illyrianboyful wrote:se di si mund të quhet përrallë një histori e mbështetur me fakte dhe libra të shumtë të lashtë
Një përrallë e mbështetur mbi libra "shumë" të lashtë, përrallë mbetet përderisa "faktet" që ata libra përshkruajnë janë jo më shumë të besueshme se sa
"faktet" që jepen si të vërteta në librat apo 'histori çanel-at' e shtypeve dhe televizioneve të sotshme.["Enciklopedia" e IRJM-së e para pak vitesh, për shëmbull, që na përshkruante si ardhacakë në Trevat Tona]
Kur gënjeshtra, sajesa dhe interpretime të gënjeshtërta të historisë vazhdojnë të përçohen gjer edhe sot e kësaj dite, dhe për më tepër,
në lidhje me ngjarje bashkëkohore, le' më pastaj ç'farkëtime gjepurash mund të bënet për ngjarjet më të hershme, sidomos duke pasur bulbëri lëpushkash dhe olivershmitin e radhës nën sqetull. .
Gjithsesi, nëse atë që unë e cilësojte si
përrallë, ti e cilëson si
fakt, domethënë që paskemi një nojmë[sinjal]
të parë që bashkëfjalosja jonë
nuk ka arsye të zgjatet edhe më shumë, nëse synojmë t'i përmbahemi Kodit Kombëtar sipas të cilit
bindjet për të cilat kemi pajtushmëri, kanë gjithnjë përparësi dhe askurrë nuk duhet të cënohen nga fakti që pikëpamjet tona
për çështje dytësore mund të jenë shumë të ndryshme, aq të ndryshme sa që të jetë e kotë t'i bihet fyellit në një vryme.
illyrianboyful wrote:pra sipas teje 4 a 5 miliard njerëz po i besojkan një përralle dhe qenkan të verbër, e ti qenke më kiartpamësi!
Nëse ndihmon, duhen përdorur edhe gishtrinjtë e këmbëve, jo vetëm ato të duarve, për të numëruar,
se duken ca si tepër 4 a 5 miliardë njerëz, që besokan se sllavishtja është nga rrënja e Shqipes pasi që Shqipja ka lindur në Kaukaz apo në Ararat, ku sllevër, ilirë, turq, atlantidas e siriusianë
hidhnin valle së bashku, duke kënduar e kërcyer në të njëjtën gjuhë, me të njëjtat veshje, e me të njëjtat motive, derisa erdhi me jaht kryetari i okb-së së asaj kohe, Nuhu, edhe u shpërndahu fjalore, të mbathura dhe Planin e Ahtisarit.
Përtej rrurëzave. Numri i njerëzve që i besojnë një gënjeshtre, sado i madh, nuk përbën tregues se ajo gënjeshtër është e vërtetë, apo "fakt".
Nëse
për shëmbull shtrohet një problem dhe, midis mendimit të 5 miliardë njerëzve me
HM [herës mënçuror (angl.: IQ)] 85 dhe mendimit të 5 njerëzve me
HM 145,
dikush zgjedh dhe mbështet të parin, nuk do të thotë që zgjidhja e 5 000 000 001 njerëzve është më e sakë se ajo e 5 vetave.
Njëllojtas, 5 milion klerikë që thonë se toka është e sheshtë, nuk janë më të saktë se sa 5 shkencëtarë që thonë se është e rumbullakët.
Nuk shoh, atëherë, përse për çështjet e tjera që s'kanë të bëjnë me astronominë, por kanë të bëjnë me njëmendësinë[realitetin], u dashkan pranuar indoktrinimet [apo gjepurat] e klerikëve.
Kjo natyrisht që nuk përbën pengesë që dikush të flasi për gjuhësinë ashtu siç një klerik fliste apo flet për astronominë, por nuk kamte arsye për të
qënë bashkëfjalùs me të, sepse
nuk shoh, tek përçimi i pikëpamjeve të tilla, asgjë të frytshme apo në të Mirën e Kombit, përkundrazi.
illyrianboyful wrote:marrja parasysh e kësaj historije është çelësi i të gjitha enigmave mbi historin dhe gjuhën! Ndërsa mosmarrja parasysh e
kësaj historije të qon në një rrugë plotësisht të gabuar që kurrën e kurrrës nuk iu gjindet fili.
Natyrisht.
E thënë ndryshe, ajo që ke shkruar do ishte kështu: “nëse e pranon këtë "shpjegim", enigma zgjidhet sipas mënyrës që jep vet përralla,
nëse nuk e pranon, enigma ngelet në pritje për një qasje dhe një zgjidhje tjetër, zgjidhje e cila nuk ka si të pranohet nga ata që tashmë kanë përqafuar përrallën”.
Dhe pajtonem plotësisht.
Pra ti e ke zgjidhur enigmën, ose e ke gjetur çelësin për ta zgjidhur, ndërsa disa të tjerëve nuk u mjafton çelësi yt për ta quajtur enigmën të zgjidhur apo të zgjidhshme me atë lloj çelësi.
illyrianboyful wrote:Po si i përvetësoi dhe kur, këtu është çështja, ti mund të mendojsh çfar të duash, por nuk ishin ilirët që shkuan në stepat e rusis për të jua dhënë!
Nuk u tha askund që shkuan ilirët në stepa, edhe pse natyrisht që mund të shfrytëzonin fare mirë gomerët me krahë të Qirilos dhe Metodit.
Ndërsa, si i përvetësoi u qok:
Nuk u tha që është gjuhë e lentuar vetëm nga përbërës të huazuar, por që ka huazuar me teprì, edhe për arsyen e tërthortë që është përdorur
fillimisht nga breza jo-sllavë* por dygjuhësh, nipat dhe stërnipat e të cilëve kanë qenë plotësisht të sllavizuar
Pra, trajtat e marra nga sllavishtja, janë pasojë si dhe tregues të faktit që aty ka ndodhur edhe përvetësim gjenetik.
Për shëmbull: brezi i parë i ilirëve që gjëndeshin në skajet më të largëta të Atdheut, ishin të parët që pushtoheshin numerikisht nga dyndja cigançe e sllevërve.
Tek brezi i dytë i ilirëve, fillonte të shfaqej dygjuhësìa, dhe kjo nënkupton se, veç fjalëve, edhe shumë ndërtime frazeologjike ilire përktheheshin
nga vetë ilirët në sllavisht, dhe i mbeteshin sllavishtes
kur ajo pjesë e Kombit ishte tërësisht e sllavishtfolëse dhe jo më dygjuhëshe; ashtu siç i mbeteshin Trojet Tona, me gjithë emrat e lumenjve, krahinave, vëndbanimeve, mjeteve dhe njohuritë teknologjike, etj.
Cilët janë faktet për këto përkthime frazeologjike? JA:
në Sanxhakun e Tregut të Ri [epika] këndohet por jo nga rapsodë boshnjakë por nga rapsodë shqiptarë që flasin sllavishten si gjuhë të dytë.
[...]
Në përgjithësi epika serbokroate është mjaft e ngarkuar me fjalë e ndërtime shqipe të tipit fis dhe fisan për fis dhe i fisëm, betimit për betohem, špotovati për shpotis,
jedem hleba për ha bukë, samšesti për veti i gjashtë etj. Me epikën e Tregut të Ri ndikimi shqip vjen duke u trashur. Në këtë cikël shohim ndërtime shqipe të aplikuara
ad literam si për shembull ta put për atëherë, otvorit për hap luftë etj.
“MBI ELEMENTET E PËRBASHKËTA NË EPIKËN SHQIPTARO-ARBËRESHE DHE SERBOKROATE”, VEIS SEJKO Bargjini. Tiranë, 2001 f.141
Mbase jo sak e njëjta gjë ka ndodhur midis sllevërve dhe baltikëve apo popujve të tjerë, por pa asnjë mëdyshje kështu qëndrojnë punët e
'marrëmarrjes'(se marrë
dhënie nuk e quan dot) së tyre me iliro-shqiptarët.
illyrianboyful wrote:i kan marë në lashtësin më të hershme, kur bashkëjetonin andej kah malet e kaukazit para se pëllazgët të vin në trojet e greqis.
Një gjë e tillë, duket si justifikimi që i jep vetes një shqiptar që ka kryer gabimin e pafalshëm e të martuarit me sllave, edhe nuk gjen dot mënyrë tjetër për ta falur veten
veçse të gënjehet duke u vetëbindur për bashkëjetesën e paqtë midis ilirëve dhe sllevërve në anijen turistike në bashkëpronësi të Nuhut dhe Baroneshës Eshton.
Dhe vërtet është e pafalshme një gjë e tillë, me përjashtim të rastit kur "sllavja" në fjalë është në të vërtetë një nga "malazezet", "boshnjaket" a "fyromaset" gjyshërit a katragjyshërit e së cilës
flisnin Shqip.
illyrianboyful wrote: protoshqipja u fliste nga vetë profeti Noeh( ai që ka niohuri), por jo vetëm shqipja mund të themi edhe Aramaika, dhe deha tjetër e gjuhëve aziatke
Eḗ, e njifte shqipen se ja kishin mësuar skafistopiratët iliro-shqiptarë që dhe e ndihmuan të ndërtonte kopshtin zollogjik lundrues.
Veçse kuptimin e emrit e ka në gjuhën e përrallës e së cilës është personazh:
http://www.etymonline.com/index.php?term=Noah
illyrianboyful wrote:sidoqoft gjuhët jan tri degë, Jafetike, semitike, khanite, kaq! nëse jo duhesh të argumentojsh përse i thërrasim kështu!
Po, tre janë, aq sa velat e jahtit të Nuhut. Më mirë të argumentojmë se kush e ngiste pa'.
illyrianboyful wrote:Të ta themë unë se kujtë i thëjn përrallë!?
përrallë i thëjn, të thuhet se joekzistenca e krijoi ekzistencën, apo se zero krijoi njishin, apo se hiqja krijoi universin!
Po mirë atëherë, është si thua ti: nuk kishte vela, por motora.
Ja, nashti e zgjidhëm dhe ktë punë.