"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Sot ne axhenden e dites

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#16

Post by Aulona »



Banoret qe jetojne ne Kamez tregohen te shqetesuar per listen e problemeve shendetesore nga te cilat vuan shumica e tyre. Sipas mjekeve problemet qe u vijne banoreve te kesaj zone jane te gjitha si pasoje e ndotjes se mjedisit nga djegia e mbeturinave.

"Ne kemi njerez ketu, femije analgjike, nga 16 analgji dhe ne u bejme thirrje te gjitha instancave te shtetit se ne, diten e henen do te bllokojme rrugen. Ketu mos te tentoje kryetari i Bashkise se Kamzes te sjelle makinat me mbeturina", u shpreh i revoltuar nje banor i zones duke treguar per kameren e Top Channel nje liste me problemet shendetesore te nipit te tij shkaktuar nga ndotja e mjedisit.

Banore te Tapizes, Nikles dhe Cekrezez kane protestuar ndaj Bashkise se Kamzes me qellim ndalimin e djegies se mbeturinave ne zone te banuara. Te ardhur nga vende ku ndalohet edhe te hedhesh nje leter ne rruge, emigrantet jane bere nismetare te te pares proteste ne Shqiperi kunder ndotjes se mjedisit.

Banoret thane se makinat me mbeturina mberrijne naten ne zone, shkarkojne mbeturinat dhe u vene flaken dhe se nga ndotja nuk mund te hapin dot as dritaret e shtepive.

Pasi i jane drejtuar disa here Bashkise se Kamzes, per te denoncuar kete fenomen banoret kane dokumentuar naten imazhet filmike te djegies se mbeturinave, si hapin e pare te nje reagimi qe ata kane vendosur te avancojne ne forma te tjera.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#17

Post by Aulona »

Plas kanali i ujërave të zeza, rrezikon 12 familje në Kombinat



Nuk mjaftojnë banesat e amortizuara për 12 familje në rrugën e “Qelqit” në Kombinat, por edhe bllokimi i një kanali të ujrave të zeza rrezikon prej tre muajsh shëndetin e tyre. Ata shprehen të shqetësuar lidhur me këtë situatë. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- 12 familje në rrugën e “Qelqit” në zonën e Kombinatit prej tre muajsh jetojnë mes fekaleve. Para hyrjes së apartamenteve të tyre është bllokuar kanali i ujërave të zeza dhe askush nuk vë dorë për të rregulluar gjendjen. Banorët shprehen se nuk mund të hapin dritaret pasi kundërmon erë e keqe dhe ndjehen të rrezikuar nga infeksionet që mund të shkaktohen.

Ata shprehen se janë ankuar në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve, por nuk është marrë asnjë masë për normalizimin e situatës.

Në ditët me shi situata bëhet edhe më e vështirë, pasi bllokohen hyrjet e apartamenteve, ndaj dhe sipas tyre ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve duhet të marrë masa për zhbllokimin e kanalit. Banorët e këtij blloku ndërtesash ndjehen gjithashtu të rrezikuar edhe nga amortizimi i ndërtesave të vjetra që mund të shemben nga një lëëkundje e lehtë termeti. (a.r/news24/balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#18

Post by Aulona »

Fier, 5 fëmijët Tropojan jetim në qiell të hapur. Apel për ndihmë

Eshte e disajta here qe kjo familje po ben thirrje per ndihme, dhe qeveria akoma nuk ka vene dore, te pakten me organizatat qe kane bashkeshortet e tyre.



Familja Geci në Levan të Fierit bën thirrje për ndihmë. 5 fëmijë të mbetur jetim, pas vdekjes së nënës së tyre, jetojnë mes kushteve tejet të vështira ekonomike. Ata u bëjnë apel institucione përkatëse dhe donatorëve për tu ardhur në ndihmë.

FIER- Një familje e përbërë nga pesë fëmijë jetim në komunën e Levanit bën thirrje për ndihmë. jetesa për ta është e vështirë ku varfëria për të mbajtur frymën gjallë u ka shtuar dhimbjen. Pesë fëmijët ku më i madhi është vetëm 13 vjeç, ndërsa më i vogli 5 vjeç jetojnë vetëm me të atin pas vdekjes së nënës.

Ata janë në qiell të hapur dhe jetojnë vetëm me një pension vetëm prej 75 mijë lekësh të vjetra që merr babai i tyre si i sëmurë mendor. Historia e tyre është tepër e dhimbshme dhe ka nisur që kur nëna e tyre është vetëvrarë m e armë zjarri vite më parë për shkak të kushteve të vështira të jetesës në qytetin e Tropojës.

Ndërsa babai i tyre aktualisht është i shtruar në spitalin Psikiatrik pas ngjarjes tragjike të së shoqes. Fëmijët vazhdojnë të vuajnë dramën familjare dhe shumë herë kanë kërkuar nga organet shtetërore që të përfitojnë pensionin e jetimëve pasi mjerimi ju është ulur këmbëkryq. Fëmijët janë strehuar momentalisht në një shtëpi nga një banor i Levanit mes kushteve të këqija dhe mungesës së vëmendjes nga institucionet.

Prenda Geci rrëfen historinë e kaluarit të vuajtjeve të këtyre fëmijëve. Si kujdestare e 5 fëmijëve dhe njerka e tyre në mungesë të kujdesjes së shtetit ajo bën thirrje.

“Jam martuar me Adem Gecin për humanizëm për të rritur këta fëmijë, pasi kanë qenë në moshë shumë të mitur kur nëna e tyre 24 vjeçare ka kryer vetëvrasje. Një banor i Levanit na ka dhënë këtë shtëpi për humanizëm sa të gjejmë një streh. Nuk kam marrë asnjë pension për kujdestari dhe asnjë ndihmë nga shteti”- u shpreh njerka e jetimëve Prenda Geci.

Ndërsa fëmija i verbër 5 vjeçar apelon me çiltërsinë e tij për ndihmë, duke treguar statusin e jetimit.

“Unë e kam këtu statusin e jetimit, pasi jam dhe jetim dhe i verbër, ndaj i bëj thirrje shtetit të vendosi dorën në zemër për ne 5 jetimët e familjes Geci. Unë shikoj vetëm 10 për qind, a mund të bëhet ndonjë gjë për mua pasi rrezikoj të humbas shikimin”- apeloi 5 vjeçari Geci.

Fëmijët shkojnë shumë mirë me mësime, ata kanë zbritur në Levan nga Tropoja dhe në këtë fillim viti mësimor nuk kanë të ardhura madje as për të blerë librat shkollorë, ndaj kërkojnë ndihmë në për shkak të kushteve tejet të vështira ku ata jetojnë.

(a.r/news24/balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#19

Post by Aulona »

Pronaret: Qeveria po kryen reforme agrare



Deklarata e Ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana per projektvendimin sipas te cilit pronareve qe zoterojne toka dhe qe nuk i punojne ato do t’u sekuestrohen nga komunat zonale ka sjelle reagimin e shoqates kombetare te te shpronesuarve “Pronesi me Drejtesi”

“Kjo mase eshte shkelje e te drejtes se pronesies,bie ne kundershtim me Konventen Nderkombetare te re Drejtave te Njeriut, kjo eshte si reforma agrare e vitit 1946 ne kohen e komunizmit. Qiraja ka nje afat deri ne 99 vjet nuk do te lejojme te lejojme qeverine qe te veproje si te doje me ceshtjen e pronave”, deklaroi kryetari i shoqates kombetare te te shpronesuarve, Pronesi me Drejtesi, Rapo Hajredin Danushi.

Sipas zotit Hajredin Danushi aplikimet e ketyre procedurave jane per te mbuluar deshtimet e qeverise me ceshtjen e percaktimit te titujve te pronesise ne vend.

“Keto jane pasojat e mos funksionimit te ligjit 7501,dhe detyrohet qeveria te bej keto manovrat e tjera tani”, u shpreh Danushi.

Danushi thote se kjo menyre do te sjelle pakenaqesi dhe reagime nga ana e pronareve te tokes. Danushi i kerkon qeverise te zgjidh menjehere ceshtjen e percaktimit te qarte te titujve te pronesise pasi eshte e vetmja menyre per venien e demakracise se vertete ne vend.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#20

Post by Aulona »



^^^watch video

Bravo shume mire tha ai protuestuesi ne fund-Keta jane mesuar me popullin tone, po duan si populli i Greqise dhe Anglise e Frances qe tua djegin te gjitha deri ne rreze. Vetem degjojeni pergjigjen qe jep Bashkia, nuk jan pjese e Kamzes, kur keta njerez i kane plehrat po u digjen tek hunda. He more do u pelqente qe llozhurat tua hidhnin dhe digjnin para shtepise, apo se keni problem....
Banoret e Tapizes, Valiasit e Cekrezes, te cilet vuajne prej vitesh ndotjen qe u shkaktohet nga hedhja dhe djegia e mbeturinave, kane protestuar duke bllokuar rrugen e duke penguar makinen e mbeturinave te kaloje per t’i derdhur ato.
“I djegin plehrat ne deren time. Nuk e lejojme me”, shprehet nje prej banoreve. “Nga tymi na bllokohet fryma, femija im ka probleme me frymemarrjen. Po s’i hoqen qe ketej ne do te bllokojme rrugen dhe s’do lejojme njeri te kaloje”, thote nje tjeter.

Te irrituar tashme nga mosreagimi i bashkise se Kamzes, e cila vazhdon te derdhe mbeturinat e t’i djege ato ne mes te zones se banuar e fare prane shtepive te tyre, banoret paralajmerojne se do t’i vazhdojne protestat dhe se nuk do te lejojne me makinat e firmes se pastrimit qe ka kontraktuar bashkia t’i derdhe ato ne kete territor.

Diten e mrte ata thone se do te bllokojne rrugen nacionale. “Ne kerkojme nga bashkia te na heqe plehrat qe ketej dhe te mos i sjelle me. Neve na mbyti tymi”, deklaron nje prej banoreve.

“Kam shtepine ketu dhe femijet e mi i kam me serum ne spital. Kjo bashki ka gjetur nje popull te urte, por do popullin e Londres ose te Athines, qe ta permbysin dhe te shkaktojne nje gjakderdhje te madhe”, eshte shprehur nje tjeter.

I kontaktuar me telefon, kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu shprehet se banoret nuk i perkasin bashkise se Kamzes dhe se territori ku grumbullohen mbeturinat eshte miratuar nga keshilli bashkiak dhe KRRT e Kamzes.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#21

Post by Aulona »




Me dhjetëra banorë të fshatit Zape në qytetin e Korçës rrezikohen nga përhapja e epidemisë si rezultat i amortizimit të kanalizimeve të ujërave të zeza. Janë vetë banorët ata që ngrenë shqetesimin e tyre Version multimedial i ketij lajmi

KORÇË- Rrjeti i amortizuar i sistemit të ujërave të zeza, në fshatin Zape në rrethin e Korçës rrezikon përhapjen masive të epidemive. Çarja e tubave bën që këto ujëra të dalin në sipërfaqe duke rrezikuar shëndetin e më se 100 banorëve. Dhe pse gjendja vazhdon prej disa kohësh të jetë shqetësuese, askush nuk ka ndërhyrë për normalizimin e situatës.

Janë banorët ata që ngrenë shqetësim teksa kërkojnë përmes mikrofonit të televizionit “News24” marrjen sa më të shpejtë të masave. Duke u shprehur se dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe ka sjellë probleme shëndetësore, sidomos tek fëmijët.

Shpesh herë kjo situate është bërë shkak i infeksioneve në lëkurë nga ndotja e mjedisit. Edhe pse u munduam të kontaktonim me autoritetet vendore, askush prej tyre nuk u tregua i gatshëm për të dhënë shpjegime.

Ndërkohë banorët e fshatit Zape, kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërhyhet për përmasimin e kanalizimit të ujërave të zeza, do të dalin në protesta. (a.r/news24/balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#22

Post by Aulona »


Rritja e temperaturave, si dhe stina delikate dhe mjaft problematike per shendetin e te vegjelve ka rritur numrin e femijeve qe shtrohen ne repartin e pediatrise ne Spitalin Rajonal te qytetit te Kukesit. “Eshte shtuar fluksi i vizitave, i femijeve qe paraqiten ne urgjence, nga 35 deri ne 50 femije ne 24 ore. Eshte nje numer relativisht i madh per situatat qe po kalojme”, deklaron mjeku pediater Misin Braha.

Prej 20 vjetesh ky spital ka veshtiresi te medha ne mbajtjen e higjenes per shkak te mungeses se ujit.

“Problemi i ujit te pijshem eshte problem i viteve te fundit. Uji vjen me orare te reduktuara si ne familjet tona. Por te krahasosh nevojat e spitalit me ato te nje familjeje eshte e pamundur”, shton Braha.

Spitali i Kukesit eshte spitali me i madh ne veri pas spitalit te Shkodres dhe i sherben edhe rretheve Has dhe Tropoje.


Hapja e vitit te ri shkollor ne Kukes do t’i gjeje me mjaft probleme godinat e institucioneve arsimore ne kete qark. Nga inspektimet e bera nga Drejtoria Rajonale e Shendetit Publik, ne qytetin verior jane konstatuar disa shkolla te pa pershtatshme per kushtet higjeno-sanitare dhe shembje te godinave per fillimin e vitit te ri shkollor.

“Problem na ngelet nje shkolle ne Breglum. Ne rast te mos zbatimit te kerkesave hidro-sanitare ne do te detyrohemi te marrim masat pasi mesimi nuk mund te zhvillohet ne keto kushte”, ka deklaruar Arben Bilali, nendrejtor i Shendetit Publik ne Kukes.

Drejuesit e arsimit ne kete qark thone se godinat e shkollave jane pergjegjesi e pushtetit vendor, ndersa prefekti i qarkut deklaron se do te nderhyje per te zgjidhur kete problem.

“Eshte ngritur grupi i punes qe po vijon kontrollin ne te gjitha shkollat e qarkut. Do te verifikohen kushtet hidro-sanitare ne shkollat problematike qe jane ne disa komuna”, ka deklaruar prefekti Lulzim Alia.

Qarku i Kukesit ka gjithesej 117 shkolla, nga te cilat 17 jane shkolla te mesme perfshire dhe ato profesionale, nderkohe qe vetem per rrethin e Kukesit jane 57 te tilla.

Kete nuk kuptoj me organizmin e kesaj qeverie, sesi i ben keto projekte! Kryeminstri yne, na dha ultimantum qe do te hapet Universiteti i pare ne Peshkopi, por nuk ka mundesuar akoma kuhstet shendetesore qe keta femije te arrijne deri ne ate moshe te vene ne Universitet. Gjithashtu, si ka mundesi qe shkojne tek Universiteti kur baza dhe kushtet e shkollerave te cilat perbejne bazen e cdo studenti te shendetshem si nga ana mendore edhe ajo fizike.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#23

Post by Aulona »

Vrasjet e njerëzve të biznesit, shumica pa autor

Code: Select all

39 vjeçari nga Vlora Genci Habazaj, që u gjet sot i vrarë dhe më pas i djegur në afërsi të Fierit është një nga dhjetëra biznesmenë të ekzekutuar në vend pas viteve 90. Kjo dëshmon edhe njëherë se sa e vështirë vazhdon të mbetet në Shqipëri bërja e biznesit. Megjithëse policia i klasifikon këto si vrasje shumë të vështira për tu zbuluar, kjo nuk justifikon përsëritjen e të njëtit precedent që u përsërit edhe sot me rastin e biznesmenit nga Vlora. LISTA Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Listës së gjatë të biznesmenëve të rrëmbyer e të vrarë sot iu shtua edhe 39 vjeçari nga Vlora Genci Habazaj, Janë me dhjetëra biznesmenët dosjet e të cilëve me ose pa autorë krijojnë precedentin e rrezikshëm të pasigurisë mbi jetën e atyre që zotërojnë kapitalin dhe biznesin në vend.

Janë mbi 30 të ekzekutuar e të zhdukur apo të masakruar për vdekje, një shifër e frikshme kjo për një vend i cili ka vetëm 19 vjet që i ka hyrë rrugës së ekonomisë së tregut.

Të gjithë kanë një emër të përbashkët, quhen “biznesmenë”, por që dhe fundin e kanë të njëjtë. Një realitet që dëshmon se sa e vështirë vazhdon ende të jetë në Shqipëri për të bërë biznes.

Lista është e gjate, ajo nis që në vitet e para të demokracisë në 1995 me vrasjen e Abaz Ullirit, biznesmenit të prodhimit të mobiljeve dhe deri sot ditën kur u gjet i vrarë dhe i karbonizuar Genci Habazaj.

Mes të ekzekutuarve janë emra në zë të biznesit, por edhe që kanë tronditur politikën. Ende i zhdukur dhe pa asnjë gjurmë biznesmeni i duraluminit Remzi Hoxha vazhdon të mbajë ende të ndezur akuzat dhe polemikat mbi përfshirjen e shtetit në masakrën ndaj tij.

Ish zyrtarë të lartë të SHIK-ut, tashmë janë nën akuzë për rrëmbim, torturë dhe zhdukjen pa asnjë gjurmë të 42 vjeçarit për fatin e të cilit që nga 21 tetori I vitit 1995 nuk dihet asgjë.

Kosta Trebicka, biznesmeni shqiptaro-amerikan, denoncuesi i trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit u gjet i vdekur në rrethana ende misterioze dhe që nga shteti u përkufizua si një aksident automobilistik. Rast pas rasti, çdo biznesmen i cili nuk jeton më ka historinë e vet të zhdukjes apo vrasjes. Larje hesapesh, pengmarrje, gjobvëneie apo grabitje janë më së shumti shkaqet kryesore që kanë shënuar fundin tragjik të tytre.

Risjellim këtu fatin e Shaban Fishekut, ekzekutuar gjatë trazirave të 97-ës për larje hesapesh. Një borxh prej 100 miljon lekësh ishte shkaku që i mori jetën edhe presidentit të Tomorrit Edmond Malollarit

Në shumicën e rasteve fatet tragjike të njerëzve të biznesit i ka shoqëruar enigma. Shumë vrasje mbeten ende pa autor, vetëm me pista dhe dosje hetimore që prej vitesh janë mykur në sirtaret e Policisë apo Prokurorisë.

Koço Dado, u mor peng për një miljon dollarë, u vra që në qershor të 1998 dhe që prej asaj dite asgjë e re që mund të hedhë dritë mbi autorët .Pa autor ka mbetur edhe vrasja Agim Xhixhës, biznesmeni i ekzekutuar që në mars të 2000.

Pa autor dhe vrasësi i biznesmenit të hekurit Florjan Vila, i vrarë në prill të 2003. Vila ka mbetur tashmë objekt i ekraneve televizive dhe një plagë e hapur për familjarët që nuk reshtin së kërkuari .

I njëjti mister edhe për vrasësit e Vajdin Lames, i ekzekutuar në ashensorin e pallatit të tij vrasja e tij u përkufizua në pistën hetimore si konflikt për shkak të detyrës që kishte kryer dikur si drejtor policie.

Krahas ekzekutimeve, një tjetër fenomen që vihet re është vënia e gjobave ndaj biznesmëve, por që fatkeqësisht këto raste mbeten të pa denoncuara nga vetë ata.

Vrasjet e biznesmenëve janë cilësuar gjithmonë si vrasjet më të bujshme nga policia për vetë faktin se ato janë shoqëruar sa me shumë zhurme aq dhe me mister për shkak se shumica kryhen nga vrasës me pagesë, zbulimi i të cilëve është shumë i vështirë,

Por kjo nuk justifikon harresën dhe përsëritjen herë pas here të së njëjtit precedent. Shtetit i duhet të tregojë forcën në garantimin e sigurisë së jetës të njerëzve që mbajnë dhe ndërtojnë ekonominë e një vendi.

(a.r/news24/balkanweb)

Kush e mban mend ate biznesmenin qe qelloi ato te verbrat perpara kryeministrise! E pse nuk e gjeti gje ate, as nje pellembe per ate akt te shemtuar qe beri, mbase eshte i mbrojtur nga ata qe eshte shok i ngushte.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#24

Post by Aulona »





Po c'flet mo mavri, sot nuk ka me njerez, jane vetem shembelltyra e njeriut vetem kaq. U ka ikur rrezeja. Ti veje ne drite shpirti atij, e ju u lente mendt e kokes zoti, pa u rregulluat. :(
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#25

Post by Aulona »

Varroset biznesmeni. Familjarët: Të vendoset drejtësia


Është përcjellë në banesën e fundit biznesmeni nga Vlora Genci Habazaj. Ceremonia mortore është zhvilluar në fshatin e lindjes Tërbaç mes familjarëve e miqve. Familjarët kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes nga drejtësia shqiptare. Version multimedial i ketij lajmi

VLORË- Të afërm e miq i kanë dhënë këtë të mërkurë lamtumirën e fundit biznesmenit vlonjate Genci Habazaj, i cili u gjet i masakruar mëngjesin e së martës në hyrje të qytetit të Fierit. Ceremonia mortore është zhvilluar në fshatin e tij të lindjes në Kërbaç.
Albert Habazaj, ka shprehur në emër të familjes besimin se drejtësia do të zbardh vrasjen dhe arsyen që çuan autorin ti marrë jetën vëllait të tij.

“Kemi besim tek shteti dhe tek drejtësia se do zbardh këtë vrasje dhe autorin e saj”- shprehet i vëllai i biznesmeniz Habazaj.

Miq shqiptarë e italian të pranishëm në ceremoni nuk kanë nguruar të venë në pikëpyetje sigurinë e jetës në Shqipëri.

“Të gjendet autori dhe tu rikthehet besimi njerëzve për sigurinë e jetës në vend. Jeta në Shqipëri është e kërcënuar në çdo moment edhe për biznesin edhe për politikanët por edhe për njerëzit e thjeshtë”- shprehet njëri prej miqve të biznesmenit të vrarë Habazaj.

“Ishte një djalë i mirë, më vjen shumë keq e kam njohur 15 vite më parë kur erdhi nga Shqipëria për të punuar në Itali. Ishte një njeri i mirë, i zoti në punë dhe sillej mirë me punonjësit, nuk ka patur asnjhër probleme”- thotë një mik i tij italian.

Pista në të cilën janë përqëndruar hetimet e policisë për vrasjen e biznesmenit vlonjate është një konflikt i mundshëm i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë më parë. Genci Habazaj u gjet i vrarë tre ditë pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij. (a.r/news24/balkanweb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Sot ne axhenden e dites

#26

Post by Aulona »

Patos, banorët bllokojnë punimet në pusin e naftës


Banorë të zonës së Zharrezës dhe Patosit kanë dalë në një protestë duke bllokuar punimet që po kryen kompania Benkers në një pus nafte. Shkak sipas tyre janë dëmet që kanë pësuar në banesa. Version multimedial i ketij lajmi

PATOS- Dhjetra banorë të Zharrezës dhe Patosit kanë dalë në një protestë duke bllokuar punimet në një pus nafte, pronë e komapnisë Benkers. Shkak sipas tyre kanë qënë lëkundjet e forta të tokës , të cilat sipas banorëve janë shkaktuar nga shpërthimet e kryera nga kompania Benkers. Si pasojë ata kanë pësuar dëmtime në banesat e tyre. Të friksuar banorët janë shprehur se lëvizjet e forta të tokës në zonën ku ata banojnë janë ndjerë gjatë gjithë kësaj periudhe, ndërsa janë ripërsëritur edhe mesditën e djeshme. Banorët kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimet e shkaktuara.
Këmbëngulja e tyre ka sjëllë në vendngjarje dhe kreun e Bashkisë së patosit dhe kreun e komunës Zharrëz, të cilët janë shprehur se në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe specialistë të kompanisë do të kërkohet hetim për ngjarjen.
Lëkundje të tilla të ngjashme kanë ndodhur edhe para një muaji. Banorët u shprehën se shkak ishin punimet e kryera në zonën naftëmbajtëse prej firmës Benkers. Ndërsa specialistë të saj e cilësuan lëkundjen e tokës dhe carjen e banesave si shkak i lëkundjeve të një tërmeti lokal.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”