"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#16

Post by CERMENIKASI »

Image
Një kopje gjigande e dokumentit të pavarësisë në fasadën e kryesisë së Kuvendit
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#17

Post by Adriana »

Kryeqendra e festimeve të 100 vjetorit do të jetë në kryeqendrën e shqiptarëve !

Kryeministri zbulon axhendën e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, stacionet kryesore të së cilës do jenë Shkupi, Prishtina, Vlora dhe Tirana.

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, iu referua debateve për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë. Kreu i qeverisë i quajti provinciale, hoxhiste dhe trillime të opozitës, pretendimet se po anashkalohet qyteti i Vlorës nga festimet, pasi sipas tij, në këtë 100 vjetor nderohet Vlora dhe çdo pjesë e territoreve shqiptare. Kryeministri theksoi se Tirana do jetë kryeqendra e festimeve të 100 vjetorit, pasi Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë.

"Meqë po flasim për 100 Vjetorin e Pavarësisë, unë mendoj se ky vit ka shënuar realizime serioze në këtë fushë. Në tërësi në një debat të shëndetshëm dhe të çmuar, por aty - këtu ka pasur edhe qëndrime të bazuara do të thosha në provincionalizma hoxhiste të të shkuarës dhe veçanërisht të pa ndershme dhe shumë naive, arkaike dhe provinciale, kanë qenë pretendimet se po përjashtohet Vlora nga protokolli shtetëror, apo po bëhen përpjekje për të errësuar figurën e Ismail Qemalit. Së pari dua të theksoj se, në këtë 100 vjetor, Vlora dhe çdo pjesë e territorit shqiptar dhe trojeve shqiptare në tërësi, nderohen në shkallën më të lartë, sa më mirë dhe sa më me dinjitet, që këto festime në mbarë trojet shqiptare, por në mënyrë të veçantë në Tiranë sepse Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Tirana në çdo ngjarje kombëtare do të ketë peshën kryesore" - u shpreh Berisha.

Ai solli në vëmendje se vendet si SHBA dhe Italia deklaratën e Pavarësisë e kanë nënshkruar në qytete të ndryshme, por festimet i kryejnë në kryeqendrën e shtetit.

"Por për ata, të cilët bëjnë një analizë skematike provinciale, më duhet t'ju rikujtoj se deklarata e pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është firmosur në bibliotekën e Filadelfias, atje ndodhet teksti, por të gjitha festimet e mëdha bëhen në Shtëpinë e Bardhë, bëhen në Capitoll Hills, bëhen në Uashington dhe ky është një realitet që nuk mund të jetë ndryshe. Italia mike pati 150 Vjetorin e Pavarësisë. Piemonte ishte djepi, por festimet u bënë në Romë, ndaj dhe koncepte të tilla janë të pa pranueshme. Vlora nuk është përjashtuar, përkundrazi është përfshirë në mënyrë thelbësore në protokoll, asnjë lloj varianti nuk ka pasur që të përjashtohet Vlora, përkundrazi, është e përfshirë në mënyrën më të fuqishme në protokoll" - tha kryeministri.

Ai vuri në dukje se festimet "... fillojnë në Shkup me datën 25 nëntor, pasi Shkupi ishte epiqendra e të gjitha përpjekjeve shqiptare, kjo është e njohur. Vazhdojnë në Prishtinë me inaugurimin e rrugës, nuk ka mënyrë më të shkëlqyer për të festuar këtë 100 vjetor se sa inaugurimi i autostradës Morinë - Prishtinë. Vazhdojnë në Vlorë dhe kthehen në drekë në datën 28 nëntor në Tiranë. Pra është bërë një program dinjitoz për 100 vjetorin sepse ky 100 vjetor është kontribut i të gjitha trevave shqiptare, i kryengritjeve të mëdha të Kosovës dhe i përpjekjeve të mëdha të trevave të tjera. Ishte mençuri e madhe e Ismail Qemalit, në mençurinë dhe vizionin e tij, që zgjodhi Vlorën dhe kjo është një nga meritat e mëdha historike të tij, për të ngritur flamurin sepse rrethanat ishin shumë kërcënuese. Sot një historian më sjell një dokument jashtëzakonisht interesant, më sjell deklaratën e pavarësisë të firmosur nga Ismail Qemali në Durrës. Pse kjo deklaratë ?! Ai po udhëtonte për në Vlorë, por e la këtë dokument se po t'i bënin prita, po ta asgjësonin, ta kishte të shpallur pavarësinë sepse rruga për në Vlorë ishte plot rreziqe, por nuk u ndal, eci drejt Vlorës dhe atje e mblodhi asamblenë... Ai ishte maratonomaku i pavarësisë, Ai ishte themeluesi" - deklaroi Berisha.

Gjithashtu Berisha tha se është në nderin e çdo shqiptari që shtatorja e Ismail Qemalit të ngrihet në kryeqytet.

"E dyta, thonë se po e nënvlerësojmë figurën, këto janë deklarata të turpshme, primitive, njerëz që nuk kanë asnjë lloj sensi veçse primitivizmit të tyre. Përherë të parë pas 100 vitesh, përmendorja e Tij po vendoset aty ku duhet të ishte vendosur që me themelimin e Tiranës si kryeqytet, të vendoset në Tiranë dhe ky qenka nënvlerësimi që po i bëhet figurës së tij ? Përkundrazi, ky është vlerësimi i merituar që i bëhet figurës së Tij, por nëse mendojnë se lartësimi qëndron vetëm duke injoruar figura të tjera, ky është koncept hoxhist, ne jemi ndarë nga ky koncept. Ne jemi shumë të privilegjuar që na jepet mundësia të vendosim shtatoren e tij në Tiranë. Asgjë nuk mund të zvoglojë veprën e ndritur të Tij, por në 100 vite nuk u vendos shtatorja në kryeqytet. Ai ishte lider kombëtar, ai ishte themelues i shtetit, themeluesi i pavarësisë së vendit. Një gjë ju them këtyre që mendojnë se po nënvlerësojmë figurën e Ismail Qemalit, se ati i tyre shpirtëror, dy gjëra bëri, së pari deklaroi se një grup bejlerësh me në krye Ismail Qemalin, për interesa të tyre shpallën pavarësinë në Vlorë dhe u detyrua ta kapërdijë me turp një deklaratë të tillë antikombëtare dhe së dyti, djalin ia burgosi dhe familjen ia degdisi, vetëm e vetëm, se nuk duronte dot hijen dhe këtu vendosi shtatoren e vet, të Stalinit dhe Leninit" - theksoi Kryeministri Sali Berisha !


30-tetor-2012
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#18

Post by Adriana »

Puto e Xhufi: Deklaratë Pavarësie në Durrës?

Nuk ka Deklaratë Pavarësie të firmosur në Durrës nga Ismail Qemali". Ky ka qenë reagimi i historianëve Arben Puto dhe Pëllumb Xhufi për "Gazeta Shqiptare", pas fjalimit që kryeministri Berisha mbajti dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Shefi i ekzekutivit, ndërsa foli për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, tha se një historian i ka sjellë një dokument jashtëzakonisht interesant. "Më sjell Deklaratën e Pavarësisë, të firmosur nga Ismail Qemali në Durrës. Pse kjo deklaratë?!


Ai po udhëtonte për në Vlorë, por e la këtë dokument, se po t'i bënin prita, po ta asgjësonin, të kishte shpallur pavarësinë, sepse rruga për në Vlorë ishte plot rreziqe, por nuk u ndal, eci drejt Vlorës dhe atje e mblodhi asamblenë; por ai ishte maratonomaku i Pavarësisë, ai ishte themeluesi", deklaroi kryeministri. Por kundër tij, kanë dalë dje dy historianë të njohur, që mohojnë ekzistencën e një dokumenti të tillë. Përkundër asaj që dihet, se shumë qytete shqiptare në nëntorin e 1912-ës e kanë ngritur flamurin para datës 28, deri më tani, sipas Putos e Xhufit nuk është përmendur asnjëherë që një Deklaratë Pavarësie të jetë firmosur nga Ismail Qemali, që në Durrës, kur ai ishte në rrugën drejt Vlorës. Për Arben Puton, Deklaratë Pavarësie ka vetëm një dhe ajo është firmosur në Vlorë; ndërsa Pëllumb Xhufi vëren se "nuk di se ç'qe ajo kartë me ato vula e firma në osmanishte, që i ofroi kryeministrit 'zbuluesi' durrsak. Dyshoj se janë ndonjë akt i fundit i administratës osmane, një dokument doganor, ndonjë urdhër-arresti për Ismail Qemalin e shokët e tij, a ku ta di unë, por asesi një akt pavarësie".

REAGIMET

Duke mos qenë në dijeni të një deklarate firmosur në Durrës, i drejtohemi Arben Putos. Historian i njohur dhe autor i një sërë librash, ai habitet nga pyetja. "Unë nuk kam dijeni për një dokument të tillë. Ismail Qemali, para se të shkonte në Vlorë ka ndaluar në Durrës, por nuk ka firmosur ndonjë deklaratë. Të mos ngatërrojmë gjestet e manifestimet me deklarata pavarësie", - thotë Puto. Sipas tij, Ismail Qemali mund të ketë kërkuar që të bëhen manifestime në mbështetje të pavarësisë, por do të ishte një akt i izoluar. "Deklaratë Pavarësie ka vetëm një dhe është ajo që është firmosur në Vlorë, sepse atje kishte delegatë, atje u mblodh asambleja. Në Vlorë erdhi Isa Boletini, atje e shkroi Deklaratën e Pavarësisë Luigj Gurakuqi dhe e nënshkruan delegatët. Firmat u vunë në Vlorë dhe nuk ishte vetëm firma e Ismail Qemalit", - thotë Puto me vendosmëri. Duke e konsideruar të papranueshme atë që tha kryeministri dje, Puto pyet: "Unë nuk e kuptoj se çfarë fshihet pas kësaj, mos po kërkohet të anashkalohet Vlora? Unë këtë, që pavarësia është nënshkruar në Durrës e dëgjoj për herë të parë. Cili historian ia ka çuar dokumentin kryeministrit? Ku e ka marrë historiani? Në çfarë arkivi?". Madje ai nuk ngurron të thotë edhe se "e vë shumë në dyshim këtë deklaratë dhe nuk mund të quhet Deklaratë Pavarësie, sepse e tillë është vetëm ajo e Vlorës. Ndërsa pyet se me kë e firmosi Ismail Qemali dhe ku, Puto shprehet i bindur se "është vetëm spekulim. Komunikova edhe me Kristo Frashërin, i cili po ashtu si unë mendon, se nuk ka një deklaratë të tillë. E theksoj, deklaratë quhet vetëm ajo e Vlorës, ku ishin delegatët nga të gjitha trevat shqiptare dhe vunë firmat e tyre në të. Kjo që është thënë nuk është serioze, është jashtë logjike". Nga ana tjetër, ai sugjeron që kush ka paqartësi, le të lexojë kujtimet e vetë Ismail Qemalit, në faqet 417-418, ku rrëfen vizitën në Durrës. "Do të shohësh se në këtë qytet nuk kishte as situatë festive. Krejt e kundërta ishte në Vlorë", - përfundon ai.

I të njëjtit mendim, ndonëse ndoca më i ashpër, është edhe profesor Pëllumb Xhufi. I pyetur nëse ka dijeni për një Deklaratë Pavarësie të firmosur në Durrës në nëntorin e 1912-ës, siç u shpreh kryeministri Berisha dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Xhufi thotë: "Pashë një nga ato shfaqjet e zakonshme me klounë, ku z. Berisha mbledh andej-këndej dhe anuncon 'dëshmitë' e historisë që po shkruan vetë. Nuk di se ç'qe ajo kartë me ato vula e firma në osmanishte, që i ofroi kryeministrit 'zbuluesi' durr-sak. Dyshoj se janë ndonjë akt i fundit i administratës osmane, një dokument doganor, ndonjë urdhërarresti për Ismail Qemalin e shokët e tij, a ku ta di unë. Por, asesi një akt pavarësie". Sipas Xhufit, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, etj., e kishin vendosur që në nisje se shpallja do të bëhej në Vlorë, e vetëm në Vlorë.

Për sa më sipër ai vëren se Durrësi ishte i pasigurt, për shkak të avancimit të shpejtë të pushtuesve serbë. "Ishte i pasigurt, edhe pse gëlonte nga agjenturat e huaja, greke, serbo-malazeze, të organizuara rreth mitropolitit antishqiptar Jakov dhe 'durrsakëve' të natyralizuar, Gjurashkoviqëve, të cilët më vonë, vetë Zogu i demaskoi si agjentë të Serbisë", -sqaron historiani. Por veç kësaj, Xhufi na kujton se Durrësi, ishte i pasigurt edhe për praninë e madhe të ushtarakëve osmanë, që evakuoheshin prej andej nga gjithë fronti ballkanik. E ndërsa mohon kategorikisht që të ketë një deklaratë të tillë, si pretendoi dje kryeministri, ai bënë një analogji mes ngjarjes historike dhe ditës së djeshme. "Kjo mizanskenë më kujton revanshin e haxhiqamilistëve, kur mbërritën në Vlorë, më 1914. Gjëja e parë që bënë ishte se ulën flamurin kuq e zi e ngritën gjysmëhënën, dogjën arkivin e qeverisë së Vlorës, dokumentet e shkruara në shqip, dhe shpallën si gjuhë zyrtare osmanishten. Nuk e di, por protagonistët e shfaqjes së djeshme më ngjanë me haxhiqamilistët e djeshëm", përfundoi profesor Pëllumb Xhufi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#19

Post by Arbëri »

Festa e Pavarësisë nis në Shkup, përfundon në Tiranë

Image

Festimet për pavarësinë do të nisin në Shkup më 25 nëntor dhe përfundojnë në 28 nëntor në Tiranë. Axhenda e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë është bërë i ditur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

"Festimet fillojnë në Shkup në datën 25 nëntor. Sigurisht Shkupi ishte epiqendra e të gjitha përpjekjeve shqiptare dhe kjo është e njohur. Vazhdon në Prishtinë me inaugurimin e rrugës, nuk ka mënyrë më të shkëlqyer për të festuar këtë 100-vjetor se inaugurimi i autostradës Morinë- Prishtinë, vazhdojmë në Vlorë dhe kthehemi në drekën e datës 28 nëntor në Tiranë. Pra, është bërë një program dinjitoz për 100-vjetorin, sepse ky 100-vjetor duhet të jemi të vetëdijshëm është kontribut i të gjitha trevave shqiptare", tha Berisha.
Ai hodhi poshtë zërat se Vlora nuk është përfshirë në protokoll duke u shprehur se ajo është përfshirë në mënyrë të fuqishme, dhe nuk ka pasur asnjë variant për përjashtimin e saj, por Tirana do të ketë peshën kryesore. Berisha i ka quajtur skema provinciale akuzat se Vlora nuk është përfshirë në festime. Shefi i maxhorancës bëri të ditur se në Tiranë do të vendoset edhe përmendorja e Ismail Qemalit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#20

Post by Adriana »

"Festimet fillojnë në Shkup në datën 25 nëntor. Sigurisht Shkupi ishte epiqendra e të gjitha përpjekjeve shqiptare dhe kjo është e njohur. Vazhdon në Prishtinë me inaugurimin e rrugës, nuk ka mënyrë më të shkëlqyer për të festuar këtë 100-vjetor se inaugurimi i autostradës Morinë- Prishtinë, vazhdojmë në Vlorë dhe kthehemi në drekën e datës 28 nëntor në Tiranë. Pra, është bërë një program dinjitoz për 100-vjetorin, sepse ky 100-vjetor duhet të jemi të vetëdijshëm është kontribut i të gjitha trevave shqiptare", tha Berisha.


Me pelqen axhenda, duke filluar nga fillimi i saj ne Shkup, por duhet te kishte mbaruar ne VLORE dhe vetem ne VLORE.
Megjithate kjo eshte axhenda e qeverise jo e jona, une personalishte do jem ne VLORE aty ky edhe dallget e detit do persheperisine fjalen PAVARESI!!
Populli i Vlores ka pergatitur shume programe, festa me kenge dhe valle nga shume krahina Shqiptare...Ejani ne VLORE te gjithe me nje FLAMUR ne dore -itsok-

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#21

Post by erix77 »

une nuk jam ndonje fans i Berishes por mendoj se ketu ai ka te drejte ,Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise dhe eshte krejt normale qe te mbaje peshen kryesore te festimeve.
Vlora do te ngelet perjetesisht si qyteti i Pavaresise dhe normal qe duhet te festoje 100 vjetorin por ska pse ti mbetet hatri ndokujt nqs ne Tirane behet nje feste me e madhe.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#22

Post by Arbëri »

Shqiperia e pavarur, mes Vlores dhe Shkupit

Image

E mbartur në krye të këtij shkrimi, kjo thënie e mençur e Viktor Hygoit synon të sjellë pas 100 vjetësh në kujtesën e shqiptarëve, se sa i vërtetë ka qenë ky përcaktim për historinë e kombit tonë. Kuvendi Kombëtar u mbajt më 28 Nëntor në Vlorë, por a mund të ishte mbajtur në fundin e gushtit, ose fillimin e shtatorit të 1912-s, në Shkup? Ndërsa diplomatët dhe kanceleritë europiane që ndiqnin me interes Kryengritjen e Përgjithshme të shqiptarëve, prisnin që në gusht të 1912-s, ata të shpallnin Pavarësinë, befas panë se si shqiptarët e shndërruan fitoren në fushën e luftës në dështim.
Image
SHKUP GUSHT 1912 KRYENGRITESIT SHQIPTARE QLIROJNE SHKUPIN NGA PERANDORIJA OSMANE

Në tekstet mësimore të historisë shqiptare, si në Republikën e Shqipërisë ashtu dhe në Republikën e Kosovës, ngjarja rrethohet nga një aureolë e ndritshme, por arritjes fundore të saj kryesisht i largohen, pa nxjerrë gjithnjë të vërtetën, disfatën e saj. Ishte ngurrimi ai që fitoren e shndërroi në disfatë. Por shtjellimi i së vërtetës nuk ka qenë i lehtë. Për të vënë këtë cilësim, duhen të rivlerësohen veprime e figura historike, tashmë të mitizuara. Për këtë zhvillim befasues në rrjedhën e ngjarjeve, si pasojë e sjelljes të krerëve të kryengritjes, në shumë artikuj është shkruar e janë përgojuar pa ngurrim, pothuajse tërë emrat më të shquar të historisë së Shqipërisë. Së pari, Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, e më tej Isa Boletini e Bajram Curri, e të tjerë nga paria e Shqipërisë së Jugut. Është e nevojshme që të sillen në vëmendje të lexuesit rrethanat e kohës të zhvillimit të ngjarjeve.

Fillimi i Kryengritjes
Ka marrë emrin “Komploti i Taksimit”. Kështu e ka quajtur Hasan Prishtina në Kujtimet e tij. “Taksim” quhet një shesh shumë i njohur në zemër të Stambollit, ku ka një xhami, një hotel dhe një bibliotekë me këtë emër. Këtu, më 12 janar 1912, deputetët shqiptarë të Parlamentit të Turqve të Rinj, mbajtën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes. Pikërisht këtu zë fill Kryengritja e Përgjithshme kundër sundimit osman, që në historinë e Shqipërisë përbën një nga ngjarjet më kulmore e përbën një faqe të ndritshme të saj. Kryengritjet shqiptare kundër Turqisë nuk kishin reshtur që nga shek. XV dhe deri në janarin e vitit 1912, kur deputetët që përfaqësonin katër vilajetet shqiptare, në një banesë të sheshit “Taksim”, morën përsipër fillimin e kryengritjes. Pas shpërndarjes, më 18 janar 1912, të Parlamentit, të ndodhur nën trysninë e kërkesave shqiptare, Turqit e Rinj vendosën diktaturën.
Kjo është koha, kur deputetët pjesëmarrës në takimin e fshehtë, u shpërndanë në tërë trojet shqiptare për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme. Hasan Prishtina, bashkë me Isa Boletinin dhe Bajram Currin, kishte marrë përsipër organizimin e kryengritjes në krahinën e Kosovës, ndërsa Ismail Qemali, Myfit Libohova, Azis Vrioni dhe Syrja bej Vlora, do organizonin kryengritjen në Shqipërinë e Jugut. Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare, që pasonte nga përmasat atë të vitit 1911, përbën ngjarjen vendimtare që përcaktoi të ardhmen e lëvizjes e të veprimeve. Fatet e saj ajo i vendosi me luftën e armatosur në Kosovë.

Historianët e Kosovës, në kushtet e shtypjes serbe, përpos dëshirës e përpjekjeve, nuk besoj se mundën të shpjegonin në tërësinë e përmasave, madhështinë që pati kjo kryengritje dhe theroritë që u bënë, ndërsa historianët e Shqipërisë, veçse e kanë gërvishtur paksa përmasën e kësaj kryengritjeje me ndikim të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Shqipërisë dhe ende vazhdojnë të lëkunden në vlerësimin e ngjarjeve, paqartësinë e paqëndrueshmërinë ndaj krerëve e figurave.
Image

Hasan Prishtina, udhëheqësi i Kryengritjes së Përgjithshme
Një personalitet i kohës dhe figurë nga më të shquarat e Lëvizjes sonë Kombëtare. Siç dihet, pavarësisht ndihmesës së jashtëzakonshme në Pavarësinë e Shqipërisë, nuk u ndodh i pranishëm në aktin solemn, më 28 Nëntor 1912. Nga data 4 nëntor 1912 ka qenë i burgosur nga serbët. U arrestua në Shkup, me një grup të madh udhëheqësish shqiptarë të kryengritjes dhe u çuan në burgun Kalemegdan në Beograd, në të cilin e kanë mbajtur deri më 1 prill 1913 dhe e kanë liruar falë presionit ndërkombëtar. Ky udhëheqës dhe ideolog i shquar, pas “Komplotit të Taksimit”, në periudhën nga muaji maj e deri në gusht të vitit 1912, udhëhiqte Kryengritjen e Përgjithshme në tokat shqiptare të vilajetit të Kosovës e Manastirit, duke përgatitur ngritjen e Flamurit, shpalljen e lirisë dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare. Veprimtaria e tij u përqendrua në organizimin e luftës së armatosur.

Luftëtarët shqiptarë në front

Dokumentet e kohës flasin fillimisht për mbi 25 mijë kryengritës, të cilët çliruan Pejën, Gjakovën, Prishtinën, Ferizajn, me veprime ushtarake të drejtuara nga Hasan Prishtina. Formacionet e çetave shqiptare në Kosovë kaluan numrin 60 mijë. Ata i thyen turqit në gjithë shtrirjen e frontit. Porta, e frikësuar pas përparimit të trupave kryengritëse drejt Shkupit, detyroi dorëheqjen e Said Pashës, kryeministër i kabinetit xhonturk. Kabinetet e tjera të krijuara pas kësaj dorëheqje u treguan edhe më armiqësore. Kabineti, me Qemal Pashën kryetar të Këshillit të Ministrave, dërgoi një komision të udhëhequr nga Ibrahim Pasha. Komisioni qeveritar, më 1 korrik filloi bisedimet në Prishtinë me delegacionin shqiptar, të kryesuar nga Hasan Prishtina, i cili si fitimtar në fushë të betejës, parashtroi kërkesat, të formuluara me përmbajtje në përputhje me tërësinë e interesave kombëtare, por brenda Autonomisë. Ato u bënë të njohura si Kërkesat Shqiptare, mes të cilave, spikasin: Të njihen zyrtarisht kufijtë e Shqipnisë; Autoritetet civile dhe ushtarake të kenë komsin Shqyptare; Ushtrija shqiptare të shërbej në Shqypni e të jetë komanda prej oficerve shqyptarë; Veprimet zyrtare në Shqipni të bëhën në gjuhë shqipe.

Bisedimet që priteshin me ankth e shpresë në Shqipërinë e Jugut e të Veriut nuk rezultuan të suksesshme. Reaksioni turk, ashtu si më 1878-n, edhe këtë radhë ishte kundërshtar i autonomisë shqiptare. Është ky qëndrim armiqësor i anadollakëve, që ndonëse duke dhënë shpirt, vazhdonte të ushqente shpresën se do t’i mbante shqiptarët nën robëri. Guvernatori dhe komandanti turk i Janinës, kur prijësit shqiptarë të Çamërisë i parashtruan në këto ditë të fillim korrikut, kërkesat e shqiptarëve për autonomi, u shpreh, “…kërkesat e Shqiptarve nuk mund të plotësohen. Para se të bëhet kjo, nuk do mbetet gur mbi gur”. Ndonëse Kryengritja e Përgjithshme, e drejtuar dhe e organizuar nën një udhëheqje të vetme, me përfaqësues personalitetet më të shquara të të gjitha trojeve, në Veri, Jug, Lindjen shqiptare, ajo, sipas historianëve tanë, nuk diti të vjelë frytet e fitores, për shkak të mungesës së bashkërendimit të qëndrimeve të tyre.

Në këto rrethana, në vazhdimin e bisedimeve, nga 2 deri më 18 gusht 2012, pasi në Ferizaj mbërriti autorizimi i parisë e krerëve të Shqipërisë së Jugut, me të cilin bënin Hasan Prishtinën përfaqësues në marrjen e vendimeve, gjatë bisedimeve me qeverinë turke ishin vetëm krerët kosovarë, nën drejtimin e Hasan Prishtinës. Më 9 gusht, Hasan Prishtina përsëriti kërkesat, të cilat ndonëse të reduktuara ndjeshëm, u refuzuan. Forcat Kryengritëse, më 12 gusht 1912, sulmuan Shkupin dhe e pushtuan atë. Me marrjen e Shkupit e pas ngritjes së flamurit shqiptar, zëra të diplomatëve të huaj thanë e shkruan se shqiptarët mund të shpallnin mëvetësinë e tyre në Shkup. Më 19 gusht, qeveria turke kapitulloi dhe pranoi kërkesat. Ky është momenti që Hasan Prishtina telegrafon në gjithë qytetet e Shqipërisë, “… të ndërpriten veprimet luftarake kundër Turqisë”. Kryengritësit u shpërndanë, pa shpallur Pavarsinë e tërsisë së tokave shqiptare”. Ky ishte dhe misioni, kjo duhej të ishte edhe detyra. Çfarë ndodhi? Ngurrimi në Shkup i çoi shqiptarët në Shqipërinë e Vlorës, në Shqipërinë e vogël që kemi sot. Shqipërinë etnike, pas kësaj, s’qemë më të zotët ta bëjmë.
Image

Pse nuk u shpall Pavarësia në Shkup?
Shkupi i 1912-s është qyteti më i madh shqiptar i kohës. Mes 50 mijë banorëve që e popullonin, më se 40 mijë ishin shqiptarë, 4 mijë bullgarë e mbetja, kombësi të tjera. Si qendër e madhe qytetëse, në të ishin vendosur një mori konsullatash dhe dilnin gazeta e qarkullonte shtyp periodik shqiptar. Shkupi i kish tërë cilësitë e vlerat për t’u bërë kryeqendra shqiptare për shpalljen e Pavarësisë. Mid’hat Frashëri, në kujtimet e tij të udhëtimit, e përshkuan Shkupin e 1912-s, “…një vend thjesht Shqipëri, ku njerëzia është, jo vetëm në shumicë shqipëtare, por kjo racë formon tërërisë…”.

Po, pse nuk u shpall pavarësia në Shkup? Historiografia jonë ka qëmtuar mbi ngjarjet, mbi kujtimet e shkruara e mbi shtypin e kohës. Kritikat e para nuk vonuan të vijnë, pa kaluar ende dy javë nga shuarja e kryengritjes dhe vjen nëpërmjet pendës së Fan Nolit, i cili, më 6 të vjeshtës I, 1912, në gazetën “Dielli”, vë nën akuzë Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, për të cilin shkruan se, “…kur Riza Beu dhe shokët e tij kërkojin autonomi, ky (H. Prishtina) kërkonte reforma për mbretërinë Othomane. Isa Boletini me Riza benë të gënjyer me një paturpsi dhe dinakëri aqë të poshtër, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe ta lenë Hasanin të mbledhë pemët e mundimeve të tyre…Serbët dhe Turqit duhet ta ngrehin Hasanin në qiell që ndaloj njohjen e një Shqipërie autonome me katër vilajetet, prej guvernës turke”. Gjykimi në frymë pesimiste që jep Noli, mbase nuk është i drejtë, për shkak se është tepër larg ngjarjeve, për më tepër se është po ai, që tek “Dielli” që më 1909, shkruan thirrjen se, “…detyra e shqiptarëve është të jenë besnikë te Turqia, se ndryshe do bien në thonjtë e atyreve të cilëve u tregohen si mbrojtës tani”. Largimi në kohë nuk e zbuti qëndrimin e Nolit. Në “Federation Balkanoque”, Vjenë, në numrin e 1 dhjetorit 1928, shkruan se “…sikur të mos ishin tradhëtuar prej krerëve, Shqiptarët (në Shkup) do ta kishin proklamuar që athere independencen e tyre”.
Po, pse nuk u shpall pavarësia në Shkup? Historiografia jonë ka qëmtuar mbi ngjarjet, mbi kujtimet e shkruara e mbi shtypin e kohës. Kritikat e para nuk vonuan të vijnë, pa kaluar ende dy javë nga shuarja e kryengritjes dhe vjen nëpërmjet pendës së Fan Nolit, i cili, më 6 të vjeshtës I, 1912, në gazetën “Dielli”, vë nën akuzë Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, për të cilin shkruan se, “…kur Riza Beu dhe shokët e tij kërkojin autonomi, ky (H. Prishtina) kërkonte reforma për mbretërinë Othomane. Isa Boletini me Riza benë të gënjyer me një paturpsi dhe dinakëri aqë të poshtër, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe ta lenë Hasanin të mbledhë pemët e mundimeve të tyre…Serbët dhe Turqit duhet ta ngrehin Hasanin në qiell që ndaloj njohjen e një Shqipërie autonome me katër vilajetet, prej guvernës turke”. Gjykimi në frymë pesimiste që jep Noli, mbase nuk është i drejtë, për shkak se është tepër larg ngjarjeve, për më tepër se është po ai, që tek “Dielli” që më 1909, shkruan thirrjen se, “…detyra e shqiptarëve është të jenë besnikë te Turqia, se ndryshe do bien në thonjtë e atyreve të cilëve u tregohen si mbrojtës tani”. Largimi në kohë nuk e zbuti qëndrimin e Nolit. Në “Federation Balkanoque”, Vjenë, në numrin e 1 dhjetorit 1928, shkruan se “…sikur të mos ishin tradhëtuar prej krerëve, Shqiptarët (në Shkup) do ta kishin proklamuar që athere independencen e tyre”.

Po kush ishin tradhtarët. Vetëm pas 9 vjetësh, kur nga Shtypshkronja françeskane u botuan në vitin 1921, “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912”, shkruar nga Hasan Prishtina, akuzave të Nolit dhe një varg akuzash të tjera, iu dha një gjegje, me përshkrimin e së vërtetës. I trembur në ato ditë nga mundësia e një lufte civile mes çetave shqiptare, ja si i shpjegon arsyet Hasan Prishtina, udhëheqësi i kryengritjes:

-“Koha e shenueme për kryengritje u afronte gjithnji. I shkrova Ismail Qemalit qi ta kryente detyrën. M’u përgjigj me sot e me nesër e me premtime të thata…me apathinë qi diftoi Ismail Qemal Begu në të kryemit e detyrës së vet, na pat krijue nji gjendje gati të dishprueshme”.

-Që në Prishtinë, Riza Gjakova dhe Isa Boletini më thanë se “ne nuk duam autonomi dhe nuk mund të dahemi prej osmanëve. …kryengritja u sabotua sepse Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini dhe shumë fanatikë fetarë hallin e kishin me mësye e me e lirue Sulltan Hamidin prej burgimit në Selanik”.

-“Në Shkup mbrritëm me 20 përqind të fuqisë që kishim në Prishtinë. Rizai e Isa mendojshin me pështu Sulltan Hamitin, qi ishte i burgosur në Selanik… Jo që nuk mund t’u flitet me ta për punë t’Independencës, por nuk mund t’u përmendje gja as për autonomi, pse këto ishin fjalë mkati për Riza begun e Isa Boletinin…Ibrahim pasha e dinte që Hasan Prishtina ishte prishur keqas (me disa krerë). Ishte nevoja me e shpërnda nji orë e më parë fuqinë që kishim.

-“Përfaqesues të ardhun të Shqipnisë së Mesme, Abdi Toptani, Mustafa Kruja dhe Marka Gjoni, kur panë shkallën e fanatizmit të Riza Begut e Isa Boletinit, u dëshpëruen. U bindën se nuk mund ta shpallnim Indipendencën”.

Më 7 shtator 1912, Luigj Gurakuqi, i shkruante parisë së Elbasanit, mes të tjerash, “…faji është i të gjithë neve, sepse u lanë të ndërhyjnë fanatikët e Prishtinës, Shkupit e të Tetovës, që deshën të tregohen më turq se turqit”.

Këto ditë, në shtypin e Kosovës ndesh edhe në qëndrime, ku thuhet se Kryengritja e Përgjithshme u tradhtua nga krerët e Shqipërisë së Jugut. Për hir të së vërtetës, duhet pohuar se kur, më 12 gusht kryengritësit shqiptarë hynin në Shkup, çetat e kryengritësve të Shqipërisë së Jugut, çlironin qytetin e Konicës, Përmetit, Ersekës, Leskovikut, Fierit dhe mbërrinin në Peshkopinë e lirë. Më 12 gusht, në Prevezë e Gjirokastër dhe më 13 gusht, në Filat, mbaheshin mitingje mbarëpopullore. Qëndrime të tilla janë shprehi e orvatjeve në vazhdimësi, për të bërë histori të krahinave shqiptare e jo histori të kombit.

Shqipëria, edhe pse tani subjektit fetar nuk i kushtohet më vëmendje në tekstet e historisë, krahas atdhetarëve të paepur, gëlonte nga elementë turkomanë. Pashallarë, bejlerë e agallarë, zotërues të çifligjeve, ndonëse shqiptarë në kombësi, por që sundimin feudal të Turqisë e kishin në zemër, shihnin më me interes atë, se sa një Shqipëri të pavarur. Të tillë elementë, edhe pas 100 vjetësh, tashmë me petkun fetar, ende i kemi nëpër këmbë. Konferenca e Bashkësisë Islame, e quajtur shkencore, që po mbahet në Tiranë këto ditë në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, “Për ndihmesën e tyre në formimin e identitetit kombëtar”, krahas meritave dhe vlerave, e ka për mision të rrëfejë me objektivitet edhe dëmin e madh që i sollën lëvizjes për Pavarësi shumë krerë fanatikë myslimanë.

Lufta e i Ballkanike nisi për të mos lejuar Pavarësinë e Shqipërisë

Historiani amerikan i Universitetit të Çikagos, Ferdinand Schevill, në veprën, “Ballkani-Historia dhe Qytetërimi”, pragluftën e përshkruan: “Pra ishte çasti për të sulmuar, pasi shteti osman ishte i dobët dhe Shqipëria e katër vilajeteve ende nuk dukej në hartë”.

Ngjarjet u rrokullisën shpejt. Të alarmuar nga mundësia e fitores shqiptare, e cila po shkonte drejt autonomisë së katër vilajeteve, të Shkodrës, Janinës, Manastirit e Kosovës, monarkitë ballkanike filluan të organizoheshin. Rusia, në këto rrethana, i nxiti shtetet sllave në Ballkan të bashkoheshin kundër Perandorisë Otomane. Traktatit të Marsit të vitit 1912 mes Bullgarisë dhe Serbisë iu bashkëngjitën në shtator Mali i Zi dhe Greqia. Më 8 Tetor, Lufta Ballkanike, me synim copëtimin e tokave shqiptare, filloi. Turqia u thye dhe në fillim të nëntorit u dorëzua në mënyrë të turpshme, duke lënë pas jehonën e tmerreve të luftës që kish ngërthyer pjesën më të madhe të territoreve shqiptare, të pushtuara e të shkatërruara nga serbët, malazezët e grekët. Kjo ishte gjendja e rëndë, kur shqiptarët, pasi dështuan në Shkup, bënë së fundi hapin e guximshëm në Vlorë, për të mos lejuar ndarjen e tokave të tyre si plaçkë lufte, qëllime që ishin shfaqur sheshazi nga mbretëritë e Ballkanit. Autonomia që na e dha Turqia më 19 Gusht 1912, nuk e pa, as u prek dhe askush nuk pati më kohë të kërkonte zbatimin e “14 pikave”

Lufta për të fituar lirinë vazhdon

Para 100 vjetësh, konsulli i Austro-Hungarisë në Shkup, thoshte se “…ka shqiptarë si në kohën e Skënderbeut, por nuk ka Skënderbej që t’i prij e t’i udhëheq”. Ndonëse kemi pasur 100 vjet kohë për t’i shoshitur gjërat, ende, me vorbullat që sjell herë pas here koha, me kujtimet kontradiktore për ngjarjet e vitit 1912, të sjella nga Sejfi Vllamasi, Dervish Hima, Eqerem Bej Vlora, Selenica, Noli e Gurakuqi, etj., paqartësitë vazhdojnë.

Dy gjëra dihen mirë: së pari, nuk ishte vetëm fshatari i Sharrës, Haxhi Qamili, që kërkonte “Babën”, por dhe një pjesë e parisë së kohës, deri ditën e Pavarësisë, madje edhe më pas, e shikonin Shqipërinë nën suzerenitetin e Sulltanit. Së dyti, mungesa e mirëkuptimit, moskoordinimi i veprimeve dhe shfaqja e ambicieve klanore, elementë që nuk lejuan shpalljen e Pavarësisë shqiptare në Shkup, vazhdojnë të jenë ende tipare bashkudhëtuese të kombit, si në Veri, ashtu dhe në Lindje e në Jug. Atje ku detyra është e qartë, ngurrimi vazhdon të shfaqet si disfatë edhe tani. Më lehtë mund të ëndërrosh një parti shqiptare në drejtim të Maqedonisë, sesa të ëndërrosh një bashkim të shqiptarëve në Maqedoni, me platformë të përbashkët kombëtare. Përçarja, “S’është aq keq sa duket – thotë analisti Kim Mehmeti – por edhe më keq”. Gjithsesi, ata që morën pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të 1912-s, janë të gjithë heronj të këtij populli, me tërësinë e tyre, të mirat e mangësitë që shfaqën në rrethanat e kohës. Ata na kanë mbetur në kujtesë, sepse populli i ka dashur.

Një figurë qendrore e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e mëvetësi, është Hasan Prishtina, të cilit, rrethanat tragjike të zhvillimeve të Luftës Ballkanike, nuk i lejuan të ndodhej në momentin e shpalljes së Pavarësisë. Hasan Prishtina, sipas një versioni, i lindur në Vushtri, më 27 shtator 1873, e sipas një version tjetër, më 1878, në rrënjë është Berishë nga Galica. Ka mbajtur edhe mbiemrin Polaci dhe, pas zgjedhjes si deputet i Prishtinës në Parlamentin turk, mori mbiemrin Prishtina. U diplomua në Stamboll, në Fakultetin e Drejtësisë. Njihte gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, italisht, arabisht, serbisht e turqisht.

Zotëronte një kulturë që e dallonte cilësisht nga rrethi ku punonte e jetonte. Administrata turke, që në rini të hershme, i besoi atij kryerjen e disa funksioneve qeverisëse shumë të rëndësishme në kuadrin e Perandorisë Otomane. Në Stamboll pati lidhje të afërta me bashkatdhetarët e shquar, si vëllezërit Frashëri, të cilët patën ndikim të madh në formimin e tij atdhetar.
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/ ... pit-(FOTO)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#23

Post by arianmarku »

Mirë se vini në Shqipërinë natyrale!




Koço Danaj
Është një ftesë, që në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë, ju drejtohet fqinjëve të saj, grekë, serbë, malazezë dhe maqedonas. Po pse atyre në fillim? Sepse ata janë fqinjët tanë dhe shqiptarët ftesat e para ua drejtojnë fqinjëve. Ata janë fqinjët tanë dhe sot në territoret e shteteve të tyre kanë padrejtësisht territore të Shqipërisë natyrale, të cilat me paqe dhe në rrugë paqësore ne do t’ua marrim.

Është një ftesë që i drejtohet Brukselit dhe Uashingtonit. Po pse edhe atyre? Sepse Brukseli është kryeqyteti i Evropës së Bashkuar dhe Shqipëria natyrale është pjesë organike e saj. Sepse Uashingtoni është aleati strategjik i Shqipërisë natyrale.

Është një ftesë që ju drejtohet edhe shumicës dërrmuese të politikanëve shqiptarë të cilat sot drejtojnë tre vilajete shqiptare. Edhe ata do të jenë të mirëseardhur. Do të jetë i mirëseardhur Sali Berisha, Bamir Topi, Edi Rama të konkurrojë për president, kryeministër ne Tetovë, Kumanovë, Mitrovicë, Preshevë, Gjilan, Drenicë... Do të jetë i ftuar Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj të konkurrojë në Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Konispol, Filat etj. Do të jetë i ftuar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi të konkurrojë në Fier, Durrës, Shkodër etj.

Po pse ftesa bëhet që sot? Që të përgatiten të gjithë, edhe fqinjët, edhe Brukseli, edhe aleatët, por edhe politikanët shqiptarë që luftojnë për pushtet.

Por, nuk është vetëm një ftesë. Është edhe një doktrinë e sanksionuar në aktin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912, por e papërfunduar. Na takon ne shqiptarëve të fillim shekullit të XXI-të ta përfundojmë. Atë që na morën me luftë, me racizëm, me mentalitet kolonialisti dhe gjenocid, ta marrim me paqe, me argumente dhe me dialog.

Për shembull, në kujtimet e tij Eduard Grey do të shprehej se bëhet fjalë për disa fshatra shqiptare, kur në realitet Shqipërisë natyrale ju shkëputën nga trungu më shumë se 50 mijë kilometra katrore dhe sot Vilajeti i Shqipërisë, në qind për qind të territorit të tij, kufizohet me troje shqiptare. Ky vilajet nuk ka fqinjë as grekë, as maqedonas, as serbë, as malazezë, por ka fqinjë vetëm shqiptarë. Ndërsa, pasardhësit e Greyt, në vitin 1982, bënë luftë kundër Argjentinës për disa ishuj, me mijëra kilometra larg Londrës, në Malvine, ose Folklend, afër Argjentinës. Dhe bota e qytetëruar ju dha të drejtë.

Për shembull, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, mbeti një territor i vogël midis Polonisë dhe Lituanisë me kryeqytet Konigsbergun (Kaliningrad). Ky territor është edhe sot pjesë e Federatës ruse, për shkak se shumica dërrmuese e banorëve janë rusë (Kalinigradi është 600 kilometra larg nga Berlini dhe 1200 kilometra nga Moska). Ndërsa, Struga është dy kilometra nga Pogradeci, e megjithatë, konsiderohet pjesë e Maqedonisë.

Po kur do të fillojë të shkruhet Ftesa për fqinjët, miqtë dhe aleatët e Shqipërisë natyrale? Do të shkruhet në periudhën midis 29 korrikut 2013 që përkon me copëtimin juridik të kombit shqiptar dhe do të përfundojë në prill 2015 që përkon me asgjësimin tërësor të kombit shqiptar nga Traktati i fshehtë i Londrës

Por, nuk është përsëri thjesht një ftesë, është më shumë se kaq. Është një vizion për të ardhmen e rajonit dhe të vetë Evropës. Rajoni i Ballkanit dhe vetë Evropa dëshiron paqe dhe stabilitet, për më tepër që tani është në krizë. Dhe, shqiptarët janë në pararojë të paqes dhe stabilitetit. Ai që ka provuar disa herë gjenocidin, racizmin, deri edhe shpërbërjen, ai e dëshiron paqen më shumë se të tjerët.

Prandaj, shqiptarët janë të etur më shumë se të tjerët për paqe, stabilitet. Prandaj, sot kanë arritur në një shkallë të atillë vizioni që ta kuptojnë se Shqipëria natyrale është vizioni i paqes dhe progresit rajonal dhe evropian.

Vizoni i Shqipërisë natyrale ka edhe kundërshtarët e tij. Këta kundërshtarë janë midis politikanëve shqiptarë, por edhe midis fqinjëve, apo deri në Bruksel. Po çfarë na thonë kundërshtarët tanë, brenda nesh dhe përballë nesh?

Ja për shembull: na thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet, por duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Është një tezë antihistorike dhe antishqiptare, sepse kur në vitin 1291, përfaqësuesit e kantoneve të Urit, Shëycit dhe Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë kryeqendra e Koncertit të Vjenës duke u dhënë tonin për gati një shekull marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa, më 28 nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë që u mblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm nga gjithë hapësira e kombit shqiptar, por edhe shpallën pavarësinë e Shqipërisë natyrale, që shtrihej në katër vilajetet e atëhershme otomane.

Por, modeli që na serviret është edhe antishqiptar. Konferenca e Londrës e vitit 193 i copëtoi shqiptarët në pesë pjesë, mbi bazën e logjikës koloniale, duke shpërblyer me territore shqiptare shtetet fqinje që u konsideruan fitimtarë të Luftës Ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj fuqie të madhe. Këtij pseudo argumenti ne do t’i vëmë përballë një argument real dhe të freskët. Dhe ky është shembulli gjerman. Gjermania në vitin 1945 u nda në katër pjesë dhe me vonë në dy pjesë, për të kënaqur fitimtaret e Luftës së Dytë Botërore. Pas 45 vjetësh, kjo padrejtësi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky është shembulli që vlen edhe për kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë se përballë kombeve dhe çështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarde.

Segmente të ndryshme të BE-së shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perëndimore e kishte sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar. Po edhe ne e kemi të sanksionuar ne Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në Preambulën e saj. Dhe, këtë Kushtetutë, pasi e miratuan shqiptarët e konsideruan të drejtë edhe juristët e nderuar të Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO-s. Por, kundërshtarët tanë na thonë akoma më shumë. Na thonë se tani që po shuhen kufijtë, nuk ka nevojë të bashkohen shqiptarët. Po pastaj, ky nuk është argument, është thjesht një konstatim. Pse?

Shuarja e kufijve nuk e ezauron bashkimin e shqiptarëve, përkundër e shtron si imperativ të dorës së parë. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i njerëzve, aq më shumë lind nevoja e forcimit të shteteve në territoret e të cilave ndodh ky qarkullim. Dhe, kjo për të garantuar cilësinë e këtij qarkullimi të lirë dhe për të parandaluar kaosin dhe rrëmujën. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i ideve nga një vend në tjetrin, aq më shumë forcohen identitetet kombëtare të vendeve të ndryshme. Dhe, kjo për arsyen e thjeshtë se qarkullimi i lirë i ideve nuk do të thotë shuarje e identiteteve nacionale, por përkundrazi forcim i tyre. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i mallrave, aq më shumë po bëhen përpjekje për forcimin dhe përkrahjen e asaj që quhet sipërmarrje kombëtare.

Globalizëm nuk do të thotë kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, që japin e marrin me njeri-tjetrin, pa u tjetërsuar njeri tek tjetri. Njerëzit lëvizin të lirë në gjithë Evropën, por trojet mbeten aty ku janë, shtetet aty ku janë, kombet aty ku janë. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim të tyre. Dhe, elementi i pare i civilizimit te një kombi është e drejta e tij për tu bashkuar.

Dhe e fundit, disa politikanë dhe politologë fqinjë na thonë se trojet nuk bashkohen pa luftë. E kanë gabim ose vazhdojnë të gjykojnë me mentalitetin e Luftës së Ftoftë. Pse?

Sot, kur të gjitha regjimet në rajon janë demokratike, atëherë edhe Shqipëria natyrale do realizohet në rrugë demokratike, pa luftë.

Dhe e fundit, në përvjetorin e 100-të të Shqipërisë natyrale, kjo ftesë është edhe një amanet i së shkuarës. Shqiptarët nuk mund të festojnë 28 Nëntorin në mënyrë hipokrite duke shkuar një ditë në vit, duke mbajtur ca fjalime, duke vënë ca kurora dhe pastaj të shijojnë çdo ditë turpërisht, 29 korrikun, 17 shkurtin dhe 9 shtatorin.

Dhe amaneti i së shkuarës është: Të festojnë dhe të shijojnë 28 Nëntorin 1912, shpalljen e Shqipërisë natyrale, duke e bërë atë realitet.

Ka edhe të tjera që do të elaborohen ditë pas dite, por edhe kaq mjafton për ti dhënë kuptim Ftesës: Mirë se vini në Shqipërinë natyrale. /telegrafi/ http://www.telegrafi.com/?id=26&a=5449
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#24

Post by Mallakastrioti »

NGA GJILANI IA MËSYNË VLORËS NË KËMBË

Image

Gjilan, 10 nëntor - Ekrem Avdiu, nga Gjilani, Dilaver Musliu, nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë. Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një.

Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që ia mësyu Vlorës këmbë, tha se do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën heroike.

Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve përshkon rrugët Gjilan – Ferizaj – Shtime – Suharekë – Prizren – Kukës – Rrëshen – Fushë Krujë – Durrës – Fier - Vlorë.

Për të përcjellë këtë grup prej katër qytetarëve kishin dalë qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputetë etj.

Omer Daku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, tha për rajonipress se kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi, të cilën e ka përshëndetur edhe Komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë.

www.voal-online.ch
Image
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#25

Post by Arbëri »

Vjen në Durrës prej Maqedonisë, më i madhi Flamur Kombëtar, 150 m²

Image



DURRËS - Në prag të festimit të 100-Vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar në qytetin e Durrësit ka arritur nga Maqedonia Flamuri ynë Kombëtar, më i madhi që është përdorur ndonjëherë në vendin tonë. Sipërfaqja e tij është rreth 150 m². Ky flamur do të paraprijë shumë veprimtari kulturore e historike. Organizatorët bëjnë me dije se simboli që karakterizon shtetin tonë përpara çdo fuqie të huaj, tashmë unifikon të gjithë shqiptarët kudo që janë, pavarësisht vendbanimit. Qëllimi i mbërritjes së flamurit gjigand në qytetin e Durrësit është 100-Vjetori i Pavarësisë dhe manifestimit që do të bëhet në një nga ambjetet turistike të bregdetit. Manifestimi i organizuar do të përmbajë program muzikor me këngëtarë shqiptarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, valle popullore nga ansamble të ndryshme artistike, recitime patriotike. Nata gala e 100-Vjetorit të Pavarsisë nis mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Flamuri prej 150 m2 do të valëvitet fillimisht në Durrës pastaj bashkë me atdhedashësit do të marshojë për në qytetin historik të Vlorës. Një flamur me dimensione të tilla është përdorur vetëm nga tifozëria e zjarrtë e shqiptarëve, që jetojnë në Maqedoni gjatë ndeshjeve të futbollit të kombëtares tonë dhe një flamur i ngjashëm për nga madhësia është përdorur ditën e pavarësisë së Kosovës.

/Shekulli Online/M.B./
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#26

Post by Adriana »

Meshari i Gjon Buzukut mbërrin në Shqipëri


Tiranë, 11 nëntor - Ka mbërritur nga Selia e Vatikanit në Tiranë kopja origjinale e librit të parë shqip, Meshari i Gjon Buzukut.

Kopja origjinale e Mesharit e cila daton që nga viti 1555 vjen në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ajo do të qëndrojë e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare gjatë muajit nëntor, njofton "Oranews".

Meshari i Gjon Buzukut do të ekspozohet nesër në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare ndërsa do të qëndrojë atje deri më datën 28 Nëntor.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ekspozuar veprën më të lashtë në gjuhën shqipe, “Mesharin”, në Tiranë.

Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe.

Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#27

Post by Adriana »

Gati shtatorja e Adem Jasharit

Shkup - Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, është gati dhe do të vendoset këtë fundjavë në hyrje të fshatit Radushë.
Punimet rreth këtij monumenti janë në fazën finale, ndërsa siç bën të ditur Këshilli Organizativ i fshatit Radushë, në shpalosjen e tij do të marrë pjesë kreu më i lartë i BDI-së i prirë nga Ali Ahmeti.
Në solemnitetin e paralajmëruar do të marrin pjesë edhe mysafirë nga Kosova, Shqipëria, Bujanoci e Presheva.
Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe aktori Reshat Arbana, si dhe shoqëri të ndryshme kulturore-artistike nga vendi.
Ndërkaq, bëhet e ditur se këngëtarja shqiptare nga Kosova, Shkurte Fejza, i ka dedikuar një këngë aktit të vendosjes së bustit të heroit kombëtar, Adem Jashari.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#28

Post by Adriana »

Mallakastrioti wrote:NGA GJILANI IA MËSYNË VLORËS NË KËMBË

Image

Gjilan, 10 nëntor - Ekrem Avdiu, nga Gjilani, Dilaver Musliu, nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë. Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një.

Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që ia mësyu Vlorës këmbë, tha se do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën heroike.

Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve përshkon rrugët Gjilan – Ferizaj – Shtime – Suharekë – Prizren – Kukës – Rrëshen – Fushë Krujë – Durrës – Fier - Vlorë.

Për të përcjellë këtë grup prej katër qytetarëve kishin dalë qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputetë etj.

Omer Daku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, tha për rajonipress se kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi, të cilën e ka përshëndetur edhe Komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë.

http://www.voal-online.ch


Mesazhi me i bukur qe kam pare deri me tani, Vlora do mireprese me krahe hapur niprit e Isa Boletinit. Ne kete fotografi shikojme si atehere kur Isa Boleti dhe trimat e tij udhetuan drejt Vlores, gjitashtu shikojme edhe vullnetin, deshiren, qellimin, idealin, forcen, e mbi te gjitha Atdhedashurine. Kush ka mundesine te mos mungoj ne :arrow: VLORE
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#29

Post by CERMENIKASI »

USA
Prej datës 10 nëntor, në sheshin qendror të qytetit Worcester, Massachusets, në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë, do të ngrihet flamuri shqiptar, flamur i dhuruar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Worcester është qyteti me më shumë shqiptarë në SHBA dhe pikërisht nga ky qytet mori jetë nisma e bashkimit të patriotëve, që përmes Presidentit Woodrow Wilson bënë të mundur që në mbarë botën, Shqipëria të njihet si shtet sovran.

Worcester është qyteti me më shumë shqiptarë në SHBA dhe pikërisht nga ky qytet mori jetë nisma e bashkimit të patriotëve, që përmes Presidentit Woodrow Wilson bënë të mundur që në mbarë botën, Shqipëria të njihet si shtet sovran.

Dhurimi i flamurit është akti më i bukur dhe fisnik i festës që po organizohet në një nga qytetet me komunitetin më të madh dhe më të vjetër shqiptar në Amerikë. Prej datës 10 nëntor, ai do të valëvitet në sheshin e qytetit, pranë Bashkisë së Worcesterit, duke ia bërë atdheun më të afërt 20 mijë shqiptarëve që jetojnë këtu.

Dhurimi i flamurit është akti më i bukur dhe fisnik i festës që po organizohet në një nga qytetet me komunitetin më të madh dhe më të vjetër shqiptar në Amerikë. Prej datës 10 nëntor, ai do të valëvitet në sheshin e qytetit, pranë Bashkisë së Worcesterit, duke ia bërë atdheun më të afërt 20 mijë shqiptarëve që jetojnë këtu.

Në shenjë mirënjohje, bashkësia e hebrenjve të qytetit, përmes z. Jesse Kaplan dorëzoi një certifikatë për Shqipërinë dhe shqiptarët që ndihmuan hebrenjtë gjatë holokaustit. Me një vendim të veçantë, qyteti i Worcester e quan 28 nëntorin, si Dita e Flamurit të Shqipërisë. Një çelës simbolik iu dhurua 100- vjeçarit Savo Gaba, si shenjë e emigrimit të hershëm të shqiptarëve, në Worcester.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#30

Post by Arbëri »

Aktivitete në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi për nder të festave

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi do të organizojë manifestime me rastin e 28 Nëntorit - Festës së Flamurit dhe 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar.
Organizimet janë paraparë të mbahen në të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi duke filluar nga data 15..11.2012 në Anë të Malit, më 16.11.2012 në Rozhajë, pastaj në Malësi (ende nuk është caktuar data), në Plavë, më 23.11.2012, në Krajë, më 23.11.2012, në Ulqin, më 24.11.2012 (Koreodrama,,Kalendari", me ftesa), në Ulqin, më 25.11.2012(program i organizuar nga studentët e UP ,,100 minuta për 100 Vjetor), dhe përseri në Ulqin, më 27.11.2012.

Ju ftojmë të vini e të festojmë së bashku ! Urime Festën e Flamurit dhe 100 Vjetorin e Pavarësisë, thuhet nga KNSH.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”