
Haziri pat deklaruar se nga 1 deri 7 maji i 2012 kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanës, duke i thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk pranonte se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.
Shkup, 25 janar - Zbatimi dhe funksionimi i ligjit dhe mënyra se si prokuroria së bashku me policinë i formojnë dosjet kundër të akuzuarve janë ndër shembujt dhe krimet më të mëdha që mund t’i njohë shoqëria demokratike. “Zhurnal” njofton se si inspektorët e policisë fillimisht i kërcënojnë të burgosurit ose të akuzuarit dhe pastaj ata i krijojnë në “dëshmitarë të mbrojtur” në mbrojte të ndonjë rasti tjetër.
Rast më i freskët është dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur i ashtuquajtur “Breza”, i cili ka deklaruar publikisht se nuk dëshiron më të mbetet si dëshmitar i mbrojtur në rastin e e vrasjes me pagesë të Llazo Milloshevskit.
“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Llazo Milloshevskit dhe nuk di asgjë se kush ka qenë porositësi dhe kush ka qenë kryerësi, përveç asaj që e kam dëgjuar nga fshatarët, të cilët kanë thënë kinse Gjore ishte urdhëruesi, kurse Lupço dhe Ordan ishin kryerësit... Të gjithë këtë e kam dëgjuar. Dëshminë e kam dhënë nën presione dhe kërcënime të mëdha”, shkruan “Utrinski Vesnik”, e cila posedon dokument prej 22 faqesh të dëshmisë.
Por, pa e marrë parasysh këtë rast është mjaft e rëndësishme pjesa e deklaratës ku inspektori i policisë kushtëzon dhe kërcënon dëshmitarin.
“Vetëm vërtetoi këto fjalë dhe menjëherë do të të bëjmë dëshmitar të mbrojtur dhe askush nuk do të mund të të afrohet ty. Do të ta zvogëlojmë dënimin, por mund që të njëjtën të ta heqim tërësisht. Do të të dërgojnë në shtet tjetër... Do të të japin para dhe banesë... Do të ta punësojnë bashkëshorten dhe 10 vite do të jesh i mbrojtur nga shteti. Ndryshe, nëse nuk dëshiron të bashkëpunosh të them se nuk do të dalësh nga këtu dhe kurrë më nuk do ta shohësh fëmiun tënd”, ka sqaruar “Breza” kërcënimin e një inspektori të policisë.
Rast mjaft i freskët për kërcënimet e policisë së Maqedonisë është edhe rasti me Haki Haziri, njëri nga të akuzuarit për rastin ‘Monstra’, i cili kishte folur për herë të parë në gjykatë, lidhur me arrestimin e tij dhe kërcënimet që i kanë bërë inspektorët e policisë, duke tentuar që atij t’i japin statusin “dëshmitar i mbrojtur”, njofton “Zhurnal” .
Haziri pat deklaruar se nga 1 deri 7 maji i 2012 kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanës, duke i thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk pranonte se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.
“Kur më arrestuan inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Deklaratën që kam dhënë në hetuesi, nuk e kam dhënë me dëshirën time”,kishte thënë Haziri, transmeton “Zhurnal”.
Haki Haziri tha se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se mund t’i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara, gjatë mbajtjes në burg.
“Nga dita e sotme, nëse më ndodhë diçka, dëshiroj që ta dini të gjithë, mund të më ndodhë vetëm prej shtetit, pasi jam i rrezikuar. Unë nuk do të bëjë kurrë vetëvrasje, por kam presione. Kur më arrestuan, kisha kërcënime seç nëse nuk pranoja që Alil Demiri ka kryer veprën, do të më dënonin me 20 vjet burg ose nuk do të dilja më i gjallë. Inspektori i policisë më tha se do të më vendosë plumbin në kokë, ndaj frikësohem se mund të më montojnë diçka e pastaj të thonë se ka bërë vetëvrasje. Frikësohem se mund të më ekzekutojnë! Besomëni, nuk jam vrasës, nuk jam terrorist, por dua që të gjithë, të jeni në dijeni për kërcënimet që më bëjnë”, tha Haziri në gjyq më 10 janar 2013.
“Monstra” dhe shumë raste tjera janë dëshmi se si funksionon gjyqësia dhe policia në Maqedoni, të cilat shumë herë janë kritikuar edhe në raportet e progresit të BE-së.
http://zhurnal.mk/content/?id=131252133106