illyrianboyful wrote:
Edhe për ty kjo dmth se unë kam thënë se portugalishtja ka ndikuar në shqipen? më duket se ke problem të perceptimit!
Në qoft se themë se Fola në origjin ka qen THA-LA si mund të ishte kjo arabisht apo portugalisht?( FALA e kam sjellë vetëm për të pruar provën se dikur FOLA u fliste FALA që është shumë e ngat me THALA! dhe s'pe di se si e dedukove se unë kam thënë se këto gjuhë ndikuan mbi Shqipen, kurse të gjitha rrugët çojn tek shqipja!?!
më duket se ishe i pajtimit se gjerma TH është ndryshuar në F apo jo!?
Le ta sjell dhe njehere per ty ate qe ke shkruar:
mendimi dhe bindja ime është ndryshe nga ytja për fjalën "FOL" e cila është shkurtes e fjalës FOLA, e cila vetë është e ndryshuar nga FALA( portugalishtja dhe Arabishtja na dëshmojn këtë ), e cila është derivuar nga THALA,
Me lejo ta copetoj ate:
mendimi dhe bindja ime është ndryshe nga ytja për fjalën "FOL"
pra ti je i bindur qe fjala "fol":
e cila është shkurtes e fjalës FOLA
eshte nje variant i shkurtuar i "fola"
e cila vetë është e ndryshuar nga FALA
dhe buron nga "fala", duke qene nje shtremberim i saj
( portugalishtja dhe Arabishtja na dëshmojn këtë )
duke nenkuptuar qe nje ose te dyja gjuhet e siperpermendura, ja dhane kete fjale shqipes.
e cila është derivuar nga THALA
por te cilat 'somehow' burojne po nga nje folje "shqip": thala, qe ne fakt nuk egziston fare ne te.
Po kam arritur në bazë të asaj që di, por kam harruar se të gjithë nuk dinë atë që di!
Sigurisht, ne nuk mund te dime ate qe di ti, ashtu sic dhe e anasjellta eshte e vlefshme, por duhet te jesh pak me vigjilent ndaj asaj, qe ti mendon ose beson se di