"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

#106

Post by Aulona »

Shqipëria: e para dhe e fundit, si gjithmonë!
Nga Gjergj Erebara, Balkan Insight
Lëvizja e Sali Berishës për legalizimin e martesave gay mund të mos jetë dhe aq e çuditshme.

Për shumë të huaj, Shqipëria vazhdon të jetë një vend ekzotik, mbushur me tradita të lashta si gjakmarrja dhe virgjëreshat e përjetshme, të cilat duken si të nxjerra nga ditari i ndonjë udhëtari të periudhës viktoriane. Një nga krenaritë e saj është pasja e një lideri ish-komunist, një nga të paktët ende në pushtet në Europën Lindore, dy dekada pas rënies së perdes së hekurt, dhe, sigurisht, të qenit një nga qoshet më të ashpra të Europës.

Megjithatë, pavarësisht lajmeve jo të favorshme për të, që është e fundit në shumë gjëra, Shqipëria është një vend që renditet e para për ca gjëra të tjera. Për shembull, në 1920 ajo miratoi të drejtën e grave për të votuar dhe divorcuar, më herët se vendet fqinje në Ballkan. Shqipëria ishte gjithashtu vendi i parë në botë që njohu Organizatën për Çlirimin e Palestinës si përfaqësuesen e popullit palestinez.

Tani nuk është e para, por vendi i katërt në Europë që kërkon të legalizojë martesat e çifteve të të njëjtit seks. Duke pasur parasysh që një propozim i tillë bëhet nga kryeministri konservator Sali Berisha, ish-komunist i kthyer në nacionalist i fortë, pastaj në flamurtar i tregut të lirë, është mahnitëse në vetvete.

Në 2005, Sali Berisha u kthye në pushtet me një platformë liberale, pas tetë vitesh të rrëmujshme në opozitë. Qeveria e tij e bëri Shqipërinë vendin e parë që zbatoi taksën e sheshtë për të ardhurat.

Tani Berisha kërkon të behet flamurtar për diçka tjetër, të drejtat e homoseksualëve, dhe jo vetëm të luftojë diskriminimin seksual në “shoqërinë heteroseksuale maskiliste dhe krenare” shqiptare.

Megjithëse lëvizja e Berishës mund të habisë shumë vetë, në fakt nuk ka asgjë për t’u habitur. Ndryshimet drastike në orientimin politik të zotit Berisha janë, në fakt, të bazuara në mësimet e nxjerra nga historia e gjatë e Shqipërisë. Një vend i vendosur në një zonë kufitare mes kulturash dhe perandorish të ndryshme, ajo ka mësuar duke vuajtur sesi t’u përshtatet realiteteve të reja.

Në gazetat shqiptare, lajmi që kryeministri e përkrahu personalisht martesën e homoseksualëve u justifikua menjëherë si diçka e nevojshme për vendin që të integrohet në BE, një synim i përkrahur nga 99 për qind e shqiptarëve, që do të thotë asgjë më shumë se liberalizim vizash dhe lëvizje e lirë.

Nëse gazetat pro-qeveritare e botuan lajm të dytë ose të tretë në faqet e para, për t’ia zvogëluar rëndësinë, gazetat opozitare bënë çdo përpjekje ta fusnin në vetëdijen publike të titujve ku dominonin fjalët “Berisha” dhe “homoseksualizëm”.

I njëjti Berisha, në përpjekje për t’iu adresuar vlerave të familjes konservatore, kishte bërë përpjekje për t’i paraqitur liderët e opozitës si devijantë homoseksualë gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

Kështu që ndoshta Shqipëria mund të miratojë martesat mes homoseksualëve këtë vit. Ndoshta do i mbështesë me lehtësi siç ka mbështetur më parë komunizmin, liberalizmin, ambientalizimin, globalizimin apo çdo lloj ideologjie që i ka dalë në rrugë.

Por kjo nuk do të thotë fund i stigmatizimit që homoseksualiteti ka në shoqërinë shqiptare.

Kështu që më vjen keq që nuk e shoh mbështetjen e Berishës për martesat gay si simbol të hapjes së Shqipërisë, por më shumë si simbol të pragmatizmit kombëtar, ose më saktë si një shenjë se shumica e njerëzve në këtë vend prej shumë kohësh nuk besojnë më në asgjë.


Nuk kam lexuar ndonjehere nje artikull kaq humoristik, por ne te nejten kohe dhe kaq me te verteta rreth idologjive tona, si ato qe mebshtesim si popull, por edhe nga ana e politikes tone.. -haha- -haha-
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

#107

Post by Aulona »

Homoseksualet seks ne qender te qytetit
Katër të rinj të seksit mashkull, kanë dhuruar spektakël te stacioni i trenit teksa në mes të ditës kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me njëri tjetrin. Udhëtarët të cilët po prisnin trenin kanë njoftuar policinë për atë që po shi-konin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe i ka kapur në flagrancë të rinjtë. Ata janë shoqëruar në komisariat dhe pasi janë marrë në pyetje kanë deklaruar se marrëdhëniet po i kryenin për qëllime fitimi dhe se ato ishin të lejuesh-me. Por nuk ka qenë e këtij mendimi policia e cila ka deklaruar se këto marrëdhënie nuk mund të kryhen në mjedise publike dhe për para, pasi i ndalon ligji i ushtrimit të prostitucionit ndaj do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Djemve u janë bllokuar edhe një sasi e konsiderueshme prezervativësh si dhe paratë e xhiros ditore.

NGJARJA

Të martën policia e Durrësit nisi procedimin penal në gjendje të lirë në ngar-kim të 27-vjeça-rit Tahir Luga lindur në Zall-Dajt të Tiranës e banues në fshatin Kodër Shupan të Komunës Zallbastar po në Rrethin e Tiranës me gjen-dje civile beqar si dhe për 23- vjeçarin Ismail Matrakulla lindur dhe banues në qytetin e Tiranës. Procedimi penal në ngarkim të tyre nisi për arsye se po të martën rreth orës 13:30, në mes të ditës u kapën në flagrancë te Stacioni i Trenit në Durrës duke kryer marrëdhënie homoseksuale në ambiente të hapura me të rinjtë D.D., dhe R.Sh., që të dy nga 17 vjeç nga Durrësi. Seanca e seksit bëhej kundrejt pagesës prej 500 lekëve që jepnin homot. Kanë qenë njerëzit të cilët po prisnin trenin ata që kanë parë shfaqjen e demonstruar prej katërshes homo e që kanë njoftuar policinë më anë të numrit 129.

POLICIA

Policia i ka dhënë fund shfaqjes dhe ka shoqëruar në komisariat të rinjtë. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale ata u lanë të lirë pasi u këshilluan që marrëdhëniet t'i kryejnë në mjedise të mbyllura dhe jo për qëllime fitimi. Me cilësinë e provës materiale atyre u janë bllokuar 2400 lekë dhe 22 copë prezervativë. U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Ushtrim prostitucioni" dhe "Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale në vende publike". Në polici djemtë kanë pretenduar se nuk kanë shkelur asnjë ligj pasi këto marrëdhënie janë të lira. Ngjarja e rrallë që ndodhi në prani të njerëzve të shumtë, la një shije të hidhur në prani të opinionit, veçanërisht tek shumë fëmijë që prisnin ato momente ardhjen e trenit të linjës.

Keta e paskan marre seriozisht ligjin, u duket se ligji qe te zbatohet duhet reklamuar publikisht.... -haha-
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
rvn-tv
Junior Member
Junior Member
Posts: 1
Joined: Tue Dec 08, 2009 10:17 pm
Gender: Male

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

#108

Post by rvn-tv »

Hello! I'm a foreigner. I don't speak to Albanian.
Anyone know when gay marriage bill will be voted in parliament?
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: 'Bomba' e Berishës: Shqipëria do lejojë martesat gay !

#109

Post by Arta »

rvn-tv wrote:Hello! I'm a foreigner. I don't speak to Albanian.
Anyone know when gay marriage bill will be voted in parliament?

It will pass only if the Socialist Party(PS) will enter the parliament, and they will too put the votes, as it is needed 84 votes, which the majority party does not have. So it will take a while, depending on the debate that will have in society and politicians.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”