"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A ishte Enver Hoxha nacionalist?...

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

A ishte Enver Hoxha nacionalist?...

#1

Post by Arban Blandi »

nga M. ELEZI
A ISHTE ENVER HOXHA NACIONALIST?
Ka ende shqiptarë, sado që të pakët, që kujtojnë se Hoxha ka qenë atdhetar i madh.

Image

Duke parë ku e çoi Shqipërinë politika e tij, kjo pyetje duket pa kuptim.

Megjithatë ka studiues e gazetarë të huaj që pohojnë herë pas here se Enver Hoxha ka qenë nacionalist. E thonë si idée reçue, pa e argumentuar. Historiani Ualter Laker (Walter Laqueur) në librin “Europa në kohën tonë: 1945-1992″, në kreun e shkurtë më pak se një faqe të titulluar “Shqipëria”, shkruan: “Shqipëria përbënte një përzierje kurioze të komunizmit parak dhe nacionalizmit…”. Nuk shtjellon ku e sheh nacionalizmin në përzierjen politike të Shqipërisë së atëhershme.

Ashtu siç ka ende shqiptarë, sado që të pakët, që kujtojnë se Hoxha ka qenë atdhetar i madh. Thonë ai mbrojti dhe forcoi pavarësinë e vendit!

Eshtë thellësisht parake me mendue se pavarësia forcohet duke ngujuar vendin si eremitët në shpellë me një kore bukë thatë, duke e shkëputur prej botës e qytetërimit, duke e lënë pa një mik e dashamir. Pavarësia forcohet në përpjesëtim të drejtë me lirinë, me zhvillimin dhe modernizimin.

Në fund të fundit ç’është nacionalizmi? Eshtë “gjë e mirë” apo “gjë e keqe”, vlerë apo kundërvlerë?

Profesori i njohur zviceran Viktor Ghebali thotë se nuk mund të flitet për nacionalizëm në përgjithësi. Nacionalizmin ose kombëtarizimin ai e ndan në dy lloje.

1. Nacionalizmi qytetar. Sipas tij, nacionalizmi qytetar nënkupton ambicien me zhvillue kombin tënd në lartësitë e qytetërimit bashkëkohor. Nacionalizmi qytetar përmbush interesat kombëtare në bashkëpunim dhe në harmoni me kombet e tjera. Ai nxit përparimin dhe paqen. Ai është pjesë e kulturës së vendeve të zhvilluara demokratike. Uashingtoni, për shembull, thotë hapur: iks qëndrim u shërben ose jo interesave amerikane. Në pajtim me këtë e me parimet demokratike përcakton hapat e mëtejshëm.

Nacionalizmi qytetar përbën vlerë. Mund të quhet edhe atdhetari, patriotizëm.

2. Nacionalizmi parak, i skajshëm; ndryshe: etnonacionalizmi.

Nacionalizmi parak ndryshon thelbësisht prej nacionalizmit qytetar. Ai është përjashtues. I ngre lavd kombit të vet, duke përjashtuar e shtypur kombet e tjera. Nacionalizmi serb në fund të qindvjetëshit të njëzetë spikati si i tillë. Ai ndezi katër lufta të përgjakshme në mes të Europës.

Nacionalizmi parak është kundërvlerë.

Në vështrimin e Ghebalit, nacionalizmi qytetar qëndron ndaj nacionalizmit parak ose etnonacionalizmit, në të njëjtën marrëdhënie (raport) që qëndron kombi ndaj etnisë. Kombi është tipar i shoqërive të zhvilluara, moderne. Etnia i përket një shkalle më të hershme, të pazhvilluar të tyre.

A ishte pra Enver Hoxha nacionalist? Dhe nëse po, çfarë nacionalisti?

Po të lëmë mënjanë do retorika folklorike pa kurrfarë rrezikshmërie, në veprimtarinë e tij si udhëheqës politik i forcave partizane e më vonë si kryetar-padron shteti, ai kurrë nuk është sjellë si nacionalist parak. Asnjë akuzë serioze nuk i është bërë në këtë pikë.

S’ka dashur apo s’ka mundur?

Nuk dimë ç’ka pasur në mendje. Po të kishte pasur fuqi, mbase nuk do të kishte lënë gjë pa bërë. Jo për të mirën e shqiptarëve, por për të mirën e pushtetit të vet. Pushteti vetjak ishte boshti rreth të cilit sillej e përsillej bota e tij.

Po atdhetar a ishte Enver Hoxha?

Në karrierën e tij gjysmëshekullore ai i kërkoi aleatët politikë të kombit te armiqtë historikë të kombit; dhe miqtë e njëmendtë e aleatët e natyrshëm të shqiptarëve, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shpalli armiq të përjetshëm. U prish me Beogradin (duke mbajtur anën e Stalinit, që ishte më i fortë), mirë bëri, por shkoi në Lindje, në Moskë. U prish me Moskën, kur Hrushovi filloi liberalizimin, dhe shkoi më në Lindje, në Pekin. U prish me Pekinin, sepse Kina po hapej drejt Perëndimit, dhe vendin e çoi në ngujim biruce.

Në qoftë se ky varg prishjesh do të kishte pasur në thelb mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve, Enver Hoxha duhej ta kishte afruar ose hapur Shqipërinë drejt Perëndimit. Në mos më shumë, të paktën sa e afroi Titoja Jugosllavinë.

Në emër të “internacionalizmit proletar” dhe jo të nacionalizmit shqiptar, në mbarim të Luftës së Dytë ai nisi brigadat partizane me mision “për të ndihmuar popujt vëllezër të Jugosllavisë”. Eshtë i vetmi rast në Europën e Luftës së Dytë, kur një vend i vogël pa kurrfarë potenciali i shkon në ndihmë ushtarakisht një vendi disa herë më të madh; dhe për çudi ky vend është Shqipëria, më e vogla, më e varfra. A thua “popujt vëllezër të Jugosllavisë”, të cilët po ndihmoheshin edhe prej makinës gjigande të Ushtrisë së Kuqe, paskeshin qenë kaq ngushtë për partizanët shqiptarë, që luftonin nazizmin trimërisht, por vetëm me një pushkë të vjetër në krah, ndërkohë që po i shuante edhe tifoja?

Qëllimi i dërgimit të brigadave partizane në Jugosllavi ka qenë krejt tjetër.

Qëllimi ka qenë përmbushja e marrëveshjes së Hoxhës me Titon për të shtypur lëvizjen kombëtare të shqiptarëve në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi me armët e vetë shqiptarëve.

Lëvizja kombëtare e shqiptarëve në Kosovë buronte nga e drejta e popujve për vetëvendosje. Për shqiptarët kjo e drejtë ishte ligjësuar edhe në Konferencën e Parë të Këshillit Nacional-Çlirimtar për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, që njihet si Konferenca e Bujanit (Bujan – Tropojë, 31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944). Në dokumentin përfundimtar të Konferencës, nënshkruar nga përfaqësues institucionalë serbë e shqiptarë, thuhet se Kosova e Rrafshi i Dukagjinit popullohen në pjesën ma të madhe nga popullsia shqiptare, “e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot me u bashkue me Shqipninë”. Si rrugë e vetme për këtë qëllim shihet lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë, kundër pushtuesit, për të fituar lirinë, kur të gjithë popujt, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë “me u deklarue rreth fatit të vet, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje”.

Konferenca e Bujanit ishte akti i dytë historik i Kuvendit të Vlorës 28 Nëntor 1912. Ishte përmbyllje e tij. Kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e shtetit shqiptar, por pavarësia e shpallur u jetësua vetëm në gjysmën e trojeve etnike. Konferenca e Bujanit do të bashkonte jo gjysmën, por krejt shqiptarët në një shtet të vetëm; do t’i bashkonte jo me luftë e gjak kundër fqinjëve, por në mënyrë demokratike, në mirëkuptim me ta, në përputhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje.

Idealistët e Konferencës së Bujanit dhe shqiptarët e tjerë atdhetarë i kishin bërë hesapet pa hanxhiun. Hanxhiu ishte Titoja. Bashkëhanxhiu – Enveri.

Duke çuar brigadat partizane në Kosovë, Enver Hoxha i bëri Beogradit shërbim të paçmueshëm: siç ishte shestuar, lëvizja atdhetare shqiptare u shtyp prej shqiptarëve. Nacionalistët në Kosovë nuk mund të binin në kurthin e zi të vëllavrasjes. Ishin të shumtë ata që, sapo shihnin flamurin e kuq me shqiponjën e zezë, ulnin armët: “Mosni bre vllazën, a e dini në dorë të kujt po na lëshoni?”. Të çarmatosur prej shqiptarëve përfundonin në duart e serbëve. Gjamët e tyre edhe sot i përcjell dheu.

Për këtë pabesi nuk ishin përgjegjës partizanët e thjeshtë. Ata kishin dalë malit të gatshëm me u flijue në emër të Lirisë dhe nuk i dinin e nuk mund t’i dinin prapaskenat e zeza të Enver Hoxhës me serbët.

Ndërkaq Beogradi lante duart në heshtje si Ponc Pilati. Ç’ne dhunë mbi shqiptarët? Janë ata vetë që lajnë hesapet ndërveti. Ne nuk po i prekim.

Po më pas e ngriti ndonjëherë zërin Enver Hoxha në institucionet ndërkombëtare për mizoritë serbe në Kosovë? Kurrë. As në OKB, as tjetërkund, ani pse për këtë nuk lypeshin harxhe e investime. Pa hyrë në përmbajtjen e shkrimeve denoncuese që botonte herë pas here Zërit të Popullit, mund të thuhet se ato vlenin asgjë më shumë se për konsum të brendshëm, me drogue e me vu në gjumë ndërgjegjen kombëtare, duke bërë zhurmë sikur po bëhej diçka. Kosova mund të ndihmohej vetëm duke ndërkombëtarizuar dramën e saj pa fund, që zhvillohej në terr. “Rrife, mos e len me kja”, thotë Fishta.

A lejoi Enver Hoxha që të paktën shqiptarët në të dy anët e kufirit të mbanin lidhje për të mos harruar gjakun?

Të kundërtën bëri. Edhe ndonjë shqiptar i rrallë që kish fatin me ardhë prej matanë kufirit si vizitor, quhej “jugosllav”. Shihej e vëzhgohej nga sigurimi si “agjent i Titos”. Mund ta takoje vetëm me leje të degës së punëve të brendshme, duke i hapur vetes një dosje (në se nuk e kishe të hapur ndërkaq) dhe një telash afatgjatë.

Në redaksinë e Zërit të Popullit troket një burrë rreth të pesëdhjetave. Me prejardhje vuthjan. Punon në arsim. E njoh pak, për shkak të një lidhjeje të largët familjare. Ma zgjat dorën.

-Ti ke një teze në Kosovë, bash motrën e Nanës, apo jo?

-Po.

Më pushton një parandjenjë e keqe. Diçka e rëndë do të ketë ngjarë. Ky e ka marrë vesh.

-Djali i saj ka ardhur si turist. Çelë e quajnë, e di? Ka lypë me të takue. Po të them që ta dish më përpara, mos me të ra në zbeh.

Hesht pak.

-Në daç, unë i them se nuk je këtu. Je me shërbim jashtë Tiranës.

Më këqyr drejt në sy.

Kjo në daç e tij do të thotë në më dëgjofsh mua, këshilla ime është kjo.

Përnjëmend kishim një teze të martuar në Vuthaj. Ndonja pesëdhjetë vjet më parë, kah fundi i viteve njëzet. Motra e madhe e Nanës. Qysh me 1948 ishin prerë të gjitha lidhjet me të. As telefon, as letër. Edhe kartolinat e saj të urimit për Vit të Ri duheshin kthyer mbrapsht. Ishin “jugosllavë”!

Tashti njëri prej pesë djemve të tezes paska kapërcyer murberlinin shqiptaro-shqiptar. Thonë është i shkolluar mirë, fizikan.

Pas Zërit të Popullit, burri që shoqëron turistët “jugosllavë” shkon edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në katedrën e kimisë fizike, ku punon im vëlla. Edhe për të e njëjta këshillë:

-Në daç, i them nuk je këtu. Ke shkuar me studentët në aksion, në hekurudhë.

Burri që shoqëron turistët më vjen prapë të nesërmen. Më thotë se kushëriri im i parë është i prerë me pa të paktën Nanën, me që ju nuk ndodheni në Tiranë. Ngul këmbë se nuk mund të kthehet në Kosovë pa parë tezen e vet. E ka amanet nga e ëma: mos eja në Prishtinë pa ma takuar motrën. Të bindem të paktën se është gjallë.

Burri rri si ndërdyzash.

-Si të duash. Në daç i them Nana nuk është këtu. Ka shkuar në Tropojë, për verim. Nuk është mësuar me vapën e Tiranës.

Kushëriri im prapë nuk ishte dorëzuar. Më çoni te shtëpia, u thotë. Të paktën ta shoh derën e shpisë ku jetojnë. T’i them Lokes nuk ishte motra aty, por derën e banesës së saj e pashë dhe e preka qe, me këtë dorë e kam prekur atë derë.

Çelë Gjonbalaj u kthye në Prishtinë pa kryer dot amanetin e nënës së tij. Ishte mesi i viteve shtatëdhjetë.

Me të u takova vetëm pas afro njëzet vjetësh. Nana ime kurrë. As me të motrën.

Kam menduar për burrin prej Vuthajve, që shoqëronte grupin me turistë prej Kosove. Me siguri deshi me më ruejtë. Mua dhe vëllezërit e mi. Prandaj edhe sugjeroi vetë, me kujdes: në daç, i them se nuk je këtu, je me shërbim jashtë Tiranës. Ai e dinte se po të bëhej ai takim do të paguanim çmim të rëndë. Nuk të mbante kush as edhe një ditë në Zërin e Popullit, kur kishe lidhje me “jugosllavë”. Nuk të mbante kush as edhe një ditë pedagog në fakultet, kur kishe lidhje të me gjakun tënd në Kosovë. Nuk…

Ai burrë ishte i rryem, kishte përvojë. Me gjasë, nën ftohtësinë e dorës së zgjatur kishte fshehur dashamirësinë. Kujdes, o djalë, druaj se nuk i di do sende…

Atyre pak kosovarëve që mund të vinin në Shqipërinë e “Bacit Enver” jo rrallë u bëhej pyetja dërrmuese: sa mirë e ditkeni shqipen, ku e keni mësuar? Sepse brezave të rinj këtu nuk u thuhej një fjalë për Kosovën e për Shqipërinë “jolondineze”, që ishte pa aq e madhe e po aq shqiptare sa kjo “londinezja” (siç i quan Konica).

Atyre që arratiseshin në shtetin amë, u ndodhte si në këngën e Dervish Shaqës: “Kur ta kthyem oj Kosovë shpinën/ E lamë borë e gjetëm dimën”. Me pak fat e me shumë mundim disa bënin hair. Shumë syresh, pasi shtrydheshin e nuk u mbetej pikë lëngu, internoheshin, burgoheshin, shfytyroheshin. Jo pak vriteshin ose dorëzoheshin në pranga te UDB-ja. Në librin Rrno vetëm për me tregue At Zef Pllumi ka përshkruar një prej rasteve rrëqethëse më të dhimbshme që mund të gjinden në letrat shqipe. E ka parë me sytë e vet, e ka njohur e takuar së afërmi në burg.

Njoh një gjeolog që pati bërë rreth dhjetë vjet burg politik. Përse? Gjatë ekspeditave kërkimore, në vetminë e çadrës majë malit kishte dëgjuar Radio-Prishtinën në gjuhën shqipe.

Nëpër filma me policë të tipit agjenti 007 kemi parë një makinë që shkon çmendurisht në drejtim të kundërt nëpër autostradë. Makina shqiptare nën Enver Hoxhën shkonte çmendurisht në drejtim të kundërt dhe grahësi i saj u thoshte shqiptarëve që kishte marrë peng në të: “I shikoni të marrët? Të gjithë ecin në drejtim të gabuar, veç ne jemi mbarë! Ata janë të tërë budallenj e armiq!”.

Në vend të Atdheu mbi të gjitha ai vuri Partia mbi të gjitha. Atdhedashuria mund të ishte vetëm patriotizëm socialist, dashuri e besnikëri ndaj diktatorit. Çdo mendim për një Shqipëri të hapur sipas gjedhes europiane, me ekonomi tregu e pa luftë klasash, ndëshkohej si tradhti e lartë.

Himni kombëtar praktikisht u harrua. Nuk këndohej në ndërmarrje, në shkolla as në marshime, nuk ndihej në festa as në kongreset e mbuluara me gulshe e shkumë entuziazmi. Në vend të tij gjëmonin dy marshe të tjerë. Marshi Në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën, himnizonte kazmën, simbol i rrënimit dhe jo i ndërtimit (a nuk thuhet me i vu kazmën për një gjë që duhet shembur me themel?) dhe pushkën, që mbjell vetëm vdekje. Tjetri Enver Hoxha tungjatjeta ngrinte në qiell kultin e diktatorit, i cili “mprehu shpatën” kundër “gjithë armiqve që ka bota”.

Udhëheqësit shpëtimtar të Shqipërisë (dhe të botës!), i falshim ditë nga jeta jonë! - nuk dihet në ç’zyra të fshehta u përpunua dhe u pllenua ky formulim ndeshzi, i padëgjuar kund dhe thuajse i papërkthyeshëm në gjuhët e tjera të botës. “Nga ky yll që ka Shqipëria/ Lum kuj’ i bien rrezet e tija!”.

Enver Hoxha mburrej se vendi për herë të parë kishte siguruar bukën vetë. Edhe sikur kjo të ishte e njëmendtë, thjesht copa e bukës a nuk është kërkesë tejet minimaliste për një popull europian në kohët moderne?

Qytetërimi i kontinentit po pushtonte majat, fqinjët tanë po zhvilloheshin me të, ndërsa Shqipëria duhej t’i gëzohej një llambe për ndriçim, “dhuratë e Partisë”. Shqipëria s’kishte as një kilometër autostradë. Mineralet nxirreshin me teknologjitë e para njëqind vjetëve, shumica dërmuese eksportoheshin pa u përpunuar. U fol për prodhimin e traktorit në vend, por ky traktor nuk doli kurrë në fushë. Në vend të tij dolën kazmat e lopatat. Ato prodhoheshin e përdoreshin me plotni. Do ushqime bazë e veshje për tregun e brendshëm prodhoheshin pa konkurrencën e mallrave të jashtme.

Edhe Koreja e Veriut, me të cilën e përqasin herë-herë Shqipërinë komuniste, kishte ecur dukshëm më shumë. Teknikisht po bëhej fuqi bërthamore.

Atdheu fillon te carani i votrës, thotë Fishta. Enver Hoxha ua mori shqiptarëve edhe gurin e vatrës.

Jeta e përditshme u zhvesh nga përmbajtja kombëtare e njerëzore. Gratë që do të lindnin e do të edukonin shqiptarët e shekullit të 21-të duhej të ishin me kujtesë të fshirë e me shpirt të tharë, thjesht makina pune dhe lufte: “O moj nuse e re/ Sa e bukur je/ Kazmën edhe pushkën/ Pajë i moré!”. Në emër të një jetese “pa shpenzime të tepërta”, u ndaluan rite, doke e veshje të lashta, përfshi festat pagane, dasmat e dekmitë (ceremonitë mortore) e traditës.

E ardhmja do të ngrihej mbi rrënojat e genit të shpërbërë. Shqiptarët duhej të ishin pa vetvetësi, pa identitet. Kjo ishte filozofia “futuriste” e Partisë. Domethënë e Enverit.

Varfërimi dhe ngujimi si mjete e strategji sundimi, e thanë institucionin e nacionalizmit. Kur qytetari i këtij vendi ndeshte dikë të ardhur nga jashtë, e shikonte nga duart për një çamçakëz a stilolaps njëpërdorimësh. Pa kuptuar nisi me ba përgjegjës për këtë gjendje atdheun, vetë të qenit shqiptar: pse duhet me e dashtë aq fort një truall ku jetoj e vuaj më keq se gjithkush në këtë botë, i veçuar prej saj? Prindët nisën me pagëzue fëmijët me gjithfarë emrash të huaj, “europianë”, në vend të emrave shqiptarë. Në mesin e viteve 1980 më tregonte një etnografe, doktore shkencash, për një studim për emrat e njerëzve, për të cilin kishte hulumtuar në tri qytete të mëdha: në Korçë, në Tiranë e në Shkodër. Po të gjykosh nga të dhënat e onomastikës, pra nga emrat e njerëzve, për të argumentuar se kush ka jetuar në këto qytete në kohën tonë, më thoshte ajo, pas 100 vjetësh do të nxjerrësh përfundimin se shqiptarët këtu kanë qenë pakicë e papërfillshme, 7-8 deri në 10 për qind! Në asnjë qytet të madh të një vendi tjetër të Europës nuk mund të gjeje shembull të ngjashëm. Mjerimi e bënte shqiptarin me mendue se edhe emri “europian” i fëmijës mund të ishte shkëputje nga realitet i shkretuar shqiptar, mund të ishte fluturim (virtual) drejt Europës. Emri “europian” i fëmijës përjetohej edhe si kumt për Perëndimin, rrekje me përgënjeshtrue karikaturizimin e Shqipërisë. Qe ku jemi. Jemi e ndihemi thellësisht europianë, pse na keni harruar?

Në vitet tetëdhjetë u shfaq në televizion një telenovelë limonadë, prodhim latinoamerikan, me titull Skllavja Izaura. Në Tiranë telenovela vijoi me një seri groteske që asnjë regjisor nuk mund ta kish parashikuar. Në një çerdhe fëmijësh u regjistrua Izaura e parë foshnje, që do të pasohej me të tjera Izaura, Malvina e Paloma. Estradat amatore luanin skeçe ku vinin në lojë këtë prirje, duke dëshmuar gjithsesi edhe praninë e një vetëdijeje të ngritur qytetare. Ndërkaq nënat e reja ofshanin: të keqen e skllaves Izaura, ku ta gjesh me qenë si ajo? Rri tërë ditën e lume duke u këqyrur në pasqyrë e duke ndërruar fustanet, neve na doli shpirti edhe të dielave në aksion për ditën e Enverit. Laj teshat me dorë me ujë të bartur me kova e gatuaj në banjë!

Nuk di ku mund të gjindet një lugë nacionalizëm në politikën e Enver Hoxhës. Nacionalizëm folklorik si hashash për turmat, përzier me paranojë, po. Ai mëtonte se, në rast sulmi, Shqipëria do të ngadhënjente edhe ndaj një koalicioni ushtarak të NATO-se dhe të Traktatit të Varshavës!

Për rolin e Hoxhës në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare është mirë të shprehen historianët. Gjithsesi një pyetje del: si është e mundur që në morinë e “veprave” pa fund të tij, mbi njëqind tituj, që rëndonin bibliotekave si tulla, askund s’ka përshkruar si përpunoi një plan lufte a si udhëhoqi vetë një betejë? E vetmja herë ku ai shfaqet bukur gjatë në Luftë është një ikje nëpër malet me borë të Martaneshit e të Dibrës. Ikje për t’u shpëtuar gjermanëve. Këtë ikje heroike, duke bujtur nëpër shtëpi mikpritëse me besë, e përshkruan me imtësi në dhjetëra faqe. I kushton gati një “vepër” të plotë.

Po të kishte pasur edhe përvojë mësymjeje, dhe jo vetëm ikjeje, a thua do ta kishte lënë Enveri pa e thënë?

Enver Hoxha është marrë më fort me shestimet si me vra shqiptarët kundërshtarë, duke shndërruar Luftën Nacional-Çlirimtare në luftë qytetare (civile). Eshtë marrë me “dekorimin” e të dyshimtëve, siç shprehet vetë në letrat e asaj kohe të zbuluara e të botuara prej studiuesit Vasfi Baruti. Aty udhëzon Nexhmijen për të “dekoruar” shokët e bashkëluftëtarët që mund t’ia rrezikonin planet e përbashkëta me “shokët jugosllavë”. Duke quajtur “dekorim” vrasjen e shokëve me plumb pas shpine, ai jep edhe shembullin e një cinizmi të rrallë të ngritur në sistem.

Shfaktorizimi i plotë i Shqipërisë prej Enver Hoxhës la pa mbështetje edhe shqiptarët në ish-Jugosllavi. Eshtë domethënëse pyetja që shtroi një analist, kur Milosheviçi filloi planin e përgjakshëm të zhbimjes së Kosovës: në qoftë se Shqipëria do të kishte qenë Izrael, tha ai, a do të kishte guxuar Milosheviçi?

Megjithatë Enveri i bëri një shërbim jo të vogël Europës. Krejt pa dashje. E ashtuquajtura Republikë Popullore Socialiste e Shqipërisë, vepër politike e tij, i vlejti Perëndimit si shpifë, dordolec, për të trembur adoleshentët e fluturakët që josheshin prej aventurave komuniste të modës a là Che Guevara. Doni komunizëm ju? Qe ku e keni fytyrë e gjallë të tij, Shqipërinë, ju pëlqen? Kuba e Fidel Kastros nuk mund ta kryente plotësisht këtë rol. Jo vetëm pse Kuba ishte larg matanë oqeanit, e mjegullt, e parrokshme. Por edhe sepse, krahasuar me Shqipërinë, gjendja në ujdhesën e Karaibeve ishte lule.

Bash siç e kishte përcaktuar Arshi Pipa, Ramiz Alia u shfaq pa personalitet të vetin. Karrocier i radhës, do të grahte kuajt në “udhën e vazhdimësisë”.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: A ishte Enver Hoxha nacionalist?...

#2

Post by Patush »

Sulltan muratin, millosheviqin dhe per te gjithe Shqipetar urryesit e tjere une kam ma rrespekt sesa per kyt shpirt lig! Sepse une nuk pres gjana te mira prej kundershtarit, gjitha te ligat priten por kur ta ban i joti athere t'shkon dhimja ne palc dhe nuk ke ku me u shfry!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: A ishte Enver Hoxha nacionalist?...

#3

Post by erix77 »

Enver Hoxha ishte nacionalisti me i madh qe ka nxjerre ky popull dhe per cdo te huaj eshte shume e lehte ta dalloje nacionalizmin e shfrenuar te Enver Hoxhes fatkeqesisht te huajt por edhe shume shqiptare nuk duan apo nuk munden te shohin se Enveri e perdori nacionalizmin thjesht dhe vetem per te ruajtur e forcuar pushtetin personal duke i shkaktuar ne kete menyre nje tragjedi 50 vjecare Shqiperise.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: A ishte Enver Hoxha nacionalist?...

#4

Post by Stilian »

A ishte pra Enver Hoxha nacionalist?
JO!
Po të lëmë mënjanë do retorika folklorike pa kurrfarë rrezikshmërie, në veprimtarinë e tij si udhëheqës politik


Po atdhetar a ishte Enver Hoxha?
PO!
Në karrierën e tij gjysmëshekullore ai i kërkoi aleatët politikë të kombit te armiqtë historikë të kombit
????? Jugosllavia nuk eshte serbia, dhe bashkimi sovjetik nuk eshte rusia! Titua ishte kroat, stalini ishte gjeorgjian!
dhe miqtë e njëmendtë e aleatët e natyrshëm të shqiptarëve, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shpalli armiq të përjetshëm
Miqe????? kur u pushtua shqiperia ku ishin keta miqe???? kur ne konferencen e jaltes u nda bota, çfare qendrimi mbajten keta miq ndaj shqiperise??? a nuk ishte anglia ajo qe propozoje qe shqiperia te vente nen jugosllavine???
U prish me Beogradin (duke mbajtur anën e Stalinit, që ishte më i fortë), mirë bëri, por shkoi në Lindje, në Moskë
Ku munde te shkonte tjeter???
U prish me Moskën, kur Hrushovi filloi liberalizimin, dhe shkoi më në Lindje, në Pekin
Nuk eshte ai qe u prishe me mosken, mesoje mire historine, eshte moska qe u prishe me ate. Qe Moska qe terhoqi ambasadorin nga shqiperia duke e detyruar shqiperine qe te prishej me bashkimin sovjetike!
U prish me Pekinin, sepse Kina po hapej drejt Perëndimit, dhe vendin e çoi në ngujim biruce
Nuk u prish sepse kina po hapej drejt perendimit, u prish kur kina i kerkoje qe te rrinte nen jugosllavine!
Në qoftë se ky varg prishjesh do të kishte pasur në thelb mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve, Enver Hoxha duhej ta kishte afruar ose hapur Shqipërinë drejt Perëndimit
Kur çekosllovakia provoje te hapej çfare ndodhi??? çfare qendrimi mbajten miqte amerikan????
Në emër të “internacionalizmit proletar” dhe jo të nacionalizmit shqiptar, në mbarim të Luftës së Dytë ai nisi brigadat partizane me mision “për të ndihmuar popujt vëllezër të Jugosllavisë”
Meso pak nga politika. Ai nuk i dergoj per "internacionalizmin proletar", por i dergoje per interesat e veta, sepse ne kete menyre ne qofte se do kishte patur ndonje qe do kishte kundershtuar hyrjen e shqiperise ne anen e aleatve, ai mund, siç beri tju kishte prur shembullin e divizioneve partizane qe luftuan deri ne visheograd.
"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: A ishte Enver Hoxha nacionalist?...

#5

Post by Stilian »

Qëllimi ka qenë përmbushja e marrëveshjes së Hoxhës me Titon për të shtypur lëvizjen kombëtare të shqiptarëve në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi me armët e vetë shqiptarëve.
ata vajetn ne visheograd, ne bosnje!
Lëvizja kombëtare e shqiptarëve në Kosovë buronte nga e drejta e popujve për vetëvendosje
ishin ata qe ti quan miq te shqiperise qe kur u ndan kufite, ja mohuan te drejten e vetevendosjes shqiptarve, si ne jugosllavi, ashtu edhe ne greqi!
Për shqiptarët kjo e drejtë ishte ligjësuar edhe në Konferencën e Parë të Këshillit Nacional-Çlirimtar për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, që njihet si Konferenca e Bujanit (Bujan – Tropojë, 31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944). Në dokumentin përfundimtar të Konferencës, nënshkruar nga përfaqësues institucionalë serbë e shqiptarë, thuhet se Kosova e Rrafshi i Dukagjinit popullohen në pjesën ma të madhe nga popullsia shqiptare, “e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot me u bashkue me Shqipninë”. Si rrugë e vetme për këtë qëllim shihet lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë, kundër pushtuesit, për të fituar lirinë, kur të gjithë popujt, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë “me u deklarue rreth fatit të vet, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje”.
kjo ska asnje vlere, kosova sipas ligjit i perkiste jugosllavise, ska rendesi se kush banon ne ate ktahine apo historia. aty eshte politike, kush fiton nuk munde te humbasi tok, vetem munde ta fitoje! Pastaj "miqte e shqiperise" ju kishin garantuar qe para mbylljes se luftes titos, se mbas perfundimit te saj do te rikthehej "status quo-ja" e paraluftes!
Konferenca e Bujanit ishte akti i dytë historik i Kuvendit të Vlorës 28 Nëntor 1912. Ishte përmbyllje e tij. Kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e shtetit shqiptar, por pavarësia e shpallur u jetësua vetëm në gjysmën e trojeve etnike. Konferenca e Bujanit do të bashkonte jo gjysmën, por krejt shqiptarët në një shtet të vetëm; do t’i bashkonte jo me luftë e gjak kundër fqinjëve, por në mënyrë demokratike, në mirëkuptim me ta, në përputhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje.
ahahah, simbas ty serbet do te kishin pranuar qe kosova ti bashkohej shqiperise???? ata nuk e njohin sot qe eshte shtet i pavaruar jo me atehere!
"IN GOLD WE TRUST"
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: A ishte Enver Hoxha nacionalist?...

#6

Post by Stilian »

Idealistët e Konferencës së Bujanit dhe shqiptarët e tjerë atdhetarë i kishin bërë hesapet pa hanxhiun. Hanxhiu ishte Titoja. Bashkëhanxhiu – Enveri.
i kishin bere hesapet duke par endrra me sy hapur!
Po më pas e ngriti ndonjëherë zërin Enver Hoxha në institucionet ndërkombëtare për mizoritë serbe në Kosovë? Kurrë. As në OKB
e si munde te ngrinte zerin ne OKB kur "miqte e shqiperise" nuk e lejuhan shqiperine qe te behej pjese e kesaj organizate deri ne 1955??? kurse me jugosllavine ishin miqe te ngushte!
Te vetmit qe munde ti kerkonte ndihme ishte stalini, edhe ja kerkoje duke i derguar nje leter per te denoncuar krimet ne kosove, dhe duke i treguar edhe planin qe simbas tije duhej zbatuar.Pergjigja e stalinit qe aq pragmatike sa reale: "ne kosove jane nacionaliste, ska komunist", "ata bashkepunuan me nazistet".
"IN GOLD WE TRUST"
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”