Etimologjia e fjales.
- Arban Blandi
- Supreme Member
- Posts: 464
- Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
- Gender: Male
- Location: Іllyria, Ukraine
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...
- Arban Blandi
- Supreme Member
- Posts: 464
- Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
- Gender: Male
- Location: Іllyria, Ukraine
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...
- Arban Blandi
- Supreme Member
- Posts: 464
- Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
- Gender: Male
- Location: Іllyria, Ukraine
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...
«Tri herë dielli ka prândue,
Tri herë hâna ka ague».
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...


- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...
ARË f.
Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke. Arë e mbjellë (e korrur). Arat e kooperativës. Arë me grurë (me misër). Bimët (kulturat) e arave. Brigadat e arave. Miu i arave. zool. Lëroj (ujit) arën. Punon në arë.
* Flet në arë e në vresht flet në tym, kot, kuturu. I tregon (i rrëfen) babait arat iron. shih te BABA,~I. E bën arë e hamull i përhap fjalët në të katër anët, është llafazan i madh. E hante grurin që në arë shih te GRUR/Ë, ~I. Kam ujin në arë shih tek UJ/Ë, ~I. Bjer shi në arën time thuhet për njerëz që shohin vetëm interesin e tyre të ngushtë, që mendojnë vetëm për vete. Kur s'ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë? fj. u. mos u ngatërro në një punë që nuk të përket.
ARËBËRËS m. bised.
Ai që hap toka të reja.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...
Ne latinisht do te thote peme:ARBËR II m. krahin.
1. Fushë, rrafsh i hapët (në krahasim me malësinë). Mal e arbër malësorët dhe fusharakët, gjithë populli. Bie në arbër zbres në fushë.
2. zakon. Banorët e fushave bregdetare të vendit tonë (në krahasim me banorët e krahinave malore).
qe natyrisht ka rrjedhur prej foljes ARBUSTO qe do te thote te pyllezosh nje toke, apo nje arë.Etymology From Latin arbores
Noun arbero m.
tree
Kjo e fundit ka homologen e saj ne latinisht arabilis, qe automatikisht te sjell ne mend fjalen shqipe:
ku natyrshem fjala shqip, eshte me kuptim te qarte: ar+ bëj, dhe natyrshem nuk mund te jete huazim prej latinishtes, por duke treguar qartasi qe kjo e fundit e ka marre kete fjale prej shqipes, ne menyre skolastike apo vernakulare, mbetet per tu zgjidhur.ARËBËRËS m. bised.
Ai që hap toka të reja.
pra kemi nje transformim R(arbën)--->L(alban-ese)
Ky emer ka buruar mbiemrin latin: 'ARVUS'
ku v-ja duhet te jete transformimi fonetik B--->V, aq i zakonshem ne formen tjeter dualiste te latinishtes, njohur si "greqisht", me prapashtesen greko-latine- us. Kuptimi eshte po ai i shqipes, ar-b(ë[j])-us, ku ë-ja bie gjate asocimit te prapashteses -us.
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...
Jo vetem aq Mallakastrioti, por dhe sikur shqiptaret te kishin zbritur prej maleve, ajo zbritje tregon, zbritjen e dikujt ne token e tij origjinale, te detyruar dikur nga ardhesi(qe mund te mos jete nje etni detyrimisht, por sundimtar) te zhvendoset, per nje arsye ose nje tjeter. Autoktoni, ose banori me i vjeter, krahasuar me ardhesin e ri, gjithmone do gjendet ne zona me te veshtira per te banuar dhe natyrisht me te mbrojura dhe malet dhe pyjet per kete perbejne nje mbrojtje thuajse te sigurte.Mallakastrioti wrote:Shume shpjegim i sakte dhe racional Zeus. Gjithashtu do shtoja Arberit ishin njerezit e fushes, pra detyrimisht merreshin me bujqesi, kurse malesoret, njerezit e maleve kryesisht jane marre me blektori. Kjo teze hedh poshte pretendimet qe kane fqinjet tane qe shqiptaret (Arberit) zbriten prej maleve, pasi nuk ka llogjike qe ky popull te quhej edhe "fusharak" edhe i zbritur prej maleve
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...
E nisim se pari me librin: "Catalogue of Greek Coins: Thessaly to Aetolia"
autor Percy Gardner ku na jep keto te dhena:

Me poshte autori analizon monedhat e gjetura me prejardhje prej ketyre dy qyteteve te lashta iliro-epirote, ku interesant eshte ky pershkrim:

Pra per autorin kjo eshte nje fjale qe nuk di ti japi shpjegim.

Le te shohim disa monedha me prejardhje prej Damastionit

...ku me interes te veçante jane keto:


Pra siç shohim ne anen e kundert te kokes se monedheave na paraqitet Trikembeshi. Po çfare ka simbolizuar ne lashtesi trikembeshi. Trikembeshi ishte nje simbol dhurate karshi Zotit, pra konsiderohej si nje nder dhuratat me te vyera dhe me sublime karshi Zotit (i dhurohej edhe mysafireve apo edhe fitimtareve ne gara sportive etj.)
Pikerisht ne monedhat e fundit Trikembeshi paraqitet edhe me nje simbol tjeter "swastika" apo Kryqin e thyer, ku siç dime ka simbolizuar pikerisht rrezatimin e Diellit, pra ka qene nje simbol Diellor, i Diellit. Pra ne keto monedha kemi nje konfirmim lidhur ketyre dy simboleve qe kane qene te lidhura ngushte me njera tjetren.
Por si eshte quajtur ndryshe ky simbol (卐 o 卍)?

Nje emer tjeter interesant ka qene ai i "γαμμάδιον=gammadion", ku ne se do kerkonim çfare kuptimi ka kjo fjale shpjegimet jane keto:

Po a eshte e vertet nje gje e tille qe do te thote "little gamma (eng.)= shkronja e vogel "g" ?
Le te vazhdojme arsyetimin dhe te kerkojme me teper.
Ne librin "The Migration of Symbols"-te autorit Goblet d'Alviella, [1894] lexojme si me poshte:
"The branches of the gammadion are rays in motion...



Pra ketu kemi te bejme me teper me nje bashkim fjalesh GAMA DION, pra KEMBA e Zotit apo KEMBET e zotit. Po te shohim edhe ate shkronje te keshtuquajtur greke, pra "gama" ajo pikerisht ka formen e nje kembe.
Edhe fjala e mesiperme ku nisem arsyetimin thjesht do te thote KAMA-(Y) LRINON, pra Kemba e Apollonit, Diellit, Zeusit, Dias etj..

- Mendi
- Regular Member
- Posts: 68
- Joined: Tue Nov 24, 2009 1:03 am
- Gender: Male
Re: Etimilogji e fjaleve...
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...
Une, do te thosha qe kjo shprehje, ka vend per shume interpretim. Shpjegimi yt e afron kenaqshem kuptimin me definicionin e gjithepranuar:Mendi wrote:A eshte e vertete qe fjala privat rjedh nga shqipja per-vete?
por, le ti hedhim nje sy dhe etimologjise se saj, sipas enciklopedive boterore:pri·vate (prvt)
adj.
a. Secluded from the sight, presence, or intrusion of others: a private hideaway.
b. Designed or intended for one's exclusive use: a private room.
Pra kjo shprehje, dukshem rrjedh nga folja latine:[Middle English privat, from Latin prvtus, not in public life, past participle of prvre, to release, deprive, from prvus, single, alone; see per1 in Indo-European roots.]
privo, privare, privavi, privatus
qe do te thote privoj.
Nuk do shume eksperience, per te kuptuar, qe folja latine privo apo privare, eshte nje fjale e perbere: "pri+vo(pri +va)". Le te mundohemi ti shpjegojme ato, brenda latinishtes. Nese per fjalen e pare pri, mund te jemi te suksesshem, per ti dhene nje shpjegim te kenaqshem ne latinisht, qe eshte pri=para ose prij ne shqip, per fjalen tjeter vo, va(vare), latinishtja nuk na ofron dot ndonje shpjegim te kenaqshem. Nderkohe, shqipja i shpjegon kenaqshem si fjalet e thjeshta ne perberje te fjales ne shqyrtim, ashtu dhe kuptimin e fjales me komplekse qe rrjedh nga kombinimi i tyre.
Fjala I
Ajo eshte fjala para:
PARA
I. ndajf.
Përpara. Eci (bëri) para. U ul para. Bëri një hap para. Iu vuri bukën para. Mos i dil para. Para-marsh! komandë, e cila jepet që të nisë ecjen një njeri ose një grup njerëzish, të vënë në rresht për stërvitje, për mësim etj.
qe nga ana e saj, ka lidhje thelbesore me foljen shqipe prij, nje folje kjo ekskluzive vetem per te, pa homloge grafike ne gjuhet e tjera :
Pra, megjithese pri, ka kuptim ne latinisht, ajo ne fakt, eshte nje fjale e ngurtesuar ne te, ne menyre mekanike dhe te izoluar, qekurse asnje pjese tjeter e ligjerates ne kete gjuhe skolastike, nuk gjen homologen e saj te natyrshme, duke e bere pra ate nje fjale te vetmuar, pra sipas cdo gjase te futur ne te nga jashte. Nefund te fundit, latinishtja nuk ka qene gjuhe e folur qe ne krye te heres, ajo ka lindur per nevoja shkrimi, per liturgjine e Kishes Romane, apo paraardhes se saj gjysem-pagane. Kurse ne shqip ashtu sic e argumentuam, ajo vjen me nje seri te natyrshme perfaqesuesesh ne te gjitha figurat e ligjerates.PRIJ kal. dhe jokal.
1. I tregoj rrugën dikujt duke ecur vetë në ballë, eci përpara të tjerëve; udhëheq.
U printe shokëve. I printe kolonës (printe kolonën). Na pri, se nuk e dimë rrugën! Ai printe e të tjerët vinin pus. U priu për në shtëpi. Dashi i printe kopesë. Ai as nuk të prin as nuk të ndjek. mospërf. nuk të zgjidh asnjë punë.
2. Udhëheq e drejtoj punën a veprimtarinë e një grupi njerëzish a të një populli; i tregoj rrugën dikujt për të arritur një qëllim; udhëheq në një punë. Prin ekspeditën. I prin popullit (ushtrisë). U prin masave. Prin në punë (në luftë).
3. Jam në krye të klasifikimit (gjatë një ndeshjeje, një gare etj.); jam në vendin e parë, kryesoj. Prin skuadra «Partizani» («Dinamo»).
4. vet. veta III. Ndodhet në fillim, gjendet përpara diçkaje tjetër në kohë, në një renditje etj. Veprës (romanit) i prin një parathënie (një hyrje).
5. vet. veta III fig. Më sjell dobi, më bën mirë; më shkon mbarë diçka. I prin klima e fshatit (deti, mali). I ka prirë shëndeti. Të priftë e mbara! ur. Nuk i ka prirë në atë punë nuk i ka ecur mbarë puna.
PRIJATAR m. sh
1. Ai që shkon përpara të tjerëve, ai që prin, prijës, udhëheqës.
2. Ai që heq vallen a merr i pari këngën, i pari i valles a i këngës.
Fjala II
Ajo eshte folja primitive vë(vendos), vo apo va ne gegerisht.
Eshte shume e qarte, se kombinimi i te dyja jep: "para-vendos(pri-vë)", duke i dhene kuptim shume te qarte fjales privo prej nga ka rrjedhur me tej dhe privat. Private eshte ajo gje e vecante, qe dikush eshte vendosur me para ne të. para-vë~para-vo~pri-vo.VENDOS kal.
1. Vë dikë a diçka në një vend të caktuar; vë diçka në vendin e vet; vë. Vendosi librin në raft. Vendose në (mbi) tryezë! I vendosi njërën mbi tjetrën. Vendosën kurora në varret e dëshmorëve.
2. E çoi dhe e lë dikë a diçka në një vend të caktuar ose në vendin që duhet; e vë në një vend a në një gjendje të caktua; i gjej vendin e përshtatshëm, e rregulloj si duhet; vë. I vendosi drutë stivë. I vendosi të ardhurit nëpër dhoma. I vendosi nxënësit në rresht i rreshtoi nxënësit.
3. E vë dikë në një vend me punë a me një detyrë të caktuar. I vendosi njerëzit në punë.
4. Bëj një shenjë me laps a me bojë në diçka, shënoj; shkruaj; vë. Vendos shenjat e pikësimit. Vendos theksin.
5. Ngre në një vend një aparat, një makinë etj. Dhe e bëj të punojë, e mbërthej a e lidh si duhet, në mënyrë që të punojë; vë. Vendosën një aparat (një makineri). Vendosi një radio në veturë.
6. Bëj që diçka të vejë ashtu si duhet, ndërhyj e krijoj kushte të përshtatshme për diçka (për rregull, për disiplinë etj.); vë. Vendos rregull (disiplinë).
7. Vë themelet e diçkaje; vë në fuqi, jap fuqi; nis, filloj një veprim; kryej a mbaroj diçka. Vendosëm pushtetin popullor. Vendosëm marrëdhënie diplomatike. Vendosi lidhje me të. Vendosëm pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit. Vendosëm marrëdhëniet socialiste në prodhim.
8. Arrij, siguroj diçka. Vendosi një rekord të ri. sport.
9. Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; vë në jetë a në praktikë diçka; zbatoj. Vendosën çmime të reja. Vendosi norma të reja (më të larta).
10. Bëj të mundshëm zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, ndikoj shumë në përfundimin e diçkaje, përcaktoj. Vendos fatin tim përcakton të ardhmen time. Vendos fatin e diçkaje ndikon në mënyrë të theksuar, vendimtare për përfundimin e saj. Ngjarje që do të vendosë për të ardhmen.
11. let. Bëj që të veprojë në një mjedis të caktuar (në romane, në drama etj.).
E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike.
12. jokal. Kam të drejtë të jap një vendim, një zgjidhje a një mendim përfundimtar për diçka; marr një vendim në lidhje me dikë a me diçka, jap vendimin. Vendos populli (masa). Vendos organizata e partisë. Vendos gjykata. Vendosëm njëzëri.
13. jokal. Arrij të zgjidh një çështje a të përfundoj një punë, pasi e kam menduar mirë, e kam shqyrtuar ose e kam rrahur me të tjerë; i gjej zgjidhje një çështjeje.
Më në fund vendosën për atë çështje. Për këtë s'kemi venduar ende.
14. jokal. vet. veta III. Përcakton, është shkaku kryesor, ndikon shumë për të zgjidhur përfundimisht ose për të arritur në një përfundim. Në luftë nuk vendos arma, por njeriu.
* Vendos karantinë për diçka (i vë karantinë diçkaje) libr. shih te KARANTIN/Ë,~A.
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...

Fjala italiane "lèrcio" qe ne shqip perkthehet "I/E LYROSUR"-"I/E LEROSUR. Duke kerkuar ne Fjalorin Etimologjik Italian, ndesha ne disa shpjegime te autoreve te ndryshem, ku do shtoja i gjeta me te vertet shpjegime pa kriter dhe mbi te gjitha jo profesionale. Autoret kerkojne ta lidhin me fjale te ndryshme duke nisur qe nga latinishtja apo gjuha çelte. Ata jo vetem jane kontradiktor midis tyre, por shpjegimet sikurse kuptimet e fjaleve nuk perputhen me kuptimin qe ka kjo folje. Interesant eshte fakti qe kjo folje, pra "lèrcio" jo vetem eshte nje folje e izoluar dhe primitive ne italisht, por nuk ka zhvilluar aspak ndonje fjale tjeter , pra ka ngelur ne hapin apo stadin fillestar te saj. Rrenja e fjales eshte "ler/e"=LER/A, pra LERA. Shqipja jo vetem e ka zhvilluar kete fjale, por mbart edhe kuptim e vertet te saj. Le te shohim larmine e fjaleve ne shqip, te cilat jane zhvilluar prej rrenjes "LERE-LERA".
LERË I f.
1. Baltë e hollë, llucë; vend a gropë e gjerë me baltë të hollë e me ujë të ndenjur; tokë e s'qullët që të thith brenda, moçalishte. Gropë me lerë. U bë lerë. Ngeci në lerë. I futi buajt në lerë.
2. Zhul në trup a në rroba, që bëhet nga të palarët për një kohë të gjatë; llum, zdralë. Lera e kokës (e flokëve, e trupit). Lera e rrobave (e jakës). Ka zënë lerë.
3. Llum vaji; papastërti të ndryshme që zë një send. Lera e pushkës. Pastroi lëren e tytës.
4. edhe ~A, ~AT. Pellg me ujë në kullotat malore, që bëhet gjatë verës kur shkrin bora; gropë e madhe që mbushet me ujë për të pirë bagëtitë në kohën e thatësirës. Lerat e kullotave. I çoi bagëtitë në lerë.
5. fig. Diçka e turpshme dhe e fëlliqur; njollë turpi; turp. I vuri lerë dikujt e njollosi, e turpëroi. Ia la lerën në derë. E bëri lerë dikë e turpëroi, i vuri njollë.
6. fig. Fjalë të ndyra e të turpshme. Nxori lerë nga goja.
7. përd. ndajf. Tërë, krejt (kur dikush a diçka fëlliqet shumë). U bë lerë me gjak.
* E bëri barkun lerë piu shumë ujë, piu sa u fry.
LEROS kal.
1. E bëj me baltë dikë a diçka, e ndot me lerë, e përbalt, e ndyj a e fëlliq me diçka, e zhyej. I lerosi këpucët (pantallonat). I lerosi duart (këmbët). Po leroste buajt.
E lerosi me domate.
2. E bëj të zërë lerë, e bëj të palarë, e bëj me zhul, e fëlliq. E lerosi këmishën (jakën).
Lerosi jastëkun (çarçafët).
3. fig. bised. E prish keq një punë, e fëlliq fare, e nxiros, e katranos. E lerosi punën.
4. fig. I vë njollë të keqe dikujt, e njollos keqas, e fëlliq, e turpëroj. Ia lerosi emrin.
LEROSEM vetv.
1. Bëhem me baltë, ndotem me lerë, përbaltem; ndyhem a fëlliqem me diçka, zhyhem. U lerosën derrat (buallicat) në llucë. U leros me baltë. U leros me gjellë (me domate, me vaj). Leroset si fëmijët.
2. Zë lerë, bëhem me zhul, fëlliqem (nga të palarët etj.). U leros jaka. U lerosën çorapet. I është lerosur koka.
3. fig. Bëhem me një njollë të keqe, njollosem keqas, fëlliqem, turpërohem.
U leros keq.
4. vet. veta III. Rrëshqet, shembet, fundoset (për tokën). U leros toka.
5. Pës. e LEROS.
LEROSUR mb.
1. I fëlliqur me baltë, i ndotur në lerë, i përbaltur; i ndyrë me diçka, i zhyer.
Me duar (me këmbë, me këpucë) të lerosura. Me fytyrë të lerosur.
2. Që ka zënë lerë; që është bërë me zhul, i fëlliqur nga të palarët.
Me këmishë (me jakë) të lerosur. Çarçafë të lerosur.
3. fig. bised. Që është prishur keq, i fëlliqur fare, i katranosur (për një punë).
Punë e lerosur.
4. fig. I njollosur keqas, i fëlliqur, i turpëruar. Njeri i lerosur.
5. Që ka rrëshqitur poshtë, i shembur, i fundosur. Vend i lerosur.
LYREM vetv.
1. Lyhem me yndyrë, bëhem me diçka të lyrshme; lyrosem, përlyhem, fëlliqem.
Iu lyrën rrobat.
2. Pës. e LYR.
LYEJ kal.
1. E bëj diçka në sipërfaqe me vaj, me dhjamë etj.; i vë përsipër një shtresë boje ose një lëndë tjetër të lëngshme a të butë për t'i dhënë ngjyrë, për ta mbrojtur etj.; suvatoj, i jap ngjyrë diçkaje, ngjyroj; i vë bukës mbi të një shtresë gjalpi a diçka tjetër për ta ngrënë. Leu faqet (fytyrën, trupin, plagën). Lyej murin (shtëpinë). Lyej këpucët. Lyej dyert (dritaret, parmakët). Leu tepsitë me vaj. Lyej rrotat e qerres. Lyej me bojë (me vaj, me dhjamë, me rrëshirë). E leu me baltë (me llaç, me gëlqere).
E leu me krem. E leu me jod. Lyej me furçë (me pompë). Leu buzët me të kuq.
E leu bukën me gjalpë (me reçel).
2. Zhyt e njom diçka në një lëng; fëlliq, përlyej. I leu rrobat me gjak i bëri gjithë gjak. I leu këpucët në baltë i përbalti. I ka lyer duart (buzët) me shegë (me arra). Manaferrat të lyejnë.
3. fig. keq. I vë njollë dikujt, e përlyej; e fëlliq. I leu keq (kokë e këmbë).
4. fig. keq. Fsheh thelbin e vërtetë të diçkaje duke e paraqitur të zbukuruar e me tjetër ngjyrë.
* Të lan e të lyen keq. shih te LAJ. Ia leu dorën (duart) dikujt keq. i dha diçka që të mos e pengonte në qëllimet e tij, të mos ia zbulonte të këqijat, t'i mbaronte një punë jashtë rregullave etj. I ka lyer duart në diçka ka marrë pjesë në një punë të keqe është përlyer, ka gisht. I ka lyer rrotën dikujt keq. i ka dhënë mitë që t'i mbarojë një punë, t'i plotëson një kërkesë jashtë rregullave etj. E lyen me sheqer diçka shih te SHEQER,~I. I ka lyer (i ka bërë) duart me gjak shih te GJAK,~U I.

-
- Senior Member
- Posts: 153
- Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
- Gender: Male
Re: Etimilogji e fjaleve...
interesant propozimi yt. Un kam i menim tjeter. Hunt un e lidh me shqipen Hund, pra organi i nuhatjes, ma i ransishmi me shku per gja. Masandaj ne anglisht qenit te gjahut i thrrasin Hound, dhe ne lashtsi thjesht Hund, pra kafsha qe nuhat, qe shkon per gja. lidhja ma duket e persosun, ne form dhe kuptim.Zeus10 wrote:Nje fjale anglisht, qe une mendoj qe ka origjine nga nje fjale shqipe, eshte dhe fjala hunt:
Sic dihet, kuptimi kryesor i kesaj foljeje/emri, eshte: 'te gjuash/gjueti'. Gjuetia, ndryshe nga kohet moderne, kur eshte shnderruar per njeriun ne nje sport, ka qene nje menyre kryesore jetese. Nepermjet gjuetise, breza te tere njerezish dhe kafshesh, kane siguruar dhe sigurojne ushqimin e perditshem. Pra gjuetia, eshte e lidhur me ushqimin, eshte e lidhur me nevojen jetesore te njeriut/kafshes per tu ushqyer/ ngrene.hunt (hnt)
v. hunt·ed, hunt·ing, hunts
v.tr.
1. To pursue (game) for food or sport.
2. To search through (an area) for prey: hunted the ridges.
3. To make use of (hounds, for example) in pursuing game.
4. To pursue intensively so as to capture or kill: hunted down the escaped convict.
5. To seek out; search for.
Ajo ne thelb eshte folja shqipe HA dhe eshte krijuar atehere kur "anglezi", fliste akoma gjuhen e natyres.
"Anglezi", kur dilte per gjah, nenkuptonte qe duhej te vriste kafshet, me qellim qe ai (dhe te tjeret) ta HANTE prene, pasi ta kishte vrare apo kapur.
Ne shqip, eshte perdorur nje koncept tjeter, ai i goditjes, gjuajtjes, qellimit, per te krijuar kete fjale:por ne fund rezultati eshte i njejte, si per njerezit dhe per kafshet:GJUETI f.Gjetja e ndjekja e kafshëve dhe e shpendëve të egra për t'i vrarë ose për t'i zënë; vrasja ose kapja e tyre; zënia e peshkut; gjah. Gjuetia e kafshëve (e shpendëve) të egra. Gjuetia e sorkadhes (e lepurit, e fazanit...). Gjuetia e peshkut peshkimi. Qen gjuetie. Armë (mjete, çantë) gjuetie. Veshje (çizme) gjuetie. Artikuj gjuetie. Vend gjuetie. Leje gjuetie. Kalendari i gjuetisë. Ndalohet (lejohet) gjuetia.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Etimilogji e fjaleve...

asnjehere nukl ka qene e tille, qe ne krye te heres. Ajo buron nga fjala shqipe hir
:HIR m.1.
Mirësi, sjellje a diçka tjetër e mirë, qëndrim mirëdashës; përkrahje a ndihmë që i jepet dikujt, nder që i bëhet dikujt. Për hirin tënd. Me shumë hire. I dha hir dikujt.
I bëri hir dikujt. Gjeti hir nga dikush. E ka në hir dikë. Kërkon tjetër hir. Është rritur në hir. E shkoi jetën pa hire. I ka dalë nga hiri ka humbur përkrahjen ose besimin e dikujt. I ligu s'ka hir. fj. u.
2. Bukuri, hijeshi. Hir i rrallë (i madh). Hiri i jetës. Me shumë hir. I jep hir. Ia shtoi hiret. Nuk ka hir. Ka shumë hire. Është gjithë hir. Ecën (kërcen) plot hir.
I ka rënë një tjetër hir.
3. Dëshirë, dashje; dashamirësi. Hir i lirë. Hiri i burrit dhe i gruas (i çiftit). Me hirin tim. Me hir a pa hir (me hir a me pahir). Ia dha me hir. I ra (e theu) pa hir.
4. fet., vjet. Mëshira, ndihma e përkrahja hyjnore (sipas botëkuptimit fetar).
5. vet. kryes. fet. Gjëra të ndryshme (veshje, sende të veçanta etj.), të mbetura prej një shenjti a oshënari të vdekur ose eshtrat e tij që ruhen si hajmali (në vendet ku vepron feja).
* Për hir të... për dikë a për diçka, për të ndihmuar a për të përkrahur dikë a diçka, për hatër të... Me hir e pa hir (hir e pa hir) dashur pa dashur, me dashje ose pa dashje; domosdo.
dhe ka dhene dhe titullin hirësi, qe perdoret kryesisht per te nderuar prifterinjte(peshkopin):
Ja ku eshte ajo dhe tek arbereshet:HIRËSI f.1. Bukuri, hijeshi. Hirësia e vajzës. Hirësia e fushave.
2. vjet. Titull që përdorej kur i drejtoheshin peshkopit a kryepeshkopit ose kur flisnin për të.

Ajo eshte me plote kuptime te rrjedhshme dhe nderkembyeshme ne shqip, ne shume figura te ligjerates, kurse ne greqisht eshte plotesisht e izoluar .
-
- Senior Member
- Posts: 153
- Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
- Gender: Male