"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

#1

Post by Arbëri »

Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

Image

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është rikthyer sërish historisë dhe çështjes kombëtare, duke thënë se ajo do jetë përjetë në programin e Partisë Demokratike.

Në themel të Partisë Demokratike ishin aspiratat e të rinjve për të qenë pjesë e Europës, tha Berisha, ndërsa shtoi se çështja kombëtare qëndron si yll polar në programin e PD-së. Berisha tha se me shpërbërjen e Perandorisë Osmane, fqinjët kanë dashur të na zhdukin, ndërsa ende sot në rajon qëndron si një re albanofobia.


“Albanofobia është një re që qarkullon në rajon, fqinjët na shihnin si qytetarë të dorës së dytë e të tretë, nuk mund t’i pranojnë shqiptarët si qytetarë të lirë, sot jemi më të bashkuar se kurrë, çdo pëllëmbë toke është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Ata të cilët mendojnë që ne do mund të kemi çështje më të madhe se çështja kombëtare gabohen rëndë, duhet ta dinë mirë se shqiptarët janë adresuar, kanë përjetuar pas hebrenjve racizmin më të egër në rajon dhe më gjerë. Duhet ta dinë mirë se ndaj tyre më shumë se ndaj çdo kombi tjetër janë hartuar paraprakisht programe të shfarosjes së tyre. Ne festuam 100- vjetorin, por imagjinoni që paraardhësit nuk kishin shtet se një perandori që i kishte sunduar për 500 vjet donte t’i ndante, ndërsa fqinjët u vërsulën të tërbuar nën një aleancë të quajtur e shenjtë, që kishte si synim grabitjen e trojeve shqiptare dhe zhdukjen e trojeve shqiptare”, tha Berisha, raporton Balkanweb.

Ai tha se PD-ja ka në vëmendjen e saj dhe do të ketë gjithnjë edhe çështjen e Kosovës, që sot është e lirë falë luftës së UÇK-së.

“Partia Demokratike mbështeti me të gjithë potencialin e saj burrin e madh, njeriun prej burrave më të rrallë të këtij kombi, presidentin Ibrahim Rugova, i cili një çështje, për të cilën shumë pak flisnin, ia doli me mençurinë e tij, me rezistencën e tij, me qëndrimin e tij ta çojë nga Prishtina në dhomën ovale të Bill Clintonit. Sot Kosova është e lirë, UÇK dhe UÇM bënë luftën e fundit në Evropë. Shqiptarët qëndruan si komb i vetëm dhe në çdo rast do qëndrojnë si një komb me një qëndrim”, nënvizoi ai.

Kryeministri Berisha e cilësoi ditën e sotme të rëndësishme për PD-në, pasi në Tiranë u anëtarësuan 400 të rinj dhe të reja. Kryeministri tha se pikërisht të rinjtë kanë qenë përcaktuesit e fitoreve të Partisë Demokratike.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

#2

Post by Arbëri »

Pse tani Berisha po kembegul per bashkimin e trojeve Shqiptare ?
Ku ishte Berisha me heret ?
Ju lutem jepni mendimin tuaj .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

#3

Post by CERMENIKASI »

Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët
Prap at mendim kanë por s'kanë ç'të bajnë.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

#4

Post by Sally »

Arbëri wrote:Pse tani Berisha po kembegul per bashkimin e trojeve Shqiptare ?



Mos kerkon te marresh pergjigjen qe "aji tani po vepron ne kete menyre per votimet-2013''?
Pse jo, c'fare ka ky me pak se te ''tjeret'' te genjej? ( edhe pse nuk shikoj te ket premtuar gje, vetem ka thene nje fakt real qe na ka ndodhur ne shqiptareve)



Arbëri wrote: Ku ishte Berisha me heret ?

Ne tirane ka qene gjithmon, si me heret edhe tani.... -hahaha-
Arbëri wrote: Ju lutem jepni mendimin tuaj .


MENDIMI IME ESHTE QE: nese kerkoni te ndimoni ne bashkim le te falenderojme ke punon per te dhe le te kritikojme ke e cenon ate, vetem ne kete rruge mund te punojme se bashku per nje bashkim, dhe jo te beheni te verber pas dy pika loti te nje krokodili....
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

#5

Post by Arbëri »

@Sally
Te them te drejten e hapa kete teme duke menduar se , mos valle eshte deshira e USA-se qe te bashkohen trojet tona etnike ,pasi qe flet aq lirshem, aq haptas Berisha ne kohen e fundit , dhe sidomos qe ishte zonja Klinton pak me heret ne vizite isha i mendimit qe per kete qellimi erdhi , por nuk kishe qene ashtu , erdhi pergjigje nga ata aq shpejte :( :
SHBA apel Berishës:
Kufijtë e Ballkanit të pandryshueshëm!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, ndërsa çdo tentim që të arrihet një gjë e tillë do të jetë joproduktiv dhe destabiluzues, thuhet në një reagim të State Departamentit amerikan, pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për “Shqipërinë e të gjitha tokave shqiptare”.

Berisha, gjatë kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor, ka folur për “Shqipërinë e të gjitha tokave shqiptare, nga Preveza deri në Preshevë, nga Shkupi deri në Podgoricë”.

Për shkak të këtyre deklaratave të Berishës, anulimin e vizitës në Tiranë për nder të 28 nëntorit, e kishte anuluar ministri i Jashtëm grek, si dhe presidenti i Maqedonisë
Ne tirane ka qene gjithmon, si me heret edhe tani....
Je e sigurte :mrgreen:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

#6

Post by Adriana »

Berisha: Jo pashaport shqiptare per Kosovaret


Tiranë, 10 janar - Shefi i qeverisë, Sali Berisha, tha dje se është tërhequr nga vendimi për të pajisur me pasaportë edhe shqiptarët e Kosovës. Kryeministri pohoi se nuk mund të ndërmerret një nismë ligjore me Kosovën, për shkak se ky shtet ka aplikuar për liberalizimin e vizave me BE-në dhe se një marrëveshje e tillë do të dëmtonte procesin.

“Kjo për momentin ka një problem ligjor me Kosovën dhe kjo masë nuk mund të adaptohet pa një marrëveshjeje të veçantë me qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës po negocion me Bashkimin Europian procesin e liberalizimit të vizave. Dhe në këto kushte, ne nuk duam në asnjë mënyrë të cenohet ky proces shumë i rëndësishëm për Kosovën e pavarur. Pasi të finalizohet ky proces, dy qeveritë do të ulen të negociojnë një marrëveshje për këtë çështje. Por, për të gjithë shqiptarët e tjerë, qeveria shumë shpejt do t’u njohë atyre shtetësinë shqiptare. Ne do të veprojmë në këtë mënyrë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në zonën e ‘Shengen’-it, që jetojnë në vende që kanë marrëdhënie të njëjta me Shqipërinë me zonën e ‘Shengen-it”, theksoi Berisha, transmeton Panorama.

Ai theksoi se ata qe do të marrin nënshtetësi nuk do të mund të votojnë në këto zgjedhje, për shkak se kundërshton opozita.

“Tani vjen problemi i votimit. Ne u përpoqëm për t’ua dhënë këtë të drejtë bashkëkombësve tanë, që ata të votojnë. Opozita e kundërshtoi këtë me disa teza të regjimit të vjetër. Por, sidoqoftë, zgjedhjet janë zgjedhje dhe qeveria është e detyruar të bëjë gjithçka për të siguruar opozitën në transparencën e këtij procesi. Kështu që në këto zgjedhje nuk qe e mundur që shqiptarët jashtë Shqipërie të mund të votojnë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Dhe unë deklarova publikisht se ky vendim nuk nënkupton të drejtën e votës për këto zgjedhje. Kjo do të zgjidhet menjëherë me vendimin që do të merret për pak javë për shtetësinë e tyre dhe të drejtën e votimit pas këtyre zgjedhjeve. Sepse nuk dua që të krijohet përshtypja se po bëhet për të fituar vota”, tha dje Berisha.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

#7

Post by CERMENIKASI »

A mundet ndokush me më sqarue se ç'dobi kemi n'aspektin kombëtar me dhanjën e shtetësisë shqiptare të gjithë Shqiptarëve pra edhe nga trojet jasht Shqipnisë "londineze"?
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Berisha: Fqinjët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët

#8

Post by arianmarku »

CERMENIKASI wrote:A mundet ndokush me më sqarue se ç'dobi kemi n'aspektin kombëtar me dhanjën e shtetësisë shqiptare të gjithë Shqiptarëve pra edhe nga trojet jasht Shqipnisë "londineze"?
Minimumi, do ndikonte tek ndërgjegjësimi dhe vetëdija kombëtare. Të tjerët e bënë me kohë dhe në qetësi të plotë. Hungaria dhe Rumania në Vojvodinë, Bullgaria në Maqedoni, Maqedonia bleu ,,maqedon'' në Shqipëri, Turqia në Turkmenistan etj. greku gjithashtu.
Kombi është akt besimi
Ndue Ukaj
Çfarë do të thotë të jesh pjesëtar i një kombi? E në këtë aspekt, çfarë do të thotë të jesh shqiptar?


Një shpjegim domethënës, për pyetjet e më sipërme, gjithmonë sfiduese për personin, por edhe për bashkësinë njerëzore, e jep shkrimtari erudit Jorge Luis Borgesi, te tregimi Ulrika në formën e një dialogu konciz.

Ajo më pyeti e menduar: Ç’do të thotë të jesh kolumbian?

- Nuk e di, -iu përgjigj. - Është një akt besimi.

Kombi është një akt besimi. Asgjë ma shumë e as më pak. Pjesëtarët e një kombi bashkohen rreth idealeve të veta, duke krijuar kulturën e përbashkët dhe kështu duke e shndërruar kombin në një akt besimi, rreth së cilit rrinë të bashkuar të gjithë pjesëtarët e tij. Vetëm duke besuar te e kaluare e tij (që është traditë e përbashkët), pastaj te ambiciet e tij, e sidomos te gjuha dhe kultura, pjesëtarët e një shoqërie e ndjejnë kombin si një akt besimi dhe krijojnë kohezion e harmoni të brendshme. Pikërisht për këto arsye, shumë njohës të çështjeve shoqërore, mbrojnë idenë se kombet janë ma shumë unitet gjuhësore dhe kulturore, sesa unitet racore.

Nga kjo që thamë, del se kombin e ushqejnë marrëdhëniet e brendshme strukturore, që janë të fuqizuara sidomos nga kultura dhe gjuha, si shtyllat fondamentale mbi të cilat ngrihet dhe mbahet kombi. Këto elemente fondamentale krijojnë heronjtë e një kombi, figurat eminente dhe etërit e tij, tek të cilat besojnë pjesëtarët e kombit, sidomos në çaste të vështira. Në këtë mënyrë, krijohet ndjenja e besimit dhe kështu kombi bëhet një akt besimi që vetvetiu i shuan dallimet e mundshme brenda vetes.

Për shqiptarët, kombi a është akt besimi? Çfarë do të thotë të jesh shqiptar, sot, në këto realitet të reja gjeopolitike që janë krijuar sidomos në dy dekadat e fundit? A kanë shqiptarët përgjigje unike për këto pyetje esenciale?

Po ta kërkonim një përgjigje në këtë pyetje, ajo do të varironte dhe do të varej nga kategorizimet që ekzistojnë brenda kombit. Kohezioni i brendshëm te ne është prekur pikërisht në kohën kur shqiptarët jetojnë më të lirë se kurrë më parë. Në këtë kontekst, përgjigjen sigurisht s’e jep të njëjtë ai që e ndjen veten brenda identitetit evropian të shqiptarëve, në raport me atë që s’e ndjen. Për më tepër, kjo përgjigje vjen e komplikohet, nëse merren për bazë figurat kryesore kombëtare, etërit e kombit, rreth të cilëve kohëve të fundit janë shfaqur jo pak dallime. Këto dallime shpeshherë ngrehin pikëpyetje sfiduese para shqiptarëve. E një nga ato sigurisht është edhe pyetja, nëse është kombi ynë, një akt besimi, rreth të cilit ne ushqejmë ndjenjat e përbashkëta të përkatësisë apo kombi është një arenë ku ne vringëllojmë shpatat e ndarjeve?

Këto pyetje të shumta, natyrisht kërkojnë analiza dhe interpretime të shumta e nga dije të ndryshme. Një gjë është më se e sigurt. Në këto pyetje, shqiptarët s’ kanë qëndrime unike dhe kjo duhet ta shqetësoj çdo kënd që merret me çështje të kombit. Kjo sidomos duhet t’i shqetësoj elitat (nëse kanë mbet të tilla) dhe edukatorët e këtij kombi. Këto dilema vazhdojnë ta rëndojnë jetën tonë kombëtare, sidomos viteve të fundit, prej kur brenda nesh kanë filluar të rihapen debate për identitetin kombëtar shqiptar dhe dilemat nëse ai është unik apo i fragmentuar. Ndërkaq, këto debate, kanë marrë kahe më dëshpëruese, sidomos pas shfaqjes së një fryme çoroditëse neootomane në jetën tonë kombëtar. Kjo frymë, e cila së pari është stimuluar nga qarqe turke, me kohë zuri vend te disa pseudo-intelektualë shqiptarë, të përkrahur po ashtu nga disa pseudo-historianë dhe në këtë mënyrë është ngritur mjerisht deri në nivelet e larta qeveritare.

Debatet për identitetin kombëtar dhe përkatësinë civilizuese të shqiptarëve, kanë rishfaqur prirje dhe orientime të ndryshme brenda jetës sonë kombëtare. Pikërisht këto debate, kanë stimuluar një klub të strehesave, siç i quan Ismail Kadare, ta çmitizojnë figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotin e Nënë Terezen. E sulmet s’mbarojnë këtu, por vazhdojnë me teoritë për kombin kosovar e gjepura tjera, se gjoja perandoria osmane s’na paska qenë pushtuese, por administruese.

Rihapja e këtyre temave edhe njëherë e ka parashtruar nevojën e qartësimit të raporteve tona me vetveten. Pikërisht për këtë, shkrimtari ynë më i afirmuar dhe një nga mendjet më të mprehta, Ismail Kadare, ka shkruar një libër testamentar, “Mosmarrëveshja-Shqipëria përballë vetvetes”, ku me një analizë të shkëlqyeshme e vë shqiptarin para përgjegjësisë kombëtare, që të qartësojë veten dhe ndërgjegjen e tij në raport me të shkuarën dhe kështu të hap shtigje për të ardhmen.

Derisa të krijojmë një kohezion të brendshëm dhe një harmoni kombëtare, që pyetjeve dhe dilemave idetintare t’iu japim zgjedhje përfundimtare, ne s’do të qetësojmë ndërgjegjen e trazuar kombëtare. Këtë sigurisht s’mund ta bëjmë pa e respektuar traditën e përbashkët, kulturën e përbashkët me shenjat e tiparet dalluese identitare. Kjo është mënyra e domosdoshme për t’i kultivuar ndjenjat e përkatësisë unike kombëtare. Vetëm në këtë mënyrë, krijojmë ndjenjën e përkatësisë së përbashkët për kombin tonë dhe flakim dallimet që janë rrit dukshëm viteve të fundit, por që janë artificiale.

Historia s’duhet lejuar të bëhet barrierë për të ndërtuar të sotmen tonë kombëtare. Atë duhet ta marrim si një pikënisje për rrugëtimet e ardhshme.

Andaj, është në ndërgjegjen e klasës intelektuale, t’ju jap përgjigje të qartë këtyre dilemave që për nga rëndësia, tejkalojnë gjitha debatet e pakuptimta që bëhen ndër ne për politikën dhe degradimet që ka pësuar ajo, për paaftësinë e klasës sonë politike me çua vendin përpara, ngase këto degradime e çoroditje, vijnë nga fakti se kombi ende s’është bërë akt besimi për gjithë shqiptarët.

Realitet e reja që janë krijuar nder shqiptar, çuditërisht s’na kanë unifikuar në pyetjet e lartështruara. Përkundrazi, sot më shumë se kurrë sulmohet heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, humanistja dhe nderi i shqiptarëve në botë, Nënë Tereza, e kështu me radhë. Pikërisht këtu ka filluar çarja e rrezikshme brenda nesh.

Do te ishte skajshmërisht e trishtueshme dhe fatalisht katastrofale p.sh. të mendohet se kombi kosovar është zgjidhja ma e mire për të tashmen e shqiptareve qe jetojnë në këtë pjesë të gjeografisë politike shqiptare. Kjo nëse s’është punë miopie politike e kulturore, është veprim qëllimkeq që shqiptarëve ju vë edhe një digë të rënd në rrugën e konsolidimit dhe avancimit.

Nga këto përsiatje, e shohim sa e domosdoshme është nevoja për një ripërtëritje shpirtërore, duke ju kthyer etërve të kombit, atyre që na formësuan dhe jetësuan idenë kombëtare. Krizat e shpërfaqura identitare, janë një sinjifikativ i qartë se ndër ne duhet një rilindje, që t’ju japim përgjigje përfundimtare këtyre dilemave të makthshme. Vetëm kësisoj mund t’i tejkalojmë barrierat e rënda të së sotmes, që shpeshherë ju detyrohen të kaluarës sonë dhe pastaj të hapim shtigje të reja, për t'u integruar brenda familjes perëndimore, me dinjitet dhe respekt.

Ma shumë se për këndellje politike, kemi nevojë për këndellje shpirtërore, që përgjumja jonë përballë këtyre dilemave të na zgjojë dhe ta shohim realitetin në sy.

Empiria na ka dëshmuar faktin se popujt që s’marrin mësim nga e kaluara e tyre, janë të destinuara të ripërsërisin gabimet e njëjta.

Faik Konica, eruditi i pashembullt dhe kritiku më i madh shqiptar, që fishkëllente pa kompromis plagët dhe cenet e karakterit shqiptar, thoshte se "...është nevoja t'i japin shpirt kombit shqiptar. Ky është problemi me i madh i Shqipërisë". Pas kaq dekadash, qyshkur Konica pikasi me pedanteri prej eruditi këtë nevojë, që shkonte në drejtim të bërjes së shqiptarëve, pas bamjes se Shqipërisë, ne e shohim sesa aktuale është kërkesa e tij sot.

Shqiptarëve ju duhet një ide e qartë për të ardhmen, një ideal i shëndoshë, për te triumfuar kundruall kësaj gjendje dhe mendësie jondërtuese. Për ta zhdukur te keqen, duhet krijojmë idealin e te mirës e këtë ideal duhet ta ndjejnë gjitha shtresat e kombit. E, që të ndodh kjo, duhet një shkollë e re kombëtare, që do të motivohej nga qëllime sublime dhe ideale të larta kombëtare. Kjo shkollë në viteve të indipedencës ka ekzistuar dhe dha fryte të dobishme. Tash duhet ta rifunksionalizojmë. Etërit e kombit, duhet t’i bëjmë pararojë për të sotmen dhe udhërrëfim për të ardhmen, ndërkaq filozofinë e pastër oksidentale, që e promovuan pa ekuivokë gjithë mendimtarët shqiptarë, në kohën kur u bë Shqipëria, duhet ta rikthejmë dhe ta vejmë në punë, në funksion të interesit të përgjithshëm kombëtar. Asnjë rruge tjetër, s’është e sigurt, veçse e shton agoninë tone te gjatë.

Përcaktimi kulturor dhe civilizues i shqiptareve vjen natyrshëm nga shtrati kulturor dhe gjuhësor perëndimor, ku bën pjesë edhe kultura jonë që nga fillesat e saj e gjer me sot. Devijimet neper kohë kanë qenë të shtrënguara here nga pushtuesit e here nga ideologjitë shtrembëruese, por shqiptaret asnjëherë s’janë shkëput kulturalisht nga perëndimi, prandaj gjitha ato ide që vijnë si barriera për të sotmen dhe përpiqen ta fragmentojnë të kaluarën, shqiptarët e ndershëm e kanë për detyrë t’i braktisin dhe t’i hedhin në koshin e mbeturinave kundërmuese. Në këtë mënyrë, kombi bëhet një akt besimi rreth së cilës rrimë gjithë të bashkuar.
http://www.telegrafi.com/?id=26&a=5691
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”