"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#1

Post by CERMENIKASI »

Sot asht dita e parë e vitit njiqind të pamvarësisë.
Vetëkuptohet që ky vit asht tejet i veçantë për mbarë popullin shqiptar dhe si i tillë duhet dhe do të sjellin ngjarje,përkujtime,botime librash ,nisma të llojllojshme në botën e kulturës,krijime të ndryshme artistike(piktura,filma,kangë kushtue këtij përvjetori etj...),simpoziume dhe shumëçka tjetër....
Më duket se do të jetë interesant që të mblidhet këtu gjithëçka që ka të bajnë me qindvjetorin e pamvarësisë të Shqipnisë.
Pra u pasunoftë ky topic me sa më shumë njoftime!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#2

Post by CERMENIKASI »

Shqipëria i do armët e Skënderbeut

Në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qeveria shqiptare synon të sjellë nga Austria armët autentike të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Deklaratën e bëri zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Edmon Haxhinasto gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë, me Sekretarin e Shtetit në ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Wolfgang Waldner.

BURIMI:botasot.info
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#3

Post by CERMENIKASI »

Monedha numizmatike per 100-vjetorin e pavaresise-Top Channel
Tërhequr më 23 Gusht 2011

Njëqindvjetori i pavarësisë së Shqipërisë që pritet të festohet vitin e ardhshëm do të do të gdhendet në ar. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të prodhojë dymbëdhjetë mijë monedha përkujtimore në ar, argjend dhe bakër, monedha të cilat do t’u shiten koleksionistëve në të gjithë botën.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës i jep të drejtë guvernatorit të ngrejë grupin e punës për dizajnimin e këtyre monedhave.

Do të prodhohen 1 mijë monedha ari me vlerë nominale 200 lekë, me peshë 15.5 gramë dhe me pastërti ari 900/1000, që i korrespondon arit prej afërsisht 22 karatë. Nga këto, 100 monedha do të ruhen nga Banka e Shqipërisë në fondin e vet të paprekshëm numizmatik. Këto monedha do të kenë përmbajtje ari në vlerë prej afërsisht 800-900 dollarësh, ndërsa çmimi i tyre në treg do të jetë më i lartë, në varësi të vlerësimit të koleksionistëve për rëndësinë dhe bukurinë e këtyre monedhave. Vlera e arit në monedhat e ndryshme, sipas një udhëzimi nga Banka e Shqipërisë nxirret duke e llogaritur në bazë të çmimit aktual të arit në bursat ndërkombëtare.

BSH do të prodhojë gjithashtu edhe 1 mijë monedha argjendi me peshë 30 gramë dhe me pastërti 925 për mijë. Çmimi aktual i argjendit në bursë është 43 dollarë për onç dhe një onç ka afërsisht 31 gramë. Për koleksionistët që kanë shumë pasion, por pak para, BSH do të emetojë edhe 10 mijë monedha bakri me peshë 12 gramë.
Shqipëria ka prodhuar monedha të ndryshme përkujtimore gjatë dekadës së fundit, të cilat janë aktualisht në qarkullim për koleksionistët. Monedhat e arit me rastin e 500-vjetorit të statujës së Davidit të Mikelanxhelos u publikuan në vitin 2001 dhe aktualisht kushtojnë rreth 20 mijë lekë. Po në të njëjtin vit u publikuan monedha përkujtimore në argjend, të cilat, të pasionuarit pas ëndrrës europiane mund t’i blejnë për 2400 dhe 3200 lekë.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#4

Post by CERMENIKASI »

AQSH do botojë dy vëllime të rëndësishme dokumentesh

Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH) me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të botojë dy vëllime të rëndësishme me dokumente origjinalë një për qeverinë e Vlorës 1912 , botim, i cili vjen pas 50 vitesh për këtë periudhë historike si dhe një për Lëvizjen Kombëtare të Kosovës, që përfshin harkun kohor 1918-1924.

Drejtoresha e këtij institucioni, Nevila Nika na bën me dije se këto dokumente do të vijnë të plota dhe si elementë bazikë do të jenë materialet kryesisht shqiptare. Këto materiale të plota do të vijnë me objektivitet të plotë dhe do të ruhet edhe gjuha e kohës për të parë evoluimin.

Krahas këtyre botimeve, një vëmendje e veçantë sipas Nikës, është edhe çelja e një ekspozite me materiale fotografike dhe dokumente të asaj periudhe

Ndërkohë që Arkivi i Shtetit është duke bashkëpunuar dhe me një sërë institucionesh të tjera për t’i ardhur në ndihmë me materiale origjinale të 100 viteve teë shtetit shqiptar. Dokumentet janë pjesë e fondit të arkivit dhe do t’i jepen në dispozicion për realizimin e programit të tyre festiv.

“Këto dokumente janë të rëndësishme, pasi ndihmojnë për të rishikuar historinë me objektivitet dhe liri të plotë”, thotë Nika.
Burimi: Bota Sot 18 Janar 2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#5

Post by CERMENIKASI »

Në këtë vit jubile, Galeria Kombëtare e Arteve do të ekspozojë krijimet artistike të piktorëve shqiptarë Lin Delija dhe Ibrahim Kodra. Në kuadrin e 100 vjetorit të Flamurit, dhe ekspozita me fotografi si një proces dokumentimi i ngjarjeve para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#6

Post by Adriana »

Berisha: “Tirana të bëhet me “Shqiponjë”, Shqipëria të ketë një varrezë Mbretërore


Komiteti për organizimin e Aktiviteteve për 100- vjetorin e Pavarësisë është mbledhur ditën e sotme nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha ku është diskutuar për monumentit e Pavarësisë, projekti fitues i të cilit do të shpallet në mbledhjen e ardhshme. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha vlerësoi edhe punën e bërë nga komisioni për përzgjedhjen e 5 veprave më të mira për monumentin e 100-vjetorit të pavarësisë. “Ky komitet u mblodh me vonesë pasi monumenti i parashikuar për tu ngritur në Tiranë kërkonte procedurat e veta. Është bërë një punë serioze, një konkurs me pjesëmarrje të gjerë, një përzgjedhje e 5 veprave më të mira. Bashkia e Tiranës duhet të përzgjedhë prej tyre veprën që i shton më shumë vlera kryeqytetit tonë.” tha mes të tjerash Berisha.
Më tej ai ka hedhur idenë që Tirana të ketë simbol të saj shqiponjën. Njëkohësisht ka sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se ai është një dadaist në politikë: “Bijtë e shqipes do të donin shqipen diku, por le t`ia lënë kryetarit të bashkisë të hapë një konkurs për të bërë një shqiponjë që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte nuk ngriti asgjë, shpëndau një kartolinë, jo për vlerësimin artistik apo për njohuritë që ka për artin dadaist, po sepse është dadaist në politikë”


Gjithashtu kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu edhe kthimin sa më parë të eshtrave të Mbretit Zog në Shqipëri si dhe ngritjen e një varreze mbretërore: “Rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog duhet të realizohet brenda një afati sa më të shkurtër kohor dhe duhet të bëhet diçka edhe në ndërtimin e varrezave mbretërore. Është kryer një profani e tmerrshme. Është minuar varri i nënës së Ahmet Zogut vetëm për fajin se i dha Shqipërisë burrin që bëri gjithçha për të ndërtuar një shtet në një vend që s`kishte shtet”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#7

Post by Adriana »

Më tej ai ka hedhur idenë që Tirana të ketë simbol të saj shqiponjën.

Z.Kryeminister: Do me pelqente me shume qe VLORA te ket simbol SHQIPONJEN dhe jo Tirana ( edhe pse jam nga Tirana ) nuk duhet te mbaj anen e tiranes po anen e historise!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#8

Post by Sally »

Monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë!

Megjithëse vendimi përfundimtar do merret javën tjetër, Komiteti për 100 vjetorin e Pavarësisë ka rënë dakord në parim që monumenti fitues për këtë përvjetor të jetë ai për të cilin ka vendosur juria dhe vetë qytetarët që kanë votuar online. Ai është një monument me një konceptim modern dhe është përgatitur nga kosovari Visar Obrija dhe gjermani Kai Roman Kiklas.
“Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazër si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja,”- citohet në përshkrimin e punimit.
Sipas munistrit të Kulturës Aldo Bumci ky do të jetë monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë, jo monumenti i Pavarësisë. Tashmë ngelet për tu zgjidhur gjentja e vendit në të cilin do ndërtohet ky monument. Ai është prjektuar për tu vendosur në një ambient urban jo shumë të madh.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#9

Post by CERMENIKASI »

Ministria e Turizmit,Kulturës,Rinisë dhe Sportëve shpall konkursin ndërkombtar për realizimin e nji spoti televiziv me titullin:"100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë" (1912-2012)
Gusht 2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#10

Post by Adriana »

Gjeta kete lajme sot, edhe pse nuk kuptoj pse ne titull thuhet ne shkoder, kur ne artikull thuhet ne muzeun historik kombetar.
Kerkova gjithashtu edhe diku tjeter kete lajme, sidomos ne faqen qe jep gjithmon cdo takim, bisedim. fjalim, nga kryeministri por nuk e gjeta, eshte e vetmja media zhurnal.mk qe publikoj kete lajme sot.


Skënderbeu “kthehet” në Shkodër

Tiranë, 30 gusht - Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga mbledhja e qeverisë tha se do të bëhet e mundur kthimi i armëve të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu nga Austria për një periudhë të caktuar.

Skënderbeu, sipas kreut të mazhorancës, ishte ikona e shqiptarëve. “Shqiptarët mund t’i vizitojnë dhe t’i shohin nga afër armët e prijësit të tyre të përjetshëm.

Do të lobojmë për kthimin e armëve të Skënderbeut në muzeun historik kombëtar. Skënderbeu është ikona e identitetit shqiptar, i krenarisë së shqiptarëve, i qëndresës së tyre. Këto vendime janë miratuar nga qeveria dhe do te merren masat e nevojshme për administrimin e tyre në muzeun tonë kombëtar”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#11

Post by erix77 »

titulli mund te jete shkruar gabim.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#12

Post by Adriana »

Bruksel, monumenti i Skënderbeut

23-shtator: Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, komuna Skarbek organizoi disa aktivitete për komunitetin shqiptar në Bruksel.

Fillimisht u vendosën kurora me lule pranë monumentit të Skënderbeut. Pas 44 vjetësh, komuna do të restaurojë bazën dhe statujën e Heroit Kombëtar shqiptar. Monumenti i Skënderbeut u ndërtua në vitin 1968 me paratë e mbledhura nga mërgata shqiptare në Belgjikë dhe Amerikë.

Më pas, në mjediset e Komunës u zhvillua një ceremoni festive me pjesëmarrjen e disa personaliteteve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por dhe nga familja mbretërore belge.

“Komuna e Skarbekut është shumë e lumtur t’ju mirëpresë dhe të festojë me ju këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë”, deklaroi Bernard Clerfayt, Kryetar i Komunës Schaerbeek, Bruksel.


“Në këtë vit jubilar duhet t’i tregojmë të gjithëve se populli ynë është një popull i qytetëruar që di të jetojë i lirë dhe i pavarur dhe që di të marrë në duar fatin e tij”, tha Sulejman Gjanaj, nënkryetar i PLL, Belgjikë.

Një tjetër aktivitet i organizuar nga kjo komunë ishte dhe inagurimi simbolik i mjediseve të klubit të futbollit “Kosova”, ku stërviten 18 ekipe të grupmoshave të ndryshme, transmeton..TCH
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#13

Post by Adriana »

Berisha: Në 100-vjetorin e pavarësisë dalin në pah të vërtetat e mohuara

Tiranë, 25 shtator - Kryeministri Berisha ka mbledhur sot komitetin për 100-vjetorin e Pavarësisë, gjatë së cilit u shpreh se ka pasur debate të vazhdueshme për të zgjidhur problematikat për 100-vjetorin.

Sipas tij, ky debat ka qënë i vlefshëm për të nxjerrë në pah disa të vërteta të mohuara. “Ka një përpjekje shumë serioze të shqiptarëve kudo që ndodhen për të shënuar këtë kryengjarje.

Ndërkohë disa nga problematikat kryesore janë debatuar gjatë, për shkak të një trashëgimie jo të favorshme. Në tërësinë e tij gjykoj se debati i ka shërbyer nxjerrjes në pah të disa të vërtetave të mohuara, të disa të vërtetave të deformuara. Debati është një proces në vazhdim, dinamik që nuk ndalet kurrë”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Berisha shtoi më tej se “Kemi hyrë në një fazë ku duhen disa grupe të reja, që t'i bashkëngjiten këtij komiteti në fushat e përcaktua, që të ecim të sigurt drejt një kremtimi dinjitoz”, shtoi ai. Kryeministri shtoi edhe njëherë se duhen vlerësuar ato figura historike, kontributi i të cilëve është lënë disi në hije. Ai i bëri thirrje vendorëve të nderojnë të gjithë ato figura që kanë dhënë kontributin e tyre në ditën e firmosjes së aktit të Pavarësisë.

“Cdo popull shkruan historinë e vetë, kështu e kanë bërë edhe shqiptarët me faqe të ndrituara por edhe me të tjera me hije. Ka njerëz të cilët kanë sakrifikuar jetën në mbrojtje të cështjes kombëtare, prandaj duhet parë në një vështrim më të drejtë roIi i tyre. Në Vlorë ata që firmosën dokumentin e Pavarësisë t’i nderojnë të gjithë, edhe ata që s’mundën të arrijnë, por që dhanë kontribut, ne i mbështesim plotësisht. Të intensifikojmë aktivitetet dhe të ecim drejt një festimi dinjitoz, që të na shërbejë për të parë drejt së ardhmes. Historia në cdo rast, nuk mund të ketë qëllim tjetër vecse vizionin drejt së ardhmes. Këtë vit jubilar ta kthejmë në vit të reflektimit të thellë", shtoi ai
.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#14

Post by CERMENIKASI »

[img]Pak orë më parë, u konfirmua kthimi i armëve të Mbretit të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Shqipëri.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, në praninë e kryetares së parlamentit shqiptarë z. Jozefina Topalli, kryeparlamentarja Austriake, Barbara Prammer, deklaroi se brenda muajit tetor armët do të kthehen në atdhe.
Kryeparlamentarja Prammer, pohoi gjithashtu se për këtë proces, është përgatitur baza ligjore e përshtatshme dhe çdo gjë do të përfundojë shumë shpejtë.[/img]
16 TETOR 2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#15

Post by CERMENIKASI »

[img]
Flamuri gjigand kombëtar në Fier për 100 vjetorin
[img]Për të është punuar me javë të tëra nga shoqatat patriotike

Për 100 vjetorin e Pavarësisë një flamur gjigand prej 500 m2 do të vendoset në qendër të qytetit të Fierit. Për flamurin kombëtar është punuar me javë të tëra nga shoqatat patriotike në Fier, ndërsa bashkia përveçse nuk ka parashikuar dekorim të veçantë nuk e ka pritur mirë këtë nismë për 100 vjetorin.

Ky do të jetë një flamujt më të mëdhenj në rrugët e vendit për 100 vjetorin e Pavarësisë. Shoqatat patriotike kanë punuar për javë të tëra për flamurin gjigand, i cili do të vendoset në qendër të qytetit, mbi fasadën e një godine që ka gjithashtu një sipërfaqe prej 500 m2 .

Bashkia e Fierit përveçse nuk ka parashikuar asnjë dekorim të vecantë për 100 vjetorin ka hequr edhe dekorin e vendosur nga shoqatat patriotike me pretendimin se ato duhet te merrnin leje për vendosjen e tyre.

Synimi i shoqatave është që deri në 28 nëntor, qyteti të dekorohet me mbi 600 flamuj kombëtarë të përmasave të ndryshme.[/img]
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”