"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Mbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës.

#1

Post by Adriana »

  Prishtinë, 10 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, njëzëri e kanë përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Ata gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar këtë e cilësuan arritje të madhe për vendin. Presidentja Atifete Jahjaga, tha se Republika e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti që zhvilloi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bilaterale me një varg shtetesh.

"Republika e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti që zhvilloi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bilaterale me një varg shtetesh, duke qenë subjekt i barabartë ndërkombëtar dhe duke dhënë kontributin tonë e duke fuqizuar si faktor, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë", tha Jahjaga. Duke folur për dialogun, Jahjaga tha se institucionet e Kosovës do të mbajnë dialog me qytetarët serbë që jetojnë në veri të Mitrovicës, duke arritur kështu mirëkuptimin se veprimi brenda institucioneve jep rezultate më të mira.

"Në demokracinë tonë qytetare dialogu i brendshëm me mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë është parim i veprimit të institucioneve. Ne do të dialogojmë me qytetarët tanë në tri komunat e territorit tonë të Kosovës, duke arritur mirëkuptimin se veprimi brenda institucioneve, qeverisja në nivel komunal, ashtu si dha rezultat në të gjitha komunat e tjera të Kosovës, do të jenë e suksesshme edhe në këtë pjesë të territorit, duke u mundësuar qytetarëve nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre legalë dhe legjitimë dhe të përfaqësojnë interesat e tyre", ka deklaruar presidentja e Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, me këtë rast tha se kur është në pyetje interesi i shtetit, faktori politik në vend gjithmonë e ka dëshmuar se është bashkë. Shefi i Qeverisë së Kosovës, ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë mundësuar që Kosova të arrij deri këtu.

"Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, pozita dhe opozita në Kosovë gjithmonë janë bërë një kur kanë qenë interesat e Kosovës në pyetje. Procesi i Vjenës do të kulmonte me planin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, i cili propozonte pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovës. Përkundër kompromiseve ne pranuan planin dhe pikërisht bazuar në këtë plan, me 17 shkurt të vitit 2008, nga kjo foltore, nga kjo sallë, duke dëgjuar të rrahurat e zemrës të stërgjyshërve tanë, do të shpallnim pavarësinë e Kosovës", tha Thaçi.

Ndërkaq, ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se ai ka ardhur për të festuar të arriturat e Republikës së Kosovës.

"Qëndroj sot këtu para jush për të festuar përfundimin e një rrugëtimi të gjatë. Janë gjithashtu duke shënuar kështu fillimin e një rrugëtimi të tjetër. Pesë vite me parë, unë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ua kam dhënë materialin tim, propozimin për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për Kosovën. Ne sot festojmë miratimin e plotë të të gjitha parimeve dhe instruksioneve të inkorporuara në institucione, në procese dhe në kornizën ligjore të një shteti funksional të pavarur", ka thënë ndër të tjera projektuesi i pavarësisë së Kosovës, Marti Ahtisari.

"Suksesi në Kosovë dhe suksesi në Serbi nuk do të gjenden në duartrokitje apo nga kureshtja, por duhet të gjenden në përkushtimin dhe zbatimin e planit që ka prodhuar rezultate konkrete. Ky plan në fillim u pa si fantazmë, por tashmë është fakt. Kjo është e arritur e përbashkët e jona", ka deklaruar ai. Ahtisari ka theksuar se tash u mbetet vendësve të punojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, duke kujtuar ata që ranë për të arritur në këtë ditë.  



Po tani?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Mbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës.

#2

Post by Sally »

Rusia: Kosova ende “kuazi-shtet”

Rusia ende e konsideron Kosovën të jetë një “kuazi-shtet”, pa ekzistim juridik, megjithqë Grupi Drejtues Ndërkombëtar e ka përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mënyrë Rusia vazhdon ta mbështetë Serbinë në refuzimin që ta njohë Kosovën, raporton AFP-ja nga Moska.

“Për shkak se Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk ka status zyrtar të njohur, ne veprojmë në premisën se, pavarësisht nga vendimi i tij, Kosova vazhdon të jetë “kuazi-shtet, pa legjitimitet ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, raporton rel.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga afro 90 shtete, përfshirë pjesën më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”