"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Si e shiti E. Hoxha Kosoven

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#151

Post by Stilian »

CERMENIKASI wrote:
Por nejse, kjo lista eshte kot, sepse ju e urreni per çeshtie personale, prandaj munde te biesh nje arke me fakte dhe mendja juaj ndai ti do mbete e njejhta!
Kjo vlen dhe për ty në të kundërtën sepse siç duket edhe ty me të prue nji vagon faktesh për të këqijat që i solli enver hoxha kombit tonë përsëri mendja jote do mbetet e njajta.......
une nuk merrem me "llafe grashe" siç beni ju, une ju prura fakte, dhe te bazuara ne ato fakte edhe te huajt per Enverin kane thene:

"Këtu është merita e padiskutueshme e Enver Hoxhës që organizoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e çliroi Shqipërinë me forcat e veta dhe e mbrojti atë me forcën e armëve në kufijtë e 1913-s, e shpëtoi atë nga coptimi përfundimtar, që ishte parashikuar e diskutuar nga diplomacia ndërkombëtare".
(F. Noli, Vep. 3. f377)

"Dielli i flaktë është Guverna Demokratike e Enver Hoxhës, e cila, padyshim, është e fortë brenda dhe jashtë. Brenda, se përveç veprave të tjera konstruktive ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflig i bejlerëve në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, se për herë të parë në histori të saj Shqipëria e vogël qëndron ballë përjetë, edhe di t'ua japë xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj si Italia". Dhe, më tej: "Guverna e Enver Hoxhës jo vetëm që e shpëtoi Shqipërinë nga vdekja, por tani i vë
themelet t'patundura shtetit me reformat dhe veprat konstruktive. Këto vepra mund t'i bënjë vetëm një guvernë homogjene, e qëndrueshme me një program të caktuar përparimtar... Sikur të ngjante e pangjara dhe ballistët tanë të kishin qëndruar në fuqi pas disfatës gjermane, përfundimi
do të ishte një anarki e plotë, e cila do ta shpinte Shqipërinë ose në një diktaturë reaksionare, ose në copëtimin final..."
(Fan Noli, vepra3.f. 375-378)

"Enver Hoxha ishte protagonisti kryesor i historisë së re të vendit të tij!"
(Bettino Craxi, kryeminister i italise)

"Personaliteti i fortë i Enver Hoxhës ka lënë gjurmë të thella në historinë bashkëkohore të Shqipërisë!"
(François Mitterrand, president i Frances)

"Enver Hoxha me politikën e tij të brendshme e transformoi Shqipërinë. Me një fjalë, ai arriti ta sjellë vendin në shekullin e 20!" (Zeri i Amerikes)
"Për atdhetarinë (nacionalizmin e rreptë), për kulturën e gjerë, aftësinë për të bërë analiza të ndërlikuara dhe për të nxjerrë përfundime të drejta, për vërtetësinë e të dhënave, për mjeshtërinë për të udhëhequr e për të ndikuar në masat, për besnikërinë ndaj marksizëm-leninizmit, për zotësinë për ta lodhur kundërshtarin e për ta mposhtur atë, për burrërinë për të shfaqur e për të mbrojtur hapur mendimet e veta para kujtdo e në çdo rrethanë, por edhe për shkathtësinë për të zbuluar të
çarat e dobësitë në anën e kundërshtarit dhe për t'i shfrytëzuar ato në dobi të Shqipërisë...".

(Charles de Gaulle)

NE QOFTE SE SME BESON MUA, BESOHU KETYRE QE SFLISNI LLAFE KOTI POR I DINI MIRE GJERAT!!!

SHIKOJE PAK SHQIPERINE NE VITIN 1938, PARA ENVERIT, SHIKO SA E BUKUR:

JA DHE "PATRIOTE" SHQIPETAR:

VIVA IL DUCE, VIVA IL RE!!! AHAAHAHAH!!!

TANI SHIKO PAK DRITE:

KURSE PO DO TE DISHE SE KUSHE JANE HERONJTE E SHQIPERISE:
"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
I Pakapshëm
Member
Member
Posts: 13
Joined: Thu Dec 08, 2011 2:48 pm
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#152

Post by I Pakapshëm »

Mesa duket Stiliani qeka nje Enverist i kulluar, por problemi qe ka eshte se ka zgjedhur vendin e gabuar per te ripertypur propaganden enverofile qe ka kullotur ane e mbane internetit.
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#153

Post by Stilian »

I Pakapshëm wrote:Mesa duket Stiliani qeka nje Enverist i kulluar, por problemi qe ka eshte se ka zgjedhur vendin e gabuar per te ripertypur propaganden enverofile qe ka kullotur ane e mbane internetit.
Te thuashe te verteten nuk do te thote te jeshe enveriste apo komuniste apo te beshe propagande, ti deshe fakte dhe une te prura fakte. Por ti preferon perrallat, atehere vazhdo beso ne perralla. Fan Noli ishte enverist?? Charles de Gaulle president i djathte i frances ishte enveriste??? munde te keshe idete e tua politike, por kur ke nuk munde te mohoshe faktet, edhe kur nuk te pelqjen!

"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
I Pakapshëm
Member
Member
Posts: 13
Joined: Thu Dec 08, 2011 2:48 pm
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#154

Post by I Pakapshëm »

Ato s'jane fakte por vleresime te disa figurave qe e kane njohur pak ose fare Hoxhen, te thena ne nje kontekst te caktuar. Faktet jane veprimet tradhetare, gjakatare dhe shkaterruese te Hoxhes. Fakt eshte gjendja e tanishme e shtetit perendimor qe eshte nje pasoje e drejte perdrejte e politikave te Hoxhes. Keto s'jane prralla por realiteti.

Citime pozitive te tilla te kohes jam i sigurte qe mund te gjesh dhe per diktatore te tjere nga figura te tjera, por kjo nuk zhben vepren e tyre gjakatare e shkaterruese. Sic thashe me siper, duket ashiqare qe je nje enverist i pakorrigjueshem nga videot agjitprop te diktatures qe ke ngjitur sa andej kendej. Gjeja e mire eshte qe specie si puna jote jane nje pakice e paperfillshme dhe jane drejt rruges se zhdukjes.
User avatar
I Pakapshëm
Member
Member
Posts: 13
Joined: Thu Dec 08, 2011 2:48 pm
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#155

Post by I Pakapshëm »

Ja ta shohim pak Hoxhen si mbas fjaleve qe ka nxjerre nga goja e vete:

"Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë"

"Që të gjithë e dimë se sukseset dhe gabimët e KQ janë të lidhura me të dy shokët jugosllavë, Miladin dhe Dushan. Këta dy shokë kanë ndihmuar shumë për formimin e Partisë sonë dhe për mëkëmbjen e saj… Vetëvetiu, se ne në punën tonë me kaq përgjegjësi që kishim, do të mbështeteshim pa rreshtur tek Miladini dhe Dushani. Puna jonë ishte si puna e atij nxënësit që në çdo rast pyet ose shikon mësuesin nëse ka punuar mirë, ose si duhet të punojë… Për çdo gjë bënim, merrnim aprovimin e Miladinit. Kjo mënyrë pune vazhdoi gati tërë kohën edhe bile deri vonë. Komiteti Qendror ishte i identifikuar me Miladinë dhe praktikisht Komitet Qendror nuk kish… Në kontakt të ngushtë me këta dy shokë, vetëvetiu adoptuam prej tyre jo vetëm mënyrën e punës, por edhe mënyrën e mendimit. Influenca e tij mbi ne ishte shumë e madhe"

"Unë mendoj se vendimin që dhanë shokët Dushani e Miladini (për vrasjen e Y.Dishnicës dhe të M.Gjinishit) duhet ta realizojmë, por në momentin dhe kohën e duhur, se me sa di unë, Babë Myslimi e ka dhëndër Gjinishin (ndërhyn Nako Spiru). - Jo, shoku Nako, ata duhen pushkatuar, e theksoj, duhen pushkatuar!" .

(Fragment nga procesverbali i mbledhjes komuniste te Vithkuqit, botuar nga Xhelal Staravecka ne gazeten "Bashkimi i Kombit", 31.8.1944)

"Interesimi i madh që keni treguar gjithmonë ndaj partisë sonë të re, këshillat tuaja të çmueshme dhe ndihma e pamasë dhe e pandërprerë, të cilën na e keni dhënë, kanë qenë për ne fanarët ndriçues dhe faktorët kryesorë të formimit, të rritjes dhe të përforcimit të partisë sonë"
(AQSH, F.14 D.2) Fragment nga letra qe i shkruan Enver Hoxha marshallit Tito.

"Për shembull, në Gjirokastër, ballistët hynë të parët në qytet me 600 bashibozukë. Shokët tanë hynë më vonë në qytet me 1500 vetë dhe në vend që t'i pastrojnë ato plehra që andej, kënaqen me një luftë politike… Ne duhet të ndërhyjmë që t'i godasim pa mëshirë… Në Berat ngjet gjithashtu po ky avaz. Në një anë pushteti i Ballit dhe në anën tjetër pushteti ynë, dhe ndërmjet tyre xhandarmëria e vjetër që mban qetësinë…Në qytetin tuaj ekzistojnë dy pushtete, gjë që s'duhet të ndodhë. Nuk mund të tolerojmë që Balli të ngrejë pushtetin e vet krahas me tonin, nuk duhet të lejoni dualitet në këtë gjë. Prandaj duhet ta luftoni këtë pushtet dhe të njihet vetëm pushteti ynë" .

( Letër qarkore e Enver.Hoxhës, 26.9.1943 ku urdheronte vellavrasjen.)

"Kosova duhet t'i mbetet Jugosllavisë. Kush është kundër kësaj politike, duhet luftuar!"

(Enver Hoxha, Plenumi i PKSH dhjetor 1946)

"Ky bashkim (me Jugosllavinë) duhej të bëhej në kushte paqeje dhe të mbante vulën e shtetit të ligjshëm shqiptar"

Enver Hoxha ("Titistët" f.221), ndërkohë që Tito justifikohej se "ne e pranuam bashkimin, sepse kjo qe dëshirë e vetë shqiptarëve". (Po aty),
(E.Hoxha: "Titistët", f.221)

"Asgjë s'e peshonim. Parrulla "Ja me ne, ja kundër nesh" ishte në rend të ditës. As Mukja, as Labinoti nuk u bënë mësime dhe në vend që të mësonim nga ato gabime, ne i vazhduam…

Në Veri, parrulla "O me ne, o kundër nesh" ishte gjithë politika e shokëve, por edhe kur shihej se kishte mundësi të punohej me njerëz që kishin qëndruar jashtë Frontit, përgatitnim terrenin jo për marrëveshje, por për t'i zhdukur këta njerëz nga prapa. Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është i tërë toni që i është dhënë punës organizative të Partisë edhe ushtrisë… Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s'është me ne, që s'mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin edhe anëtarët e Partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë".

(AQSH, F. 14, D.2, deshmi e Enver Hoxhes se si zhvillohej terrori komunist gjate dhe mbas luftes)
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#156

Post by Stilian »

I Pakapshëm wrote:Ato s'jane fakte por vleresime te disa figurave qe e kane njohur pak ose fare Hoxhen, te thena ne nje kontekst te caktuar. Faktet jane veprimet tradhetare, gjakatare dhe shkaterruese te Hoxhes. Fakt eshte gjendja e tanishme e shtetit perendimor qe eshte nje pasoje e drejte perdrejte e politikave te Hoxhes. Keto s'jane prralla por realiteti.

Citime pozitive te tilla te kohes jam i sigurte qe mund te gjesh dhe per diktatore te tjere nga figura te tjera, por kjo nuk zhben vepren e tyre gjakatare e shkaterruese. Sic thashe me siper, duket ashiqare qe je nje enverist i pakorrigjueshem nga videot agjitprop te diktatures qe ke ngjitur sa andej kendej. Gjeja e mire eshte qe specie si puna jote jane nje pakice e paperfillshme dhe jane drejt rruges se zhdukjes.
ahaha, ato jane vlersime te bere jo nga stamodumo, por nga njerez qe e dine mire se si funksionon bota, nga njerez qe kishin edhe ideollogji te ndryshme nga ai i Hoxhes, por siç thashe me larte, nje njeri me intelekt te hapur, perpara fakteve nuk munde te mbyll syte!!!
Por nejse, ti nuk kerkon fakte, ti e ke mendjen te mbylllur, kerkon vetem qe te tregojne perralla!!
"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#157

Post by Stilian »

I Pakapshëm wrote:Ja ta shohim pak Hoxhen si mbas fjaleve qe ka nxjerre nga goja e vete:

"Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë"

"Që të gjithë e dimë se sukseset dhe gabimët e KQ janë të lidhura me të dy shokët jugosllavë, Miladin dhe Dushan. Këta dy shokë kanë ndihmuar shumë për formimin e Partisë sonë dhe për mëkëmbjen e saj… Vetëvetiu, se ne në punën tonë me kaq përgjegjësi që kishim, do të mbështeteshim pa rreshtur tek Miladini dhe Dushani. Puna jonë ishte si puna e atij nxënësit që në çdo rast pyet ose shikon mësuesin nëse ka punuar mirë, ose si duhet të punojë… Për çdo gjë bënim, merrnim aprovimin e Miladinit. Kjo mënyrë pune vazhdoi gati tërë kohën edhe bile deri vonë. Komiteti Qendror ishte i identifikuar me Miladinë dhe praktikisht Komitet Qendror nuk kish… Në kontakt të ngushtë me këta dy shokë, vetëvetiu adoptuam prej tyre jo vetëm mënyrën e punës, por edhe mënyrën e mendimit. Influenca e tij mbi ne ishte shumë e madhe"

"Unë mendoj se vendimin që dhanë shokët Dushani e Miladini (për vrasjen e Y.Dishnicës dhe të M.Gjinishit) duhet ta realizojmë, por në momentin dhe kohën e duhur, se me sa di unë, Babë Myslimi e ka dhëndër Gjinishin (ndërhyn Nako Spiru). - Jo, shoku Nako, ata duhen pushkatuar, e theksoj, duhen pushkatuar!" .

(Fragment nga procesverbali i mbledhjes komuniste te Vithkuqit, botuar nga Xhelal Staravecka ne gazeten "Bashkimi i Kombit", 31.8.1944)

"Interesimi i madh që keni treguar gjithmonë ndaj partisë sonë të re, këshillat tuaja të çmueshme dhe ndihma e pamasë dhe e pandërprerë, të cilën na e keni dhënë, kanë qenë për ne fanarët ndriçues dhe faktorët kryesorë të formimit, të rritjes dhe të përforcimit të partisë sonë"
(AQSH, F.14 D.2) Fragment nga letra qe i shkruan Enver Hoxha marshallit Tito.

"Për shembull, në Gjirokastër, ballistët hynë të parët në qytet me 600 bashibozukë. Shokët tanë hynë më vonë në qytet me 1500 vetë dhe në vend që t'i pastrojnë ato plehra që andej, kënaqen me një luftë politike… Ne duhet të ndërhyjmë që t'i godasim pa mëshirë… Në Berat ngjet gjithashtu po ky avaz. Në një anë pushteti i Ballit dhe në anën tjetër pushteti ynë, dhe ndërmjet tyre xhandarmëria e vjetër që mban qetësinë…Në qytetin tuaj ekzistojnë dy pushtete, gjë që s'duhet të ndodhë. Nuk mund të tolerojmë që Balli të ngrejë pushtetin e vet krahas me tonin, nuk duhet të lejoni dualitet në këtë gjë. Prandaj duhet ta luftoni këtë pushtet dhe të njihet vetëm pushteti ynë" .

( Letër qarkore e Enver.Hoxhës, 26.9.1943 ku urdheronte vellavrasjen.)

"Kosova duhet t'i mbetet Jugosllavisë. Kush është kundër kësaj politike, duhet luftuar!"

(Enver Hoxha, Plenumi i PKSH dhjetor 1946)

"Ky bashkim (me Jugosllavinë) duhej të bëhej në kushte paqeje dhe të mbante vulën e shtetit të ligjshëm shqiptar"

Enver Hoxha ("Titistët" f.221), ndërkohë që Tito justifikohej se "ne e pranuam bashkimin, sepse kjo qe dëshirë e vetë shqiptarëve". (Po aty),
(E.Hoxha: "Titistët", f.221)

"Asgjë s'e peshonim. Parrulla "Ja me ne, ja kundër nesh" ishte në rend të ditës. As Mukja, as Labinoti nuk u bënë mësime dhe në vend që të mësonim nga ato gabime, ne i vazhduam…

Në Veri, parrulla "O me ne, o kundër nesh" ishte gjithë politika e shokëve, por edhe kur shihej se kishte mundësi të punohej me njerëz që kishin qëndruar jashtë Frontit, përgatitnim terrenin jo për marrëveshje, por për t'i zhdukur këta njerëz nga prapa. Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është i tërë toni që i është dhënë punës organizative të Partisë edhe ushtrisë… Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s'është me ne, që s'mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin edhe anëtarët e Partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë".

(AQSH, F. 14, D.2, deshmi e Enver Hoxhes se si zhvillohej terrori komunist gjate dhe mbas luftes)
nacionalizmi dhe patriotizmi jane dy gjera komplet te ndryshme, i pari eshte i rezikshem, e çon vendin ne katastrof(gjermania nacionaliste e hitlerit, italia nacionaliste e duçes), kurse patriotizmi e shpeton vendin!!
"o me ne o kundra ne", shume e drejt, kur je ne lufte keshtu eshte, ne qofte se je me ne mire, ne qofte se kunder nesh te pret gropa, kjo eshte elementare!
"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
I Pakapshëm
Member
Member
Posts: 13
Joined: Thu Dec 08, 2011 2:48 pm
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#158

Post by I Pakapshëm »

Ato jane vleresime politikanesh qe behen per politike. Jo shume larg vleresime te tilla nga perendimoret beheshin dhe per Gadafin. Duhet te jesh miop, naiv dhe enverist dogmatik qe te tilla gjera ti marresh per "fakte" mbi vepren dhe karakterin e Hoxhes. Mua me mjaftojne fjalet dhe veprimet e vete Hoxhes per ta gjykuar ate si nje nga tradhetaret me te medhenj te historise se kombit shqiptar, qe rri koke e kembe edhe mbi njerez si Esat Pasha e Hamza Kastrioti.
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#159

Post by Stilian »

I Pakapshëm wrote:Ato jane vleresime politikanesh qe behen per politike. Jo shume larg vleresime te tilla nga perendimoret beheshin dhe per Gadafin. Duhet te jesh miop, naiv dhe enverist dogmatik qe te tilla gjera ti marresh per "fakte" mbi vepren dhe karakterin e Hoxhes. Mua me mjaftojne fjalet dhe veprimet e vete Hoxhes per ta gjykuar ate si nje nga tradhetaret me te medhenj te historise se kombit shqiptar, qe rri koke e kembe edhe mbi njerez si Esat Pasha e Hamza Kastrioti.
ahahah, po per gedafin kushe ka folur mire??? vlersime per politike???? ata i perkisnin dy bota te ndryshme, ne lufte me njera tjetren!!! Ato jane vlersime te bera duke pare faktet, si munde te jepnin nje vlersime pa fakte?? mah!! apo deshin ti benin qejfin enverit, apo neve "enveristat dogmatike"!!! ka rezike per kete e kane bere!!!
"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
I Pakapshëm
Member
Member
Posts: 13
Joined: Thu Dec 08, 2011 2:48 pm
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#160

Post by I Pakapshëm »

Cilat fakte kishte pare DeGaulle apo Miterrand, kur keta as qe e kishin takuar ndonjehere Enverin personalisht? Pastaj ku i ke marre keto vleresimet qe ke ngjitur vend e pa vend? Ku jane citimet e burimeve nga i ke marre?

Deri para shperthimit te revolucionit Libian, Gadafi pritej me te gjithe te mirat nga njerez si Berluskoni, Sarkozy etj.
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#161

Post by Stilian »

I Pakapshëm wrote:Cilat fakte kishte pare DeGaulle apo Miterrand, kur keta as qe e kishin takuar ndonjehere Enverin personalisht? Pastaj ku i ke marre keto vleresimet qe ke ngjitur vend e pa vend? Ku jane citimet e burimeve nga i ke marre?

Deri para shperthimit te revolucionit Libian, Gadafi pritej me te gjithe te mirat nga njerez si Berluskoni, Sarkozy etj.
Ike ne arkivin qendrore francea, anglea, italian, amerikane etc etc, dhe do gjeshe òdo gje qe munde te gjeshe ne shqiperi persa i perket historise shqipetare, nga kohet me te lashta der sot.

Berlusconi???? Sarkozy???? po ti krason keta dy mora me njerez si De Gaulle dhe Miterrand????? krahason fjalet e nje mafiozi, qe ben abuzime seksuale mbi vajza minorene, qe po mos te kishte qene kryeminister, do kishte perfunduar ne burg?? apo çifutin sarkozy, qe me mendje e tij sdi te lithe as dy fjale me njeratjetren, por ka nevoje qe tja shkruajne te tjeret diskurset sepse eshte mentekate!!
"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#162

Post by Stilian »

Stilian wrote:

Pastaj informohu pak mire, berlusconi fliste mire per gedafin sepse kishte interesa ekonomike personale me te!
"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
I Pakapshëm
Member
Member
Posts: 13
Joined: Thu Dec 08, 2011 2:48 pm
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#163

Post by I Pakapshëm »

Stilian wrote:
I Pakapshëm wrote:Cilat fakte kishte pare DeGaulle apo Miterrand, kur keta as qe e kishin takuar ndonjehere Enverin personalisht? Pastaj ku i ke marre keto vleresimet qe ke ngjitur vend e pa vend? Ku jane citimet e burimeve nga i ke marre?

Deri para shperthimit te revolucionit Libian, Gadafi pritej me te gjithe te mirat nga njerez si Berluskoni, Sarkozy etj.
Ike ne arkivin qendrore francea, anglea, italian, amerikane etc etc, dhe do gjeshe òdo gje qe munde te gjeshe ne shqiperi persa i perket historise shqipetare, nga kohet me te lashta der sot.

Berlusconi???? Sarkozy???? po ti krason keta dy mora me njerez si De Gaulle dhe Miterrand????? krahason fjalet e nje mafiozi, qe ben abuzime seksuale mbi vajza minorene, qe po mos te kishte qene kryeminister, do kishte perfunduar ne burg?? apo çifutin sarkozy, qe me mendje e tij sdi te lithe as dy fjale me njeratjetren, por ka nevoje qe tja shkruajne te tjeret diskurset sepse eshte mentekate!!

Une nuk iki me asnje arkiv. Ti je ai qe bie citime qe jau faturon figurave te tilla, ti duhet te jesh ai qe duhet ti citosh ato ne menyre te perpikte, perndryshe ato s'mund te quhen vecse genjeshtra e shpikje nga ana jote.
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#164

Post by CERMENIKASI »

Image

Populli shqiptar tregon dashuninë dhe respektin që kishte për enver hoxhën i cili bani kaq shumë të mira për të.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Si e shiti E. Hoxha Kosoven

#165

Post by Stilian »

CERMENIKASI wrote:Image

Populli shqiptar tregon dashuninë dhe respektin që kishte për enver hoxhën i cili bani kaq shumë të mira për të.
ahahah, po ka edhe te tjere:

"IN GOLD WE TRUST"
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”