Luftë me armë, dy shqiptarë të vdekur dhe dy të arrestuar në Greqi ![]() Sipas informacioneve të alb-observer.com nga kryeqyteti grek, pak më parë dy shqiptarët e vrarë u diktuan nga një patrullë e forcave speciale të policisë greke në prefekturën e Etolokarnanias në qytetin e Agrinios, ku pas një përleshje të ashpër me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy shtetas shqiptar dhe dy të tjerë janë arrestuar. Policia njoftoi se të dy të vrarët kishin marrë pjesë në grabitjen me armë në qytetin e Korintit ku mbeti e vrarë një vajzë e re. Duhet theksuar se për herë të parë në historinë e kriminalistikës në shtetin fqinj ka marrë pjesë në ndjekje të kriminelëve të arratisur nga burgu, edhe njësi speciale të ushtrisë greke./alb-observer.com/ ![]() |
Qortoj aktin e grabitjes te kryer ne Korinto ( sigurisht nese eshte e vertet ''sqarimi'' i shtetit fqinje ), por jam shqiptare, dhe ashtu qysh thote edhe thenja: i yti mishin ta han dhe kocke ta ruan, nese me duhet te zgjedh anen e kujte te mbaj, do te mbaja anen e shqipeve tona, besoj se edhe greku keshtu do verponte ( dhe ka vepruar ) nese do ndodhte dicka me ndonje grek ne shqiperi.
Nuk ka faj populli grek do thoni ju ( ose disa ), e di qe nuk ka faj, i njoh shume mire te drejtat humane, por as populli im nuk ka faj per shume akte te tjera qe jane kryer nga shteti fqinje, pra keto mos barazime dita dites me kane detyruar qe te harroj te drejtat humane sic i kan harruar ata.