A do te behet Serbia pjese e BE-se para Shqiperise?
- Hymniarber
- Grand Star Member

- Posts: 1018
- Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
- Gender: Male
- Location: Arbëria
A do te behet Serbia pjese e BE-se para Shqiperise?
Kjo e thene ne menyre diplomatike, eshte kushti i vertete ndaj Serbise.

- ALBPelasgian
- Galactic Member

- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: A do te behet Serbia pjese e BE-se para Shqiperise?
Eshte per cdo keqardhje se Serbia ka shenuar nje perparim te konsiderueshem ne tratativat e saj per afrim me BE-ne fale negociatave qe zhdrivillohen me Kosoven dhe per Kosoven. Keto "marreveshje" (te cilet nuk zbatohen asnjhere nga serbet) u ofrojne atyre alibi te mire se gjoja e kane purifikuar veten duke zgjidhur cdo problem.
Asnjehere s'mund te llogaritet ne nje politike koherente te BE-se kundruall Serbise, per shkak te ambivalences se madhe qe karakterizon Brukselin. Perderisa, Gjermania ka qene me ngulmuesja ne kushte strikte ndaj Serbise, shtetet e tjera kane ulur pazarin, aq sa i kerkojne Serbise vetem "normalizimin e maredhenieve" me Kosoven por jo edhe njohjen e saj dhe zhberjen e strukturave te saj paralele te Beogradit.
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: A do te behet Serbia pjese e BE-se para Shqiperise?
ALBPelasgian wrote: Ajo shpeshhere ka 'shantazhuar' BE-ne, duke kercenuar se do te hidhet ne krahet e Rusise ne qofte se BE vazhdon t'i vere kushte asaj, sidomos per Kosoven.
Dhe nuk zgjati shume ALBPelasgian, e deklaruan kercenimin:
Data 16.10.2012
nga gazeta serbe : Veçernje Novosti.
Nikoliq: Do të heqim dorë nga BE, nëse vihet si kusht Kosova
Sipas presidentit serb Tomislav Nikoliq Serbia mund t'i përmbushë kriteret, por BE e mban në distancë për shkak të Kosovës.
Presidenti serb Tomislav Nikoliq pohoi se Serbia do të tërhiqet nga rruga evropiane nëse prej saj do të kërkohet zyrtarisht të vendosë që të zgjedhë mes BE-së dhe Kosovës. "Nëse zyrtarisht na vënë kushtin Evropa, ose Kosova. Do të heqim dorë nga rruga evropiane. Këtë e kam thënë edhe në fushatë, dhe populli im nuk do të habitet, nëse do ta propozoja këtë", tha Nikoliq në intervistë me gazeten serbe Veçernje Novosti.
Sipas Nikoliqit Serbia e ka arritur nivelin e kritereve, që i mundëson për të llogaritur që të bëhet anëtare e BE-së, por shtoi se BE e mban në distancë për shkak të Kosovës. "Mund të na mbajë kështu edhe njëqind vjet, ne nuk mund të ndryshojmë qëndrimin ndaj krahinës jugore. Në se fillojnë të na vënë rregulla, që nuk kanë vlejtur për të tjerët, atëherë mund të na largojnë nga vetja. Në këtë rast është më mirë të na thonë, nuk ju duam", tha Nikoliq.
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
