Petro Luarasi
Skandal me gjuhën shqipe dhe personalitetet kombëtare.
I interesuar për jetën dhe veprën e personalitetit të shquar të kombit shqiptar, për themeluesin e kishës ortodokse autoqefale shqiptare Peshkop Fan S.Nolin, çela adresën elektronike F.O.K - Z.O.K http://www.foniortodoksonk oritsas.com/ që ``mesa duket`` i përket kishës ortodokse të Korçës, në faqen kryesore të së cilës shkruhet ZëriiorthoΔhoksëvekorçarë edhe në greqisht.
``Çuditërisht`` në versionin shqip gërma``d`` e alfabetit shkruhet ``Δ``
Në ndërfaqen http://www.foniortodoksonkoritsas.com/2 ... z2peYb4tYX lexova komentin dhe shkrimin vijues ``Disa të vërteta historike mbi Korçën nga prof Dr Dion Tushi (komente në një faqe që fallsifikon historinë)``.
``Duke marrë shkas nga një faqe në facebook ku amatorë të historisë dhe të vetëshpallur historianë, deformojnë historinë e Korçës (duke mbledhur dhe shpërndarë material herë -herë me vlerë) e duke botuar fotografi të cilat komentohen në mënyrë të gabuar dhe kështu fallcifikohet historia prof Dr Dion Tushi u detyrua për hir të së vërtetës të bëjë disa komente të cilat duke i kopjuar nga vetë kjo faqe pa ju paraqesim sepse ja vlen ti lexojmë të gjithë për të ditur më shumë. Natyrisht dhe të nënvizojmë faktin se si njerëz me egoizëm, krenari dhe arogancë të zhvilluar tentojnë të bëjnë histori pa fakte por veçse të bazuar mbi disa njohuri të përgjithshme të cilat zotërojnë!``
Nga ana e tij Prof. Dr. Dion Tushi, pedagog i letërsisë në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit ``Fan.S. Noli``, Korçë, shkruan:
``Shkolla protestante e vashave, e hapur nga motrat Qiriazi, ka qene institucioni i pare protestant i hapur ne qytetin e Korces ne fund te shekullit te XIX, me nje propagande te gjere prosilizuese, por nuk paten ndonje sukses te madh. Me pas ato u zhvendosen ne Tirane,se bashku me Kristo Dakon, ku hapen nje shkolle te dyte fetare ne Kamze, te cilen andej nga viti 1928, ne mos gaboj e mbylli qeveria e Zogut, me nje vendim te posacem, me te cilin mbylleshin te gjitha shkollat fetare private…
Motrat Qiriazi, Kristo Dako, ose Triada sic e kishin edhe pseudonimin nga sherbimet sekrete te SH.B.A, se bashku me Grigor Cilken, ishin grupi i pare i organizuar protestant qe erdhi ne qytetin e Korces me qellim ushtrimin e aktivitetit prosilitik, shkolla ishte e tille pasi shume vajza qe shkuan ne ate shkolle, u terhoqen me pas nga prinderit e tyre, pikerisht per shkak te frymes protestante, bile antiortodokse qe mbizoteronte atje. Ne pergjithesi propaganda protestante dhe unite ne fillim te shekullit te XX, u perpoq te futej ne Korce, nepermejt rradheve te atyre qe u quajten patriote, kjo gje eshte shume e vertete dhe eshte teresisht e dokumentuar. Nderkohe qe Petro Nini Luarasi Kosta, me origjine nga Dropulli, nese nuk gaboj, ishte nder te paret, qe u konvertua ne protestant.
Nuk jane (dokumenta) te Paskalit (Milos), kushdo qe eshte i interesuar mund ti shikoje pa problem, duke i kerkuar na arkivin e shtetit ne Amerike. Te njejten gje beri dhe Sokol Balla, kur shkoi ne Amerike per emisionin e tij me duket "Bijte e Percare ne Amerike", ku ekspozoi praktikat me deponimet e Qiriazeve, dhene agjentit amerikan, nuk me kujtohet emri per momentin, por mund ta gjesh edhe ne Youtube, aty ishte bile dhe praktika e perkthimit te mbledhjes mbajtur ne dyqanin e K. Kirkes, ku Sevastia ne mos gaboj, kishte pergjuar per llogari te sherbimeve sekrete amerikane, duke ndjekur me aparatet e pergjimit te kohes, nga nje bodrum i nje dyqani ngjitur me ate te Kirkes…
Ne lidhje me Fan Nolin, para se te shugurohej mitropolit,sipas patriotit Nikollaq Zoi ai u veteshpall si i tille, ja se cfare shkruan N. Zoi, per ardhjen e Nolit ne Korce ne vitet 1921 - 1922, ne librin e tij "Korca nje faqe histori": "Ne mbarim te 1921, ose ne nisje te 1922 Noli u sheshua ne Mitropoli dhe nisi te meshoje ne kishen e Mitropolise si dhespot. Ne meshimet qe bente tij imzot Noli talleshe me fene ortodokse se ciles ja shkelte rregullat me perbuzje dhe propagandes greke ne Korce, kur grekofilia ishte gjalle, i jepte ushqim dhe jete ne menyra te tilla. Kur meshonte Noli kisha ishte e zbrazet se populli nuk merrte pjese, dhe te djelave vinte ne kishat e fshatrave rrotull. Meshimet i bente me te dy prifterinjte kombetare (nenkupton ketu Camcen dhe at Vasilin) se prifterinjte e Mitropolise te shqetesuar nuk merrnin pjese…
Këtë pjesën mbi Fan Nolin e dokumentonte me një fotokopje artikulli prof.Arben Gjata.
Për dijeni, keta dy emra e të disa të tjerëve i kam ndeshur edhe tek një letër publike kundër mendimeve të Akademikut Kastriot Frashëri.
me titull``Nga Paragjykimi tek Shpifja. Korça i përgjigjet zotit K. Frashëri.``
``Kushdo e mban mend mirë se gjatë viteve 90, gazeta të ndryshme të shtypit shqiptar dhe Mas Medias, përgjithësisht, kanë qenë tejet të mbushura me artikuj, pronocime dhe daklarata që në qendër të tyre kishin Kryepeshkopin Anastas të Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqipërisë, artikuj me tema tërësisht bajate deri të neveritshme, me autorë shpesh pseudointelektualë, pseudopatriotë dhe mbi të gjitha dashakeqë ndaj Besimit Orthodhoks. Përgjithësisht kudo flitej për kalë troje, për gjëmën e madhe që e kishte gjetur Kishën Orthodhokse, që në krye të saj kishte një Kryepeshkop, mëkati i vetëm i të cilit ishte përkatësia etnike…
Kryepeshkopi ynë është kanonik tepër i pëlqyer nga grigja e tij dhe i pa të metë në misionin që i është ngarkuar. Eshtë e palejueshme zoti historian që njerëzit të shërbejnë si valvola të shfryrjes së urrejtjes apo racizmit, për veprime apo situate që fabrikohen tjetërkund dhe akoma më e pafalshme, kur vala goditëse e atij që shërben si valvol ju drejtohet figurave të nderuara dhe aspak të kompromentuara. Për ta përmbyllur na lejoni të përdorim fjalët e një kleriku orthodhoks të Amerikës më parë mosbesues ndaj misionit dhe figurës së Krepeshkopit Anastas, i cili mbasi pa veprën e ndërtuar prej tij në Shqipëri tha se po të ishte gjallë Fan Noli do të thonte se në personin e kryepeshkopit Anastas, Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale Shqiptare përjetoi dëshirat dhe aspiratat e saj… ``
(Dr.Dion Tushi, Dr.Piro Gjanci, Pr. Jonela Spaho, Pr. Ilda Lubonja, Pr Evri Kajno, Vangjush Themeli, Sotiraq Simaku, Ing. Arben Gjata, Ing. Sotiraq Dojce, Thoma Piluri, Nesti Terova).
Skandali i mësipërm shpresoj se do të analizohet me seriozitet të paktën nga Rektorati i Universitetit ``Fan Noli`` e Ministria e Arsimit, ndërsa përgjegjshmëria ime si qytetar, e akuzon dhe e përçmon me pak fjalë:
- Në faqen http://www.foniortodoksonk oritsas.com/ i është bërë një atentat kriminal përpjekjes shekullore të kombit shqiptar, vendimeve të kongreseve të drejtshkrimit, amanetit të shkruar me gjak të rilindasve dhe ligjeve për mbrojtjen e alfabetit të unifikuar latin të gjuhës shqipe. Si nuk ia paska kapur as syri, as mendja, institucioneve përkatëse fetare e laike të shtetit shqiptar, që nuk duhet të lejojnë kurrsesi të përdoren sado `` pak``, krahas gërmave cirilike,apo ato arabe, hebreje, budiste e më the të thashë!!!
- I ashtuquajturi pedagog, jo vetëm nuk ka sqaruar të vërtetën si misionar i arsimit e kulturës për të cilën i besohet por dhe paguhet nga qeveria shqiptare, por, ``në mos gaboj``, ka shpifur, të paktën kundrejt Petro Nini Luarasit, i cili kinse qenka ``me origjinë nga Dropulli`` dhe ``ishte nder te paret, qe u konvertua ne protestant`` (këtë rrenë të dhespotërve shovinistë grekë Petro N.Luarasi e ka hedhur poshtë me argumenta tek libri ``Mallkimi i shkronjave shqipe`` dhe si delegate i ``Lidhjes ortodokse`` në Kongresin e Dytë të Manastirit``)
- Përsa shkruan kundër Fan Nolit, ai jo vetëm turpëron veten dhe ata që e kanë yshtur, por nuk meriton as të çapitë pragun e atij universiteti të nderuar për emrin, dinjitetin dhe përkushtimin e stafit akademik dhe studentëve.
- Nuk kam lexuar e dëgjuar ndonjëherë shprehje më të ndyra ndaj familjes atdhetare Qiriazi, as nga pushtuesit turq, fashist e nazistë, as nga hetuesit e diktaturës kur i burgosën e i vranë.
Sa për replikën me Akademik K.Frashërin, kushdo që ka dy para mend në kokë e kupton ku anon e vërteta, ndërsa mua më kujton thënien popullore: ``Zagari bëhet ujk kur qentë e mbrojnë, ujku luan kur larot e lëvdojnë``.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Skandal me gjuhën shqipe dhe personalitetet
-
- Junior Member
- Posts: 1
- Joined: Mon Jan 17, 2011 1:01 am
- Gender: Male