
ταράσσω=Θράσσω=τεριζω---------------------me trazu=trazoj
ku fare qarte σσ=ζ
Duhet theksuar gjithashtu, qe fjala shqip turbulloj shpjegon dhe permban fjalet korresponduese ne anglisht :TRAZOJ kal.1. E përziej diçka me dorë a me ndonjë mjet tjetër, zakonisht kur e ziej në zjarr, kur e hedh në një lëng për ta tretur, kur dua ta kthej nga ana tjetër ose ta shpërndaj etj. Trazoj gjellën (qumështin). Trazoj sheqerin. Trazoj brumin (ilaçin). Trazoj miellin (misrin).
2. Përziej dy lëndë të ndryshme njëra me tjetrën; përziej bashkë e ngatërroj gjera të ndryshme; prish rendin a rregullin e diçkaje; ngatërroj. Trazoi dhentë me dhitë. Trazoi rërën me gëlqeren. Trazoj bojërat. Trazoi letrat. I trazoi plaçkat.
3. Ngacmoj diçka, nguc; e prek me dorë a me diçka tjetër. Trazoj zjarrin. Trazoj prushin me mashë. Trazonte hundët. Mos e trazo plagën! Mos ma trazo këmishën!
4. E shqetësoj dikë duke e prekur me dorë, duke i thënë fjalë që e mërzitin ose duke e tallur, nuk e lë të qetë; ngacmoj, ngas. Trazon fëmijët. Nuk të trazon njeri.
5. fig. E shqetësoj dikë, e bëj merak; i prish qetësinë dikujt, e bezdis, e mërzit; i qepem pas dikujt për të marrë vesh diçka. Po ju trazoj pak. Mos e trazoni, se është i sëmurë!
6. fig. Fut përçarje ose grindje ndërmjet dy a më shumë njerëzve; ngatërroj. Trazon botën (dynjanë). I trazoi të gjithë.
7. fig. E turbulloj diçka, e bëj të errët e të paqartë, e ndërlikoj, e ngatërroj. Ia trazoi mendimet. I trazoi punët.
turb(ulloj)=(dis)turb
trub(ulloj)=troub(le)