"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Aleanca Kuqezi

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#61

Post by Adriana »

Sally wrote:
Spahiu: Kuq e Zinjtë nuk sfidohen dot. Kërkesa për shkarkimin tim, nga Athina

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi me të rinjtë e kësaj lëvizje, ka reaguar në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor nga ana e Kuvendit për shkarkimin e tij.

Spahiu tha se ngritja komisionit për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën.

Sipas tij votat me Athinën u bashkuan tre herë: një herë për kufirin ujor, herën e dytë për kombësinë dhe herën e tretë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së.

Në mungesën e demokracisë, vijoi ai, nacionalizmi është një kërcënim dhe pa nacionalizëm demokracia është në rrezik. “Lidershipi i krokodilit nuk sfidon dot Kuq e Zinjtë”, tha Spahiu, ndërsa ka bërë thirrje për hapjen e dosjeve të politikanëve spiunë.

1- Pse mos te themi nga europa?!
Eshte ajo qe na ka ndare plote 100 vjet me pare, mund te jet ajo qe po kerkon hyrjen tone ne BE pa u bashkuar ne fillim si shqiperi etnike.
Se athina pa mbeshtetjen e europes nuk mund te bente lojrat dhe intrigat qe ka bere, atehere me mire ti drejtohemi europes them une. Ashtu qysh nuk po pushon se drejtuari ''maqedonia'' dhe ''serbia'', ndersa ne vetem gavgisim vite me rradhe!


2- Shprehja KUQ E ZINJTE eshte nje shprehje me shume pesh per ne Shqiptaret ( mbase dhe per kete mori kete emer aleanca ), qe cdo shiqptare te futet ne seder. Dhe ne ( duke filluar nga vetja ) u futem ne seder, dhe po ndjekim cdo hap tuajin. Po vetem qe ne hapet e juaja nuk kemi pare asnje program, asnje veper, pervecse ''akuzimeve'' ''perkujtimeve'' ''dhe kenge me video klip''. Shume kohe keni qe merreni me kete aleance, por asnjehre nuk shtruar nje ceshtje, nuk kerkuat nje takim-bisedim per premtimet qe na dhate.



E keni ber si mode tashme nese dikush shkon ne greqi ''na shet tek greku'', nese dikush shkon ne serbi "na shet tek serbi'', po nese neser do jeni ju ne ato karrige to refuzoni takimet zyrtare ne keto shtete?!... ( nese nuk e beni te njejten gje do thone dhe per ju neser keta qe sot po i akuzoni ).... ''duhet te punoni djema dhe jo vetem te akuzoni'' vetem keshtu mund tju ndihmojme ne qe ora ores, dita dites, po presim nje bashkim kombetare.... ( edhe pse une tashme kam krijuar nje opinion qe ''europa'' nuk do na lejoj kete bashkim ). Sic na e thane edhe ne mesazhin e tyre nga komisoni BE: do bashoheni ne BE.... pra na lane shume te kuptojme qe do bashkohemi si shtete europiane po jo si nje komb



Dhe problemi me kryesor nga keto ''debate'' eshte se shqiptaret po percahen me shume akoma, nuk guzon dikush te jap nje mendim se nese eshte nga jugu po e bejne ''grek'' dhe nese eshte nga veriu po e bejne ''serbe''. :cry:
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#62

Post by Adriana »




Komisioni hetimor u mblodh sot për nisjen e procedurave të shkarkimit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Kryetari Enkelejd Alibeaj theksoi se komisioni nuk ka si qëllim t'i kundërvihet individit, por të verifikojë faktet dhe provat
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#63

Post by Adriana »

SHBA, Spahiu: Aleanca Kuq e Zi s`do kërkojë bashkim Shqipëri-Kosovë ( 17/02/2012 )


Në studion e Zërit të Amerikës, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është përgjigjur “shqetësimit amerikan” për mesazhet e dhëna në lidhje me ndryshimin e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës.Spahiu ka thënë se nuk do të kërkohet një gjë e tillë duke shtuar se plani i AK, është forcimi i shteteve në të cilat ndodhen shqiptarët.Më poshtë intervista e Spahiut (i cili ndodhet për vizitë në SHBA) për Zërin e Amerikës.

Perse ishte e nevojshme kjo vizite ne Shtetet e Bashkuara?

Kreshnik Spahiu: Besoj qe eshte ne kohen dhe vendin e duhur, eshte shume e rendesishme qe ne nje dite kaq te rendesishem per Shqiperine dhe Kosoven, ne nje dite me dinamika te shumta ne politiken shqiptare, vizioni, doktrina dhe filozofia e AK, ndoshta e levizjes me te madhe popullore qe eshte njohur ne dekadat e fundit te mundet te vendosi urat e bashkepunimit dhe prezantimit te vizionit te saj ne rradhe te pare ne SHBA si shenje mirenjohje ndaj ketij avokati te madh te ceshtjes shqiptare. Ky do te jete vazhdim i forcimit te bashkepunimit me diplomacine amerikane.

Sipas nje zyrtari amerikan me lejoni ta citoj ndersa eshte mbeshtetur pjesenmarrja juaj ne skenne politike shqiptare per ceshtje si ajo e korrupsionit jane girut shqtesime kur kalohen kufijte…

Kreshnik Spahiu:Ne jemi perpjekur gjithe keto dite qofte ne departamentin amerikan te shtetit, komisionin e helsnikit dhe kongres te mundemi te sqarojme pozicionin e AK ne lidhje me te ardhmen e kesaj levizje e cila shikohet si nje shprese per ta shnderruar shtetin privat shqiptare ne nje shtet ligjor. Ajo qe i ka ndare shqiptaret eshte krimi, korrupsioni, krimi i organizuar eshte pastrami i parave dhe mos ndertimi i nje shteti juridik. Ne ndajme te njejtat shqetesime me zerat nacionaliste qe jane per ndarjen e kufijve. Jemi shprehur hapur qe jemi kunder ndarjes se Kosoves. JO me larg se dje patem nje qendrim kunder referendumit ne very te Kosoves. KJo eshte nje maratone, nuk eshte nje sprint. Ky eshte nje process qe duhet te lidhet me interseat e shqiptareve por edhe ato amaeriken ne rajon. AK dhe platform e saj do te jene gjtihmone brenda axhendes usa dhe projektit usa per kosoven dherajonin. Eshte e qarte qe ky do te jete nje project konstruktiv sps te gjtihe elementet qe do demtojne interes shqiptare apo amerikane ne rajon jane ekzistenca e shqitpareve ne shtete te dobte qe jane vulnerable ndaj krimit, korrupsionit etc. ne kete kuader ne kemi ndare te njejtat shqetsime duke dhene te gjitha garanite qe ak sin je fryme patriotike ne shqiperi jo vetem qe nuk do te lejohet te jete shqetsouese por do te jete levizja qe do te garantoje paqen, stabilitetin demokracine jo vetem ne rajon or thelemet e demokracise ne shtein shqiptare.

Ju jeni shume optimist per partine tuaj nese mund ta quajme keshtu, nderkohe eshte deshmi dhe vitetet e tranzicionit e kane treguar qe jeta politike ne shqiperi eshte e mberthyer nga dy forcat kryesore politike dhe eshte provuar qe partite qe kane lindur jane kthyer shtojca te ketyre partive?

Kreshnik Spahiu: Kam kenaqesine te ndaj sot fillimin e aksionit politik per ta pare AK si alternativen me te mire te qeverisjes ne Shqiperi. AK nuk do te hyje ne koalicion as me partine demokratike as partine socialiste. Ne vleresojme qe PD eshte ana tjeter e PS. Jane dy parti te majta. PD eshte nje parti teresisht bolshevike qe ne menyre autoritare po drejton vendin. Ne kemi nje platforme te qarte per limitimin e mandateve te lidershipit politik ne Shqiperi. Ka ardhur koha qe elitat politike nuk duhet te nderrojne vendet, por ne duhet te pastrojme ujin e ndenjur te politikes shqiptare, dhe duhet ti largojme ata nga elita politike. Keta kane mbushur me shume se dy mandate, dhe ne kemi nje rregull baze mbi parime demokratike. Nqs SHBA do te kishte ato standarte qe ka Shqiperia sot Bushi i madh do te ishte ende Presidenti i SHBA. Ne duhet te vendosim standard per te pastruar politiken shqiptare nga lidershipi bolshevik. Ka ardhur koha qe partite politike, kryeministrat, presidentat, kryetaret e parlamentit, bashkive dhe komunave te mos kene me shume se dy mandate. Dhe ky eshte i vetmi kusht qe ne do te kemi ne te ardhmen. Ne jemi te sigurt qe AK eshte aleance rinore dhe vjen si nje shprese ne 100 vjetorin e pavaresise per te hapur nje kapitull te ri, 100 vjet pritje, 100 vjet zhgenjime, 100 vjet frustrime te popullit shqiptare, dhe lidershipi otoman bolshevik ne Shqiperi ka paralizuar dhe nuk ka lejuar projektin europian te shqiptareve. Ka ardhur koha qe ti themi dil nga politika.

Korrupsioni ne sistemin e drejteise ne shqiperise eshte cilesuiar si me i korruptuari ne Shqiperi.

Kreshnik Spahiu: Sepse me dy fjali ne kemi nje shtet te kapur. Atje ku sistemi politik eshte thellesisht i korruptuar ai korrupton te gjithe sistemin. Dhe nen mentalitetin bolshevik te partise shtet, socialiste dhe demokrate ne 20 vjet e kane mbajtur sistemin nenkontroll politik. Ne kemi nje sistem drejtesie totalisht te kontrollueshem nga politika, kemi nje sistem gjyqsore tek i cili karriera varet nga sistemi politik. Nese tregon integritet dhe denon nje politikan, minister apo deputet te cilet per 20 vjet jane bere te paprekshem, karriera ne drejtesi merr fund. Shikoni se cfare ndodh, ne 20 nuk kemi nje politikan te denuar, sepse kemi nje sistem teresisht te kontrolluar, dhe nje nga alternativat e AK eshte nje reforme radikale ne sistemin e drejtesise duke i dhene mundesi popullit te zgjedhe gjyqataret e larte ashtu sikunder zgjedhin politikanet me votim dhe nepermjet futjes se sistemit te jurise, populli duhet te marre pjese ne dhenien e drejtesise dhe e vetmja menyre eshte futja e sistemit amerikan te dhenies se drejtesise, perndryshe ne do te kemi jete e mot nje sistem te kotnrollueshem politik ne shqiperi. Nje sistem drejtesie qe nuk garanton barazine e qytetareve perpara ligjit. Ne shqiperi kemi dy kategori: kategoria e qytetareve te dores se pare qe kane imunitet ministra, deputet dhe kryeministra, dhe qytetare te dores se dyte jane ata qe per nje cellular apo laptop denohen dhe arrestohen. . Politikanet mund te bejne gjithcka dhe nuk i hyn asgje ne kembe sepse kemi nje sistem teresisht te kontrolluar nga politika.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#64

Post by Sally »

Nga asnje shtet tjeter ne bote nuk behen kaq akuza te renda dhe pa baza, keta po tejkalojne cdo limit, dhe qa me keq po shpien emrin e popullit shqiptare ne nje shtet terrorristesh. Shikoni materialin e meposhtem:



Për here te pare kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu iu është përgjigjur akuzave për financim te partisë se tij nga Turqia. Përballë një paneli gazetaresh ne emisionin "Debat", Spahiu, duke iu referuar revistës "Mapo", ka deklaruar se shkrimi është i pavërtetë, pasi vizita e tij ne Uashington është mbështetur nga ambasada amerikane dhe jo nga Turqia. Spahiu ndërkaq ka lëshuar akuza te forta ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke deklaruar se këshilltarë te tij dhe figura te PD kane lidhje me fondacione qe kane sponsorizuar Al Kaeden. Duke folur për partine qe drejton dhe synimet për zgjedhjet e ardhshme, Spahiu ka deklaruar se deri tani partia ka te regjistruar 145 mije anëtarë. Spahiu ka folur edhe për raportin e Komisionit Hetimor, i cili, sipas tij, nuk provoi asnjë prej shkeljeve për te cilat maxhoranca e kishte akuzuar publikisht kur mbante postin e nënkryetarit te KLD.

For the first time the head of the Black Red Alliance, Kreshnik Spahiu responded to allegations that his party financed by Turkey. Front of a panel of journalists in the show "Debate", Spahiu, referring to the magazine "Mapo" said the article is untrue, since his visit to Washington is supported by the U.S. Embassy and not from Turkey. Spahiu has already issued strong charges against Prime Minister Sali Berisha, stating that his advisers and figures related to PD foundations that have funded Al Qaeda. Speaking to the governing party and the goals for the next election, Spahiu said that so far the party has registered 145 thousand members. Spahiu spoke to the Commission of Inquiry report, which, according to him, did not prove any of the offenses for which the majority had publicly accused when he held the post of deputy to the HCJ.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Aleanca Kuqezi

#65

Post by Mallakastrioti »

Ketu mund te shihni te plote emisionin:

Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Aleanca Kuqezi

#66

Post by Mallakastrioti »

Nostalgjiket e spiromilenjeve te mergates se qyqeve dhe Himara e Laberise!
-------
Shkruan Etnor Canaj.

Image

Duke shfletuar shtypin shqiptar dhe pikersht "Gazeta Shqiptare", pikerisht ne diten e sotme 15 Prill 2012, me ra ne sy nje artikull interesant i kesaj gazete me titull "Grekët: Nuk do të lejojmë hapjen e degës së Aleancës Kuq e zi në Himarë", lajm ne te cilin si imazh Gazeta ka shkeputur fotografine e nje figure te nderuare himarjote dhe pikerisht z. Irakli Gjicali, si dhe bashkangjitur nje shkrim pseudogazetaresk do e quaja te nje blogu me qender ne Greqi, blog i cili sjell "lajme" prej nga me te ndryshmet lidhur asaj qe aata quajne "Epirin e Veriut" si dhe ne pergjithesi disa lajme nostalgjike per te shkuaren himarjote duke nisur qe prej renegateve si Spiro Milo, apo edhe disa figura te tjera te dyshimta.
Gjithsesi arsyeja e ketij shkrimi qe po sjell nuk eshte analiza apo permbajtja e ketij blogu, por duke shkuar te shoh kete lajm qe eshte publikuar ne kete blog, me beri pershtypje menyra si sulmohet z. Irakli Gjicali ne kete shkrim dhe pikerisht autori i shkrimit (shkrim i shkurter qe mund ta gjeni ne kete link:
http://himara.gr/blog/582-stramarkos-vs-gjicali.html

duke u futur ne profilin e z. Irakli ne Facebook, merr apo citon nje material studimor ne forme teze shkruar prej E. Canaj, studim te cilin autori (z. Canaj) ia ka derguar ne profilin e tij ne Facebook z. Irakli Gjicali. Sigurisht z. Irakli e lexoi kete shkrim-studim dhe ju duk interesant, pasi studimi sjell apo hedhe teza qe toponimi Himare rrjedh prej nje fjale apo fjalesh te lashta shqipe, fjale qe ndeshen ne te foluren arbereshe. Autori i studimit (z. Canaj) sjell referenca dhe prova per çka shkruan.
Gjithashtu problemi nuk qendron aspak edhe tek shkrimi-studim ne formne teze te autorit z. Canaj, problemi qendron qe lajthitjet e blogut ku sulmohet z. Gjicali kerkojne te lidhin studimin e z. Canaj me levizjen politike Aleanca Kuq e Zi. Keto te nderuar zoterinje nostalgjike te endrrave te mbrapshta "vorioepirote" jo vetem nuk qendrojne, por z. Canaj nuk ben pjese aspak ne ndonje formacion politik, si parti te djathta, qendres apo te majtes dhe as levizjeve te reja politike qe po lindin. E dyta, ne se z. Gjicali i pelqeu apo ju duk interesant shkrim-studimi me titujt perkates "Toponimet e vendeve ne Epir dhe Iliri." si dhe "Veshtrim historik ne Epirin para-grek.", personalisht nuk shoh ndonje lidhje qe si z. Gjicali apo edhe pjesen qe ju zoterinje keni shkeputur prej çka z. Canaj sjell, pra te etiketoni si perfaqesues te ndonje levizje politike.
Himara ndodhet ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe dokumentat perhere kane shkruar qe ka pas qene banuar prej shqiptareve. Pra nuk shoh ndonje arsye te skanadalizoheni qe edhe toponimi te kete prejardhje prej gjuhes shqipe. Ne se ju keni kunderargumenta apo aftesite ta hidhni poshte shkrim studimin e z. Canaj, atehere i sillni keto kunderteza apo prova (edhe pse jam i sigurte qe jo vetem ju nuk i kini aftesite, por tashme jane marr shume studiues me keto çeshtje dhe nuk kane dhene ende pergjigje racionale).
Menyrat tuaja te nderuar renegate dhe njerez me identitetin ne pikepyetje, jane jo vetem te ulta, por do shtoja pa asnje baze vertetesie.

Link:http://www.balkanweb.com/kryesore/1/gre ... 86919.html

Link:http://himara.gr/blog/582-stramarkos-vs-gjicali.html


------

Per me teper info. lidhur shkrim studimit: http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 432#p27432
si dhe:
http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 471#p27471
Image
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Aleanca Kuqezi

#67

Post by Zeus10 »

Mallakastrioti, ky Stavri Marko eshte nje personazh qe eshte humbje kohe ta citosh ose ta faktorizosh. Njeri me intelekt mizerabel, pasi pati nje karriere te deshtuar si sportist, u be befas nje dite gazetar dhe shfrytezon nje blog pa pagese per te disinformuar. Spekulon sepse eshte nga fisi i Markove, qe ka nxjerre me shume patriote se sa bukeshkale, por ai nuk perfaqson himariotet. Ai perfaqson ata individe qe shiten shpirtin dhe tani vazhdon te lehe megjithese ka kohe qe nuk ka marre rrogen ne Greqi.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Aleanca Kuqezi

#68

Post by erix77 »

Te deshperuar,nganjehere me vjen vertet keq per keta lloj njerezish pa shpine kurrizore.

Edhe sikur Himara te ish greke edhe sikur himariotet te mos donin AK ne himare perseri cdo parti apo shoqate ka te drejte te krijoje degen e saj kudo ku ja lejon ligji dhe kushtetuta Shqiptare pra edhe ne Himare.
Keta me mire te shqetesohen kur AK te hape dege ne Athine ,Janine apo Selanik sesa lehin kot per Himaren
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 369
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#69

Post by Rina »

Po po pe di mire per cfare po flet se e di qe ekzistojne faqe te tilla! Jane persona te indoktrinuar qe fshihen prapa emrave neper virtualitet!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#70

Post by Adriana »

Koha kur kërcënonte Kreshniku
Nga : Agron TUFA

Deklaratat politike që po bën këto ditë partia “Aleanca Kuqezi” nuk mund të konsiderohen më pjesë e folklorit politik shqiptar. Pavarësisht se edhe më parë dozat folklorike kjo parti e re i ka pasur në doza të majme, me deklaratat e saj AK-së po i ikën edhe pika më fundit e së kuqes së turpit, për të treguar një fytyrë tjetër, gjithë zi e më zi. Lideri i saj, Kreshnik Spahiu, një ish-ekspert i forumeve më të larta shtetërore të Drejtësisë, ish-nënkryetar i KLD-së që ka braktisur profesionin për të konkurruar në politikën e angazhuar me alternativën e vet, duhet të marrë qartë një mesazh nga qytetarët shqiptarë, se po hyn në skenën politike nga dera e pasme nëpërmjet shantazhit publik dhe acarimit artificial të klimës demokratike.

Habitem se si z. Spahiu, duke qenë vetë, përgjatë gjithë periudhës postkomuniste, në pozicionet kyçe, titullare të Drejtësisë, nuk shkëlqeu kurrë me asnjë gjest mbresëlënës në dënimin e korrupsionit rozë apo blu; vetëm tash po e shohim të shfryjë shakullin e mbledhur të mllefit primitiv me kërcënime publike, nominale, të drejtpërdrejta. Nuk e kemi parë, pra, z. Spahiu kurrë as në rolin e kalorësit të Drejtësisë për zbulimin, zbardhjen dhe finalizimin e ndonjë procesi të bujshëm të korrupsionit apo trafiqeve të lidhura me biznesin dhe politikën; as në rolin e denonciatorit, ndonëse të pafuqishëm, brenda sistemit (korruptiv) të Drejtësisë dhe, sidomos, nuk e kemi parë kurrë këtë levend politik të ngrejë qoftë edhe një herë, brenda llogores së Drejtësisë ku është kalbur dy dekada, të hapë ndonjë proces a të ngrejë ndonjë akuzë për krimet e komunizmit, siç kanë bërë kolegët e tij bashkëmoshatarë në Europën Qendrore e Lindore.

Në kujtesën publike z. Spahiu ka mbetur një profil episodik sa herë ka dalë në ekran me ndonjë deklaratë relativisht kontekstuale dhe mendoj se qerrja e talentit, karrierës dhe nervit të tij të qytetar ka qenë e lidhur me koniunkturat e pushteteve, me të cilat, siç dihet, jo gjithmonë të ecën fjollë. Fryma e akuzave për korrupsionin qeveritar, për mosdënimin e krimit etj., është veçse një autogol politik (në frymën futbollistike të emrit të partisë së tij) i mëvonshëm, kur ai, për një moment, nuk arriti ta mprehë mirë qerren e tij me koniunkturën, siç i ka ecur vaj për 20 vjet. Është e tepërt të flasësh tashmë për krizën e thellë dhe shterpësinë katastrofike të vizionit të tij politik, që të mos zëmë në gojë çështjen e brishtë të identitetit në spektrin e pështjelluar të partive politike shqiptare. Gjithsesi, ajo çka receptohet marrtazi nga klithjet dhe kryqëzatat kaotike të tureve të tij populiste, brenda e jashtë atdheut, në kërkim të një auditori të ardhshëm elektoral, është kuja për gjendjen e rëndë, të shoqëruara me akuza e anatema, pa parashtruar as edhe një ide konkrete si alternativë.

Ankesa për “gjendjen e rëndë” ka pasur gjithmonë. Kurrë nuk mbaj mend që bashkëkohësit të kenë thënë “jemi mirë e për mrekulli, lavdi Zotit”, përkundrazi. Por, ama, realiteti është krejt ndryshe nga përqarjet ankestare, dhe mjafton t’i kujtojmë: edhe pse kurrë s’kemi dëgjuar kënd të shpallë “jemi për mrekulli”, shoqëria jonë e tashme është pa dyshim shumë mirë në të gjithë treguesit, krahasuar me vitet nëntëdhjetë apo dy mijë. Evolucioni më i fundit i kulturës së akuzave dhe anatemave të AK-së, të përcjella e të performuara me një nacionalizëm demode, të vrazhdë e të trashë, është kalimi në ligjërata histerike kërcënimi dhe shantazhi, një ligjërim tipik protonazist apo komunist me refrenin “Hakmarrje! Hakmarrje!”. Të gjitha i kemi parë, e të përsëritura tashmë, përbëjnë një bufonadë dalëboje. Me çfarë, pra, do ta luftojë z. Spahiu dhe AK-ja e tij simpatinë e qytetarit shqiptar në një situatë tejet të polarizuar partiake? Me çfarë do të na i rrëmbejë zemrat e qenies sonë politike? Me çfarë do të na tërheqë, lehtë, mençurisht, ëmbël, plot vetëbesim drejt një pakti të përbashkët paqeje mes vedi, që ne të bëhemi jo vetëm formë, por trup shoqëror, me shpirt ëndërrues e vetëdijen e zotëve të fateve tona? Me rekuizitën banale të simboleve dhe detit të zërave euforikë, të trafikuara e të përkthyera nga kultura e pafajshme e futbollit kombëtarist? Apo me qelitë, bankat e akuzës dhe gjyqet e frymës komuniste që dënonin në mungesë? Nuk legjitimohesh dot në psikikën e asnjë zgjedhësi hipotetik duke paralajmëruar ardhjen në pushtet përmes gjyqeve dhe dënimeve që ke në mendje, vetëm në qoftë se shpresat i ke mbështetur në nostalgjinë e këtij populli për një format të djeshëm diktatori.

Atëherë, përse duhet që një qytetar normal, që kërkon etikë dhe arsye në fjalën dhe gjestin e një alternative të re politike, përse të mbështesë një lider partie që mëton pushtetin, kur ky tund gjithandej, si paradhënie, dënimet e përjetshme? Mbi ç’bazë? Mbi ç’fakte? Cilat janë kriteret e kësaj drejtësie? Z. Spahiu duhet ta ketë lexuar përgjigjen që jep heroi në baladën e Gjergj Elez Alisë: “… pak pa mbrrijt, baloz, ti m’ke dredhue:/ m’ke lyp’ motrën para se mejdanin,/ m’ke lyp’ berret para se çobanin”. Si duket, z. Spahiu, me Aleancën e vet, që sa vjen e bëhet gjithnjë e më pak e kuqe e gjithë e më fort e zezë, vazhdon delirin duke shënuar gola spektakolarë… ajme, në përfytyrim. Them me vete: Sikur ta kishte pasur z. Spahiu të njëjtin frymëzim, prej dy dekadash, në luftë kundër korrupsionit apo xhelatëve të diktaturës komuniste, me të cilët ka qenë në rreshtuar në falangën parimore të Drejtësisë! Por, ajme! Nga ky front, asgjë të re për vetëdijen e Kreshnikut: paqe e butë, e kadifenjtë zyrash me kolegët ish-xhelatë të djeshëm, konformizëm 20-vjeçar me po ato fytyra të inkriminuara të djeshme e të sotme, silentium, me të tillë nënkuptim… për të njëjtat dukuri negative, të cilat sot i kërcënon dhe shantazhon në frymën e një infantilizmi naiv politik, në frymën “Ah, mbaje mend, se kur të rritem unë… ke me e pa se çfarë kam me t’ba”. Dhe nuk përjashtohet mundësia që z. Kreshnik të rritet, e kur të rritet, mendja e parë që do t’i vijë ka për të qenë – s’është çudi – një aleancë e rrufeshme me ata që tash po i kërcënon me burgim të përjetshëm, 8 vjet burg e përralla të thekura dimri si këto.

Dhe ne, veçse shpresojmë që z. Kreshnik të rritet, të rritet sa më shpejt… për qerren e vet, sigurisht, jo për gjë tjetër. E sa për kërcënimet më burg e litar, atëherë, të gjitha këto indisiplinime të parakohshme hormoniale të kreshpçruara politikisht, do të kujtohen në repertorin e gjesteve të tij si “Koha kur kërcënonte Kreshniku”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut”, motoja e a

#71

Post by Adriana »

Per kete qeshtje shume here eshte folur, se nga investohen etj etj..... une personalishte ne shqiperi vura re vetem nje gje tjeter nga keta, qe mbajne te gjithe rinine nga pas te papune me duke u premtuar qe nese fitojne pushtet do ti sistemojne te gjithe me vende pune.
Eshte vertet nje mekat, e para te mbash rinine te papune ( behet fjala per djem te shkolluar, dhe nje pjese e mire nga shkolla ushtarake), dhe e dyta, si mund te permiresohet nje shqiperi nese cdo kush qe fiton pushtetin duhet te bej operacion-fshese ne vendet e punes.
Ne shqiperi ka hyre nje panik per kete, jane te pasigurt aty ku punojne, eshte shume e veshtire te jetosh pa e pasur te sigurt vendin e punes, te ardhurat e nje familje.




Qytetarët e Lushnjës qëllojnë me vezë kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, e quajnë kriminel dhe gjobëvënës

“O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut”, motoja e aktivistëve të Shoqërisë Civile gjatë anti-protestës në Lushnje

ImageLushnje- Qytetarët e Lushnjës të irrituar ka goditur sot me vezë dhe domate kryetarin e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Ky reagim i qytetarëve lushnjarë ka ardhur pas një proteste që 20 aktivistë të AKZ-së kanë organizuar kundër Drejtorisë së Spitalit Lushnjë duke e motivuar këtë protestë më faktin që disa punonjës të këtij spitali janë hequr nga puna me pa të drejtë. Reagimi i qytetarëve ka ardhur në momentin kur drejtuesi e Aleancës Kuqezi ishte duke mbajtur fjalën e tij para aktivisteve. Duke mos pranuar faktin e përdorimit politik të një çështjeje të tillë qytetarët kanë goditur me vezë aktivistët nën moton “O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut?”. Qytetarët kanë deklaruar për median e pranishme në vendngjarje se goditja me vezë dhe domate është pikërisht ajo çfarë meriton Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu duke bërë thirrje që një reagim i tillë të jetë në të gjithë vendin.
Qytetarët janë shprehur AKZ është kthyer tashmë në një parti gjobvënëse. Sipas qytetarëve të Lushnjës Aleanca Kuqezi dhe kryetari i saj kanë lidhje të forta me botën e krimit pasi sipas tyre bizneset që drejtohen nga kriminelët financojnë Aleancën Kuqezi dhe aktivitetet e saj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#72

Post by Kelmendi »

Berisha ia kthen vezën banderolave kundër Spahiut në Lushnje



Kryeministri Sali Berisha, siç kishim paralajmëruar disa ditë më parë, ia ktheu protestën me vezë dhe gurë Kreshnik Spahiut.

Disa anëtarë të PD-së, të irrituar sot nga mbrojta që AK u bëri njerëzve të hequr nga puna për interesa politike, kanë vendosur disa banderola kundër Kreshnik Spahiut dhe i kanë qëlluar ato me vezë dhe gurë.

Shfaqja, e cila i ngjante një skene të botës arabe, është përgjigjja e parë e dhunshme që Berisha po i bën Aleancës KuqeZi, pas protestës turpëruese që ajo i bëri në Romë para takimit me pesë kryeministra evropianë.

Gazeta Tema pati paralajmëruar tre ditë më parë që reagimi i Berishës do të ishte pikërisht ky.

Në editorialin e së dielës thuhet: “Por ajo për të cilën ne duhet të jemi të vëmendshëm është të shikojmë se si do të reagojë ai ndaj vezës së gjuajtur në Itali kur të kthehet në Tiranë. Mos harroni se ai do ta falë atë vezë. Keni për të parë se si në takimet publike të AK do të shfaqen të fortët e Berishës për të prishur mitingje apo për të dhunuar drejtuesit e tyre. Keni për të parë gjuhën që ai tashmë do të përdorë ndaj tyre dhe ndaj drejtuesit të AK. Ajo shfaqje e djemve, veshur me flamuj kuq e zinj në Romë, që protestonin kundër kryeministrit të tyre, është një turpërim shembullor që i është bërë atij, pikërisht atje ku ai mendon se mund të fitojë vetëm, duke blerë Perëndimin me lekët e pista të korrupsionit në Shqipëri. Ajo shfaqje është më shumë se sa një vezë e prishur mbi makinën e tij. Ai personalisht do ta pranonte me qejf ta qëllonte dikush dhe me gurë, por jo në atë vend, ashtu siç do të dëshironte që të përleshej dhe me armë me dikë, por jo ta curronin me një qese mielli duke hyrë në Kuvend. Si njeri që ka dhunën mjet për arritjen e qëllimit, ai ndjehet dyfish i dhunuar nga ideja që kundërshtarët nuk po e dhunojnë, por po e turpërojnë. Dhe beteja e re që do të kemi para me të tani do të jetë beteja për t’u shmangur dhunës që ai do të provokojë. Ai nuk e duron dot ç’burrërimin dhe është i frikësuar se mielli dhe vezët mbi të do të kthehen në një simbol proteste si preshi ndaj Tritan Shehut në vitin 1997. Ndaj duhet të përgatitemi të ndalim sindromën e dhunës që mund të diktojë tani e tutje aktet e tij politike ndaj kundërshtarëve.”



http://www.gazetatema.net/web/2012/09/2 ... r-spahiut/
Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#73

Post by Kelmendi »

Debat - 21 Shtator 2012 - Vizion Plus - Talk Show



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#74

Post by Adriana »

K.Spahiu duhet te dij qe ''liria'' nuk vjen vetem duke kenduar ne rruge, dhe as vetem duke u veshur kuq e zi. Ne kuq e zi kemi
nder shekuj qe jemi ( edhe pse ne nenshtruar diktaturave te ndryshme). Mua ne fillim personalishte me pelqeu cdo gje e AKZ,
por zgjati shume pak, zgjati vetem kohen per te kuptuar qe ata nuk kane nje platforme per te qeverisur nje shtet. Une mendoj qe kjo aleance eshte krijuar thjeshte per te shtuar kundervenjet ne shtet, pra me pak fjale nje PS me shume, por ngaqe ne emrin PS ka mbetur nje panik i komunizmit atehere krijuan ''patriotizmin'' gje qe me vjen inat perse e perdorin atdhedashurine e popullit deri ne kete pike. Bashkimi kombetare nuk vjen ashtu qysh e parashtron aji, dhe kete aji shume mire e di, po kjo eshte nje ''arme'' te cilen po e perdorin per interesat e tyre, pa marre parasysh se aji popull qe po e mbeshtet ( qe sa vjen edhe po i largohen) ne te vertet kerkon nje bashkim kombetar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#75

Post by Sally »

-waiting- Aleanca Kuqezi ka postuar kete ne facebook ;

Per nje jave gazeta "Shekulli" zhvilloi nje sondazh ku qytetaret u pyeten se per cilen force do te votonin nese zgjedhjet mbahet sot. Sondazhi u mbyll dhe Aleanca KuqeZi rezultoi force e dyte politike. Faleminderit te gjitheve ju qe keni votuar Aleancen KuqeZi, vota juaj na ka motivuar edhe me shume ne misionin tone historik. Rrofte Shqiperia kuqezi!!
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”