"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Plot 59 lëkundje tërmeti të regjistruara gjatë natës
Tiranë - Instituti Sizmiologjik shqiptar ka bërë të ditur se të paktën 59 lëkundje me intesitet të vogël janë shënuar pas lëkundjes së parë të tërmetit me magnitudë 7 ballë shkalla Rihter që u regjistrua 19 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë.
Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjoricë. Tërmeti i rënë natën e kaluar ka shkaktuar dëme materiale në dy fshatra të rrethit të Dibrës, në Gjoricë dhe Shupenzë, ndërkohë që ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët e kanë kaluar natën jashtë. Lëkundjet kanë shkaktuar panik edhe tek banorët e Tiranës, sidomos ata që jetojnë në katet e larta të pallateve.
Last edited by Sally on Mon Sep 07, 2009 10:07 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Tërmeti në Dibër, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile
Tiranë – Lëkundjet e fuqishme të tërmeti që goditën mbrëmë Peshkopinë, ka detyruar Shtabim e Emergjencave Civile të zhvillojë një mbledhje urgjente gjatë ditës së sotme.
Mbledhja do të caktojë masat e para që do të merren. Deri më tani ende nuk ka të dhëna të sakta, por ajo që dihet janë qindra shtëpi të shkatërruara në fshatrat e Dibrës.
Ndërkohë, për në Dibëer është nisur një grup specialistësh nga Ministria e Brendshme për të vlerësuar situatën, ndërsa ndihmat e nisura për të prekurit nuk kanë mbërritur ende në destinacionë.
Kreu i Shtabit të Emergjencave Civile, Alfred Olli thotë se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa shton se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekspertë të emergjencave, të cilat po vlerësojnë dëmet materiale.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Prizren – Tërmeti që goditi mbrëmë zonën e Dibrës është ndjerë edhe në qytetet e Kosovës, si Prizren, Therandë dhe Gjakovë.
Lajmi bëhet i ditur nga Radio Televizioni i Kosovës, i cili i ka kushtuar një hapësirë të veçantë ngjarjes së ndodhur mbrëmë rreth orës 24:00 në verilindje të Shqipërisë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Dibër – Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e shkuar nëntokën e Shqipërisë. Tërmeti mbi 7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Dibrën, me epiqendër në fshatin Gjoricë.
Sipas Institutit Sizmiologjik tërmeti në këtë zonë ishte mbi 7 ballë, ndërsa ka zgjatur rreth 15 sekonda. Lëkundjet nisën në orës 23:49 minuta të mbrëmjes së shkuar.
Sipas informacioneve të fundit, tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale në disa fshatra të Dibrës, ku fshatrat më të goditur janë Ostresi, Shupenza, Gjorica, etj. Të tre fshatrat kanë mbetur pa energji elektrike që prej momentit të rënies së tërmetit.
Mësohet se mbi 1000 shtëpi janë plasaritur, ndërsa banorët kanë braktisur ndërtesat e tyre. Gjashtë shtëpi janë shembur plotësisht në Shupenzë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.
Tërmete të tjerë janë ndjerë gjatë gjithë natës deri në mëngjesin e sotëm, ku lëkundja më e fundit është ndjerë rreth orës 06:30 minuta të së hënës. Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, si në Tiranë, Shkodër, Berat, Kavajë, Elbasan, etj. Në Tiranë, tërmeti është regjistruar rreth 5.4 ballë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Krujë – Katër banesa janë shkrumbuar plotësisht sot rreth orës 09:30 minuta. Ngjarja ndodhi në fshatin Thumanë të rrethit të Krujës, duke lënë në qiell të hapur katër familje nga kjo zonë.
Sipas hetimeve të para, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikëset të mbërritura në vendin e ngjarjes nuk kanë mudur të shpëtojnë asgjë. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar. Tashmë banorëve iu duhet të ndërtojnë banesat e tyre nga e para. Policia në vendngjarje tha se era e fortë e favorizoi përhapjen e flakëve
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Lëkundja e parë është regjistruar në orën 23.49 të natës dhe ka zgjatur rreth 15 sekonda. Pas saj, janë regjistruar edhe 58 pasgoditje të tjera, me intensitet më të vogël, por që gjithashtu janë ndjerë.
Për fat nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërkohë që dëmet kanë qenë të shumta, sidomos rreth epiqendrës. Kështu mësohet se në fshatrat e Peshkopisë shumë shtëpi janë plasaritur, ndërkohë që të tjera janë bërë thuajse të pabanueshme.
Dëme ka pasur në Bulqizë, në Shupenzë, Ostren, Zergan dhe Gollobordë, zona ku gjatë natës ka munguar edhe energjia elektrike.
Në Tiranë lëkundja është ndjerë deri në 5.4 ballë, ndërkohë që paniku ka mbërthyer sidomos banorët e kateve të sipërme të pallateve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Dibër – Sipas informacioneve të fundit, një fëmijë ka mbetur i lënduar lehtë nga lëkundjet e mbrëmshme që goditën zonën e Peshkopisë. Fëmija është shtruar në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, kryeministra Sali Berisha do të mbërrijë sot gjatë drekës në zonat e prekura nga tërmeti në verilindje të vendit.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se disa shtëpi janë të dëmtuara plotësisht në Ostres dhe Gjoricë, ndërsa thekson se shumë banesa të tjera kanë dëmtime të mëdha. Kjo ministri tashmë ka gati ndihmat për banorët me ushqimet dhe materiale të tjera. Për këtë arsye, dy helikopterë do të jenë në dispozicion për të transportuar ndihmat.
“Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit vendor po bën verifikimet e dëmeve të shkaktuara. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale ka gati të gjithë ndihmën që do të nevojitet në materiale dhe ushqime për banorët e dëmtuar. Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion dy helikopterë për transportin e të gjitha ndihmave që do të nevojiten”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.
Last edited by Sally on Mon Sep 07, 2009 11:18 am, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Termeti që ra pak para mesnatës së kaluar, me epiqendër 19 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, në verilindje të vendit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatëmirësisht nuk raportohen viktima apo persona të lënduar rëndë si pasojë e tij. Sekretari i Prefekturës së Dibrës, Hajri Begu, bëri të ditur sot se "vetëm një fëmijë nga komuna Qender Tomin, ka marrë disa plagë të lehta si pasojë e lëkundjeve dhe pas ndihmës mjeksore në spitalin rajonal tashmë është kthyer në shtëpi". “Dëmtimet ne banesa janë të shumta”, tha Begu, duke shtuar se "ka dëmtime të oxhaqeve, mureve, etj”. Begu informon se sapo ka mbaruar një mbledhje e Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Dibrës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të njësive vendore të këtij qarku, përfaqësues të institucioneve qëndrore, si dhe zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Pone. "Nga të dhënat e marra gjatë kësaj mbledhjeje po përpunohet një informacion i plotë, i cili do të bëhët i ditur për mediat", u shpreh Begu. Të paktën 59 lëkundje me intesitet të vogël janë shënuar pas lëkundjes së parë të tërmetit me magnitudë 7 ballë shkalla Rihter që u regjistrua pak para mesnatës së kaluar, me epiqendër 19 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, në verilindje të vendit. Burime nga Instituti Sizmiologjik thanë se lëkundja e parë ka zgjatur 15 sekonda. Tërmeti ka pasur epiqendër fshatin Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë, ndërsa lëkundje me fuqi 5.4 ballë janë ndier edhe në Tiranë, Durrës, etj. Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjoricë. Tërmeti i rënë natën e kaluar ka shkaktuar dëme materiale në dy fshatra të rrethit të Dibrës, në Gjoricë dhe Shupenzë, ndërkohë që ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët e kanë kaluar natën jashtë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Partia Socialiste e Shqipërisë ka kërkuar marrjen e masave pas goditjes së tërmetit mbrëmjen e shkuar në zonën e Peshkopisë.
“Partia Socialiste i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të stabilizuar situatën në zonat më të goditura dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme ndaj familjeve të dëmtuara”, thuhet në një komunikatë për mediat nga zyra e kësaj partie.
PS-ja u ka bërë thirrje të gjitha qeverive vendore socialiste të vihen në kontakt me drejtuesit lokal të zonës së dëmtuar dhe të kontribuojnë për gjithçka nevojitet.
Gjithashtu, kjo parti shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj me familjet e fshatrave të tronditura nga lëkundjet dhe që në të njëjtën kohë kanë pësuar dëme materiale
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Tërmeti, Poni: Nis shpërndarja e ndihmave në Dibër
Ka nisur shpërndarja e ndihmave në zonat e prekura nga tërmeti në Qarkun e Dibrës.
Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, së bashku me drejtues të lartë të këtij dikasteri ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës Civile në Dibër, ku mësohet se u vendos mbi planin e punës për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga tërmeti, dhënien e ndihmës për banorët e dëmtuar, mirëfunksionimin e strukturave shtetërore si spitalet, policia, ndërmarjen e rrugëve, entin e elektrikut etj. Ndërsa janë lënë porosi për kryetarët e komunave për të raportuar mbi situatën e verifikuar në terren.
Poni bëri të ditur se grupet e punës po punojnë në komunat e Gjoricës dhe Shupenzës, duke shpërndarë ndihma me helikopter për banorët e dëmtuar. Ai rikonfirmoi dhe një herë se nga tërmeti nuk ka patur të lënduar në njerëz, përjashto tre raste të lehta, kur tre personave iu është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Dibrës, dhe më pas janë larguar në shtëpitë e tyre.
Z. Poni theksoi dhe angazhimin e madh të të gjithë institucioneve në përballimin e situatës pas tërmetit të fortë me epiqendër në Gjoricë të rrethit të Dibrës, por që u ndje edhe në disa zona të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të ministrisë së Brendshme janë konstatuar disa shtëpi të dëmtuara plotësisht në komunën e Gjoricës dhe Ostrenit si dhe dëmtime të rënda e të lehta në disa banesa në komunat Gjoricë, Shupenzë, Ostren dhe Trebisht, në qarkun e Dibrës.
Zyrtarisht konfirmohet se dje në orën 23: 49 u regjistrua një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 Shkalla Rihter, me epiqendër në koordinatat 41.51 veri dhe 20.50 lindje, koordinata këto që i përkasin zonës midis fshatrave Shupenzë dhe Gjoricë e Sipërm, të Qarkut të Dibrës. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në zonën veriore si dhe atë të qëndrore të vendit, përfshirë dhe Tiranën
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Forcat zjarrfikëse të Krujës vunë në kontroll sot paradite flakët e një zjarri që dogji një shtëpi të braktisur në fshatin Thumanë, rreth 12 km larg Fushë Krujës. Shefi i PMNZSH-së (Policia e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit) të qarkut të Durrësit, Etem Bardhi tha se "ngjarja ndodhi sot rreth orës 09.30, kur një zjarr, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, ka djegur plotësisht një banesë të braktisur në fshatin Thumanë". Bardhi siguroi se "nuk ka patur asnjë të dëmtuar nga zjarri" . Sipas të njëjtit burim, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Krujës kanë shkuar menjëherë edhe automjete dhe forca zjarrfikëse nga Laçi, të cilat kanë bllokuar përpahpjen e flakëve që rrezikonin banesat e tjera përreth. Mësohet se ekspertët e policisë po punojnë për të hetuar rreth shkaqeve të këtij zjarri
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Ministria e Brendshme: Vijon puna për të ndihmuar banorët e zonës së Dibrës të cilët pësuan dëme nga tërmeti
Vijon puna për dhënien e ndihmës për sistemimin e banorëve të dëmtuar nga tërmeti i fortë i dy ditëve më parë në qarkun e Dibrës. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, tha sot se, Shtabi i Emergjencës Civile, i ngritur në prefekturën e Dibrës, është duke vijuar punën për sistemimin dhe strehimin e banorëve të zonës të dëmtuar si dhe duke iu shpërndarë atyre ndihmën e nevojëshme me materiale por, dhe veshje e ushqime për kapërcimin e situatës. Gjithashtu, Poni bëri të ditur se, grupet e punës janë orientuar dhe po punojnë edhe për vlerësimin e dëmit material të shkaktuar në banesat e banorëve në disa komuna të Dibrës me qëllim zhdëmtimin e dëmit dhe rikthimin e situatës në normalitet të plotë. Dy ditë më parë u regjistrua një tërmet me magnitudë 5.2 Shkalla Rihter, me epiqendër në fshatin Gjoricë, 19 kilometra larg qytetit të Peshkopisë. Ndërsa, lëkundjet e forta u ndjenë në zonën veriore si dhe atë të qëndrore të vendit, përfshirë dhe Tiranën. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, nga tërmeti nuk ka patur të lënduar në njerëz, por, janë konstatuar disa shtëpi të dëmtuara plotësisht në komunën e Gjoricës dhe Ostrenit si dhe dëmtime të rënda e të lehta në disa banesa në komunat Gjoricë, Shupenzë, Ostren dhe Trebisht, në qarkun e Dibrës
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
DIBËR- Banorët e zonës më të goditur nga tërmeti e kanë kaluar natën jashtë.
Shumë, sepse banesat i kanë të pasigurta për të banuar, ndërkohë të tjerë për shkak të frikës së përsëritjes së ndonjë tjetër lëkundjeje të fortë, si ajo e mbrëmjes të së dielës. Ndërkohë sizmiologët pranojnë se lëkundjet janë të mundshme të vijojnë edhe për disa ditë, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.
Banorët tregojnë se janë të frikësuar të rikthehen në shtëpitë e tyre, e për këtë kanë zgjedhur të flenë jashtë, nëpër makina, apo të mbuluar me batanije në oborret para banesave.
Ata bëjnë apel që shteti të shpejtojnë me ndihmat, pasi vetë nuk mund t'ia dalin dot.
Sipas specialistit Rrapo Ormeni, ky është një tërmet që i vijon lëkundjet deri sa të shuhen përfundimisht. "Duke marrë parasysh situatën e djeshme që lëkundjet më të mëdha arritën në 3.5 rihter, gjatë natës situata ka qenë më e qetë. Ne kemi regjistruar lëkundje me magnitudë 2-3.2 rihter, pra lëkundje me vlera të vogla. Lëkundja e fundit e regjistruar ka qenë në orën 07.09 me magnitudë 2.9 rihter"- thotë ai.
Sipas Ormenit, është normale që në këtë rast lëkundjet të vijojnë edhe ditët në vazhdim, pasi janë pasgoditje që shprehin çlirimin e energjisë së tërmetit deri sa ato të shuhen fare
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Tiranë – Drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli deklaroi për mediat se gjatë ditës së sotme do të ngrihen tre kampe me çadra për të pastrehët e tërmetit në Dibër.
Sipas tij, tre kampingjet do të ngrihen në tre komuna. Ai tha se deri më tani janë shpërndarë 120 çadra ndërsa po vijon puna për të shpërndarë edhe çadra të tjera. Duke siguruar se do të mbyllet problemi i strehimit, Olli shtoi se tre helikopterë po shpërndajnë ndihma ushqimore gjatë ditës së sotme.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)