rrëqebull wrote:Kjo na lejon ta rindërtojmë rrënjën *pyk- edhe si ~ *pëuk, *pœȳk dhe *pœi̯k, të cilat mund të shihen, që të tria, si trajta të njëkohësishme dialektore të përdorura për të emërtuar sende të mprehta dhe për shprehjen e pickimit, çpimit e thumbimit, dhe të cilat u përdorën edhe për pishën për arsye të gjetheve të saja halore
Ky siemën i mbështet disi të lartëthënurat:
......HALISHTË
f. sh.
......Pishnajë.
pyll < padūlem
Nuk e përkrah këte fjalëhetim.
Rruga më e përshkushme më duket ajo e çelur nga Kamarda, i cili e shpjegon
pyll me
ὕλη.
Për të fjalëhetuar
ὕλη na ndihmon ajo që ka parashtruar edhe bardusi para nja ca shkrimesh:
Kam përshtypjen që, nga ky tingull gabzherror, kanë dalë shumë tinguj, duke përfshirë edhe
p-ën e këtij rasti.
Pra: ὕλη >< pʰ-ʰyllë; po i njëjti tingull nisor që gjejmë tek
φύλλον [këtë përkim pyll/φύλλον e ka përmëndur edhe Mallakastrioti por nuk e gjeta shrkimin].
Nga po i njëjti tingull gabzherror, ka dalë edhe
g-ëja [> gʷ- < kʷ-] e fjalës
gʷ-ͧ ur < kʷ-ʷōr < ὄρος = οὖρος
Dhe edhe në këtë pikë themte se rindërtimi i bërë nga gjuhëtarët e tjerë është shumë afër saktësisë:
PIE. *gʷr̥—"stone"
Madje për mua vlen si vërtetim i asaj se ka shumë kuptim tu thuhet që "PIE" ≈ ilirishtoShqipe.
Kjo rrënja gurmazore ilirishtoShqipe gʷ-ͧ (>)< kʷ-ͧ, ndër të tjerash na jep edhe kuptimin e "Korinthit":
ku pjesa -
νθ(ος) përkon me mbaresën mbiemërore të ruajtur tek Shqipja -
njt(ës) [kur rrënja e fjalës që ka një n-ë fundore si tek grunjtë, drunjtë, linjtë etj.
Pra Κόρινθος = #Gurinjtës# ~ fshati
Gurisht. [Për të dhënë një shëmbull shpjegus: është njësoj sikur krahas fshatit
Ullishta, të ketë pasur edhe ndonjë fshat tjetër siemënor në trajtë #Ullinjtës]
Mandej kemi edhe:
......GURINË f. sh.
......1. Vend a tokë me gurë, gurishtë.
......2. vet. sh. Copa gurësh, gurë.
Edhe fjala
γρόνθος `clenched fist' e cila është metatezë e
Κόρινθος, dhe që përkon me Shqipen
grusht, na tregon se kjo e fundit vjen nga metateza e *gur(ë)sht `është si guri, dora e mbyllur`!
Të gjitha këto, për mendimin tim, nuk tregojnë gjë tjetër veçse faktin që është gjithnjë e më e qartë që "gjuhë greqishte e lashtë" do të thotë veçse 'dialekt ilirishtojugor'.