"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A i duhet Shqipërisë ligji i dosjeve?

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

A i duhet Shqipërisë ligji i dosjeve?

#1

Post by Sally »

Intervistë me Dr. Anna Kaminky, drejtore menaxhuese e Fondacionit federal për zbardhjen e diktaturës së Partisë së Bashkuar Socialiste (SED) në Gjermani.


Deutsche Welle: Fondacioni Federal për zbardhjen e diktaturës së Partisë së Bashkuar Socialiste (SED) në Gjermani, ndjek prej disa vitesh rrugën që po bën Shqipëria për zbardhjen e diktaturës së saj komuniste. A mund të thuhet kjo?

Anna Kaminsky: Shqipëria është për ne interesante sepse ajo ka kaluar diktaturën më të përgjakshme pas Luftës së Dytë Botërore, ku deri në fund të viteve 80-të janë vrarë njerëz, ku 1 përqind e popullsisë ka qenë vazhdimisht në kampe internimi dhe burgje, ku principi i „fisit“ u zbatua në mënyrë shumë dramatike. Duke patur parasysh këtë, për ne si fondacion që punojmë edhe në nivel ndërkombëtar, është shumë e rëndësishme që të punojmë me kolegët shqiptarë, me shoqatat e viktimave, me grupet e të drejtave të njeriut, me ata që janë për një përballje kritike dhe zbardhje të diktaturës në Shqipëri.

Deutsche Welle: Shqipëria dhe Bjellorusia, janë të vetmet vende të Evropës lindore ku nuk ka ligj lustracioni.

Anna Kaminsky: Shqipëria është aktualisht vendi i vetëm, por ne dimë edhe nga vende të tjera si Rumania, Bullgaria, që ekzistojnë vështirësi dhe kjo ka të bëjë me forcat që erdhën në fuqi pas viteve 1989, 1990, 1991 dhe çfarë interesash kanë ata që të vlerësojnë të kaluarën e tyre, të partive dhe anëtarëve të partisë. Në Gjermani pati impuls të madh nga aktivistët e të drejtave të njeriut, nga njerëzit që dolën në rrugë dhe e kërkuan këtë. Në vende të tjera ndryshimet kanë ardhur ndryshe. Ne patëm fatin e madh që revolucioni nuk u bë me gjakderdhje.

Deutsche Welle: A i duhet Shqipërisë një ligj lustracioni?

Anna Kaminsky: Po, sepse në diktaturat komuniste ne kemi patur qindramijëra për të mos thënë milionë viktima, njerëz që janë vrarë, varur, që kanë qenë në burg, që për shkak të qëndrimit të tyre politik është dashur të përjetojnë diskriminim, poshtërim, përndjekje dhe për të gjitha këto ka njerëz që kanë qenë përgjegjës. Unë mendoj se çdo shoqëri demokratike ngrihet mbi rregulla dhe është e detyruar të tregojë hapur çfarë kanë bërë ata që kanë sot përgjegjësi në institucionet shtetërore, që marrin vendime të cilat duhet të jenë në të mirë të popullit. Ata janë të detyruar të tregojnë hapur çfarë ka bërë secili në kohët e tjera, cilat përgjegjësi ka mbajtur për shtypjen, heqjen e lirisë, shkeljen e të drejtave të njeriut. Qeveria, partitë janë të detyruar të tregojnë transparencë dhe në këtë mënyrë zgjedhësit, populli ka mundësi të vendosë se cili duhet ta prezantojë dhe nëse do të prezantohet nga këta njerëz.
Nëse pjesa më e madhe e popullsisë është e mendimit se „nuk më intereson nëse ky gjykatës, apo ky burrë shteti, apo njëri apo tjetri ministër ka bërë krime në kohën e diktaturën, ka pasur përgjegjësi për të marrë vendime të padrejta, ka qenë në poste drejtuese, ka spiunuar njerëzit, arrestuar dhe vrarë, pra nëse populli thotë se kjo ka ndodhur para 20 vitesh, nuk më intereson më tani, atëherë duhet pranuar ky vendim. Por çdo zgjedhës, populli duhet të ketë shancin të dijë çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe pastaj të marrë vendimet. Nëse këto mbahen të pazbuluara, atëherë as institucionet demokratike nuk forcohen as nuk ekziston vlera më e madhe e shtetit modern, pra transparenca.

Deutsche Welle: Në një intervistë për revistën gjemane „Der Spiegel“ 1992, presidenti i sapozgjedhur në atë kohë Sali Berisha, pati thënë i pyetur për hapjen e dosjeve: “Në një diktaturë nuk është fajtor vetëm diktatori. Ekzistojnë disa mijëra familje nëtë cilat gruaja ka spiunuar burrin dhe djali të atin. Do t`i shkatërrojmë ne këto familje? Prandaj unë premtoj se dosjet nuk do të hapen“. Ky premtim është mbajtur deri më sot.

Anna Kaminsky: Përvojat nga vendet e tjera na kanë treguar se kërkund nuk kanë ndodhur lincime, kështu që ne mendojmë se as në Shqipëri nuk do të ndodhte. Unë mendoj se kjo është arsyeja më e keqe për të mos i hapur dosjet. Që ka mundësi që edhe 20 vjet pas është e vështirë të jesh aktiv nga pikëpamja juridike, kjo është një çështje tjetër. Por, edhe nëse vetë përndjekja juridike e krimeve nuk është më e mundur, për vlerat demokratike të cilat synon Shqipëria është e palejueshme të mos mos tregohet gjithshka hapur. Unë nuk besoj se për këtë arsye do të ketë hakmarrje. Po të ishte ashtu do të kishte pasur këta 20 vjet aksione hakmarrjeje, sepse secili e di kush e ka spiunuar, kush e ka dënuar. Në shumicën e rasteve edhe dihet roli i personave të caktuar në të kaluarën. Vetëm se kjo nuk tematizohet sa duhet, domethënë bëhen përpjekje për ta mbuluar dhe për të mos folur.

Deutsche Welle: Çështja „kush, çfarë ka bërë“ diskutohet në Shqipëri, por jo zyrtarisht, në institucione. Ajo bëhet më shumë në rrugë.

Anna Kaminsky: Ekziston një klimë dyshimi, pa i dhënë mundësinë kërkujt që të mund të vërtetojë ose të tregojë hapur, sepse duket të jetë oportune për politikën nëse dikujt i thuhet se ka qenë „agjent i sigurimit“, ose në një pozicion ku ka patur përgjegjësi për krime dhe vendime të padrejta. Kjo klimë e dyshimit mund të mënjanohet me transparencë të madhe dhe duke treguar çfarë ka bërë me saktësi dikush. Në këtë mënyrë zvogëlohet edhe instrumentalizimi politik. Natyrisht nëse zbulohet se dikush ka bërë krime dhe padrejtësi në kohën e komunizmit, që ka qenë në poste përgjegjëse, atëherë duhet jetuar me këtë, dhe është pjesë e kësaj përballjeje që grupe të caktuara atij t`i heqin të drejtën që të jetë i përshtatshëm sot për një post politik. Edhe ky lloj diskutimi duhet bërë. Pjesë e kulturës politike është që fajtorët të mos jenë në pozicione përgjegjëse.

Deutsche Welle: Siç e dimë sigurimi ka qenë fokusuar shumë tek njerëzit „me biografi të keqe“. Domethënë ne do të viktimizonim me një ligj sërish viktimat, duke i dhënë „dënim të përjetshëm“?

Anna Kaminsky: Lustracion nuk do të thotë që të tregohet gjithshka për çdo person. Lustracion do të thotë në shumicën e vendeve që postet e larta shtetërore dhe pozicionet e larta publike por edhe punonjësit e sektorit publik të vlerësohen për të kaluarën. Në shumë vende lustracioni bëhet në atë mënyrë që vetëm rezultatet e vlerësimit të posteve të larta, bëhen publike si përshembull postet zgjedhore, ku zgjedhësit duhet të bëjnë një zgjedhje. Principi është që për të gjithë ata që nuk ndodhen në fokusin publik, por që janë në shërbim publik, për shembull policia etj, duhet bërë vlerësimi individual. Rasti shihet duke vlerësuar në çfarë kushtesh është bërë dikush bashkëpunëtor i sigurimit, e ka bërë vullnetarisht, ka qenë nën presion, me cilat metoda është bërë presioni dhe çfarë forme kishte bashkëpunimi konkretisht. Pastaj merret vendimi. Por sa kohë që nuk ekziston kjo transparencë, do të ekzistojë gjithnjë një klimë e dyshimit, mosbesimit dhe instrumentalizimit, në mënyrë që të ushtrohet presion mbi njerëz të caktuar, për të cilët dihen gjëra të caktuara, duke i detyruar sot që të marrin vendime që nuk i marrin në gjendje të lirë.
Intervistën e zhvilloi Aida Cama[/b]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”