Po të përgjigjem njëherë për këtë çështje ALBPelasgian sepse, pavarësisht përmbajtjes, përmban qëndrimin tim edhe në lidhje me pyetjen tënde më të fundit.ALBPelasgian wrote:Grupi -sm ne shqipe rendom eshte reflektuar ne -m ashtu sic mund te vihet re ne disa reflekse. khs. *smek-ru > mjekër. Nderkohe, Jokli shquan edhe illyr. <*es-mi alb. jam e keshtu me radhe. Befasia shtohet edhe me kur edhe ne ilirisht deshmohet nje shnderrim i tille fonetik ashtu sic le te nenkuptohet ky fragment:
Ériu and the coming of the Goidels
Per fat te keq, autori (Pokorny) nuk jep ndonje shembull ne ilirisht qe do te perligjte nje dukuri te tille. Une nuk e ve ne dyshim kete po thjesht kemi nevoje per atestime (onomastike). Kerkoj ndihmen e secilit prej jush qe te gjejme nese eshte e mundur ndonje shembull konkret ne ilirisht. Kontrollova fjalorin e Pokorny-t por nuk gjeta ate qe me duhet...
Nuk mendoj se "grupi sm është reflektuar në m-ë" në Shqipe, por mendoj që ka plotë fjalë të ilirShqipes që kanë një tipar të dyfishtë dhe mund të theksohen me një sh-ë ose s-ë përpara pa ndryshuar kuptimin e vet.
Për shëmbull:
......gabë - shkabë
......glepë - sklepë
......pendël - shpendël
......putë - shputë
ose tek foljet:
......kapërcej -shkapërcej
......kulloj - shkulloj
......ndrit - shndrit
......përhap - shpërhap
......këput - shkëput
......liroj - shliroj
......përdredh - spërdredh
Pra nuk mendoj se ndryshimi sm > m përbën një "ligj ndryshimor" më vete, por hyn veçse në tiparin e sipërpërmëndur të ilirShqipes.
Mandej ndryshimi sh >< s (dhe paralelisht zh >< z) përsëri është i natyrshëm për Gjuhën Tonë, siç e vërejmë tek:
......SHTROFKË f. sh.
......Strofkë.
......SQOTË f. sh.
......Shqotë. Shi me sqotë. I rrëzoi sqota pemët.
por kam bindjen se sh-ëja zakonisht përbën tingullin pararendës ndonëse nuk mendoj se bashkëkohësia duhet përjashtuar apo se nuk mund të ketë edhe raste ku s-ëja të jetë tingulli burimor.
Pra, nuk mund të përjashtonet që në të kaluarën fjala mjekër të ketë patur një siêmën (sinonim) të afërt me *shmjekrë, por nuk jam i mendimit që kjo duhet parë brenda kufirit shpjegimor tejet të ngushtë "sm > m".
Po sjell një shembull nga ilirShqipja ku vërejmë bashkëkohësisht fjalën pa dhe me s-ën pararendëse:
μικρός - σμικρός (që siç e ka parashtruar shumë saktë bardusi, është ilirShqipja micërr/*mikërr)

http://www.perseus.tufts.edu/hopper/morph?l=smikro\s
ku rindërtimi mund të jetë *smicërrosh por edhe me sh-ë: *shmicërr
(është sikurse të thoshnim ta zëmë i vogël - *zvogëlaq)