. Por Skënderi, megjithëse bëri faj që nuk zgjodhi ndonjë vajzë sipas kritereve politiko-shoqërore që i kishim rekomanduar disa herë unë dhe Fiqreti, por vajti e ra në vajzën që thashë, ai ruajti gjakftohtësinë dhe reagoi drejt, pikërisht siç e parashikoi shoku Enver dhe jo siç admetohej edhe një mundësi ekstreme e këtillë me supozimin tim subjektivist, jorealist, sentimentalist dhe mikroborgjez.
(...)
Një element tjetër negativ që më çoi mua në këtë gabim të rëndë është edhe karakteri im shumë i rrëmbyeshëm, shumë herë impulsiv, në jetë, në punë dhe në marrjen e vendimit. Ky element negativ në karakterin tim (impulsiviteti) ka qenë gjithmonë pothuajse i përhershëm gjatë gjithë jetës sime, si para Luftës dhe pas Luftës. Impulsiviteti shfaqet tek unë edhe në jetën familjare. Unë këtë element negativ në karakterin tim e kam njohur edhe publikisht dhe e njoh: në raste të ndryshme kam bërë edhe autokritika dhe jam përpjekur që ta luftoj atë, sepse e di që nuk është një veti normale, veçanërisht për një komunist, dhe sidomos për një udhëheqës. E, si rezultat i luftës sime kundër këtij elementi negativ në karakterin tim, kam pasur edhe ndonjë përmirësim, por jam i ndërgjegjshëm se kjo e metë nuk më është zhdukur akoma dhe, siç thashë, nga koha në kohë shfaqet edhe gjatë punës, sikurse shfaqet edhe në jetën time familjare.
(...)
Mendoj se një element tjetër negativ, që më çoi mua në gabimin e rëndë që bëra në rastin e fejesës së djalit tim të dytë, ka qenë, ndoshta, ndjenja se “unë kam imunitet” ndaj influencës së armikut të klasës, ndaj oportunizmit, ndaj rrezikut të djathtë. Në vendimin që mora për fejesën e djalit me vajzën e Qazim Turdiut mendova se, meqë “vajza është e mirë dhe mban qëndrim moral-politik të mirë”, siç më informuan, kurse “familja e saj e ngushtë s’mban lidhje me farefisin e saj armiqësor”, në këto kushte, mendova unë atëherë, “s’ka se si të influencojë ajo në familjen tonë për të keq, por, në të kundërtën, do të influencojmë ne për të mirë tek ajo”, pa u thelluar në këtë rast, veç të tjerave, siç them më lart, edhe në atë se ç’efekt negativ do të kishte tek të tjerët ky veprim i gabuar i imi në zbatimin e parimeve të Partisë për luftën e klasave në raste martesash ose edhe në raste të tjera.
(...)
Mbyllja në vetvete, kur është rasti për çështje familjare, mendoj se është një element tjetër negativ që ndikoi tek unë në bërjen e gabimit tim. Gabimi që bëra unë, me siguri, do të ishte evituar, po të isha këshilluar me shokun Enver apo qoftë edhe me ndonjë shok tjetër ose, po të ishte këshilluar, të themi, Fiqreti me shoqen Nexhmije apo edhe me ndonjë shoqe tjetër, para se të vendosnim për fejesën e djalit. Por atëherë unë mendova: “të mos e shqetësoj shokun Enver për një çështje të këtillë”. Dhe mendova kështu, duke u nisur nga gjykimi e ndjenja se i gjithë vlerësimi im për çështjen e fejesës u bë nga ai këndvështrim i gabuar, që thashë – metafizik, subjektivist, sentimentalist mikroborgjez. Edhe në këtë çështje unë influencova te Fiqreti për ters.
(...)
Dhe duke u nisur po nga ky gabim, u arrit në thellimin e mëtejshëm të tij nga ana ime, aq sa shoku Enver dhe shoku Ramiz, pa ditur gjë mbi rrethin e keq të Qazim Turdiut, duke mos u shkuar atyre kurrë ndër mend se unë do të kisha lidhur fejesën e djalit me vajzën e një familjeje me përbërje politiko-shoqërore të keqe, me rreth armiqësor, erdhën si shokë, si vëllezër, e më uruan për fejesën (dhe për shtëpinë që më rindërtoi Partia), ndaj të cilëve unë jam fajtor dhe ju kërkoj ndjesë me sinqeritet komunisti e me ndërgjegje të vrarë. Elementi tjetër negativ, që më çoi mua në gabimin që bëra, mendoj se është edhe shfaqja e mendjemadhësisë në këtë rast. Më sipër unë fola për një faktor që ndikoi në bërjen e gabimit tim të rëndë klasor - për “ndjenjën e imunitetit” tek unë ndaj influencës së ideologjisë armikut të klasës, që ndikoi në marrjen e vendimit të gabuar në këtë rast, mendoj se është, njëkohësisht, edhe një shfaqje mendjemadhësie.
Unë nuk mendoj dhe nuk ndjej se mendjemadhësia është tipar karakteristik tek unë, domethënë që të karakterizojë gjithë veprimtarinë dhe jetën time, se, po të kishte qenë kështu, atëherë Partia kurrë nuk do të më kishte lejuar që të vazhdoja në atë rrugë të gabuar. Por dua të them se, sikurse edhe ndaj shfaqjeve të tjera negative të karakterit mikroborgjez, që duken akoma tek unë dhe që përmenda më sipër, edhe ndaj shfaqjes së mendjemadhësisë, në raste të veçanta, të asaj që Lenini e ka quajtur “mendjemadhësia komuniste”, unë nuk jam i imunizuar.
(...)
Raste të shfaqjes së kësaj lloj mendjemadhësie mund të konsiderohen dhe ndërhyrjet e shpeshta që unë bëj në mbledhjen e Qeverisë, të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, ose edhe në ndonjë mbledhje tjetër, duke i ndërprerë fjalën atij që flet, për të bërë pyetje ose për t’i kërkuar ndonjë sqarim, të cilin folësi, ndoshta, mund ta jepte edhe pa pyetjen e ndërhyrjen time. Edhe kjo mënyrë veprimi – tashmë që mendoj e thellohem në elementet negative të karakterit tim, - konsideroj se nuk është e drejtë, bile është e gabuar, sepse e bën folësin që të mos e shprehë mendimin ashtu siç e ka, gjer në fund, i pret atij iniciativën etj. Ndërhyrje mendoj se duhet të bëhen në mbledhje të ndryshme, por vetëm atëherë kur ai që flet del jashtë temës, për të cilën flitet ose kur i duhet kërkuar një sqarim a plotësim i domosdoshëm, por jo në çdo rast.
Unë i premtoj Partisë dhe shokut Enver se do të luftoj me gjithë ndërgjegjen dhe forcën time në këtë drejtim, për të qenë gjithmonë i thjeshtë, për të mos ndjerë veten kurrë të pagabueshëm dhe të imunizuar ndaj shfaqjeve të huaja e për të qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj mendimit të shokëve, për ta dëgjuar mendimin e shokëve me kujdesin e duhur, me kujdesin maksimal.
Dhe ju siguroj, shokë, se të gjitha këto të meta subjektive, të karakterit mikroborgjez, të gjitha këto lemente negative, që më çuan në atë gabim që bëra, do t’i luftoj me të gjitha forcat që t’i zhduk. Ju siguroj, gjithashtu, se kurrë nuk do t’i ndaj çështjet familjare nga çështjet shoqërore dhe të Partisë e do të konsultohem me shokët edhe për çështjet familjare (kur është çështja për t’u konsultuar), duke pasur parasysh se për ne komunistët çështjet familjare s’ndahen, por janë të lidhura ngushtë me çështjet e Partisë.
(...)
Nuk e ndjeva e nuk e diktova dot vetë se “më kishte rrëshqitur këmba”, në rastin e këtij gabimi të rëndë që bëra, për arsyet dhe shkaqet që shpjegova më lart, se ma penguan shikimin dhe gjykimin e drejtë elementet negative që vihen re akoma në karakterin tim e të cilët unë do t’i luftoj që të zhduken. Dhe tash, duke përfunduar, edhe një herë ju siguroj, shoku Enver dhe shokë të Byrosë Politike, se do të punoj dhe do të luftoj me besnikëri të pafund gjer në vdekje, siç jam munduar të bëj këtë gjatë gjithë jetës sime në Parti, se do të punoj me të gjitha forcat për të vënë në jetë me konsekuencë mësimet marksiste-leniniste të Partisë e të shokut Enver dhe kam bindjen e plotë se në këtë drejtim do të kem edhe ndihmën e vazhdueshme e të vlefshme të të gjithë juve, shokë, ndihmën shoqërore e revolucionare të shokut Enver, ndihmën e pandërprerë të Partisë, e cila, si Mëmë e dashur dhe e pagabueshme, i ndihmon me kujdes bijt e saj që të ndreqen kur gabojnë e të ecin vetëm në rrugën e saj, në rrugën e marksizëm-leninizëm, të cilën Partia jonë heroike e ka ndjekur vendosmërisht e me konsekuencë të pashembullt për 40 vjet me radhë, qysh nga 8 Nëntori 1941, atëherë kur e themeloi atë shoku Enver, dhe gjer në ditët e sotme dhe në të cilën ajo do të vazhdojë gjithmonë. Këtë premtim komunist e bëj, shokë, në 40-vjetorin e themelimit të Partisë sonë të lavdishme, për interesat e së cilës jam gati të jap në çdo moment dhe jetën.
Me respekt të thellë e revolucionar
Mehmet Shehu