"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#166

Post by Arbëri »

SKANDAL : Jo vetëm tifozët maqedonas por edhe lojtarët e kombëtares së Maqedonisë në hendboll ofendonin shqiptarët në Nish

Pas përfundimit të ndeshjes kundër Çekisë mbrëm ku Maqedonia arriti të shënoj fitore 27:21 me cka siguroi vazhdimin e garave në këtë kampionat, lojtarët e kombëtares së Maqedonisë bashkë me tifozët fyenin shqiptarët. Kjo është hera e parë ky përvec tifozëve protagonistë të fyrjeve ndaj shqiptarëve jane edhe vetë lojtaret.

Për këtë akt skandaloz sot ka reaguar edhe Lëvizja qytetare Zgjohu :

REAGIM

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtar së Maqedonisë në hendboll në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e mëhershme në kampionatin evropian në hendboll që mbahet në Serbi.

Gjersa në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njejtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bulgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vendi më romantik u Bulgarisë, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhepse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë.

Edhe më skandaloze ishte brohoritja e një këngë në të cilën ofendohen shqiptarët pas përfundimit të ndeshjes nga ana e lojtarëve të kombëtarës së Maqedonisë në hendboll bashkë me tifozët.

Presim që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme. Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënon këto thirje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve.

ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtarës së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupës së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja.

video :http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/110230.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#167

Post by Arbëri »

Ish kryeministri i Maqedonisë :

Georgievski: S’ka iluzione, shqiptarët janë 30 për qind

Shkup, 20 janar 2012 (13.00)
Ish kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski në një intervistë për portalin “Plusinfo”, ka deklaruar se maqedonasit nuk duhet të jetojnë në iluzione sepse shqiptarët në Maqedoni janë 30 për qind dhe këtë duhet ta dinë.
Georgievski ka fajësuar partnerët e koalicionit aktual VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në për dështimin e regjistrimit të popullsisë pasi siç thotë ai, pushteti është frikësuar nga shifrat reale të bashkësive etnike në vend.
“Ky shoqërim i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së njëzëri për ta anuluar regjistrimin e popullsisë më bën të mendoj se që të dyja partitë janë frikësuar nga ajo që e kanë parë tek shifrat. Ne kemi 1.8 milionë votues në 2.1 milionë qytetarë. Vetë kjo është e palogjikshme dhe nuk është në proporcion”, ka thënë Georgievski.
Sipas tij, çështja tjetër është se pala maqedonase do të duhej ta pranojë disfatën në politikën nacionale, që posaçërisht do të shihej tek maqedonasit myslimanë.
“Unë mund t’ju garantoj, pa asnjë burim informacioni, se prej atyre 50-60 mijë maqedonas myslimanë, të cilët janë regjistruar, sot nëse ka 10 mijë të cilët regjistrohen si maqedonas ne duhet të jemi të lumtur.
Ky është rezultat i një politike të ashpër dhe nacionaliste të cilën e udhëheq kjo Qeveri. Një strukturë e cila ishte pjesë e popullit tonë, me këtë politikë i bëmë shqiptarë dhe turqë. Unë jam i bindur se numri i shqiptarëve në Maqedoni arrin në 30 për qind dhe nëse është ashtu, këtë duhet ta dimë, e jo të jetojmë në iluzione”, deklaron Lupço Georgievski.
Duke folur për procesin e lustrimit Georgievski thekson se ende është i mendimit se duhet lustrim në Maqedoni, por siç shihet ka lustrim bardh e zi.
“Deri më sot nuk e pash atë që në veçanti më intereson. Mua nuk më intereson kush ka qenë kodosh në LSDM por në VMRO-DPMNE. Domethënë dikush ata i mbron. Ata njerëz tani do të jetë më lehtë për ti kontrolluar”, potencon Georgievski.
Ish kryeminsitri Georgievski lidhur me çështjen e emrit thotë se njerëzit të cilët janë në pozicionet kyçe nuk duan të marrin një përgjegjësi të tillë.
“Problemi është se kur në Greqi kishte qeveri më të ‘buta’, si kjo e fundit me Jorgos Papandreun, pala jonë nuk bëri asnjë përpjekje të veçantë që të hyjë në zgjidhjen e problemit. Thjeshtë, njerëzit që duhet ta mbyllin kontestin nuk janë në nivel të duhur të përgjegjësisë personale.
Ata mendojnë se duhet t’i përfundojnë mandatet që emri i tyre të mos mbetet i papastër në histori. Dhe, me këtë vetëm e komplikojnë procesin, me çka emrin e lënë si adut në fushatat parazgjedhore dhe kështu lindën heronjtë dhe tradhtarët”, është shprehur ai.
Ai më tej ka shtuar se “shteteteve kryesore të Bashkimit Evropian aspak nuk iu intereson nëse Maqedonia do të hyjë në Union”.
“Mendoj se më i fuqishëm është lobi i cili është i interesuar që të merret me ‘çështjen e Maqedonisë’. Sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës ato ende janë seriozisht të interesuara që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, por pa i prishur marrëdhëniet me Greqinë. Kemi dy pozicione të qarta, edhe nga NATO edhe nga BE-ja se Maqedonia duhet patjetër të bëjë kompromis”, nënvizon Georgievski. /zhurnal/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#168

Post by Adriana »

(nderkohe qe politikanet tane akuzojne njeri tjetrin, politikanet e maqedonis akuzojne greqin)

Gruevski nga Brukseli lëshoi një mori akuzash ndaj Greqisë
Kryeministri Nikolla Gruevski kërkoi nga numri ‘një’ i Aleancës së Atlantikut të Veriut Anders Fog Rasmusen që Greqia, si anëtare e NATO-s të respektojë parimet e të drejtës ndërkombëtare, ndërsa vendet e aleancës të respektojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pas takimit me Rasmusenin, Gruevski lëshoi një mori akuzash kundrejt Greqisë. Ai tha se ‘de facto’ Maqedonia nuk ka partner të besueshëm për të zhvilluar bisedimet për emrin, pasi Greqia refuzon takimet me pretekstin e krizës financiare.
“Duke u nisur nga fakti se shtylla kryesore kur dikush dëshiron zgjidhje të shpejtë, ka vullnet të fuqishëm dhe të vërtetë për këtë, atëherë ai menjëherë dëshiron të takojë këdo që mund të kontribuojë në ndonjë mënyrë në zgjidhjen e problemit... kur nuk dëshiron, ai i shmang takimet, ndërsa gjatë takimeve i shmang kontaktet direkte. Kështu që, për momentin ne nuk kemi partner të besueshëm për bisedimet... kryeministri grek thotë se nuk e ndjen këtë çështje në portofolin e tij, por vetëm zgjidhjen e problemeve financiare, ndërsa kandidati i ri për kryeministër e refuzoi takimin. Ne në fakt nuk kemi partner kredibil nëse marrim parasysh edhe faktin se z. Vasilakis shmang takimet me negociatorin tonë të autorizuar në bisedime”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër
Kryeministri Gruevski ka kërkuar që të rishqyrtohen konkluzionet e Samitit të NATO-s në Bukuresht të vitit 2008, të merret parasysh aktvendimi i gjykatës në Hagë dhe shtetet e NATO-s të kërkojnë nga Greqia të respektojë Marrëveshjen e vitit 1995.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#169

Post by Arbëri »

Maqedoni, 4 shkolla marrin emra shqiptarë, hiqen ata maqedonas


Shkup-CAIR-Këshilli i Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që t’iu ndërrojë emrin katër shkollave fillore që ka kjo komunë.

Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” në të ardhmen do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Jane Sandanski” do të quhet “Jashar Beu” dhe shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do të bartë emrin e dëshmorit të UÇK-së “Imri Elezi”.

Gjatë të gjitha procedurave është respektuar parimi i Badenterit, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi të publikohet në fletoren zyrtare.

Emrat e heronjve dhe patriotëve shqiptarë kanë ardhur si propozim i qytetarëve dhe këshillave të shkollave, ndërsa pas shtyrjeve të shumta këshilltarët e Komunës Çair kanë marrë vendim që emrat e deritanishëm të figurave maqedonase të zëvendësohen me emra të heronjve shqiptarë.

Ndryshe, në të gjitha këto shkolla mbi 90 për qind e nxënësve, arsimtarëve dhe drejtuesve janë shqiptarë dhe deri tani ka qenë e pakuptueshme që emrat e figurave maqedonase të qëndronin ende në këto shkolla.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#170

Post by Adriana »

Sherr mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas..

Një fëmijë 15 vjeçar ka mbetur i lenduar gjate nje perleshjeje masive qe ndodhi midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Shkup.
Konflikti ka nisur në autobusin e linjës 65 që po transportonte nxënësit drejt zonave periferike të Shkupit drejt fshatit Stajkovc, ndërsa më pas nxënësit janë përleshur fizikisht pas daljes së tyre nga autobusi.
Njëri nga nxënësit e lënduar rëndë është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit. MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur incidentin e rëndë.



Ky lajme me dha krenari dhe trishtim!

Krenari: sepse rrenjet tona nuk shuhen!
Trishtim: Edhe pse nuk shikojme gjithcka, por jetesa e shqiptareve ne shkup duhet mbrojtur me shume nga politika shqiptare, vellezerit tane ne maqedoni nuk e kane dhe aq te lehte jetesen, per te mbrojtur emrin SHQIPTARE ndeshen dita dites ne debate te tilla... per te na perfaqesuar NE, per te perfaqesuar rrenjet tona ne ate toke!!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#171

Post by Arbëri »

Llabunishta kërkon të bëhet Labënishtë!

Image

Fshati Llabunishtë i Strugës gjithnjë e më tepër po i kthehet rrënjëve të veta shqiptare. Me kalimin e viteve në këtë fshat me 8.500 banorë shumëfishohet numri i nxënësve që mësojnë në shkollë në gjuhën shqipe. Ky proces që filloi në vitin 2005 pati shumë vështirësi, pasi nga mediat maqedonase prezantohej si proces i asimilimit të maqedonasve myslimanë nga ana e shqiptarëve. Por banorët e fshatit thonë se ata vetëm po i kthehen identitetit të tyre shekullor.

“Askush nuk po na detyron e as nuk mundet të na detyrojë me dhunë të mësojmë shqipen. Ne tani vetëm po e çojmë në vend amanetin e baballarëve dhe gjyshërve tanë të cilët për aq shumë vite nuk guxonin të mësojnë gjuhën e të parëve. Tani vetëm po përmirësohet një padrejtësi që na është bë më shumë se gjysmë shekulli”, thotë Qamil Iljazi, këshilltar nga Llabunishta në këshillin komunal të Strugës.

Ai nuk mundet të ndalë shpërthimin e lotëve kur tregon se si fëmijët e këtij fshati po bëhen recitues të njohur të poezive shqipe në tërë rajonin e Strugës dhe me gjerë.

“Po të vini në manifestimet që mbahen për ditën e alfabetit shqip apo ditën e flamurit shqiptar do të shihni se askush më mirë se fëmijët e Llabunishtës nuk reciton vjershat dhe poemat shqipe. Ata në fakt nuk recitojnë, por cicërojnë si bylbylat”, thotë Iljazi me plotë emocione.

Mësimi shqip në këtë fshat është kthyer në vitin 2005, kur në klasë të parë janë regjistruar vetëm 12 nxënës për të mësuar në gjuhën shqipe. Mirëpo me kalimin e kohës ky numër është shumëfishuar dhe në vitin shkollor 2011 – 2012 prej gjithsej pesë paraleleve, katër janë në gjuhën shqipe.

“Për momentin në shkollën tonë kemi katër paralele ku 97 nxënës mësojnë shqip nga klasa e parë dhe një paralele ku maqedonisht mësojnë 23 nxënës. Shkolla shqipe në këtë fshat ka funksionuar deri në vitin 1945, por është mbyllur pas ardhjes së regjimit komunist”, tregon drejtori i shkollës së fshatit, Muhamet Selmani.

Tani Llabunishta nuk është vetëm një fshat i thjeshtë shqiptar, por me kalimin e kohës po bëhet edhe vatër e zhvillimeve kulturore të shqiptarëve të kësaj ane.

Dy vite me radhë në këtë fshat organizohen manifestimet qendrore për shënimin e 22 Nëntorit - Ditës së alfabetit shqip dhe 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Paralelisht me mësimin nëpër shkolla ëhstë zhvilluar edhe kurs intensiv për mësimin e gjuhës shqipe të cilin e kanë kaluar 2.000 deri 3.000 persona. Për këtë arsye banorët e fshatit por edhe organet komunale të Strugës janë të mendimit të ngrenë iniciativë që në të ardhmen as në dokumentet zyrtare të mos figurojë emri i sllavizuar i fshatit Llabunishtë, por të kthehet emri ilir i tij, Labënishtë. “Do të shohim. Mund të ndodhë edhe kjo, por ende nuk kemi vendosur zyrtarisht”, thotë drejtori i shkollës, Muhamet Selmani.



50 vite asimilim i ashpër



Për rreth 50 vite rresht shqiptarët e fshatit Llabunisht kanë qenë të nënshtruar një presioni të hatashëm për tu asimiluar në popullsi sllave.

“Gjatë komunizmit banorët e Llabunishtës e kemi pasur të ndaluar madje të porosisim urime në gjuhën shqie në Radio Struga. Nëse dikush ka kërkuar këngë në gjuhën shqipe ka pasur pasoja”, thotë këshilltari komunal nga ky fshat Qani Iljazi, duke dhënë një shembull për presionin që kanë përjetuar nga sistemi monist për t’u asimiluar.





Poshtë “Marshall Tito”, rroftë “Murat Labënishti”!

Para tre viteve është ndërruar edhe emri i shkollës së fshatit Llabunishtë që deri atëherë ka mbajtur emrin “Marshall Tito”. Tani kjo shkollë mban emrin e intelektualit dhe patriotit të njohur nga ky fshat, Murat Labënishti. Ai para luftës së dytë botërore ka studiuar shkencat shoqërore në universitetin prestigjioz botëror të Sorbonës, ku edhe ka diplomuar. Por pas luftës së dytë botërore është likuiduar nga forcat partizane nën akuzë për veprimtari balliste.

“Nuk ishte vështirë të ndryshojmë emrin e shkollës. Pati disa probleme, mirëpo me këmbëngulësi arritëm qëllimin tonë”, thotë kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, duke u përgjigjur në pyetjen nëse kanë pasur pengesa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të bë këtë ndryshim.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Maqedonia

#172

Post by Rina »

Arbëri wrote:Maqedoni, 4 shkolla marrin emra shqiptarë, hiqen ata maqedonas


Shkup-CAIR-Këshilli i Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që t’iu ndërrojë emrin katër shkollave fillore që ka kjo komunë.

Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” në të ardhmen do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Jane Sandanski” do të quhet “Jashar Beu” dhe shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do të bartë emrin e dëshmorit të UÇK-së “Imri Elezi”.

Gjatë të gjitha procedurave është respektuar parimi i Badenterit, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi të publikohet në fletoren zyrtare.

Emrat e heronjve dhe patriotëve shqiptarë kanë ardhur si propozim i qytetarëve dhe këshillave të shkollave, ndërsa pas shtyrjeve të shumta këshilltarët e Komunës Çair kanë marrë vendim që emrat e deritanishëm të figurave maqedonase të zëvendësohen me emra të heronjve shqiptarë.

Ndryshe, në të gjitha këto shkolla mbi 90 për qind e nxënësve, arsimtarëve dhe drejtuesve janë shqiptarë dhe deri tani ka qenë e pakuptueshme që emrat e figurave maqedonase të qëndronin ende në këto shkolla.
zonave te banuara me shqiptare tu nderrohet emri i shkollave ne shqip, ndersa tek zonat me "maqedone" emri tu vhete ne figura maqedonas. Tani une nuk e di nese ndonje shkolle ka pasur emrin ne gjuhen shqipe, vec nuk besoj qe sllavo-bullgaret do tu benin ndoj te mire shqiptareve, pa perfituar ata nga kjo.
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#173

Post by faon perrovarri »

Rina wrote:zonave te banuara me shqiptare tu nderrohet emri i shkollave ne shqip, ndersa tek zonat me "maqedone" emri tu vhete ne figura maqedonas. Tani une nuk e di nese ndonje shkolle ka pasur emrin ne gjuhen shqipe, vec nuk besoj qe sllavo-bullgaret do tu benin ndoj te mire shqiptareve, pa perfituar ata nga kjo.
Kët e nderuara/i nderuar Rina un e kuptoj edhe si ;
- që ju(ne shqiptarët në pergjithësi) nuk keni besim tek dinamizmi i klasës politike shqiptare .Kjo ndodh kudo ne Maqedoni,në Kosovë , në Shqypni.
Për mua tregon ;
-ose ne shqiptarët ,zgjedhsit ,turma ,masa nuk dimë se nga shkojmë,nuk dimë se çduam ,dmth na mungon DIJËSIMI.
-ose jemi të prirur të ndihemi të kënaqur me lumturinë e klanit tonë familjar.
Sa për politikanët si pozicion shoqeror ;
- ata udhërrëfehen nga turmat e zgjuara
- ose mashtrojnë ato të padituna.
Më duket se konstatimet e fundit vlerësojnë realitetin e sotëm mbarë shqiptarë.
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Maqedonia

#174

Post by Rina »

E nderuar/ i nderuar,

Kjo ka qene marreveshja me aq sa kam degjuar ne media, qe dtth edhe ne zonat e Shkupit, ku shumica jane bullgare, do te ndrrohen emrat nga shqiptare ne bullgare. Se kush do te jete me shume perfitues nuk mund ta them se nuk jetoj aty. Nderkaq per deshtimet e klases sone politike ne raport me fqinjte, nuk mund te paragjykoj, meqe populli apo turma e voton ate qe i ofrohet. Turma jane edhe popujt tjere, jo me te ngritun se shqiptaret, por klasat e tyre politike po jane me te suksesshme se tonat.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#175

Post by Arbëri »

Ke te drejte Rina , ne zonat ku jetojne Sllavet nuk ka emra Shqip neper shkollat e tyre .
Edhe pse kishte neper nje a dy fshatra emra Shqip i ndrruan , ndryshe bojkutuan shkollen .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#176

Post by Mallakastrioti »

faon perrovarri wrote:
Rina wrote:zonave te banuara me shqiptare tu nderrohet emri i shkollave ne shqip, ndersa tek zonat me "maqedone" emri tu vhete ne figura maqedonas. Tani une nuk e di nese ndonje shkolle ka pasur emrin ne gjuhen shqipe, vec nuk besoj qe sllavo-bullgaret do tu benin ndoj te mire shqiptareve, pa perfituar ata nga kjo.
Kët e nderuara/i nderuar Rina un e kuptoj edhe si ;
- që ju(ne shqiptarët në pergjithësi) nuk keni besim tek dinamizmi i klasës politike shqiptare .Kjo ndodh kudo ne Maqedoni,në Kosovë , në Shqypni.
Për mua tregon ;
-ose ne shqiptarët ,zgjedhsit ,turma ,masa nuk dimë se nga shkojmë,nuk dimë se çduam ,dmth na mungon DIJËSIMI.
-ose jemi të prirur të ndihemi të kënaqur me lumturinë e klanit tonë familjar.
Sa për politikanët si pozicion shoqeror ;
- ata udhërrëfehen nga turmat e zgjuara
- ose mashtrojnë ato të padituna.
Më duket se konstatimet e fundit vlerësojnë realitetin e sotëm mbarë shqiptarë.
....per mua do te thote qe ju bullgaret Faon nuk keni pse te tregoheni kaq te kujdesshem lidhur çeshtjeve shqiptare. Pra qe ti Faon nuk ke pse identifikohesh me ne shqiptaret e te na tregosh rrenjet!
Image
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#177

Post by faon perrovarri »

Rina wrote:E nderuar/ i nderuar,
Nderkaq per deshtimet e klases sone politike ne raport me fqinjte, nuk mund te paragjykoj, meqe populli apo turma e voton ate qe i ofrohet. Turma jane edhe popujt tjere, jo me te ngritun se shqiptaret, por klasat e tyre politike po jane me te suksesshme se tonat.
Jo jo, Rina.Nuk pata parasysh krahasimin me fqinjet tane per te treguar se ne ,si popull jemi diku me large.Perkundrazi pata si pike referimi aspiraten,endrrat e gjithe shqiptarve per tu ber perendimore.
Sa per fqinjet ,zhvillimet ne greqi dhe ne maqedoni tregojne qe aty jo vetem mashtrojne njeri tjetrin ,por arrijne te masshtrojne dhe vevtveten per tu ndjer me mire ne na ana shpirterore..
Per fat te mire a te keq ne, e kemi lekuren kaq te trashe sa nuk e ndjejme dhimbjen, por shikojme vetem kur beteja ka marre fund.Dhe them se ne duhet te sensibilizohemi per gjendjen mes nesh nje here, pastaj mund ti rregullojme punet me gjithe kend serb,grek,bullgar,maqedonas a kudi une tjeter.
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#178

Post by faon perrovarri »

.[quote="Mallakastrioti"per mua do te thote qe ju bullgaret Faon nuk keni pse te tregoheni kaq te kujdesshem lidhur çeshtjeve shqiptare. Pra qe ti Faon nuk ke pse identifikohesh me ne shqiptaret e te na tregosh rrenjet![/quote]
Ore ty te ka gjjet belaja me gjithe mend, bu bu bu, po cesht keshu ,ore ti. Epo ca be re ,ca be.Ore ka ik per lesh ky ore ,per lesh m....ari.Ore admin, po mlidhe ot mbyllte, mlidhe kete gajde te cpuar.Ka shum vrima djalli e, nuk i dihet nga i hin ,e, na i del .OOOOOO hoooo MOISI , nuk ka me kope shqiptaresh , re jo, te fundit e kish enveri ore enveri,enver labi ,ti je na moisakastra etje ku pula ha strall,dhe mendja krype derman .
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#179

Post by faon perrovarri »

Ore ty te ka gjjet belaja me gjithe mend, bu bu bu, po cesht keshu ,ore ti. Epo ca be re ,ca be.Ore ka ik per lesh ky ore ,per lesh m....ari.Ore admin, po mlidhe ot mbyllte, mlidhe kete gajde te cpuar.Ka shum vrima djalli e, nuk i dihet nga i hin ,e, na i del .OOOOOO hoooo MOISI , nuk ka me kope shqiptaresh , re jo, te fundit e kish enveri ore enveri,enver labi ,ti je na moisakastra etje ku pula ha strall,dhe mendja krype derman .
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#180

Post by faon perrovarri »

Ore ty te ka gjjet belaja me gjithe mend, bu bu bu, po cesht keshu ,ore ti. Epo ca be re ,ca be.Ore ka ik per lesh ky ore ,per lesh m....ari.Ore admin, po mlidhe ot mbyllte, mlidhe kete gajde te cpuar.Ka shum vrima djalli e, nuk i dihet nga i hin ,e, na i del .OOOOOO hoooo MOISI , nuk ka me kope shqiptaresh , re jo, te fundit e kish enveri ore enveri,enver labi ,ti je na moisakastra etje ku pula ha strall,dhe mendja krype derman
Post Reply

Return to “Lajme”