[quoteem“Çështja Çame” në dilemat e tregëtarit Idrizi !]

Përvjetori i masakrës greke ndaj Çamërisë u përkujtua sivjet pa shumë bujë ndërkohë që pritej e kundërta për shkak të rritjes se përfaqësimit politik të PDIU, partisë që ka marrë përsipër politikisht e elektoralisht zgjidhjen e “Çështjes Çame”. Në këtë përvjetor ishte e dukshme indiferenca e publikut dhe mungesa entuziazmit të medias ndërkohë që u vu re edhe angazhimi i shtirë dhe i sforcuar i politikës përballë këtij realiteti . Ka shume arsye të “ftohjes” se publikut, përfshi edhe shqiptarët me origjinë nga Çamëria , por un mendoj se kryesore mbetet keqfunksionimi apo keqpërdorimi i kësaj çështjeje nga PDIU ose më mirë të themi nga udhëheqja politike .
Që nga zgjedhjet e 23 qershorit ku PDIU, si e vetmja parti me kauzë të qartë politike në Shqipëri , zgjidhjen e “Çështjes Çame” , arriti të dyfishojë përfaqësimin në parlament , kauza e tyre në vend që të shpërthente po shkon duke u venitur . Ndryshimet politike , ardhja në pushtet e te majtës historike ,pro greke e serbe, detyruan një ndryshim edhe për sa i përket Çështjes Çame dhe përpjekjeve për zgjidhjen e sajë. Në kushtet e reja politike me pesë deputet në Kuvend PDIU i kishte të gjitha mundësitë ta rriste presionin brenda dhe jashtë vendit duke e bërë “Çështjen Çame” çështjen më të rëndësishme politikes së jashtme shqiptare . Jam i ndërgjegjshëm , si shumë shqiptarë që besojnë e kërkojnë zgjidhjen e Çështjes Çame, se qenia në qeveri e të majtës ,ish komuniste, nuk e ndihmon zgjidhjen e kësaj çështjeje prisja gjithashtu që ky zhvillim negativ politik në planin makro te stimulonte e të fuqizonte aksionin politik të mbështetësve të sajë të përfaqësuar politikisht nga PDIU. Këtë, besoj , e kanë kuptuar e bien dakord me mua edhe shumë çamë që me të drejtë e konsiderojnë jetike avancimin dhje zgjidhjen e çështjes së tyre . Nuk e di çka ndodhur por PDIU e ka minimizuar dukshëm aksionin e sajë politik dhe drejtuesit e saje duket te hutuar e të hallakatur ne këtë vite të parë të këtij mandati elektoral të konsoliduar të tyre.
Prania publike e z. Idrizi dhe e të tjerëve në PDIU ka rënë ndjeshëm ndërkohë që edhe ai angazhim politike e publik që edhe ai angazhim politike e publik që kemi mundur të evidentojmë është konsumuar për çështje të tjera , pak apo aspak të lidhura me “Çështjen Çame” opinioni apo elektorati jo vetëm çam i PDIU-së duket i hutuar e i çoroditur politikisht përballë dilemës së pa zgjidhur të kryetarit Idrizi, partia e të cilit nuk ka vendosur ende në se do jetë në qeveri apo opozitë .
Me një këmbë në zyrën e Ramës dhe tjetrit ne zyrën e Bashës ia ka humbur një vit kohë çështjes çame e cila armikun më të madh të sajë jo politik ka kohën që po kalon me shpejtësi . Me këtë qëndrim z. Idrizi ka mundur të ruaj disa interesa pragmatike, kryesisht ne fushën e punësimit si drejtoria e sigurimeve shoqërore apo disa segmente te tjera me të vogla te pushtetit vetëm në Tiranë, ndërkohë që në rrethe njerëzit e PDIU në administratë janë trajtuar një lloj si pjesa tjetër e opozitës duke u larguar në mënyrë masive prej saj . Por gjithsej edhe ku “përfitim “ i vogël pragmatik i z. Idrizi nuk kompenson heqjen dorë nga kauza për të cilën PDIU është votuar si partia e tretë me e madhe ne vend ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Kohet e fundit janë lajmëruar dhe ka shenja të një bashkëpunimi më të ngushtë Idrizi- Rama gjë që pritet ta kalojë PDIU-në , në së deputetet e tjerë te sajë do ta mbështesin Idrizin, edhe zyrtarisht në koalicionin qeveritar . Rama ka nevojë për bashkëpunimin e opozitës në reforma të tilla siç është reforma administrative e zgjedhore apo goditjet e paralajmëruar te sistemit gjyqësor dhe Idrizi pritet te jetë për te një alibi e shkëlqyer politike. Sigurisht që Rama nuk humbet asgjë nga aleanca me Idrizin, përkundrazi, por Idrizi , apo më mirë të themi PDIU dhe sidomos “Çështja Çame” , humbasin shumë nga koalicioni apo marrëveshjet fshehur apo hapur me Ramën .
Unë nuk besoj që çështja çame mund të zgjidhet apo edhe të jetë një agjendë serioze politike e ish komunistëve të Edi Ramës , kjo për arsye historike e motive aktuale. Shqiptarët dhe veçanërisht çamët e dinë mirë se në kohën e qeverisjes se paraardhësve politik e gjenetik te Ramës dhe partisë Çështja Çame u sabotua tërësisht dhe përmendja e Çamërisë dhe masakrave greke mbi të u ndalua te përmendej edhe nën zë. Atdhetarë, intelektualë e personalitete të shquara të Çamërisë u shpallën armiq e komunizmit dhe u dënuan e persekutuan rëndë ndërkohë që krejt popullsia çame e Shqipërisë u trajtua si kategori e dorës së dytë. Përmendja e origjinës çame u transformua pothuaj në një turp si pasojë e propagandës komuniste e cila nuk ndryshonte nga ajo greke në raport me çamët dhe Çamërinë. Me pak fjalë nga Greqia shoviniste në Shqipërinë komuniste çamët ranë nga shiu në breshër nga një politike diskriminimi , gjurme e shenja të së cilës herë, herë shfaqen edhe sot në pionin politik e publik shqiptar . Dihet që e majta është nga natyra e sajë ideologji internacionaliste ku kauza të tilla si çështja çame nuk kanë asnjë shans të gjejnë terren . Duke i shtuar kësaj pengese ideologjike edhe lidhjet e njohura greke e serbe të së majtës shqiptare gjasat që qeveria Rama të bëhet e ndjeshme ndaj “Çështjes Çame” . Z. Idrizi e di mirë që përcaktimi i qartë i politikës së jashtme të qeverisë Rama është : “zero problem me fqinjët” gjë që do të thotë” : zero “Çështje Çame , zero Çamëri. Nuk e di si e kuptojnë këtë në PDIU por besoj se pikërisht kjo e bën “tabu “ çdo bashkëpunim të mundshëm të PDIU-së me qeverinë Rama dhe krejt të majtën ish komuniste shqiptare. Nga ana tjetër pjesëtar i koalicionit te majtë qeveritar është edhe PBDNJ kreu i të cilës Vangjel Dule nënkryetar i parlamentit , pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri, është nga armiqtë më të njohur të “Çështjes Çame” gjë që e ka dëshmuar edhe ne debatet publike me z. Idrizi në parlament dhe jashtë tij .
Në këto kushte duket e pa mundur që z. Rama të plotësojë edhe interesat e greke të Dules edhe interesat çame të Idrizit gjë që e bën të pa pranueshëm , politikisht dhe moralisht, përfshirjen apo edhe përkrahjen e qeverisë nga PDIU. Por rreshtimi e përfolur i PDIU në krah të Edi Ramës ka edhe një problem elektoral . Për shkaqe historike e aktuale shumica e popullsisë çame mendojnë e votojnë politikisht djathtas . Me këtë arsyetohet rritja tre here e përfaqësimit elektoral të PDIU në zgjedhjet e 2013 pas koalicionit me qeverinë e djathte të PD . Njerëz të cilët kishin votuar historikisht për PD u motivuan të votonin PDIU si pjese e të njëjtit koalicion apo kah politik por duke theksuar kauzën çame që e mbartë në mënyrë më natyrale e më specifike PDIU. Një ndryshim i këtij kahu do ti sillte shumë probleme PDIU. Në se z. Idrizi pozicionohet edhe zyrtarisht majtas janë të gjitha gjasat që grupi parlamentar çam te ndahet ndërkohë që shumica e elektoratit pritet ta braktisë. Por edhe ndenjja kështu, sa mish as peshk është tejet e rrezikshme. Flakët e ndezura të Çështjes Çame të promovuar fort me votën pro PDIU ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013 mund te shuhen sa hap e mbyll sytë në se kjo çështje vihet në pazar për interesa te ngushta pragmatike.
Nuk besoj se grupi parlamentar i PDIU-se mund te thyhet për interesa ekonomike . Për fat të mirë nga njohjet personale e di që të pesë deputetet çam të PDIU mund të kenë shumë mungesa, por janë, falë Zotit, të plotësuar ekonomikisht gjë që e ngushton shumë mundësinë korruptimin e tyre nga ky këndvështrim. E ndejat gjë mund të thuhet pa frikë për shumicën e çamëve që mund të konsiderohen pa frikë pse pjesë më punëtore, më e lindur për biznes e racës shqiptare. Në këto kushte çdo interes pragmatik ,punësimi në administratë apo te natyre tjetër në kurriz të kauzës çame duket e pa nevojshme dhe e pa justifikueshme, Vakja e “Çështjes Çame “ e manifestuar ne përvjetorin e këtij vitit te masakrës e gjenocidit greke është një kambanë alarmi jo vetëm për çamet dhe PDIU-në .Shumë shqiptarë jo çamë e dhanë në zgjedhjet e fundit votën për PDIU duke dashur të theksojnë dashurinë e tyre për Çamërinë dhe çështjen e sajë gjë qe e dëshmon si çështje te të gjithë shqiptareve. Me shume vota priteshin në se politika e PDIU ne parlament dhe jashtë tij do të ishte me e fortë me e qartë me e drejtpërdrejtë. Zhgënjimi nga politika e deritanishme “as mish e as peshk” e z. Idrizi mund të rezultojë shumë shpejt në një bumerang i cili do të dëmtojë me së shumti Çështjen Çame.
Janë te gjitha te dhënat qe na bëjë te mendojmë tek kthimi i saj në “çështja Idrizi” , një dështim që ne se ndodh i dëmton dukshëm interesat kumbare shumë më të mëdha se ato të Idrizit dhe PDIU-së . Shpresoj shumë të mos ndodhë kështu por nga praktika botërore e Shqiptare kauzat kumbare si çështja çame nuk kanë qenë kurrë pjesë e ideologjive të majta për më tepër marksiste nga po përpiqet ti orientojë z. Idrizi. Natyrshëm këto janë pjese thelbësore te ideologjive te djathta. Rrëshqitja majtas e lidershipit të PDIU është e dukshme pavarësisht etiketimit zyrtar si opozite. “Fshehja” apo kufizimi i daljeve publike te z. Idrizi ka krijuar shume keqkuptime edhe brenda komunitetit çam. Kohë më parë deputeti tjetër çam, Dashamir Tahiri, e ironizoi publikisht këtë sjellje të kryetarit të tij: Pyesni për të Aida Shtinon (drejtuesen e emisionit “Njerëz të humbur”, u përgjigj ai kur e pyeten për Idrizin . Si përfundim un besoj ende se z. Idrizi dhe PDIU janë të dënuar të ketë një dhe vetëm një kusht në bashkëpunimin politik me këdo që i kërkohet në Shqipëri dhe jashtë saj : Çështjen Çame . Çamërisë u përkujtua sivjet pa shumë bujë ndërkohë që pritej e kundërta për shkak të rritjes se përfaqësimit politik të PDIU, partisë që ka marrë përsipër politikisht e elektoralisht zgjidhjen e “Çështjes Çame”.
Në këtë përvjetor ishte e dukshme indiferenca e publikut dhe mungesa entuziazmit të medias ndërkohë që u vu re edhe angazhimi i shtirë dhe i sforcuar i politikës përballë këtij realiteti . Ka shume arsye të “ftohjes” se publikut, përfshi edhe shqiptarët me origjinë nga Çamëria , por un mendoj se kryesore mbetet keqfunksionimi apo keqpërdorimi i kësaj çështjeje nga PDIU ose më mirë të themi nga udhëheqja politike . Që nga zgjedhjet e 23 qershorit ku PDIU, si e vetmja parti me kauzë të qartë politike në Shqipëri , zgjidhjen e “Çështjes Çame” , arriti të dyfishojë përfaqësimin në parlament , kauza e tyre në vend që të shpërthente po shkon duke u venitur . Ndryshimet politike , ardhja në pushtet e te majtës historike ,pro greke e serbe, detyruan një ndryshim edhe për sa i përket Çështjes Çame dhe përpjekjeve për zgjidhjen e sajë. Në kushtet e reja politike me pesë deputet në Kuvend PDIU i kishte të gjitha mundësitë ta rriste presionin brenda dhe jashtë vendit duke e bërë “Çështjen Çame” çështjen më të rëndësishme politikes së jashtme shqiptare . Jam i ndërgjegjshëm , si shumë shqiptarë që besojnë e kërkojnë zgjidhjen e Çështjes Çame, se qenia në qeveri e të majtës ,ish komuniste, nuk e ndihmon zgjidhjen e kësaj çështjeje prisja gjithashtu që ky zhvillim negativ politik në planin makro te stimulonte e të fuqizonte aksionin politik të mbështetësve të sajë të përfaqësuar politikisht nga PDIU. Këtë, besoj , e kanë kuptuar e bien dakord me mua edhe shumë çamë që me të drejtë e konsiderojnë jetike avancimin dhje zgjidhjen e çështjes së tyre .
Nuk e di çka ndodhur por PDIU e ka minimizuar dukshëm aksionin e sajë politik dhe drejtuesit e saje duket te hutuar e të hallakatur ne këtë vite të parë të këtij mandati elektoral të konsoliduar të tyre. Prania publike e z. Idrizi dhe e të tjerëve në PDIU ka rënë ndjeshëm ndërkohë që edhe ai angazhim politike e publik që edhe ai angazhim politike e publik që kemi mundur të evidentojmë është konsumuar për çështje të tjera , pak apo aspak të lidhura me “Çështjen Çame” opinioni apo elektorati jo vetëm çam i PDIU-së duket i hutuar e i çoroditur politikisht përballë dilemës së pa zgjidhur të kryetarit Idrizi, partia e të cilit nuk ka vendosur ende në se do jetë në qeveri apo opozitë . Me një këmbë në zyrën e Ramës dhe tjetrit ne zyrën e Bashës ia ka humbur një vit kohë çështjes çame e cila armikun më të madh të sajë jo politik ka kohën që po kalon me shpejtësi . Me këtë qëndrim z. Idrizi ka mundur të ruaj disa interesa pragmatike, kryesisht ne fushën e punësimit si drejtoria e sigurimeve shoqërore apo disa segmente te tjera me të vogla te pushtetit vetëm në Tiranë, ndërkohë që në rrethe njerëzit e PDIU në administratë janë trajtuar një lloj si pjesa tjetër e opozitës duke u larguar në mënyrë masive prej saj . Por gjithsej edhe ku “përfitim “ i vogël pragmatik i z. Idrizi nuk kompenson heqjen dorë nga kauza për të cilën PDIU është votuar si partia e tretë me e madhe ne vend ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
Kohet e fundit janë lajmëruar dhe ka shenja të një bashkëpunimi më të ngushtë Idrizi- Rama gjë që pritet ta kalojë PDIU-në , në së deputetet e tjerë te sajë do ta mbështesin Idrizin, edhe zyrtarisht në koalicionin qeveritar . Rama ka nevojë për bashkëpunimin e opozitës në reforma të tilla siç është reforma administrative e zgjedhore apo goditjet e paralajmëruar te sistemit gjyqësor dhe Idrizi pritet te jetë për te një alibi e shkëlqyer politike. Sigurisht që Rama nuk humbet asgjë nga aleanca me Idrizin, përkundrazi, por Idrizi , apo më mirë të themi PDIU dhe sidomos “Çështja Çame” , humbasin shumë nga koalicioni apo marrëveshjet fshehur apo hapur me Ramën .
Unë nuk besoj që çështja çame mund të zgjidhet apo edhe të jetë një agjendë serioze politike e ish komunistëve të Edi Ramës , kjo për arsye historike e motive aktuale. Shqiptarët dhe veçanërisht çamët e dinë mirë se në kohën e qeverisjes se paraardhësve politik e gjenetik te Ramës dhe partisë Çështja Çame u sabotua tërësisht dhe përmendja e Çamërisë dhe masakrave greke mbi të u ndalua te përmendej edhe nën zë. Atdhetarë, intelektualë e personalitete të shquara të Çamërisë u shpallën armiq e komunizmit dhe u dënuan e persekutuan rëndë ndërkohë që krejt popullsia çame e Shqipërisë u trajtua si kategori e dorës së dytë. Përmendja e origjinës çame u transformua pothuaj në një turp si pasojë e propagandës komuniste e cila nuk ndryshonte nga ajo greke në raport me çamët dhe Çamërinë. Me pak fjalë nga Greqia shoviniste në Shqipërinë komuniste çamët ranë nga shiu në breshër nga një politike diskriminimi , gjurme e shenja të së cilës herë, herë shfaqen edhe sot në pionin politik e publik shqiptar . Dihet që e majta është nga natyra e sajë ideologji internacionaliste ku kauza të tilla si çështja çame nuk kanë asnjë shans të gjejnë terren . Duke i shtuar kësaj pengese ideologjike edhe lidhjet e njohura greke e serbe të së majtës shqiptare gjasat që qeveria Rama të bëhet e ndjeshme ndaj “Çështjes Çame” . Z. Idrizi e di mirë që përcaktimi i qartë i politikës së jashtme të qeverisë Rama është : “zero problem me fqinjët” gjë që do të thotë” : zero “Çështje Çame , zero Çamëri.
Nuk e di si e kuptojnë këtë në PDIU por besoj se pikërisht kjo e bën “tabu “ çdo bashkëpunim të mundshëm të PDIU-së me qeverinë Rama dhe krejt të majtën ish komuniste shqiptare. Nga ana tjetër pjesëtar i koalicionit te majtë qeveritar është edhe PBDNJ kreu i të cilës Vangjel Dule nënkryetar i parlamentit , pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri, është nga armiqtë më të njohur të “Çështjes Çame” gjë që e ka dëshmuar edhe ne debatet publike me z. Idrizi në parlament dhe jashtë tij . Në këto kushte duket e pa mundur që z. Rama të plotësojë edhe interesat e greke të Dules edhe interesat çame të Idrizit gjë që e bën të pa pranueshëm , politikisht dhe moralisht, përfshirjen apo edhe përkrahjen e qeverisë nga PDIU. Por rreshtimi e përfolur i PDIU në krah të Edi Ramës ka edhe një problem elektoral . Për shkaqe historike e aktuale shumica e popullsisë çame mendojnë e votojnë politikisht djathtas . Me këtë arsyetohet rritja tre here e përfaqësimit elektoral të PDIU në zgjedhjet e 2013 pas koalicionit me qeverinë e djathte të PD . Njerëz të cilët kishin votuar historikisht për PD u motivuan të votonin PDIU si pjese e të njëjtit koalicion apo kah politik por duke theksuar kauzën çame që e mbartë në mënyrë më natyrale e më specifike PDIU. Një ndryshim i këtij kahu do ti sillte shumë probleme PDIU. Në se z. Idrizi pozicionohet edhe zyrtarisht majtas janë të gjitha gjasat që grupi parlamentar çam te ndahet ndërkohë që shumica e elektoratit pritet ta braktisë. Por edhe ndenjja kështu, sa mish as peshk është tejet e rrezikshme. Flakët e ndezura të Çështjes Çame të promovuar fort me votën pro PDIU ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013 mund te shuhen sa hap e mbyll sytë në se kjo çështje vihet në pazar për interesa te ngushta pragmatike. Nuk besoj se grupi parlamentar i PDIU-se mund te thyhet për interesa ekonomike . Për fat të mirë nga njohjet personale e di që të pesë deputetet çam të PDIU mund të kenë shumë mungesa, por janë, falë Zotit, të plotësuar ekonomikisht gjë që e ngushton shumë mundësinë korruptimin e tyre nga ky këndvështrim. E ndejat gjë mund të thuhet pa frikë për shumicën e çamëve që mund të konsiderohen pa frikë pse pjesë më punëtore, më e lindur për biznes e racës shqiptare. Në këto kushte çdo interes pragmatik ,punësimi në administratë apo te natyre tjetër në kurriz të kauzës çame duket e pa nevojshme dhe e pa justifikueshme, Vakja e “Çështjes Çame “ e manifestuar ne përvjetorin e këtij vitit te masakrës e gjenocidit greke është një kambanë alarmi jo vetëm për çamet dhe PDIU-në .Shumë shqiptarë jo çamë e dhanë në zgjedhjet e fundit votën për PDIU duke dashur të theksojnë dashurinë e tyre për Çamërinë dhe çështjen e sajë gjë qe e dëshmon si çështje te të gjithë shqiptareve. Me shume vota priteshin në se politika e PDIU ne parlament dhe jashtë tij do të ishte me e fortë me e qartë me e drejtpërdrejtë. Zhgënjimi nga politika e deritanishme “as mish e as peshk” e z. Idrizi mund të rezultojë shumë shpejt në një bumerang i cili do të dëmtojë me së shumti Çështjen Çame. Janë te gjitha te dhënat qe na bëjë te mendojmë tek kthimi i saj në “çështja Idrizi” , një dështim që ne se ndodh i dëmton dukshëm interesat kumbare shumë më të mëdha se ato të Idrizit dhe PDIU-së .
Shpresoj shumë të mos ndodhë kështu por nga praktika botërore e Shqiptare kauzat kumbare si çështja çame nuk kanë qenë kurrë pjesë e ideologjive të majta për më tepër marksiste nga po përpiqet ti orientojë z. Idrizi. Natyrshëm këto janë pjese thelbësore te ideologjive te djathta. Rrëshqitja majtas e lidershipit të PDIU është e dukshme pavarësisht etiketimit zyrtar si opozite. “Fshehja” apo kufizimi i daljeve publike te z. Idrizi ka krijuar shume keqkuptime edhe brenda komunitetit çam. Kohë më parë deputeti tjetër çam, Dashamir Tahiri, e ironizoi publikisht këtë sjellje të kryetarit të tij: Pyesni për të Aida Shtinon (drejtuesen e emisionit “Njerëz të humbur”, u përgjigj ai kur e pyeten për Idrizin . Si përfundim un besoj ende se z. Idrizi dhe PDIU janë të dënuar të ketë një dhe vetëm një kusht në bashkëpunimin politik me këdo që i kërkohet në Shqipëri dhe jashtë saj : Çështjen Çame.
Nga : Nebil ÇIKA
http://www.pakufije.com/2014/07/03/cesh ... it-idrizi/[/quoteem]