"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 3500 eu

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 3500 eu

#1

Post by Rina »

MANASTIR- Në qendër të Manastir it tek stacioni i auto busëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë. - Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë. Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.

Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?
Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës

Po çfarë doni ju në Manastir?
Jam e martuar në veri të krahinës së Pellangonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.

Si je martuar në zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?

Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin në si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.

Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
Jam 26 vjeçe

Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?

Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.

A ju keqtrajtojnë?
Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .

Ju po shkoni në Dukagjin?
Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.

Si quhet djali juaj?

Zoran

A ka vajza të tjera nga nga Shqipëria të martuara në këto anë?
Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellangonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në
Shqipëri.

Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?

Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.

A keni ju ndonjë mesazh?

Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: 26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 350

#2

Post by Rina »

Mas pak vitesh ai djali i kesaj, qe ka gjaku shkau, apo melez do te jete i pari ne vrasjen e shqiptareve!

Po them vetem, e tmerrshme!
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

.

#3

Post by Rina »

Lezhjania martohet me serb, refuzon shtetin e Kosovës

Publikuar: 27.04.2012 - 12:05

Kamenicë, 27 prill - Marjana Preçi, 36 vjeçarja nga Lezha e Shqipërisë, është e martuar me Çasllav Jevtiqin - 45 vjeçarin nga fshati Rajinovc i Kamenicës. Fakti se Çasllavi është serb, nuk e ka penguar Marjanën që dashurinë ta lidhë me martesë dhe ta kurorëzojë me lindjen e vajzës Angjela, më 2009 në Graçanicë. Ajo jeton në Anamoravë, të gjithë e thërrasin nusja serbe, nuk i do shërbimet e Kosovës, ndërsa ndjehet e “diskriminuar” sepse nuk mund t’i shfrytëzojë ndihmat nga Serbia!

“Kam qenë e përgatitur për probleme edhe me ‘të mitë’ e edhe me serbët për shkak të martesës së përzier. Por, asgjë nga kjo. Papritur, problemi më i madh i imi është me administratën”, flet Marjana për mediat serbe, me një serbishte të keqe, teksa e mban vajzën në dorë. Ajo thotë se fëmijën duhet ta dërgojë te mjeku, ndërsa të gjithë “tregohen të ngathët”.

Në janar të këtij viti, Marjana zyrtarisht martohet me Çasllavin në Bujanoc. Megjithatë, sipas saj, “kjo nuk ishte e mjaftueshme për t'u kualifikuar për shtetësi serbe dhe për kujdesin mjekësor nga institucionet serbe të shëndetësisë”!

“Kemi marrë udhëzimin për ta dërguar te mjeku në Vranje. Në pikëkalimin administrativ Dheu i Bardh shqiptarët më kanë ngacmuar për shkak të pasaportës shqiptare. Situata më e mirë nuk ishte as në Konçul, gjatë hyrjes në Serbi, prej nga më kthejnë serbët dhe më këshillojnë që të futem përmes Maqedonisë. U jam mirënjohëse mjekëve në Graçanicë të cilët më mirëpritën edhe pa kartat e sigurimit shëndetësor dhe e Angjelën e sollën në jetë. Por, unë nuk mundem gjithnjë të shkoj atje, sepse ka incidente në rrugë, e aq më pak dua që për çdo kontroll të udhëtoj në Shqipëri”, shkruan “Novosti”., transmeton Telegrafi.

Marjana ankohet se me burrin e rrisin fëmijën në kushte të vështira dhe se “ngatërresat administrative” ia pamundësojnë të drejtën “për shtesa apo ndihma sociale të Serbisë”.

“Është e rëndësishme që fëmija t’i ketë gjërat elementare. Ende e ushqej me gji, por kam frikë s’i t’ia bëjmë tutje”, thotë Marjana.

Çaslavi është drejtuar në shumë adresa, dhe në shumë dyer, që të “realizojë të drejtën elementare për fëmijën e tij”. Ai tash pret përgjigje nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

“Ndjehem keq në vendin tim. Pas gjithë asaj që kemi duruar në Kosovë, mendoj të largohem, sepse të gjithë kanë heq dorë nga ne dhe nga vuajtjet tona. E unë vetëm dua që fëmija im të rritet aty ku janë rritur të parët e mi dhe unë”, thotë Çasllav.

koha.net
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: 26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 350

#4

Post by Rina »

Edhe kjo duhet te jete produkt i ketyre trafikimeve, qe shkojne e shtojne popullsine e shkijeve. Martohen per disa qe as shkinat garant nuk i kane marr. madje ka qene nje propozim i ministrise se jashtme te Serbise qe te fillojne importimin e femrave nga azia per keta serbet qe jetojne ne zona te thella dhe shkinat nuk martohen me ta dhe se numri i popullsise se tyre po bie.

Tashti mesa duket kane bere ndonje marreveshje me dike ne Shqiperi, ndodh edhe ne pushtet dhe po importojne femra shqiptare nga Shqiperia.

A ka shtet aty a jo?
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: 26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 350

#5

Post by Rina »

Ketu e kemi nje artikull te nje faqeje serbe, qe edhe njehere shpreh nacionalizmin serb lidhur me keto martesa. Artikulli i emertuar:

Nuset shqiptare e shpetojne serbizmin.

http://www.novosti.rs/vesti/srbija.73.h ... -spasavaju

Ne foto mund te shihni shenjen me tre gishta, duke e bere keto "nuset shqiptare" moto e shovinizmit dhe gjenocidit serb.

Dikush duhet te jete prapa kesaj maskarade
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”