
Mëse dy ditë po qarkullon ky artikull ( problematik ) në mediat Shqiptare. Nga të gjitha komentet që kam lexuar asnjë Shqiptarë nuk e ka pëlqyer këtë vepër si një monument për 100-vjetorin e pavarësisë.
Unë personalisht dje postova këtë link në facebook viewtopic.php?p=32467#p32467 ku shtrova pyetjen: Cfarë mendoni për këtë vepër, e cila është zgjedhur për monumentin e 100-vjetroit te pavaresisë? Asnjë nga 62 komentet (e deritanishme) nuk është dakord.
Po shokët ketu në forum si e mendojnë?!
[quoteemMonumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë!]Megjithëse vendimi përfundimtar do merret javën tjetër, Komiteti për 100 vjetorin e Pavarësisë ka rënë dakord në parim që monumenti fitues për këtë përvjetor të jetë ai për të cilin ka vendosur juria dhe vetë qytetarët që kanë votuar online. Ai është një monument me një konceptim modern dhe është përgatitur nga kosovari Visar Obrija dhe gjermani Kai Roman Kiklas.
“Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazër si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja,”- citohet në përshkrimin e punimit.
Sipas munistrit të Kulturës Aldo Bumci ky do të jetë monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë, jo monumenti i Pavarësisë. Tashmë ngelet për tu zgjidhur gjentja e vendit në të cilin do ndërtohet ky monument. Ai është prjektuar për tu vendosur në një ambient urban jo shumë të madh.[/quoteem]