"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#1

Post by Sally »

Ja si do të duket qeveria e Edi Ramës

Tiranë - Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama prezantoi sot strukturën e Qeverisë së re për vitet 2013-2017, duke theksuar se do të ketë reformim, ristrukturim dhe ndarje të fokusit të punës, me qëllim efikasitetin e lartë dhe shkurtimin e shpenzimeve.

"Struktura e re është e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe të gjithë degëzimeve të strukturës ekzistuese, që në këndvështrimin tone përbëjnë një trupë më shumë parazitë dhe kërkojnë shkurtim. Struktura e Qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve, por edhe të disa nevojave që ka vendi, duke konsultuar shumë struktura qeverish në vendet e reja të BE, dhe duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri, e cila të ketë shumë më tepër fokus, shumë më tepër përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetareve", tha Rama.

Struktura e Qeverisë së re është si vijon:

Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Drejtesise;
Ministria e Integrimit Evropian;
Ministria e Financave;
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtise e Sipermarrjes;
Ministria e Energjise dhe Industrise;
Ministria e Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave;
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise;
Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit;
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit;
Ministria e Transporteve dhe telekomunikacionit;
Ministria e Arsimit dhe Sportit;
Ministria e Kultures;
Ministria e Mjedisit;

Një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një ministër për Çështjet Vendore

Rama gjatë prezantimit premtoi risktrukturim të plotë dhe të thellë në organikën e Kryeministrisë dhe një shkurtim të ndjeshëm të saj.

"Komitetet që do të drejtohen nga Kryeministri do të shkurtohen në mënyrë drastike dhe do të jenë komitete të mirëfillta pune për prioritetet dhe koordinimin e të gjitha energjive qeverisëse", tha Rama. Kryeministri i ardhshëm sqaroi se për detaje të tjera të Qeverisë së re duhet të pritet fundi i këtij muaji dhe fillimi i muajit të ardhshëm.

Ndërsa pas daljes publike, Rama njoftoi në Tuiter se në përbërjen e Qeverisë së re do të jetë numri më i madh i grave në historinë e vendit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#2

Post by Sally »

Qeveria "Rama", emrat e kandidatëve për ministra...

Kryeministri Edi Rama Zv/Kryeministri Edmond Haxhinasto

Ministritë:

1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani ose Anastas Angjeli
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes LSI
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati ose Roland Bimo
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë Spartak Ngjela ose Fatmir Xhafaj
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ilir Beqaj ose Mimi Kodheli
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Artan Lame ose Artan Shkreli
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Lefter Koka
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë Klodiana Spahiu ose Petrit Vargu
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Shezai Rrokaj ose Ledi Shamku
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Vangjel Dule ose PS
15. Ministria e Kulturës Auron Tare
16. Ministria e Mjedisit Mark Frroku ose Eduard Shalsi Ministrat e Shtetit:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Ermonela Felaj
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Lindita Nikolla
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#3

Post by Sally »

Filluan mosmarrveshjet midis ''rilindasve''.... nuk me vure ne poziten qe me premtove?... tash ta nderq une ty -hahaha-

Figurat e njohura të PS braktisën konferencën e Ramës, "Shqipëria e gjeneratës tjetër"
28-08-2013

Ruçi, Majko, Xhafaj, Leskaj, Dade nuk iu përgjigjën ftesës së kryetarit Rama

Në media emërtohet si “garda e vjetër” e Partisë Socialiste. Kryesocialisti Rama e mbajti larg në formimin e qeverisë së re dhe ata duket se janë përgjigjur me të njëjtën monedhë. Emrat e njohur mes socialistëve, që për vite të tëra kanë qenë zëri publik i partisë, si Pandeli Majko, Gramoz Ruçi, Valentina Leskaj, Fatmir Xhafaj apo Arta Dade nuk morën pjesë në konferencën dy ditore të organizuar nga vetë Rama, ku u thirrën ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të dhënë mendimet mbi territorin dhe ekonominë. Shumë prej këtyre emrave pranojnë se janë ftuar si me telefon ashtu edhe me email, ndërsa justifikojnë mungesën me impenjime të ndryshme. I kontaktuar nga “ABC News”, deputeti Fatmir Xhafaj tha se ishte me pushime në Vlorë dhe çdo arsye tjetër për mospjesëmarrjen e tij e quajti aludim të kotë. Valentina Leskaj gjithashtu konfirmoi se ftesën e kishte marrë, por pyetjes përse nuk mori pjesë në konferencë, iu përgjigj shkurt: kisha tjetër axhendë. Ndërsa Gramoz Ruçi tha se as nuk kishte nevojë për ftesë. “Konferenca ishte e organizuar nga partia dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë nuk ka nevojë për t’u ftuar në shtëpinë e tij”, iu përgjigj Ruçi interesimit të “ABC News”. Mungesën, ish-kryetari i grupit parlamentar, e justifikoi me pushimet që po kryen jashtë vendit. Me formimin e Qeverisë së re, Rama shpjegoi se politikanët me eksperiencë kishte preferuar t’I linte në Kuvend. Duket se edhe ata kanë preferuar t’i qëndrojnë larg sfidave të ekzekutivit të ardhshem, duke shmangur edhe rrezikun e dështimit.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#4

Post by Sally »

Zëvendësohen rrugorët e shkarkuar

Ministria e Brendshme njoftoi se ka zëvendësuar punonjësit e komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, që u shkarkuan një ditë më parë.

Në një njoftim zyrtar thuhet se ata janë zëvendësuar me të rinj të shkolluar. Po ashtu theksohet se është mbajtur parasysh përgatitja fizike dhe barazia gjinore në caktimin e efektivëve të rinj.

“Përzgjedhja e punonjësve të rinj në shërbimin e Policisë Rrugore të Tiranës është bërë nga një komision i përbërë nga drejtues të lartë dhe me eksperiencë të Policisë Rrugore, duke pasur parasysh disa kritere kryesore:

1. Arsimin dhe për përgatitjen e tyre profesionale, me njohuri të përgjithshme për detyrat, organizimin dhe funksionimin e Policisë së Shtetit;

2. Vlerësimet e treguesve të punës për çdo punonjës në sektorin apo komisariatin ku kanë punuar deri tani;

3. Përgatitjen fizike dhe moshën e re, për t’ju përshtatur sa më mirë ngarkesës së punës në trafikun rrugor;

4. Barazinë gjinore, duke shtuar një numër të caktuar të policeve femra në këtë shërbim.

Deri tani efektivi i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet është rinovuar me 6 oficerë të Rolit të Parë Drejtues dhe me 53 oficerë të Rolit të Parë Zbatues. Më ndryshimet e bëra, mosha mesatare e këtij komisariati është ulur nga 47.4 vjeç që ishte deri dje, në 33.2 vjeç.

Për nga arsimimi, oficerët e Rolit të Parë Drejtues janë të gjithë me arsim të Lartë në Akademinë e Rendit Publik dhe disa me arsim të lartë jopolicor në degët si: Inxhinieri mekanike, juridik, psikologji etj.

Që prej ditës së sotme të gjithë efektivat e rinj janë pajisur edhe me bazën e nevojshme materiale, përfshirë jelekët fosforeshentë dhe kanë nisur me ritëm të mirë punën sipas një plani masash për reduktimin e aksidenteve dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Problemi eshte, po keta qe u pushuan ku do shkojne?.. me se do rrojne?...zgjidhet nje problem ,haper nje tjeter :(

Ndersa sa per arsyen qesharake 'pergatitje fizike' kjo ka qene edhe me keta qe sapo kane pushuar nga puna, te gjithe keta puntore jane neshtruar cdo vit disa kurse javor trajnimi ne terren per mirmbatjen fizike si edhe disa trajnime te tjera.... http://www.asp.gov.al/index.php?option= ... 03&lang=sq

(nje nga korrupsionet tradite tashme kjo gjendje ne shqiperi, 4-8 vjet ne pune, dhe me pas 4-8 i papune)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#5

Post by Sally »

PD thirrje Ramës: Larg duart nga 3 ligjet!

Tiranë, 24 shtator - Opozita i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama të mbajë duart larg tre ligjeve të miratuar me konsensus nga palët politike. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduart Halimi, denoncoi atë të cilin e cilësoi përndjekje të administratës publike, spastrimin politik të saj dhe zëvendësimin e stafeve profesionale me listat e militantëve politikë që kanë aplikuar në selinë e PS-së, shkruan "Oranews".

“Ditët e fundit qeveria ka paralajmëruar ndërhyrjen tek ligji “Për statusin e nëpunësit civil”, që hyn në fuqi më 1 tetor 2013, me qëllim shtyrjen e këtij afati. Opozita dhe mbarë qytetarët, e dinë se kjo lëvizje bëhet për t’i hapur rrugë përndjekjes së administratës publike, spastrimit politik të saj dhe zëvendësimit të stafeve profesionale me listat e militantëve politikë që kanë aplikuar në selinë e PS-së. Ne nuk mund të pajtohemi dhe nuk mund të japim pëlqimin tonë për këtë cënim të rëndë të shtetit ligjor, të statusit të nëpunësit publik dhe të kompromisit politik, që ka qenë bazë e reformës së sistemit për një administratë të pavarur dhe profesionale” tha ai.

Sipas Halimit shkelja e ligjit të nënpunësit civil është kërcënim i hapur dhe brutal i bashkëpunimit politik dhe nëpërkëmbjes dhe zhvlerësim i konsensusit politik. Ndërkaq ai garantoi se opozita do t’i mbrojë me forcë arritjet e kompromisit, do t’i shërbejë deri në fund integrimit, shtetit ligjor dhe mirëqenies së shqiptarëve .

“Por, kjo tentativë, është më shumë sesa kërcënim për nëpunësit e këtij vendi. Kjo tentativë, është kërcënim i hapur dhe brutal i bashkëpunimit politik dhe nëpërkëmbjes dhe zhvlerësim i konsensusit. Ligji për Statusin e Nëpunësit Publik, është produkt i bashkëpunimit mes palëve, është një nga 3 ligjet me të cilat Rama, e bllokoi integrimin për më shumë se 2 vjet dhe pengoi marrjen e statusit të vendit kandidat.Tentativa e paralajmëruar sot, dëshmon qartë, se për të mundësuar spastrimin politik të administratës, Rama është i gatshëm të zerojë konsesusin e arritur dhe të rikthejë konfliktin politik, tashmë si qeveritar kundër opozitës.

Partia Demokratike, i bën thirrje publike Ramës! Larg duart nga 3 ligjet! Mos e nëpërkëmb konsensusin e arritur. Mos vazhdo rrugën e konfliktin politik. Mos shkelmo ëndrrën e shqiptarëve për mirëqenie dhe integrim. Opozita do t’i mbrojë me forcë arritjet e kompromisit, do t’i shërbejë deri në fund integrimit, shtetit ligjor dhe mirëqenies së shqiptarëve” përfundoi ai.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Zogu godites
Member
Member
Posts: 40
Joined: Tue May 11, 2010 9:10 pm
Gender: Male

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#6

Post by Zogu godites »

Mire ben sepse duhen larguar njerezit e Saliut.
Edi Rama, shanci perparimtar i vetem i Shqiperise.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#7

Post by Sally »

Zogu godites wrote:Mire ben sepse duhen larguar njerezit e Saliut.

Kete qe po thuani ju Zogu godites nuk e tha Rama kur u ''betua'' ne presidence, por tha qe ''Qeveria e re, e te gjithe shqiptareve''. Mua nuk me dhimbsen ata njerez qe punojne rreth e rreth politikes ( me polotikanet ) se ata nuk mbeten kurr pa nje vend pune, kan gjithmon nje mik te dyte, por me dhimbset populli, populli i thjeshte qe nga fundi i gushtit deri me sot 25-shtator po shkon ne pune me zemer ne dore. Po kete gje ju te semuret e nje ngjyrepolitike nuk e kuptoni, sepse keni nje kapacitet shume te dobet dhe te varfer per te menduar dhe kuptuar me tej.... .
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Zogu godites
Member
Member
Posts: 40
Joined: Tue May 11, 2010 9:10 pm
Gender: Male

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#8

Post by Zogu godites »

Sally wrote:

Rama do te largoj militantet dhe do te vere specialistat qe i largoi Saliu.
Edi Rama, shanci perparimtar i vetem i Shqiperise.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#9

Post by Sally »

Zogu godites wrote:
Sally wrote:
Zogu godites wrote:Mire ben sepse duhen larguar njerezit e Saliut.

Kete qe po thuani ju Zogu godites nuk e tha Rama kur u ''betua'' ne presidence, por tha qe ''Qeveria e re, e te gjithe shqiptareve''. Mua nuk me dhimbsen ata njerez qe punojne rreth e rreth politikes ( me polotikanet ) se ata nuk mbeten kurr pa nje vend pune, kan gjithmon nje mik te dyte, por me dhimbset populli, populli i thjeshte qe nga fundi i gushtit deri me sot 25-shtator po shkon ne pune me zemer ne dore. Po kete gje ju te semuret e nje ngjyrepolitike nuk e kuptoni, sepse keni nje kapacitet shume te dobet dhe te varfer per te menduar dhe kuptuar me tej.... .
Rama do te largoj militantet dhe do te vere specialistat qe i largoi Saliu.

-waiting- specialistat apo socialistat ?... :)

Rama nuk duhet te rrembehet shume, se mund te ket qeverine ne dore, por jo frenat e saj, frenat i ka dikush tjeter aji qe dha votat ( Meta ). Qeverite me bashkpunim dy-paleshe 90% nuk kan pasur suksese.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Zogu godites
Member
Member
Posts: 40
Joined: Tue May 11, 2010 9:10 pm
Gender: Male

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#10

Post by Zogu godites »

Presim gjithe shprese, per te nisur berja e shtetit. Sigurisht nisja eshte gjithmone e veshtire, gjykuar nga si po e lene shtetin, ata qe per tete vite i kerryen themeline gjithckaje qe gjeten. Prandaj duhen larguar nga detyra ata qe na sollen ne kete dite.
Edi Rama, shanci perparimtar i vetem i Shqiperise.
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#11

Post by Mallakastrioti »

Zogu godites wrote:Presim gjithe shprese, per te nisur berja e shtetit. Sigurisht nisja eshte gjithmone e veshtire, gjykuar nga si po e lene shtetin, ata qe per tete vite i kerryen themeline gjithckaje qe gjeten. Prandaj duhen larguar nga detyra ata qe na sollen ne kete dite.
Une jam i mendimit qe duhet vendosur "diktatura e proletariatit" dhe ky miku eshte ne rruge te mbare ne kete aspekt.
Jo vetem kaq, por greket dhe serbet duhet te rimarrin ofiqet e dikurshme qe ua garantoi Hoxha dhe Alia!
Image
Zogu godites
Member
Member
Posts: 40
Joined: Tue May 11, 2010 9:10 pm
Gender: Male

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#12

Post by Zogu godites »

Mallakastrioti wrote:

Pse e keni me dyshim a nuk ishte ai qe e ndryshoi Tiranen plotesisht?

#13

Nuk kam kuptuar ende mendjen e nje militanti. Eedhe pse ndoshta as nuk dua te hy ne mendje te semura qe ti kuptoj!
Image
Zogu godites
Member
Member
Posts: 40
Joined: Tue May 11, 2010 9:10 pm
Gender: Male

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#14

Ju pse me ofendoni Mallakastrioti, une shpreh mendimin tim me ate te 1 milion shqiptareve qe ja dha voten E. Rames.
Edi Rama, shanci perparimtar i vetem i Shqiperise.
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: ''Struktura e Qeverisë së re'' 2013-2017

#15

Post by Mallakastrioti »

Zogu godites wrote:
Mallakastrioti wrote:
Zogu godites wrote:
Mallakastrioti wrote:
Zogu godites wrote:Presim gjithe shprese, per te nisur berja e shtetit. Sigurisht nisja eshte gjithmone e veshtire, gjykuar nga si po e lene shtetin, ata qe per tete vite i kerryen themeline gjithckaje qe gjeten. Prandaj duhen larguar nga detyra ata qe na sollen ne kete dite.
Une jam i mendimit qe duhet vendosur "diktatura e proletariatit" dhe ky miku eshte ne rruge te mbare ne kete aspekt.
Jo vetem kaq, por greket dhe serbet duhet te rimarrin ofiqet e dikurshme qe ua garantoi Hoxha dhe Alia!
Pse e keni me dyshim a nuk ishte ai qe e ndryshoi Tiranen plotesisht?
Nuk kam kuptuar ende mendjen e nje militanti. Eedhe pse ndoshta as nuk dua te hy ne mendje te semura qe ti kuptoj!
Ju pse me ofendoni Mallakastrioti, une shpreh mendimin tim me ate te 1 milion shqiptareve qe ja dha voten E. Rames.
Nuk ofendova asnje, pra asnje votedhenes per politiken, por militantet apo militantin e semure. Jane dy gjera diametrikisht te kunderta.
Image
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”