"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#1

Post by qiellikaltër »

Autori i Platformes se Shiperise Natyrale z. Koco Danaj deklaroi per agjencine serbe JUGpress se ne fund te majit te ketij viti do te formohet Komiteti per realizimin e kesaje Platforme, antar te te cilit do te emrohen perfaqsues "te gjitha teritoreve shqiptare nga Presheva deri ne Cameri" (teritore nga kufiri me Shqiperine deri ne Greqine e mesme )
Danaj theksoi se prete qe" Kuvendi i Kosoves te shpalle bashkimin me Shqiperine ne fillim ne nivel konfederal "
"Ponjashtu prese qe edhe shteti i Maqedonise ta ndryshoje regullimin shteror te vendit ne ate me baza federale.Mareveshtja e Ohrit, e cila akoma vazhdon ta mbaje Maqedonin ne kembe, eshte e vdekur gje qe jane shuar edhe shpresat e bashkejeteses ne mese te shqiptareve dhe maqedonasve pra, hapi i pare eshete federalizimi kurse, hapi i dyte eshte bashkimi me Shqiperine.
Egzistojne dy lloje dhimbjesh. Njera eshte dhimbja e se vertetes kurse, e dyta eshte dhumbja e mashtrimit. Une jame pere dhimbjen e se vertetes sepse, dhimbja e se vertetes perballohet me e lehte se dhimbja e mashtrimit "
Danaj, i cili ishte keshilltar politik i tre ish. kryeministrave te Qverise shqiptare, te Z.Fatos Nano ,Z. Pandeli Majko dhe Z. Ilir Meta tani, derjtor i Institutit pere prognozime regjionale ne Tirane deklaroi se "ai eshte kunder emertimit Shqiperia e Madhe sepse eshte emertim politik i cili pere here te pare u prezentua ne takimin e marveshjes se prillit te vitit 1941 Ribentrop- Ciano "
Shqiperia Natyrale, ne kete moment nuke eshte vetem nji enderr, deshire ose edhe prespektive pore, eshte nji problem i cili do zgjedhje te menjihershme. Kjo zgjedhje nuke do ti kenaqe vetem deshirat e shqiptareve pere te jetuar ne nji shtet pra, vetevendosjen e tyre pore, do te hapeshin shtigjet e mireqenjes, paqes dhe prosperitetit ne Ballkan. Shqiperia natyrale eshte kuptimi i paqes dhe progresit regjional"
Sipas tij, "e ardhmja e regjonit eshte me e mire se e sotmja "
"Ne jemi duke mesuar qe me njeri-tjetrin te mose komunikojme nga pozitat e dogmes te cilen e kemi quajtur fqinjesi te mire pore, edhe jemi duke mesuar qe duhet te bisedojme edhe pere probleme akoma me te veshtira si jane ato te natyres etnike"
Sipas deklaraytes se tije" ne demokraci qarkullojne jo vetem
njerzit pore edhe idete dhe mallerat.Vetem teritoret nuke munde te levizin."
Ne pyetjen se cka prete te ndodhe ne trkendshin Kosove , jug i Serbise, Maqedoni veriperendimore dha a parashihen atje jete te qete apo trazira, Danaj u pergjegj :"nuke eshte aspak mire kuire ministri i puneve te jashtme te Shqiperise shkone ne Presheve dhe shqiptareve nuke u lejohet qe ministrin shqiptar ta presin me flamuj kombtar shqiptar"
"Koj do te thote se ende nuke nuke kemi ligje pere perdorim te simboleve nacionale edhepse ka kaluar nji decenije nga marrveshja e Koncilit " Megjithate, ai eshte i sigurt se" ne vende te armeve te zhvillohet dialog mbi bashkjetesen dhe problemet kryesore etnike"
Ne te vertet , ne Platforme eshte theksuar se motoja kryesore do te jete dialog me gjdokend , dialog pere gjithcka pa vendime paraparake.
Nuke eshte e rastesishme theksimet ne Platforme se shqiptaret kane derdhe aqe shume gjak sa kane mundur te krijojne , jo nji pore pese Shqiperi. Pre kete arsye, nuke ka me nevoje te derdhet gjak.Deri dje kemi brohoritur " do te vdesim edhe ne kembe" kurse, sot themi se jemi ne kembe. Ne vende te armeve duhet te zhvillojme dialog demokratik. Une jame i sigurte se bashkjetesa eshte e pashmangeshme pore, nuke pajtohem ne asnji menyre me disa, te cilet, ne emer te bashkjeteses , manipulojne ku qellim dhe prapavije kane dhunen etnike ndaj cdokujte.
Danaj eshte kunder "harreses historike ne emer te ardhmerise sepse, nji popull pa histori , nuke munde te kete ardhmeri"
Pore, jame edhe kunder atyre te cilet vazhdojne te jetojne me historira. Ajo na meson qe te mose perserisim gabime. Marveshja e Versajes ishte nji marveshje e dhunshme ne dam te disa popujve te Ballkanit andaj, edhe shumcka u perserit nga ajo kohe. Kane mbetur pa u perseritur vetem vendimet e Konferences se Londres, vendime te cilat e ndane popullin shqiptar. "Andaj , mendoje se populli shqiptar dhe ai serb jetojne shume mire deri sa jetojne njeri afer tjetrit, deri sa secili nga ata jetojne ne shtepi te vete, derisa jetojne te barabarte.Pore, ne Kosove shumecka eshte artificiale, anadj edhe e shkrova Platformen e Shqiperise natyrale.
Ne pyetje se a eshte e mundur bashkejetesa mese shqiptareve dhe serbeve ne Koosve dhe sa ka mundesi qe ky regjoion te balafaqohet me te kaluaren Danaj thote " me teper pengojne mentalitetet se sa nji mori emrash dhe mbiemrash.
"Egzistojne raste kure segmente te caktuara politike behen pengese shume me e madhe se sa disa emra.Disa lider politik , ne shume raste permendin emra diktatoresh nga kohra te shkuara sepse, intuita ju thote se ata dojne ti perserisin krimet e tyre prapa nji perdeje demokratike.Pre kete arsye , shume me mire eshte te jeshe nji demokrat i vertet dhe i emancipuar , se sa te merresh me emra kriminelesh.Pere kete qellim egzistojne organet e drejtesise".
Sipas fjaleve te tije"regjioni ku jetojme, duhet te balafaqohet me te kaluaren, ne menyre qe te mose perseritet njera ane e saje, te balafaqohet me drejtesi e jo me manipulime te medha.Ballkani nuke eshte me dele e zeze e Europes. Kete regjon e kane futur ne
qorrsokak Marveshja e Londres e 1913 dhe mareveshja e Versajes e 1919. Keshtu, u krujua nji regjon artificial me shtete artificiale.Pore, tani ka filluar rindertimi dhe eshte e domosdosheme nji marveshje e re e Londres , me pjesmarrjen e SH.B.A, marveshje e cila do ti hape rruge Shqiperise Natyrale. Kjo duhet te ndodhe ne 100 vjetorin e asaje marveshje te vjeter te 1913. Pere kete arsye deklaroj se behet fjale pere nji drejtesi te vonuar pere nji jete ndryshe, si thoni edhe ju,eshte e nevojshme qe kjo drejtesi e vonuar te mose jete edhe " drejtesi e brishte" deklaroi z.Koco Danaj
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#2

Post by Arbëri »

115 miliardë dëmshpërblim për copëtimin e shqiptarëve


26 maj 2011 – Veprimtari dhe analisti, Koço Danaj, i cili viteve të fundit është vënë në ballë të bashkimit dhe krijimit të Shqipërisë Natyrale, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, se ka grumbulluar materialin për Gjykatën Ndërkombëtarë të Drejtësisë, ku do të bëhet padi për konferencën e Londrës,e cila copëtoi trojet shqiptarë në vitin 1913 .

“Sot përfundoi materiali prej 37 faqesh për Konferencën e Londrës. Do i dërgohet GJND-së dhe ministrave të jashtëm të Francës, Rusisë, Italisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Britanisë se Madhe.

Kërkesa: Anulimi i Konferencës së Londrës dhe 100 miliardë sterlina dëmshpërblim kombit shqiptar për copëtimin kolonial në 1913”, thuhet në njoftimin e Danajt. Siç e dimë tashmë, konferenca e ambasadorëve e mbajtur në Londër la jashtë kufijve të Shqipërisë natyrale, Kosovën, pjesën shqiptare të Maqedonisë, Çamërinë etj.


video : http://kocodanaj.blogspot.com/2011/05/1 ... timin.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Marku
Honored Member
Honored Member
Posts: 331
Joined: Mon Sep 20, 2010 4:45 pm
Gender: Male

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#3

Post by Marku »

More vetem te na kthejn tokat. Ato nuk kan cmim. Normal, nese edhe nje fertal i demshperblimit mundesohet, edhe me mire...
"Sihariq, moj Bubullinë
se vran' Mustabej Dangllinë
T'ma kesht pruarë të gjav
u' burr' tim doj të marr."
[/b]
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#4

Post by Adriana »

Si e mendoni hapjen e ambasades se KOSOVES ne TIRANE?! Jemi drejt nje rruge per bashkim?!

  Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë ndërsa merr shkas nga lajmet e publikuara sot në shtypin e ditës për mungesën e ftesave për Presidentin Bamir Topi dhe liderin e opozitë Edi Rama në aktivitetet e djeshme sqaron opinionin publik se ceremonitë e organizuara me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Perurimi i Selisë së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe Pritja me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa Ceremonia e përurimit të Rrugës, “Ibrahim Rugova”, ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj, ka ftuar të marrin pjesë të gjithë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Ambasada thotë se nuk është në kompetencën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal. Ambasada sqaron gjithashtu se në veprimtaritë e organizuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, Protokolli i shtetit shqiptar nuk ka patur dhe nuk ka akses.
 
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#5

Post by Adriana »

Arbën Xhaferri: Bashkimi i shqiptarëve…! Mungon kurora


Z. Xhaferi, viti që lamë pas u shoqërua nga një mori krizash si në aspektin global, po ashtu edhe ne rrafshin mbarëshqiptar. Si e parashikoni vitin 2012?

Në realitet, periodizimet e historisë në këtë mënyrë janë sajesa njerëzore. Dukuritë që shfaqen, qoftë si krizë, qoftë si progres nuk janë të ndërlidhura me ritmet njerëzore, me vitet, dekadat, shekujt etj, por kanë rrjedhën e vet. Pa e kuptuar këtë tendencë, që në forma të ndryshme shfaqet në kuadër të një procesi më të gjatë historik, nuk mund të kemi pasqyrë te qartë për atë që po ndodh. Zhvillimet e vitit 2011 burojnë nga një periudhe pak më të hershme historike. Ato janë fragmente të një procesi që zhvillohet jashtë kontrollit të njeriut. Kriza aktuale financiare dëshmoi faktin se njeriu, megjithatë nuk mund t’i kontrollojë te gjitha proceset.Në vijë të këtij mendimi mund të analizohen krizat financiare që u shfaqën në shtetet perëndimore, që për një periudhe të gjatë kohore kanë shënuar progres të vazhdueshëm. Kjo krizë nuk u shfaq për shkak të gabimeve të administratës së presidentit Obama, por ndërlidhet me konceptin idilik të ashtuquajtur “ëndërr amerikane”. Kjo krizë mund të shpjegohet me kategorinë, në dukje paradoksale, me atë të suksesit të vizionit, që njihet si mirëqenie, si ëndërr amerikane.Për një periudhë të gjatv kohe, përmes mediave të ndryshme përhapej modeli i ëndrrës amerikane: shtëpi moderne, me pishinë, me oborr, me dy tre makina etj. Kjo ëndërr u bë e realizueshme përmes kredive bankare edhe për njerëzit që s’kishin mundesi financiare për shpenzime kaq të mëdha. Ambiciet për të shijuar ëndrrën amerikane u shndërruan shumë shpejt në makth. Familjet e zhytura në kredi nuk arrinin që t’i paguanin këstet kështu që bankat filluan pamëshirshëm konfiskimin e shtepive dhe te objekteve te tjera me vlerë. Me anë të kesaj metode të rikthimit të kredisë me pasuri jo bankare, bankat filluan te humbasin kapacitetin financiar. Bankat mbetën pa para, ndërkaq qytetarët pa ëndrrat e tyre. Dihet që bankat nuk funksionojnë me shitblerje të pasurive të patundshme, por me mjete financiare. Mungesa e rezervave financiare në banka kerkoi, duhej kompesuar me nderhyrjen e thesarit shtetëror.Këtë krizë e sistemit financiar, disa analitikë e shpjegojnë me suksesin e ëndrrës amerikane, ndërkaq disa të tjerë me dështimin e konceptit liberal të ekonomisë. Pati edhe të tjere , qe synonin tejkalimin e krizes me konceptin marksist të planifikimit të tregut. Sido që të jetë, kriza ka parahistori të gjatë dhe nuk ndërlidhet me gabimet e rastit të një konjunkture politike.Krahas krizes se sistemit financiar u shfaq edhe një krizë tjetër në botën arabe, e cila po ashtu buron nga një periudhë tjetër, ajo e dekolonizimit, e çlirimit dhe e krijimit të shteteve arabe. Këto shtete te dekolonizuara, që në fillim u ngritën mbi baza kryesisht demokratike, më pas u degjeneruan, në përputhje me mendësinë feudale, jo vetëm të pushtetarëve, por edhe të shoqërive. Në këtë proces të abuzimit me demokracinë, presidentët që u zgjodhën me procedurë demokratike, u shndërruan shumë shpejt ne monarkë dhe si perfundim rezultoi me diktaturë dhe nepotizëm. Pra, kjo demokraci që zbatohej atje ishte në fakt një kamuflim i monarkizmit. Presidentët e këtyre shteteve-republika ishin monarkë (mizor), që në mënyrë voluntariste dhe represive qeverisnin shtetet e sapokrijuara. Ndonëse disa prej tyre kishin arritur të ofrojnë një mirëqenie sociale, kriza u shfaq në dimensionin e qeverisjes jodemokratike.Në vitin 2012, kriza do të vazhdojë të thellohet dhe, në këtë mënyrë do të ndryshojnë pak nga pak edhe standardet e funksionimit të shteteve. Interesat e korporatave të mëdha duke shfrytëzuar krizën e shfaqur do të ngushtojnë në masë të madhe idenë e sovranitetit të shteteve.Në bazë të shumë indikatorëve mund të konstatohet se globalizmi gjithnjë e më shumë do të marrë tipare të korporativizmit, që nënkupton edhe idenë e dobësimit të shteteve ekonomikisht të brishta.


Krahas të tjerave, forcimi i identitetit kombëtar të shqiptareve dhe roli i religjionit në dobësimin e brendshëm të shteteve vazhdojnë të mbeten prioritete në analizat tuaja. Sipas jush sa është ky problem prezent në opinionin shqiptar veçmas te klasa politike?
Disa sociologë të famshëm kanë konstatuar se shtetet moderne mund të krijojnë stabilitet të brendshëm dhe të jashtëm po që se plotësojmë tre kushte elementare: kohezionin e brendshëm, mirëqenien ekonomike dhe demokracinë liberale. Duke marrë parasysh këtë skemë, sidomos parimin e kohezionit të brendshëm të sistemit, duhet të rivlerësohet roli i nacionalizmit dhe i religjionit në këtë segment. Duke marrë parasysh realitetin shqiptar, sidomos ekzistencen e tre feve, mund të arrihet përfundimi se nacionalizmi shqiptar vetvetiu e ngjesh kohezionin e shoqërive shqiptare, ndërkaq religjioni, po ashtu vetvetiu, e shkërmoq këtë unitet shembullor.Shtetet me përmbajtje heterogjene kulturore, etnike, religjioze arrijnë t’a mbajnë më shumë vështirësi harmoninë, përkatësisht kohezionin e brendshëm. Për te arritur krijimin e një sistemi të përbashkët, me elemente që sillen në mënyrë antagoniste duhet të shpenzohen mjete të mëdha financiare për ta shndërruar të panatyrshmen në te natyrshme, pra të kultivohen vlera që rrisin tolerancën ndaj tjetrit. Për dallim nga këto shtete heterogjene, formacionet e tjera shoqërore, që quhen shtete nacionale, e ndërtojnë natyrshëm kohezionin e brendshëm, pa investime shtesë pa të cilat nuk mund të krijohet klima e tolerancës së ndërsjellë dhe të vazhdueshme.Në këtë kontekst shfaqen konfuzione të mëdha lidhur me identitetin e një populli. Siç dihet, disa popuj e ndërtojnë identitetin e tyre kombëtar mbi premisat politike, ndërkaq disa të tjerë mbi ato etniko-kulturore. Shtetet që janë formuar më herët, si p.sh. Franca, e kanë krijuar identitetin mbi baza politike, që do të thotë se qytetari, nëse e ka nënshtetësinë franceze është francez, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Shtete të tilla ka gjithandej në rruzullin tokësor, përfshirë këtu edhe SHBA-të. Në ndryshim nga këto shtete ekziston edhe modeli i ndërtimit të identitetit të një populli mbi baza etno-kulturore. Shumica e shteteve të Evropës së Mesme dhe Lindore siç janë Gjermania, Polonia, Italia, Hungaria, Rumunia, Kosova, Shqipëria, Kroacia, Serbia etj., e ndërtojnë identitetin dhe shtetin mbi baza etnike, të te njejtes prejardhje, tradite dhe gjuhe të përbashkët.Duke marrë parasysh këto skica, mund të jepen përgjigje lidhur me modelin e ndërtimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Modeli etno-kulturor është i natyrshëm për shqiptarët, ashtu sic është i natyrshëm për gjermanët ose italianët dhe per një grup të madh shtetesh evropiane. Identiteti etnik krijon kohezionin e brendshëm të shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Së këndejmi, nëse këto dy shtete do të vazhdojnë të ndërtojnë identitetin mbi parimin etnik, atëherë kohezioni i brendshëm do të ndërtohet në mënyrë të natyrshme. Tendenca që shfaqet aty- këtu lidhur me krijimin e identitetit, të një individi, të një shoqërie apo të një shteti mbi baza fetare do ta rrënonte kohezionin e brendshëm të shoqërive dhe të shteteve shqiptare, prandaj të gjithë ata që krijojnë konfuzion në këtë plan e vështirësojnë tej mase konsolidimin e stabilitetit të Shqipërisë dhe të Kosovës.Në politikë, logjika e radhitjes së prioriteteve është kusht pa të cilin nuk mund të arrihet suksesi. Elita shkencore dhe politike shqiptare duhet ta rikonfirmojë si prioritar aspektin nacional në procesin e kombformimit dhe shtetformimit.Slogani “Feja e shqiptarit është shqiptaria” duhet kuptuar si apel trishtues për ndryshim të një realiteti, që vazhdimisht prodhon ndasi dhe per krijimin e unitetit, pa të cilin nuk mund të funksionojë shteti.


Në perceptimin e përgjithshëm me pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO u rikuperuan gabimet historike në kurriz të kombit. Në gjykimin tuaj, ka përfunduar zgjidhja e çështjes shqiptare në Ballkan?
Njeriu dhe shoqëria janë organizma të gjalle, që zhvillohen ose zvetënohen deri në zhdukje. Shumë popuj të zhvilluar, që në një periudhë historike kanë arritur majat e zhvillimit, me pas janë zhdukur në mënyrë të pashpjegueshme. P.sh.fenikasit kanë pasur një zhvillim të madh ekonomik dhe kulturor. Kanë pasur edhe alfabetin e tyre mirëpo, në mënyrë të mistershme u zhdukën duke lënë dilema të mëdha lidhur me zhvillimin e mahnitshëm dhe zhdukjen, tani per tani të pashpjegueshme. Së këndejmi, mund të themi se populli shqiptar ende nuk e ka përfunduar procesin e konsolidimit shtetëror, shoqëror dhe kombëtar.Anëtarësimi në NATO dhe UE nuk mund të trajtohet si garanci se në kontekstin e ri do të zgjidhen këto tendenca të natyrshme për shtetet kombëtare.Në UE ekziston një larmi konceptesh dhe përvojash, që do të krijojnë mosmarrëveshje në një nivel të ri. Pra, do të përplasen konceptet politike me ato etno-kulturore në formimin e identitetit dhe të shtetit. Këto antagonizma hipotetike nuk do ta sjellin me vete shtetet e Evropës Lindore, por ato që tani ekzistojnë brenda Unionit Evropian, madje edhe në vetë kryeqendrën e UE-së, në Bruksel. Tashmë është bërë e qartë se faktori i identitetit etnik luan rol shumë të rëndësishëm në krijimin e shteteve të pavarura si dhe ky faktor nuk mund të eliminohet nga skena historike me stimulime ekonomike. Këto drama, që shfaqen gjatë procesit të shpërbërjes të formacioneve heterogjene shoqërore dhe të krijimit të formacioneve etnike vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime të reja, madje shfaqen edhe paradokse të vazhdueshme. Bie fjala, në Francë identiteti ndërtohet mbi premisa politike, ndërkaq në Kanada, në krahinën e Kebekut, komuniteti frëngjishtfolës e ndërton identitetin mbi premisat etno-kulturore. Madje, presidenti i dikurshëm francez, De Gol, në vizitën e tij në Kanada deklaroi se Kebeku, pikërisht për shkak të tipareve etno-kulturore i takon Francës.Duke u nsiur nga këta shembuj mund t’i legjitimojmë tendencat për krijim të shteteve etnike, të cilat janë më funksionale, më te qendrueshem, më të natyrshem dhe më rentabile. Kjo ide nuk mund të suspendohet me konstatime retorike se krijimi i shteteve etnike eshte në kundërshtim me krijimin e Unionit Evropian që në vete do të përfshijë shtete me përvoja të ndryshme politike dhe etnokulturore. Unioni Evropian do të funksionojë ashtu si është paraparë, vetëm nëse në të do të hyjnë shtete që paraprakisht i kanë zgjidhur mosmarreveshjet rreth përkufizimit të shtetit dhe të identitetit.Unioni Evropian, që tani e imponon kushtin se shtetet e reja nuk mund të pretendojnë të jenë anëtare të UE-së nëse paraprakisht nuk i kanë zgjidhur kontestet e ndërsjellta.


Ju keni artikuluar në vazhdimësi tezën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sikundër keni hedhur idenë e krijimit të shteteve etnike. Shikuar nga konteksti i ri i vlerave, vazhdoni ende të mbani qëndrime të tilla?
Këto ide janë modele me peshë strategjike, kështu që nuk mund të vjetrohen brenda një dekade. Po ashtu ato nuk mund të trajtohen si ide, si shpikje moderne ngaqë kanë ekzistuar shumë më herët sesa kriza që u shkaktua me shthurjen e federatave shumë-etnike siç ishte Jugosllavia, Çeko-Sllovakia, Bashkimi Sovjetik etj. Pra, shthurja dramatike e shteteve heterogjene dhe diletantizmi i disa politikanëve, e ringjallën debatin lidhur me konceptet mbi të cilat duhet të ndërtohen shtetet moderne. Sipas logjikës nuk mund të insistohet me këmbëngulje që në rrënojat e shteteve të dikurshme shumë-etnike, federative të ngriten shtetet e reja me sëmundjen e vjetër, pra atë të shumë-etnizmit. Siç dihet, Bosnje-Hercegovinës, që pësoi dramë, tragjedi të paimagjinueshme për Evropën e qytetëruar, i imponohet ideja që sërish të ndërtohet mbi parimet e dikurshme të bashkim-vëllazërimit, të shumë-etnizmit që ishte shkaku kryesor i tragjedive paraprake. Një dramë e tillë, ndonëse me intensitet më të ulët zhvillohet në Maqedoni dhe deri diku në Kosovë. Arena e përplasjeve etnike është bartur nga institucionet politike në manifestime sportive që gëlojnë me porosi ksenofobike, me një gjuhë urrejtje, që është më fyese se kurrë më parë.Shumë-etnizmi, si ide fisnike, mjerisht mund të funksionojë në planin individual, ndërkaq në planin shtetëror ngjall kontradikta me efekt rrënues.Hapësirat jugosllave edhe pas 20 vjetësh nuk u qetësuan edhe përkundër investimeve të mëdha ekonomike, politike, arsimore etj.Hë për hë, mendësia e popujve të Ballkanit, është ksenofobike dhe ajo nuk mund të ndryshojë brenda natës.Modeli i shteteve etnike është më funksional dhe më i qendrueshem , kështu që ky koncept do të vlejë për një periudhë shumë të gjatë historike dhe nuk mund të konsiderohet si zgjidhje paliative, por strategjike.Shtetet shumë-etnike janë të përshtatshme për kontroll nga jashtë, ngaqë mund aktivizohet me lehte joluajaliteti i një bashkësie etnike, e cila do të parashtrojë kërkesa të arsyeshme për barazi, të cilat, për shkaqe të ndryshme shteti nuk mund t’i ofrojë.


Të rikthehemi tek zhvillimet politike dhe proceset në Shqipëri. Fatkeqësisht ende nuk jemi divorcuar nga tranzicioni demokratik. Si mund të dilet nga kjo gjendje që mbart në vete kosto të madhe dhe si i vlerësoni antagonizmat e thellë politike mes pozitës dhe opozitës?
Demokracia vetvetiu nuk sjell mirëqenie brenda natës, por është mjet që në mënyrë më efikase e legjitimon një qeverisje. Pastaj, mbi baza të suksesit rizgjidhet apo eliminohet nga pushteti. Demokracia zbulon mangësitë që shfaqen në shtetet e ndryshme. Ajo zbulon, por nuk shëron, krijon kushte për shërim, për seleksionim të vlerës. Demokracia është një procedurë, që legjitimon verdiktin e një elektorati që me bindje të fortë e beson fatin e një populli, e një shteti në duart e një grupi që ka arritur t’i bindë qytetarët se oferta e tyre është më e mirë, që do të hapë perspektiva të pandalshme për të gjithë qytetarët.Siç dihet, në shoqëritë moderne, legjitimiteti i një qeverie nuk buron nga mitet, por thjeshtë nga aftësia e partive të ndryshme politike për t’i zgjidhur problemet që pengojnë zhvillimin e një shoqërie.Në Shqipëri pas një periudhe izolimi dhe diktature komuniste u krijua bindja se demokracia, me automatizëm e sjell mirëqenien. Natyrisht, qe konceptet e tilla fillimisht sollën zhgënjim, mirëpo edhe vetëdijesim. Situatën e tashme do ta përshkruaja si fillim i konsolidimit të demokracisë.Mendoj se në Shqipëri dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët nuk kemi antagonizma politike, sado që trumbetohet se përplasjet, shpeshherë tronditëse dhe absurde, janë politike. Duke marrë parasysh faktin se ende nuk është qartësuar se ç’është e majta dhe ç’është e djathta, do të vazhdojë procesi i etiketimit të njëri-tjetrit si platformë zgjedhore, përkatësisht si zëvendësim i platformës zgjedhore politike me moralizim, madje edhe me polarizim të njerezve në të mirë dhe të këqinj.Fatkeqesisht, duhet pranuar konstatimi se kohëzgjatja e tranzicionit varet shumë nga niveli qytetërues i popujve.


Nëse në mënyrë përmbledhëse do të pasqyrojmë proceset në Kosovë, kryesisht negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, krizën në Kosovën e Veriut, antagonizmat e thella politike pozitë-opozitë, ngjarjet e fundit që lidhen me protestat e iniciuara nga lëvizja “Vetëvendosja”, krijohet ideja se situata atje është komplekse aq sa shtetndërtimi praktikisht mbetet një plagë e hapur? Cili është komenti juaj?
Së pari duhet konstatuar se Serbia, edhe pse në masë të madhe ka krijuar bindjen se Kosova është humbur dhe se nuk ka kapacitete që të dalë në krye me kauzën shqiptare, vazhdon që me paramendim ta acarojë situatën e konsolidimit të paqes, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Kjo politikë buron nga platformat e shumta, të dështuara serbe për krijimin e një Serbie të Madhe ,që në fakt i tejkalon kapacitetet politike, ekonomike, strategjike serbe.Ata do të vazhdojnë që ta mbajnë paqen ose luftën të ngrirë për të përfituar sa më shumë nga kjo situatë, që ekrijojnë vetë. Sjelljet e tyre nuk janë serioze. Brenda natës e ndryshojne ligjërimin, gjithnjë në funksion të ngritjes së relavancës së tyre. Në Serbi është krijuar një krizë që do ta përkufizoja si opsesion i refuzimit të normalitetit. Ata përmes krizave që shkaktojnë, kërkojnë që të rihapen çështjet e mbyllura, me shpresë se do të fitojnë një mision të veçantë në rajon.Ky rikthim nga ligjërimi mitologjik në atë pragmatik u përurua me deklaratën e presidentit serb, Tadiq i cili, në mënyrë profane tha se nuk qenka në rregull që njëra palë të fitojë çdo gjë (shqiptarët), ndërkaq pala tjetër asgjë (serbët). Kjo deklaratë zbulon në esencë kripto-politikën serbe.Negociatat që iu imponuan Kosovës dhe Serbisë në fakt jane një ide didaktike, tipike për kulturën evropiane, që mëton t’i detyrojë palët konfrontuese të bisedojnë dhe ta ulin nivelin e demonizimit të ndërsjelltë. Kjo tendencë nuk është e drejtë për shqiptarët, ngaqë ata gjatë tërë procesit negociues treguan një gatishmëri te madhe për kompromis, duke filluar nga konferenca e Rambujesë e deri te plani i ambasadorit Ahtisari.Serbët, ndonëse merrnin pjesë në të gjitha konferencat, megjithatë rregullisht e bojkotonin aktin përfundimtar të zgjidhjes së kontestit, tashmë të ndërkombëtarizuar serbo-shqiptar lidhur me Kosovën.Bojkotimi i vazhdueshëm i aktit përfundimtar ishte pjesë e një strategjie të paramenduar, që synonte te perfitoje kohë për një situatë më të favorshme ndërkombëtare për Serbinë. Së këndejmi, përmes bojkotimit të konferencave të iniciuara nga Kombet e Bashkuara ose institucioneve te tjera ndërkombëtare, pala serbe ka pasur dhe ka për qëllim që gradualisht të zhbëjë vendimin e ambasadorit Ahtisari, ose të faktorëve të tjerë lidhur me statusin e Kosovës.Pozicionimi i shqiptarëve në këto konferenca ishte deri në fund i moderuar, bashkëpunues, ndërkaq ai i serbëve obstruksionist. Qëllimi i tyre, pra ishte dhe mbetet rrënimi gradual i të gjitha marrëveshjeve të arritura. Ata në mënyrë arrogante i sfidojnë institucionet ndërkombëtare dhe kërkojnë ekskluzivitet në trajtimin e ambicieve të tyre.Me këtë politikë obstruksioniste edhe politika aktuale serbe mëton t’i ikë përgjegjësisë për pasojat tragjike që u shkaktuan nga ambiciet e vazhdueshme hegjemoniste, jo reale të serbëve.Nëse do të analizohet kjo politikë e tyre lidhur me Kosovën do të konstatohet se ata, natyrisht me përjashtime të vogla, nuk ndiejnë përgjegjësi, as si shoqëri, as si individë, për rrënimet dhe tragjeditë që i shkaktuan në emër të disa ideve anakronike dhe të mjegullta.Si Millosheviqi dikur, ashtu edhe Tadiqi sot, që veten e paraqet si politikan i moderuar, vazhdon ta relativizojë fajin dhe përgjegjësinë. Në çdo paraqitje publike, ai, si uratë e hap çështjen e Kosvës duke e përkufizuar si problem. Sipas fjalorit, sipas argumenteve që i përdor ai, fare lehtë mund të konstatohet se problemi i Kosovës është ai vetë.Këtë qëndrim te vazhdueshem opstruksonist serb, faktori ndërkombëtar e toleron. Në vend që të hapë çështjen e përgjegjësisë për shpërbërjen tragjike të Jugosllavisë si dhe për shkatërrimin e qyteteve, për vrasjet masive në funksion të spastrimit të territoreve të banuara me jo serbë, në vend që të hapë çështjen e reparacioneve të luftës, faktori ndërkombëtar kërkon kompromis. Por, jo vetëm kaq: faktori ndërkombëtar i njohu edhe të drejtën Serbise që të trajtohet si suksesore (trashëguese) e Jugosllavisë. Ky qëndrim relativizues i irriton të gjithë ata që ishin peng, viktima të një politike, që shkeli brutalisht standardet e shoqërive moderne demokratike.Përfaqësuesit serbë vazhdojnë të shtrojnë kërkesa që janë në vijë të krijimit të pengesave, te cilat do t’a bënin të pamundshëm funksionimin e shtetit të Kosovës. Me kërkesa për status special për Mitrovicën e Veriut, për ndarje të Kosovës, ata dëshmojnë se nuk do të japin kontributin tyre të sinqertë për stabilizimin e paqes në rajon.Ky qëndrim luftënxitës shqetëson shumë faktorë të brendshëm apo të jashtëm, në mesin e te cileve , edhe lëvizjen Vetëvendosja. Ata reagojnë në mënyrë pak a shumë jo tipike, ashtu si veprojnë të rinjtë në botë.Shumica e analitikëve, që zbërthenin motivet e demonstratave të vitit 1968 që u perhapen në gjithë botën konstatuan se këto lëvizje masive ishin pasojë e rritjes së përqindjes së rinisë në shoqëritë e ndryshme, ku u shfaqen këto demonstrata.Hiq etiketimet e ndërsjella dhe politikën e bazuar në njollosje morale, jam i prirë që këtë lëvizje ta shoh nga një kënd tjetër, atë rinor ku manifestohet gatishmëria për aktivizëm të vazhdueshëm., qoftë ai edhe formal. Këtu është përparësia dhe njëherësh hendikepi i lëvizjeve të kësaj natyre. Të mësuar me aktivizëm, këto lëvizje me pas bëhen robër të ideve, që i kanë krijuar vete . Marrë në tërësi, në këtë lëvizje manifestohet ai fenomen i çiklistit, i cili duhet vazhdimisht t’i lëvizë pedalet se nëse ndalet, biçikleta rrëzohet. Sido që të jetë, lëvizjet e kësaj natyre tregojnë se në Kosovë eksitojnë segmente politike që kanë botëkuptime dhe metoda veprimi që dallojnë nga të tjerët.Nga ana tjetër mendoj se i duhet kushtuar rëndësi më e madhe mundësisë së keqkuptimit të mesazheve nga ana e faktorit ndërkombëtar, si dhe përdorimit të analogjisë si argument për kërkesa të ndryshme politike. Analogjia nuk gëzon reputacion në fushën e argumentimit.


Duke marrë shkas nga përgjigja juaj, a vazhdon të mbetet Ballkani në tërësi dhe Kosova në veçanti në prioritetet e faktorit ndërkombëtar?
Nuk duhet harruar se faktori ndërkombëtar ende e përdor mekanizmin e shkopit dhe të karrotës. Nëse i përmbush detyrat shpërblehesh me një karrotë, nëse jo atëherë përdoret shkopi. Shpeshherë kjo metodë pedagogjike është fyese për politikanët sqimatarë të Ballkanit. Ky trajtim edukativ nxit vetvetiu probleme që i zvarrisin proceset integruese. Në raste të këtilla sedra e ndjeshme e politikanëve bëhet problem shoqëror.Politikanët janë të aftë që interesat personale t’i paraqesin si të përgjithshme. Është shumë vështirë që të kuptohet se cili është motivi vendimtar. Sa për ilustrim të analizojmë zgjedhjet. Edhe pse dihet se manipulimet në zgjedhje zbulojnë papjekurinë e një shoqërie, megjithatë vazhdohet me abuzime dhe retorikë, që i arsyeton shkeljet e normave elementare në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.Nuk shoh asnjë arsye që të zvarritet ky proces, ngaqë ndryshimet në planin juridik janë të realizueshme dhe varen kryekëput nga faktori i brendshëm.Shpeshherë më duket se politikanët euro-perendimore tolerojnë inkonzistencat në vendimmarrje. Me gjase veprojnë sipas fjalës së urtë latine “ Quod licet Iovi non licet bovi “ ( Çka i lejohet Jovit, Jupiterit, nuk i lejohet buallit). Bie fjala, Marrëveshja e Ohrit në krahasim me projektin e Ahtisarit është një ofertë anakronike. Standardet e dyfishta përdoren sipas interesave konjukturale. Ajo që u ofrohet serbëve në Kosovë, nuk u ofrohet shqiptarëve në Maqedoni. Ky qëndrim duhet trajtuar si fatkeqësi elementare. Pasojat mund të zbuten, madje edhe të eliminohen nëse merren masa paraprake. Ballkani ka qenë, është dhe do të mbetet edhe një kohë si zonë e veçantë e Evropës.Sa i përket Kosovës mendoj se politika shqiptare bën veprime që dëshmojnë se nuk kemi vizion si dhe ndërveprim aktiv me institucionet e UE-së. Kosova i ka të gjitha atributet që të funksionojë si shembull suksesi(success story, rrëfim i suksesshëm) i intervenimit për të penguar krimin me përmasa të gjenocidit. Në vend që ta ndjekë këtë pistë të hapur, politika shqiptare u ngatërrua me vetveten. Ne jemi vetë fajtorë për ngecjet që shkaktojnë dilema dhe brengosje.


Duke qenë se jeni një nga faktorët determinante të demokratizimit të konfliktit në Maqedoni ,cili është mendimi juaj për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit? Cfarë ndodh me të drejtat legjitime të shqiptarëve, si e shikoni mosmarrëveshjen për çështjen e emrit me Greqinë , thënë ndryshe cila është perspektiva e Maqedonisë si shtet dhe e shqiptarëve si etnitet i rëndësishëm?
Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit do te veçoja dy faza: atë të fillimit të negociatave dhe atë të përfundimit.Fillimi i negociatave ishte një arritje shumë e madhe e gjithë subjektit politik shqiptar, sepse arriti ta mposhtë propagandën maqedonase, e cila përpiqej ta identifikonte luftën me krimin e organizuar ose me paraqitjen e Kosovës si vrimë e zezë, ku zhyten të gjitha vlerat qytetëruese.Hapja e negociatave ishte fitore për shqiptarët ngaqë motivi i konfliktit u bart në Kushtetutën e Maqedonisë, që nuk përputhej me realitetin etnik të shoqërisë. Fitoi pra ideja se kushtetuta duhej ta pasqyrojë interesin edhe të bashkësive te tjera etnike, kryesisht të shqiptarëve. Në negociata nuk u bë aspak fjalë për akuzat e vazhdueshme maqedonase kundër shqiptarëve, por objekt shqyrtimi u bë kushtetuta etnocentrike e Maqedonisë. Siç dihet, më në fund u ndryshua kushtetuta duke filluar nga preambula e deri te përcaktimet, që nuk kishin të bënin me interesat etnike.Opinioni maqedonas nuk ishte i gatshëm t’i gëlltisë këto ndryshime, prandaj filluan të krijojnë opinion negativ për marrëveshjen. Mediat dhe institucionet e tjera shoqërore njëzëri konstatonin se Maqedonia nuk ishte me shteti qe kishin njohur. Këta opinion-formues krijonin bindjen se nuk duhet të pranohen ndryshimet, ose të paktën të gjendeshin mënyrat se si të mos implementohej marrëveshja. Kjo pakënaqësi vazhdon ende dhe paralajmërohen modifikime të tjera, gjithnjë në funksion të anulimit të Marrëveshjes së Ohrit.Ky mllef i opinionit u manifestua edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Te pala maqedonase u shfaq tendenca e restaurimit të raporteve të vjetra në shoqëri. Jo vetëm që modifikoheshin përmbajtjet e neneve të Marrëveshjes së Ohrit, por filloi edhe procesi i zvarritjes së implementimit. U ndryshua standardi i 20% që hapte rrugën për trajtim të një gjuhe si gjuhë zyrtare. Pra, një gjuhë të cilën e flet më shumë se 20% e popullatës së shtetit fiton me automatizëm të drejtën e gjuhës zyrtare. Kjo përmbajtje u modifikua duke u interpretuar si e drejtë e përdorimit të gjuhës vetëm në ato hapësira, ku një bashkësi etnike tejkalon 20%-in në strukturën demografike të komunës. Ky ndryshim ishte radikal, duke qene se këtë të drejtë shqiptarët e gëzonin edhe paraprakisht. Kjo dukuri duhet shpjeguar si tendencë e sigurt për restaurim të relacioneve të vjetra në shoqëri.Marrë në tërësi, te pala maqedonase u manifestua energjia per modifikimin e të gjitha neneve, gjithnjë në përputhje me idenë e anulimit të marrëveshjes, kështu që i gjithë ky mund dhe angazhim shkoi dem: Marrëveshja e Ohrit humbi misionin e vet shoqëror dhe mbeti vetëm si një faktor që ndikoi në ndërprerjen e luftës.Kjo tendencë për restaurim të relacioneve të vjetra në shoqëri u manifestua edhe lidhur me zbatimin e Ligjit për Amnisti. Ky ligj garantonte lirinë e të gjithë pjesëmarrësve në luftë, pervec rasteve që mund të ishin nën juridiksionin e Gjykatës së Hagës. Pra, këto modifikime, këto zvarritje, këto abuzime me ligjet ishin shenja alarmante që dëshmonin se marrëveshja pësoi kolaps. Në këtë proces kishte faj edhe subjekti shqiptar në qeveri.


Kur flasim për hapësirën shqiptare, kemi parasysh diskriminimin e Luginës së Preshevës nga ana e Beogradit, mohimin e përdorimit të simbolit të shqiptarëve nga ana e qeverisë së Malit të Zi, pra kemi një revansh, i cili nxjerr në pah se aty ku ka shqiptare ka probleme? Përse ndodh kështu?
Do ta korrigjoja pak formulimin e pyetjes suaj: aty ku shqiptarët janë shumicë, natyrshëm shfaqen fërkime rreth përkufizimit të shtetit. Pra, në raste të këtilla nuk mjafton që të konstatohet se një shoqëri qenka shumë-etnike, por duhet të shtrohet pyetja si duhet të pasqyrojë shteti karakterin shumë-etnikë të shoqërisë.Një kohë të gjatë në hapësirat jugosllave ku jetojnë shqiptarët, suksesi në politikë matet me simbole, siç është bie fjala përdorimi i flamurit kombëtar. Me këtë problem ballafaqohen të gjithë shqiptarët,sepse u vonuan me përkufizimin e flamurit si simbol kombëtar. Kështu ndodhi në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Këto probleme nuk do të shfaqeshin sikur, bie fjala në Kosovë do të përdorej paralelisht flamuri shtetëror dhe ai kombëtar. Me flamurin shtetëror do të identifikoheshin të gjithë qytetarët e Kosovës, ndërkaq me atë kombëtar shqiptarët dhe pakicat e tjera.Një propozim të këtillë patëm dorëzuar qeverisë maqedonase në vitin 1997 për ta zgjidhur problemin, që u shfaq në komunën e Tetovës dhe atë të Gostivarit. Mirëpo, kryeministri maqedonas Cërvenksovski e refuzoi këtë propozim, mbase me vetëdije për ta pasur një instrument, një atu tjetër në bisedimet me palën shqiptare.Krahas kësaj në Maqedoni u përdor edhe mekanizmi tjetër që e relativizonte këtë të drejtë. Çdo qytetar mund t’ia parashtrojë kërkesën Gjyqit Kushtetues lidhur me vlerësimin e të drejtës për përdorim të flamurit “të një shteti të huaj” në Maqedoninë sovrane. Gjykata Kushtetuese e kontestonte gjithnje këtë të drejtë. Me këto lojëra burokratike, e drejta që u fitua me luftë dhe ushtrohej njëzet vjet radhazi u anulua. Me këto manipulime bëhen përpjekje, që vëmendja e shqiptarëve të transferohet nga realiteti i hidhur social-ekonomik në rrafshin simbolik.Këto lojëra mund të ndërpriten me krijimin e një uniteti politik, që do të impononte një dokument, ku do të përfshiheshin kërkesat elementare të shqiptarëve, të trashëguara apo të reja, për ta hequr njëherë e përgjithmonë fërkimet ndëretnike nga skena politike. Rrugëdalje tjetër nuk ka. Problemet që shfaqen në Luginën e Preshevës janë të kësaj natyre. Shqiptarët e përdorin flamurin, me apo pa te drejtë, ndersa serbët, maqedonasit ose malazezët fitojnë pretekstin për t’i inkriminuar, duke i shkelur të gjitha marrëveshjet paraprake. Pra, loja e administratës shtetërore është një shpërfillje cinike e dinjitetit dhe e të drejtave të shqiptarëve. Pa kushtëzime nga pala shqiptare këto lojëra nuk do të ndërpriten vetvetiu.


Kohëve te fundit, Aleanca Kuq e Zi është bërë e zëshme, por në esencë ende mungon një platformë serioze, cili është gjykimi juaj për këtë lëvizje?
Aleanca Kuq e Zi u shfaq në skenën politike pas ndërhyrjeve arrogante të propagandës greke që e shpërfillte sovranitetin e shtetit shqiptar. Kam parasysh hapjen vend e pa vend të shkollave në gjuhën greke, trajtimin e varrezave shqiptare si greke, ngushtimi i hapësirës detare të Shqipërisë, këngët raciste të ushtarëve grek etj. Arroganca greke në momente te caktuara bëhet e padurueshme. Nga ky mllef më duket se lindi ideja për formimin e një lëvizje që do t’i kundërvihej këtij lloj agresiviteti të Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë. Në fillim u krijua bindja se Aleanca Kuq e Zi, po kursente ndërhyrjen e shtetit shqiptar që duhet të bëje kujdes për fatin e punëtorëve shqiptarë në Greqi si dhe të shfaqë gatishmëri për bashkëpunim sa më produktiv me shtetet anëtare të NATO-s. Mirëpo, u pa shumë shpejtë se Aleanca nuk është formuar, as nga partitë politike dhe as nga qeveria, kështu që filluan të shfaqen dyshimet rreth rolit të saj.Mendoj se Aleanca mund të pushtojë një hapësirë politike, që nga partitë e tjera politike lihet anash. Pra, më duket se Aleanca vepron në ate dimension që për subjektet tjera nuk paraqet interes. Duke i marrë parasysh këto aspekte, vlerësoj se do të jetë shumë delikate kapërcimi nga roli i lëvizjes, në atë politike partiake.“Vetëvendosja” , “Aleanca Kuq e Zi” grumbullojnë në vete rininë shqiptare që është e gatshme për pjesëmarrje në veprime revolucionare. Ky potencial është i madh dhe duhet qe dialogu me ta të hapet me shumë përgjegjësi .
Ndonëse përmes retorikës politike çështja çame artikulohet zëshëm, megjithatë nuk kemi asnjë zhvillim i cili do të krijonte premisa për rishikimin e të vërtetës në dritën e fakteve historike, cilat duhet të ishin hapat konkretë për zgjidhjen e këtij problemi?
Me siguri problemet apo ngecjet lidhur me çështjen çame duhen kërkuar te metoda e veprimit ose te qëllimet e paracaktuara. Në të kaluarën kanë ndodhur ngjarje tragjike që kanë ndikuar në zhdukjen, shfarosjen e popujve të tërë. Debatet lidhur me këto çështje zhvillohen në shumë drejtime. Aktualisht zhvillohen debate lidhur me të ashtuquajturin gjenocid mbi armenët. Siç dihet, parlamenti francez nxorri një rezolutë që e vlerësoi këtë ngjarje si gjenocid. Nga ana tjetër, qeveria turke reagoi ashper ndaj pohimeve që janë pjesë e kësaj rezolute.Në luftëra janë bërë dhe do të bëhen krime të llahtarshme. Nëse ato nuk mund të pengohen, atëherë duhet marrë parasysh se debati për këto krime do të hapet gjithmonë dhe do të dënohen aktorët. Në rrafshin politik, por edhe juridik këto ngjarje nuk harrohen, por në mënyrë ciklike hapen dhe kërkohet që të kompensohen dëmet në të gjitha rrafshet. Në të ardhmen e afërt pritet që qeveria e Maqedonisë të hapë çështjen e fatit të maqedonasve, ose si do t’i quanin grekët “sllavofonëve”, në kohën e revolucionit të udhëhequr nga Markosi. Kjo kërkesë, mbase do t’i paraprinte edhe tendencës së kamotshme të Izraelit që të hapë debatin për fatin e hebrenjve të Selanikut, të një komuniteti, qe me përqindje të madhe kishte jetuar në këtë qytet. Këto shembuj dëshmojnë se krimi, qoftë individual apo kolektiv, nuk harrohet. Debatet hapen në varësi nga vlerësimi i situatës së përgjithsme.Sa i përket çështjes çame, mendoj se duhet të bartet në segmentin e së drejtës ndërkombëtare ku do të parashtroheshin kërkesat për kompensimin e dëmeve, rikthimin e pasurisë, të nënshtetësisë …Zakonisht këto çështje, siç thoni ju retorike mund të zvetënohen ose të ngecin për shkak të gabimit në fushëveprim. Një çështje mund të zgjidhet nëse merren parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në procesin gjyqësor. Tash për tash, gjasat më të mëdha për zgjidhjen e këtij kontesti i ofron Gjykata e Strasburgut.


Gjatë kësaj periudhë janë tematizuar çështje që kanë të bëjnë me patriotizmin dhe nacionalizmitnshqiptar. Cila është qasja juaj në këtë aspekt?
Në opnionin shqiptar, edhe me këtë rast krijohet konfuzioni lidhur me domethënien e këtyre fjalëve, gati sinonime. Patriotizmi si ide mobilizuese përdoret nga popuj politikë siç janë amerikanët, francezët, australianët etj. Në gjuhët e këtyre popujve këto nocione vështirë që dallohen dhe shteti identifikohet me kombin, siç është, bie fjala OKB-ja (Organizata e Kombeve të Bashkuara). Në këtë akronim, nocioni komb është i barazvlefshëm me atë të shtetit.Shqiptarët nuk kanë traditë të demonizimit të popujve fqinjë. Në tokat shqiptare nuk ka varre masive, në traditën politike shqiptare nuk mund të gjendet asnjë elaborat armiqësor ndaj popujve të tjerë, në historinë shqiptare nuk ka raste të vrasjeve masive të popujve tjerë. Këto janë fakte, që mund të interpretohen në mënyra të ndryshme, mirëpo nuk mund të fshihen të vërtetat. Qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve është tashmë i njohur për të gjithë, po ashtu edhe qëndrimi ndaj italianëve në Luftën e Dytë Botërore si dhe rasti shembullor i tolerancës fetare.Nëse analizohet kodi moral i shqiptarëve siç është Kanuni i Lek Dukagjinit mund të konstatohet se mendësia shqiptare është inkluzive, që të huajin (mysafirin) e trajton si mik. Së këndejmi mund të pohohet se kultura, mendësia e popullit shqiptar nuk është ksenofobike, por e hapur ndaj tjetrit.Sa i përket patriotizmit dhe nacionalizmit, mendoj se në hapësirat shqiptare këto nocione në masë të madhe janë sinonime, ngaqë ekziston përputhshmëri e madhe ndërmjet hapësirës( atdheut) dhe kombit(nacionalizmit). Aty ku nuk ekziston kjo kongruencë, kjo përputhje, atëherë shfaqet fenomeni i (dis)luajalitetit, përkatësisht i dilemës se c’është atdheu dhe ç’është kombi. Jugosllavia filloi të shpërbëhet kur u shfaq dilema se ç’është atdheu: Jugosllavia apo Serbia, Jugosllavia apo Kroacia, Jugosllavia apo Sllovenia etj.Kjo dilemë ishte fatale për këtë shtet.
Termi integrim mbetet prioritet i diskursit politik, aq sa kur flitet për tema të nxehta, integrimi i shqiptarëve shihet në Bashkimin Evropian. Mos ndoshta së pari duhet të integrohemi mes veti si komb e më pastaj të hedhim vështrimin ne familjen e madhe evropiane?
Eksiston një shpërputhje brengosëse ndërmjet ligjërimit politik dhe realitetit. Nëse analizohet retorika politike do të shohim se të gjithë flasin për domosdoshmërinë e integrimit në UE, por në realitet nuk hetohet zelli që të përmbushen këto kritere, veçmas ai i funksionimit të ligjit. Shpiken lloj-lloj argumentesh për të arsyetuar shkarjet e ndryshme nga funksionimi normal i një shteti demokratik. Nëse integrimi do të ishte prioriteti i prioriteteve, atëherë nuk do të ekzistonte nevoja për arsyetime demagogjike të vonesave.Integrimi i shqiptarëve në UE është iluzion, mashtrim demagogjik, ngjashëm me atë të koncerteve, festivaleve ku marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha viset.Deri më tani mendoja se ekzistojnë pengesa politike nga faktori i jashtëm. Mirëpo, kohët e fundit shfaqen nga vetë shqiptarët disa simptoma që do t’i përkufizoja si zvetënim i entuziazmit për bashkim. Këta, u thënçim realistë gjejnë një varg argumentesh, teorike, politike, ekonomike, historike, kulturore për ta banalizuar këtë ide frymëzuese të shqiptarëve. Disa ofrojnë idenë politike në kombformim (nëse ke nënshtetësinë serbe je serb), disa e kontestojnë standardin gjuhësor, disa shpallin antagonizmin fetar si proces të pandërprerë derisa nuk fiton Zoti i tyre kundër Zotit të tjetrit, disa me argumente pragmatike konstatojnë se ndarja 100 vjeçare ka bërë të veten, disa që janë të rrezatuar me ide postomoderniste e bëjnë destrukturimin e miteve në historinë shqiptare, edhe pse janë të vetëdijshëm se në kulturën shqiptare nuk ka mega-rrëfime etj.Megjithatë mendoj se bashkimi i shqiptarëve ka filluar si proces dhe se do t’i ngjasojë bashkëjetesës së një çifti, që për shkaqe të ndryshme nuk kanë vërë kurorë dhe se dikur në pleqëri do të binden që ta formalizojnë martesën e tyre.


Krahas tendencave kafshuese serbe dhe greke, kohët e fundit dallohet ashiqare një projekt i qeverisë turke për riciklimin e otomanizmit në Ballkan. A e rrezikon ai identitetin kombëtar te shqiptarëve?
Kjo ide buron nga dëshira e flaktë e Turqisë për të qenë pjesë e Europës. Projektet kombëtare turke, sidomos ai i neosmanizmit, vuajnë nga kundërthëniet e pakorrigjueshme. Për t’u rikthyer në Rumeli si sundues duhet marrë pëlqimi i popujve të Ballaknit, veçmas duhet gjetur formula që do t’i akordonte interesat, tash për tash të papërputhshme të popujve të Europës Jug-Lindore. Ky është një mision i pamundshëm. Kohët e fundit strategjia, më mirë thënë pjesa më e rëndësishme e saj, ajo e marrëdhënieve me fqinjët pësoi kolaps. Ekziston mundësia e ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri.Turqia është shtet i madh, me traditë dhe kapacitete të mëdha politike, shtetërore dhe njerëzor, që do të ndikojnë në korrigjimin e kësaj fushate të gabuar. Nuk do te kete riciklim të osmanizmit. Kjo ide do të mbetet në kujtesë si frymëzim i një intelektuali, i Ministrit të Punëve të Jashtme, Dautogllut që për një çast harroi se idetë politike dallojnë nga ato intelektuale.Identiteti i një populli rrezikohet nga shumë faktorë dhe vazhdimisht. Megjithatë ekzistojnë mundesite për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Globalizmi do t’i ringjallë detyrimisht vlerat lokale.


Në fund, sipas jush e keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët, apo të tjerët?
Edhe vetë edhe të tjerët.


(Bisedoi : Ylber LILI)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#6

Post by Adriana »

Kosovë, paralajmërohet kërkesë në Kuvend për bashkim me Shqipërinë

Një grup deputetësh të Parlamentit të Republikës së Kosovës do të bëjnë një kërkesë zyrtare për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Një kërkesë e tillë do të bëhet nga 12 deputetë dhe pritet të firmoset nga 30 deputetë gjithsej duke bërë kështu që të mundësohet limiti për shqyrtim parlamentar të ligjshmërisë së kërkesës.
Kjo kërkesë vjen pasi qeveria e Kosovës vendosi të pranojë një fusnotë e cila përjashton përdorimin e termit Republikë në mjediset e jashtme diplomatike dhe të tjera.
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kërkesa e deputetëve ka mbështetjen edhe të kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Kjo kërkesë ka mbështetje dhe nga deputetët e minoritetit turk në Kosovë.
Sakaq sot, Krasniqi duke komentuar pranimin e fusnotës nga Qeveria e Kosovës, nënkuptoi se nuk ishte pro kësaj fusnote kur tha se për të sqaruar nëse kjo është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo jo, i takon Gjykata Kushtetuese të Kosovës ta thotë fjalën e vetë. Edhe pse nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë se a është dëmtuar Kosova nga kjo fusnotë, ai ka lënë të kuptohet se zhvillimet në shoqëri, jo gjithnjë janë pozitive.
I pyetur nëse marrëveshja për fusnotën bien në kundërshtim me Kushtetutën Kosovës dhe çështjen e vendosjes për të nga vetëm një person-Hashim Thaçi, Krasniqi nuk ka dashur të flas për emra, por, sipas tij, për këtë çështje duhet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Ne nuk merrem me emra të përveçëm. Por kjo çështje, është apo nuk është në përputhje me kushtetutën. Ju e dini që ne e kemi një institucion të pavarur, i cili e ka të drejtën të interpretoj e fundit vendimet apo ligjet që merren në kundërshtim me kushtetutën dhe kjo është Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa në lidhje me atë se a duhet të ratifikohet kjo marrëveshje në Kuvend, kryekuvendari ka thënë se deri më tash këto marrëveshje kanë pasur emrin konkluzione. Sipas tij, ende nuk ka një dokument zyrtar që përcakton, nëse ato janë marrëveshje apo jo.
I pyetur nga mediat se a është humbëse Kosova nga kjo fusnotë, Krasniqi tërthorazi ka pranuar se është humbëse, duke thënë se jo të gjitha zhvillimet në shoqëri janë pozitive.
“Unë nuk jam ai që e përcaktoi, por atë e përcakton marrëveshja dhe tekstet e marrëveshjes. Por një gjë duhet të dimë. Zhvillimet në shoqëri, jo gjithherë kanë ecjen pozitive, zhvillimet në shoqëri mund të kenë edhe kthesa dhe në kthesa gjithnjë jo krejt pozitive do të ketë përfundime pozitive”, ka deklaruar ai.
Krasniqi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se Qeveria nuk duhet të ishte ngutur në arritjen e kësaj marrëveshjeje, pasi, siç tha ai, arritja e një kohezioni politik me subjektet do të ishte edhe më e favorshme edhe për qeverinë edhe për institucionet e Kosovës.
Ndërkohë nga burime, bëhet e ditur se grupi i 12 deputetëve nismëtarë, këto ditë do vizitojë Tiranën ku do të ketë një takim me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
Raportimi bëhet nga mediet greke nga të cilat po ashu mësohet se këta deputetë të Kosovës do t’i paraqesin Topit, kërkesën për bashkim të dy shteteve të një kombi.
I menjëhershëm ka qenë, reagimi i medieve greke lidhur me këtë raportim. Disa medie në Greqi, shkruajnë se pas kësaj nisme, i druhen shumë zhvillimeve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë pasi atje dihet se popullsia shqiptare është në masën e të paktën 37 për qind dhe një reaksion zinxhir do të ishte i mundshëm.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#7

Post by Sally »

Danaj i reagon kryediplomatit grek: Maqedonia, territor shqiptar



Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, ka reaguar kundër, siç e quan ai, falsifikimit dhe injorancës historike me të cilën u shfaq ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos në fjalimin e tij në OKB.
Gjatë fjalimit të tij, lidhur me emrin e Maqedonisë, Avramopulos ka theksuar mes të tjerash se “Maqedonia është një territor gjeografik ku bëjnë pjesë territoret e tre shteteve: pjesa më e madhe e Greqisë, Bullgarisë dhe IRJM-së”.

“Është një falsifikim dhe injorancë totale nga ana e ministrit të jashtëm grek, nacional-shovinistit me fytyrë engjëlli, Avramopulos. 40 për qind e territorit të asaj krijese artificiale të quajtur Maqedoni apo IRJM, është territor shqiptar, zoti ministër i jashtëm I shtetit më shovinist të Evropës. Ky territor quhet Shqipëri Lindore. Mjafton të pyesni këshilltarët tuaj lidhur me aktin juridik të shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 dhe do ta kuptoni se sa nacional shovinist jeni treguar. Pavarësia e Shqipërisë u shpall me territore nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup. Se i kujt është territori tjetër, është puna juaj dhe e BE”, ka theksuar Danaj për portalin shqipërnatyrale.com.
“Sot shqiptarët, janë në rilindje tërësorë nacionale, sot ata nuk kërkojnë vetëm Shqipërinë Lindore në Maqedoni, as vetëm bashkimin me Kosovën. Sot ata kërkojnë dhe do të vazhdojnë të kërkojnë krahinën shqiptare të Çamërisë, Luginën e Preshevës, Ulqinin etj. Sepse ata kanë të drejtën historike dhe juridike në anën e tyre. Dhe të gjitha do ti marrin, natyrisht me rrugë paqësore. Ata nuk kanë frikë nga lufta, por ata janë progresistë dhe e dijnë se sot kanë mbështetjen e Uashingtonit, nesër do ta kenë edhe të BE”, ka thënë më tej Danaj.


buron nga: AlbaniaPres
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#8

Post by Adriana »

Tiranë: 64% pro bashkimit, 25 % kundër


Tiranë, 15 dhjetor - Gjatë një sondazhi të fondacionit "Kult" nga Maqedonia, nga 1200 qytetarë të Shqipërisë 64% janë deklaruar pro bashkimit të Shqipërisë me Kosovës, ndërkohë që 25 % e tyre janë deklaruar kundër bashkimit.

Naim Zengu kryetar i këtij fondacioni ka bërë publike në Tiranë mesditën e së shtunës, rezultatet e një sondazhi zhvilluar nga data 8-14 dhjetor, ku janë pyetur 1200 qytetarë në mënyrë të rastësishme, në 100 qendra votimi të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Dy janë çështjet për të cilat janë pyetur të anketuarit. Ajo e bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

Pyetjes në qoftë se zhvillohen zgjedhjet sot, a do të votoni dhe a e keni ndarë mendjen se për cilën parti do të votoni?, 71 % janë përgjigjur se do të votojnë dhe e kanë përcaktuar partinë për të cilën do të votojnë, 9 % nuk e janë përcaktuar ende, 5 % s’janë të sigurt nëse do të votojnë ndërsa 15% nuk do të votojnë.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot 36,5 % thonë se do t'ia besojnë votën e tyre PS, ndërsa 29.6 % PD. Paçka se ka vetëm dy vjet ekzistencë Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut në këtë sondazh renditet e treta me 14.1%. LSI renditet në vend të katërt me 4.7% , ndërsa FRD e Bamir Topit 4.1 %.

Në lidhje me pyetjet që lidhen me çështjen kombëtare, Naim Cengu shpjegon indicien për përfshirjen e kësaj tematike në sondazh.

"Pas deklaratës që Kryeministri shqiptar që bëri në Shkup me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë për Bashkim Kombëtar dhe Aleancës Kuqezi për një referendum të mundshëm, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ne si fondacion bëmë një sondazh, fillimisht në Shqipëri, pastaj do të vazhdojmë në Maqedoni dhe në Kosovë, do të shohim se sa janë shqiptarët të përgatitur për bashkim kombëtar", tha Cengu.

64% e të pyeturve dëshirojnë që bashkimi i Shqipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Evropën, ndërsa 25 % janë kundra.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#9

Post by CERMENIKASI »

Do kishte qenë shumë interesant me ditë për ç'arsye janë kundër bashkimit këta 25%.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: SHQIPTARET DESHIROJNE NJI SHQIPERI

#10

Post by arianmarku »

Besoj se janë po ata të cilët ishin kundër antarsimit në NATO dhe BE!
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”