"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqiptarët e Turqisë

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Shqiptarët e Turqisë

#1

Post by CERMENIKASI » Sat Mar 02, 2013 10:05 pm

Hapet dega e shoqatës Camëria ne Izmir të Turqisë

Komuniteti i shqiptarëve të çamërisë të shpërngulur në turqi, gjatë viteve 1923-1924 kanë themeluar në Izmir, shoqatën për kulturë dhe bashkim të të shpërngulurve shqiptarë si dhe degën e shoqatës çamëria. Në takimin ku merrnin pjesë qindra shqiptarë të çamërisë të vendosur me banim në qytetin e izmirit merrte pjesë edhe kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, zoti Shpëtim Idrizi, Kryetari i Shoqatës “ÇAMËRIA”, njëkohësisht zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, zoti Ardian Tana, Ish kryetari i kësaj Shoqate, zoti Servet Mehmeti, si edhe deputeti i Partisë për Drejtësi të Turqisë, njëherazi dhe kryetar i shoqatës së parlamentarëve Turqi- Shqipëri, zoti Rifat Sait, me origjinë shqiptare nga Drenica e Kosovës. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët e çamërisë takohen pas 90 vjetësh dhe kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, zakonet dhe kulturën. Ai theksoi se ky takim dhe krijimi i degës së shoqatës çamëria në një qytet si Izmiri në turqi , ku jetojnë mijra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre është një hap drejt bashkimit të shqiptarëve jo vetëm të çamërisë për të ruajrur vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar. Ndër të tjera ai tha:“Gjyshi im ja kaloi të drejtën babait tim, i cili ishte 2-vjeç kur erdhi në Shqipëri. Amanetin babai im ma ka kaluar mua bashkë me shokët e mi, e unë jam i bindur që të gjithë bashkë këtë amanet të fortë, këtë amanet që na i ka lënë zoti, këtë amanet mbi të cilin punohet e ndërtohet çdo ditë dhe që ka të bëjë me identitetin tonë, me të drejtat e njeriut, me mënyrën më paqësore që ne e shohim njëri-tjetrin do të jetë amaneti i bashkimit dhe jo përçarjes. Unë jam i bindur që me ndihmën e miqve tanë ne do të jemi qytetarë të një amaneti të realizuar. Së bashku me kryetarin e shoqatës “ÇAMËRIA”, njëkohësisht edhe zv/ministër i arsimit të Shqipërisë , ne kemi qënë vazhdimisht aktiv edhe në parlamentin shqiptar të kërkojmë që kudo, ku janë shqiptarët të kemi mundësi ta ruajmë gjuhën tonë, ta njohim kulturën, traditën. Edhe ne shqiptarët e çamërisë kemi mbijetuar falë një kulture dhe tradite të lashtë, e cila tregon që ne jemi një popull me rrënjë dhe një popull me rrënjë jo vetëm që nuk mund të zhduket, por rritet në mënyrë progresive duke shkuar drejt të drejtës së tij. Edhe në parlamentin shqiptar ne po punojmë për çështjen e çamërisë. Ne kemi bërë gati një rezolutë ku parlamenti do të shprehet, për nevojën historike të munguar për të drejtat e shqiptarëve të çamërisë, por siç e thashë flamuri jonë janë të drejtat e njeriut dhe ne jemi gati të vendosemi në krah të cdo etnie, kombi, që mbron këtë flamur”. Hapja e degës së shoqatës “ÇAMËRIA”, shiriti i së cilës është prerë nga kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi dhe deputeti i parlamentit të Turqisë, zoti Rifat Sait përbën një rëndësi të vecantë për komunitetin e shqiptarëve të shpërngulur nga çamëria, që jetojnë në Izmir, jo vetëm për lidhjen e ngushtë që do të kenë këtej e tutje më Shqipërinë, por edhe për ti ardhur në ndihmë të gjithë atyre, që kanë lindur në turqi e duan të mësojnë gjuhën shqipe, historinë dhe traditat e çamërisë. Gjatë qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi u prit në një takim miqësor nga kryetari Partsië për Drejtësi në zonën e Karshiakës, ku jeton edhe komuniteti më i madh i shqiptarëve të çamërisë. Ai vlerësoi bashkëpunimin midis dy komuniteteve i cili ka një rëndësi të veçantë. Ndërsa zoti Idrizi theksoi se ky bashkëpunim ashtu siç është edhe midis dy popujve miq, turk edhe shqiptar është një mbështetje për shqiptarët e çamërisë, të cilët 90 vjet më parë u shpërngulën padrejtësisht nga trojet e tyre, por gjetën një atdhe të dytë në Turqi.

Image
burimi:marrë nga websajti i PDIU-së
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#2

Post by Gazmend » Sun Mar 03, 2013 6:55 pm

Urime per shoqaten 'Cameria'.

Me Turqine kemi interesa te perbashketa politike dhe kombetare.

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#3

Post by CERMENIKASI » Sun Mar 03, 2013 10:18 pm

Gazmend[quoteem]Me Turqine kemi interesa te perbashketa politike dhe kombetare.[/quoteem]

Gazmend,unë këtu e solla lajmin e krijimit të degës së shoqatës" Camëria" sepse ky asht nji rast i vetëm ku nji politikan nga Shqipnia i cili,edhe pse qëllimi i tij asht mbrojtja e kauzës çame, përmend haptas edhe nevojën për të krijue kushtet për Shqiptarët(së paku për Camët) e atjshëm për të mësue gjuhën shqipe.

Unë për vete ,Turqinë e radhiti në të njajtin tefter ku gjinden Serbia,Greqia,Mali i Zi dhe disa të tjerë si Rusia.
Për të pas ketë mendim,mjafton me lexue historinë e tokës arbërore.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#4

Post by Gazmend » Sun Mar 03, 2013 10:33 pm

Zoteri Cermenikasi,

Te falenderoj per lajmin e bukur qe na e solle per themelimin e kesaj shoqate shqiptare ne Turqi, por keto organizma kombetar shqiptare ne Turqi sot ma shume se kurre me pare jane duke u zhvilluar, per shkak te bashkepunimit te hovshem me Turqine ne fusha te ndryshme politike, ekonomike e kombetare.

Turqine sot nuk e kemi armik por armik te armiqeve tane.

Rrofte populli shqiptar ne Turqi


Davutoglu:
Do te hapen shkolla shqipe dhe qendra te kultures shqiptare ne Turqi
http://www.shqiptarja.com/diplomaci/271 ... 29027.html

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Shqiptarët e Turqisë

#5

Post by Arbëri » Thu Mar 07, 2013 3:34 pm

Mediat turke: 50 deputetë në Parlamentin turk janë shqiptarë

“Shqiptarët në Turqi po zgjohen, Kushtetuta e re e Turqisë t’u kushtojë vëmendje
Hüsrev Tabak, zëvëndës presidenti CESRAN (Qendrës Strategjike për Kërkime dhe Analiza), në një analizë botuar në gazetën më të madhe turke Today’s Zaman i kushton vëmendje deklaratës së ish futbollistit të famshëm Hakan Şükür, i cili deklaroi që ishte shqiptar. Tabak përshkruan shkurt marrëdhëniet turko-shqiptare në vite, dhe thekson se shqiptarët në Turqi tashmë po zgjohen. Sipas tij Turqia duhet ti kushtojë shjumë rëndësi shqiptarëve, sepse sipas tij ata tashmë shqiptarët janë grupi i tretë etnik më i përfaqësuar në Parlament, megjithëse përkatësia e tyre politike nuk ndjek një linjë etnike.
Nga Hüsrev Tabak*

Today’s Zaman
Image
Zgjimi shqiptar: Krimbi është kthyer!

Deklaratat e artikuluara javën e kaluar nga Hakan Şükür, një ish-lojtar i njohur i futbollit dhe tani deputet në parlament, tërhoqi shumë vëmendje dhe i kujtoi publikut se në Turqi jetojnë shqiptarë etnikë.

Şükür deklaroi: “Për hir të unitetit kombëtar, diskurset racore duhen lënë mënjanë. Nëse ne i perceptojmë dallimet që kemi si ndarje dhe jo si diversitet, atëherë jemi ne ata që humbasim. Për shembull, unë jam etnikisht shqiptar, dhe nga këndvështrimi i parë (nëse do të marrim etninë si faktorin primar që përcakton kombësinë), unë nuk jam turk. Por kjo gjë nuk na çon ne drejt së vërtetës. Duke bërë këtë, ne të gjithë do të jemi në kërkim të asaj çfarë është e drejtë. Në këtë pikë shteti duhet të jetë në kërkim të drejtësisë.”

Me sa duket ajo çfarë ai tha është në përputhje me vijën politike të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), dhe debatet se deklarata e Hakan Şükür do të thoshte se ai po refuzon pjesën turke të identitetit të tij, është tërësisht një marrëzi e medias. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi është përpjekur gjatë për të lënë identitetin etnik jashtë vijës politike, për hir të unitetit kombëtar. Pas raportimeve mashtruese të mediave, Şükür doli për të konfirmuar qëndrimin e tij dhe vendosi theksin mbi “një komb, një atdhe, një flamur dhe një gjuhë” në fjalimin e tij shpjegues.

Konkluzioni që del nuk është njëanshmëria e medias kundër partisë që është në pushtet, ose qasja ndaj etnisë dhe diversitetit etnik. Përfundimi i vërtetë i këtij incidenti është se kjo ishte një thirrje për një zgjim të komunitetit shqiptar, identiteti etnik i të cilit ka mbetur nën sipërfaqen e shoqërisë për më shumë se gjashtë dekada në Turqi.

Rrënjët e multikulturalizmit në periudhën osmane

Prania e shqiptarëve etnikë në Turqi është një trashëgimi e mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane. Që nga fundi i shekullit të XIX-të, populli shqiptar në Ballkan emigroi për në zemër të Anatolisë, për shkak të luftërave dhe presioneve politike që kanë hasur vendet e tyre. Turqia, veçanërisht gjatë periudhës republikane, lejoi emigrimin e shqiptarëve etnikë në vend.

Historia Osmane, veçanërisht e shkruar nga nacionalistë, mallkon shpesh përfshirjen e shqiptarëve muslimanë në rebelimet e shekullit të XIX-të që rezultuan në toka të ndryshme në Ballkan, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, në të cilat ushtria Osmane humbi kontrollin. Nga ana tjetër, historia shqiptare akuzon osmanët se kanë shfrytëzuar Shqipërinë për më shumë se katër shekuj. Përveç kësaj, që kur shqiptarët luftuan dhe u çliruan nga osmanët, ato historikisht i kanë parë osmanët si “të tjerë” dhe Turqinë si pasardhësit e vetëm të këtyre “të tjerëve”.

Ndërkohë që të dyja palët kanë ndërtuar mite dhe armiqësi kombëtare që kanë mbetur në retorika të qarqeve dhe politika nacionaliste kombëtare, njerëzit e zakonshëm kanë vazhduar një marrëdhënie vëllazërore me njëri-tjetrin. Lidhjet ndërpersonale dhe transnacionale, të ndërtuara pas emigrimit masiv të shqiptarëve, sidomos nga Jugosllavia në Turqi, kanë luajtur rol të madh në këtë gjë.

Për këtë qëllim, Turqia pothuajse asnjëherë nuk ka pasur problem me shqiptarët si minoritet. Për këtë kanë luajtur rol dy faktorë. Në rradhë të parë, emigracioni i shqiptarëve u pranua nga Turqia sepse këta shqiptarë kishin deklaruar, përmes vizave që kishin marrë nga trupi diplomatik turk në Jugosllavi, se ata ishin etnikisht turq.

Kjo ishte pjesërisht e vërtetë, sepse ato mund të flisnin gjuhën turke; turqishtja ishte folur në vendin e tyre që në kohën kur ato kishin qenë të pushtuar nga osmanët. Përveç kësaj kultura e tyre ishte e përzier me kulturën turke, dhe kështu nuk kishte shumë dallime jeta urbane shqiptare nga jeta urbane turke, dallimet ishin të dukshme vetëm në jetën që bëhej në fshat. Në fakt situata mbetet pothuajse e njëjtë edhe sot në Kosovë: Afërsisht 200000 njerëz mund të flasin turqisht edhe pse vetëm një e katërta e tyre e deklarojnë veten etnikisht si turq. Në fund të fundit, për shkak se vala e emigrantëve që erdhën në Turqi deklaruan se ishin turq, dhe për shkak se ato ishin mirënjohës ndaj Turqisë, se ajo u hapi dyert dhe u mundësoi një mënyrë për të fituar jetesën, ato nuk kanë insistuar në njohjen e identitetit të tyre etnik autentik.

Së dyti, Turqia kurrë nuk ka lejuar që pakicat të flasin në skenën politike në mbrojtje të të drejtave të tyre etnike dhe ka qenë gjithmonë për asimilimin e minoriteteve në kombin turk. Shqiptarët, kanë qenë gjithmonë bashkëpunues për lulëzimin e Turqisë, ishin të lumtur të ishin pjesë e një kombi, himni i të cilit ishte shkruar nga një shqiptar, Mehmet Akif Ersoj.

Ndikimi i shqiptarëve në punët e jashtme

Në jetën e përditshme, ne rrallë dëgjojmë për prezencën etnike shqiptare në Turqi. Ato të cilët e identifikojnë veten vullnetarisht si shqiptarë, sillen si një urë konstruktive mes Shqipërisë dhe Turqisë, apo Kosovës dhe Turqisë. Ashtu siç sugjeron edhe literatura ndërkombëtare në çlirimin e Kosovës nga sundimi serb, shqiptarët e Kosovës në Turqi kanë kontribuar shumë në marrëdhëniet Kosovë-Turqi gjatë vitit 1990, kur shqiptarët në Kosovë u tërhoqën nga institucionet shtetërore dhe sistemi arsimor, dhe filluan të angazhohen në sulmet rebele kundër Serbisë. Roli i tyre në ndërtimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Kosovës gjatë kohës të bombardimit të Serbisë nga NATO, ishte përsëri konstruktiv. Kjo gjë gjithashtu vazhdoi edhe pas pavarësisë së Kosovës.

Pamja e mësipërme tregon se shqiptarët kanë qenë njerëz besnikë të shtetit dhe kombit turk dhe se kjo besnikëri është krijuar nga shqiptarët duke lënë jashtë politikës përkatësinë dhe identitetin e tyre etnik. Deklaratat e Hakan Şükür verifikojnë pikërisht këtë gjë.

Megjithatë, duke parë anën tjetër të medaljes, ne do të marrim një ide më konkrete të vendit që zënë shqiptarët në trekëndëshin përkatësi etnike, besnikëri dhe kombësi. Gjatë kohës kur deklarata e Hakan Şükür u përfol shumë në mediat shqiptare, një figurë kyçe e komunitetit shqiptar në Turqi, presidenti i marrëdhënieve ndër parlamentare Turqi-Shqipëri dhe deputeti i Izmirit i partisë AK, Rıfat Sait, duke miratuar identitetin shqiptar të Hakan Şükür, deklaroi: “Unë jam shqiptar. Sot janë rreth 50 deputetë shqiptarë nga parti të ndryshme në Parlament.”

Në të vërtetë, kjo është diçka për të cilën publiku në Turqi nuk di gjë dhe nuk e ka dëgjuar më parë. Turqia ka vuajtur gjatë nga nacionalizmi ndonjëherë racist turk i ushqyer nga pushteti dhe forcat militariste të opozitës kurde, ndërkohë që këto dy forca zënë shumicën e vendeve në parlament. Shqiptarët janë grupi i tretë etnik më i përfaqësuar në Parlament, megjithëse përkatësia e tyre politike nuk ndjek një linjë etnike.

Kur kemi parasysh se besimtarët e identitetit etno-politik përpiqen për të përcaktuar kufijtë e grupit të tyre, pohimet e Rifat Sait marrin më shumë kuptim. Turqia është një vend multietnik, dhe grupet historikisht të shtypura (ose që kanë heshtur vullnetarisht) kanë mësuar shumë nga lufta etnike kurde për njohje ligjore. Ata janë shumë të kujdesshëm për të mos qëndruar jashtë me pretendimet e hapura etnike, edhe pse në të kundërt, ato sillen në mënyrë bashkëpunuese dhe përpiqen që të perceptohen si një komunitet farefisnor, vëllezër që ndajnë një histori, kulturë dhe fe të përbashkët. Më saktësisht, ata përdorin pozitën e tyre si një urë mes vendit të tyre të origjinës dhe vendit pritës për të afirmuar përkatësinë e tyre etnike. Shqiptarët në Turqi, dhe veçanërisht Rafat Sait, duke ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe duke i lidhur marrëdhëniet e këtyre vendeve me rrethanat e Turqisë, kanë futur një formë romani për njohjen e luftës etnike, nga e cila grupet e tjera etnike në Turqi mund të mësojnë më shumë.

Deklaratat e fundit në lidhje me praninë shqiptare në Turqi janë me të vërtetë një shenjë e një zgjimi politik që është mbështetur nga marrëdhëniet ndërshtetërore të Turqisë. Prandaj ky është një veprim në një kohë të përshtatshme që ndoshta mund të reflektojë në draftin e Kushtetutës së re.
Elita shqiptare e Turqisë
Jahja bej Dukagjini

Është një nga djemtë e familjes së Lekë Dukagjinit, që mund të jetë strehuar ose marrë peng dhe është rritur në oborrin e Sulltanit, dalluar si ushtarak i zoti. Ka marrë pjesë në luftimet që komandonte Sulltan Sulejman Kanuni në Tameshvar (Hungari)
Osman bej Dukagjini

Nipi i vezirit hero, Ahmet Pashë Dukagjinit, dhe biri i Mehmet Pashë Dukagjinit. Ai ishte dijetar i urtë e punoi si kadi në Stamboll. Hartoi veprën biografike “Kaditë e Stambollit”
Arkitekt Kasem Agai

Ka lindur në fshatin Grëmsh, të krahinës së Tomoricës. Rininë e parë e kaloi në Berat. Pastaj i ati e dërgoi në Stamboll për studime profesionale. U bë asistent pranë Koxha Mimar Sinanit (të madh) dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar në punime arkitekturale, më 1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Më 1622 u bë kryearkitekt. Ka ndërtuar JENI XHAMI (Xhaminë e re) të Stambollit dhe ka edhe shumë vepra të tjera.
Kryemjeshtër Mehmet Isa

Është arkitekt me origjinë shqiptare, një nga kryemjeshtërit e Tyrbes së famshme TAXH-MAHAL në INDI. Mehmet Isai kishte lindur në Opar.
Arkitekt Sinan Atik Agai

Ky arkitekt quhet edhe Sinan Isuf. Megjithëse nuk dihet plotësisht jeta e tij, shumë shkrimtarë thonë se Sinan Atiku ka qenë shqiptar, edukuar në pallatin osman. Ishte arkitekti që kishte ndërtuar XHAMINE FATIH të Stambollit
Arkitekt Mehmet Sedefqar

Është marrë nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxënësi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në vitet 1597–1598 ai ishte drejtor i përgjithshëm i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij është Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).
Dedë Ismail Efendi

Ka lindur në Stamboll, por rrjedh nga një familje shqiptare. Babai i tij, Sulejman Agai, ishte shpërngulur nga Elbasani për në Stamboll. Kishte blerë një hamam dhe nga ky mbante mbiemrin Kosturi, që e shndërroi në Hamamizade (bir hamamxhiu). Këngët e tij u pëlqyen edhe nga Oborri i Sulltanit. Më pas atë e emëruan kryemuzikant në Pallat. Këngët ishin me karakter popullor dhe hartuar me një turqishte të thjeshtë. Kënga e titulluar “Fati im i zi, varet te flokët e tua”, u pëlqye shumë prej Sulltan Selimit. Dede Ismail Efendiu kishte kompozuar më tepër se 200 vepra muzikore. Sot kanë mbetur të paharruara dhe dëgjohen me kënaqësi, 160 këngë klasike turke.
Dijetarë të shquar turq, me origjinë shqiptare
HALIL PASHA BUSHATI

Poet dhe dijetar

HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA
Nipi i Ali Pashë Tepelenës, poet, ka vepra të botuara dhe rreth 15 dorëshkrime.
SELIM SIRRI PASHA

Nipi Ali Pashë Tepelenës, poet lirik i dalluar
MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA

Lindi në Janinë, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashës. Kishte hartuar poema filozofike.
HASAN HAKI PASHA

Ka lindur në Shkodër dhe padishahut i qe paraqitur me petka shqiptare. Shërbeu si zëvendësvali.
NUMAN MENEMENXHIOGLU

Diplomat i dalluar, shërbeu si ambasador në Paris në fillim të Luftës II Botërore. Deputet gjatë viteve 1955-1956 dhe 1957-´58.
TURHAN PASHA

I lindur në Janinë, diplomat dhe burrë shteti. Në kohën osmane shërbeu si ambasador në Vjenë, Moskë, Madrid etj. Pas Luftës I Botërore mori pjesë në qeverinë shqiptare. Në Konferencën e Paqes, mbajtur në Paris më 25 shkurt 1919, mbrojti të drejtat shqiptare, duke bashkëpunuar me shumë delegacione të diasporës shqiptare.
Mehmet Akif Ersoy, shkrimtari i Himnit Kombëtar turk
I lindur më 1873, Mehmet Akif Ersoy edhe pse me profesion veterinar, kishte ndikim të madh në letërsi dhe rrethet fetare të periudhës së fundit të Perandorisë Osmane. Poemat e tij përmbledhin proza, derisa ai përdorte gjuhën e zakonshme edhe në vargjet e sofistikuara të poezive të tij. Përmbledhja e famshme e poemave të tij “Safahat”, lexohet me të madhe në Turqi. Mehmet Akif, babai i të cilit ishte një shqiptar nga Kosova dhe nëna e tij një turke, është lindur në Fatih të Stambollit më 1873. Ai kishte një jetë të thjesht dhe të stilit tradicional. Emri i tij origjinal është Mehmet Ragiyf. Ai jetoi në një kohë kur dëshpërimi dhe varfëria ishin në nivelin më të lartë në administratën e vendit, pas kapitullimit të perandorisë Osmane. Akifi vdiq më 1936 në Stamboll por veprat e tij jetojnë edhe sot e kësaj dite.
Kryeministrat e Perandorisë Osmane me origjinë shqiptare
1. Zaganos Pasha

2. Gedik Ahmed Pasha

3. Davud Pasha

4. Dukakinzade Ahmed Pasha

5. Pargali Ibrahim Pasha

6. Ayas Mehmed Pasha

7. Çelebi Lutfi Pasha

8. Kara Ahmed Pasha

9. Lala Kara Mustafa Pasha

10. Koca Sinan Pasha

11. Serdar Ferhad Pasha

12. Yemisçi Hasan Pasha

13. Gumulcineli Damad Nasuh Pasha

14. Ohrili Huseyin Pasha

15. Mere Huseyin Pasha

16. Tabaniyassi Mehmed Pasha

17. Sultanzade Mehmed Pasha

18. Kara Dev Murad Pasha

19. Tarhoncu Ahmed Pasha

20. Zurnazen Mustafa Pasha

21. Koprulu Mehmed Pasha

22. Koprulu Fazıl Ahmed Pasha

23. Koprulu Fazıl Mustafa Pasha

24. Arabaci Ali Pasha

25. Amcazade Koprulu Huseyin Pasha

26. Koprulu Numan Pasha

27. Hacı Halil Pasha

28. Ivaz Mehmed Pasha

29. Ivazzade Halil Pasha

30. Alemdar Mustafa Pasha

31. Çavusbasi Memis Pasha

32. Mustafa Naili Pasha

33. Avlonyali Mehmed Ferid Pasha

34. Said Halim Pasha

35. Ahmed Izzet Pasha
Posted 2 hours ago by Lajmëtari Shkup
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3799
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Shqiptarët e Turqisë

#6

Post by Arbëri » Thu Mar 07, 2013 10:08 pm

CERMENIKASI wrote:Hapet dega e shoqatës Camëria ne Izmir të Turqisë
Image
burimi:marrë nga websajti i PDIU-së
Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... 5WuIIqE4Jw
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#7

Post by CERMENIKASI » Thu Mar 07, 2013 10:25 pm

Arbëri, mjaft interesant për tu lexue këto që solle këtu.

Unë due të them diçka që vlen jo vetëm për Shqiptarët në Turqi por për të gjithë ata që jetojnë jasht trojeve arbërore.
Të jeshë Shqiptar ose të jeshë me prejardhje shqiptare nuk asht e njajta.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#8

Post by Gazmend » Thu Mar 07, 2013 11:24 pm

Zoteri Cermenikasi, me falni por asgje nuk thate. Pa vlere ishte fare !!

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#9

Post by faon perrovarri » Fri Mar 08, 2013 7:48 am

CERMENIKASI wrote: Të jeshë Shqiptar ose të jeshë me prejardhje shqiptare nuk asht e njajta.
Nqs fjalet do Kishin "kembe" ,e keto ,jane qe si mer era se "lidhen"me token.

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#10

Post by CERMENIKASI » Sat Mar 09, 2013 1:28 am

Gazmend[quoteem]Zoteri Cermenikasi, me falni por asgje nuk thate. Pa vlere ishte fare !![/quoteem]

Gazmend,sëpari sa për sqarim,komenti im nuk asht në lidhje me videon që solli Arbëri pak para postimit tim por lidhet me postimin e maparshëm po të Arbërit.

Para se me e cilësue postimin tim si të pa vleftë fare, duhet me e kuptue se ç'kam dasht me thonë!
Unë kam lind këtu në dhe t'huej para ma tepër se nji gjysëm shekulli dhe e di mir se çdo me thonë të jeshë Shqiptar ose
të jeshë me prejardhje shqiptare.
Në topikun "çkombtarizimi" kam shkrue si vijon:
Nji pjesë e madhe e kombit tonë jeton nëpër botë deri në vendet ma të largëta si psh Alaska.
Si çdo dukuni,kjo ka të mirat dhe të këqijat e veta.
Kue jeton në dhe të huej nji nga të këqijat e mundshme (ose të pashmangshme) asht çkombtarizmi.
Para ma se 20 vjet, nji plak nga Kosova në nji bisedë që pata me të më pat thonë këto fjalë:

"Ne që gjindemi në mërgim në dhe të huej jemi nis të gjithë në të njajtin drejtim .Ajo që na dallon njani prej tjetrit asht që dikush i ka hyp aeroplanit,dikush veturës,të tjerë trenit,dikush biçikletës dhe të tjerë shokjnë në kamb por të gjithë shkojmë në drejtimin e çkombtarizmit.Mund të qëndrojmë ndoshta dy ose tre breza por soni (fundi) asht po i njajti."

Plaku nga Kosova ka ndrrue jetë moti (rr.p.) por fjalët e tij shpesh më kujtohen .
Këtu e ke domethanjen e mendimit tim që ty të duket fare i pa vleftë.

Kur të ecet në rrugën e çkombtarizimit(me dashje ose padashje) arrihet brez pas brezi n'atë gjendje që nuk janë ma Shqiptar por me prejardhje shqiptare
Pse?
Sepse gjuha harrohet krejtësisht,lidhjet farefisnore me vendin zhduken ...dhe në fund nuk të lidh ma asgja me vendin e t'parëve.

Sa për Shqiptarët e Turqisë,po e lexove hollësisht artikullin që solli Arbëri,del në pah që ata atje janë ballafaque edhe me faktin që ay shtet të do ma së tepërmi kur të bahesh ma Turk se Turku pra kur të asimilohesh.
Turqia të do ma shumë nëse i ke hyp aeroplanit!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#11

Post by Gazmend » Sun Mar 10, 2013 7:30 pm

Zoteri Cermenikasi !

Perseri pa vlere ishin keto qe thate me pare, e rane edhe ne kundershtim me postin tend te pare. I vetmi postim i yti me vlere kombetare ishte i pari ... ku vure ne pah perpjekjet e popullit shqiptar ne Turqi per ruajtjen e vlerave kombetare dhe ndertimin e urave lidhese me atdheun e tyre ... dhe pastaj devijove nga kjo !

Shqiptaret ne Turqi nuk kane prejardhje shqiptare por jane shqiptare dhe e quajne veten shqiptar, zoteri. Kete ti duhet ta vleresosh, sepse jane nje popull i madh i shekullit 20, me vetedije te plote shqiptare. Nuk identifikohen as si arbereshe e as si arvanite, sepse jane te rinje, te fresket, e me memorie te pas lidhjes se Prizrenit, tamam shqiptare, dhe siq thote edhe artikulli i Arberit i kane shpetuar asimilimit. Nuk ka asimilim ne kohen postmoderne, e sidomos aty ku nuk ka shtypje por krenari kombetare ... dhe tash po flitet edhe per ndryshimin e kushtetutes Turke atje.:
Deklaratat e fundit në lidhje me praninë shqiptare në Turqi janë me të vërtetë një shenjë e një zgjimi politik që është mbështetur nga marrëdhëniet ndërshtetërore të Turqisë. Prandaj ky është një veprim në një kohë të përshtatshme që ndoshta mund të reflektojë në draftin e Kushtetutës së re.
Keta shqiptare jane edhe lobi yne atje zoteri, per interesa te shtetit te Shqiperise e dhe per zghidhje e shume qeshtjeve te padrejta ndaj shqiptareve ne Ballkan qe kane mbetur pa u zgjedhur.

Metutje, askush nuk that se Turqia te do, por interesat jane te perbashketa. Nuk eshte kjo teme per Turqine por per shqiptaret ne Turqi, per investimin tone shekullor atje.

Zgjohu nga gjumi, Cermenikasi, dhe cmoje tenden.

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#12

Post by CERMENIKASI » Sun Mar 10, 2013 8:56 pm

Zgjohu nga gjumi, Cermenikasi,
Gazmend a jam unë në gjumë apojo asht puna ime .Mos mu drejto ma këtu në forum drejt për së drejti !
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shqiptarët e Turqisë

#13

Post by Adriana » Sun Mar 10, 2013 10:01 pm

CERMENIKASI wrote:
Zgjohu nga gjumi, Cermenikasi,
Gazmend a jam unë në gjumë apojo asht puna ime .Mos mu drejto ma këtu në forum drejt për së drejti !


Gazmend, do te lutesha te respektosh antaret e forumit, te gjesh nje tjeter menyre per te bashkbiseduar me ta, ( edhe nese e mendojne ndryshe) dhe jo nje e me dy duke u thene ''zgjohu nga gjumi''. Nese mendon qe ''disa'' duhen zgjuar nga gjumi, atehere ndihmo me materiale dhe fakte.

Me respekt: Adriana ( stafi )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Gazmend
Senior Member
Senior Member
Posts: 100
Joined: Sun Feb 24, 2013 8:40 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#14

Post by Gazmend » Sun Mar 10, 2013 11:04 pm

Mire, zonja Ardiane, ju falenderoj per verejtjen. Do ta kem parasysh herave tjera, edhepse une kam respekt te madh dhe dashuri ndaj te gjithe forumisteve dhe bashkatdhetareve shqiptare ketu.

Vetem ne rastet kur shohe se ata nuk tregojne respekt dhe dashuri ndaj vetes se tyre u them te zgjohen nga gjumi, ti shkundin ndjenjat kombetare dhe kete e beje pikerisht nga dashuria qe kam ndaj shqiptareve.

Respekt edhe juve poashtu zoje.
Gazi

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Turqisë

#15

Post by CERMENIKASI » Tue Mar 12, 2013 8:53 pm

Image
Në Turqi . Kërcim shqiptar
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”