"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#31

Post by Arbëri »

Malsoret (USA)
Darka vjetore e Shoqatës Shqiptaro - Amerikane Ana e Malit

Image

Shoqata Shqiptaro - Amerikane Ana e Malit në Nju Jork organizon manifestimin jubilar me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptar.
Darka vjetore - Festa e Flamurit do të organizohet me 24 nëntor nga ora 6:00 PM deri në ora 11:00 PM në:

Grand Prospect Hall,
263 Prospect Avenue,
Brooklyn,
NY 11215
Me këtë rast mysafirët do ti argëtojnë këngëtaret dhe aktoret nga diaspora dhe vendlindja.
Çmimi për të rritur është $100, për fëmijë në moshën prej 8 - 12 është $50 kurse për fëmijët nën moshën 8 vjeçare hyrja është gratis.
Përsoni përgjegjës për informata dhe bileta është Fatmir Kallaba, nr. telefonit 917-692-1939.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#32

Post by Arbëri »

Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë: “100 vjet të harruar nga Shqipëria”

Image

PRESHEVË – Nën organizim të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, aktivistë të të drejtave të njeriut po vazhdojnë festën e tyre me moton “100 Vjet Shtet -100 Vjet Harresë”. Në Bujanoc e Preshevë ata kanë paraqitur “Librin e Qytetarëve”, ku qytetarë të ndryshëm, figura politike, gazetarë, profesorë, mjekë e qytetarë të zakonshëm të këtyre trevave po shkruajnë urime, kritika e kërkesa shtetit shqiptar, i cili, sipas tyre, ka harruar Luginën e Preshevës. “Jemi Një”, “Kryeministër, ke dëgjuar për Bujanocin”, “Pse s’na vizitoni? Jemi Shqiptarë”, “Ne jemi mirë, kur Shqipëria bëhet mirë”, “Edi erdhi, po JU? “Shqipëri KU JE?” ishin disa nga qindra kërkesat e qytetarve shqiptarë, të indinjuar nga politika qeverisëse e shtetit amë në këto 100 Vjet Pavarësi, e veçanërisht 20 vitet e fundit të pluralizimit politik në Shqipëri. Aktiviteti do të vazhdojë përgjate kësaj jave, deri kur në fund organizatori të gjitha këto t’i dërgojë në mënyrë zyrtare përfaqësuesit të Shtetit Shqiptar, në këtë rast Sali Berishës si Kryeministër dhe Bujar Nishanit si President i Shtetit.

Qytetarët e zakonshëm, të pandikuar nga ‘rrjetat’ politike vendore kanë falenderuar aktivistët e rinj për mundësinë, që u dhanë qytetarve për kontakte të drejtpërdrejta me krerët e shtetit, mbase kjo duke shprehur indinjatat edhe me liderët vendas, të cilët, sipas tyre, nuk dallojnë nga politika që sot udhëheq Republikën e Shqipërisë.

Enkel Rexhepi, aktivist i KDNJ’s lidhur me fushatën thekson: “Duke parë dhe nga afër gjendjen aktuale sociale-ekonomike,diskriminimin që u behet qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës nga vet shteti ku jetojmë, Serbia, njëkohësisht duke ditur dhe çfarë bën shteti amë, Shqipëria përgjatë këtyre 100 vjetëve, vendosëm në mënyrë modeste të ngrëmë zërin, që cilado qeveri qoftë, e majtë apo e djathtë të zbatojë Kushtetutën, e cila në nenin 8 të saj paraqet që Shteti Shqiptar mbron të drejtat e shqiptarëve edhe jashtë kufirit administrativ.”

Në fletushkat e aktivistëve, të cilat po shpërndahen në qytetet e Bujanocit e Preshevës, është paraqitur Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili thotë: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, që jeton jashtë kufijve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë shtetit, për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare”….
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#33

Post by Sally »

Arbëri wrote:Aktivitete në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi për nder të festave

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi do të organizojë manifestime me rastin e 28 Nëntorit - Festës së Flamurit dhe 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar.
Organizimet janë paraparë të mbahen në të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi duke filluar nga data 15..11.2012 në Anë të Malit, më 16.11.2012 në Rozhajë, pastaj në Malësi (ende nuk është caktuar data), në Plavë, më 23.11.2012, në Krajë, më 23.11.2012, në Ulqin, më 24.11.2012 (Koreodrama,,Kalendari", me ftesa), në Ulqin, më 25.11.2012(program i organizuar nga studentët e UP ,,100 minuta për 100 Vjetor), dhe përseri në Ulqin, më 27.11.2012.

Ju ftojmë të vini e të festojmë së bashku ! Urime Festën e Flamurit dhe 100 Vjetorin e Pavarësisë, thuhet nga KNSH.

-itsok- Nje lajm i mire nga Mali i Zi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#34

Post by Sally »

Arbëri wrote:Malsoret (USA)
Darka vjetore e Shoqatës Shqiptaro - Amerikane Ana e Malit

Shoqata Shqiptaro - Amerikane Ana e Malit në Nju Jork organizon manifestimin jubilar me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së shtetit shqiptar.
Darka vjetore - Festa e Flamurit do të organizohet me 24 nëntor nga ora 6:00 PM deri në ora 11:00 PM në:

Grand Prospect Hall,
263 Prospect Avenue,
Brooklyn,
NY 11215
Me këtë rast mysafirët do ti argëtojnë këngëtaret dhe aktoret nga diaspora dhe vendlindja.
Çmimi për të rritur është $100, për fëmijë në moshën prej 8 - 12 është $50 kurse për fëmijët nën moshën 8 vjeçare hyrja është gratis.
Përsoni përgjegjës për informata dhe bileta është Fatmir Kallaba, nr. telefonit 917-692-1939.

-waiting- Nuk me duket normale qe cmimi per moshen e te rriturve eshte caktuar nga mosha 13 vjec.
Nuk do tu iki zeri kengetareve te kendonin njehere falas, po marre si fakt kengetaret, se nuk mendoj qe nje femije 13 vjec do darkohet me sasine e nje te rituri. Kjo gje quhet ha...merr...ik
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#35

Post by arianmarku »

100 të rinj struganë, me qerre drejt Vlorës
15 nëntor 2012

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nga Struga do të udhëtojnë simbolikisht me qerre me kalë nëpër disa qytete shqiptare 100 të rinj e të reja nga qyteti i Strugës, ndërsa destinacioni i fundit do të jetë Vlora, qyteti ku u shpall pavarësia.

Agim Dauti dhe Ajrush Miftari tregojnë se marshi ka për qëllim të kujtojë dhe njëkohësisht të vlerësojë kontributin e çmuar që kanë dhënë Struga e Ohri në shpalljen e pavarësisë, më 28 nëntor 1912

Sipas organizatorëve, pjesë e marshit do të jenë 100 djem dhe vajza të reja, që do të simbolizojnë 100 vjet pavarësi, ndërsa si pjesë e marshit do të jenë edhe të burgosurit politikë, ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të nënshkruesve të pavarësisë nga Struga, si dhe qytetarë të shumtë, njofton Ina.

Karvani strugan do të udhëtojë fillimisht drejt Elbasanit, për të qenë pjesë e manifestimit që do të zhvillohet më 25 nëntor në sheshin e qytetit, ku do të ngrihet Flamuri Kombëtar dhe do të vendoset busti i Aqif Pashë Elbasanit, krah të cilit para 100 vjetësh kanë qenë edhe disa delegatë struganë.(koha)
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#36

Post by Arbëri »

Këshilli Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#37

CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#38

Post by CERMENIKASI »

Prishtina përgatitet për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë

Shtrimi i pllakave në dy sheshet e kryeqytetit, ai “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti” pritet të përfundojnë deri në fund të këtij muaji. Në këto dy sheshe Komuna e Prishtinës, festën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, do ta shënoj me aktivitete të shumta.

Kryeqyteti i Kosovës ka filluar përgatitjet për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Tashmë pothuajse në çdo shtëpi e rrugë të kryeqytetit të Kosovës, është krijuar një atmosferë festive, që vetë qytetarët e kanë bërë duke vendosur prej ditësh flamujt kombëtar në ballkone e dritare.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës Asdren Osaj, tha se ditëve të ardhshme pritet që në qendër të Prishtinës, të rivendoset shtatorja e dëshmorit Zahir Pajazitit, ndërkaq më 25 nëntor, çiklistë nga Prishtina do të nisen drejt Vlorës, ndërsa më 28 nëntor do të mbahet manifestimi kryesor.

Zëdhënësi Osaj thotë se në këtë kuadër po punojnë intensivisht që në dy sheshet e kryeqytetit, ai “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”, të jenë të përfunduara shtrimi i pllakave ku dhe do të zhvillohen aktivitet e shumta.

Osaj thekson se pjesë tjera përcjellëse të shesheve do të përfundojnë në pranverë të vitit të ardhshëm. Ndryshe manifestime, për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Botasot 18/11/2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#39

Post by Arbëri »

Himni i 100 Vjetorit "Ne nje flamur të ndare"
Official Anthem Song of independence with lyrics

Himni i 100 Vjetorit "NË NJË FLAMUR TE NDARË" Official Anthem Song of independence
NË NJË FLAMUR TE NDARË
Një këngë kushtuar të gjithë shqiptarëve anë e mbanë nëpër botë.
LEXO tekstin, DËGJO muzikën, mundohu ta KËNDOSH edhe sëbashku me pesë këngëtarët nga pesë trevat shqipfolëse (Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Çamëria, dhe nëse nuk ndjehesh pjesë e ndonjë prej tyre, atëherë më vjen keq miku im por ndoshta nuk je dhe aq shqiptar.
Teksti: Agim Doçi
Muzika dhe orkestrimi: Edmond Zhulali
Nikollë Nikprelaj, Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Enkelejda Arifi, Ilir Shaqiri
Nikollë Nikprelaj:
Bjeshkët ku plaket bora
Bashkë me lisat rriten trimat
Unë Malësor emrin e morra
Për lirinë shkrepa martina

Ma copëtun Hotin e Grudën
M' i kanë pre Plavën e Gucinë
Nëpër vite ma prenë udhën
Jam Shqipëtar në MAL TË ZI

Ref: Kastriot Tusha
Shqipëtar Bijtë e Shqiponjës
Nën një flamun të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Përjetësisht jemi SHQIPËTARË
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtarë
Gjithmonë do të jetë Shqipëri
Sa të ketë dhe e gjak Shqipëtarë

Kor:
Gjithmonë, Gjithmonë do të jetë Shqipëri
Sa të ketë dhe, e gjak, e dhe e gjak Shqipëtarë

Selamiu
Ku ka rreze të arsimit
Ku ka fusha lule e borë
Ku këndojnë këngët e Namit

Kori: Që nga Struga në Tetovë

Ku valon gjaku i shqipëtarit
Ku na rrit nëna me halle
N' gryk t' Radikës Gostivarit
Ku rrjedh Drini n'Dibër t'Madhe

Enkelejda
Se ç'të prenë e se ç'tu sulën
Kor: Çamëri, Çamëri, Çamëri
Se ç'të dogjën Çamëri
Kor: Çamëri, Çamëri, Çamëri moj Çamëri
Një mallkim ta preu udhën
Kor: Çamëri, Çamëri
Muhaxhi pa tokë e shtpi

Të gjithë:
A s' më thua pse të vranë
Të përzunë në pabesi
Nënë e babë pa varr t'i lanë
Moj martirja Çamëri

Ref:
Shqipëtar Bijtë e Shqiponjës
Nën një flamun të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Përjetësisht jemi SHQIPËTARË
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtarë
Gjithmonë do të jetë Shqipëria
Sa të ketë Dhe e gjak Shqipëtarë

Iliri
Nëpër shekuj je coptur
Për liri kurrë nuk je lodh
Për Flamur duke luftuar
Nuk u epe kurrë KOSOVË

Erdhi dita e bekuar
Nëpër shekuj e ke pritë
Krahë për krahë sot je rreshtuar
Më e reja Republikë

Ref:
Shqipëtar Bijtë e Shqiponjës
Nën një flamun të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Përjetësisht jemi SHQIPËTARË
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtarë
Gjithmonë do të jetë Shqipëria
Sa të ketë dhe e gjak Shqipëtarë
Gjithmonë do të jetë Shqipëria
Sa të ketë dhe e gjak Shqipëtarë

Bjeshkët ku plaket bora
Bashkë me lisat rriten trimat
Unë Malësor emrin e morra
Për Lirinë shkrepa martina

Ma copëtun Hotin e Grudën
M' i kanë pre Plavn e Gucin
Nëpër vite ma prenë udhën
Jam Shqipëtar në MAL TË ZI
Ref:
Shqipëtar Bijtë e Shqiponjës
Nën një flamun të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Përjetësisht jemi SHQIPËTARË
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtarë
Gjithmonë do të jetë Shqipëria
Sa të ketë Dhe e gjak Shqipëtarë

Kor:
Gjithmonë, Gjithmonë do të jetë Shqipëri
Sa të ketë Dhe, e Gjak, e dhe e Gjak Shqipëtarë

Selami Kolonja
Ku ka rreze të arsimit
Ku ka fusha lule e borë
Ku këndojnë këngët e Namit
Kori: Që nga Struga në Tetovë

Ku valon gjaku i shqipëtarit
Ku na rrit nëna me halle
N' gryk t' Radikës Gostivarit
Ku rrjedh Drini n'Dibër t'Madhe

Enkelejda Arifi
Se ç'të prenë e se ç'tu sulën
Kor: Çamëri, Çamëri, Çamëri
Se ç'të dogjën Çamëri
Kor: Çamëri, Çamëri, Çamëri moj Çamëri
Një mallkim ta preu udhën
Kor: Çamëri, Çamëri
Muhaxhi pa tokë e shtëpi

Të gjith[
A s' më thua pse të vranë
Të përzunë në pabesi
Nënë e babë pa varr t'i lanë
Moj martirja Çamëri

Ref:
Shqipëtar Bijtë e Shqiponjës
Nën një flamun të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Përjetësisht jemi SHQIPËTARË
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtarë
Gjithmonë do të jetë Shqipëria
Sa të ketë Dhe e gjak Shqipëtarë

Ilir Shqiri
Nëpër shekuj je coptur
Për liri kurrë nuk je lodh
Për Flamur duke luftuar
Nuk u epe kurrë KOSOVË

Erdhi dita e bekuar
Nëpër shekuj e ke pritë
Krahë për krahë sot je rreshtuar
Më e reja Republikë

Ref:
Shqipëtar Bijtë e Shqiponjës
Nën një flamun të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Përjetësisht jemi SHQIPËTARË
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtarë
Gjithmonë do të jetë Shqipëria
Sa të ketë dhe e gjak Shqipëtarë
Gjithmonë do të jetë Shqipëria
Sa të ketë dhe e gjak Shqipëtarë
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#40

Post by Sally »

Arrin në Kosovë shtatorja e Isa Boletinit

Mitrovicë, 19 nëntor - Shtatorja e heroit kombëtar, Isa Boletini, ka hyrë nga Shqipëria në territorin e Republikës së Kosovës.

E gjatë 3.65 metra, kjo shtatore tashmë është duke vazhduar rrugëtimin drejt Mitrovicës, ku do të bëhet përurimi i saj më 24 nëntor.

Shtatorja realizuar nga skulptori durrsak, Idriz Balani, do të përurohet në kuadër të manifestimeve të shënimit të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Image
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#41

Post by Arbëri »

Prej nesër Shkupi vishet kuq e zi

Edhe ne keto ore Shvercerat (fansat e KF Skupi,live) punojn, per ty Shqiperi nuk ka lodhje nuk ka pushim. Mos te haroni me 24 nentor ne stadion dhe me 25 nentor ne manifestimin qendror. Shqiperi Etnike
Image

'Flamur për çdo shtëpi'

Image

“Prej nesër përveç familjeve që do të kenë flamuj kombëtar edhe në Komunë, në rrugët kryesor, bulevarde do të jenë shenjat kombëtare, flamujt kombëtar të cilat Shkupin do e bëjnë të frymën shqip, të frymojë kuq e Zi njëjtë si Vlora, Tirana dhe gjitha qytetet tjera shqiptare”,
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#42

Post by Arbëri »

Struga

Image

Tetova
Marshi i Nentorit
Nëntor 24 në ora 8:30.PD
Tetove -Sellce - Gurre i Kuq

Image

Shkup

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#43

Post by CERMENIKASI »

Arbëri ,andej qenëka ba krejt me ngjyra kuq e zi ,ju lumtë
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#44

Post by Arbëri »

Kendej festat kombetare jane me te ndishme ,shkaku qe me hasmin jetojme me nje oborr ;)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Njiqind vjetori i pamvarësisë të Shqipnisë

#45

Post by CERMENIKASI »

Image

Image
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”