"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ballkani të shqetësohet nga "Shqiperia e Madhe"

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Ballkani të shqetësohet nga "Shqiperia e Madhe"

#1

Post by Adriana »

Vajza e Millosheviçit: Ballkani të shqetësohet nga "Shqiperia e Madhe"



Beograd, 22 gusht - Gjashtë vjet pas vdekjes së liderit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, vajza e tij rrëfen të fshehtat e të atit dhe versionin e saj, se ai është vrarë nga "Rendi i ri botëror" në kohën kur ai iu kundërvu atyre.

Në intervistën e dhënë për gazetën serbe "Standard", Marija Millosheviç tregon se i gjithë Ballkani jugor duhet të shqetësohet, pasi Serbia e Madhe nuk ekziston, por ama sipas saj, është duke u bërë realitet Shqipëria e Madhe. Gjithashtu Marija Millosheviç përmend dhe ish-Kryeministrin shqiptar Fatos Nano.

"Pas marrëveshjes së Dejtonit, e cila u dha mundësinë për krijimin e shtetit të tri popujve, u mbajt Samiti i Kretës me vendet e Ballkanit Perëndimor. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano, deklaroi publikisht se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë.", - rrëfen vajza e Sllobodan Millosheviçit.


Kush ishte Sllobodan Millosheviçi?


Babai im ishte më i miri për të gjitha. Këtë e kam parë fare qartë. Por, fatkeqësisht këtë e shihnin dhe të tjerët. Them "fatkeqësisht" sepse dhuntitë e tij superiore gjeneronin diçka si zili tek të tjerët, madje edhe urrejtje. Një gjë e tillë në histori ka ndodhur gjithnjë.

Ke thënë që babai juaj nuk ishte asnjëherë një kërcënim për jugosllavët që dëshironin të jetonin në paqe....

Përkundrazi. U orvat që Jugosllavia të mbetej që nga Triglava në Gjevgjlije. Jugosllavia filloi që më herët të shembej dhe mendoj se im atë atëherë president i Komitetit të Partisë së qytetit të Beogradit, absolutisht s'mund të quhet se "i shërbeu" shkëputjes, të themi të Sllovenisë dhe ndonjë republike tjetër. Atëherë ekzistonte ende RFSJ. Presidenti i presidencës ishte Stipe Mesiç, i cili në atë kohë si Kryetari i Parlamentit Kroat, më 5 dhjetor 1991 deklaroi: "Mendoj se e bëra detyrën time. Nuk ka më Jugosllavi". Në të njëjtin vit, më 23 dhjetor, në Kroaci Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe nisi lufta civile. Pak muaj më pas Tudjmani në sheshin "Ban Jelacic" në Zagreb deklaroi: "Nuk do të kishte asnjë luftë nëse Kroacia nuk do ta donte, por jemi të vetëdijshëm se vetëm duke luftuar mund ta mbrojmë pavarësinë tonë". Në dhjetorin e 1991-it Alija Izetbegoviçit deklaronte se: "Për pavarësinë e Bosnjes dhe Hercegovinës jam i gatshëm të sakrifikoj paqen". Pas kësaj në Bosnje mbërritën "martirët" nga shumë vende islame, të gatshëm për të krijuar shtetin e parë mysliman në Europë.



Dhe çfarë bënte Sllobodani gjatë kësaj kohe?

Ai ishte një njeri i paqes për 10 vjet. Pranoj të gjitha pesë planet e paqes: planin Cutileiro, planin Vance-Owen, planin Owen-Stoltenberg, planin e Bashkimit Europian dhe atë të Grupit të Kontaktit. Priti refugjatët dhe shpëtoi Serbinë nga lufta. Nuk është e drejtë të thuhet se: "Tudjman, Izetbegoviç dhe Millosheviç ishin përgjegjës për nisjen e konfliktit". Im atë nuk kishte asgjë të përbashkët me dy të tjerët.



Pra ju po deklaroni se nuk ishte Millosheviçi ai që nisi luftën në Jugosllavi, por ata që e përfunduan?

Por nuk ka përfunduar ende i tërë aktiviteti i shpërbërjes së vendit. Në rresht është edhe Vojvodina me Sanxhakun. Kjo do zgjasë. Luftën e shkaktuan ata që i besonin idesë së globalizimit. Sa herë që në horizont shfaqej paqja, këta nuk e lejonin të ndodhte. Pas Marrëveshjes së Dejtonit, e cila pranoi krijimin e shtetit të tri shteteve, u mbajt samitit i Kretës më 1997-ën. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano deklaroi se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë. Atëherë babai firmosi dhe një marrëveshje me Rugovën. Donte që ta qetësonte situatën, por nuk ndodhi ashtu. Shpërbërja e Jugosllavisë ishte thjesht një zemërim dhe në vendin tonë mbërritën terroristë të rinj. Ndaj babai tha se Samiti i Kretës shërbeu thjesht për shkak. Në përfundim, ai e sqaron këtë më mirë, sepse Jugosllavia nuk mundi t'i mbijetojë paktit të Varshavës në librin e tij "Akuzoj", që doli më 20 gusht me rastin e ditëlindjes së tij.

Teoria juaj është që Millosheviçi u vra nga një "Rend i ri botëror" në momentin që ai u bë për ta shumë i bezdisshëm...

Është pikërisht kështu! Madje sot flitet dhe për "shtyllat" e këtij rendi të ri botëror.



Po thoni që ajo që i ka ndodhur babait tuaj është deklaruar që në tetorin e vitit 2000 dhe që është ende në rrugë, pasi nuk ka fund kurrë?

Kështu ka ndodhur. Të gjithë janë dakord që ka ndodhur. Edhe ata që janë habitur se sa shpejt ka ndodhur. Ja pse fjala "profetike" ishte gjatë dy raundeve të zgjedhjeve të vitit 2000, kur u dogj godina e Asamblesë Federale, që ndikoi në rezultatin zgjedhor, duke evituar mbajtjen e raundit të dytë. Kjo do të jetë e ardhmja e Serbisë, nëse nuk kundërshtohet arsyeja.



A ka ndonjë gjë të ngjashme "profetike" të shkruar?

Ekziston "Deklarata Islamike" e Izetbegoviçit. Këtë dokument duhet ta lexojë kushdo që i intereson paqja në botë. Në të kundërt, do të bëhet vizionare nëse nuk ndalohet. Dhe kur flasim për vizione, karta e Shqipërisë së Madhe duhet të shqetësojë të gjithë popujt e Ballkanit të jugut, pasi të gjithë duhet të dinë se në realitet nuk ekziston Serbi e Madhe, ama po bëhet realitet Shqipëria e Madhe.


(perkthyer/postuar nga zhurnal.mk )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Ballkani të shqetësohet nga "Shqiperia e Madhe"

#2

Post by CERMENIKASI »

Kur të flitet për Shqipni të Madhe për mue ajo do të baheshte sikur të arrijshim me i marrë përsëri tokat ku kanë banue Ilirët dhe ajo do i kishte kufinjt me Rumaninë ,me Austrinë dhe kuptohet që kjo s'asht e mundshme....Ndërsa sikur të bashkoheshin trojet ku banojnë sot Shqiptarët atëhere vetëm do të mund të i themi SHQIPNI NATYRALE.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”