Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Nuri Seferi ka fituar titullin e kampionit të Europës në versionin prestigjioz WBO pasi ka mposhtur të shtunën në mbrëmje në Vjenë gjeorgjianin Sandro Siproshvili.
Pas 12 rundave të zhvilluara në ringun e “Calafatti Halle Prater” të kryeqytetit austriak gjyqtarët kanë dhënë fitoren me vendim unanim për “Albanian Tyson”.
Në rundet e para kundërshtari gjeorgjian ka qenë mjaft aktiv, gjë që ka ardhur si pasojë e vendimit të Seferit për të studiuar kundërshtarin.
Më pas kontrollin e ndeshjes e ka mërrë Seferi, i cili ka realizuar shumicën e goditjeve të pastra në këtë duel.
Gjatë 12 rundave sa ka zgjatur dueli, u pa që të dy boksierët ishin përgatitur shumë mirë dhe secili prej tyre dëshironte me çdo kusht vetëm fitoren ne një përballje të tillë me rëndësi duke punuar gjatë gjithë kohës në ring.
Kjo ka bërë që gjyqtarët të japin vendimin në të mirë të Seferit që vazhdon kështu rrugën e tij drejt synimit për të sfiduar titullin botëror në peshën “cruiser” në njërin prej versioneve të rëndësishme të ringut profesionist.
Është kjo fitorja e 28-të e “Albanian Tyson” dhe e shtata e realizuar radhazi, fitore kjo që me siguri do t’i hapë rrugë për sfida edhe më të mëdha.

http://www.ora-online.ch/index.php/spor ... opameister
http://www.nuriseferi.ch/lajm36.html

Ekskluzive : Nuri Seferi me 6 tetor ne Shkup per kundershtar do te kete serbin Nenad Stankovic nga (beogradi).Ky eshte lajmi dyte me i bukur i karieres sime ne boks.I pari ishte kur maqedonasi Sasha Mitreski pranoj te ndeshet me mua,Dhe ju pergjigja ne menyren me te bukur ne ring dhe kjo ishte kenaqsia me e madhe e karieres sime. Por kjo kenaqsi do te zgjas deri me 6 tetor ku per kundershtar do te kem serbin Stankovic dhe fansave te mi ju premtoi se kjo do te jete dhurata ime qe do ja dhuroi KOMBIT TIM ne 100 Vjetorin e PAVARSISE SE SHQIPERIS dhe CLIRIMIT TE SHKUPIT 






