"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dr. Teodor KARECO - JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Dr. Teodor KARECO - JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500

#1

Post by Adriana »

Çfarë menodni për këto statistika...


[quoteemShkruan : Dr. Teodor KARECO]JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( I )

SI U EVIDENTUAN TE VRARET NE LUFTEN PARTIZANE PAS IKJES SE GJERMANEVE DHE UZURPIMIT TE PUSHTETIT NGA KOMUNISTET .

Shkruan : Dr. Teodor KARECO – Thelle ne ndërgjegje e ndjej se mora përsipër nje bare te rende per te dhene nje ndihmese, sado te vogel, ne saktësimin e mjaft problemeve te Historise se Shqiperise qe lidhen me Luften e Dyte Boterore, me Luften Nacionalclirimtare, me deshmoret partizane te rene ne lufte e te tjera probleme te kesaj natyre.

Jam perpjekur per te gjetur disa hallka apo nyje qe lidhen me disa “instrumenta” qe shpegojne nje pjese te dukurive te vërtetuara ne kohen e luftes per Historine e Shqiperise. Duke vene theksin ne ndreqjen apo korrigjimin e mjaft te dhenave, statistikave, dogmave, qe si rrjedhoje e propagandës shpifëse komuniste kane marre te drejtën e qytetarisë deri ne shkallen e se “vërtetave absolute”, qëllimi im i mire eshte te shkruiajme nje histori te vertete. E vërteta dhe vetem e vërteta eshte endra ime ne kete studim qe do paraqitet ne formën e librit. Edukata qe kam marre, gjykimi qe kam patur dhe qe e rruaj dhe sot eshte nderimi i vazhdueshëm i Luftes Nacionalclirimtare qe ndikoi ne shpejtimin e largimit te ushtrive fashiste italiane dhe gjermane nga Shqiperia, ne ndihmesen qe ju dha forcave aleate dhe antifashiste ne kete lufte, ne kushtet qe u krijuan pas lufte per ndalimin e copëtimit te Shqiperise. Ne vazhdim te këtij gjykimi nderoj pjesëmarrësit ne kete lufte, popullin e thjeshte qe ne kushte shume te vështira u hodh pa ndrojtje ne lufte kunder armikut, duke rruajtur kështu traditat me te mira te Shqiptarit ne shekuj. Domosdo, respektin me te madh e rruaj per ata qe dhanë jetën per te siguruar lirinë nga pushtuesit fashiste e naziste, per deshmoret qe rane per idealet me te larta te nje populli – lirinë, demokracinë, përparimin.

Mund qe ne menyre te natyreshme te linde pyetja: kur ke keto mendime pse kërkon te rishikohen shume shifra te stezmadhuara e jashtë realitetit, pse duhen përmbysur dogmat e rrënjosura thelle ne popull edhe pse, nje pjese e tyre u bene te tilla ne saje te shpëlarjes se trurit qe kreu ideologjia komuniste? Përgjigja ime eshte: Pse kam respekt per sa përmenda prandaj kërkoj qe te vihet ne vend e vërteta. Trimëritë e popullit tone, sakrificat, krenaria e te tjera si keto nuk mund te mbahen gjalle me mashtrime, me genjeshtra, me numra te shpikur. Kaq sa eshte bere e ve ne vendin e nderit Luften Nacionalclirimtare, i ve ne pjadestalin e historisë shekullore deshmoret e rene ne lufte. Shqiperia eshte nje vend i vogel, ne përpjesëtim me madhësinë, dmth sipërfaqen, numrin e popullsisë, mundësinë ekonomike, shkallen e emancipimit ne kohe e te tjera te kësaj natyre – do te duhet te bëjmë edhe vlerësimin e ndihmeses ne ate lufte. Duhet te hedhim poshte megalomaninë komuniste se ne jemi nder vendet e para qe sakrifikuam ne lufte, qe dhame me shume deshmore, qe nxorrem nga luftimi me shume armiq (natyrisht ne përpjesëtim me popullsinë). Ne Shqiperi u be ajo lufte qe u be, per ne ishte e lavdishme dhe heroike, ajo i dha frytet e veta pozitive.

Atëherë te hedhim poshte dogmat qe prekin krenarinë tone, te hedhim poshte mashtrimet e shifrat e gabuara. Ne jemi ata qe jemi, jemi Shqiptare, e treguam qe jemi te tille ne Luften Nacionalclirimtare, e treguam edhe kur permbysem dikataturen rreth pese vjeçare te komunizmit. Per te bere keto ndreqje dhe korrigjime jam mbështetur ne dokumentacionin e kohes, ne dokumentat qe ka Arkivi i Shtetit per numrion e te rënëve ne lufte. Objekti im eshte krijimi i nje tabloje te plote per numrin e deshmoreve qe per 60-70 vjet, deri ne ditët tona jepet rreth 10 here me e larte se numri real e faktik. Dhe kete e arrita vetem nëpërmjet te përpunimit te nje mali me dokumenta. Tani ndergjegja me prehet e qete se jo 28 mije sikunder pretendonte historiografia komuniste, por vetem 3500 jane deshmoret e rene ne luften per çlirim. Dhe, do pranuar se ky numër përfshin si te renet ne luften kunder gjermaneve, gjermano-ballisteve dhe italianeve por, edhe te renet ne luften civile, ne luften vëllavrasës ku shqiptari vrau shqiptarin. Duke analizuar te dhenat e përpunuara, nje analize e kujdeseshme nxjerr ne pah edhe nje varg problemesh te kohes. Nder te tjera hidhet poshte shpifja se nga gjermanet vrane ne lufte 28 mije deshmore, te korrigjuar me pas nga autoritetet komuniste ne 17800. Ne fakt ne Shqiperi, duke perfshire edhe luftimet ne tokat shqip folese te Jugosllavise, jane vrare dhe kane rene deshmore ne luftime me gjermanet 1514 vete.

Riperseris se, keto dhe dogma e shifra te tjera qe do te duhet te korrigjohen nuk e zbehin vlerën e Luftes Nacionalclirimtare, as sakrificat qe bene duke dhene jetën deshmoret, ata do te mbeten te paharruar ne breza. Duke studjuar kete problem me eshte ngulitur ne mendje nje diskutim i Profesor Skender Luarasit ne Kuvendin Popullor ne korrik te vitit 1946, pikërisht atëherë kur nisi edhe mashtrimi i madh per fryrjen e numrit te deshmoreve. Me irone e tij karakteriatike apo, ndoshta nuk ishte i informuar per numrat e sakta tha se “Populli shqiptar, ne eshte se eshte i varfër ne pasuri lendore, po nuk e ka lene vehten te varfërohet ne vyrtutet e tij”. Per fat te keq komunizmi hodhi poshte nje varg virtytesh te popullit shqiptar, mashtrimin e genjeshtren e ngriti ne system. Pikërisht, per te vene ne vend keto vyrtyte te shquara te popullit shqiptar une po perpiqem te jap ndihmesen time modeste. Koha ka bere te veten, Shqiperia ne saje te përpjekjeve qe ka bere, eshte anetare e Kombeve te Bashkuara, merr pjese ne nje varg organizmash nderkombetare, eshte anetare e NATOS, ka përmbysur komunizmin, madje ishin komunistet ne radhet e para te atyret qe bene kete përmbysje. Natyrshëm lind pyetja – pse mos përmbysim edhe dogmat e mashtrimet e komunizmit? Une gjykoj se ka ardhur dita qe edhe kjo detyre duhet kryer. Mua me ra bara te bej disa korrigjime sa i takon te rënëve partizane ne lufte.

Jo rastësisht përmend te deshmoret partizane. Kete e bej sepse qe te jesh objektiv do te duhet te shkruash edhe per te renet nacionaliste qe, nuk jane te pakte. Per fat te keq une kam dokumenta vetem per deshmoret partizane. Eshte detyre e historiografise qe ta ndreqe edhe ate problem. Ata qe rane ne lufte kunder fashizmit dhe nazizmit kane te njëjtat ndere e lavdime, qofshin te përfshira ne formacionet e drejtuara nga komunistet apo nacionalistet. Une kërkoj falje per pamundësinë time qe nuk u morra edhe me ate problem po kaq madhor.

Regjistrimi i dëmeve dhe viktimave te luftës

Qe gjate luftës, d.m.th. pa u çliruar ende vendi, me dhunën dhe vrasjet ne luftën civile, me terrorizmin e papare as nga forcat naziste ne ikje, komunistet e ndjenin veten fitimtare. Ne këto rrethana nuk mund te mos bënin edhe përpjekje paraprake për para prirjen e problemeve qe do te dilnin pas vendosjes se asaj qe do te quhej diktature e proletariatit. Krahas masave për ndarjen spontane te tokës ne përkrahësit e luftës, për marrjen me dhune te saj nga pronaret e ligjshëm, krahas reprezaljeve kundër çdo njeriu qe quhej armik, një nder problemet qe duhej zgjidhur ishte edhe problemi i evidentimit te dëmeve te luftës dhe, rrjedhimisht te viktimave te shkaktuara nga ajo lufte. Kjo e fundit, d.m.th. përcaktimi i dëmeve te luftës dhe evidentimit te viktimave ishte jetike për komunistet ne fuqi. Nga numrat qe do te jepeshin varej shume njohja e shtetit te ri si pjesëtarë e aleancës antifashiste, njohja diplomatike e shtetit, pjesëmarrja ne organizmat ndërkombëtare qe do te vendosnin për fatet e te humburve ne lufte dhe për “pjesën” e “kulaçit” qe do te përfitonin ngadhimtaret.

Mbi te gjitha, ne një vend te varfër dhe me dëme lufte nga pushtuesit dhe nga lufta e stërmundueshme civile, ne një vend ku ishin ndërprere te gjitha lidhjet ekonomike, vend me mijëra te panjohura qe e prisnin, me një udhëheqje te drejtuar nga njërës “mediokër” si Enver Hoxha, duheshin patjetër te gjendeshin rruge e mjete me te lehta. Dhe nder to natyrisht ishte loja qe do te duhej te behej me reparacionet e luftës, d.m.th. – sa do te duhej te “zhvaste” Shqipëria nga ajo pjese qe u përcaktua nga fuqitë e mëdha qe do te paguhej nga Gjermania dhe shtetet humbëse ndaj fitimtareve. Kuptohet këtu “shkëlqeu” mjeshtëri i “mashtrimeve” ai qe ishte Kryekomandant i ushtrisë partizane te udhëhequr nga komunistet, Kryeministri i caktuar nga një Kongres i njëanshëm si ai i Përmetit, ai qe me vone do te behej njeriu me i urryer për shqiptaret dhe Shqipërinë – Enver Hoxha.

Ne Shqipërinë e viteve 1944-1945 apo 1946 nuk ishte vështire te grumbulloheshin te dhëna te stërmadhuara për demet e luftës. Vërtet kishte një rrenim te përgjithshëm, vete Shqipëria ishte një vend shume i prapambetur. Propaganda u be ne mënyre te tille sikur u be “deti kos” dhe o burra te marrim “lugën” e te rrëmbejmë sa me shume. Këtu natyrisht ndikonte edhe shkalla e njohjes, shkalla sipërore qe komunistet donin te përfitonin për te mbijetuar. Vete krye gënjeshtari dhe krye mashtruesi Enver Hoxha u step disi nga te dhënat statistikore te ardhura ne qendër. Vete “nxënësit”, komunistet e bazës e kishin tejkaluar “ustane”, dërguan te dhëna për humbjet qe ne shume raste tejkalonin edhe fuqinë ekonomike te vendit. Ne prill te vitit 1945 ne emër te Kryeministrit Enver Hoxha ju dërgua një shkrese Këshillit Ekonomik ku thuhej se ne përfundim te studimit te kërkuar “rezulton se njoftimet e ardhura kane shume te meta dhe se vlerësimi i dëmeve ishte tepër i larte, mbasi s’ishte parapa shqyrtimi i tyre nga entet e shtetit”.[1] Gjithsesi, për te qene brenda urdhëroheshin qe te bëheshin “përmirësime”, “qofshin edhe te vogla”.[2] Me ketë porosia ishte qe te behej ndonjë ndryshim i vogël, ndonjë retushim, për te “qene brenda”. Si u veprua? Kuptohet qe nuk ju be asnjë ndryshim te dhënave paraprake te vitit 1945. Ato madje vite me vone, aty nga mesi i viteve ’70 u shumëfishuan dhe u bene me te sofistikuara.[3] Ketë po e argumentoj me listat e vitit 1945 qe kryeministria ja dërgonte si te rishqyrtuara Këshillit Ekonomik ne Tirane ne vitin 1946.[4] Ne fakt duhej te vërtetohej e kundërta, Këshilli Ekonomik duhej tja dërgonte Kryeministrisë listat. Por me qe ishte problem delikat u përqendrua ne atë institucion. Listat, megjithëse janë formuluar ne vitin 1945, përmblidhen si te rishqyrtuara ne vitin 1946.Po flasim vetëm për viktimat e luftës, demet janë problem tjetër, ndoshta do te kemi kohe ti trajtojmë ne një rast te dyte, kuptohet po na u dha mundësia. Gjithsesi komunistet e sa ardhur ne pushtet, ndoshta te konsultuar apo urdhëruar nga jugosllavet, sikundër ishte zakoni i kohës, nuk u mjaftuan vetëm me shkresa. Megjithëse puna thuajse ishte kryer, me datën 23 qershor 1945, me vendimin e qeverise nr. 16 u kërkua te “behej regjistrimi i dameve te luftës ne tanë Shqipërinë.”[5] Te japim te dhënat e viktimave ushtarake sipas formularëve te përpiluar ne vitin 1945 si me sipër për Prefekturën e Durrësit, te Elbasanit dhe te Kukësit si dhe përmbledhjen e tyre te bere ne vitin 1946.

Pasqyre përmbledhëse e viktimave te luftës për Prefekturat Durrës, Elbasan dhe Kukës, krahasuar me përmbledhjen si vend.

Prefekturat dhe N/prefekturat Sipas listave te Prefekturave ne vitin 1945[1] Sipas listave përmbledhëse për vendin ne vitin 1946[2]
Prefektura Durrës:
N/Prefektura: Qendër Durrës 5
N/Prefektura: Kavaje 0
N/Prefektura: Shijak 9
N/Prefektura: Kruje 10
Shuma 24 24
Prefektura Elbasan:
N/Prefektura: Qendër 65
N/Prefektura: Gostimë 46
N/Prefektura: Librazhd 41
N/Prefektura: Gramsh 19
N/Prefektura: Peqin 0
Shuma 171 171
Prefektura Kukës:
N/Prefektura: Qendër Kukës 16
N/Prefektura: Tropoje 0
N/Prefektura: Lume (Bicaj) 23
Shuma 39 39
Te dhënat vërtetojnë se statistikat për te rënët ne lufte, nënkupto nga radhët e partizaneve, nuk ndryshuan as ne qendër dhe as ne baze. Duket ishte një problem shume delikat dhe me përgjegjësi. Gjithsesi shifrat përmbledhëse ishin shume, shume larg atyre shifrave qe do pretendonte muaj me vone diktatori i sa ardhur ne fuqi. Ndoshta i shpëtoi syrit te tij, apo ende se kishte krijuar akoma idenë se cila do ishte shifra e formuluar për gënjeshtrën e radhës? Kjo është mbuluar ne var bashke me miliona te tjera te këqija e krime qe ka bere. Këto te dhëna janë shume me afër realitetit te dëshmoreve partizane ne Luftën e Dyte Botërore. Përfshihen këtu natyrisht te rënët ne luftën çlirimtare kundër fashisteve italiane dhe nazisteve gjermane, por, njëherësh përfshihen dhe ata qe ranë me idealet komuniste ne luftën e papare civile, ku shqiptari vrau shqiptarin. Si do te quhen këta te rene partizane te drejtuar nga komunistet? Vetëm te rene për çlirimin jo, ata ranë për idealet komuniste, qe një rend fashisto-nazistt, te zëvendësohej me një rend edhe me te egër sikundër ishte komunizmi. Ne vitin 1946, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Shqiptare kishte ne dore një statistike te përmbledhur nen emërtimin “Viktima te luftës”. Ne te jepeshin përveç viktimave ushtarake edhe viktimat civile si dhe te burgosurit dhe te internuarit politike. Madje kategoria e viktimave ishte e klasifikuar edhe sa ishin te vrarët, te gjymtuarit dhe te plagosurit. Te gjitha këto jepeshin pas një pune te kujdesshme edhe te ndara sipas Prefekturave. Nga shembulli qe dhamë supozohet qe këto te dhëna te ishin edhe për çdo nënprefekture. Nga kjo pasqyre për interesin e studimit tone po japim vetëm te vrarët qe rridhnin nga radhët e ushtrisë partizane.

Te vrarët nga radhët e ushtrisë partizane gjate Luftës se Dyte Botërore.[3]

Prefektura: Te vrare nga radhët e ushtrisë partizane
Berat 359
Durrës 24
Elbasan 171
Gjirokastër 646
Korçe 435
Kukës 39
Peshkopi 113
Shkodër 15
Tirane 176
Vlore 491
Shuma 2.519
Kjo statistike zyrtare ishte me kilometra larg asaj qe kërkonte Enver Hoxha për te treguar madhështinë si udhëheqës, bëmat e bëra dhe te pabëra. Si mund te pranonte një njeri si Enver Hoxha se fitoi luftën me 2.519 dëshmore? Për me tepër rreth gjysma e tyre te vrare për ambiciet e tij personale për pushtet duke shfrytëzuar ideologjinë komuniste?Nuk kemi ndonjë dëshmi te kohës se kujt i mbeti përgjegjësia. Një gjë dimë me siguri qe këto te dhëna shume afër te vërtetës, po te mbajmë parasysh se kush duhej quajtur dëshmor ne luftën partizane, ne ato muaj te vitit 1946 u dhjetëfishuan. Gjithsesi gjykoj se këto te dhëna te hartuara me kujdes vetëm për te rënët ne lufte, jo për demet e luftës, do te duan ndonjë saktësim. Ishte kohe pas lufte, ne administrata kishte njërës te ardhur nga mali, pa shkolle, pa përvoje. Është plotësisht e kuptueshme ndonjë pasaktësi, kur, ende nuk kishin dale ligje te sakta, kur evidencat mbaheshin shkel e shko. Kjo me shtyu qe duke pranuar si me afër realitetit shifrën 2.519 te rene dëshmore ne luftën partizane, te përpiqem te gjej dokumentacionin e nevojshëm për te bere ndonjë korrigjim apo saktësim. Ketë pune nuk e bëra thjeshte për ketë qellim. Ne radhe te pare synimi im ka qene dhe mbetet te hedh poshtë me argumente një nder mashtrimet e mëdha te Enver Hoxhës, sistemit komunist dhe te historiografisë komuniste, duke përfshire pseudo historianë qe ende përpiqen te mbajnë gjalle ato gënjeshtra e mashtrime për një shifër inekzistente për 28.000 dëshmore.

Supermashtrimi komunist i Enver Hoxhes duke genjyer me deklarimin e 28.000 deshmoreve partizane: ne Kuvendin Popullor, ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe ne Kongresin e I-re te Partise Komuniste Shqiptare.

Duhet pranuar se perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, largimi i Gjermaneve nga Shqiperia pati mjaft rrjedhoja pozitive. Lufta qe u be, shkaterrimet reale te pesuara, te vraret per kauzen e perbashket bene ne radhe te pare qe vendi te fitonte lirine e enderuar nga okupatori gjerman. Megjithse ishte “liri” e kerkuar dhe e fituar, ende populli shqiptar, pervec disa liderve nacionaliste, nuk e ndjente shijen e nje pushtimi tjeter, edhe me te eger, pushtimit komunist. Gjithsesi largimi i gjermaneve dhe marrja e pushtetit ne dore nga partizanet te udhehequr nga komunistet, megjithse ne rrugen e luftes se eger civile, e pati nje ndikim pozitiv. Krijimi i nje qeverie me shqiptare ndikoi pozitivisht ne mos ndarrjen e kufijve te Shqiperise. Duke patur nje “zot” qe vepronte ne emer te popullit shqiptar, ndonese duke e shtypur e sakatuar ate popull, edhe perfaqesuesit e fuqive te medha u stepen ne premtimet per rindarrjen e kufijve te Shqiperise, ne favor te shteteve fqinj, sidomos te atyre jugore.Shteti i ri shqiptar kishte te drejte te bashkohej me fuqite qe luftuan ne menyre te perbashket per kapitullimin e gjermanise naziste. Edhe gjate luftes ndihma e dhene nga anglo-amerikanet jepte shpresa te medha. Perfundimi i luftes, nuk i justifikoi keto shpresa. Shqiperia megjithëse pa te drejte ishte ende ne “gjendje lufte” me Greqine, luften clirimtare e kishte kthyer ne lufte vellavrasese midis vete shqiptareve ku fitimtaret vrisnin e masakronin te mundurit, luften e komunisteve e kishin drejtuar dhe udhehequr perfaqesues te jugosllavise, gjate gjithe viteve te luftes u evidentua rruga “teroriste” e komunisteve e te tjera te kesaj natyre. Nga ana tjeter Shqiperia komuniste kishte vene dore mbi pasurite, investimet dhe burimet financiare te shtetit dhe shtetasve italiane. E njejta dukuri u vertetua edhe per shtete dhe shtetas te tjere te huaj. Kjo vinte ndesh me te drejten nderkombetare.Kjo bente qe ende Shqiperia dhe shqiptaret te mos fitonin menjehere besimin e fuqive te medha ngadhenjyese Luftes se Dyte Boterore.

Por, Shqiperia ndodhej ne gjendje te mjerueshme. Dhe kjo jo vetem e thjeshte nga shkaterimet jo te pakta te shkaktuara gjat luftes, por, per shkak se edhe vete ekonomia shqiptare ishte shume e prapambetur. Mbi te gjitha mungonin burimet financiare, mjetet materiale per rimekembjen dhe cuarjen perpara te ekonomise e te tjera si keto. Ne dy vitet e para, dmth ne vitin 1945 dhe vitin 1946 pushtetin komunist e mbajten ne kembe ndihmat e UNRA-s dhe mjetet financiare e materiale te grumbulluar me force nga klasat e permbysura te tregetareve dhe industrialeve nepermjet te famekeqit “Tatim i Jashtezakonshem mbi fitimet e luftes”. Por, udheheqja komuniste e nuhaste se nuk mund te shkohej me tej ne kete rruge, keto burime e kishin nje fund, ndihmat e UNRA-s e kishin nje afat. Nderkohe theksojme se ne keto vite as qe mund te mendohej ndonje ndihme nga Jugosllavia qe kishte problemet e veta. Kaq me pak mund te mendohej ndonje ndihme nga Bashkimi Sovjetik i sa dale nga lufta i raskapitur. Edhe nje perpjekje qe u be per ndihme me drithe nga Bashkimi Sovjetik per popullin shqiptar qe po “vdiste” per buke, ajo ndihme u ofrua me kusht qe te paguhej me “ar ne dore”. U perdor keshtu arri i grabitur nga ata qe u permbysen.

Ne kete menyre nje qeveri mburavece, qe kishte premtuar shume e qe, nuk mund te bente asgje me mjetet e brendeshme qe kishte ne dore e qe po shteroheshin dita dites, e vetmja rruge mbetej ndihma nderkombetare. Ishte koha qe do te jepeshin reparacione per fituesit duke ua marre burimet materiale e financiare shteteve humbese. E quaj te aresyeshme qe Shqiperia e inkuadruar ne krah te aleateve te medhenj ne luften kunder nazizmit, kishte gjithe te drejtat qe, ne perputhje me demet te merrte ate qe i takonte. Nga komunistet ne fuqi u kuptua se “hisja” per Shqiperine ne “kulacin” e reparacioneve qe do te ndaheshin do te ishte shume, shume e vogel. Ajo nuk i ndihmonte komunistet shqiptare te mbeteshin ne fuqi.

Pikerisht ketu u shqua “pelivanlleku” i mashtruesit dhe bixhozxhiut qe ishte ne krye te komunisteve dhe te vendit – Enver Hoxha. Ai pergatiste terrenin per supermashtrimin e shekullit, sikur ne Shqiperi demet materiale dhe ne njerez ishin me te medha, madje edhe ndaj shteteve qe mbajten peshen e Luftes se Dyte Boterore – Bashkimit Sovjetik, Anglise dhe Amerikes. Kujtojme se orientimi u dha qe keto deme materiale dhe ne njerez te ishin sa dhjetefishi i shifrave reale. Keshtu do te sensibilizohej bota dhe, pse jo do ta meshironte Shqiperine dhe shqiptaret. Kuptohet qe kjo nuk ishte rruga e vertete qe kane ndjekur shqiptaret ne shekuj. Por komunistet nuk kane skrupuj, per ta “qellimi e justifikon mjetin”. Keshtu filloi parapergatitja publike e institucionale per te dhene ne popull dhe ne opinionin publik nderkombetar shifra te sajuara sa me te medha, sa me “tronditese”, sa me meshiruese. Here u dhane 28.000 deshmore partizane te vrare dhe, here tjeter 40.000. Kulmin diskutimi dhe shpallja zyrtare e ketyre shifrave e arriti ne mbledhjen e jashtezakoneshme te Kuvendit Popullor te dates 23 korrik te vitit 1946, kur po diskutohej rezoluta qe nje grup deputetesh kerkonin t’i dergohej Konferences se Paqes ne Paris. Fjalen e mori i pari N/kolonel Pellumb Dishnica i cili si shume diskutante te tjere kembenguli qe Konferenca e Paqes te pranoje Shqiperine me te drejta te plota e te barabarta me kombet e tjera ne ate konference. Per t’a bere me te pranueshme dhe sidomos “te pakundershtueshme”[4] kerkesen Dishnica tha se “kemi kockat e me shume se 40.000 deshmoreve qe dhane jeten per lirine e vendit te tyre, dhe per kauzen e antifashizmit e te demokracise”.[5] Nje shifer e tille ishte jashte cdo imagjinate, qofte edhe te semure. Kjo deshmonte se ishin vrare ne lufte rreth 1,5 here sa ishte vete ushtria partizane. Kaq te paafte dhe frikacake ishin partizanet tane qe te vriteshin ne mase te tille? Kjo e cburreronte ushtrine partizane dhe, jo vetem ate por edhe popullin shqiptar. Mbase kjo nuk i pelqeu dhe pjesemarresve ne salle. Ndoshta dikush beri me shenje apo udhezoi qe te zvogelohej disi “bishti i madh i dhelpres” ne tregimet e gjuetarit genjeshtar. Dhe, vertet keshtu ndodhi. Ne diskutimin e vet Profesor Kadri Baboci e “moderoi” disi shifren e mesiperme duke shtruar pyetjen: “apo mos nuk ishte mjaft si kontribut per popullin shqiptar 40.000 te vrare e te plagosur”[6]. Shifra u modifikua nga 40.000 deshmore u be deshmore dhe te plagosur. Megjithese asnje nga keto shifra nuk i afrohet se vertetes se pamohueshme, perseri brenda pak minutash ato u ndryshuan ne menyre qe te genjehej, por brenda disa limiteve qe gjykonte, nese kishte gjykim nje medioker – Enver Hoxha. Thuajse ne te gjitha diskutimet u rruajt e njejta shifer me modifikime te vogla. Ne rezulicionin e derguar Presidiumit te Konferences se paqes nga Kuvendi Popullor i Shqiperise thuhej se : “Ne fushat e betejes kundra fashisteve italiane dhe gjermane 40.600 bij tane u vrane dhe u plagosen, 10.000 te tjere u burgosen, u internuan ne kampet e perqendrmit t’italianeve dhe gjermaneve..”[7] Kesaj shifre, ndoshta te rekomanduar nga vete ay ne Kuvendin Popullor, me ndonje modifikim te vogel shkoqites i permbahet edhe kryemashtruesi Enver Hoxha ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem te Partise Komuniste Shqiptare ne Kongresin e I-re te saj. Nder te tjera ai konfirmoi se “Populli yne i vogel i dha luftes 28.000 deshmore ushtarake dhe civile, 4.000 invalide qind per qind dhe 8.600 te tjere 50%.”[8] Kjo shifer e sajuar, pjelle e nje kuvendi te sunduar e te nenshtruar nga komunistet, mori te drejten e qytetarise apo u vulos nga Kongresi i Partise Komuniste. Propaganda komuniste i fryu kaq shume ketyre shifrave sa megjithse ishte genjeshtra me e madhe e shekullit u rrenjos dhe madje u kthye ne bindje ne njeres qe perqafuan idealet komuniste. Kjo perfshiu dhe historiane apo pseudohistoriane deri ne ditet e sotme. Ne mbledhjen e Kuvendit Popullor qe permendem Baba Fejzo Dervishi arriti deri aty sa te deklaronte se “Shqiperia… e dha kontributin e saj me shume se kushdo tjeter: ajo kontribuoje aq shume ne luften antifashiste sa sikur te ish nje popull me milione e milione njerez”[9]??? Me tej vazhdon se “Po te hedhin nje sy mbi token shqiptare do te shohim se ajo e gjitha eshte gur e hi!”[10] Organizatoret e mbledhjes se Kuvendit Popullor e shoqeruar me nje propagande marramendese, kuptohet shoqeruar me supermashtrime me shifrat, synonin te ndikonin ne organizmat nderkombetare qe te pranohej qeveria komuniste ne Konferencen e Paqes ne Paris si hap i pare. Synimi ishte qe duke genjyer e mashtruar, ashtu sikunder u mashtruan ne fakt shume shtetare, politikane e shkencetare te huaj, te arrinin te ngulitnin idene se Shqiperia ishte vendi qe pesoi demet me te medha per fryme te popullsise ne Luften e Dyte Boterore. Kjo ide, mbeshtetur ne statistikat mashtruese te dhena nga shteti shqiptar, u pasqyrua ne shume shkrime e botime, ne shume statistika te organizmave te ndryshme nderkombetare.

Keto statistika te falcifikuara dhe te manipuluara ndikuan edhe ne bindjet e intelektualeve shqiptare te dëgjuar, deputete te Kuvendit Popullor. Profesor Skender Luarasi, njeri i pakompromentueshem ngrinte ne parim problemin se “Populli shqiptar, ne eshte se eshte i varfer ne pasuri lendore, po nuk e ka lene vehte te varferohet ne virtutet e tij”.[11] Eshte e vertete i nderuari Profesor, historia e verteton thenien t’uaj lapidare. Por, sikunder e vertetove edhe vete ne vitet qe rodhen dolen komuniste batakcinj qe i permbysen virtytet me te mira te shqiptarit, trasheguar ne shekuj. Ndoshta Profesor Skenderi kishte bindje, si njeri i drejte qe ishte se shifrat ishin te drejta. Ndoshta edhe bente ironi kur shprehej ne dikutimin e tij se “Edhe ne nuk kerkojme prej njerezve qe kane ne duar fatet e shteteve, vec se te jene te ndercem kundrejt se drejtes t’one”.[12] Problemi shtrohet se sa te ndershem mund te jene shtetet e verteta demokratike qe me shekuj e kane treguar drejtesine e tyre, kur i paraqiten shifra dhe kerkesa maramendese me nje mendjemadhesi te pafaleshme? Shifrat qe u dhane ne Kuvendin Popullor dhe u “vulosen” ne Kongresin e I-re te komunisteve ne vitin 1948 morren te drejten e njohjes absolute, u bene te padiskutueshme dhe te pakontenstueshme.

Ne te gjitha librat per historine e Shqiperise dhe te shqiptareve, ne studimet per Luften e Dyte Boterore, ne Historine e Partise Komuniste Shqiptare e te tjera, deri ne diten e sotme, numri i fallcifikuar i 28.000 deshmoreve mbeti tabu. Jo vetem kaq. Historiane besnike te historiogtafise komuniste perpiqen te kalojne edhe kryeustane e tyre Enver Hoxha, duke modifikuar numrat qe kane vulen e tij, me synim qe ta rrisnin me tej shifren e fallcifikuar te 28.000 deshmoreve. Nder ta, Profesor Xhelal Gjecovi qe eshte marre me shume me kete pjese te historise, ne librin “Historia e Shqiperise III’ botim i vitit 1984 rrithekson se “vetem te rene pati 28.000”.[13] Kjo shifer e fallcifikuar ishte dhene ne dhjetra apo qindra botime, edhe Profesori veshtire se e ndronte nese i “dhimbsej koka”. Per fat te keq kete e kane bere me qindra studjues, perfshire edhe mua ne ate periudhe shume te veshtire te jetes. Tjeter problem eshte per shkrimet ne periudhen post-komuniste. Mbas viteve ’90, me gjithe veshtiresite e problemet e tranzicionit, te pakten shkencetaret, studjuesit, ne kete rast historianet, i kishin te gjitha shanset dhe mundesite per te shkruar per te verteten dhe vetem te verteten objektive mbeshtetur ne dokumentacionit egzistues.

Shume ndryshime u bene, shume historiografe nisen te shkruanin ne menyre objektive. Pati prej tyre, madje ka edhe ne ditet tona, qe nuk “kane lojtur nga istikami i mashtrimeve komuniste”. Kjo sidomos per disa te paverteta qe kishin mare “vulen” e te vertetave absolute sikunder ishte numri i falcifikuar i 28.000 deshmoreve partizane. Nder ta pa permendur ketu kryemashtruesin e historise Kristo Frasherin, disa qe ende e quajne veten historiane, do ndalem te Profesor Xhelal Gjecovi. Ne botimin e vitit 2008 te “Historia e Popullit Shqiptar IV” nenvizon se “Ne bilancin e luftes, te bere menjehere pas lufte rezultojne 28 mije deshmore te rene ne luftime me ushtrite okupatore, fashiste e naziste dhe disa mijera te tjere te vrare ose vdekur ne rrethana te tjera”[14]. Keta historiografe komuniste te pandreqshem cojne me tej edhe mashtrimet e vete kryemashtruesit Enver Hoxha. Enver Hoxha ne Kongresin e I-re te Partise Komuniste permendte “28.000 deshmore ushtarake dhe civile”. Profesori yne i nderuar, sepse vertet e konsideroj te nderuar si njeri, por i pasheruar si historiograf komunist e con me tej mashtrimin e ish ustait dhe udheheqesit te vet shpirteror: ai permend “28 mije deshmore te rene ne luftime me ushtrite okupatore..”Nuk perfshihen ne kete numer te renet civile qe deklaronte Enver Hoxha. Ne te kunderten shifres se 28 mije deshmoreve ai i shton edhe “disa mijera te tjere te vrare ose vdekur ne rrethana te tjera”.[15] E verteta eshte nuk arrij te kuptoj se pse duhen rifallcifikuar shifrat? C’fare interesa te reja ka. Une nuk di ndonje vec per te bere me vete me shume nostalgjike te shoqerise komuniste te hedhur ne koshin e plehrave te historise. Une e kuptoj se sa ishte gjalle Enver Hoxha gjithnje mbetej “shpresa” per te marre ndonje “kocke” nga shifra e fallcifikuar e 28 mije deshmoreve, sot kush pyet per ato “kapardisje” me numra te sterfryre? Gjykoj se asnje. Ne vitin 1975 gazeta prestigjioze gjermano-perendimore “Zydojce Caitung” shkruante se “Tirana kerkon pagesen per 28.000 te vrare”.[16]

Komunistet ne fuqi ne Tirane e ndjene se ne ditet moderne ishte veshtire te genjeje shtete te tilla si Gjermania, vecanerisht ajo perendimore. U perpoqen hallexhinjte komuniste te benin ndonje “ndreqje” apo “riparim”. Per t’u dukur me te pranueshem i zbriten 28 mije deshmoreve 10 mije deshmore, duke pretenduar se pjesa tjeter ishte vrare nga okupatoret italiane. Ne nje material studimor qe Ministria e Financave beri ne shkurt te vitit 1977 thuhej se “okupacioni gjerman shkaktoi 17.800 te vrare nga 28.000 qe ishte numri i pergjithshem gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore…”[17] Komunistet shqiptare te kryemashtruesit Enver Hoxha e pesuan si struci “duke futur koken ne dhe i mbetet trupi jashte”. Keshtu duke u perpjekur thuajse ta pergjysmojne “bishtin e dhelpres te vrare ne gjueti” u zbuluan krejtesisht ndaj opinionit publik boteror dhe ndaj shqiptareve te ndershem, jo komuniste nortalgjike. Sipas te dhenave te mesiperme, te derguara ne menyre diplomatike ne nje shtet te fuqishem te hemisferit perendimor, del qartazi se diferenca nga 28 mije deshmore te rene gjithsej, po te zbrite pjesa e vrare nga gjermmanet, del se nga ushtrite italiane jane vrare 10.200 ushtare partizane. Dihet qe partizanet nuk jane shquar ne ndonje lufte me emer kunder ushtrive fashiste italiane. Nga ana tjeter vete ushtrite partizane deri nga mesi i vitit 1943, kohe ne te cilen kapitulloi italia fashiste, levizte nga 2 mije deri 4 mije partizane. Edhe nje femije e kupton se “trupi i strucit” mbeti jashte, diskrediton ata qe I nxorren para opinionit publik shifra te tilla te stermadhuara. Diskrediton ne ditet e sotme edhe ata qe e rendisin veten ne histori shkrues, qofte edhe me mentalitet komunist. Mund te behen interpretime ideologjike por, ne asnje menyre nuk lejohet nje historian te perdore shifra te fallcifikuara per te arritur qellimin e synuar.

Ky fakt, kur komunistet ne fuqi u perpoqen te bejne ndonje “korrigjim” te detyruar per te perfituar ndonje “lemoshe” si dhe presionet mbarekombetare dhe kerkesat per te verteten e numrit te deshmoreve partizane I detyruan historiografet komuniste te mermeritin me zor se jane bere edhe gabime. Jo vetem qe nuk pranojne hapur dhe pa hezitim se shifra per 28 mije deshmore eshte mashtrim, I papranueshem ne ditet e sotme per te qendruar ne rreshtat e historise se vendit, por, ne te kunderten gjejne justifikime. Nje nder to eshte fakti se ky “mashtrim” i bere nga komunistet shqiptare te Enver Hoxhes nuk eshte i vetmi, “edhe te tjeret kane vepruar ne te njejten menyre”. Ne nuk gjykojme te tjeret ne radhe te pare. Nga ana tjeter megjithse dukuria e fryrjes se shifrave eshte vertetuar edhe ne vende te tjera, vecanerisht ato fqinje, zmadhimi ne asnje rast nuk eshte bere duke i rritur ato ne dhjete fish. Eshte krejt i papranueshem qendrimi I zotit Xhelal Gjecovi kur shkruan ne botimin e fundit te “Historia e Popullit Shqiptar III” te vitit 2008 se “Shifrat e mesiperme, te perpunuara fill pas lufte, per deshmoret e pergjithesisht per demet e pesuara, sikurse bene edhe vendet e tjera pjesemarrese ne lufte, mbeten te pandryshuara gjate gjithe viteve te regjimit komunist. Ato konsideroheshin thuajse zyrtare, per rrjedhoje edhe te pranuara brenda e jashte vendit. Me permbysjen e sistemit komunist, te dhenat e mesiperme, sidomos numri I deshmoreve u kontenstua e u vu ne dyshim…Debatet, te ndihmojne sigurisht, ne sqarimin e saktesimin e gjerave, ne rastin konkret te numrit te deshmoreve”[18].

Lind pyetja kur lindin keto dyshime qe tashme kane fituar te drejten e qytetarise ne mbare popullin shqiptar pse nuk u perpoqe zoti Profesor te gjeje numrin e vertete te partizaneve te dhene me dokumenta nga arkivat por na jep 28 mije deshmore dhe duke shtuar disa mijera te tjere te rene ne kushte te tjera? Me sa duket sepse nuk leviz nga barikada e historianit te palekundur e fundamentalist komunist duke pranar nga njera ane se “mashtrimi” eshte bere, duhet t’i qendrojme me besnikeri asaj qe na ka mesuar kryemashtruesi Enver Hoxha. Nga ana tjeter i qendron argumentit qesharak sipas argumentave tuaja se ato“konsideroheshin thuajse zyrtare, per rrjedhoje te pranuara brenda e jashte vendit”. U permbys nje system i tere, nje ideologji komuniste u hodh posht ne radhe te pare nga vete komunistet, pse te mos ndrojne disa shifra te “shpifura”, jashte realitetit, jashte evidences dokumentare? Une nuk shoh asnje aresye vec nostalgjise per te kaluaren, vec paburrerise per te thene te verteten per nje problem qe eshte i mjirenjohur. Ne ditet e sotme me e rende, krejt e pajustifikuar, madje shume e demeshme eshte qendrimi i disa zoterinjve me tituj e grada shkencore, qe edhe pse jo kopetente ne fushe te historise, perpiqen qe shifrat e shpikura e mashtrimit per numrin e deshmoreve tja veshin dikujt tjeter jo Partise Komuniste Shqiptare, as Enver Hoxhes jo e jo, as edhe historiografeve komuniste. Cudine e radhes e ben Profesor Doktori Aurel Plasari. As me shume e as me pak, pa as me te voglin brerrje te ndergjegjes shkruan: “sterhollimi i diskutive per shifren e deshmoreve, kinse qenkish e sajuar nga historianet e Enver Hoxhes. Ja ku po i qetesoj duke u thene se eshte, perkundrazi, shifer e prodhuar nga propaganda e qeverise kuislinge nen pushtimin gjerman nga organi i saj zyrtar “Bashkimi i Kombit”. Kam ketu mbi tryeze fotokopjen dhe mund ta lexoni ne editorialin e dates 22 tetor 1944 me titull “Mjaft me!” “Sipas nje statistike, qe kur shkeli italia ne vendin tone, me 7 prill 1939 e gjer me sot, jane vrare ne veprime luftarake kundra okupatorit ose per pasoje te luftes qe prej te huajve eshte zhvilluar ne tokat tona, njezetetetemije shqiptare”.

Zoti Profesor, shifra 28 mije deshmore nuk eshte “kinse e sajuar nga historianet e Enver Hoxhes”. Kjo eshte shifer e dale nga diskutimet e deputeteve te Kuvendit Popullor, eshte shifer e dhene nga Enver Hoxha ne Konferencen e Paqes ne Paris, shifer e dhene po nga Hoxha ne Kongresin e I-re te PKSH, shifer e permendur me dhjetera here ne botimet, studimet, materialet dhe diskutimet ne konferencat nderkombetare. Eshte nje shifer supermashtruese qe e nxorri Shqiperine me demet me te medha nder shtetet qe luftuan fashizmin e nazizmin.Pra ketu nuk ka asgje per te vene ne dyshim. Ne dyshim eshte fakti pse ju mbani kete qendrim. Njeheresh si studjues qe jeni, jo ne fushe te historise, duhet te keni llogjiken me minimale per te kuptuar se komunistet shqiptare deklarojne 28 mije deshmore partizane. Gazeta e kohes se luftes flet per shqiptare te vrare, duke perfshire edhe ata te luftes midis Italise dhe Greqise. Po te vemi me logjiken tuaj Profesor ku do ta fusnim thenien e Kryeministrit grek ne Konferencen e Paqes ne Paris qe I qunte 28 mije deshmoret qe deklaronte Shqiperia “si vorioepirote te veteflijuar per bashkimin e atdheut te tyre”?[19]





[1] AQSH, fondi 490, viti 1945, dosja 329, f.86, 106 dhe 212.

[2] A, QSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, fleta 159. Shenim: Permbledhja qe do ta japim te plote me pas eshte document I rruajtur ne Arkiven e Komitetit Qendror te PPSH.

[3] A, QSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, fleta 159.

[4] AQSH, Fondi 489, viti 1946, dosja 16, faqa 72.

[5] Po aty.

[6] Po aty, faqe 74

[7] Po aty, faqe 81-82., botim I vitit 1950, faqe 109.

[8] Enver Hoxha, Raport ne Kongresin e I-re te PKSH

[9] AQSH, Fondi 489, viti 1946, dosja 16, faqa 79.

[10] Po aty.

[11] Po aty, faqe 74.

[12] Po aty, faqe 75.

[13] Historia e Shqiperise III, botim I vitit 1984, faqe 640.

[14] Historia e Popullit Shqiptar IV, botim I vitit 2008 nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, faqe 128. Kapitull i shkruar nga Profesor Doktor Xhelal Gjecovi.

[15] Po aty.

[16] Zydojce Caitung, gazete gjermano-perendimore, date 28 gusht 1975.

[17] AMPJ, Fondi Reparacionet nga Gjermania, dosja numer 17, viti 1977.

[18] Historia e Popullit Shqiptar IV, botim i vitit 2008 nga Akademia e Shkencave te Shqiperise, faqe 128. Kapitull i shkruar nga Profesor Doktor Xhelal Gjecovi.

[19] Gazeta Panorama, date 18 gusht 2012: deshmi I Myftar Tares, ish drejtues i sigurimit famekeq te shtetit shqiptar, shoqerues i Enver Hoxhes ne Konferencen e Paqes ne Paris.[/quoteem]



-vijon-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Dr. Teodor KARECO - JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500

#2

Post by Adriana »

[quoteemDr. Teodor KARECO]JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( II )

Diskutime te pafryteshme dhe te demeshme per numrin e deshmoreve partizane. Synimi – perjetesimi i supermashtrimit dhe gënjeshtrës per 28 mije deshmoreve partizane.


Shkruan : Dr. Teodor KARECO – Ne dy dekada e gjysem qe Shqiperia postkomoniste po perjeton demokracine e lirine po behen diskutime marramendese nder te tjera edhe per numrin e deshmoreve partizane. Eshte pjekur mendimi i pergjithshem se shifrat e dhena nga Enver Hoxha dhe Partia Komuniste ne fuqi ishin dhe mbeten te falcifikuara ne menyre siperore.
Por, ajo qe me bie ne sy eshte vetem fakti sa evidentohet pasaktesia. Nuk jane bere perpjekje per te dhene nje shifer te sakte dhe, per me teper te korigjohet realisht historia e Shqiperise, te pastrohet ajo nga shifrat mashtruse qe ulin vlerat e popullit liridashes dhe luftarak shqiptar. Diskutime e diskutime pambarim. Duket se te gjitha palet synojne vetem te krijojne nje tymnaje apo mjergull. Asnjera pale nuk ka vullnetin shkencor, pa le ate politik qe pasi gjen “semundjen”, pra genjeshtren, te gjeje edhe ilacin perkates per ta “sheruar” dukurine e shëmtuar, per te dhene shifra te sakta. Thuajse te gjithe ata qe jane marre me problemin e numrit te deshmoreve partizane: politikane, shkencetare apo njeres te medias vetem sa e kane coroditur opinionin publik shqiptar, kane lene ende nje tymnaje, nje mosdije te qellimeshme, nje rreth vicioz.I permbahem me ndergjegje pohimit te Luigj Gurakuqit kur thoshte se “Nje popull qe i mbron burrat e vet, dhe e ben kujtimin e tyre te pavdekshem si ne faqet e historise ashtu edhe ne rasat e monumentet, ai popull ka ndjesi, ai popull ka ndergjegje”. Por, ne rastin tone qe te mbrohen “burrat” duhet te njihen vertete dhe saktesisht ata qe luftuan heroikisht per clirimin e vendit. Shqiptari nuk e ka patur dhe as qe e ka per zakon te perulet dhe te nderoje shpirtera inekzistente, njeres qe nuk jane shfaqur ndonjehere ne token shqiptare. Shqiptari nuk eshte popull pagan, ai sot beson ne te vertetat, ne ato qe kane ndodhur apo po ndodhin. Nderon deri ne masen superiore ata qe sollen lirine e demokracine, ashtu sikunder dhe denon trathetaret e armiqte reale dhe jo te shpifur. Ne jete, ne praktike, ndeshen ekstremitete nga me te skajeshmet. Njera pale argumenton se te vraret dhe demet ne njeres jane shume me te medha se ato qe paraqet Enver Hoxha dhe historiografia e zyrtarizuar. Ne kete grupim perfshihen ata qe kane shkruar Historine e Luftes Nacional Clirimtare. Ne studimin e botuar pretendohet “per 7,3% te vrare dhe te gjymtuar nga okupatori.”[1] Te njëjtin qëndrim mban edhe profesorati fondumentalist komunist qe morri përsipër shkrimin e “Histoise se Shqiperise III”.[2] Me kete autoret do te thone se ne Shqiperi ka patur mbi 78 mije te vrare dhe te gjymtuar. Pra kaluan dhe sterkaluan edhe Komandantin e tyre “legjendar per mashtrimet” qe jepte vetem 40,600 te tille ne kongresin e Partise Komuniste. Keta jane jo thjeshte nostalgjike dhe fondumentaliste komuniste, ata jane njeheresh te vetethene “shkencetare” te paguar per te shkruar nen diktat. Shumefishimi i numrit te te reneve dhe te demtuarve e bente me te besueshem nga organizmat nderkombetare per te pranuar shifrat zyrtare te shtetit shqiptar, megjithese, sikunder permendem edhe ato te shumefishta me realitetin shqiptar.
Por, te demeshme jane edhe konkluzionet e pales tjeter qe, ndonese hedhin poshte shifrat e sterzmadhuara te Enver Hoxhes, genjeshtrat dhe mashtrimin e tij, japin shifra diku me hamendje, diku te vjela nga dokumenta jo te plota e rastesore, diku te mbeshtetur ne imagjinaten. Asnje nga keta, me argumenta nuk ka thene: ndal me genjeshtra, numri i deshmoreve partizane mbeshtetur ne dokumenta e regjistra eshte ky.Rendesi ka fakti se ende pa u rrezuar koraca komuniste e komunizmit ne Shqiperi, ende ne kohen e se quajturës diktature e proletariatit, ne rruge shkencore, jashtë propagandës, u bene përpjekje per te korrigjuar nje “tabu” te paprekeshme sikundër ishte numeri i deshmoreve partizane. Keshtu ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te botuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise ne vitin 1985 shenohen 2191 deshmore. Ky ishte nje kapërcim i madh per kohen dhe vendin ku u shpall kjo shifër. Por do thene se as kjo shifër dhe as ajo e dhene Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te vitit 2008 qe shënonte 2.397 deshmore nuk ishin te sakta, megjithëse i afroheshin se tepërmi te vërtetës dhe hidhnin poshtë, brenda te njëjtit sistem qe i krijoi, shifrat marramendëse dhe te papranueshme per 28 mije deshmore te sajuar nga Enver Hoxha. Këto shifra, megjithëse afër, nuk barazohen as me te dhënat e raportuara ne Komitetin Qendror te Partise Komuniste Shqiptare ne vitin 1946 se ne Shqiperi ishin evidentuar 2.519 viktima ushtarake[3] qe nënkuptonte te rrene nga radhët e partizaneve. Te rënët nga radhët e nacionalisteve nuk përfshiheshin ne kete klasifikim, ata quheshin thjeshte dhe vetëm “armiq”. Gjithsesi do pranuar se me shkrimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar u hodh hapi i pare i përmbysjes se shifrave mashtruese qe dukeshin sikur kishin marre vlerën absolute te pandryshueshmërisë ne shekuj. Megjithëse botimi i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar nga nje autoritet zyrtar shkencor, madje edhe partiak, sikundër ishte Akademia e Shkencave, e jepte qarte se deshmoret e rene partizane ne numër janë me pak se 1/10 e 28 mije deshmoreve te shpallur nga komunistet, përsëri ndeshen shifra kontradiktore, here ne zbritje dhe here ne zmadhim te numrit te deshmoreve. Pse behet kjo? Pergjigjen le ta japin vete autoret, ku i ka cuar ndergjegja e tyre pro apo kunder komuniste.
Mua si person, si shqiptar, njeri qe i jam kushtuar te vërtetave dhe vetëm te vërtetave te historisë se vendit tim (per pjesën qe lidhen me ekonominë), me ben përshtypje nje fakt mjaft serioz:Brenda kupolës se Akademise se Shkencave te Shqiperise dy institucione te rëndësishme te saj mbajnë qëndrime diametralisht te kundërta:Grupi i shkencetareve qe u morr me botimin e fjalorit enciklopedik shqiptar nga viti 1985 dhe ne ribotimin ne vitin 2008 pasqyron respektivisht 2191 dhe 2397 deshmore partizane;Grupi i te quajturve shkencetare qe u mor me botimin e “Historia e Shqiperise III”, botim i Institutit te Historise te Akademise se Shkencave te RPS te Shqiperise ne vitin 1984, qëndron ne te njëjtin “istikam” me qëndrimin zyrtar komunisto-enverist, evidenton 28 mije deshmore.[4] Madje kur u be ribotimi i vitit 2008 i “Historia e Popullit Shqiptar IV” vazhduesist e historiografisë komuniste per te treguar sa besnike janë ndaj mashtrimeve enveriste, sa fondumentaliste janë per te mbajtur gjalle ideologjinë e përmbysur komuniste – shkojnë edhe me tej e risin, sikundër kemi përmendur numrin e te rënëve. Përvec “28 mije deshmore te rene ne luftime”[5] me okupatoret, ata pretendojnë se ka edhe “disa mijëra te tjerë te vrare ose te zhdukur ne rrethana te tjera, te krijuara per shkak te luftes”.[6] Qëndrim tjetër ne mbështetje te zmadhimit te këtij numri mban nje fare Doktori i quajtur Hasan Luci. Ai nënvizon se “u derdh gjaku i 28 mije yje te pashuar te kombit tone, vec atyre qe ranë ne trojet shqiptare, jashtë kufijve administrative”. Nuk i kuptoj disa qe kane grada e tituj shkencore, si marrin guximin te shtojnë numra pa as llogjiken me te vogël, pa përdorur aparatin shkencor e, ne radhe te pare dokumenta te besuara te kohës? Sado kriptokomunist te jesh, nuk e mbron dot ideologjinë e përmbysur me “sajesa”, me “shpikje numrash”. Jetojme ne kohe moderne, qëndrimet monstruoze janë gjithmonë te dënueshme. Ata partizane qe janë vrare ne Jugosllavi ne përpjekje me gjermanet janë perfshire ne shumëfish ne numrat e dhene nga Enver Hoxha., dhe, jo vetëm ata, por edhe ata qe ranë ne lufte me nacionalistet shqiptare ne ato troje, ne procesin e shndrimit te luftes civile nga Shqiperia edhe ne trojet ku jetojnë shqiptare, pra, ne luftën civile mbareshqiptare. Per te rruajtur me cdo kusht numri e falcifikuar te 28 mije deshmoreve behen dëshmi qe “nuk i mban asnjë kandar” logjik. Nje fare Dritan Hila duke pranuar se “Shqiperia la ne fushën e betejës mbi katër mije luftetare dhe bashke me civilet janë 28 mije jete te humbura”[7]. Njëlloj merite e tij eshte se ka kuptuar se nuk mund te kete me shume se katër mije te vrare ne luftën partizane. Por, dëshira per te mbrojtur te pambrojturën e ben qe te pranoje se janë 28 mije te vrare, por bashke me civilet. Duhet te jesh krejt jashtë llogjikes me minimale te pranosh se 24 mije janë vrare nga radhët e civileve (28000 – 4000). Mbrojtësit e ideologjisë komuniste dallohen per mungesën e logjikes, per përpjekjet per te çoroditur njerëzit qe, ne fund te fund te mbetet ne tavoline dhe ne memorjen e historisë numri i predikuar dhe falcifikuar nga Enver Hoxha. Te besh nje shërbim te tille duke vene ne pikëpyetje intelektin tend ne kete periudhe qe jetojmë nuk e di se çfarë emri t’i ve. Sherbetoret e komunizmit te rezuar e te diskredituar jo vetëm ne Shqiperi por ne gjithë boten, përpiqen te gjejnë rruge e argumenta nga me te ndryshmet per te mbrojtur ustane e tyre – Enver Hoxhen. Ne nje shkrim arrihet sa te shpiken shifra te tilla qe ne pamje te pare sikur reduktojnë te vrarët ne lufte por qe mbrojnë numrin e përgjithshëm te te vrarëve. Keshtu ne “albanians.gr” shkruhet: “Numri i Deshmoreve te Atdheut – Disa shifra:…9470 deshmore te vrare ne luftim kundër pushtuesve nazifashiste; 6436 te pushkatuar nga nazifashistet e bashkepunetoret e tyre; 13200 te ekzekutuar nga nazifashistet ne kampet e përqendrimit ne Gjermani, Itali, Prishtine etj.”[8] Me marifet, shume marifet, sajohen numra te tilla, pa me te voglën fantazi, pa le saktësi, qe çojnë diçka se me shume se 28 mije deshmore. Çfarë janë këta mashtrues te kohës, cilët përfaqësojnë, çfarë synime kane – komunizmi vdiq per mos u ngjallur me kurren e kurës, përfitime ekonomike nga këto mashtrime nuk mund te kete. Cpritet valle? Te mbahet ne gjendje te trullosur nje komb i tere, te largohet nga njohja e se vërtetës? Ndoshta Akademia e Shkencave e Shqiperise, duke pare këto devijime serioze ne përkeqësim te te vërtetave historike, nuk ka pranuar qe botimi te behej ne emrin e saj. Ndoshta u dizilizionua nga botimi i vëllimit III te kësaj historie, ku u duk haptazi se ne te pas mbi 20 vjet jo vetëm qe nuk ishin bere ndryshime serioze por ishte bere thjeshte riprodhim i botimit te mëparshëm. Pra, nje hajdutllek xhepash. Rasti me skandaloz eshte ai i mashtruesit Kristo Frasheri.
Megjithëse botimi i kësaj historie nuk del nen emrin e Akademise se Shkencave por te nje grupi historianesh perfshire nje nga historiografet e sotëm te devotshëm komuniste si Paskal Milo, gjykoj se pas botimit te nje numri te ndryshëm deshmoresh, 10 here me te vogël nga Akademia e Shkencave te Shqiperise ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, nuk i lejohej këtij grupimi historianesh, disa prej te cilëve gjykoj se janë objektive, te japin ne ditën e sotme 28 mije deshmore dhe, per me tepër ta sterrisin ate me disa dhjetra te tjerë te rene ne kushte te ndryshme. Minimumi i nje botimi shkencor eshte te mbahet qëndrim kritik, sidomos ndaj nje botimi serioz te Akademise se Shkencave te Shqiperise. Gjykoj se ndryshimi i numrit te deshmoreve, paraqitja reale e këtij numri, nuk eshte thjeshte dhe vetëm qëllimi i historiografeve fondumentaliste komuniste. Ndryshimi apo jo i këtij numri i frikëson këta pseudohistoriane se mund te coje edhe ne rivlerësimin e luftes, nevleresimin e saj, ne kontributin e komunisteve ne kete lufte. Profesor e Doktor Xhelal Gjecovi shprehet hapur dhe me bindje se ndryshimi i shifrave, behet fjale per numrin e deshmoreve, “nuk mund te ndryshojnë vlerësimet mbi luftën, nuk mund te minimizojnë e aq me pak te ndryshojnë vlerat e saj, pasi ato nuk janë çështje shifrash e numrash.”[9] Këto janë qëndrime thjeshtësuese e minimizuese per dukurinë qe diskutojmë. Natyrisht fakti se ne Shqiperi gjate luftes se Dyte Boterore janë vrare dhjete here me pak sesa janë deklaruar se, mbi 50 per qind e tyre nuk janë vrare ne luftën kundër okupatorit, eshte tregues shume domethënës. Kjo do te thotë se vlerësimi per luftën, kontributin, trimëritë dhe bëmat partizane ishin dhe janë 20 here me te vogla. Nuk eshte njëlloj sikundër thuhej 28 mije deshmore, kryesisht te vrare nga gjermanet, te zbresë nga vete komunistet ne kohen kur Enver Hoxha ishte gjalle ne 17.8oo dhe tani shohim te jene vetëm rreth 1500. Gjithmonë ka mates te kapeshme per te vlerësuar nje lufte, nje përpjekje. Ne rastin tone treguesi i dukshëm, me i kapshëm dhe me i rëndësishëm janë te rënët ne lufte, pastaj vine shkatërrimet nga lufta e te tjera si këto. Këtu duhet ta shohim edhe friken apo stepjen e politikaneve apo te historiografive komuniste – ata duan me cdo kusht dhe mjet te rruajne e te lartësojnë “lavdinë”, “heroizmin” e komunisteve ne lufte. Per ate pjese qe eshte reale, eshte fakt historik – nuk mund te kundërshtohet. Problemi shtrohet te jemi realiste dhe mos i hiperbolizojmë faktet dhe dukuritë e vërtetuara ne jete. Eshte e kuptueshme qe apologjetët dhe bytheputhesit e komunizmit te shembur do te trumbetojnë lavdinë ne shkalle siperore te luftes partizane. Profesorë te tille si Ksenofon Krisafi nuk mund te mos trumbetojnë se “Historia e luftes se popullit shqiptar eshte me shume se e lavdishme dhe nuk ka nevoje per kozmetike”[10].

Per këta fondumentaliste te komunizmit te shembur, pavarësisht sa deshmore kane rene, sa ka ndikuar lufta e bere me shume si shenje e shembjes se nazizmit, vlerësimi per te nuk mund te ndryshoje, ajo eshte bere nga Enver Hoxha, ai qe e coi Shqiperine dhe shqiptaret ne buze te greminës. Te besh pohime te tilla ne shekullin qe jetojmë te lirisë e demokracisë se enderuar me se paku eshte nje krim qe behet kundër popullit shqiptar. Ne shtyp, madje edhe ne botime serioze vërehet nje dukuri pozitive: nuk i besohet me shifrës se shpikur dhe te manipuluar per interesa te kohës, por edhe te mbijetesës per 28 mije deshmore. Sikundër e pame vete Akademia e Shkencave ka bere përpjekje per zvogëlim dhjete here te shifrës qe, i afrohet realitetit. Vete historianet komuniste vene ne dyshim ne tekstet e historisë shifrat e deklaruara per deshmoret. Ne këto diskutime te zjarrta dhe me shume rendesi per historinë e Shqiperise përzihen, si gjithmonë edhe sharlatanë si puna e Blendi Fevziut. Pasi përmblodhi pa shume mund disa materiale intervistash dhe pa vjelur arkivat shkroi nje libër surugato per diktatorin Enver Hoxha, me pretendimin e biografisë. Jo vetëm na paraqiti nje biografi “pacaure” apo “lecke”, vazhdon te mashtroje opinionin publik duke dhene shifrën e deshmoreve. Si i pa cipe qe eshte pretendon se ka nje dokument zyrtar te vitit 1946 se numri i deshmoreve ishte 1141. Kjo eshte nje shifër tepër e zvogëluar, qofte edhe per mungesën e evidencave te kohës. Une kam paraqitur me lart nje tabele statistikore te atij viti qe numëronte 2519 viktima ushtarake[11]. Këta njërës te medias janë te thirur qe te njohin publikun e tyre me te vërtetat per dukuritë qe ata trajtojnë. Gënjeshtra, sidomos ne kete rast eshte shume e dënueshme. Nuk eshte e rastit këtu te ndalem te rasti Fevziu, por ata duke zotëruar dhe mashtruar me medjan behen shume te rrezikshëm dhe diktojnë ne shtrembërimin e se vërtetës historike. Edhe duke dhene shifra shume te vogla, te sajuara, pa u mbështetur ne dokumentacionin arkivor, ata sjellin dem shume te madh, ata janë mbartës se “krimit” ne fushe te falsifikimit te historisë. Vetem te rene deshmore komuniste (duke perfshire edhe te vdekurit), ne dokumentat e hollësishme te përpiluara ne vitin 1946 ishin 1057 te tille. (Per te mos zene shume vend ne libër po jap vetëm faqen e pare dhe te fundit: faqja 113 dhe 121 e dokumentit).[12] Po te shtojmë edhe 60 kandidate partie dhe 257 te rinj komuniste te vrare te deklaruar ne evidencat e vitit 1946 te Komitetit Qendror te Partise Komuniste,[13] gjithsej te rënët e këtyre kategorive japin shifrën 1374 deshmore. Pra, vetëm te rënët nga radhët e komunisteve, kandidateve per komuniste dhe te rinjve komuniste janë me shume se shifra mashtrues e Bledi Fevziut,atij qe e heq veten si gazetar, por qe, ne fakt eshte nder dizinformuasit me banale te kohës qe po jetojmë.
Per nostalgjiket dhe fondumentalistet komuniste dhe postkomuniste ka disa “kufij” qe edhe “logjika” e tyre, nëse kane natyrisht logjike, do t’i detyroje te hedhin poshtë “numrin fantazem” te 28 mije deshmoreve partizane te rene ne lufte.
Per te gjykuar sesa fallco dhe mashtruese njëherësh eshte shifra e dhene per 28 mije deshmore nga Enver Hoxha dhe pasuesit nostalgjike te tij ka disa kufij qe, edhe ne mungese te logjikes me elementare, te detyrojnë te ndrosh mendim, te behesh me realist, te hedhesh poshtë shifra te tilla te deklaruara qe jo vetëm nuk e nderojnë por edhe e poshtërojnë Shqiperine dhe Shqiptaret. Pse duhet te gënjejmë e mashtrojmë ende kur kemi nje mal dokumentash qe vërtetojnë te kundërtën? Cilat janë disa kufij qe logjikisht e praktikisht nuk mund te kapërcehen?
Se pari, per te nderuar deshmoret partizane te rene ne lufte, Partia Komuniste Shqiptare, me pas PPSH, Qeveria e Republikes Popullore te Shqiperise morren nje varg masash duke krijuar varreza te veçanta per deshmoret ne disa qendra rrethesh, sidomos ne qytete. Nga shtypi del se ishin projektuar rreth 4 mije vare deshmoresh, per te cilat u dhanë fondet përkatëse. Ne fakt ato u ngritën dhe janë shndruar ne vende te shenjta kujtimi per ata qe dhanë jetën per çlirimin e vendit. Natyrisht këtu përfshihen si ata qe dhanë jetën kundër ushtrive pushtuese fashiste e naziste ashtu edhe ata qe dhanë jetën ne luftën civile qe, praktikisht ndikuan qe Shqiperia nga sundimi nazisto-fashist te nenshtrojhej nga komunizmi gjakatar.Këtu nuk diskutojmë per kete te fundit. Thjeshte dhe vetëm bëjmë fjale se gjate rreth 20 vjete u dhanë fonde per 4 mije varreza deshmoresh. Nuk i vura vehtes detyre qe te numëroj se sa eshte numri i sakte i tyre. Kuptohet se eshte me i vogël se numri i dhene.Gjithmonë institucionet komuniste, partiake dhe shteterore, c’eshte e vërteta janë përpjekur qe te grumbullojnë ne varrezat kolektive te deshmoreve ata te rene qe nuk i dihej vari, apo ishin varrosur ne rrethana te ndryshme jashtë këtyre vareve kolektive. Ne nje letër qe Drejtoria e Pergjitheshme e Eknonomise Komunale i dërgonte me 30 prill te vitit 1977 Prokop Murres ne Komitetin Qendror te PPSH, raportonte se “Deri tani, sipas te dhënave qe kemi marre nga rrethet, janë gjetur eshtrat e 583 deshmoreve qe janë te pa vendosura ne varrezat e deshmoreve”.[14] Këta deshmore u evidentuan sipas këtyre qendrave:[15]
Gramsh……………..27 deshmore
Tepelene…………..70 deshmore
Lushnje……………..70 deshmore
Berat…………………83 deshmore
Korce………………..55 deshmore
Fier…………………..44 deshmore
Mirdite……………..31 deshmore
Diber………………..20 deshmore
Skrapar……………..74 deshmore
Tirane (varrezat e deshmoreve Peze)…rreth 120 deshmore.
Per këto u dhanë dhe fondet përkatëse. Tani te vime te problemi yne. Megjithe kujdesin e partisë dhe te shtetit komunist, gjate gjithë periudhës qe ushtruan pushtein dhe diktatutren e proletariatit, megjithe respektin qe ata kishin dhe dëshirën qe ky numër te ishte sa me i madh, përsëri ata nuk e kapërcyen numrin e 4 mije deshmoreve. (ne kete numër kuptohet përfshihen edhe te rënët nga vitit 1912, te rënët ne luftën e Vlores ne vitin 1920 si dhe te rënët e pas luftës). Pse pretendohet per me shume dhe kush pretendon? Pse me gënjeshtra do te “mbrohen” “fitoret” komuniste ne lufte? Jo, dhe vetëm jo. Jini te aresyeshem zotërinj, bindjuni fakteve, dokumentave, behuni realiste se ata qe ranë janë para syve tanë, prehen me nderim ne varrezat e deshmoreve. Ne te kundërtën bëjmë pyetjen: nëse do pranohet shifra e falcifikuar e mashtruese per 28 mije deshmore, atëherë, ku janë trupat e 24 mije deshmoreve qe ju pretendoni? Komunizmi i la ata ne hije, nuk i nderon, po familjaret e tyre si mund te pranojnë qe te mos kenë nje varr per njeriun e tyre te dashur. Kuptohet se as kane ekzistuar dhe as qe ekzistojnë emra. Kjo eshte aresyeja qe ata nuk renditen perballe syve tanë ne varrezat e deshmoreve. Ata ende mbeten si “numra” te falcifikuar.
Se dyti, ne kohen kur ne pushtet ishin komunistet, per te lartësuar e përjetësuar “bëmat” e tyre ne lufte, gje qe ishte e drejta e tyre, kane shkruar vëllime te tera me libra ku përshkruhej jeta per cdo dëshmor. Te drejtuar nga shkrimtari dhe pjesëmarrësi ne lufte Resul Bedo, ne vargun e botimeve “Yje te pashuar” u shkruan rreth 20 libra. Por, fatkeqësisht, me gjithë mobilizimin e nje ushtrie te tere per te “zbuluar” deshmore, numri i tyre ne këto libra nuk i kapërceu 2800 deshmore. Dhe do pranuar se këtu përfshihen edhe njerëz te vrare jo ne lufte, ne menyre rastesore dhe te tjera te kësaj natyre. Ne nje shkrim Zoti Ramiz Lushaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendres Shqiptare te Studimeve Amerikane e Britanike ne Tirane, shkruan se “..nuk gjeten me shume se 2800 personazhe… per t’i shpallur “deshmore”, ndonëse çereku kishin vdekur ne krevat nga sëmundjet, ishin viktima te rastit, te gjendur ne vendin e gabuar e ne momentin e gabuar, pra pa arme ne dore dhe aspak ne formacione luftuese, apo ishin jetëhumbur ne aksionet per rindërtimin e vendit pas luftës..”.[16] Përjetësimi ne këto libra te “Yje te pashuar” ishte nder përpjekjet madhore te komunisteve per te përjetësuar ato qe i quajnë “fitore madheshtore”. Por, fakti qe gjithë puna kërkuese e hulumtuese, shume here edhe egzagjeruar, nuk coi ne me shume se 2800 deshmore qe duhej shkruar e qe përgjithësisht quheshin te tille. Edhe me ndonjë shtese te vogël per te “pa zbuluarit”, shifra 2800 deshmore eshte jo vetëm me afër se vërtetës por, edhe nje kufi qe përjashton mashtrimin e madh per 28 mije deshmore.
Se treti, ne vitin 1945 dhe 1946 u be nje pune shume e madhe per evidentimin e deshmoreve me qëllimin qe te ndihmoheshin familjet e tyre ne nevoje pas lufte. Kjo pune u be, sikundër do ta shpegojme me poshtë, ne rruge ligjore e shteterore, me përgjegjësi te shkalles se larte sepse kishte te bënte edhe me shpenzime financiare nga buxheti i shtetit. Do thene se kjo pune u krye disi me ritme te shpejta, per t’ju përgjigjur kërkesave te kohës. Nga kjo pune voluminoze, por, edhe rigoroze, ne masën qe mund te pranohet si e tille, ne raportet qe dërgohen nga Ministria e Financave organeve me te larta te partisë dhe te shtetit ne muajin nëntor 1946, evidentohen këto te dhëna: Liste e familjeve te deshmoreve, e invalidëve te luftës N.CL. dhe te patrioteve te rilindjes kombetare qe janë shpërblye deri ne fund te tetorit te vitit 1946.[17]

Kategoria Numri i deshmoreve, invalidëve dhe patrioteve te Rilindjes Kombetare Numeri gjithsej
Familje deshmoresh
Me shpërblim te permuejshem 2157
Ne paradhenie 139
Shuma 2396
Invalid
a.Me shpërblim te permuejshem 96
b.Ne paradhenie 52
Shuma 148
Patriot te Rilindjes Kombetare
a.Me shpërblim te permuejshem 35
b.Ne paradhenie 17
Shuma 52
Shuma e pergjitheshme 2496
Ceshtje qe janë ne shqyrtim te komisionit ose ne pritje te plotësimit te dokumentave
Familje deshmoresh afro… 300
Invalide… 100
Familje patriotesh afro…. 50
Gjithsej 450
Edhe nga ky dokument me nje rendesi te vecantre per problemin qe shqyrtojmë deri ne fund te tetorit 1946 ishin evidentuar 2396 deshmore dhe pritej qe, deri ne fund te vitit 1946 te plotësoheshin dokumentat edhe per rreth 300 deshmore te tjerë. Pra, deshmoret e evidentuar sipas te gjitha rregullave ligjore te vendosura ne ate kohe nuk e kalonin shumen e 2696. Edhe kjo eshte nje shifër referuese me pranë se vërtetës, megjithëse jo e vërteta. Por gjithsesi eshte nje kufi qe lejon pas saktësimeve te shtohen 500 apo 1000 deshmore me shume, por, kursesi me tepër. Kjo shifër përjashton ne menyre te prere, do te thosha absolute ate qe rreferohet nga elita komuniste per 28 mije deshmore. Ne se do te pranohet lind pyetja: mire u evidentuan dhe u shpërblyen familjet e 2696 familjeve, po diferenca, dmth mbi 25 mije familje deshmoresh (28000-2696) si u lanë pa u shpërblyer kur populli shqiptar ishte ne vuajtje e mjerim? Natyrisht kjo dukuri eshte e pa pranueshme, jashtë cdo logjike elementare. Ky eshte nje arsyetim qe përmbys supermashtrimin enveristo-komunist per 28 mije deshmore te sajuar.
Se katerti, ne ditët e sotme pranohet ne te gjitha diskutimet se disa institucione te shtetit shqiptar kane te evidentuar 4636 deshmore. Duket se kjo shifër eshte me afër realitetit, dokumentat janë analizuar e aprovuar apo disaprovuar disa here, kane kaluar ne shume hallka te hierarkisë shteterore e partiake. Por, gjithsesi eshte nje numër qe përfaqëson deshmoret e rene qe me shpalljen e pavarësisë, me luftën e Vlores, me te rënët e pas luftës ne procesin e luftës se klasave, madje edhe te rënët ne mbi dy dekada te vendosjes se demokracise . Pra kjo shifër do zvogëluar te themi me 500 apo 1000. Megjithe ndryshimet qe mund te behen, nje logjike e ftohte dhe e pranueshme te con ne konkluzionin se numri 28 mije deshmore eshte krejtësisht i papranueshëm, ata qe mbeten me fanatizmin e mbrojtjes se nje gënjeshtra te paprecedent, nuk mund te cilësohen veçse shtrembërues me dashje te historisë se luftës clirimtare.
C’ thonë dokumentat e Komisionit te shpërblimit te familjeve te deshmoreve pranë Ministrise se Financave, perbere nga komuniste e ushtarake te besuar te regjimit per numrin e deshmoreve partizane.
Nga rregjimi komunist i përmbysur zotërojmë sot nje varg dokumentash autentike te rruajtura ne Arkivin Qendror Shteteror qe dëshmojnë ne menyre te pakundërshtueshme numrin e sakte, apo thene me mire, numerin përafërsisht te sakte[18] te deshmoreve partizane te rene ne luftën per çlirimin e vendit nga ushtritë fashiste e naziste si dhe ne luftën e ashpër civile ku shqiptari vrau shqiptarin. Me rendesi te pakundërshtueshme janë dokumentat ekzistuese per evidentimin e deshmoreve dhe te familjeve te tyre per efekt te ndihmës ekonomike (do ta shpegojme me hollësi me poshtë).Fillimisht, qeveria gjykoi se do te ishte me dobi krijimi i nje komisioni per pensionet. Kuptohet se ky komision do te kishte te bënte ne radhe te pare me pensionet e deshmoreve te rene ne lufte. Me vendimin numër 19, date 23 qershor 1945[19] u krijua komisioni i Pensioneve si vijon:
Hasan Pulo…Nen Kryetar i K.A.N.C……Kryetar
Major Pupo Shyti, përfaqësues i Ministrise se Luftes dhe mbrojtjes Kombetare, anëtar
Dr. Pandeli Martiniani, përfaqësues i Ministrise se Drejtesise….anetar.
Kahreman Ylli, përfaqësues i Ministrise se Financave…anetar
Lluka Joanidhi, Shef-drejtues i Zyres se Pensioneve…anetar.
Eshte e kuptueshme qe ky komision nuk mund te kishte jete te gjate. Ende Shqiperia ne vitet qe diskutojmë nuk kishte burime te mjafta financiare per nje sistem te garantuar pensionesh. Nderkohe nje pjese e familjeve, femijte, djem e vajza, burat e te cilave ishin vrare ne lufte, vuanin per mjetet me te domosdoshme te jetesës. Ne fakt ne gjendje te tille te mjeruar ishte gjithë populli shqiptar ne ato vite. Akoma me e rende behej gjendja per familjet qe kishin humbur jo vetëm te dashurit e tyre por njëherësh krahët e punës qe i mbanin gjalle me punën e djersen e tyre. Nuk kaluan as katër muaj nga ky vendim kur koha diktonte ndryshime. Diktatura e vendosur nuk mund te garantonte pensione, qofte edhe per njerëzit e rene e qe sollën komunistet ne pushtet. Edhe përpara ishin bere përpjekje per ndonjë ndihme sporadike te familjeve te deshmoreve me lehtësi ne shitjen e cigareve, ndihmës sociale per te ngrene ushqim ne kazanët e përbashkëta etj. Te gjitha këto ishin zgjidhje te pjeseshme. U mendua se kategoria e familjeve te deshmoreve duhej ndihmuar me mjete financiare per te përballuar jetën. Qysh me 28 gusht 1945, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar miratoi ligjin numër 109 “Mbi shpërblimin e familjeve te deshmoreve dhe invalidëve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare”. Eshte kjo aresyeja qe komunistet ne fuqi u detyruan te ngrene nje institucion te ri: Komisionin per shqyrtimin e dokumentave dhe caktimin e shpërblimeve te deshmoreve, invalidëve te luftës dhe patrioteve te Rilindjes. Ky komision me përfaqësues te hierarkisë partiake e shteterore te niveleve relativisht te larta u ngrit pranë Ministrise se Financave. Vendimi 36 per krijimin e këtij komisioni u mor nga qeveria me 26 tetor 1945. Ne te bënin pjese:[20]
Siri Shapllo, kryetar, i deleguar i Kryesise se Keshillit Antifashist
N/Kolonel Beqir Balluku, anëtar, i deleguar i Ministrise se Luftes
N/Kolonel Sadik Bocaj, anëtar, i deleguar i Ministrise se Luftes
Cin Capeli, anëtar, i deleguar i Ministrise se Financave
Skender Hajro, anëtar, i deleguar i Ministrise se Asistences Sociale
Ngritja e këtij komisioni solli ndryshime te qenësishme jo vetëm per ndihmën ekonomike financiare te familjeve te mjeruara te deshmoreve por, edhe per dokumentacionin zyrtar, ligjor, relativisht te sakte te vete numrit te deshmoreve. Deri ne ato vite, duke përfituar edhe nga mashtrimet komuniste per sterfryrjen e numrit te deshmoreve, edhe njerëz pa kontribute përpiqeshin ta quanin njeriun e tyre “dëshmor”. E vërteta eshte se me krijimin e këtij komisioni ne nivel te larte pranë Ministrise se Financave, po vihej disi rregull, disipline, u rriten kërkesat.Komisioni merrte informacione nga Ministria e Luftes dhe e Mbrojtjes kombetare, nga njesite e ndryshme ushtarake ne qendër dhe ne baze. Te dhënat shkonin per ballafaqim, mendim e plotësim ne organizmat e pushtetit lokal, deri ne ate te fshatit. Behej pra nje ballafaqim i përgjithshëm dhe i hollësishëm. Natyrisht cdo hallke kishte problemet dhe mangësitë e veta. Përderisa veprohej nga njërës te administratës apo te zgjedhur me lidhjet e shumëfishta, nuk mund te mos kishte edhe ndonjë pasaktësi rrjedhur nga akraballëqet. Megjithatë kjo ishte nder zgjidhjet me te mira, me te plota dhe me te sakta.
Komisioni merte ne shqyrtim jo vetëm listat ne tërësi, por, ato lista qe kishin kaluar ne “siten” e verifikimit dhe riverifikimit. Nuk ishin te pakta rastet qe komisioni vendoste edhe ne kundërshtim me te dhënat e ardhura, pra, bënte saktësimin përfundimtar, i vinte “vulën” si te thuash se kush mund te përfshihej ne radhët e deshmoreve. Ne përputhje me kete status jepej edhe ndihma ekonomike.Komisioni shqyrtonte nje per nje te dhënat per cdo dëshmor dhe familjen e tij, merte vendimin përkatës dhe ja dërgonte kete vendim Ministrise se Financave. Mbeshtetur ne vendimet e komisjonit per deshmoret, Ministri i Finacave nxirte dekret per secilin dëshmor (familjes se tij) per masën e shpërblimit. Pra per ata qe ishin realisht deshmore ne Arkivin e Shtetit rruhen ende dokumentat. Kur ishte fjala per argumentimin financiar te shpenzimeve edhe shteti komunist tregonte kujdes te vecante. Eshte kjo aresyeja qe pikërisht mbështetur ne këto dokumenta rigorozisht te kontrollueshme dhe te sakta per aq sa e lejonte koha, duke i përmbledhur ato te nxjerrim përfundimet per mashtrimet komuniste. Ka nje kontradikte : nga njëra ane Partia Komuniste kishte te dhëna te plota per numrin e deshmoreve, nga ana tjetër jepte dëshmi te rreme per konsum kryesisht te jashtëm, pa përjashtuar ate te brendshëm per dhjetëfishin e te rënëve ne lufte. (Shih kopjen e letrës përcjellëse per Ministrine e Financave si dhe kopjen e vendimit numër 59, date 12.3.1946 te Komisionit per shpërblimin e familjeve te Deshmoreve, Invalideve te Luftes N.C. dhe Patrioteve te Rilindjes Kombetare). Sikundër shifet nga kopja e origjinalit te vendimit te mësipërm te Komisjonit te shpërblimit te familjeve te deshmoreve, krahas emrit te dëshmorit përcaktohet dhe vendlindja apo vend banimi i tij, numeri i pjesetareve te familjes qe përfitojnë ndihma etj. Ne shume raste jepen edhe te dhëna te tjera te hollësishme. Gjithsesi ne dokumentacionin shoqërues ne forme listash te dërguara nga organet e pushtetit lokal dhe organizmat ushtarake jepen edhe te dhëna te tjera, aty-ketu edhe te cunguara, te paplotësuara, jo te sakta per date lindjen e deshmoreve, vendin e vrasjes, ne beteje me cilët armiq eshte vrare e te tjera. Pra, dokumentacioni plotesues megjithëse disi i hallakatur, egziston.Por, nënvizojmë se ne fund te fundit dokumentat e komisjonit përkatës per numrin e deshmoreve janë relativisht te plota dhe te sakta. Ato ne fund te fundit janë dokument me rendesi vendimtare qe hedhin poshtë pa as me te voglin ngurrim mashtrimin per 28 mije deshmore. Ne pranverën e vitit 1946, komisioni i kryesuar nga Zoti Siri Shapllo u zëvendësua me nje komision krejt te ri te kryesuar nga Zoti Arif Gjyli, deputet i Kuvendit Popullor. Komisioni perbehej si vijon:
Arif Gjyli, Kryetar, anëtar i Kuvendit Popullor
Major Spiro Shalesi, anëtar, përfaqësues i Ministrise se Mbrojtjes Kombetare
Kapiten i I-re Petref Pumo, anëtar, përfaqësues i Ministrise se Mbrojtjes Kombetare
Cin Capeli, anëtar, përfaqësues i Ministrise se Financave
Per te vazhduar gjykimin sesi vepronte komisioni po japim shkresën përcjellëse dhe kopjen e vendimit numër 79 date 27 prill 1946. Ky komision ka refuzuar edhe shume kërkesa per ndihme financiare me argumentet se familjet e deshmoreve kane qene ne gjendje te mire ekonomike. Ajo qe na intereson ne eshte edhe dukuria se ky komision ka refuzuar disa kërkesa meqë nga materiali i shqyrtuar vërtetonte se emri i paraqitur nuk konsiderohej me termat e kohës si dëshmor. Ne pranverën e vitit 1947 komisioni i mësipërm u zëvendësua nga nje komision i ri i kryesuar Sami Baholli, Sekretar i Kuvendit Popullor. Ja si ishte përbërja e këtij komisioni:
Sami Baholli, Kryetar, përfaqësues i Kuvendit Popullor
Kapiten Aleko Rapo, anëtar përfaqësues i Ministrise se Mbrojtjes Kombetare
Kapiten Tase Cori, anëtar përfaqësues i Ministrise se Mbrojtjes Kombetare dhe i shoqatës Bashkimi i Invalideve
Cin Capeli, anëtar, përfaqësues i Ministrise se Financave
E vërteta eshte se puna me e madhe per evidentimin e deshmoreve dhe, rrjedhimisht per t’u dhene ndonjë ndihme nje pjese te familjeve te tyre u krye gjate vitit 1946. Gjate viteve 1947 dhe pjesërisht 1948, janë bere vetëm disa ndreqje, rregullime, saktësime te statusit te dëshmorit dhe, mbi te gjitha janë shtyre per nje fare kohe periudhat e dhënies se ndihmave, janë konvertuar shpërblimet nga franga shqiptare te vjetra ne franga shqiptare te reja dhe mandej ne leke. Me kete dua te shpreh bindjen se baze ne përcaktimin e numrit te deshmoreve janë marre vendimet e Komisionit te Shperblimit te deshmoreve, invalidëve dhe Patrioteve te Rilindjes Kombetare te vitit 1945-1946. Vendimet e te njëjtit komision per vitet 1947 jane përdorur ne ate mase qe plotësonte ndonjë boshllëk. Mbështetur ne emrat e përfshira ne vendimet përkatëse te komisionit, vendime qe i japim ne menyre te hollesiushme ne pjesën e dyte te këtij libri kemi arritur ne përfundimin se numri i atyre qe u quajtën deshmore partizane ne vitet 1945-1948 jane 2758. Gjithsesi, sikundër permendem edhe vendimet e komisionit te shpërblimit te familjeve te deshmoreve nuk janë krejtësisht te plota, ka aty këtu ndonjë dokument qe mungon ne Arkivin e Shtetit, ka dokumenta qe per shkak te kohës janë bere te palexueshme. Sikundër permendem emrat dhe mbiemrat ne disa raste janë jo te sakta, diku si mbiemër eshte vene emri i babait, diku tjetër emri i fshatit. Këto dhe te tjera dukuri te kësaj natyre nuk mund te mos cenojnë saktësinë e te dhënave. Per te zbutur disi kete boshllëk, me synimin qe t’i afrohemi sa me pranë se vërtetës kemi përdorur edhe te gjithë dokumentacionin tjetër qe rruhet ne Arkivin e Shtetit e qe lidhet me statistika per deshmoret partizane.Ne praktike eshte zhvilluar nje korespondence e gjere midis hallkave te ndryshme te Partise Komuniste, hallkave te ndryshme te shtetit shqiptar, organizmave ushtarake e te tjera. Eshte nje varg i gjere dokumentash, i plotësuar me synime te caktuara. Edhe ky dokumentacion tepër i gjere ka mangësitë e veta, jo gjithmonë janë pasqyruar, per mungese njohjeje, shume te dhëna te kërkuara. Mbi te gjitha, nje pjese e atyre qe pretendohen si deshmore ne këto lista, sikundër do ta shohim me poshtë, janë kundërshtuar nga komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmore, duke i hequr statusin e dëshmorit. U desh nje kohe e gjate qe te përpunoheshin këto te dhëna kaotike. Megjithatë puna disa vjeçare i dha frytet e veta. Duke u ballafaquar emrat e thuajse gjithë listave, gjykoj se ne numrin e deshmoreve qe dolën nga përmbledhja e te gjitha vendimeve, te shtohen edhe 684 deshmore partizane te nxjerre nga listat krahasuese. Këta te fundit kuptohet qe nuk përfshihen ne përmbledhjen e bere te gjitha vendimeve ekzistuese. Perfundimisht sipas llogaritjeve qe kam kryer, numri i deshmoreve partizane te deklaruar ne vitet qe po diskutojmë ka qene si vijon:
Numri i deshmoreve partizane qe ka dale nga mbledhja e te gjitha vendimeve te marra nga Komisioni i shpërblimit te familjeve
te deshmoreve…………………………………………………………………………………… 2.758
Numri i deshmoreve partizane te nxjerre nga listat e ndryshme te
kohës , por qe nuk janë perfshire ne vendimet qe disponohen nga
komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmoreve……………………………….. 684
Numri gjithsej i deshmoreve partizane…………………………………3.442
Nga sa jam përpjekur ta njoh gjendjen, nisur nga synimi i mire per te paraqitur te verteten dhe vetëm te verteten, gjykoj se edhe ne listat e paraqitura ka probleme, kërkohen saktësime te tjera, pune këmbëngulëse jo vetëm nga historianet por edhe nga organizmat shteterore. Ne fund te fundit intuita shkencore me thotë, nga sa e njoh ne tërësi problemin, se ne kete numër do te duhet te shtohen edhe rreth 400-500 emra te tjerë deshmoresh. Kete konkluzion e arrita duke qene i ndërgjegjshëm se ne dokumentacionin e kohës ka mjaft pasaktësi, lëshime, mos përputhje.
Gjithsesi bindja ime e palëkundur eshte se këto dokumenta përmbysin njëherë e përgjithmonë pretendimet e komunizmit te rrezuar dhe diktatorit Enver Hoxha se Shqiperia ka dhene 28 mije deshmore partizane. Ky eshte nje kapitull qe, do te duhet te mbyllet nje here e per gjithmonë qe do ta pastroje historinë e lavdishme te popullit shqiptar nga gënjeshtrat dhe mashtrimet disa dhjetëra vjeçare.
[1] Historia e Luftes, Vellimi I, faqe 7.
[2] Historia e Shqiperise III”, botim I Institutit te Historise se Akademise se Shekncave te RPS te Shqiperise, Tirane 1984, faqe 640.
[3] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 159.
[4] Historia e Shqiperise III”, botim I Institutit te Historise se Akademise se Shekncave te RPS te Shqiperise, Tirane 1984, faqe 640.
[5] Historia e Popullit Shqiptar IV”, Botimet Toena, viti 2008, faqa 128.
[6] Po aty.
[7] Gazeta Ballkan Web, 17 korrik 2012
[8] albanians.gr /mendime ….date 8-8-2012.
[9] Historia e Popullit Shqiptar IV”, Botimet Toena, viti 2008, faqa 128.
[10] Ksenofon Krisafi, Diplomaci pas lufte, Botimet “Dita 2000”, Tirane 2009, faqe 75.
[11] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 159.
[12] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 113 dhe 121.
[13] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 113 -134.
[14] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1977, dosja 790, faqe 3.
[15] Po aty. Shenim: edhe ne kete rast shifrat e permbledhura nuk perputhen me ato te qyteteve qe kishin varreza deshmoresh. Ndoshta meqe numri I deshmoreve qe te do vendosej ne varrezat e deshmoreve ne Peze, jepej me perafersi.
[16] Ramiz Lushaj, shkrim ne “Gazeta Shqiptare”. Shenim: une nuk jam dakord me shprehjen e autorit kur flet per “cerekun” si jo te rene ne lufte. Kjo kategori ekziston, por jo ne nivel kaq te larte.
[17] AQSH, Fondi 505, viti 1946, dosja 278, f. 69.
[18] Shenim: edhe ne keto dokuemnta ka disa pasaktesi qe lidhen me konceptin se kush quhej deshmor, me parregullsite ne emrat e mbiemrat e te tjera te ketij lloji.
[19] Shih kopjen e vendimit te Keshillit Minestrial.
[20] Shih kopjen e vendimit te Keshillit Minestrial.[/quoteem]
- vijon -
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Dr. Teodor KARECO - JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500

#3

Post by Adriana »

[quoteemDr. Teodor KARECO]JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( III )

Pasaktesi, c’rregullime dhe manipulime ne përcaktimin e statusit te dëshmorit te luftës partizane.

Shkruan : Dr. Teodor KARECO – Qe nga viti 1945 e me tej koncepti se kush duhet te kete statusin e “dëshmorit” ka ndryshuar disa here. Kjo dukuri ka sjelle qe edhe vete numri i deshmoreve te jete i ndryshëm ne periudha te ndryshme kohore, ne përputhje me konceptimin e statusit përkatës.C’rregullimet me te mëdha rodhen nga percaktimi i statusit te “dëshmorit” me ligjen numër 109 date 29 gusht 1945, plotësuar me Dekret-Ligjen numër 252, date 27 maj 1946, shtojcën numër 323, date 4 shtator 1946 dhe, shtojcën numër 341, date 28 tetor 16946.[1]

Me ligjen e vitit 1945 , neni 2 i ligjit 109, përcaktohet se: a-Konsiderohen deshmore te luftes Nacionalclirimtare te gjithë elementet e levisjes NCL deri ne 9 maj te vitit 1945 qe dhanë jete brenda ose jashtë Shqiperise, ne lufte kunder okupatorit ne radhët e ushtrise NCL. b- Per sëmundjet e ndryshme te marra gjate kohës se luftes qe kane qene ne radhët e ushtrise NCL. Gjate veprimtarisë se tyre clirimtare ne prapavijat e armikut direkt ne lufte me ate ose gjate torturave dhe internimeve brenda ose jashtë vendit”. Sikunder shifet ky nen u jep statusin e deshmotreve edhe te vdekurve nga plagët ose sëmundjet e ndryshme te marra gjate kohës qe ishin ne radhët e ushtrise partizane. Sipas këtij konceptimi numri i deshmoreve partizane u fry disi artificialisht.Kur shteti komunist i diktaturës se proletariatit u detyrua qe te shpenzoje disa “therime” nga buxheti i cunguar, u detyrua te beje përcaktime apo formulime me te sakta, me afër se vërtetës se kush duhej te quhej “dëshmor”. Ne relacionin “Mbi ndryshimet qe mendojmë t’i behen legjislaturës per mbrojtjen e invalidëve dhe deshmoreve te Luftes NCL” te vitit 1948 shprehen hapur mangësitë per statusin e dëshmorit. Ne te thuhet se “Ne legjislacionin t’one ne fuqi nuk eshte përcaktuar mire se c’kondita duhet te kete nje person per t’u quajtur dëshmor ose invalid i L.N.Cl. Nuk eshte përcaktuar kriteri shendosh se kush eshte dëshmor dhe invalid i L.N.Cl. dhe kush eshte viktime i luftes dhe i terrorit qe përdori okupatori, po te marrim nje shembull nje person qe ka ndihmuar Levizjen N.Cl. materialisht dhe moralisht dhe qe ka zhvilluar nje fare aktiviteti ligja t’one len mundësitë per t’a konsideruar dëshmor ose invalid, ndërsa ne projektin t’one te ri eshte e përcaktuar mire kjo gje dhe mund te konsiderohet dëshmor ose invalid vetëm ata qe duke qene ne njesite partizane n’Ushtrin N.Cl. ose t’urdheruar prej organve te L.N.Cl. janë vrare, kane vdekur ose janë semure ne shërbim.”[2] Dhe me tej: “Ne ligjen t’one mendojmë qe te mbrohen vetëm ata qe nga data 7 prill deri me 9 maj 1945 humben aftesit ose u vranë duke qene ne lufte kundra okupatorit ose duke kryer nje shërbim t’urdheruar nga organet drejtuese te Levisjes N.Cl.. Ne legjislaturën t’one te vjetër nuk dilte e theksuar se kush nuk duhej quajtur dëshmor ose invalid i Luftes N.Cl., ndërsa ne projektin t’one te ri ajo gje theksohet mire.”[3] Eshte kjo aresyeja themelore qe, here pas here, Komisioni per shpërblimin e familjeve te deshmoreve ka marre vendime qe përjashtonin nga statusi i dëshmorit, shume te tille te dërguar nga hallka te ndryshme te ushtrise apo te pushtetit lokal. Dhe do thene se kjo ka ndodhur kur listat kalonin ne nje varg hallkash shteterore e partiake si dhe organizmash shoqerore. Qëndrimi i komisionit përkatës ka qene hallka perfundimtare e vendim marrjes. Megjithe shenjat e mira per tu berre barriere ndaj keqkuptimeve, hallakatjeve ne konceptim dhe, pse jo edhe ne manipulim me akraballëqe te te dhënave, përsëri nuk mund te thuhet se nuk ka patur vendime jo te drejta. Gjithsesi keto vendime, qe i quajtëm te padrejta, nuk kane luajtur rol substancial ne përllogaritjen e drejte e te sakte te numrit te deshmoreve partizane. Vëmë ne dyshim listat e ndryshme te përdorura dhe te përpiluara nga organizma ushtarake apo te pushtetit lokal, ku percaktimi “dëshmor” eshte bere me dore me te lëshuar. Per te krijuar bindjen se jo gjithmonë listat e hartuara ne hallka te ndryshme te ushtrise dhe te shtetit per numrin e deshmoreve partizane kane qene te sakta apo te drejta, po sjellim tre shembuj nga vendimet e komisionit te shpërblimit te familjeve te deshmoreve qe kane diskualifikuar disa persone nga te qenet “dëshmor”: Ne vendimin numër 129, date 23 korrik 1946 komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmoreve vendos qe personave te poshtë shënuar tu hiqet e drejta e te qenit dëshmor per aresyet qe vijojnë:[4]

Emri i personit qe nuk konsiderohet dëshmor Arsyeja pse nuk quhet deshmor
1.Luigj Simon Luli Eshte egzekutuar ne vend te nje tjetri, me emrin Luigj Luli
2.Zaim Zeqir Hyskallari Eshte viktime e luftes
3.Muharem Izeti Eshte viktime e luftes
4.Tajar Fejzullahu Eshte viktime e luftes
5.Fabri Kahremani Eshte viktime e luftes
6.Qerim Malo Arapi Eshte viktime e luftes, vdekja ne internim quhej terror
7.Pilo Zherdi Eshte viktime e luftes
Mitro Zherdi
Eshte viktime e luftes
Ne vendimin numër 189, date 11 dhjetor 1946 thuhet shprehimisht se”Per aresye se ne baze te dokumentave te paraqitura nuk konsiderohen dëshmor te L.N.Cl. dhe ne baze te nenit 2 – te ligjes Nr. 109 date 29.VIII.1945 i refuqohet kërkesa per akordim shpërblimi, familjeve:[5]

Emri i personit qe nuk quhet dëshmor. Vend-banimi i atij qe nuk quhet deshmor
1.Xhemil Mara Tirane, lagja Sulejman Pasha
2.Murat Lamce Vlore, Llakatund, Gorisht
3.Naim Zeqiri Vlore, Llakatund, Gorisht
4.Hasan Kapllani Kruje, katundi Cudhi
5.Kristo Qirana Vlore, Llakatund, Selenice
6.Sofije Qirana Vlore, Llakatund, Selenice
7.Veli Tosku Librazhd, Urake
8.Xhelil Dero Vlore, Kote, Sevaster
9.Nasi Xhogu Vlore, Llakatund, Selenice
10.Sulejman Besim Lici Korce, Bilisht
11.Bajram Besim Lici Korce, Bilisht
12.Zoi Mborica Berat, lagja Kala
13.Marash Mark Precetaj Malesi e Madhe
12.Pashko Mark Precetaj Malesi e Madhe
13.Mehmet Delia Gjirokaster
14.Ali Rame Nezaj Kukes, katundi Helshan
15.Sheme Leso Armen Vlore, Llakatund, Armen
16.Sulejman Sul Shatri Kukes, katundi Helshan
17.Ymer Tafili Vlore, Kote, Gjorm
18.Lili Gori Vlore, katundi Xhyherine
19.Nas Todo Lushnje, katundi Kular
20.Maxhun Halil Sokoli Kukes, katundi Vlahen
21.Kadri Myftar Koleci Kukes, katundi Kishaj
22.Lele Koci Tirane
Ne vendimin numër 73, date 19 maj te vitit 1947, ne piken “C”, thuhet se “Per aresye se ne baze te dokumentave relative te paraqitura nga Komitetet Ekzekutive, nuk konsiderohen deshmore te Luftes N.Cl. Prandaj ju refuzohen kërkesat per akordim shpërblimi familjeve te tyre”:

Reiz Alem Bushi

Zoj Llambro Lengu

Enver Bahtjar Suli

Petro Kozma Bushi

Rexhep Koci

Musa Xhelo

Muho Kreko

Keto vendime, qofte edhe te pjeseshme qe japim dëshmojnë se komisionet kane bere nje pune te lavdërueshme ne punën e tyre per përcaktimin ne menyre relativisht te sakte te atyre qe do te konsideroheshin si deshmore nga radhët e partizaneve. Vigjilenca ne kete rast ka qene ne shkallen e dëshirueshme. Kjo eshte edhe nje dëshmi e faktit qe keto komisione kane përjashtuar disa dhjetëra te quajtur pa te drejte deshmore, pra kane pastruar numrin e rreth 3500 deshmoreve te dokumentuar. Keto komisione me punen e tyre dëshmojnë ne menyre te pakundërshtueshme se sa mashtruese ishte shifra e dhene nga ish diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij te djeshëm dhe te sotëm per 28 mije deshmore, rreth 25 mije prej te cilëve janë numra te sajuara dhe te fallcifikuara. Ne periudhën e turbullt, plot rreziqe dhe pse jo plot akraballëqe te pas Luftes se Dyte Boterore, elemente te vecante janë përpjekur, pa te drejte, t’u japin njerëzve te tyre te vrare apo vdekur ne rrethana nga me te ndryshmet, statusin e dëshmorit. Duke vepruar kështu përfitoheshin ne rafshin politik mjaft te drejta familjaret e mbijetuar te te vrarëve apo te vdekurve te këtij lloji, perfitonin ndihma ekonomike te përmuajshme, pune me te mira e te tjera te kësaj natyre. Praktika e atyre viteve vërteton shume raste kontradiktore, apo përfshirje te padrejte ne numrin e deshmoreve partizane. Te paraqesim rastin e te renit ne lufte Shyqo Memi. Ne vendimin numër 195 date 24.12.1946 [6]te komisionit te shpërblimit te deshmoreve renditet si dëshmor i rene ne perpjekje kunder gjermaneve ne Jugosllavi. Ne te njëjtën kohe Komiteti Ekzekutiv i Gjirokastres me shkrese numër 3455/43 date 15.12.1946 njofton se Shyqo Memi nga katundi Sasaj i Sarandes gabimisht eshte futur ne radhët e deshmoreve te Luftes N.Cl., ai ka qene ushtar i ballit kombëtar dhe me çlirimin e Tiranes tinëzisht u fut ne reshtat e ushtrise NCl dhe eshte vrare me vone ne Jugosllavi duke luftuar kunder gjermaneve. Përmendim se ne ate kohe te ndërlikuar te luftes dukuritë e kalimit nga nje formacion luftarak ne tjetrin kane qene nga me te zakonshmet. E kemi fjalën qe vrasja ne lufte nga gjermanet eshte nje fakt i pamohueshëm per t’i dhene statusin e dëshmorit.Ka edhe raste si ai i Qirjo Milos kur komiteti ekzekutiv e konsideron si viktime, ndërsa komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmoreve e cilëson si dëshmor. Fakti eshte se Qirjo Milo eshte zene ne menyre te papritur nga italianet dhe eshte pushkatuar.[7]Komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmoreve nuk mund te mënjanohej krejtësisht nga keqinterpretimet. Kështu, fillimisht Riza Konci u quajt viktime e luftes sepse u vra aksidentalisht ne nje aksion te partizaneve kundra Mustafa Krujes, ku u ndodh rastësisht. Me pas, me ndërhyrjet përkatëse u cilësua dëshmor partizan.[8]Te dyshimta janë edhe rastet kur psh Lefter Serafimi u vra aksidentalisht nga nje anglez;[9]Skender Beqo u vra duke luajtur me revolver nga shoku i tij;[10] Kole Gjoni u vra nga nje partizan me 1941;[11] Refat Myslimi u vra per ambicje personale;[12]Nexhmedin Budo, ka patur dyshime se eshte vrare per hasmëri;[13]Hasan Kamber Ujniku nuk u vra ne lufte dhe, as kishte lidhje me luften, u vra per pune private nga krimineli Isa Toska.[14]

Ka ndodhur qe janë vrare persona ne situata qe nuk lidheshin me luften, por qe janë bere perpjekje te përfshihen ne statusin e dëshmorit. Keshtu Lili Kol Kumaraku eshte vrare nga gjermanet pasi e gjeten duke vjedhur;[15] Nesim Vrionin e vranë gjermanet gjate kohës se kontrollit ne shtëpi, pasi ju gjet nje arme;[16] Ali Bajrami u vra nga gjermanet ne ikje e sipër, jo ne lufte.[17] Me flagrante eshte përpjekja per te deklaruar dëshmor ish Prefektin Lele Koci. Komisioni i shpërblimit te deshmoreve, ne vendimin numër 191 date 112.12.1946 shprehet se: “mori ne shqyrtim dokumentat e e te ndyerit Lele Koci dhe deklaratat e leshueme nga Z.Z. Hasan Pulo, Shemsi Totozani, Pupo Shyti etj., me ane e te cilave tregojnë se i ndyeri Lele Koci ka mbajtur qëndrim te mire kundrejt Levizjes Nac, CL. dhe aq sa ka mundur e ka ndihmuar kete. Komisioni tue marre parasysh se nga vërtetimet e deklaratat e mësipërme nuk rezulton qe i ndyeri te jete qene lidhur me Levizjen por vetëm si mbas rastit ka bame ndonjë favor per ndonjë pjestar te sajin qe ndodhej i burgosur; dhe tue marre parasysh se i përmenduri ka qëndruar ne shërbim t’okupatorit ne detyre si Prefekt deri ne datën e vdekjes, ne shërbim, te cilit edhe u- vra, nuk mundet te konsiderohet si dëshmor i Luftes Nac. CL. Dhe per gjithë keto vendosi refuzimin e paraqitur nga familja e tij per akordim shpërblimi si familje dëshmori”.[18] Nga keto pak shembuj qe sollëm dëshmojmë se nuk mund te mos kish ngatërresa ne cilësimin e te rënëve si “viktima” apo “deshmore”. Gjithsesi edhe keto shtrembërime pa dashje por, shume here edhe me dashje nuk e ndrojne numrin e atyre qe quhen deshmore, vetëm sa e cekin thelbin e problemit. Ne listat e deshmoreve ne menyre sporadike u fut edhe ndonjë i rene ne luften e Spanjes. Kështu Musa Fratari ishte vrare ne vitin 1938 ne luften e Spanjes[19] u përfshi si dëshmor i luftes partizane. Me ndikim relativisht me te ndjeshëm eshte përfshirja ne numrin e deshmoreve te atyre qe ranë ne lufte kunder atyre qe u quajtën kriminele, kunder shtypjes se kryengritjes ne Malesine e Madhe, ne Postribe, kunder atyre qe e vazhduan luften ndaj komunisteve ne male etj. Mbas datës 9 maj 1945 ata ne asnjë menyre, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi nuk mund te konsiderohen si deshmore partizane te Luftes NCl. Por listat e deshmoreve, qofte edhe ata te miratuar nga komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmoreve, erdhën duke u rritur me kete kategori. Lufta boterore kishte mbaruar me 9 maj, ne Shqiperi vazhdonte me forcën e uraganit lufta civile, lufte qe u shtri edhe ne Jugosllavi. Nuk janë te pakta rastet qe u shpallen deshmore shume partizane shqiptare te rene ne luften vëllavrasëse jo kunder gjermanit por shqiptari kunder shqiptarit ne Jugosllavi. Janë shpallur deshmore te rene ne Jugosllavi deri ne fund te vitit 1945, madje edhe 1946. Vetem deshmoret e pas luftes ne procesin e luftes se pergjakeshme civile, sipas nje dokumenti te depozituar ne Komitetin Qendror te Partise Komuniste Shqiptare, deri aty nga mesi i vitit 1946 arrinin ne 53 vete (shih kopjen qe vijon e qe rruhet ne Arkivin Qendror Shteteror).[20] Mbas luftes nisen te përfshihen ne numrin e deshmoreve jo vetëm ata qe vdiqën nga sëmundje te marra ne kohen e luftes, nga torturat e pësuara ne kampet naziste te internimit, por edhe njerëz te pushtetit qe vriteshin rastësisht ne aksidente automobilistike. Rasti me skandaloz eshte qëndrimi i mbajtur ndaj aksidentit me motociklete qe beri nje nder drejtuesit e rinise komuniste shqiptare, nje nder përgjegjësit kryesore te vendosjes se diktaturës se egër komuniste ne Shqiperi – Alqi Kondi ne vitin 1945. Vete qeveria, sikundër del nga dokumentat qe sillen, e shpalli Alqi Kondin si dëshmor.







Ne keto dokumenta del qarte se si nis edhe problemi i diskriminimit me ata deshmore qe dhanë jetën me te vertete kunder okupatoreve nazi-fashiste. Ndërsa këtyre te fundit ju dha nje ndihme e cunguar dhe per nje periudhe te shkurtër, njeriut qe vdiq ne aksident, vetëm pse rridhte nga nomenklatura e larte komuniste ju dha pension jetik per te jemen. Te rikthehemi edhe nje here te problemi. Raste te kësaj natyre per shkeljen e ligjeve e rregullave janë te shumta. Nuk do te ndalem me tej ne to sepse, megjithëse janë numra nuk ndryshojnë konkluzionet e materialit se deshmoret e vertete partizane janë vetëm rreth nje e dhjeta e numrit te tyre te deklaruar zyrtarisht.

KONKLUZIONE QE DALIN NGA ANLIZA SHKENCORE E TE DHENAVE TE PERPUNUARA PER DESHMORET PARTIZANE NE SHQIPERI

Nje vështrim mbi shtrirjen gjeografike dhe partishmërinë e deshmoreve partizane.

Eshte i njohur fakti historik se Lufta e Dyte Boterore eshte zhvilluar me se shumti ne Shqiperine e Jugut dhe ne ate te mesme. Ashtu si u zhvilluan ngjarjet, Shqiperia e veriut, ne dallim nga paraprirja ne luftërat para shpalljes se pavarësisë me 1912, u përfshi shume pak ne luftime. Lufta ne tërësi përfshiu kete zone ne fund, ne kohen e largimit te gjermaneve dhe, sidomos, ne luften civile qe bene forcat e drejtuara nga komunistet kunder forcave liridashëse dhe antifashiste e antigjermane te nacionalisteve te veriut. Per te gjykuar per ndihmesen qe kane dhene grupimet e ndryshme teritoriale nëpërmjet deshmoreve te rene ne Luften per Clirimin e vendit nga okupatoret fashiste e naziste dhe pse jo, per te gjykuar sa sa ato kane ndikuar ne luften civile per vendosjen e rregjimit komunist po sjell te dhënat qe vijojnë:

Numri i deshmoreve partizane sipas Prefekturave.[21]

Prefefekturat*[22] Numri i deshmoreve partizane Pesha qe ze cdo Prefekture ne numrin e përgjithshëm te deshmoreve partizane per gjithë vendin, ne %

Berat 447 13,00
Durres 76 2,20
Elbasan 275 8,00
Gjirokaster 792 23,00
Korce 578 18,80
Kukes 86 2,50
Peshkopi 120 3,50
Shkoder 103 3,00
Tiranë 277 8,00
Vlore 688 20,00
Totali per Shqiperine[23] 3442 100,00
Ashtu sikundër dokumentohet edhe ne historinë e Luftes se Dyte Boterore, per pjesen e çlirimit ndaj forcave okupatore nazisto-fashiste dhe ne ate qe mori emrin famëkeq lufta civile apo vellavrasese, ku shqiptari komunist apo nen ndikimin komunist luftoi me egërsi kunder vëllait tjetër shqiptar nacionalist, lufta me e madhe u përqendrua ne zonën jugore dhe ate te Shqiperise se mesme. Vetem nga Gjirokastra[24] u vranë 23 per qind e gjithë deshmoreve partizane te vendit, nga Vlora 20 per qind dhe nga Korca 18,8 per qind. Per t’u përmendur jane dhe zonat gjeografike qe përfshiheshin ne Prefekturen e Beratit e, veçanërisht Skrapari ku u shënuar 13 per qind e numrit te deshmoreve gjithsej per vendin. Per te krijuar nje perfytirim me te plote te deshmoreve te rene ne lufte sipas prefekturave po sjellim grafikun qe vijon: Nje përmbledhje e te dhënave sipas prefekturave ne tre zona, Shqiperia jugore, e mesme dhe veriore na jep nje perfytirim me te qarte mbi numrin e deshmoreve partizane te rene ne dy frontet qe permendem:

Numri i deshmoreve ndare ne tre zonat jugore, te mesme dhe veriore te Shqiperise.

Treguesit per zonat Zona jugore e Shqiperise: Berat, Gjirokaster, Korce, Vlore Shqiperia e mesme: Durres, Elbasan, Tirane Shqiperia e veriut: Kukes, Peshkopi, Shkoder
Popullsia ne % ndaj popullsisë gjithsej[25] 44.00 31.00 24.00
Siperfaqa ne % ndaj sipërfaqes se vendit gjithsej[26] 45.00 20.00 35.00
Deshmoret ne % ndaj deshmoreve gjithsej 73.00 18.00 9.00
Deshmore per 1000 banore te zones 5.02 1.79 1.14
Deshmore per 1 km2 te zones 0.193 0.107 0.031
Eshte evidente se zona e jugut me rreth 44-45 per qind te sipërfaqes dhe popullsisë se Shqiperise dha rreth tre te katërtat e deshmoreve partizane. Por, po kaq evidente eshte dhe fakti se dy zonat e tjera me përafërsisht te njëjtën sipërfaqe dhe numër popullsie dhanë vetëm rreth nje te katërtën e deshmoreve partizane. Brenda tyre diferencat janë edhe me te mëdha. Kështu numri i deshmoreve per 1000 banore dhe nje kilometër katror ne Gjirokaster eshte dhjete here me i larte se i njëjti tregues per Shkodren. Do pranuar se zona e jugut ndikoi ne mase me te madhe ne luften boterore per shpejtimin e largimit te forcave gjermane nga Shqiperia. Ky eshte dhe kontributi ne luften antifashiste boterore qe, i jepte te drejtën Shqiperise te quhet fuqi shoqe ne ate lufte, te pranohej ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe ne te tjera evenimente te atij lloji. Njëherësh do pranuar se eshte pikërisht jugu ku lufta vëllavrasëse civile u zhvillua ne menyre me te tërbuar, me te rende dhe me gjakatare. Ne kete vështrim edhe përgjegjësia morale eshte me e madhe.Partia Komuniste Shqiptare, si parti terroriste qe e kishte pranuar zyrtarisht edhe ne plenumin e Dyte te Beratit me nentor te vitit 1944, kishte organizuar punën qe radhët e ushtarave partizane te mbusheshin gjithmonë e me shume me komuniste. Kjo jo thjeshte dhe vetëm per te luftuar okupatorin, kete gje e benin shqiptaret e ndershëm pa parti, me mire dhe me ndërgjegjen kombetare me te larte. Mbushja e radhëve me komuniste i duhej partisë komuniste per t’i përdorur si “kamikazë” ne luften e paprecedent civile. Vetëm nje disipline e hekurt ushtarake, ne shkallen siperore te terrorizmit mund te detyronte nje shqiptar te vriste vëllain shqiptar qe ishte renditur ne radhët e nacionalizmit. Kete dukuri ne menyre indirekte e shohim edhe ne klasifikimin e deshmoreve partizane te rene sipas përkatësisë partiake si vijon:

Klasifikimi i deshmoreve partizane sipas partishmërisë[27]

Klasifikimi sipas partishmërisë i deshmoreve partizane Numri i deshmoreve partizane Ne % ndaj numrit te deshmoreve partizane gjithsej
1.Anetare te partisë komuniste 1057[28] 31.00
2.Kandifdate te partisë komuniste 60 2.00
3.Te rinj komuste 257 7.00
4.Simpatizante[29] 2068 60.00
Gjithsej deshmore partizane
nga këta: 3442 100.00
Te organizuar nga Partia komuniste si anetare, kandidate apo te rinj komuniste 1374 40.00
Sikunder del edhe nga te dhënat e mësipërme 40 per qind e deshmoreve partizane te rene ne lufte ishin shumica, rreth 31 per qind anetare te partisë komuniste shqiptare, te tjeret kandidate partie dhe te rinj komuniste. Eshte interesant fakti se ne prefekturën e Durresit dhe te Shkodres ku numri i deshmoreve partizane per nje mije banore apo per kilometër katror eshte me i ulet, përqindja e tyre me deshmore te grupimit komunist eshte shume me e larte. Ke te dukuri e shohim edhe nga te dhënat qe vijojnë:

Grupimi i te rënëve ne lufte sipas prefekturave dhe përkatësisë partiake[30]

Prefekturat Deshmoret partizane anetare te partisë komuniste, kandidate partie dhe te rinj komuniste ne % ndaj totalit te deshmoreve Deshmoret partizane simpatizantë te lëvizjes clirimtare, ne % ndaj totalit te deshmoreve
Berat 24.00 76.00
Durres 75.00 25.00
Elbasan 27.00 73.00
Gjirokaster 36.00 64.00
Korce 49.00 51.00
Kukes 9.00 91.00
Peshkopi 15.00 85.00
Shkoder 73.00 27.00
Tiranë 46.00 54.00
Vlore 49.00 51.00
Totali per Shqiperine 40.00 60.00
Te dhënat me bejne te gjykoj se ne prefektura si ajo e Durresit apo e Shkodres ku pjesemarrja e popullsisë ne lufte ishte relativisht me e vogël, komunistet përfshinë ne lufte me perparesi anetaret dhe simpatizantët e tyre, veçanërisht ne luften famëkeqe civile. Ne Durres anetaret e partisë komuniste, kandidatet dhe te rinjtë komuniste te rene ne lufte kapin 75 per qind te deshmoreve te gjithë prefekturës, ne Shkoder 73 per qind. Megjithëse edhe ne Kukes e Peshkopi dhe ne ndonjë prefekture tjetër numri i deshmoreve eshte i vogël, përsëri nga radhët e llojit te komunisteve, te rënët janë me te pake. Kjo sepse lëvizja komuniste ne keto zona u aktivizua me shume ne mbarim te luftes dhe, per me tepër ne to u duk nje dukuri tjetër. Populli i këtyre prefekturave, si patrote dhe bij patriotesh ne shekuj, u përpoqën te luftonin armikun por, nuk pranonin te përqafonin komunizmin. Nga ana tjetër komunistet perdoren dhe nje praktike teroriste ne kohen e luftes. Ata, per te mbushur radhët me luftetare rekrutonin me force ne fshatrat ku kalonin njeres edhe pa dëshirën apo bindjen e tyre. Ata qe kundërshtonin pushkatoheshin ne vend.

Gjendja sociale e deshmoreve partizane, fillimi i diskriminimit komunist te familjeve te deshmoreve.

Ne luften per çlirimin e vendit qe, u deformua me pas nen ndikimin komunist ne lufte civile, pjesa me e madhe e ushtrise partizane perbehej nga te rinj. Eshte i njohur fakti se te rinjtë e shkollave brenda vendit, te rinjtë qe studjonin ne universitete jashtë vendit, sidomos ne Itali, ndërprenë mësimet dhe u bashkuan me nismat per te luftuar armikun. Ushtria partizane, mund te thuhet pa ngurrim se ishte nder ushtritë qe rradhet i kishte te mbushura plot e përplot me te rinj. Te rinjtë fshatare, gjithmonë e me shume u bene te ndërgjegjshëm ne lufte kunder okupatorit, ata lanë pendën e qeve, kraben e bariut dhe mbushen radhët e ushtrise qe drejtohej nga komunistet. Nuk eshte vendi ketu te thuhet se, te njëjtën bene te rinjtë fshatare duke u bashkuar ne rreshtat e luftetareve nacionaliste. Rinia fshatare, qe nuk kish asnjë lidhje me ideologjinë komuniste, u përfshi ne lufte me ndërgjegje te pastër vetëm ne zbatim te ndjenjave tradicionale e shekullore per te luftuar fashistet dhe nazistet. Tjeter pune se si u manipulua me vone duke mashtruar me ideologjinë e klasës punetore. Ne Shqiperi nuk kish klase punetore, nuk kish ideologji te saj. Ajo u përqafua nga disa pseudointelektuale dhe aventuriere per t’ju diktuar popullit shqiptar. Kjo u be nen diktatin dhe udhëheqjen e drejtperdrejte te komunisteve jugosllave. Me parulla nga me banalet, pse jo edhe me force, terror, u tërhoqën ne radhët e komunisteve shume te rinj, thuajse te pagdhendur, ata u bene forca kryesore ne lufte me armikun dhe, veçanërisht ne luften civile. Ata u shndruan ne “kamikazë” te nje lloji te vecante, qe garantoi qe komunistet te delnin “fitimtare” dhe te vendosnin diktaturën e uryer te quajtur te proletariatit pa proletare. Faktin qe ushtrinë partizane ne pjesen dërmuese e benin te rinjtë mund ta shikojmë edhe ne raportin e deshmoreve partizane te martuar dhe te pamartuar:

Numri i deshmoreve partizane te martuar dhe te pamartuar.



Gjendja civile e deshmoreve partizane Ne % ndaj totalit te deshmoreve partizane
Te martuar 25.00
Te pa martuar (beqare) 75.00
Gjithsej 100.00


Sikundër shifet rreth 75 per qind e te rënëve deshmore ne radhët e partizaneve e perbenin te rinjtë, dmth deshmoret qe ende nuk kishin arritur te krijonin familje. Vetëm rreth 25 per qind e tyre ishin te martuar, lanë pas fëmijët, gruan dhe prindërit e anetare te tjerë te familjes. Ne kohen qe shqyrtojmë ende familja shqiptare kishte me shume tiparet e nje familjeje patriarkale.Ky fakt dëshmon se te rinjtë u bene nje force e madhe qe ndikoi jo vetëm ne shpejtimin e ikjes se gjermaneve por, edhe ne luften civile duke i dhene pushtetin komunisteve. Ndërsa ne luften kunder okupatoreve shqiptaret u hodhën me ndërgjegje ne radhët e partizaneve, e kundërta ndodhi me marrjen pjese ne luften civile. Kur u gjenden ne luften vëlla-vrasese kunder ballisteve apo bajraktarëve te veriut, nuk ishin te pakta rastet e dezertimit te radhëve partizane. Vetëm terori i mbajti nje pjese te tyre ne radhët e ushtrise partizane.Po te shqyrtojmë raportin midis deshmoreve partizane meshkuj dhe femra vërejmë nje cballancim te madh. Kjo per aresye se radhët e ushtrise partizane perbeheshin kryesisht nga meshkujt, femrat zinin nje vend me te vogël. Kaq me i dukshëm eshte ky raport i shqyrtuar vetëm per deshmoret partizane. Ne totalin e tyre 98 per qind te deshmoreve i zene meshkujt dhe, vetëm 2 per qind femrat. Kjo rrjedh edhe nga fakti se edhe ne formacionet luftuese te drejtpërdrejta partizanet femra janë perfshire me pak, ato merreshin me shume me shërbimet e prapavijës, shëndetësinë, aresimin. Pretendohet se 10 per qind e ushtrise partizane perbehej nga femra. Gjykoj se edhe kjo shifer duhet ti nënshtrohet verifikimit.Me çlirimin e vendit apo me drejte, me uzurpimin e pushtetit nga komunistet si “fitues” me dhune ne luften e egër civile, dolën edhe mjaft probleme qe lidheshin me jetesën e familjeve te deshmoreve, duke perfshire edhe ato te invalidëve.Ne fillim, kur ende pushteti komunist ishte ne hapat e para dhe burimet financiare dhe materiale i kishte te kufizuara, u shfaqen disa forma te thjeshta ndihmash. Kështu me urdherin numër 35 date 21 dhjetor te vitit 1945 te Ministrise se Financave llogaritej 3 per qind e vlerës se shitjes se letrave te cigareve ne favor te familjeve te deshmoreve.[31] Por, ky urdhezim nuk pati jete me te gjate se nje muaj.Ne vazhdim po merreshin masa qe familjet e deshmoreve te ushqeheshin dhe te ndihmoheshin nëpërmjet sistemit te asistencës sociale te sapo krijuar. Por, edhe kjo pune, megjithe dëshirën e mire paraqiste shume probleme e veshtiresi, nuk ishte rruga me e mire dhe me e pranueshme per t’i ardhur ne ndihme familjeve te deshmoreve te luftes partizane. Madje gjate kësaj periudhe janë vërejtur edhe protesta ndaj kësaj forme te ndihmave nga përfaqësues te familjeve te deshmoreve. Kështu nëpërmjet nje parashtrese te paraqitur nga zotërinjtë Shevqet Dibra dhe Muhamet Ramadani, përfaqësues te 60 familjeve te deshmoreve te Shkodres Keshillit te Ministrave thuhet se “Asistenca Sociale e Shkodres ka vendose qe te 60 familjet e deshmoreve te shkojnë e te hajne ne mense (ne kazan). Familjet e deshmoreve perbahen prej kalamajsh te vegjël, pleqsh dhe granishe, prandaj praktikisht – sikurse eshte provue çiltas – asht e pa mundun vajtja e tyre me hanger ne kazan, posë kësaj familjet e deshmoreve, përveç te demtuem ne vdekjen e misit ma te vlefshëm te shtëpisë ne shërbim t’atdheut te shtrenjte, por shume nder ta kane edhe djem te tjerë t’internuem dhe te shpërndamë andej këndej, kështu qe e shumta syresh perbehet prej misash negative per jetese. Familjet e deshmoreve perpose ushqimit ne kazan, kane edhe disa te tjera nevoja te domosdoshme per jetese: sikurse zjarm, drite, qira, veshmbathje.Okupacioni dhe persekutimi sistematik dhe dhunues fashisto-nazist, këta familje i ka prue ne nje gjendje sa me i’u dhimte gurit e drunit”.[32] Per kete ata kërkojnë “te meshiroje shteti dhe t’i lidhi cdo familjeje nga nje pension mujor ose nje rroge jetike po mujore, qe kështu te dijne te mbledhin veten dhe te munden me pase nji fare mbështetjeje per te ndjeke udhën e mkambjes”.[33] U kuptua se nëpërmjet mensave te asistencës sociale mund te jepej vetëm ndihme emergjente dhe e perkoheshme. Per situatën qe përjetonte vendi ku popullsia ne pjesen dërmuese jetonte ne fshat, rreth 79 per qind e popullsisë gjithsej,[34] kërkoheshin zgjidhje te tjera.Per kete ne ligjen numër 109 date 29 gusht te vitit 1945 u krijuar kushtet per shpërblimin e familjeve te deshmoreve.Per te përshpejtuar ndihmat u nis me dhënien e paradhënieve prej 1500 deri 2500 franga shqiptare te familjeve te deshmoreve.* Por, meqë ende nuk ishin ngritur organizmat e specializuara, kur ende nuk kishte filluar verifikimi dhe riverifikimi i te dhënave per statusin dhe përbërjen familjare te deshmoreve, ne praktike u vërejtën jo thjeshte gabime dhe te meta, por edhe abuzime. Shume here u shpërblyen familje qe nuk kishin ndonjë dëshmor dhe, u lanë pa shpërblyer familje te deshmoreve qe, per me tepër ishin ne nevoje. Edhe ky proces nuk u la pa protesta.[35] Me daljen e ligjit numër 109 u përshpejtua puna per plotësimin e dokumentacionit mbi statusin e deshmoreve dhe mbi vendim-marrjen institucionale nëpërmjet ngritjes se Komisionit per shpërblimin e familjeve te deshmore* pranë Ministrise se Financave. Ky komision u ngrit me vendim te vecante te Keshillit te Ministrave.Kuptohet qe ndihma ndaj familjeve te deshmoreve u ngrit ne nje shkalle te madhe ne këndvështrimin sasior dhe cilësor. Ndihmat jepeshin ne para, duke krijuar kushtet te plotësoheshin sipas rastit nevojat e gjithaneshme, kuptohet deri ne nje mase te dhene, te familjeve te deshmoreve partizane.Por, keto ndihma nuk ishin pensione ne kuptimin e sotëm te fjalës. Ato ne te shumtën e rasteve jepeshin per nje apo dy vjet. Per me tepër ne vitin 1945 dhe pjesërisht ne vitin 1946 kishte kufizime te theksuara per shkak te gjendjes ekonomike. Ato familje deshmorësh qe zotëronin ndonjë cope toke, ndonjë apo disa dhen a dhi, e te tjera te kësaj natyre përjashtoheshin nga ndihma apo ju zbritej ne nje mase te dukeshme kjo ndihme. Keshtu ne vendimin numër 79, date 27 prill te vitit 1946 te Komisionit te shpërblimit te deshmoreve per familjen e dëshmorit Shaban Ramiz Serdani thuhet shprehimisht se: “me qene se kjo familje posedon nje pasuri te konsiderueshme me anën e se cilës mundet te sigurojnë jetesën e familjes prej shpërblimit baze zbriten 50 per qind dhe pagesa ka me qene kondicionalë per dy vjet”. Familjes se Gjysho Aliut ju refuzua me vendimin numër 129 date 23 korrik 1946 dhenia e ndihmës ekonomike sepse ishte ne gjendjke te mire elkonomike. Te tilla shembuj ka me dhjetëra, nuk dëshiroj ta lodh lexuesin me gjera te tilla.Nje gje eshte fakt, nëpërmjet kësaj praktike ligjore filloi qe diktatura e proletariatit te bënte diferencimin klasor edhe per familjet e atyre qe dhanë jetën per ta sjelle ne fuqi ate diktature. Ndihmoheshin shtresat me te varfera, me te këputura dhe distancoheshin ato shtresa te familjeve te deshmoreve qe ishin disi ne gjendje me te mire.

E pranoj qe situata ishte e tille qe do te duhej nje lloj diferencimi, por, gjykoj jo ne shkallen qe u shfaq. Do thene se ne përgjithësi situata ekonomike e familjeve përcaktohej ne menyre intuitave, pa dokumenta, vetëm me hamendje. Synimi ishte te fillonte e fameshmja lufte civile jo vetëm kunder nacionalisteve te shpallur hapur armiq, por edhe brenda pjesetareve te luftes clirimtare dhe luftes civile, madje edhe brenda familjeve te atyre qe ranë ne lufte.Ne nje kuptim, te gjithë ata qe morën statusin e dëshmorit partizan do te duhej te trajtoheshin ne menyre te barabarte, me devijimet qe kërkonte jeta ne ate kohe duke marre parasysh meriten ne lufte dhe, per nje fare kohe edhe përbërjen familjare.Ne praktike u vërtetuan edhe raste flagrante. Mynir Xhindi u vra nga komunistet. Hysni Kapo ne plenumin e dyte te KQ te Partise komuniste shqiptare ben autokritike duke pranuar se u “vra kot”. Ne vitet qe pasuan ai u përfshi ne listat e deshmoreve te luftes. Por, ne vazhdim lufta e klasave po thellohej. Komisioni i shpërblimit te familjeve te deshmoreve me vendimin numër 73, date 19 maj te vitit 1947, gjykoi te mos jepet ndihma per aresye se “i ati eshte ne burg”. Pra filloi te gjykohet rrethi fasmiljar jo kontributi i drejtperdrejte me dhënien e jetës te këtij apo atij dëshmori.Brenda nje viti u vërtetuan disa te meta, pasaktësi, diskriminime. Kjo diktoi domosdoshmërinë e ndonjë ndryshime ne legjislacionin përkatës. Me datën 19 nentor 1946 nga Presidiumi i Kuvendit Popullor u shpall ligji numër 349 date 19 nentor 1946 mbi disa ndryshime ne legjislacionin e mëparshëm.[36] Ne nenin 1 te dekret-ligjes qe parapriu kete ligje, thuhet shprehimisht se “Shperblimi u jepet pa përjashtim te gjitha familjeve te deshmorevet dhe invalidëve te Luftes NCl. ne sasi qe te gjykohet e arsyeshme nga Komisioni”.[37] Sipas arsyetimit te ndryshimit te legjislacionit te kohës thuhet se tani e tutje “shpërblimet te jepen me nje kriter te drejte, atyre qe u takon dhe nuk do te lene vend per mos kënaqësi si ka ngjare deri me sot…”[38] Dhe se “këta njerëz t’afte per pune te mos mbeten parazit n’Arken e shtetit por te punojnë duke siguruar te ardhura shume me te mira per gjendjen e tyre ekonomike dhe njëkohësisht te lehtësojnë buxhetin e shtetit”.[39] Kuptohet qe, as me keto ndryshime ligjore situata nuk ndryshoi ne menyre te dukeshme, pabarazia dhe diferencimit u thelluan me tej, lufta e klasave njohu rritje dhe vetëm rritje. Madje ka patur familje me dy apo me shume deshmore. Ndihma apo shpërblimi nuk u be ne baze te numrit te deshmoreve por per numrin e pjesetareve te familjes si nena, babai, mota, vëllai, gruaja apo fëmija. Kuptohet qe sa me i madh te ishte numeri i pjesetareve te familjes ne ngarkim te dëshmorit, dmth pjesetare te familjes pa te ardhura apo nen moshën e punës, kaq me e vogël ishte shuma qe përfitonte secili prej tyre. Per te krijuar bindje me te plote sjellim pasqyrën qe vijon:

Klasifikimi i shpërblimit te anetareve te familjes se deshmoreve sipas shkallëzimit te shpërblimit te tyre.[40]





Klasifikimi sipas te ardhurave, ne leke (te vitit 1947) Personat ne ngarkim te deshmoreve qe, sipas ligjeve ne fuqi përfitojnë pjese nga shpërblimi i familjes (ne numër)* Shuma mesatare ne leke (te vitit 1947) qe ka përfituar cdo pjesëtar i familjes ne ngarkim sipas klasifikimit te bere.
Prindër: baba dhe nena Moter, Vella Grua dhe femije Gjithsej anetare te familjes se deshmorit qe përfitojnë nga shperblimi.nga shperblimi
Pa u shperblyer 49 18 0 67 0
Shpërblyer nga:
1-100 leke 150 322 147 619 79
101-200 leke 692 1042 733 2467 154
201-300 leke 618 838 745 2201 285
301-400 leke 467 220 245 935 353
401-500 leke 257 105 124 489 441
501-700 leke 144 39 27 210 553
701 leke e lart 405 24 48 477 767
Totali per vendin 2782 2608 2069 7465 268


Kuptohet qe shumat e përfituara ishin nder minimalet, ndoshta se ato ishin mundësitë e shtetit komunist. Por diferencime kaq te thella ishin jo te pranueshme, kur te gjithë ata dhanë me te shtrenjtën gje – jetën per shpëtimin e vendin nga okupacioni. Tjetër kur nje pjese jo e vogël e tyre u perdoren me djallëzi per luften vëllavrasës civile. Kjo ishte nje pabesi e komunistave. Gjithsesi te gjithë ata ranë per idealin e çlirimit, te drejtuar nga Partia Komuniste. Pse u be ky diskriminim kaq i thelle, a mos valle kjo ishte nder rrugët e para apo fillestare qe u ndoq per te thelluar famëkeqin lufte e klasave? Vertete dhanë jetën, por, nje pjese rridhnin nga shtresat e mesme dhe, pse jo te pasura te popullsisë, si qytetare ashtu edhe fshatare. Ne grupin e pare morën shpërblim ata qe u takonte vetëm 79 leke per secilin, ne grupin e fundit, shtresa e me te privilegjuarve mori 767 leke per secilin pjesëtar familjeje ne kete grup, dmth rreth 10 here me shume. Komentet e tjera ja le lexuesve, shkallëzimi eshte tepër i madh. Ka patur raste kur nje familje dëshmori ka marre mbi 1800 leke ne muaj, kur disa te tjera kane marre vetëm 200 leke. Nuk përmendim ketu ato familje qe pa asnjë te drejte morale nuk kane marre fare shpërblim. Nje gje ve re: ne kundërshtim me predikimet e ideologjisë komuniste se po instalohej rendi i se drejtës, barazisë sociale e te tjera dogma si keto, po ngjizej krahas diktaturës me te egër edhe nje pabarazi sociale. Sipas hierarkisë partiake e shteterore po thellohej ndarja e te mirave materiale, po krijohej nje hendek midis atyre qe e morën pushtetin dhe atyre qe bene realitet kete pushtet, partizaneve te thjeshte e, veçanërisht atyre qe dhanë jetën per ate pushtet, deshmoreve partizane. Ne nje dokument te kohës shohim se rroga e ministrave dhe Kryeministrit (kuptohet Enver Hoxhes) levizte nga 5000 ne 7000 franga shqiptare te vitit 1945.[41] Kjo ne nje kohe kur shpërblimi baze per familjet e deshmoreve ishte 400 franga shqiptare te vitit 1945, dmth 15 here me e vogël.*



[1] AQSH, Fondi 490, viti 1948, Dosja 788, faqe 12.

[2] Po aty.

[3] Po aty.

[4] AQSH, Fondi 505, viti 1946, Dosja 443/1.

[5] AQSH, Fondi 505, viti 1946, Dosja 443/1, faqe 234-235.

[6] AQSH, Fondi 505, viti 1946, Dosja 443/2, faqe 254-256

[7] 196 Po aty, faqe 257-256

[8] 116 AQSH, Fondi 105, viti 1947, Dosja 1183/1, faqe 379-385

[9] AQSH, Fondi 505, viti 1946, Dosja 443/2, faqe 257-64

[10] AQSH, Fondi 505, viti 1946, Dosja 443/1

[11] Po aty

[12] Po aty

[13] Po aty

[14] Po aty

[15] Po aty

[16] Po aty

[17] Po aty

[18] AQH, Fondi 505, viti 1946, dosja 443/2, faqa 241. Vendim numer 191 date 11.12.1946 I Komisionit per shperblimin e familjeve te deshmoreve, invalideve dhe Patrioteve te Rilindjes Kombetare. Shenim: Kur personalitete te larta ne hierakine partiake e shteterore komuniste perpiqen qe me deklaratat e tyre te shpallin deshmor nje Prefekt ne sherbim te okupatorit, cfar mund te jete bere nga mijra komuniste “bashibozuke” sipas cilesimit te Mehmet Shehut, qe me akraballeqe e mashtrime e genjeshtra kane ndihmuar te afermit e miqte e tyre per te marre pa te drejte statusin e “deshmorit” partisan.

[19] 69

[20] AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1976, dosja 40, faqe134.

[21] Perpunuar nga autori mbeshtetur ne llogaritjen e te dhenave dokumentare. Shenim: ne kete pasqyre jane paraqitur te dhenat sipas Prefekturave qe ishte njesi administrative per periudhen qe shqyrtojme.

[22] Sipas ndarjes organizative te vendit ne prag te clirimit. Ne periudhen e pas luftes u bene disa organizime e riorganizime. Ne Kohen e Luftes se Dyte Boterore vendi ishte I ndare ne Prefektura. Kjo ndarje ka ndikim ne percaktimin e numrit te deshmoreve partizane ne ditet e sotme sipas rretheve. Gjithsesi numri I pergjithshem nuk ndryshon. Problemi shtrohet se kur jane paraqitur statistikat ne dokumentat qe disponojne organizmat ushtarake apo ato shteterore, ne shume raste, krahas vendit te lindjes eshte dhene vetem vendi I banimit. Kjo ben qe te kete lekundje ne kenveshtrimin e deshmoreve partizane sipas vendit te lindjes. Ato ne jo pak raste shenohen sipas vend banimit.

[23] AQSH, Fondi 895, viti 1945, dosja 15, faqe 76-82. Shenim: Per nje gjykim me te plote po japim qytetet dhe qendrat e banuara qe perfshiheshin ne Prefektura:

Prefektura Berat: Berat, Lushnje, Skrapar

Prefektura Durres: Durres, Kavaje, Kruje, Shijak

Prefektura Elbasan: Elbasan, Gostime, Gramsh, Librazhd, Peqin.

Prefektura Gjirokaster: Gjirokaster, Delvine, Konispol, Kurvelesh, Kerlcyre, Libohove, Permet, Sarande, Tepelene.

Prefektura Korce: Korce, Bilisht, Kolonje, Leskovik, Gor-Opar, Pogradec, Vithkuq.

Prefektura Kukes: Kukes, Bicaj, Tropoje.

Prefektura Peshkopi: Peshkopi, Burrel, Klos, Shumbat, Zerqan.

Prefektura Shkoder: Shkoder, Dukagjin, Koplik, Lezhe, Mirdite, Puke

Prefektura Tirane: Tirane, Petrele, Qafe-Molle, Valias.

Prefektura Vlore: Vlore, Fier, HJimare, Kote, Topallti, Mallakaster.

[24] Sipas ndarrjes teritoriale te kohes ne Prefektura.

[25] Perpunuar sipas te dhenave te “Anuari statistikor I Republikes Popullore te Shqiperise 1959”, botim I Drejtorise se Statistikave, Tirane 1959, faqe 28.

[26] Po aty.

[27] Perpunuar nga autori mbeshtetur ne dokumentacionin permbledhes per deshmoret partizane

[28] AQSH, FONDI 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 113-134.

[29] Ketu kukesperfshihen te gjithe shqiptaret qe nuk kishin perqafuar idete komuniste por ishin radhitur ne ushtrine partizane per te luftuar okupatorin fashist dhe nazist.

[30] Perpunuar nga autori duke u mbeshtetur ne dokumentacionin e Arkivit Qendror Shteteror, perfshire edhe Arkivin e ish Partise se Punes se Shqiperise.

[31] AQSH, fondi 490, viti 1945, dosja 320, faqa 1.

[32] Po aty.

[33] Po aty.

[34] “Anuari statistikor I Republikes Popullore te Shqiperise 1959”, botim I Drejtorise se Statistikave, Tirane 1959, faqe 27.

*Jane franga shqiptare te vitit 1945.

[35] AQSH, fondi 490, viti 1945, dosja 320, faqa 2 – leter derguar Kryeministrise me permbajtje “Mbi padrejtesi qe I bahet familjeve te deshmoreve ne ndarrje ndihmash”.

*Ky institucion emertohej “Komisioni per shperblimin e familjeve te deshmoreve, te invalideve te Luftes Nacional Clirimtare dhe patrioteve te rilindjes kombetare”. Meqe synimi yne eshte per te analizuar problemin e deshmoreve, ne kete liber do ta paraqesim shkurt si me siper.

[36] AQSH, fondi 490, viti 1946, dosja 356, faqa 23.

[37] Po aty, faqe 21.

[38] AQSH, fondi 490, viti 1948, dosja 788, daqa 14. “Relacion mbi ndryshimet qe mendojme t’I bahen legjislatures per mbrojtjen e invalideve dhe deshmoreve te Luftes N.Cl.” derguar nga Drejtoria e Kujdesit Social ne drejtim te Kryeministrise, me shkresen numer 825 date13 korrik 1948.

[39] Po aty.

[40] Tabela eshte perpunuar mbeshtetur ne dokumentacionin e kohes duke bere llogaritje permbledhese. Keto llogaritje jane kryer vetem per familjet e 2758 deshmoreve partizane qe kemi vendimet e komisionit te shperblimit te deshmoreve si dokumenta.

Ne kete tabele nuk jane perfshire te gjithe pjesetaret e familjes se deshmorit. Kjo per aresye se sipas ligjit merrnin shperblim prinderit dhe pjesetaret e tjere te familjes mbi apo nen moshen e punes. Sipas kesaj gjendje Komisioni I shperblimit te familjeve te deshmoreve bente shtesa apo zbritje nga shuma baze qe perfitonte nje deshmor qe kish qene partisan e thjeshte, nen-oficer apo officer, madje dhe hero etj.
[41] AQSH, fondi 489, viti 1945, dosja 72, faqa 1. Shih procesverbalin e mbledhjes se VIII-te, seance e I, me 27 gusht 1945, ora 18, nen kryesine e Omer Nishanit te Kryesise se Keshillit Nacional-Clirimtar.

*Shenim: Kur Mehmet Shehu ishte duke shkruar nje libër ku dëshironte te ballafaqonte ne fillim te viteve ’80 sukseset e Shqiperise socialiste ndaj renimit dhe shfrytëzimit ne boten kapitaliste, Instituti i Studimeve Ekonomike u ngarkua te bënte disa studime ne përputhje me kapijt e librit. Une si punonjës i atij Instituti te Akademise se Shkencave u ngarkova te studjoja riprodhimin e zgjeruar kapitalist te Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbështetur ne skemat e Karl Marksit. E di qe kjo detyre ishte nga me te papranueshmet. Ne ishim ne gojën e ujkut. E solla kete shembull per te treguar se pasi e kreva ate detyre dhe, ashtu si e kreva me mangësitë e kohës per literaturën dhe te dhënat dolli nje fakt shume interesant. Kerkohej te dilnte me shifra shkalla e shfrytëzimit kapitalist te klasës punetore. Nga studimi doli se shkalla e shfrytëzimit te klasës punetore ne Shqiperi ishte me e larte se ne SHBA. Me kete dua te them se vete sistemi u ngrit ne menyre te tille qe duke shfrytëzuar punetore e fshatare, erdhi duke u përforcuar oligarkia komuniste. Natyrisht kjo dhe faktorë te tjerë me vone cuan ne permbysjen apo kolapsin e asaj qe nuk di pse u quajt ekonomi socialiste.[/quoteem]

– vijon-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Dr. Teodor KARECO - JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500

#4

Post by Phoenix »

Adriana wrote:[quoteemDr. Teodor KARECO]JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( III )

*Shenim: Kur Mehmet Shehu ishte duke shkruar nje libër ku dëshironte te ballafaqonte ne fillim te viteve ’80 sukseset e Shqiperise socialiste ndaj renimit dhe shfrytëzimit ne boten kapitaliste, Instituti i Studimeve Ekonomike u ngarkua te bënte disa studime ne përputhje me kapijt e librit. Une si punonjës i atij Instituti te Akademise se Shkencave u ngarkova te studjoja riprodhimin e zgjeruar kapitalist te Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbështetur ne skemat e Karl Marksit. E di qe kjo detyre ishte nga me te papranueshmet. Ne ishim ne gojën e ujkut. E solla kete shembull per te treguar se pasi e kreva ate detyre dhe, ashtu si e kreva me mangësitë e kohës per literaturën dhe te dhënat dolli nje fakt shume interesant. Kerkohej te dilnte me shifra shkalla e shfrytëzimit kapitalist te klasës punetore. Nga studimi doli se shkalla e shfrytëzimit te klasës punetore ne Shqiperi ishte me e larte se ne SHBA. Me kete dua te them se vete sistemi u ngrit ne menyre te tille qe duke shfrytëzuar punetore e fshatare, erdhi duke u përforcuar oligarkia komuniste. Natyrisht kjo dhe faktorë te tjerë me vone cuan ne permbysjen apo kolapsin e asaj qe nuk di pse u quajt ekonomi socialiste.[/quoteem]

– vijon-
Të vetmit rreshta nga ku mund të kuptohen shumë gjera. Do të ishte e dobishme të na sillej studimi krahasues dhe përfundimet tij për ekonominë.

Nëse ky shkrim quhet shkencë, mjerë ne.

Tani sa për gjoja "luftën civile" le të shohim se si përkufizohet:"

a war between opposing groups of citizens of the same country

http://www.merriam-webster.com/dictionary/civil%20war

.

Nëse historikisht dihet se pati një Lëvizje Antifashiste Nacional Çlirimtare, autori nuk na e shpjegon se cilët ishin ata që në vend të luftonin pushtuesit, luftonin shqiptarët.
Ndoshta libri më poshtë e shpjegon:
Image

Fatmirësisht nuk jemi më peng i "shkencëtarëve" të madhërishëm që jetojnë tangjent me të vërtetën.

Ja sesi njerëzit nuk janë vetëm numra, por edhe vlerë:


[quoteemYlli Përmeti]LANÇ-i dhe 28-29 Nëntori: një qasje përtej “tezave” të historianëve modernë

Flamuri është simbol i lirisë; ngritja e tij në një vend tregon fillimin e saj por është liria politike ajo (ose ushtrimi i pushtetit) që mishëron “fundin” e lirisë. ‘Fundi’ i lirisë realizohet kur ajo kthehet nga liri simbolike në liri politike. Sipas këtij kuptimi, ne me të vërtetë festojmë ditën e flamurit por ne duhet të reflektojmë mbi raportin midis fillimit të lirisë dhe fundit të saj. Ky raport do të jetë subjekt i kësaj analize ku tregohet se ne jemi ende në lirinë simbolike, dhe lirinë konkrete, as e kuptojmë, dhe rrjedhimisht, as e synojmë!

Historia moderne në përgjithësi është problematike: sepse ajo, për të dëftuar të “vërtetën” e një ngjarjeje përdor kryesisht (për mos të thënë ‘vetëm’) faktet.[1] Por kjo është si të ngatërrosh shkencat e natyrës (d.m.th. faktet pas përfundimit të eksperimenteve) me shkencat sociale. Dhe faktet, shpesh historia moderne i intepreton dhe i paraqet si shkaqe. Por, në filozofinë sociale ne themi se çdo fakt bart disa shkaqe dhe për më tepër një shkak përfundimtar, i cili lidhet kryesisht me kushtet aktuale sistemike të një ngjarje. Në fjalë të tjera, çdo njeri është pasojë, së pari, i një rendi politiko-ekonomik dhe ai vepron dhe sillet kryesisht në bazë të vlerave dominante që rendi në fjalë zhvillon dhe riprodhon. Rendi politiko-ekonomik, me rradhë, nënkupton një lloj pushteti: ose monarkik, ose oligarkik, ose demokratik, ose të gjitha nga pak.
Për shembull, nëse në kohët pagane shoqëritë kishin zhvilluar vlera komunitare (solidaritet etj.), dhe i riprodhonin ato nga një gjeneratë në tjetrën, njeriu i kësaj shoqërie njëlloj do të sillësh; dhe nëse në Mesjetë shoqëritë zhvilluan vlera fetare, njeriu njëlloj do të ishte: fetar; dhe, nëse në modernitet, shoqëritë, le të themi, Perëndimore, kanë zhvilluar dhe institucionalizuar konceptin e konkurrencës, njeriu njëlloj do të bëjë: do të jetë konkurrent, sesa, për shembull, solidar. Por të gjitha këto shoqëri nënkuptojnë një lloj sinteze shoqërore ose organizimi dhe pushteti: kështu, në kohët pagane, me disa ndryshime, pushteti ushtrohësh nga popujt por ligjet miratoheshin nga mbretërit. Roli i mbretit në këto shoqëri ishte më shumë miratues sesa përcaktues. Në shoqëri të tjera, ligjet miratoheshin nga plaku më i nderuar i një komuniteti, siç miratohen edhe në kohët tona në disa komunitete të cilët nuk janë integruar ende në sintezat organizative moderne.
Procesi organizativ i paganizmit frymëzoi filozofët e kohës dhe ai u përmirësua: nga turmkracia e Thales, ku roli i popullit mori rol parësor dhe mbreti nuk ekzistonte, te Demokracia Klasike e Athinës, ku gjithashtu, pushteti ushtrohësh për dyqind vjet me rradhë nga demoset ose bashkitë ose populli — ku përgjatë ushtrimit miratoheshin ligjet dhe zhvillohësh autonomia politike e individit. Populli, rrjedhimisht, mori rol parësor dhe përcaktues në tre nivele: politik (ku diskutoheshin aspekte ekonomike), kushtetues (ligjbërës) dhe drejtësi sociale. Në fjalë të tjera, përgjatë procesit demokratik— brendësoheshin principet kryesore dhe bashkë me ontologjitë e principeve krijoheshin kushtet për autonomi social-politike. Dhe kjo, falë filozofëve të kohës, të cilët, pavarsisht kontradiktave midis tyre, kundronin se përmes këtij procesi ata s’bënin gjë tjetër, veç përsërisnin procesin e mësimdhënies dhe fitimit të njohurisë, në nivel shoqëror.
Sidoqoftë, ky proces u përmbys më vonë dhe gradualisht pushtetin e ushtronin oligarkët ose senatet, dhe më vonë, në Peradorinë Romake, pushtetin e ushtronte Perandori. Nga sinteza romake, shoqëritë perëndimore kaluan në Mesjetë ku pushtetit të Perandorit ose mbretërve, iu shtua pushteti fetar, i cili, që në kohët pagane ishte përpjekur të sundonte popujt, por në Mesjetë arriti të institucionalizonte veten. Këtij pushteti dyjar, në modernitet, duke filluar në mijëvjeçarin e dytë, iu shtua pushteti ekonomik, d.m.th. kapitalizmi ose tregu dhe bankat dhe, pak më vonë, pushteti politik, d.m.th. ngritja e “demokracisë” përfaqësuese dhe politikanëve profesionistë. Shkurt, sot kemi një elitë të përbër nga katër pushtete: mbretërit (siç ata shprehen në disa vende), priftërinjtë ose hoxhallarët (siç ata shprehen), dhe oligarkinë ekonomiko-politike. Të gjithë bashkë, këta pushtete institucionalizojnë vlerat dominante të një shoqërie dhe e lëvizin atë drejt një objektivi përfitim-orientues.
Dhe janë këto vlera, dinamika dhe ndryshime sistemike që historianët modernë i shpërnjohin. Kur ata flasin, për shembull, për “objektivitet”, ata na dëftojnë faktet. Kur ata flasin, për më shumë, për veprime të mirë dhe të këqij, për individë të ndryshëm historik, ata paraqesin, sërish, faktet. Dhe në Shqipëri, kjo problematikë ka marrë përmasa qesharake: për shembull, teza që përdorin historianët e “majtë”, për të bindur historianët e “djathtë”, se Shqipëria do të ishte gjymtuar nëse nuk do të merrte pjesë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke përmendur disa vende, është jo shkencore: sepse cilido që toleron fashizmin ose kërkon të bashkëjetojë me të, tregon paaftësinë e tij shkencore dhe demokratike për t’a kundërshtuar atë. ‘Shkencore’ në kuptimin që fashizmi kuptohet dhe paraqitet si virtyt; dhe ‘demokratike’ në kuptimin që pranimi i tij nënkupton prirjen tërësore të individit. Sigurisht, gjymtimi në fjalë do të pasonte, nëse ne nuk luftonim kundër nazi-fashizmit, por problemi fillon dhe mbaron te njeriu që pranon të bashkëjetojë me një pushtet të ri sistemik: sepse ai nënkupton, gjithashtu, se përmes tij do të përfitojë kundrejt bashkëkombsave. Kundrejt kësaj problematike, historianët e “djathtë” përdorin faktin se socializmi në Shqipëri ishte tejet i dhunshëm dhe vrastar dhe, në disa raste, përdorin gabimet strategjike të partizanëve që u zhvilluan përgjatë luftës. Për faktin e parë, ata shpërnjohin, qëllimshëm, sintezën dhe principet sistemike; për të dytin, nënkuptojnë dy aspekte: se lufta ishte e panevojshme dhe se nëse ata do të kishin luftuar në atë kohë, do të ishin më të mirë, ndërkohë që, paralelisht, ata çorientojnë opinion publik nga objektivi kryesor i luftës: fitoren mbi fashizmin.
Një tjetër problematikë që shfaqet në anët tona është dilema që krijohet në opinionin publik lidhur me të rënët në beteja të ndryshme. Kur ra Mujo Ulqinaku në Durrës, heroikisht, për shembull, kundër fashistëve italian, sigurisht që ai kishte një komandat (të Zogut). Por ne, sa herë që vjen dita e rënies së tij, kujtojmë Mujon, sepse ai ra, jo komandantin e kësaj lufte. Njëlloj mund të gjykohet edhe për të rënët në betejat e mëvonshme: ata mund kujtohen, por kjo s’do të thotë se ndalohet të kujtohet komandati i tyre, siç nuk ndalohet të kujtohet Komandat Çeçua kur kujtohen të rënët e çetës së tij. Shkurt, ne nderojmë dhe kujtojmë si pari të rënët, dhe së dyti, pse jo, edhe Komandantët: të gjithë kanë kontribuar, kundër kolonialistëve, kush më shumë dhe kush më pak. Kontradikta më e madhe, lidhur me këtë problematikë, lidhet me Enver Hoxhën: sepse, sipas këndvështrimit mbizotërues —një këndvështrim që nxitet nga propaganda anti-komuniste e SHBA-së, organet e saj dhe massmedia— portreti i tij nuk duhet të shpaloset në ngjarjet tona historike! Amerikanët dhe massmedia, njëlloj si historianët, në pamundësi për të kritikuar idetë dhe sintezën sistemike të socializmit ekzistues, nga Marksi, Lenini dhe Stalini, ia atribuojnë gjëmat që ndodhën në Lindjen socialiste, kryekëput udhëheqësve! Të paktën, historianët (Milo, Xhufi etj.) bëjnë një përpjekje dhe ndajnë rëndësinë e betejës antifashiste me rendin ekonomiko-politik që u instalua më vonë. Kjo, në fjalë të tjera, është si të thuash se atje ka individë pa ide dhe regjim pa sintezë politiko-ekonomike.
Një problematikë tjetër që diskutohet së fundmi, është ‘rishikimi i historisë’ së shekullit të kaluar. Me rishkim historie këtu nënkuptohet qartësimi i rolit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe protagonistëve të saj, e cila, sipas Milos, ‘pushtuesin gjerman e konsideroi dhe e luftoi si armikun kryesor, ndërsa Balli Kombëtar si armik kryesor quante PKSH e partizanët dhe në luftën kundër tyre bashkëpunoi me gjermanët’.[2] Kjo tezë, me të drejtë, mbron idenë se Lufta Nacionalçlirimtare ‘forcoi pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe e reshtoi Shqipërinë e popullin shqiptar në anën e duhur të historisë, krahas Kombeve të Bashkuara fitimtare të Luftës kundër fashizmit dhe se…partizanët shqiptarë e shpëtuan Shqipërinë dy herë, një herë nga fashizmi dhe një herë nga copëtimi’.[3] Problemi me këtë qasje është se Milo nuk e shfrytëzon anëtarësinë tonë në OKB për interesat tona afat-gjata: për shembull, për respektimin e Vetë-vendosjes së minoriteteve shqiptare rreth Shqipërisë.[4] Sidoqoftë, kësaj teze i kundërvihet anti-teza zogiste sipas së cilës përgjatë kësaj periudhe në Shqipëri zhvillohësh “luftë civile”! Kësaj antiteze, Milo i përgjigjet me shifra, por, edhe në këtë rast, ai s’e lidh këtë qasje me realitin e ditëve tona. Për shembull, me luftën heroike të popullit kurd, veçanërisht të PKK-së, i cili përballet njëherësh, me pushtuesit e huaj dhe fraksionet e brendshme të cilët i krijon elita mbikombëtare në bashkëpunim me elitat rajonale (Wahhabism etj.). Ndërkohë Xhufi, historiani i të “majtës” enveriste, siç e quajnë të “djathtët”, mbron tezën se Shqipërinë e zhvatën kuislingët ose “nacionalistët”.[5] Por Xhufi, ngaqë regjimi i Zogut bart karakterisitika të përbashkëta me regjimin “demokratik” të njëzet e kusur viteve të fundit, shpërnjeh shkaqet sistemike që çuan elitën monarkiste të kohës në situatën që njohim![6]
Kështu, njëlloj si Xhufi, Milo shpërnjeh faktin se ballistët ose “nacionalistët” e nënshtruar, pavarësisht qasjeve të ndryshme që bartnin, ishin kryesisht individë të administratës publike dhe private të mbretërisë Zogiste dhe ngaqë mbretëria e tij kapitulloi, për shkak të sintezës politiko-ekonomike dhe orientimit të saj në tregun ndërkombëtar të kohës —të politikave konçesionare dhe borxheve— mundoheshin të ruanin të njëjtin rend politiko-ekonomik dhe rrjedhimisht, dhe privilegjet, duke bashkëpunuar me pushtuesit, meqënse pushtuesit do të ruanin thuajse të njëjtin rend, ndërsa partizanët, me në krye Partinë Komuniste, në shkallë të ndryshme, kërkonin që, bashkë me luftën, të ndryshonin formën organizative të shoqërisë, meqënse Revolucioni rus i paraprinte kësaj lufte dhe përhapja e literaturës marksiste ishte bërë e mundur. Në thelb, shumica e partizanëve luftonin edhe kundër nazifashizmit por edhe për të ndryshuar formë organizative, nëse vinin në pushtet. Dhe këtë, “nacionalistët” e dinin: kjo ishte arsyeja kryesore që ata pengonin luftën antifashiste.
Në anën tjetër, sinteza marksiste nuk ishte shumë e qartë te partia komuniste shqiptare, pavarsisht se ajo përdori “lokomotivën” e marksizëm-leninizmit. Për të njëtën arsye, partia jonë komuniste bashkëpunoi me parti të tjera komuniste. Por, edhe për të bashkërenduar rendin e ri politiko-ekonomik që po lindte në Lindje. Këtë dukuri, historianët e “djathtë” na e paraqesin si “orkestrim” titist[7] duke shpërnjohur aftësinë organizative të vetë partizanëve dhe lëvizjet komuniste në Shqipëri: sepse ato kishin filluar qysh herët të vetë-organizoheshin, që në vitin 1929, në Korçë. Këtë kontradiktë e lidhin edhe me marrëveshjen e ”mukjes”, sipas të cilës, “nacionalistët” u munduan të bashkëpunonin me komunistët e kohës por komunistët nuk pranuan bashkëpunim, sepse ata diktoheshin nga Jugosllavia![8]

Përfundimi i të gjitha këtyre është se historianët “majtistë” dhe “djathtistë”, në mungesë të analizës sitemike, përdorin faktet dhe kundër-faktet. Dhe kështu argumentet dhe kundër-argumentet vazhdojnë. Problemi, rrjedhimisht, me këto dy qasje, nuk është se ato përdorin vetëm aspektin gjenealogjikë të ngjarjeve (faktet), por, paralelisht, ato çorientojnë, me dashje apo pa dashje, opinion publik nga kushtet e reja që janë krijuar në globalizmin neoliberal (G/N). Për të njëjtën arsye, të dyja këto qasje, kanë një pikë të përbashkët: integrimin e vendit tonë në BE/Eurozonë dhe G/N. Kjo vjen, ose si pasojë e padijes ose si pasojë e interesave akademike të individëve në fjalë. Nuk do të ishte, rrjedhimisht, e çuditshme, që akademikët në fjalë, disa prej të cilëve janë politikanë aktivë, të shpërnjohin bashkimin kombëtar dhe të propagandojnë bashkimin europian. D.m.th. nëse “nacionalistët” e mjerimit propagandonin thuajse një shekull më parë bashkimin kombëtar përmes fashistëve, sot, të “majtët” dhe të “djathtët”, bëjnë njëlloj: ata do të na “bashkojnë” përmes BE-së dhe G/N! Kjo situatë topitet edhe më shumë, kur Milo, si kryetar partie, propagandon “social-demokracinë”, por nuk na përmend gjëkundi principet kryesore të saj. Nga ana tjetër, historianët e “djathtë”, jo vetëm që ngatërrojnë qëllimshëm ngjarjet historike, sepse ky është qëllimi i tyre, por ata, për arsye ideologjike, konservatore dhe ultra-konservatore, shpesh të ngatërruara me ideologjinë e liberucëve të G/N, nuk tejkalojnë dot veten: d.m.th. të konsiderojnë me mjaft kujdes dhe seriozitet sistemet, principet, dinamikat dhe kontradiktat e tyre dhe të kuptojnë dështimet. Kështu, në vend që të përqendrohen te përfundimi i luftës, konsiderojnë gabimet në procesin e saj. Dhe në vend që të përqendrohen te fitorja, shqetësohen ose me ditën e çlirimit, ose me orën ose me minutat…


[1] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Themelet e njohurisë: nga perceptimi i fakteve në kundrim shkencor dhe demokratik.
[2] Pse sot duhet rishkruar historia e shqiptarëve në Luftën II Botërore, Paskal Milo, Dita, 6 Nëntor 2014.
[3] Po aty.
[4] Shih për më shumë, Shqipëria dhe Serbia: nga sfidat drejt perspektivat.
[5] Shqipëria e kuislingëve ose “Nacionalistë” që shitën gjithçka, Pëllumb Xhufi, Dita, 7 Nëntor 2014.
[6] Për më shumë, Ylli Përmeti, Shqipëria mes rrënimit dhe rindërtimit: 1912-1944.
[7] Sipas Beqir Metës, Abdi Baletës dhe Ajet Shahu, emisarët e Titos orkestruan partinë Komuniste Shqiptare dhe zgjodhën njerëzit më servilë dhe më të bindur ndaj udhëheqjes së Serbisë!
[8] Mukje, nëntor 2014, Pëllum Kulla, Dita, 16 Nëntor 2014. Këtu autori mbron LANÇ-in por kritikon Enverin dhe regjimin “komunist” duke u përqendruar te “Marrëveshja e Mukjes”.

Burimi http://www.phronetic-democracy.org/lanc ... e-moderne/[/quoteem]
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Dr. Teodor KARECO - JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500

#5

Post by rrëqebull »

Gjatë LIIB-re u formuan 28 brigada partizane.
Mesatarisht një brigadë kishte 1000 partizanë (për të qënë dorëlëshuar se edhe këto shifrat janë pjesë e histori-shpifjes dhe e shifra-fryrjeve të pasluftës).

Pas lufte

Pra, nëse bëjmë llogaritë kemi:
Gjatë luftës 28 brigada x 1000 anëtarë = 28 000 partizanë
Pas luftës 28 000 partizanë – 28 000 dëshmorë = 70 000 veteranë﹖?‼ ؟﹖?‼ ؟﹖❓❗

Sipas bolshevikëve 28 000 – 28 000 nuk bën 0, por 70 000!
Por konferencë pas konference bolshevike, numri i "veteranëve" ka ndryshuar vazhdimisht (lajthitje të tilla ka plotë për shumë çështje ende të pambyllura të LIIB-re edhe në historiografinë perëndimore)

Edhe sikur të merrej e mirëqënë që "28 000 dëshmorët" nuk ishin të gjithë partizanë, përsëri numri është jashtë çdo llogjike sepse numri i jo-partizanëve të vrarë gjatë luftës (ku rrethanat ngrenë gjithsesi pikëpyetje rreth përdorimit të fjalës "dëshmor"), nuk mund kurrsesi të jetë më i lartë se sa ai i partizanëve të vrarë në veprimet luftarake për shfarosjen e bashkëkombësve të ballit (se luftë me fashistët, përveç ndonjë cicmici, ka pas veç në filmat e Kinostudios; kurse me Gjermanët më shumë kanë luftuar kalamajtë në moshën e Tomkës dhe ndonjë fshatar i trugomarizuar nga propaganda serbe e PK-së se sa partizanët).

Në këtë mënyrë bolshevikët vetë-çmaskohen dhe i humbasin çdo "lavdi" "luftës" së tyre "çlirimtare" nëpër libra, sepse na del, sipas vetë shifrave të tyre, dhe brënda përrallitjes së tyre, që më shumë paskan luftuar jo-partizanët se sa partizanët.

..Ç'lemeri! Historiografia zyrtare shqiptare për LIIB-re është një turp kombëtar!
Problemi është se gënjeshtrat e tyre janë të ndërlidhura me gënjeshtrat e historiografisë "perëndimore".
Prandaj pas kaq shumë vitesh "tranzicion" ende nuk është bërë pothuajse asnjë hap zyrtar vërtetësús: sepse po të pastrohej hisotriografia jonë, do «u dilnin lakrat» edhe "perëndimorëve"!
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Dr. Teodor KARECO - JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500

#6

Post by rrëqebull »

Lufta Antifashiste Nacional-çlirimtare

Nëse ajo që quhet “Lufta Antifashiste Nacional-çlirimtare” do të shqyrtohet sipas metodologjisë historiografike serioze, atëherë dalin disa pyetje. Pyetja e parë që ka të bëjë me emërtimin, duket si pa kuptim por nuk është aspak kështu.
Pse u quajt “Luftë Antifashiste Nacional-çlirimtare”?
Në të gjithë Europën e pushtuar nga gjermanët dhe italianët në Luftën e Dytë Botërore, nuk është përdorur termi “luftë nacional-çlirimtare”, por “rezistencë” (qëndresë). A keni dëgjuar për Luftë Nacional-çlirimtare në Francë, Danimarkë, Norvegji, Holandë, Belgjikë, Çekosllovaki? Jo! Në këto vende njihet termi “Rezistenca ndaj pushtuesve”. Termi “Rezistencë” nuk është shumë pretendues. Ky term niset nga logjika se raporti i forcave është i tillë që vendi përkatës i pushtuar nuk mund të çlirohej nga pushtuesit me fuqitë e veta, por me anë të rezistencës tregonte refuzimin ndaj pushtimit. Çlirimi i vendit përkatës do të vinte si pasojë e luftës në rrafsh global, qoftë drejtpërdrejt, qoftë tërthorazi.
Termi “luftë nacional-çlirimtare” është shumë më pretendues, duke bërë si qëllim të luftës çlirimin e vendit nga pushtuesit. Termi “luftë nacional-çlirimtare” u përdor vetëm në dy vende, në Jugosllavi dhe në Shqipëri, nga ana e komunistëve. Origjina e termit është në zyrat e Kominternit (Internacionale III Komuniste) në Moskë. Në fakt, termi ishte llogaritur që të përdorej në vendet të cilët nuk parashikohej që të çliroheshin nga Ushtria e Kuqe. Armatat sovjetike kaluan vetëm përskaj territorit të Jugosllavisë, nga Nishi në Beograd, prej nga ku dolën në Hungari. Në Shqipëri trupat sovjetike nuk shkelën fare. Termin “luftë antifashiste nacional-çlirimtare” në Shqipëri e sollën të dërguarit komunistë jugosllavë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. As Shqipëria dhe as Jugosllavia nuk u çliruan nga lufta e tyre nacional-çlirimtare. Pushtimi italian në të dy vendet mori fund me kapitullimin e Italisë në shtator 1943, që ishte pasojë e zbarkimit të aleatëve britaniko-amerikanë në Itali. Pushtimi gjerman në të dy vendet mori fund kur trupat gjermane nisën të tërhiqen nga Ballkani, për shkak të hyrjes së Ushtrisë së Kuqe në Ballkan, në gusht 1944.
Kur nisi të përdoret termi “Luftë antifashiste Nacional-çlirimtare” në Shqipëri?
Ndonëse qe folur në mënyra të ndryshme për luftë kundër pushtuesit, termi i përpunuar “luftë antifashiste nacional-çlirimtare” nisi të përdoret rreth një vit pas krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH), me krijimin e të ashtuquajturit Front Antifashist Nacional-çlirimtar, në Konferencën e Pezës, në shtator 1942. Them të ashtuquajturit “Front” se u krijua një “Front” para se të krijohej një Ushtri Nacional-çlirimtare, dhe para se të krijohej Shtabi i kësaj Ushtrie. U krijua në fillim një “Front Nacional-çlirimtar”, në letër, i cili tha se do të krijonte një Ushtri nacional-çlirimtare. Por në Konferencën e Pezës nuk u zgjodh as Kryetari i Frontit, as Komandanti i Ushtrisë që u tha se do të krijohej, dhe as një Shtab që do të organizonte luftën. Në Konferencën e Pezës u krijua vetëm një Këshill Nacional-çlirimtar që ishte një organ politik. Në fakt Këshilli Nacional-çlirimtar dhe pas tij Këshilli i Përgjithshëm Nacional-çlirimtar, nuk qenë gjë tjetër veçse maska e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, ashtu si Fronti Nacional-çlirimtar nuk ishte gjë tjetër veçse maskë e Partisë Komuniste.
Pushtimi i vendit, nga 7 prilli 1939 deri në 29 nëntor 1944, zgjati 67 muaj e gjysëm. Fronti u krijua në letër 41 muaj pas ditës së pushtimit. Shtabi u krijua në letër 51 muaj pas ditës së pushtimit, në Konferencën e Labinotit, në korrik 1943. Me këtë rast u emërua një drejtues i Shtabit, por jo një Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Dita e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm (10 korriku 1943) mbahej si dita e krijimit te Ushtrisë në kohën e regjimit komunist. Por a mund të kishte një Ushtri pa një komandant të përgjithshëm. Një i tillë u emërua 61 muaj e gjyssmë pas ditës së pushtimit, në Përmet, në 1944. Vetëm gjashtë muaj para çlirimit të vendit! Nuk ka fakte më domethënës që tregojnë se Lufta Nacional-çlirimtare ka ekzistuar vetëm në letër, si realitet i rremë propagandistik komunist.
A ishte Lufta Antifashiste Nacional-çlirimtare një luftë civile?
Për këtë çështje është i tepërt debati se vetë drejtuesit e Partisë Komuniste që drejtuan dhe Luftën Nacional-çlirimtare, e kanë pohuar se qëllimi i tyre ishte lufta civile. Në rezolucionin e Mbledhjes themeluese të PKSH, në nëntor 1941 u tha se tashmë paraqitej detyra e “zhvillimit të partisë së tipit të ri, të partisë bolshevike” (“PPSH: Dokumente kryesore”, Vol. 1, Tiranë 1960, f. 19)
Partia Bolshevike kishte pasur si parim të sajin, të përcaktuar nga Lenini, shndërrimin e luftës botërore, të cilën e quante luftë imperialiste, në luftë civile, në sajë të së cilës do të merrte pushtetin. Ky parim u fiksua edhe në 21 kushtet që duhet të përmbushte një parti komuniste për t’ u bërë anëtare e Internacionales III Komuniste (Kominterni). I treti nga 21 kushtet e përpiluar nga Lenini, thoshte se “Lufta e klasave pothuajse në të gjitha vendet e Europës dhe Amerikës po hyn në fazën e luftës civile.”(V.I. Lenin, “Lufta kundër oportunizmit dhe themelimi i Internacionales III”, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1978, f. 463)
Partia Komuniste e Shqipërisë me t’ u krijuar, me anë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, i bëri kërkesë Internacionales III për t’ ua anëtarësuar, dhe kjo kërkesë u pranua në 1942. Këtëj e tutje qe detyrim për PKSH zbatimi i 21 kushteve leniniste, ndër ta edhe ai i luftës civile.
Krahu antikomunist shqiptar pretendon se lufta civile në vend ka filluar në mesin e vitit 1943, kur PKSH prishi Marrëveshjen e Mukjes dhe filloi luftën kundër Ballit Kombëtar. E vërteta është se lufta civile në Shqipëri u shpall në nëntor 1941, në rezolucionin themelues të PKSH, dhe së pari u bë brenda vetë lëvizjes komuniste, mes stalinistëve dhe antistalinistëve. Ky akt i parë i tragjedisë së luftës civile në Shqipëri, paralajmëroi aktin tjetër të luftës civile më të gjerë, e cila filloi në 1943, midis komunistëve dhe antikomunistëve.
Pse, komunistët, fitimtarët e Luftës Nacional-çlirimtare qëndruan ilegalë edhe për katër vite pas përfundimit të luftës?
Nëse ka dikush merita për organizimin dhe drejtimin e Luftës Nacional-çlirimtare, kjo është Partia Komuniste e Shqipërisë. Por çuditërisht, pas fitores PKSH qëndroi ilegale edhe për katë vite, duke fshehur ekzistencën e saj dhe duke mos marrë publikisht meritat për luftën të cilat i mori vetëm pas vitit 1948. Nuk mund të mos bëhet pyetja se përse PKSH, e cila ishte ilegale në raport me ligjet dhe rendin kushtetues fashist, vazhdoi të ruante të njëjtin pozicion edhe në raport me ligjet e bëra nga pushteti i saj, domethënë nga Fronti Nacional-çlirimtar dhe më pas Fronti Demokratik, të cilët udhëhiqeshin nga PKSH? Përse mbeti PKSH një parti ilegale edhe pasi ajo erdhi praktikisht në pushtet? Shefi i PKSH, Enver Hoxha e kishte të vështirë që t’ ua shpjegonte këtë gjë të huajve perëndimorë, të cilët e pyesnin. Në 1945, Petro Marko, i cili atëherë ishte kryeredaktor i së vetmes gazetë të përditshme në Shqipëri (“Bashkimi”) u bë dëshmitar i bisedës së mëposhtme mes dy gazetarëve amerikanë dhe kryeministrit Enver Hoxha, në zyrën e këtij të fundit:
“Li Uait: Zoti gjeneral, a bëni pjesë në Partinë Komuniste?
Enveri: Është nder i madh të jesh anëtar i Partisë Komuniste.
Çakelli: Po ju, si president i qeverisë, a jeni komunist?
Enveri: Partia është ilegale dhe nuk tregohet nëse je apo jo komunist.
Li Uait: Ky është një paradoks. Një parti që udhëheq luftën dhe del fitimtare, nga cili ka frikë të jetë legale? Ajo triumfoi.”(Petro Marko: “Intervistë me vetëveten: retë dhe gurët”, Shtëpia botuese “Omsca”, Tiranë 2000, f. 459-460)
Arsyeja se përse ndodhte kështu ishte se PKSH ishte një konspiracion që kishte një agjendë konspirative për marrje pushteti dhe përmbysjen me dhunë të sistemit shoqëror ekonomik dhe zëvendësimin e tij me një sistem tjetër. PKSH vërtet po dilte me slogane antifashiste, dhe për luftë nacionalçlirimtare, por ky siç thuhej në gjuhën e komunistëve qe vetëm programi minimum, i shpallur publikisht, ndërsa programi maksimum i pashpallur qe agjenda konspirative për përdorimin e Luftës Botërore, në mënyrë që të merrej pushteti me dhunë. Në këtë sens mund të thuhet se me krijimin e PKSH në Shqipëri filloi një agresion i dytë, pas atij fashist, agresioni komunist. Komunistët qenë të vetëdijshëm se kishin bërë një krim, një akt terrorist, duke folur për luftë nacional-çlirimtare dhe duke e përdorur atë si kamuflim të luftës së tyre ideologjike për marrjen e pushtetit dhe ndryshimin e sistemit shoqëror-ekonomik. Fajtorë nuk qenë vetëm komunistët. Edhe partizanët e tradhtonin veten me yllin e kuq sovjetik që mbanin në ballë.
A e bëri Lufta Nacional-çlirimtare Shqipërinë anëtare të Koalicionit të Madh Antifashist?
Jo. Pjesmarrja e një vendi në koalicionin ndërkombëtar antifashist të krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka qenë një gjë deklarative informale, që ka pasur të bëjë me thjesht deklarata të këtij apo atij individi apo grupimi në vendet e ndryshme, por ka qenë një gjë formale, nga pikëpamja juridike ndërkombëtare. Koalicioni ndërkombëtar antifashist i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ka zanafillën në Konferencën e Ëashington-it që u mbajt nga 22 dhjetori 1941 në 14 janar 1942, me pjesëmarrjen e Presidentit të SHBA, Franclin D. Roosevelt dhe të kryeministrit të Britanisë së Madhe Winston Churchill, si dhe të përfaqësuesve të 24 vendeve të tjera që luftonin kundër vendeve të Boshtit, duke përfshirë dhe përfaqësues të vendeve të pushtuara. Nga kjo konferencë doli Deklarata e Kombeve të Bashkuara e 1 janarit 1942 e nënshkruar nga 26 vende, e njohur si Deklarata e Kombeve të Bashkuara. Me emrin «Kombet e Bashkuara» njihej koalicioni ndërkombëtar antifashist. Koalicioni i Kombeve të Bashkuara vazhdoi të zgjerohet gjatë luftës, me nënshkrimin e Deklaratës së Washingtonit të 1 janarit 1942 nga përfaqësues të vendeve të tjera, të pushtuara, ose jo. 21 vende të tjera u bënë anëtarë të Koalicionit të kombeve të Bashkuara deri në 1 mars 1945, kur hynë tre vendet e fundit, Arabia Saudite, Siria dhe Libani. Kështu numri i përgjithshëm i vendeve anëtare të koalicionit antifashist të quajtur Kombet e Bashkuara arriti në 47 para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria nuk ishte ndër 26 vendet nënshkruese fillestare të Deklaratës së Washington-it të 1 janarit 1942. As Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar i krijuar në konferencën e Pezës në shtator 1942, nuk u pranua si autoriteti që mund të nënshkruante Deklaratën e Kombeve të Bashkuara, në emër të Shqipërisë.
A e shpëtoi Lufta Nacional-çlirimtare Shqipërinë nga coptimi i mundshëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?
Jo. E kundërta është e vërtetë. Lufta Nacional-çlirimtare dhe regjimi komunist që ishte rezultat i saj, e rrezikuan ekzistencën e shtetit shqiptar. Pikërisht për shkak të ardhjes së komunistëve në pushtet, në 1944, Shqipëria, e cila kishte qenë anëtare e Lidhjes së Kombeve, që në vitin 1920, nuk u pranua anëtare e pasardhëses së Lidhjes së Kombeve, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u krijua në 1945. Kundër pranimit të Shqipërisë qenë aleatët perëndimorë të koalicionit të madh antifashist, SHBA dhe Britania e Madhe. Shqipëria u bë anëtare e OKB vetëm në 1955, si pasojë e një kompromisi mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, me ç’ rast Bashkimi Sovjetik hoqi dorë nga vetoja kundër pranimit të Spanjës së Frankos, që mbështetej nga SHBA, ndërsa Bashkimi Sovjetik hoqi dorë nga vetoja kundër Spanjës së Frankos. Regjimi komunist i ardhur në Shqipëri si pasojë e luftës nacional-çlirimtare vuri në rrezik ekzistencën e shtetit shqiptar, për arsye se e bëri Shqipërinë bazë të furnizimit me armë, ushqime (që vinin nga Bashkimi Sovjetik) për terroristët komunistë greke të cilët strehoheshin dhe stërviteshin në Shqipëri gjatë Luftës Civile në Greqi. Kjo bëri që OKB ta fajësonte Shqipërinë si një vend terrorist dhe që luftanijet britanike të patrullonin bregdetin shqiptar të Jugut, për të ndaluar zbarkimet e terroristëve komunistë grekë nga Shqipëria në ishullin me rëndësi strategjike të Korfuzit. Kjo u bë shkak për atë që historiografia komuniste e quajti incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe që në fakt ishte një atentat terrorist shtetëror i Shqipërisë komuniste ndaj Britanisë së Madhe. Rrjedhimisht Shqipëria u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare.
A i bashkoi Lufta Nacional-çlirimtare shqiptarët pa dallim feje, krahine, ideje?
Jo. Kjo luftë vetëm sa solli një përçarje të re në shoqërinë shqiptare, atë klasore, ideologjike. Në Shqipëri luftrat fetare qenë shuar që në vitin 1914, kur qe bërë përpjekja e fundit nga Haxhi Qamili. Në Shqipëri nuk ka patur kurrë luftra midis krahinave, por përdorim të dasive gjeokulturore për qëllime politike, çka nuk është e njëjta gjë. Lufta Nacional-çlirimtate nuk i bashkoi shqiptarët pa dallim ideje, se PKSH staliniste, e cila kontrollonte Frontin Nacional-çlirimtar dhe Ushtrinë Nacional-çlirimtare, shpalli armiq të Frontit të gjithë komunistët antistalinistë së pari, dhe i përdori njësitë e Ushtrisë Nacional-çlirimtare për t’ i ndjekur dhe vrarë ata, siç ndodhi me Anastas Lulon, Zai Fundon, Neki Ymerin (komandanti i së parës çetë partizane të Vlorës) etj.
A kishte Ushtria Nacional-çlirimtare e Shqipërisë 70 mijë partizanë në përfundim të luftës?
Jo! Kjo shifër është shumë e ekzagjeruar. Së pari dilte problemi se kush do t’ i mbante me ushqime këta njerëz? Një vend si Shqipëria, me një milion banorë, nuk mund të mbante një ushtri të tillë me ushqime, aq më tepër kur vendi mbante edhe forcat antikomuniste, që ishin forcat shtetërore, të quajtura nga komunistët si kuislinge dhe që ishin Ushtria Kombëtare e Xhandarmëria, Policia, si dhe forcat e armatosura të Ballit Kombëtar, Legalitetit, Kapidanit të Mirditës, Muharrem Bajraktarit etj. Një vend i varfëruar nga lufta e zgjatur botërore, nuk mund të ushqente mbi 100 mijë njerëz të armatosur! Shqipëria nuk arriti që ta bënte këtë gjë as kur ishte tre milionë banorë në kohën e regjimit komunist. Në letrën që Hoxha i çon Titos në dhjetor 1946, i ankohet se Shqipëria nuk është më në gjendje që të përballojë shpenzimet për mbajtjen e ushtrisë në përmasa të tilla: “Një problem tjetër i një rëndësie të dorës së parë na shtrohet para nesh, kurdoherë në lidhje me Ushtrinë tonë Kombëtare: dhe ky është mbajtja e Ushtrisë sonë Kombëtare me një efektiv prej 42,000 vetash. Sikundër e dini edhe ju, një ushtri të tillë prej 42,000 vetash shteti ynë nuk është në gjendje ta mbajë ekonomikisht.” «Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave: 1945-1948», dokumente, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Tiranë 1996, f. 87)
A pati Shqipëria 28 mijë dëshmorë në Luftën Nacional-çlirimtare?
Jo. Kjo shifër është thënë vetëm në fjalime, si dhe në librat shkollore të fëmijëve por jo në historiografinë zyrtare të regjimit komunist. Unë sfidoj cilindo që ta gjejë këtë shifër në historiografinë zyrtare të kohës. Së bashku me 28 mijë dëshmorët do të dilte se rreth 100 mijë partizanë kishin luftuar kundër pushtuesve, çka është absurde. Se historiografia e kohës komuniste thotë se në nëntor 1944 Ushtria Nacional-çlirimtare kishte 70 mijë partizanë, pra dëshmorët nuk llogariten në këtë shifër. Ata supozohet të jenë vrarë më parë. Dhe shumica e dëshmorëve qenë partizanë. Kështu dilte se një në dhjetë shqiptarë kishte qenë partizan. Një të tillë mobilizim të popullsisë në luftë nuk e arriti as Bashkimi Sovjetik. Pikërisht shifrat tej mase të fryra e bëjnë Luftën Nacional-çlirimtare një komedi krejt të pabesueshme.

Çdo histori e Luftës Nacional-çlirimtare, e cila nuk konsideron faktet e mësipërme, është e pasaktë, joserioze, dhe nuk përmbush kushtin e metodologjisë shkencore historiografike, pavarësisht se ata që e shkruajnë mund të kenë grada dhe tituj shkencorë si historianë.
Cili ishte rezultati i luftës? Këtë më së miri e thotë ky paragraf i raportit të Enver Hoxhës në mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik, në tetor 1946:
“Një grua plakë kurveleshase, me tumane e me shami të zezë, që sigurisht një ose dy djemtë e saj kishin rënë në fushën e nderit për çlirimin e atdheut, gërmonte me kazëm hendekun e rrugës publike dhe e dëgjoja që këndonte: “Ndërtoj Shqipërinë e re, ndërtoj Shqipërinë time.’ Ja forca që e shtyn popullin tonë përpara.”( Enver Hoxha: Vepra, vol. 3, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1969, f. 475)
Këto fjalë të Enver Hoxhës ngjajnë veçanërisht cinike nën dritën e premtimit për lugën e florinjtë, që komunistët ua bënë shqiptarëve. A thua se dy djemtë dëshmorë u vranë që nëna e tyre të punonte me kazmë në kanal?! Enver Hoxha i detyroi edhe nënat e dëshmorëve të bënin punë të detyruar të ashtuquajtur vullnetare, duke gërmuar me kazmë kanalet, madje edhe duke kënduar! Enver Hoxha me këtë fabul iu thoshte shqiptarëve se kur nënat kurveleshase të dëshmorëve (Kurveleshi ishte krahina që kishte nxjerrë më së shumti partizanë e dëshmorë në raport me popullsinë) punonin me kazmë në kanal, ju të tjerët duhet ta kuptoni mirë se ky regjim nuk bën shaka prandaj ulni kokën dhe bëni punë të detyruar si skllevër./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 5033694636
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”