Ketë që ke shkrue nuk e luen topi !ketyre nuk duhet tu japim pergjigje por perkundrazi duhet ti nxisim te flasin akoma me teper.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Kristos Papas:Shqipëria s’është shtet, Skënderbeu është grek
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Kristos Papas:Shqipëria s’është shtet, Skënderbeu është
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
- BLEDI_SH
- Junior Member
- Posts: 7
- Joined: Sat Nov 17, 2012 6:36 pm
- Gender: Male
Re: Kristos Papas:Shqipëria s’është shtet, Skënderbeu është
zeus nqs kjo eshte e vertete,kete per persona non grata nuk e kuptoj,lkisha idene,se pas ngjarjeve te kelcyres,panariti kishte bere nje deklarate se andej e tutje do i ndalohej futja ne territorin shqiptar gjithe pjesetareve te agimit te arte,pra kjo ishte e ditur,mbase ndryshimi eshte tek titulli qe i dha ketij personalisht ''persona non grata''
-Adriana si foto nuk ka asgje te keqe,mbase ai qe te kerkoje ate eshte ndonje grek i majte,arsye tjeter muk gjej

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Kristos Papas:Shqipëria s’është shtet, Skënderbeu është
Kur nje person shpallet non-grata, i ndalohet hyrja ne ate shtet. Pra zyrtarisht, Kristos nuk do i lejohet hyrja ne Shqiperi, ashtu sic mua "jozyrtarisht" me ndalohet hyrja ne GreqiBLEDI_SH wrote:zeus nqs kjo eshte e vertete,kete per persona non grata nuk e kuptoj,lkisha idene,se pas ngjarjeve te kelcyres,panariti kishte bere nje deklarate se andej e tutje do i ndalohej futja ne territorin shqiptar gjithe pjesetareve te agimit te arte,pra kjo ishte e ditur,mbase ndryshimi eshte tek titulli qe i dha ketij personalisht ''persona non grata''

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Kristos Papas:Shqipëria s’është shtet, Skënderbeu është
AGIMI I ARTË: FJALËT E KRISTOS PAPAS TREMBËN SHQIPTARËT Partia Agimi i Artë njofton në faqen zyrtare lajmin se deputeti i kësaj partie, Kristos Papas u shpall person i padëshirueshëm në Shqipëri, pas intervistës që ai dha në emisionin 360 gradë në televizionin News24. “Listës së personave të padëshirueshëm në Shqipëri i shtohet edhe emri i deputetit të Agimit të Artë Kristos Papas”, thuhet në shkrim “Pas deklaratave të tij rreth autonomisë dhe mundësisë së ndërhyrjes ushtarake në Epirin e Veriut, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti e deklaroi atë person “non grata”, duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të ndalojë hyrjen e nacionalistit grek në territorin shqiptar”, thuhet në faqen e partisë “Agimi i Artë”. Sipas partisë neonaziste, Papas tha troç në intervistë, gjithçka që ka të bëjë me Protokollin e Korfuzit, me ligjin e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, me origjinën e shqiptarëve dhe historinë e tyre, emigracionin e paligjshëm, krimin në Greqi dhe shumë të tjera. “Papas iu kujtoi të gjithëve se Epiri i Veriut është grek dhe se Agimi i Artë nuk i harron vëllezërit grekë dhe lufton për të drejtat e helenizmit” dhe ky sipas Agimit të Artë ishte edhe mesazhi kryesor i intervistës. Sipas Agimit të Artë, këto fjalë të trembën shqiptarët, të cilët janë mësuar të ulin kokën përpara qeverive e të mos flasin para falsifikimit të historisë. “Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit tonë, e dinë shumë mirë se Agimi i Artë është forca e tretë politike në Greqi dhe së shpejti imoraliteti i tyre do të marrë fund dhe ankthet e tyre më të këqia do bëhen realitet”, thuhet në njoftim. Duke përfunduar Agimi i Artë thotë në shpalljen e tij se “lëvizja Nacionaliste greke do të jetë në ballë të luftës për ruajtjen e nderit kombëtar dhe të grekëve të Epirit të Veriut”. Burimi:Balkan WEB ![]() |
I kane bere qefin vetes, se shqiptaret nuk u tremben... nese e marrim keshtu atehere le te ballafaqojme sa shqiptare ka nxjerr greqia NON GRATA?.. nese i ballafaqojme shifrat, do te dali qe greqia eshte trembur me shume...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- BLEDI_SH
- Junior Member
- Posts: 7
- Joined: Sat Nov 17, 2012 6:36 pm
- Gender: Male
Re: Kristos Papas:Shqipëria s’është shtet, Skënderbeu është
Reagojnë ashpër Arbëreshët e Italisë kundër deklaratave të parlamentarit të së djathtës ekstremiste greke
Greqia me bashkëpunimin e Qytetërimit Europian mohon paturpësisht ekzistencën historike të popullit Arbëresh
Shkruar nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka- Ëngjëlli
(me kërkesë të autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova)
Këto ditë, përmes mediave, informohem se qeveria greke, përveçse e përqëndruar në synimin për të zgjidhur çështjen e saj ekonomike - e fundosur tashmë në karakatina të errëta dhe shpellare -, me anë të një parlamentari të ekstremit të djathtë - me tone dhe pikëpamje të thartuara -, vazhdon e patundur të mohojë ekzistencën e bashkësisë Arbërore ndryshe e njohur si Arbëreshe, bashkarisht me identitetin e tyre gjuhësor dhe të kaluarën e tyre të lavdishme. E gjith kjo tendencë të bind që të mendosh negativisht për rolin që luan entiteti shtetëror i Greqisë, shpesh me një arrogancë të qetë mbizotëruese (dhe abuzuese e fondeve publike europjane, përfshih edhe e parave tona), në kontekstin “qytetar” të të ashtuquajturit Komunitet Europian.
Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, është i vetmi Shtet që nuk njeh minoritetet gjuhësore që egzistojnë në atë territor për më shumë se gjashtë shekuj: Arbërorët, ose siç e quajnë ata ndryshe veten Arbëreshët, të cilët jetojnë dhe punojnë me dinjitet ekstrem.
Shfaqja e parë historike e shqiptarëve në territorin ku sot shtrihet Greqia daton në fund të 1200 dhe në fillim të 1300, e megjithatë kronisti bizantin Kantakuzeno, përmend se në malet e Thesalisë rreth vitit 1100 u vendosën aty fise epiriote të tilla si ai i Buas dhe Maseretëve. Në lidhje me të njëjtin argument dhe të njëjtën periudhë kohore na flet edhe dijetarja Ana Komnena (1083 - 1150), e cila në veprën e saj “Alessiade” e identifikon këtë popullsi me emrin ALBANOI dhe specifikon se ata janë ‘Abasileuti’, pra që do të thotë se nuk i sundonte asnjë mbret.
Në vitet në vijim shumë shqiptarë u thirrën nga despotë të ndryshem të Greqisë bizantine (kujtojmë këtu se Greqia nuk ka egzistuar kurrë si një entitet shtetëror), për të populluar tokat e Atikës, Beotisë, Kosturit, Korinthit, Lakonis, Arkadias, Mores dhe të Thrakës.
Popullata shqiptare, krenare për origjinen e vet, jo shumë kohë më pas filloi të dallohej pozitivisht në krahasim me atë greke - kësaj të fundit i mungonte një identitet i vërtetë etnik dhe këtë aspekt e nxjerrim në dukje konkretisht nga shkrimet që rezultojnë në një raport nga veneciani Marino Sanudo i Vjetri (Marino Sanudo il Vecchio, 1270 - 1343), përmes së cilës na informon se: “Rajonet më pjellore, ato në Arkadia, në More, në Lakoni, në Negroponte ose ndryshe Eubea dhe në Thesali ishin të mirëpopulluara me shqiptarë të cilët jetonin në mirëqenie në shtëpitë e tyre, në sajë të parave që përfitonin nga bujqësia dhe nga blegtoria”.
Nga kjo dëshmi është e qartë se popullata shqiptare e vendosur në Greqi rreth shekullit të XIII -të, nga një entitet nomad ishte transformuar në një entitet sedentar duke u kujdesur për tokën dhe bagëtine në një mënyrë më racionale. Për shkak të ngjarjeve historike të shekujve të XV-të dhe XVI-të, shkaktuar nga ekspansionizmi i njëpasnjëshem i imperializmit osman, shumë familje Arbërore/ Arbëreshe u zhvendosën në jug të Italisë ku dhe egzistojnë akoma. Ndërsa popullata shqiptare që pati më pak fat e që mbeti në Greqi, luajti më pas një rol shumë të rëndësishëm gjatë luftrave për pavarësinë e vendit në çerekun e parë të shekullit të XIX-të. Në këtë kontekst duhet të permendim personazhet heroike të tillë si Marko Boçari, bëmat e Suliotëve, kapitenja e anijeve Bubulina e shume të tjerë.
Si mund të fshijë padrejtësisht e sipas dëshirës disa nga faqet e historisë i pamaturi, arroganti e sipas të gjitha gjasave ndoshta injoranti, deputet grek i së djathtës ekstreme? Kush mendon se është ky individ, Hermes ose një fëmijë i privilegjuar i Zeusit? Jo! Ai është vetëm një abort i qytetërimit dhe një polinom i arrogancës e i budallallëkut të pakujdesshëm.
Komuniteti Europian, si garantues i qytetërimit të Kontinentit të Lashtë, vazhdon të mbetet i shurdhër e i verbër përkundrejt diskriminimit, i cili vazhdon ende edhe sot të praktikohet kundër popullsisë Arvanitase. Më 16 shtator të 1969, arbëreshi i Kalabrisë, Papas Antonio Bellushi bashkarisht me studjues të rinj europjanë, do të raportojnë rezultatet e hetimeve të tyre në lidhje me gjendjen diskriminuese të shtetit grek përkundrejt pakicës gjuhësore shqiptare në Komisionin e Komuniteteve Europiane. Të shkëputur nga ky raport i Papas Antonio Bellushi po sjellim në vijim kundërpërgjigjen që mbajti politika greke:
1) Qëndrimi i Partisë Nea Dhimokratia: “Nuk egziston problemi i gjuhës shqipe në Greqi ashtu si nuk egzistojnë fshatrat me origjinë shqiptare. Në qoftë se kjo gjuhë flitet brenda kontekstit familjar (sh. i autorit: ky është paradoks, egziston apo jo kjo gjuhë?), nuk mund të shprehë një mendim të një rëndësie shumë të madhe”;
2) Qëndrimi i Partisë Pasok: “Kush nuk flet gjuhën tonë (greke), nuk është pjesë e racës sonë dhe e kombit tonë”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë asnjë mësimdhënie e gjuhës shqipe sepse ajo nuk egziston në territorin grek”;
4) Qëndrimi i gazetës periodike “Anti” në Athinë: “Pakicat gjuhësore në Greqi si Arvanitasit, Vllehët, Pomakët (bullgarët) nuk mund të pretendojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka vetëm grekë”.
Kontraditat dhe arroganca e Qeverisë greke dhe e parlamentarëve të saj, në lidhje me çështjen e mbrojtjes së pakicave etnike, duhet të jetë një tematikë që Bashkimi Europjan duhet të shqyrtojë me prioritet të jashtëzakonshëm pasi, e ashtuquajtura Europë e civilizuar deri tani i ka vendosur qëllimisht ne Erebo (sh.p.: bota e përtejme).
Gjithshka mund të injorohet, por jo Historia!
Linku i artikullit në gjuhën italiane: http://arberiaitalia.blogspot.it/2013/0 ... della.html