Rreth e rreth SHQIPNISË ETNIKE
U nis pëllum e kthye Shqipe
Bali Bajrami BALI SHQIPTARI
Këngë për BALI SHQIPTARIN: «Luftëtar në Luftën e Nokshiqit (1879-1880), luftë që i paraprini Pavarësisë së Shqipërisë. Pjesmarrës në “Dërgatën e Pavarësisë” nga Shqipëria Veriore (Kosova) për në Vlorë më 1912. Veprimtar i çetave për lirinë e pavarësinë e Plavë-Gucisë (1912-1941). Komandant Kufini i Nënprefekturës së Plavës (1941-1944). Vritet në luftë me malazezët në Shekullar në mbrojtje të kufinit shqiptar më 6 gusht 1944 duke prirë ballas me Flamur Kombëtar në dorë!»
RROFSH SA SHKËLZENI MOJ FATMIRA ZË-ZANË PËR KËTË KËNGË MADHËSHTORE QË SI FËRTYMË KUJTIMESH TË PRUSHTA USHQEN ZJARRIN E VULLNETIT TONË TË PA-SHUESHËM PËR TË KRYER DETYRËN E SHENJTË PËR TË CILËN BURRAT E KOMBIT SI BALI SHQIPTARI DHANË GJITHÇKA! - MËNYRA E VETME PËR T'I NDERUAR SIÇ DUHET ËSHTË PLOTËSIMI I VULLNETIT TË TYRE PËR NJË SHQIPNI TË BASHKUAR E TË PANDASHME!
http://www.youtube.com/watch?v=7GnL3RqkA1Q
BALI BAJRAM NOKSHIQI
LUFTËTAR MARTIR I ÇËSHTJES KOMBTARE SHQIPTARE
Bali Bajram Nokshiqi gjatë kohës të qëndrimit në Malësinë e Gjakovës (1912-1941), së bashku me të vllanë, Brahimin, ishte një nga veprimtarët e çetave shqiptare që vepronin për lirinë e Plavë-Gucisë e bashkimin e saj me Shqipërinë e Kosovën, si ato në Ultinën e Limit të Epërm (Nokshiq, Pepaj, Zharnicë etj.) e deri në Guci e Vuthaj dhe ato në Malësi të Gjakovës, në Pejë, në Krujë, në Shkodër etj. duke kryer disa aksione, që serbo-malazezët ua referuan si shqetësim disa kancelarive të Europës.
Bali Bajram Nokshiqi, nga prilli 1941 deri më 6 gusht 1944 ishte një nga krerët ushtarak e politik më të shquar të nënprefekturës së Plavës, e cila kësokohe nga vendasit u cilësua “Koha e Shqipnisë”. Për katër vite ishte një nga komandantët më të sprovuar të mbrojtjes së kufirit me Malin e Zi aqsa një inspektim i lartë i kufinit nga Tirana, teksa e kontrolluan më 12 korrik 1941 në pikën kufitare në Murinë u shprehën: “Sikur t’i kishim të gjithë komandantët e kufinit si Bali Bajram Nokshiqi”. Në pranverën e vitit 1941 e thirri familjen e vet të madhe në Llugaj të Malësisë së Gjakovës për të shkue në Nokshiq, te kulla e toka e vet, sepse kufijtë ishin vendos si në vitin 1912, ku qëndruan për katër vite në paqe e begati, duke i kontribuar mbrojtjes së krahinës, derisa në vitin 1944 pas ripushtimit malazez të Plavë-Gucisë u rikthyen prapë në Llugaj të rrethit të Tropojës për rreth pesë dekada.
Në kuvendin e prillit 1941, në drejtimin e personaliteteve vendase mbi 80 vjeçar, Çun Mulaj (Vuthaj) dhe Shaban Begu (Plavë), me pjesmarrje edhe të Prekë Calit nga vllaznia kelmendase e Vermoshit, i ftuar edhe kapedan Nika nga Mali i Zi, u vendos në mënyrë plebishitare që Plavë-Gucia të jetë nënprefekturë, të ketë një ushtri civile vullnetare me shtab të mbrojtjes popullore në Plavë; etj. Kuvendi i dha fjalën me rend e vend edhe Bali Bajram Nokshiqit, kulla e të cilit ishte qëndrestare në shekuj aty pranë Velikës, (fshat shqiptar i kthyem ma së shumti me asimilim në malazez ortodoks antishqiptar) etj., ku u betue se do ta mbronte me jetën e vet e të vllaznisë së vet (Mekuli) vijën e kufinit përballë Nokshiqit dhe krejt tokën e Plavë-Gucisë e çdo vend të Novi Pazarit, Shqipërisë, Kosovës e Çamërisë, betim të cilin e përmbushi realisht me gjakun e vet më 6 gusht 1944 në luftë me malazezët e serbët.
/prishtinapress