GERMË=Shkronjë
---
Kur Germa u kthye ne Shkronje.
Fjala Germe, etimologjikisht jo vetem ka te bej me imitimin natyror, apo tingullin, i cili leshohet kur nje metal gedhend gurin, por prej kesaj fjale lindin shume te tjera duke permendur disa:
Ger-moj, Ger-mine (Gremine), Ger-vish, Gerr-ile (gur i gerryer nga uji/humnere), Gerr-ane (vend i gerryer nga ujerat), Gerr-elle (shpelle e hapet me strehe nga siper, kryesisht buze lumenjve), Gerr-ese (vegel metalike qe sherben per te gerryer diçka=gerryes) etj...
Pra, siç shohim ne shembujt me siper, rrenja e fjales eshte pikerisht G(E)R/G(E)RR, ku fillimisht kjo rrenje duhet te kete qene bashkimi i dy bashketingelloreve --->G+R(R) dhe me vone shtohet zanorja "E".
Pra ketu shqipja verteton qe si gjuhe imiton tingujt natyror.
Por ne se shqipja nuk eshte shkruar neper gure apo pllaka guresh, atehere si ka mundesi qe shqiptaret prodhuan kete fjale qe ka lidhje drejt per drejt me gervishtjen e nje siperfaqe te ngurte (gurin)?
Si ka mundesi qe nje vegel metalike quajtur Gerrese(Gerryes) te kete lindur thjesht per te gerryer siperfaqe guresh vetem per ti skalitur apo perpunuar ato? A do ishte racionale qe shqiptaret e lashte te kene perdorur kete vegel vetem per te perpunuar apo per tu dhene forma te caktuara gureve dhe per te mos shkruar asgje mbi keto siperfaqe?
Ne se eshte e vertet qe fjala GERME ka lidhje te drejtperdrejt me gurin, pra imiton zhurmen apo tingullin qe leshon ky i fundit mbasi preket prej nje metali, atehere do ishte e llogjikshme qe kjo fjale lind me shkrimin dhe jo thjesht me punimin e gurit.
Pra shqiptaret e lashte sigurisht qe shkruanin neper pllakat e tyre te gurta, ndryshe nuk do krijonin kete fjale.
Vet fakti qe me vone kjo fjale shnderrohet ne SHKRONJE, le te kuptosh qe dale nga dale po kristalizohej apo po lindte nje imitim tjeter, apo tingull i ri, pikerisht tingulli qe leshon nje siperfaqe pergamene (pergamena kryesisht pregatitej me lekure kafshe ) e cila duke u prekur prej nje elementi tjeter (kryesisht plumbi),krijon nje tingull.
Pra si rrenje paraqitet vet shkronja "S/SH" (shembull:imitimi i nje lapsi mbi nje leter). Pra ne nje siperfaqe me delikate nuk mund te gerryejme apo gedhendim siç vepronim me pare, por shkruajme, pra perdorim nje element shkrues i cili eshte "shkaktari" i leshimit te tingullit "sh-sh-sh..." mbi siperfaqen e pergamenes apo edhe letres (kartes) me vone.
SHKRUAJ kal.
1. edhe jokal. Paraqit tingujt e ligjërimit a ngulit fjalët me anë shenjash të posaçme grafike (me shkronja, me numra etj.) mbi sipërfaqen e diçkaje.
---
Konkluzion:
Nje popull nuk mund te prodhoj fjale, te cilat jane imitime tingujsh, pa i praktikuar (apo verejtur dhe imituar) veprimet, qofshin veprime artificiale, qofshin veprime natyrore. Nuk mund ti huazoj keto fjale prej te tjereve, pikerisht sepse keto fjale ngelen gati unike aty ku lindin. Prej ketyre fjaleve prodhohen apo lindin edhe fjale te tjera, apo prej se njejtes rrenje linden fjale te tjera (fjala Germe ne shqip ngelet unike dhe ka prodhuar dhjetra fjale te tjera te perbera dhe jo ). Pra ne se shqiptaret e lashte prodhuan kete fjale ne gjuhen e tyre, pa tjeter qe duhet te kene kryer veprimin, pra gervishtjen ne siperfaqe guresh. Ngelet thjesht puna e arkeologeve ti zbulojne keto shkrime, pasi popujt asnjehere nuk tregohen jo racional kur lindin fjale qe imitojne tingujt e natyres.
---
(Imazhi bashkangjitur me shkrimin shkeputur prej "'Directorium ad passagium faciendum' me autor Guillelmus Adam / Guillaume Adam,,,
Teksti i nenvizuar:"Shqiptarët me të vërtetë kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja. Megjithatë ata përdorin shkronja latine në të gjitha librat e tyre", viti 1332)
