"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

#1

Post by Sally »

-waiting-


A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?





“Shqipëria e Madhe” fillimisht është përcaktimi për bashkimin e vendeve të banuara nga popullsi shqiptare në Kosovë, Maqedoni e më pak në Mal të Zi. Kjo ka qenë ëndrra e disa nacionalistëve shqiptarë.

Nocioni është përdorur si arsyetim nga regjimi i Beogradit për të shtypur pakënaqësitë e shqiptarëve në vitin 1980 në ish- Jugosllavi dhe për represion në Kosovë gjatë viteve ’90. Me deklarimin e pavarësisë në shkurt 2008, Kosova u bë shteti i dytë shqiptar. Influenca politike shqiptare në Maqedoni është përmirësuar si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, që i dha fund një lufte të shkurtër. Vazhdimi i shqetësimit se “Shqipëria e Madhe” është qëllimi përfundimtar nuk duhet të diskutohet. “Shqipëria e Madhe” nuk është në interesin e shqiptarëve.

Procesi i integrimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe NATO e ndryshon krejt llogarinë. Anëtarësimi i mundshëm në BE i të tre shteteve përkthehet në dy vota e gjysëm nga shqiptarët dhe veto potenciale në strukturat kyçe vendimmarrëse (gjysma e votës influencohet nga shqiptarët në Maqedoni).

Skenari hipotetik i Shqipërisë së Madhe, në të kundërt, do përkthehej në një votë të vetme. Duke marrë në konsideratë se do ketë solidaritet politik mes liderëve shqiptarë në tre shtetet, më shumë votë do sjellë edhe më shumë peshë e leva manovrimi për shqiptarët. Bazuar në mekanizmin aktual të përfaqësimit të qeverive në Bashkimin Europian, përllogaritja bëhet e rëndësishme sidomos kur aplikohet për Këshillin Europian.

Në rastin e Këshillit Europian, të paktë dy komisionerë do jenë nga secili shtet shqiptar, me mundësinë për një të tretë. Votimi në Këshillin e Bashkimit Europian anon në favor të shteteve me popullsi të vogël, duke garantuar një avantazh shtesë. Ngjashëm, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë dhe Kosovës do amplifikojë zërin e përfaqësuesve politikë të popullsisë shqiptare në tre shtetet gjatë procesit të vendimmarrjes në Këshillin e Atlantikut të Veriut. E njëjta logjikë vepron edhe për një numër institucionesh ndërkombëtare.

Ky nuk do jetë precedent megjithatë. Me anëtarësimin e Qipros në BE në vitin 2004, u dyfishua vota e grekëve në Këshillin dhe Komisionin Europian. Megjithatë ky rast është i ndryshëm sa i përket ndikimit të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Ironia e debatit në lidhje me “Shqipërinë e Madhe” është se neglizhon një faktor kyç: interesat e ripërcaktuara të shqiptarëve. Këto përllogaritje të reja tregojnë se përse frika për një “Shqipëri të Madhe” është e pajustifikuar.



Nga Hamza Karçiç

Autori është lektor i shkencave politike në Universitetin e Sarajevës. Shkrimi është botuar në gazetën turke Zaman
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

#2

Post by erix77 »

Kjo puna e votave eshte nje gje koti fare,vertet shqiptaret mund te kene 2-3 vota por per gjerat me te vertete te rendesishme vendosin shtetet e medha dhe nje vote e vetme e vertete ka shume me teper vlere se 3 vota ne leter.
Pra nuk ka rendesi sasia por cilesia.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

#3

Post by CERMENIKASI »

Image
Edhe kjo hartë nuk tregon nji Shqipni të madhe e jo ma me u bashkue Shqipnija e sotme vetëm me Kosovën dhe disa vise të Maqedonisë.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

#4

Post by Zeus10 »

Bashkimi i trojeve, siguron nje treg shume me te madh qe perkthehet ne nje ekonomi shume me te forte, me te qendrueshme, pra me shume prosperitet ekonomik. Vota e vetme e nje shteti te forte, eshte goxha me e mire se bashkimi i votave te 2-3 shteteve qe terhiqen zvarre, qe dhe problemet e brendshme ja u zgjidhin te tjeret.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

#5

Post by ALBPelasgian »

Argumentimit te profesorit nuk i ecen kungulli mbi uje, sic thote fjala. Shumesia e votave nuk perkthehet domosdoshmerisht ne force reale. Sikur te ishte keshtu atehere Gjermania do te kthehej ne kohen e para Bismarkut ose Italia para kohes se Kavurit per te pasur me shume fuqi sasiore ;)

Profesori boshnjak ndoshta ka te drejte kur thote qe shqetesimi nga 'Shqiperia e madhe' eshte i pajustifikuar. Ne te vertete, qarqe me disponim armiqesor ndaj shqiptareve, si jashte ashtu edhe brenda, perpiqen ta demonizojne idene e bashkimit te shqiptareve me rritje te tensioneve ne Ballkan e deri ne shperthim lufterash. Edhe para pavaresise se Kosoves, armiqte tane perdornin nje karte te tille. Thoshin se mevetesia e Kosoves do te kete domino efekt kudo ne boten seperatiste, do te kete lufte nder-etnike, do te ndodhe spastrim etnik i serbeve e cka tjeter jo. Koha vertetoi falsitetin e akuzave te tilla te liga.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

#6

Post by Adriana »

Berisha kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Aleanca Kuq e Zi: Këtë nuk e vendos kryeministri

Gjatë takimit që ka zhvilluar me disa studentë kosovarë gjatë ditës së sotme, kryeministri Berisha ka folur edhe mbi mundësinë e bashkimit Shqipëri-Kosovës. Ai është shprehur kundër këtij bashkimi, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE.

“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe Aleanca Kuq e Zi, e cila është shprehur se bashkimin nuk e vendos kryeministri, por vetë populli.

“Kohën e bashkimit e vendosin shqiptarët, jo kryeministrat. Parimi i vetëvendosjes është për popullin, jo për qeveritë.Shqiptarët janë një komb dhe kanë një të ardhme”,- thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

#7

Post by erix77 »

Bashkimi ben fuqine!
Bashkimi eshte amaneti i vetem i Skenderbeut.
Tjeter rruge nuk ka!
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”